Tag: vëzhguesit

  • Berisha me alibi të re: Rama kërcënoi vëzhguesit ndërkombëtarë

    Berisha me alibi të re: Rama kërcënoi vëzhguesit ndërkombëtarë

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha hodhi sot akuza ndaj kryeministrit Edi Rama ka kërcënuar vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Në një seli nga selia blu, Berisha tha se Rama dhe banda e tij kanë bërë presione të jashtëzakonshme ndaj vëzhguesve, duke thënë se kjo nuk ka ndodhur në asnjë vend tjetër.
    “Ne e kemi kapur në flagrancë Edi Ramën me krime monstruoze elektorale dhe bandën e tij që udhëheq. Sigurisht që ne do të arrijmë… Ai po bën presione të jashtëzakonshme, janë kërcënuar vëzhguesit ndërkombëtarë këtu, që nuk di të ketë ndodhur në ndonjë vend tjetër.
    Janë kërcënuar egërsisht, vetë Edi Rama dhe ministri i tij, Igli Hasani që këtu në Shqipëri thotë jam shqiptar, shkon në Greqi e thotë jam grek. Po çfarë është ai? As grek, as shqiptar nuk është. Se këta që janë si puna e këtij dhe Vangjelit, këta nuk janë për asnjërin komb”, tha Berisha.
    Por, në fakt të gjithë vëzhguesit ndërkombëtare të mbledhur bashkë kur prezantuan raportin paraprak të 11 majit, nuk evidentuan në asnjë moment se janë kërcënuar nga qeveria Rama.
    Për të faktuar farsën e 11 majit, siç ai e cilëson, kësaj radhe Berisha u shfaq me një tjetër video ku dy të moshuar në Shkodër denoncojnë se si nj punonjës shteti mori kartat e identitetit me qëllim që ata të mos votonin më 11 maj.
    “Këtu është dëshmia tronditëse se si narkobanditi, punonjësi i shtetit, shkon dhe mbledh kartat e identitetit të qytetarëve, me pretekstin se do i disbursojë pensionin dhe kartat ua mban, duke ditur bindjet e tyre politike, që ata të mos votojnë.
    Pra ky bandit, punonjës i shtetit, narkobandit, ky me urdhër të Edi Ramës shkelmon të drejtën kushtetuese themelore të qytetarëve”, tha Berisha.
    Pjesë nga video e ndarë nga Berisha
    Denoncuesi: A keni kartë?
    Lodovik Rrethi: Jo. E kam kartën por na e ka marrë ai mjeshtri…
    Denoncuesi: Si e ka emrin …
    Lodovik Rrethi: Besmiri … te posta.
    Gentian Ndoj: Kartën tënde kush e ka marrë?
    Lodovik Rrethi: Besmiri.
    Por, në fakt vetë ky punonjës u shfaq 1 muaj më parë krah dy pensionistëve, të cilët pranonin vetë se kartat e identitetit i harruan në zyrën e Postës së Barbullushit.
    “Kartat ne i kemi harruar aty. Besi nuk ka qenë aty.
    Kartën e kam harruar tek posta, Besi nuk ka qenë. Besi na ka ndihmuar për kartat”, shpreheshin ata 1 muaj më parë.
    Berisha komentoi edhe shtyrjen e hetimeve për Ilir Metën, duke sulmuar drejtësinë se po vepron me urdhër të Ramës.

  • “Janë kërcënuar vëzhguesit ndërkombëtar të zgjedhjeve”/ Berisha: Po bëhen presione të jashtëzakonshme

    “Janë kërcënuar vëzhguesit ndërkombëtar të zgjedhjeve”/ Berisha: Po bëhen presione të jashtëzakonshme

    Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një konferencë për mediat ka deklaruar se janë kërcënuar vëzhguesit ndërkombëtar të zgjedhjeve, sipas tij, nga kryeministri Edi Rama dhe ministri Igli Hasani.
    Sali Berisha: Ai po bën presione të jashtëzakonshme. Janë kërcënuar vëzhguesit ndërkombëtar, nuk di të ketë ndodhur në ndonjë vend tjetër. Janë kërcënuar egërsisht, vetë Rama dhe ministri i tij Ilgi Hasani.
    Që këtu në Shqipëri thotë jam shqiptar, ndërsa në Greqi thotë jam grek. E morët vesh ju, çfarë është ai, as grek, as shqiptar, këta që janë si puna e këtij dhe Vangjelit, nuk janë për asnjërin komb.
    Tavon e kam fjalën, jo Vangjeli aleati ynë. Këta kërcënojnë, ne mbrojmë të vërtetën para shqiptarëve dhe botës se kjo ishte një farsë.

  • Celibashi në KZAZ 30: U përjashtuan vëzhguesit politikë, do të lejohet media dhe…

    Celibashi në KZAZ 30: U përjashtuan vëzhguesit politikë, do të lejohet media dhe…

    Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka shkuar me urgjencë në KZAZ-në e Kasharit pas incidentit të ndodhur për shkak të një vote të kontestuar, ku u sulmua fizikisht sekretari i komisionit.
    Pas daljes nga ambientet e KZAZ-së numër 30, Celibashi bëri të ditura masat që KQZ kishte marrë pas kësaj ngjarje.
    Para gazetarëve, Celibashi u shpreh se janë pezulluar të gjitha bezhat e vëzhguesve dhe janë përjashtuar të gjithë vëzhguesit partiakë të akredituar në këtë qendër numërimi.
    Ata që do të vijojnë qëndrimin gjatë procesit të numërimit të votave janë mediat dhe vëzhguesit ndërkombëtarë.
    “Mediat të jenë të pranishme gjatë numërimit. Numërimi në KZAZ-në e Kasharit ka filluar. Numërimi pa praninë e vëzhguesve politikë. Përjashto vëzhguesit ndërkombëtar dhe mediat. Mediat kanë të gjithë të drejtën për ta ndjekur procesin që nga dita e parë. Numërimi pa prezencën e vëshguesve politikë. Për shqetësimin e mediave sapo ia kemi komunikuar Policisë së shtetit prezencën tuaj. Nëse nuk ju lejojnë do kthehem përsëri këtu. Diskutimin për fletën për të cilën ndodhi ngjarja nuk është vendi për ta komentuar”, tha Celibashi, pa dhënë shpjegime të tjera për rrethanat e incidentit, se e kujt ishte vota e kontestuar.
    Ai u pyet për të dhënë detaje rreth ngjarjes, por komentoi shkurt:
    “Nuk kam asnjë koment sepse është tej përgjegjësisë time për këtë. Nuk është çështje e KQZ pse personi është larguar, por është Policia e Shtetit që e ka kompetencën, ajo është vetë kompetente për ta ndjekur, s’ka nevojë për njoftimin e KQZ”.
     

  • Pas sherrit me grushte, rinis numërimi në Kashar/ Celibashi: Do të futen edhe vëzhguesit e subjekteve politike

    Pas sherrit me grushte, rinis numërimi në Kashar/ Celibashi: Do të futen edhe vëzhguesit e subjekteve politike

    Procesi i numërimit të votës preferenciale ka rinisur në KZAZ 30 në Kashar, u shpreh kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, teksa vizitoi këtë qendër numërimi.

    “Numërimi ka rifilluar dhe do të akomodojmë çështjen e vëzhguesve nga përfaqësuesit e partive politike dhe të subjekteve. Aktualisht janë vetëm vëzhguesit ndërkombëtarë”, tha Celibashi.
    Numërimi u ndërpre pasi sekretari i KZAZ-së, Remzi Mehmeti, u godit fizikisht nga një person i pranishëm në ambientet e qendrës. Sipas burimeve nga vendngjarja, konflikti nisi për shkak të një flete votimi ku ishte votuar për Partinë Socialiste dhe për dy kandidatë të saj, njëri prej të cilëve ishte Ornaldo Rakipi.

    Top Channel

  • Rinis numërimi në Kashar/ Celibashi: Do të futen edhe vëzhguesit e subjekteve politike

    Rinis numërimi në Kashar/ Celibashi: Do të futen edhe vëzhguesit e subjekteve politike

    Procesi i numërimit të votës preferenciale ka rinisur në KZAZ 30 në Kashar, u shpreh kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, teksa vizitoi këtë qendër numërimi.

    “Numërimi ka rifilluar dhe do të akomodojmë çështjen e vëzhguesve nga përfaqësuesit e partive politike dhe të subjekteve. Aktualisht janë vetëm vëzhguesit ndërkombëtarë”, tha Celibashi.

    Top Channel

  • “Është krim zgjedhor, do e kallëzojmë në SPAK”/ Sherri në qendrën e votimit në Kashar,Këlliçi: U bë nga vëzhguesit e…

    “Është krim zgjedhor, do e kallëzojmë në SPAK”/ Sherri në qendrën e votimit në Kashar,Këlliçi: U bë nga vëzhguesit e…

    Është ushtruar dhunë ndaj sekretarit të KZAZ-së, ditën e sotme në një qendër votimi në zonën e Kasharit. Në një deklaratë për mediat, Këlliçi akuzoi vëzhguesit e maxhorancës si autorë të sherrit, duke e cilësuar ngjarjen si “krim zgjedhor” dhe njoftoi se Partia Demokratike do ta çojë çështjen në SPAK. Ai e cilësoi ngjarjen si një akt të mirëorganizuar dhe premtoi ndjekje penale për të gjithë të përfshirët.
    Belind Këlliçi deklaratë për mediat:
    Sherri u bë nga vëzhguesit e maxhorancës. Personat që kanë dhunuar sekretarin e KZAZ janë larguar. Policia ka ardhur, por deri tani sa dimë nuk kanë bërë asgjë. Sekretari i KZAZ ka shkuar në polici, do denoncojmë në SPAK. Ky është krim zgjedhor, do ta dërgojmë në SPAK. Në dijeninë time, personi nuk ka qenë i paautorizuar. Këta individë i kemi shpallur terroristë elektoralë e si të tillë do trajtohen nga PD, nga i pari tek i fundit.

  • Goditi sekretarin e KZAZ, autori shoqërohet në polici. Vëzhguesit nxirren jashtë

    Goditi sekretarin e KZAZ, autori shoqërohet në polici. Vëzhguesit nxirren jashtë

    Rei Nozlli është shoqëruar në polici pas një përplasjeje fizike, pranë Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ) në Kashar. Nozlli ka goditur me grusht sekretarin e KZAZ-së, çka ka sjellë ndërhyrjen e menjëhershme të forcave të rendit.
    Pas ngjarjes, ai është shoqëruar në komisariat për t’u marrë në pyetje dhe për të sqaruar rrethanat e konfliktit. Dyshohet se sherri ka ndodhur, për vota të kandidatëve preferencialë të PS-së.

    Policia po heton mbi shkaqet që çuan në përplasjen fizike. Ngjarja ka ngjallur reagime dhe shqetësim, duke sjellë në vëmendje nevojën për qetësi dhe përgjegjshmëri gjatë procesit zgjedhor. Në KZAZ Kashar janë nxjerrë jashtë vëzhguesit, ndërkohë që brenda janë të pranishëm numëruesit. Ende nuk është vendosur se kur do të rinisë procesi i numërimit.

     

  • Tensione në KZAZ-në nr. 31/ Pezullohet numërimi,policia ndërhyn për të larguar vëzhguesit pas përplasjeve me numëruesit

    Tensione në KZAZ-në nr. 31/ Pezullohet numërimi,policia ndërhyn për të larguar vëzhguesit pas përplasjeve me numëruesit

    Në KZAZ nr. 31 në Tiranë, e vendosur në ambientet e shkollës “1 Maji”, policia ka ndërhyrë për të larguar nga salla të gjithë vëzhguesit, pas një kërkese të kryetarit të kësaj KZAZ-je.
    Sipas tij, vëzhguesit po pengonin punën e grupeve të numërimit dhe po ushtronin presion mbi procesin.
    Vëzhguesit, nga ana tjetër, kanë ngritur shqetësime serioze për mënyrën e numërimit. Ata pretendojnë se nuk është bërë ndarja e fletëve të votimit ku është votuar vetëm për partinë, nga ato ku është votuar si për partinë ashtu edhe për kandidatin.
    Sipas tyre, fletët ku është votuar vetëm për partinë po i atribuohen një kandidati të caktuar, çka sipas tyre përbën shkelje të procedurës. Aktualisht, procesi i numërimit është pezulluar për të verifikuar këto pretendime.

  • Pezullohet numërimi në KZAZ 31, nxirren jashtë të gjithë vëzhguesit

    Pezullohet numërimi në KZAZ 31, nxirren jashtë të gjithë vëzhguesit

    Procesi i numërimit për votën preferenciale është pezulluar në KZAZ 31 që është në ambientet e shkollës “1 Maji” në Tiranë, teksa të gjithë vëzhguesit janë nxjerrë jashtë.
    Shkak është bërë shqetësimi i ngritur nga vëzhguesit, se grupet e numërimit nuk kanë bërë ndarjen e fletëve të votimit ku është votuar vetëm partia, apo partia dhe kandidati.
    Sipas pretendimeve të tyre, fletët që është votuar vetëm partia, llogariten edhe për kandidatë.

  • Sërish tensione/ Ndërpritet numërimi në Tiranë, vëzhguesit përplasen me numëruesit, ndërhyn Policia

    Sërish tensione/ Ndërpritet numërimi në Tiranë, vëzhguesit përplasen me numëruesit, ndërhyn Policia

    PAMJE NGA NGJARJA

    TIRANË-Në KZAZ nr. 31 në Tiranë, e vendosur në ambientet e shkollës “1 Maji”, policia ka ndërhyrë për të larguar nga salla të gjithë vëzhguesit, pas një kërkese të kryetarit të kësaj KZAZ-je. Ky i fundit raportoi se vëzhguesit po pengonin punën e grupeve të numërimit dhe po ushtronin presion mbi procesin.
    Vëzhguesit, nga ana tjetër, kanë ngritur shqetësime serioze për mënyrën e numërimit. Ata pretendojnë se nuk është bërë ndarja e fletëve të votimit ku është votuar vetëm për partinë, nga ato ku është votuar si për partinë ashtu edhe për kandidatin.
    Sipas tyre, fletët ku është votuar vetëm për partinë po i atribuohen një kandidati të caktuar, çka sipas tyre përbën shkelje të procedurës. Aktualisht, procesi i numërimit është pezulluar për të verifikuar këto pretendime./ZËRI