Tag: viareggio

  • “Super Viareggio Cup”, të rinjtë e Vllaznisë në garë për trofeun në Itali

    “Super Viareggio Cup”, të rinjtë e Vllaznisë në garë për trofeun në Itali

    Vitet e fundit Federata Shqiptare e Futbollit ka përfituar nga projektet e UEFA-s, duke u bërë pjesë e shumë aktiviteteteve europiane. Madje, Shqipëria dhe FSHF kanë pritur edhe mjaft veprimtari sportive futbollistike, në gjini të ndryshme dhe në mosha të ndryshme, për të përfshirë sa më shumë të rinj e të reja në lojën e bukur të futbollit. Ekipet tona të moshave kanë pasur një progres cilësor ndërkombëtar.
    Natyrisht, jo të gjthë, por muajt e fundit po vërehet edhe një rritje e grupeve të të rinjve nga klubet tona që bëjnë gara ndërkombëtare. Kështu, të enjten, më 4 dhjetor 2025, në orën 15:00, në stadiumin “Torquato Bresciani” të Viareggio-s në Itali, do të zhvillohet edicioni i parë i Super Viareggio Cup. Në këtë finale historike përballen skuadra fituese e Viareggio Cup U18 dhe fituesja e Eagle CUP, turne ndërkombëtar për të rinj, i frymëzuar nga i famshmi “Coppa Carnevale” dhe i cili, që nga viti 2025, zhvillohet çdo vit në Shqipëri nën kujdesin e Fondacionit Albitsol, në bashkëpunim me FSHF dhe Universitetin e Sportit.
    Për superkupën e parë do të përballen të rinjtë e Genoa-s, fitues të finales së marsit 2025 të Viareggio Cup ndaj Fiorentinës, dhe të rinjtë e Vllaznisë, triumfues ndaj Veronës në finalen e edicionit të parë të Eagle CUP. Ky eveniment shënon një moment historik jo vetëm për skuadrën U18 dhe klubin Vllaznia, por edhe për të gjithë sportdashësit shqiptarë. Turneu i Viareggio-s konsiderohet një nga eventet më të rëndësishme të futbollit për të rinj në Europë. Me mbi 70 vite histori, ai ka pritur klubet më prestigjioze të futbollit italian dhe europian dhe mbetet një prej platformave kryesore për zbulimin e talenteve të reja. Këtë herë është Vllaznia e të rinjve që dëshiron të lerë gjurmë në këtë veprimtari. Ajo e ka një shans të shkruajnë faqe suksesi.

  • Super Viareggio Cup, finalja mes Vllaznisë dhe Genoas

    Super Viareggio Cup, finalja mes Vllaznisë dhe Genoas

    23 Nëntor 2025

    17:52

    Telesport

    Të enjten, më 4 dhjetor 2025, në orën 15:00, në stadiumin “Torquato Bresciani” të Viareggio-s në Itali, do të zhvillohet edicioni i parë i Super Viareggio Cup. Në këtë finale historike përballen skuadra fituese e Viareggio Cup U18 dhe fituesja e Eagle CUP, turne ndërkombëtar për të rinj, i frymëzuar nga i famshmi “Coppa Carnevale” dhe i cili, që nga viti 2025, zhvillohet çdo vit në Shqipëri nën kujdesin e Fondacionit Albitsol, në bashkëpunim me FSHF dhe Universitetin e Sportit.
    Për superkupën e parë do të përballen të rinjtë e Genoa-s, fitues të finales së marsit 2025 të Viareggio Cup ndaj Fiorentinës, dhe të rinjtë e Vllaznisë, triumfues ndaj Veronës në finalen e edicionit të parë të Eagle CUP.
    Ky eveniment shënon një moment historik jo vetëm për skuadrën U18 dhe klubin Vllaznia, por edhe për të gjithë sportdashësit shqiptarë. Turneu i Viareggio-s konsiderohet një nga eventet më të rëndësishme të futbollit për të rinj në Europë. Me mbi 70 vite histori, ai ka pritur klubet më prestigjioze të futbollit italian dhe europian dhe mbetet një prej platformave kryesore për zbulimin e talenteve të reja.

  • Vllaznia mund në finale Veronën dhe fiton turneun “Eagle Cup”

    Vllaznia mund në finale Veronën dhe fiton turneun “Eagle Cup”

    Vllaznia është shpallur fituese e turneut ndërkombëtar “Eagle Cup”, i cili u organizua për herë të parë në Shqipëri. Skuadra shkodrane triumfoi në finalen e luajtur mbrëmjen e djeshme ndaj Hellas Veronës me rezultatin minimal 1-0, në sfidën e luajtur në “Shtëpinë e Futbollit”.
    Kuqeblutë zhvilluan një ndeshje të mirë ndaj ekipit italian dhe arritën të sigurojnë trofeun e këtij turneu.
    Turneu “Eagle Cup”, i organizuar nga FSHF, fondacioni “Albitsol”, Universiteti i Sporteve të Tiranës dhe Centro Giovani Calciatori Viareggio (CGC Viareggio), organizatorët e “Viareggio Cup”, mblodhi në vendin tonë 12 ekipe nga vende të ndryshme të botës, me mbi 260 lojtarë të moshave të reja.
    Objektivi i këtij organizimi ishte promovimi i futbollit të moshave dhe krijimi i eksperiencave ndërkombëtare për të rinjtë pjesëmarrës.
    Pas përfundimit të ndeshjes finale, u zhvillua edhe ceremonia e ndarjes së medaljeve dhe trofeut.
    Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të “Viareggio Cup” dhe të ftuar nga bota e futbollit, ndërsa skuadra kampione, Vllaznia, ngriti lart kupën e turneut “Eagle Cup”.
     
     

  • “Eagle Cup”/ Vllaznia mund Veronën në “Shtëpinë e Futbollit” dhe fiton trofeun

    Vllaznia fiton të gjithë trofetë e turneut dhe shkon në ‘Viareggio’

    Vllaznia U19 e drejtuar nga trajneri Elvis Plori ka triumfuar mbrëmjen e sotme në finalen ndaj homologëve të Hellas Verona duke fituar me rezultatin 1-0, teksa goli i Gerald Kubazit i ka dhënë trofeun e “Eagle Cup” ekipit shkodran. Gerald Kubazi teksa është afruar te skuadra A përpos golit të shënuar mori dhe Çmimin si ‘Lojtari më i Mirë’ por dhe goleadori i turneut.

    Tashmë ata do të dinë të tregojnë vlerat e tyre edhe në turneun prestigjioz “Viareggio Cup” ku kanë fituar të drejtën për të marrë pjesë pas triumfit në aktivitetin e zhvilluar në vendin tonë.

    “Eagle Cup” u zhvillua për herë të parë në Shqipëri me angazhimin nga Fondacioni “AlbItSol” në bashkëpunim me FSHF. Në turne garuan 8 ekipe nga vende të ndryshme. Vllaznia U19 si fituese e këtij turneu, ka fituar të drejtën për të marrë pjesën në turneun e “Viareggio Cup” i cili zhvillohet çdo vit në Itali me pjesëmarrje nga i gjithë globi.

    Vazhdo leximin

  • Starton turneu “Eagle CUP”, luhen ndeshjet e para në stadiumin “Niko Dovana”

    Starton turneu “Eagle CUP”, luhen ndeshjet e para në stadiumin “Niko Dovana”

    Ka startuar turneu ndërkombëtar i futbollit për të rinj “Eagle CUP”, ekskluzivitet i njohur i “Viareggio Cup”, i organizuar nga FSHF, fondacioni “Albitsol”, Universiteti i Sporteve të Tiranës dhe Centro Giovani Calciatori Viareggio (CGC Viareggio), organizatorët e “Viareggio Cup”.
    Ceremonia e hapjes dhe ndeshjet e para të turneut u zhvilluan në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës, ku në fushë zbritën ekipet e Atalantës (Itali), Vllaznisë (Shqipëri), 2 Korrikut (Kosovë) dhe përfaqësuesja e Kamerunit.
    Atalanta u përballë me Vllazninë dhe triumfoi minimalisht 1-0, ndërsa Dinamo ACC FC Nigeria mundi 2 Korrikun me rezultatin 2-1.
    Në këtë edicion marrin pjesë 12 ekipe nga vende të ndryshme të botës, me mbi 260 lojtarë të moshave të reja që do të garojnë deri në finalen e 15 qershorit.
    Ky turne synon të promovojë zhvillimin e futbollit të moshave dhe krijimin e eksperiencave ndërkombëtare për të rinjtë, duke sjellë në Shqipëri një tjetër aktivitet me vlerë për të rinjtë.
     

  • ”Eagle Cup” në Shqipëri, Duka: Do të kthehet në traditë

    ”Eagle Cup” në Shqipëri, Duka: Do të kthehet në traditë

    Shqipëria pret në muajin qershor një nga ngjarjet më të rëndësishme të futbollit për të rinjtë, turneun ndërkombëtar “Eagle Cup”, ekskluzivitet i njohur i “Viareggio Cup”. Ky event historik do të zhvillohet nga data 8 deri më 15 Qershor dhe do të mbledhë në vendin tonë 12 ekipe nga e gjithë bota.
    Organizimi i këtij turneu vjen falë bashkëpunimit të Federatës Shqiptare të Futbollit me fondacionin “Albitsol ”, Universitetin e Sporteve të Tiranës dhe Centro Giovani Calciatori Viareggio (CGC Viareggio), organizatorët e “Viareggio Cup”. Turneu u prezantua sot në “Shtëpinë e Futbollit”, ndërsa në fjalën e tij, presidenti i FSHF-së, Armand Duka u shpreh i kënaqur për organizimin e këtij turneu dhe e shikon si mundësi të mirë zhvillimi për futbollin shqiptar dhe për vendin.

    Ai garantoi partnerët se FSHF-ja do të bëjë maksimumin për të organizuar një turne fantastik në muajin qershor. “I uroj mirëseardhjen, rektorit të Universitetit të Sporteve dhe drejtueses së fondacionit “Albitsol”. I falënderoj për bashkëpunimin me FSHF-në në organizimin e këtij turneu prestigjioz në të gjithë botën e futbollit. Të gjithë e kemi dëgjuar turneun e Viareggio-s, madje ekipet shqiptare e kanë ëndërruar të jenë pjesë e këtij turneu.
    Sot ky turne vjen dhe do të zhvillohet në Tiranë, nga 8-15 Qershor, në një periudhë kur ne kemi përfunduar Kampionatin Europian U-17, në një periudhë ku nuk ka shumë aktivitet futbollistik në Shqipëri. Do të jenë katër ekipe shqiptare. Jam i sigurt që kjo është risi për ne dhe zhvillim për vetë futbollin, shans për ata që do luajnë, shans për ata që do ta ndjekin, por edhe për ekonominë shqiptare dhe zërin që ajo i jep në tregun ndërkombëtar Shqipërisë.
    I garantoj drejtuesit e turneut, rektorin dhe drejtuesen e Albtisol që ne do të bëjmë një turne fantastik, në nivelet më të larta të organizimit, në nivelet siç FSHF di t’i bëjë, siç ka bërë dhe shumë turne të tjera. Jam i sigurt që do të kthehet në një traditë në të mirë të futbollit të Shqipërisë. Uroj fillimin e mbarë, të shkojë mbarë dhe të gjithë ata që do të vijnë, të rikthehen në Shqipëri dhe në futbollin shqiptar në veçanti”, u shpreh Duka.

  • Organizimi i “Eagle Cup” në Shqipëri, Presidenti Duka: Turne prestigjioz, ju siguroj se do të jetë përvojë fantastike

    Organizimi i “Eagle Cup” në Shqipëri, Presidenti Duka: Turne prestigjioz, ju siguroj se do të jetë përvojë fantastike

    Shqipëria do të mirëpresë në muajin qershor një nga ngjarjet më të rëndësishme të futbollit për të rinjtë, turneun ndërkombëtar “Eagle Cup”, ekskluzivitet i njohur i “Viareggio Cup”. Ky event historik do të zhvillohet nga data 8 deri më 15 qershor dhe do të mbledhë në vendin tonë 12 ekipe nga e gjithë bota.
    Organizimi i këtij turneu vjen falë bashkëpunimit të Federatës Shqiptare të Futbollit me fondacionin “Albitsol ”, Universitetin e Sporteve të Tiranës dhe Centro Giovani Calciatori Viareggio (CGC Viareggio), organizatorët e “Viareggio Cup”.
    Turneu u prezantua sot në “Shtëpinë e Futbollit”, gjatë një konference për media ku morën pjesë Presidenti i FSHF-së Armand Duka, përfaqësuesja e fondacionit “Albitsol”, Vasenka Rangu Leka, rektori i Universitetit të Sporteve të Tiranës Agron Kasa, si edhe përfaqësues të CGC Viareggio.
    Në fjalën e tij përshëndetëse, Presidenti Duka u shpreh i kënaqur për organizimin e këtij turneu dhe e shikon si mundësi të mirë zhvillimi për futbollin shqiptar dhe për vendin. Ai garantoi partnerët se FSHF-ja do të bëjë maksimumin për të organizuar një turne fantastik në muajin qershor.
    “I uroj mirëseardhjen, rektorit të Universitetit të Sporteve dhe drejtueses së fondacionit “Albitsol”. I falënderoj për bashkëpunimin me FSHF-në në organizimin e këtij turneu prestigjioz në të gjithë botën e futbollit. Të gjithë e kemi dëgjuar turneun e Viareggio-s, madje ekipet shqiptare e kanë ëndërruar të jenë pjesë e këtij turneu.
    Sot ky turne vjen dhe do të zhvillohet në Tiranë, nga 8-15 qershor, në një periudhë kur ne kemi përfunduar Kampionatin Europian U-17, në një periudhë ku nuk ka shumë aktivitet futbollistik në Shqipëri. Do të jenë katër ekipe shqiptare. Jam i sigurt që kjo është risi për ne dhe zhvillim për vetë futbollin, shans për ata që do luajnë, shans për ata që do ta ndjekin, por edhe për ekonominë shqiptare dhe zërin që ajo i jep në tregun ndërkombëtar Shqipërisë.
    I garantoj drejtuesit e turneut, rektorin dhe drejtuesen e Albtisol që ne do të bëjmë një turne fantastik, në nivelet më të larta të organizimit, në nivelet siç FSHF di t’i bëjë, siç ka bërë dhe shumë turne të tjera. Jam i sigurt që do të kthehet në një traditë në të mirë të futbollit të Shqipërisë. Uroj fillimin e mbarë, të shkojë mbarë dhe të gjithë ata që do të vijnë, të rikthehen në Shqipëri dhe në futbollin shqiptar në veçanti”, – tha Presidenti Duka në fjalën e tij.
    Drejtuesja e fondacionit “Albitsol ”, Vasenka Rangu tha në fjalën e saj se ky turne do të jetë një panoramë shumë e mirë për të rinjtë. Ajo falënderoi Presidentin Duka dhe FSHF-në për bashkëpunimin në këtë nismë.
    “Është kënaqësi të jem në “Shtëpinë e Futbollit” si një nga nismëtaret e këtij turneu që po vjen në Shqipëri falë këtij bashkëpunimi, ku do t’i përkushtohemi talenteve të reja. Dua të falënderoj Presidentin e FSHF-së, Armand Duka, i cili na dha besimin e tij në këtë nismë, na inkurajoi dhe në emër të fondacionit, dua të them që jemi mirënjohës. Jam e lumtur të gjendem në këtë ambient dhe kemi nderin që jemi të përfaqësuar nga një president i cili po na nderon në nivel ndërkombëtar me këtë vizion të jashtëzakonshëm. Falë figurës tuaj, ne ndihemi të angazhuar të ndërmarrim nisma të tilla dhe të rikthehemi në vendin tonë. Një falënderim edhe për Viareggion, për këtë mundësi. Për herë të parë po del nga Italia dhe po vjen te ne, në këtë bashkëpunim. Ky projekt vjen falë një partneriteti me Universitetin e Sporteve dhe FSHF-në. Ky turne do të jetë një panoramë shumë e mirë për të rinjtë. Nuk do të jetë thjesht një kompeticion, por një mënyrë për t’u takuar me klube të tjera që do të vijnë në Tiranë. Ky turne do të jetë një mesazh shumë i mirë për të gjithë botën, ku ne do të japim mesazhin që Shqipëria është shtëpia e talenteve të reja. Ju ftojmë të na ndiqni në qershor”, – tha Vasenka Rangu.
    Edhe Agron Kasa, rektori i Universitetit të Sporteve në fjalën e tij tha se pa mbështetjen e FSHF-së, realizimi i këtij turneu do të ishte i pamundur. Kjo për shkak të eksperiencës, infrastrukturës, dinamikës dhe shumë elementeve të tjera që FSHF-ja ka.
    “Kemi një vit që po punojmë për këtë turne dhe jam i bindur në suksesin e saj. Pa mbështetjen e Presidentit Duka dhe FSHF-së, ishte në kufijtë e të pamundurës për t’u bërë. Sepse kërkohet eksperiencë në këtë punë, dinamikë, infrastrukturë, shumë elementë që FSHF-ja është e konsoliduar  për organizimin e këtyre aktiviteteve. UST-ja i është bashkuar kësaj lëvizje për të bërë diçka ndryshe nga çka ndodhur deri më tani. Ky aktivitet i madh është një lloj ingradimi dhe sinergjie e përbashkët ku të gjithë kemi çfarë të fitojmë. Me Presidentin Duka kemi bërë një marrëveshje më parë dhe jam i lumtur që aktivitetet po bëhen më të rëndësishme, më impenjative, me përgjegjësi më të madhe. Kam të gjitha arsyet për të falënderuar Presidentin Duka, FSHF-në që duke bashkëpunuar në kuadër të asaj marrëveshje që kemi bërë më përpara, UST-ja ka gjetur rrugën për t’u orientuar drejt sportit elitar, në mënyrë të veçantë futbollit. Do të jenë 12 skuadra dhe 24 ndeshje në harkun kohor të 6 ditëve dhe ekipi kampion do të përballet me ekipin kampion të Viareggio-s. Jam i bindur që në Shqipëri do të ketë një efekt shumë të madh” – tha rektori Kasa.
    Konferenca për media u përshëndet edhe nga ish-kampioni i botës me Italinë, Fulvio Collovati, koordinatori dhe Drejtori Teknik i “Eagle Cup”, Enzo Gambaro dhe ish-futbollisti i italian, Alberto Bigon, të cilët vlerësuan organizimin e këtij turneu për herë të parë në Shqipëri dhe punën që po bën FSHF për mbështetjen e futbollit për të rinjtë.