Tag: vëzhgues

  • Lamberto Zannier: OSBE/ODIHR po monitoron zgjedhjet, 240 vëzhgues në terren

    Lamberto Zannier: OSBE/ODIHR po monitoron zgjedhjet, 240 vëzhgues në terren

    Kreu i misionit të ODIHR, Lamberto Zannier, në një deklaratë për mediet tha se OSBE/ODIHR po monitoron nga afër të gjithë procesin zgjedhor. Zannier bëri me dije se janë gjithsej 240 vëzhgues në terren. Amabsadori theksoi se në një konferencë ditën e nesërme, do të japin detaje në lidhje me ecurinë e procesit zgjedhor.
    Zannier: Jemi këtu për të vëzhguar procesin zgedhor. Kjo është një nga qendrat e votimit ku ne jemi sot. OSBE ka 240 vëzhgues por gjithashtu janë dhe 135 të tjerë që janë nga vendet anëtare të OSBE, nga parlamenti evropian. Dita e zgjedhjeve është dita e dukshme e vëzhgimit por ne jemi këtu që nga fundi i marsit. Ne kemi vëzhguar edhe fushatën zgjedhore dhe sot është pika e fundit. Nesër do të kemi një konferecnë për shtyp në orën 15:00. Nuk do të ishte domethënëse nëse do t’iu jepja një mendim sot. Unë jam duke mbledhur informacion dhe kam ardhur në këtë qendër votimi sepse është zotim i Shqipërisë që 10% e votimit të jetë elektronik. Një pjesë e vlerësimit tonë do të jenë dhe procedurat e votimit elektronik.

  • Monitorimi i zgjedhjeve nga OSBE-ODIHR, Zannier: Jemi këtu që nga fundi i marsit, janë 240 vëzhgues

    Monitorimi i zgjedhjeve nga OSBE-ODIHR, Zannier: Jemi këtu që nga fundi i marsit, janë 240 vëzhgues

    Lamberto Zannier

    TIRANË-Ambasadori i OSBE-ODIHR në Tiranë, Lamberto Zannier, ka mbërritur në njësinë nr.10 në Tiranë, nga ku deklaroi se po monitoron nga afër për të vrojtuar nëse këto zgjedhje janë me standartet ndërkombëtare. Zannier ka deklaruar se janë 240 vëzhgues të OSBE në të gjithë vendin dhe 135 të tjerë nga vendet e OSBE.
    Ambasadori theksoi se janë angazhuar 240 vëzhgues, por janë edhe 135 të tjerë nga vendet anëtare të OSBE-së. Ndërkohë, Zannier deklaroi se ditën e nesërme do të ketë një konferencë për mediat, në orën 15:00. 
    Ambasadori i OSBE-ODIHR në Tiranë, Lamberto Zannier: Jemi këtu për të vrojtuar zgjedhjet dhe për të vëzhguar nëse këto zgjedhje janë me standardet ndërkombëtare. Kjo është një nga qendrat e votimit nga qendrat e shumta ku jemi ne sot. Kemi 240 vëzhgues, por janë dhe 135 të tjerë nga vendet anëtare të OSBE-së dhe Parlamenti Europian. Dita e zgjedhjeve është dita e dukshme e vëzhgimit, por ne jemi këtu që nga fundi i marsit. Sigurisht ne kemi vëzhguar dhe fushatën zgjedhore dhe sot është pika e fundit, nesër do të kemi një konferencë për shtyp. Konferenca do të jetë nesër në 15:00 dhe do të jeni të gjithë të ftuar. Nuk do të ishte domethënëse nëse do të jepja një mendim sot. Unë jam një person në një qendër votimi. Sigurisht që jam duke mbledhur informacion dhe jam në këtë QV sepse është një nga angazhimet e Shqipërisë që 10% e votimit të jetë elektronik.

  • Zgjedhjet e 11 majit/ Kreu i KQZ, Celibashi mesazh votuesve, komisionerëve, partive, por edhe medias…

    Zgjedhjet e 11 majit/ Kreu i KQZ, Celibashi mesazh votuesve, komisionerëve, partive, por edhe medias…

    Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi bëri një deklaratë paraprake ndaj ditës së nesërme shumë të rëndësishme, 11 maji duke iu drejtuar votuesve, komisionerëve, partive, por edhe medias.
    Nesër, më 11 Maj, ju do të ushtroni të drejtën tuaj për të votuar, një nga të drejtat më themelore të demokracisë dhe një mundësi për të përcaktuar të ardhmen e vendit tonë. Vota juaj është e rëndësishme, dhe çdo votë është një zë që duhet dëgjuar. Ju inkurajoj të merrni pjesë me besim dhe përgjegjësi në këtë proces vendimtar për të ardhmen e Shqipërisë.
    Këto zgjedhje kanë një rëndësi të veçantë, sepse për herë të parë në historinë tonë, vota e diasporës është bërë pjesë e këtij procesi. Rreth 93% e zgjedhësve nga diaspora kanë marrë fletën e votimit, dhe 81% e tyre e kanë plotësuar dhe kthyer në KQZ, duke përfaqësuar 74% të të gjithë votuesve nga diaspora. Ky është një hap i rëndësishëm drejt përfshirjes dhe forcimit të lidhjeve me shqiptarët kudo në botë, duke garantuar që zëri i çdo qytetari shqiptar, brenda dhe jashtë kufijve, të dëgjohet dhe të respektohet.
    Për komisionerët
    Ju falenderoj për angazhimin tuaj në administrimin e këtij procesi të rëndësishëm. Roli juaj është thelbësor për garantimin e zgjedhjeve të lira, të drejta dhe transparente. Ju ftoj të veproni me paanshmëri, përkushtim dhe profesionalizëm, duke respektuar të drejtat e çdo votuesi dhe duke siguruar që çdo votë të numërohet drejt dhe me integritet.
    Mos harroni se përgjegjësia juaj nuk është vetëm etike, por edhe ligjore. Çdo shkelje e detyrave dhe çdo ndërhyrje në vullnetin e zgjedhësve është e ndëshkueshme sipas ligjit dhe do të trajtohet me seriozitet të plotë. Ky proces do të monitorohet nga një numër i madh vëzhguesish, për të garantuar që çdo veprim të jetë në përputhje me standardet më të larta të demokracisë dhe transparencës:
    2,412 vëzhgues vendas nga 45 organizata vendase, 925 vëzhgues të huaj nga 30 organizata dhe institucione ndërkombëtare,  2,120 vëzhgues afatgjatë dhe 1,217 vëzhgues afatshkurtër54 media vendase dhe të huaja, do të jenë në terren për të ndjekur dhe raportuar mbi ecurinë e procesit zgjedhor.
    Për 11 subjektet që garojnë
    Subjektet politike, dhe sidomos subjektet politike të përfaqësuara me komisionerët e tyre, luajnë një rol të rëndësishëm në krijimin e një klime të qetë në qendrat e votimit. Kujtoj se komisionerët, pavarësisht se janë të propozuar nga partitë politike, janë në shërbim të procesit zgjedhor dhe të qytetarëve.
    Krijimi i një mjedisi të qetë dhe bashkëpunues në qendrat e votimit është detyrim dhe përgjegjësi e përbashkët për të gjithë ne. I ftoj drejtuesit politik që nga sot e deri në përfundim të procesit të numërimit, të përcjellin për votuesit, për komisionerët dhe këdo tjetër të lidhur me procesin zgjedhor, mesazhe të respektimit të ligjit dhe të autoritetit të institucioneve përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve dhe garantimin e integritetit të tyre. Tani fushata ka përfunduar dhe të gjithëve na duhet të presim me qetësi të shohim verdiktin e votuesve.
    Për median dhe gazetarët
    Ju që do të raportoni në kohë reale nga terreni, keni një rol kyç në informimin e publikut dhe transparencën e procesit. Ju falenderoj për përkushtimin tuaj dhe ju ftoj të raportoni me saktësi, paanshmëri dhe profesionalizëm, duke respektuar të drejtën e qytetarëve për të marrë informacion të besueshëm dhe të verifikuar. Në këtë ditë të rëndësishme, fjala juaj është një pjesë thelbësore e procesit demokratik. Dita e zgjedhjeve është dita e qytetarëve, një ditë ku zëri i çdo qytetari duhet të dëgjohet qartë dhe pa pengesa.
    Ju falenderoj për bashkëpunimin dhe uroj të gjithëve një proces zgjedhor të suksesshëm.
    KSHZ Ilirjan Celibashi

  • 11 maji, procesi i shpërndarjes së materialeve zgjedhore në qarkun e Kukësit ndiqet nga vëzhgues të OSBE/ODIHR

    11 maji, procesi i shpërndarjes së materialeve zgjedhore në qarkun e Kukësit ndiqet nga vëzhgues të OSBE/ODIHR

    Në Qarkun e Kukësit, procesi i shpërndarjes së bazës materiale për zgjedhjet ka nisur që në orën 15:00 në KZAZ 10, në Bashkinë Has.

    Kryetari i kësaj KZAZ, Met Tobli, për Top Channel ka njoftuar se gjithçka po shkon sipas planit të shpërndarjes dhe komisionerët janë paraqitur në kohë. Ai shtoi se pritet që në orën 18:00 të shpërndahen të gjitha materialet zgjedhore dhe se komisionerët do të paraqiten pranë qendrave të votimit që në orën 06:00 të mëngjesit.
    Në Bashkinë Has janë 28 qendra votimi (QV), me gjithsej 16,543 votues në listë. Më herët, KZAZ nr. 09 në Tropojë realizoi shpërndarjen e të gjithë bazës materiale për 38 QV, me 21,078 votues.
    Në këtë kontekst, procesi i monitorimit po ndiqet nga një ekip i vëzhguesve të OSBE/ODIHR. Në Qarkun e Kukësit, janë dislokuar tre ekipe të vëzhguesve afatshkurtër në Kukës, Has dhe Tropojë, me gjithsej 6 vëzhgues. Përveç tyre, janë gjithashtu 2 vëzhgues afatgjatë, duke e çuar në total numrin e vëzhguesve të OSBE/ODIHR në Qarkun e Kukësit në 8.

    Top Channel

  • Nesër zgjedhjet parlamentare, përfundon procesi i shpërndarjes së materialeve në KZAZ 09 në Tropojë. Vijon puna në Has dhe Kukës

    Nesër zgjedhjet parlamentare, përfundon procesi i shpërndarjes së materialeve në KZAZ 09 në Tropojë. Vijon puna në Has dhe Kukës

    Ka përfunduar procesi i shpërndarjes së bazës materiale në KZAZ 09 në Tropojë.

    Në 38 qendra votimi janë dorëzuar baza materiale, e cila është mare në dorëzim nga policia e shtetit, pas vendosjes së vulave të sigurisë së dyerve të qendrave të votimit, raporton korrespodenti i Top Channel, Bekim Lekica.
    Në KZAZ 10/ Bashkia Has vijon puna për shpërndarjen e bazës materiale.
    Ndërsa në Qarkun e Kukësit janë tre ekipe të vëzhguesve afatshkurtër të OSBE ODIR (Kukës, Has e Tropojë) 6 vëzhgues. Ndërsa dy vëzhgues afatgjatë.
    Gjithsej misioni i OSBE ODIR ka në Qarkun e Kukësit 8 vëzhgues.

    Top Channel

  • Shqipëria vendos nesër me votë, 8 parti dhe 3 koalicione në garë, betejë e fortë në listën e hapur

    Shqipëria vendos nesër me votë, 8 parti dhe 3 koalicione në garë, betejë e fortë në listën e hapur

    3.7 milion qytetarë do të votojnë nesër për të zgjedhur parlamentin e ri të Shqipërisë dhe forcën politike që do të drejtojë vendin në 4 vitet e ardhshme.
    Në këto zgjedhje janë regjistruar 8 parti dhe 3 koalicione dhe në total janë në garë 2.046 kandidatë të cilët garojnë për 140 vendet e Kuvendit të Shqipërisë që do të zgjidhen në bazë të sistemit proporcional rajonal.
    Në të gjithë vendin janë ngritur 5.225 qendra votimi dhe 93 qendra numërimi; ndërkohë që në njësinë nr. 10 në Tiranë dhe në Vorë aplikohet si projekt pilot votimi dhe numërimi elektronik.

    Në listën e zgjedhësve 114.642 janë votues për herë të parë. Ndërkohë që për shkak të ligjit të dekriminalizimit 1.081 shqiptarë që janë dënuar për krime të rënda nuk kanë të drejtë të votojnë.
    Për herë të parë në historinë e zgjedhjeve parlamentare në vend, 246 mijë qytetarë që jetojnë jashtë vendit janë regjistruar për të marrë pjesë në këtë garë elektorale.
    Fleta e votimit është shpërndarë nëpërmjet postës në 85 shtete të botës dhe ata kanë votuar tashmë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të presë zarfin me fletën e tyre të votimit deri në orën 19:00 dhe nëse zarfat mbërrijnë pas kësaj ore, vota e tyre nuk do të numërohet.
    Sistemi zgjedhor këtë herë ka një risi; pasi lista e kandidatëve është ndarë në dy pjesë: në listën e hapur dhe listën e mbyllur. Secili koalicion apo parti politike garon me një ekip prej 186 kandidatësh; dhe në çdo qark 1/3 e kësaj liste është e mbyllur, ndërkohë që qytetarët mund të votojnë pjesën tjetër të kandidatëve dhe vota e tyre do të përcaktojë se cili do të zgjidhet deputet në parlamentin e ardhshëm.
    Zgjedhjet e 11 majit monitorohen nga vëzhgues vendas e të huaj. Prej datës 2 prill në Shqipëri është vendosur misioni i ODIHR i cili po monitoron garën elektorale me një ekip që përfshin 12 ekspertë ndërkombëtarë, 26 vëzhgues afatgjatë dhe 300 vëzhgues afatshkurtër./vizionplus.tv

  • Kamboxhia dënon një politikan të opozitës për nxitje të terrorizmit; SHBA dërgon vëzhgues në seancë

    Kamboxhia dënon një politikan të opozitës për nxitje të terrorizmit; SHBA dërgon vëzhgues në seancë

    Një gjykatë në Kamboxhia ka dënuar me katër vjet burg një figurë të njohur të opozitës, Rong Chhun, nën akuzën për nxitje të terrorizmit, në një tjetër rast të komentuar gjerësisht si pjesë e përpjekjeve të qeverisë për të shtypur zërat kritikë ndaj kryeministrit Hun Manet.

    Rong, një këshilltar i lartë i Partisë së re të Fuqisë së Kombit, u shpall fajtor për nxitje të trazirave sociale pas takimeve me fshatarët e zhvendosur nga projektet qeveritare, përfshirë ndërtimin e Aeroportit të ri Ndërkombëtar të Phnom Penh. Ai mohoi akuzat, duke thënë se e vetmja gjë që kishte bërë ishte të postonte foto dhe komente në Facebook. “Kjo nuk është çështje ligji. Ka të bëjë me politikën,” deklaroi ai pas vendimit.

    Përveç dënimit me burg, 56-vjeçarit iu ndalua të kandidojë apo të votojë në të ardhmen. Ai do të mbetet i lirë për një muaj, periudhë gjatë së cilës planifikon të apelojë vendimin.

    Në seancën dëgjimore ishte i pranishëm edhe një vëzhgues nga Ambasada e SHBA-së, e cila ka kritikuar më herët bilancin e Kamboxhias në të drejtat e njeriut, por ambasada nuk komentoi menjëherë mbi rastin.

    Kritikët thonë se akuza për nxitje përdoret shpesh nga autoritetet për të heshtur opozitën. Rong ka qenë i dënuar më parë në vitin 2021 për nxitje të terrorizmit, por u lirua nga gjykata e apelit po atë vit.

    Edhe figura të tjera të Partisë së Fuqisë së Kombit janë përballur me dënime. Presidenti i saj, Sun Chanthy, u dënua në fund të vitit 2024 me dy vjet burg për nxitje të çrregullimeve, pasi më herët kishte qenë një nga drejtuesit kryesorë të opozitës së shpërbërë nga gjykata.

    Pavarësisht premtimeve për reforma nën drejtimin e kryeministrit të ri Hun Manet, të birit të autokratit Hun Sen, grupet e të drejtave të njeriut thonë se klima politike në Kamboxhia mbetet represive dhe nuk ka shenja të hapjes demokratike.

    Pas vendimit, Rong iu bëri thirrje mbështetësve të tij të qëndrojnë të vendosur: “Le të mos na humbasë zemra. Të gjithë duhet të jemi të fortë.”

  • Delegacioni i OSBE/ODHIR vizitë në SPAK pak orë para çeljes së fushatës elektorale

    Delegacioni i OSBE/ODHIR vizitë në SPAK pak orë para çeljes së fushatës elektorale

    Përfaqësues të misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 11 majit në Shqipëri, janë ndalur këtë të premte në ambientet e SPAK.
    Kjo vizitë në SPAK vjen pak orë para çeljes së fushatës zgjedhore dhe pas takimeve të mëhershme gjatë kësaj jave në institucione të rëndësishme në vend, si Prokuroria e Përgjithshme dhe KQZ.
    Misioni vëzhgues i OSBE/ODIHR në Shqipëri kryesohet nga ambasadori Lamberto Zannier.

  • Kryeparlamentarja Spiropali: Angazhim për zgjedhje me standardet më të larta demokratike

    Kryeparlamentarja Spiropali: Angazhim për zgjedhje me standardet më të larta demokratike

    Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali priti sot misionin vëzhgues parazgjedhor të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, të kryesuar nga Simone Billi, dhe anëtarë Luz Martinez Seijo dhe Andrej Hunko.
    Spiropali i informoi anëtarët e ekipit vëzhgues mbi arritjet e Shqipërisë në forcimin e institucioneve demokratike, sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut si edhe i njohu me përgatitjet dhe kontributin e Kuvendit për realizimin në 11 maj të zgjedhjeve të lira e të ndershme, sipas standardeve më të larta demokratike.

    Në takim ishte e pranishme edhe Julia Re, shefe e Zyrës së Këshillit të Evropës (KiE) në Tiranë.

  • Paratë e krimit në fushatë dhe rrjetet sociale! OSBE/ODIHR nis monitorimin: Mbi 300 vëzhgues

    Paratë e krimit në fushatë dhe rrjetet sociale! OSBE/ODIHR nis monitorimin: Mbi 300 vëzhgues

    Lamberto Zannier

    TIRANË- Misioni vëzhgues i OSBE/ODIHR ka nisur zyrtarisht monitorimin e procesit zgjedhor në Shqipëri. Drejtuesi i misionit, Lamberto Zannier, deklaroi se ekipi i tij do të vlerësojë të gjitha aspektet e zgjedhjeve. Gjatë konferencës për mediat ai bëri me dije se për monitorimin e procesit zgjedhor të 11 majit do të angazhohen 300 vëzhgues afatshkurtër dhe 26 vëzhgues afatgjatë, që do të shpërndahen në 12 qarqet në Shqipëri.
    “Zyrtarisht ne sot hapim misionin e vëzhgimit të zgjedhjeve të 11 Majit. Do të jenë 12 ekspertë, 26 vëzhgues afatgjatë prej 10 Prillit në të gjithë vendin. 300 vëzhgues afat shkurtër vinë disa ditë para 11 Maj. Ne do të shikojmë zbatimin e standardeve për zgjedhjeve demokratike e në zbatim të kodit zgjedhor shqiptarë. Monitori zbatimi kuadrit zgjedhor përfshi fushatën në rrjetet sociale përfshi mbulimin mediatik dhe zbarkimin e rekomandimeve të mëparshme të OSBE-ODIHR. Dy javë para datës së zgjedhjeve ne do të prezantojmë një raport paraprak,”- u shpreh Zannier.
    Lamberto Zannier, drejtuesi i misionit të OSBE/ODIHR është pyetur ditën e sotme nga gazetarët nëse do të ketë në fokus dhe çështjen e ‘parave në fushatën elektorale’. Sipas drejtuesit të misionit një nga çështjet më në fokus të ekipit të tij do të jetë dhe ky fenomen. Zannier, deklaroi se ekipi i tij do të vlerësojë të gjitha aspektet e zgjedhjeve, përfshirë edhe përdorimin e mundshëm të parave të krimit në fushatë.
    Kreu i misionit theksoi se një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet edhe zbatimit të rekomandimeve të dhëna nga ODIHR në proceset e mëparshme zgjedhore, si dhe monitorimit të fushatës në rrjetet sociale.
    “Do të monitorojmë nga afër të gjitha aspektet e zgjedhjeve, si kuadri ligjor, zbatimi i fushatës edhe në rrjetet sociale, puna e administratës zgjedhore në të gjitha nivelet, mosmarrëveshjet dhe mbulimi mediatik në përgjithësi. Si pjesë e këtij procesi do të jenë edhe takime me përfaqësues të shtetit, partive politike, shoqërisë civile, medias dhe faktorit ndërkombëtar”, u shpreh Zannier.
    Zannier tha se do të do të jetë bashkëpunues me autoritetet dhe metodologjia e tij do të mbështetet në stardardet e vendosura për vëzhgimin zgjedhor. Në monitorimin e procesit zgjedhor janë shpalosur masa nga Prokuroria e Përgjithshëm, Policia e Shtetit dhe SPAK./ZËRI