Tag: vidal

  • Shkrimtarët e mëdhenj që donin ta vrisnin njëri-tjetrin… ja pse nga miq u bënë armiq!

    Shkrimtarët e mëdhenj që donin ta vrisnin njëri-tjetrin… ja pse nga miq u bënë armiq!

    Letërsia ka pasur gjithmonë fushëbetejat e saj. Ushtarë me stilolaps në dorë, gati për t’u përballur me njëri-tjetrin, jo me teh shpate e as me arkebuz, por me fjalë të mprehta si thika.

    Zënka letrare, sepse me këtë kemi të bëjmë sot, të cilat jo rrallëherë ndizen në urrejtje kokëforta dhe armiqësi të helmuara. Mosmarrëveshje të destinuara të zgjasin, në një mënyrë apo në një tjetër, gjatë gjithë jetës.

    Një koment i pakëndshëm për një libër të ri, një kritikë e rastësishme (ose e qëllimtë), që shfaqet në faqen kulturore të kësaj apo asaj gazete dhe befas fillon shiriti, lufta shpallet menjëherë brenda natës.

    Në të vërtetë, historia e letërsisë spikat me përplasje mes titanëve. Përballje të ashpra, që gjenitë letrarë kanë zhvilluar mes tyre, të aftë për të revolucionarizuar idenë e vetë romanit në “esprit d’un matin” (“fryma e një mëngjesi”).

    Marsel Prusti dhe Zhan Loreni

    Një mosmarrëveshje, që përfundoi me një konflikt të vërtetë. Në fakt, Marsel Prusti dhe Zhan Loreni e sfiduan njëri-tjetrin në duel. Pistoletat, falë zotit, nuk goditën asnjërin dhe që të dy dolën të padëmtuar. Pa as gërvishtjen më të vogël.

    Nga buronte arsyeja e kaq shumë trazirave? Poeti i kishte kritikuar “Kënaqësitë dhe ditët”, duke nënkuptuar, në mënyrë të pashmangshme, se Prusti kishte një lidhje me djaloshin Lucien Daudet.

    Lord Bajroni dhe Xhon Kits

    Mesa duket këta dy gjigantë të poezisë angleze, nuk e kanë dashur shumë njëri-tjetrin. Bajroni, me titull dhe poshtërues, e konsideronte Kitsin një poet të kokni (dialekt i Londrës), të aftë për të shkruar vetëm vargje pa vlerë, kurse Kits, nga ana e tij, shprehte dyshimet e veta për talentin e kolegut të tij. 

    Një talent që ishte një mashtrim i vërtetë, i bazuar vetëm – këmbëngulte poeti i “Odë bilbilit” – në prestigjin shoqëror të familjes dhe te një dozë e mirë sharmi personal, që s’kishte të bënte me poezinë, transmeton ‘Konica.al’.

    Virxhinia Ullf dhe Arnold Benet

    Një duel fjalësh, recensione të hidhura dhe parodi që vunë përballë Virxhinia Ullfin, një nga penat më të mëdha të shekullit XX, dhe Arnold Benetin, shkrimtarin e njohur, por i ankoruar në bindjet e vjetra letrare.

    Shkak i mosmarrëveshjes qe një recension i shkruar nga Benet, mbi librin “Dhoma e Jakobit”. Në fillim, Ullf e humbi durimin dhe iu përgjigj mjaft ashpër, më pas e kaloi në një lojë shumë më delikate, duke e qesëndisur me elegancë kolegun e saj.

    Beneti i prekur qëndroi në heshtje, por nuk ia fali kurrë fyerjen dhe vazhdonte ta shigjetonte kundër të gjitha veprave të reja të koleges së shquar.

    Gore Vidal dhe Truman Kapot

    Mosmarrëveshja filloi në një festë të organizuar nga Tenesi Williams. Pikërisht gjatë një pritjeje të tijën, dy shkrimtarët filluan të ngacmonin njëri-tjetrin. Vidal e akuzoi Kapot për kopjimin e “Carson McCullers” dhe “Eudora Welty”, ndërsa Kapot iu përgjigj me përbuzje, se Vidal, sipas të gjitha gjasave, e kishe marrë frymëzimin nga një gazetë si “Daily News”.

    Një shkëndijë e vogël, që shpejt u shndërrua në zjarr. Kohë më pas, autori i “Me gjak të ngrirë” i hodhi benzinë zjarrit, duke deklaruar publikisht, se Vidal ishte flakur jashtë Shtëpisë së Bardhë i dehur dhe shqetësues.

    Sigurisht, Gore Vidal depozitoi menjëherë ankim. Padija bëri xhiron e botës dhe, mjerisht, që të dy vijuan ta shihnin përgjithmonë vrazhdë njëri-tjetrin.

    Vladimir Nabokov dhe Edmund Uillson

    Një miqësi prej më shumë se njëzet vjetësh, që u hodh në erë për përçarje politike dhe disa recensione, që, në fakt, vuri përballë njëri-tjetrin dy shkrimtarët e njohur. Nabokov nuk ia fali kurrë Uillsonit kritikat që ky i fundit kishte shprehur për “Lolitën”, veprën e tij më të famshme.

    Gjërat nuk u përmirësuan, kur Uillson sulmoi edhe përkthimin rusisht të kryeveprës së Pushkinit: “Eugjen Onjegini”. Një mosmarrëveshje e kapur nga gazetat dhe që përfundoi (qartësisht) me përgojime në analet e letërsisë.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    CIKËL POETIK NGA ARBEN PRENDI: MES SHIUT TË NATËS TOKËSORE

  • Vidal bashkohet me Teutën në Superiore

    Vidal bashkohet me Teutën në Superiore

    Mesfushori brazilian, Higor Vidal, ka firmosur sot me Teutën e Durrësit dhe do të jetë pjesë e durrsakëve për sezonin 2025/26

    Braziliani 26 vjeçar pasi ka nisur në vendin e tij është transferuar në Geqi duke veshur bluzën e Pas Janinës. më pas te Zalgiris në Lituani e me radhë me ekipe në Izrael, Indonezi, Afrikën e Jugut e së fundi me Erbil në Irak.

    Noftimi i klubit:

    Mesfushori brazilian, Higor Vidal, ka firmosur sot me klubin tonë dhe do të jetë pjesë e Teutës për sezonin 2025-2026!

    Vidal vjen nga Erbil SC dhe luan si mesfushor ofensiv, duke sjellë fleksibilitet, siguri dhe përvojë në repartin tonë sulmues

    Një përforcim me shumë vlera për objektivat ambicioze të Teutës në sezonin e ri!/Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Vidal godet arbitrin në tunelin e stadiumit, tani rrezikon pezullimin ekzemplar

    Vidal godet arbitrin në tunelin e stadiumit, tani rrezikon pezullimin ekzemplar

    12 Gusht 2025

    9:50

    Alfred Lleshi

    Arturo Vidal rrezikon pezullimin e  gjatë. Ish-lojtari i Interit dhe Juventusit, tani te Colo Colo, gjatë ndeshjes me Everton de Viña del Mar pati një përplasje të ashpër me gjyqtarin në tunelin që të çon në zhveshtore.
    Sipas “Olè”, Vidal u përplas me arbitrin ndërsa po kthehej në dhomat e zhveshjes pas barazimit në minutat e fundit nga Everton. Vidal dukej shumë i zemëruar për penalltinë e dhënë kundërshtarëve, e cila u konsiderua e diskutueshme dhe çoi në golin e barazimit përfundimtar.
    Gjyqtari e raportoi incidentin me Vidal në raportin e ndeshjes, ndaj mesfushori tani rrezikon sanksion të rëndë disiplinor nga Federata e Futbollit e Kilit. Minimalisht, ai mund të pezullohet për dy ndeshje.

  • Spanjë/ Tentativa për vrasjen ndaj politikanit të ekstremit të djathtë, arrestohen 8 persona, dyshime se pas kësaj fshihet Teherani

    Spanjë/ Tentativa për vrasjen ndaj politikanit të ekstremit të djathtë, arrestohen 8 persona, dyshime se pas kësaj fshihet Teherani

    Gjykata e Lartë e Spanjës ka ngritur aktakuzë ndaj tetë personave për tentativën për vrasje të politikanit të ekstremit të djathtë dhe ish-deputetit Aleho Vidal-Kuadras, i cili lidhet me lidhjet e tij me një organizatë opozitare iraniane dhe mbështetjen që ai i ka dhënë disidentëve iranianë.

    Vidal-Kuadras, 80 vjeç, një nga themeluesit e partisë së djathtë ekstreme Vox, u qëllua në fytyrë nga pasagjeri i një motoçiklete teksa ecte në lagjen Salamanca të Madridit më 9 nëntor 2023. Plumbi i ka kaluar nëpër nofull.

    Hetuesi Santiago Pedraz deklaroi se sulmi ishte urdhëruar nga persona të panjohur që donin të hakmerreshin për mbështetjen që ai kishte dhënë për ata që kundërshtojnë udhëheqjen fetare të Iranit. Sipas një dokumenti gjyqësor që ka rënë në duart e agjencisë Reuters, këta persona të panjohur u drejtuan te anëtarë të organizatave kriminale për të përmbushur ‘një mision’, që përfshinte vrasjen e Vidal-Kuadras.

    Sipas Pedrazit, të dyshuarit janë pjesë e një grupi të përfshirë në vrasje, dhe disa prej tyre janë të kërkuar në disa vende.

    Dyshime se Teherani fshihet pas përpjekjeve për vrasje në Europë

    Shërbimi inteligjent holandez kishte deklaruar më herët këtë vit se dyshon se Teherani qëndron pas dy tentativave për vrasje në Europë. Autori i dyshuar i atentatit ndaj Vidal-Kuadras është arrestuar në Holandë dhe akuzohet gjithashtu në atë vend për tentativë vrasjeje të një iraniani. Tetë të dyshuarit janë akuzuar për krijim grupi kriminal dhe tentativë për vrasje me qëllime terroriste.

    Sipas gjyqtarit spanjoll, ata i kanë ofruar autorëve mbështetje logjistike, si automjete, para dhe armë.

    “Jam shumë i kënaqur me vendimin e gjyqtarit, sepse pasqyron realitetin e çështjes. Shpresoj që tani edhe qeveria të ndërmarrë ndonjë veprim”, tha Vidal-Kuadras për agjencinë Reuters.

    Prokuroria dhe avokatët mbrojtës kanë të drejtën të apelojnë akuzat përpara se çështja të kalojë në sallën e gjyqit.

    Në tetor të vitit 2022, Irani e përfshiu Vidal-Kuadras në listën e personave të sanksionuar, si kundërpërgjigje ndaj sanksioneve evropiane pas vdekjes së Mahsa Amini, 22-vjeçares kurde që humbi jetën pasi u arrestua nga “policia e moralit” iraniane për shkak se nuk respektoi kodin e rreptë të veshjes në vend.

  • “Çmendet” Arturo Vidal, humb penalltinë, shënon autogol dhe në fund zihet me portierin e ekipit të tij (video)

    “Çmendet” Arturo Vidal, humb penalltinë, shënon autogol dhe në fund zihet me portierin e ekipit të tij (video)

    Aventura e Arturo Vidal te Colo-Colo në Kili, nuk po shkon dhe aq mirë sa pritej. Mesfushori kilian është bërë protagonist për keq në ndeshjen e fundit të Colo-Colo ku barazoi në transfertë 2-2 ndaj Deportes Iquique.
    Fillimisht në minutën e 11-të, Vidal humb shansin e artë për të kaluar në avantazh ekipin e tij, duke gabuar nga pika e bardhë e penalltisë. Një goditje për t’u harruar, pasi topi përfundon shumë larg kuadratit. Pjesa e parë u mbyll 1-0 për vendasit, Colo-Colo barazoi shifrat përkohësisht në fillim të pjesës së dytë me Marcelo Correa, por Vidal vendos të bëhet sërish protagonist.
    Tre minuta pasi ekipi i tij barazoi rezultatin, Vidal shënon një autogol, duke dërguar topin me kokë në portën e tij, pas ekzekutimit të një goditjejë këndi nga ekipi vendas. Sikur të mos mjaftonte kjo, Vidal zihet edhe me shokun e skuadrës, portierin De Paul, e cili e kritikoi për autogolin e shënuar. Situata mes dy lojtarëve po shkonte drejt agravimit, por u qetësua falë ndërhyrjes së shpejtë të lojtarëve të tjerë të Colo-Colos.
    Përsa i përket rezultatit, Colo-colo barazoi shifrat 2-2 pak më vonë, por forma dhe sjellja e Vidal është kthyer në një problem më vete dhe shumë prej tifozëve të ekipit kilian kërkojnë largimin e kapitenit të tyre përmes reagimeve në rrjetet sociale.
    SHIHVIDEON