Tag: vëzhguesit

  • Lushnje/ Përplasje fizike brenda QV, PD pretendon se vëzhguesit e PS kanë filmuar votën e çdo qytetari

    Lushnje/ Përplasje fizike brenda QV, PD pretendon se vëzhguesit e PS kanë filmuar votën e çdo qytetari

    Pamje nga perplasja ne Lushnje

    LUSHNJE- Një përplasje është shënuar paraditen e sotme në Lushnje, ku përfaqësues të Partisë Demokratike kanë bllokuar procesin e votimit me pretendimin se vëzhguesit e procesit zgjedhor kanë filmuar votën e çdo qytetari në këtë QV. 
    Siç shihet edhe në pamje ka patur edhe përplasje fizike. Në vendngjarje ndodhet edhe Policia e Shtetit. /ZËRI

  • FOTO-LAJM/ Kryeministri Rama takohet me vëzhguesit e OSBE

    FOTO-LAJM/ Kryeministri Rama takohet me vëzhguesit e OSBE

    Pamje nga takimi

    TIRANË- Teksa na ndajnë pak orë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me vëzhguesit e OSBE/ODHIR në Tiranë. Në takim ishin të pranishëm Koordinatorja Speciale e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për zgjedhjet në Shqipëri, Farah Karimi; kreu i Delegacionit të AP të OSBE-së, Björn Söder dhe Koordinatori i EPP në Parlamentin Europian, Michael Gahler.

    Pamje nga takimi

    Ndërkohë që sot, Shqipëria është në heshtje zgjedhore ndërsa të dielën e 11 Majit, të gjithë qytetarët me të drejtë votimi do t’i drejtohen kutive të votimit. Këto zgjedhje, kutitë do të mbushen edhe nga vota e diasporës./ZËRI