Zgjedhjet e 11 majit janë diskutuar ditën e sotme në mbledhjen e Komitetit për Punët e Jashtme në Parlamentin Evropian. Raporti i Parlamentit Europian për zgjedhjet u lexua nga eurodeputeti gjerman i CDU Michael Gahler, i cili udhëhoqi dhe misionin vëzhgues në Shqipëri.
Gjatë fjalës së tij, Gahler tha se zgjedhjet u zhvilluan në një ambient të polarizuar politik dhe me avantazhe sistematike për Partinë Socialiste. Më tej në fjalën e vetë, Gahler theksoi se këto zgjedhje patën shumë shqetësime, duke variuar nga amnistia për gjobat e papaguara, bonusi për pensionistët si dhe presioni mbi votuesit.
“Në ditën e zgjedhjeve, delegacioni u nda në tre ekipe duke vëzhguar në qytetet e mëdha, Tiranë, Durrës, Vlorë dhe Elbasan, por edhe në zonat rurale. Në përmbledhje, pikat kryesore janë: zgjedhjet ishin konkurruese, teknikisht të mirëorganizuara, por u zhvilluan në një ambient të polarizuar politik me avantazhe sistematike për partinë në pushtet.
Shqetësimet kryesore që ndikuan në garë përfshijnë: abuzimin me burimet publike, presioni mbi votuesit, veçanërisht punonjësit publikë, keqpërdorimi i aktiviteteve qeveritare siç ishte ‘Giro D’Italia’ për qëllime elektorale, qeveria shpalli një amnisti të minutës së fundit për gjobat e papaguara nga qytetarët, një lëvizje që perceptohet si blerje votash, në prill pati një bonus për pensionistët që morën 100 euro secili, një muaj para zgjedhjeve, diçka që konsiderohet me ndikim,” tha Gahler.
Duke folur për votën e diasporës, Gahler theksoi se pati probleme teknike dhe logjistike me votat e Greqisë nga kompania DHL. Ndërkohë që duke folur në lidhje me zgjedhjet në Shqipëri, theksoi se raporti përfundimtar do të publikohet në fillim të muajit korrik.
Delegacioni i Parlamentit Europian mbështet plotësisht konkluzionet e OSBE/ODIHR dhe thekson se duhet një reformë e plotë zgjedhore. Parlamenti i ri duhet të kalojë këtë reformë. Ajo do dërgojë një mesazh të rëndësishëm për BE-në, por edhe për rajonin. Delegacioni ynë është i gatshëm të ndihmojë Shqipërinë në të gjitha fushat e ekspertizës tonë për ndërtim kapacitetesh apo ndërmjetësim mes partive. Ne po presim raportin përfundimtar në fillim të korrikut.
Do ketë rekomandime shtesë dhe shpresoj, dhe kjo është ajo që themi në të gjitha vendet, se rekomandimet dhe miratimi i tyre do kenë një konsensus të gjerë dhe të mos ketë përjashtime. Për më shumë, mendoj se ajo që kemi vëzhguar dhe dëgjuar si vëzhgues afatshkurtër nga vëzhguesit afatgjatë, sidomos në Elbasan, ata flasin për disa struktura që janë përfshirë në devijimin e votave në një drejtim, por kjo shkon përtej mandatit të vëzhguesve të zgjedhjeve. Kjo gjë ka ndikim në situatën e përgjithshme dhe duhet adresuar,” tha Gahler.
Por në fund të diskutimeve, Gahler bëri një paralajmërim të frikshëm. Ai tha se strukturat kriminale në Shqipëri nuk e duan ndryshimin e pushtetit.
“Diçka tjetër që nuk është e lidhur direkt me zgjedhjet, por që ne nuk mund të bëjmë një sy qorr për këtë, është sigurisht fakti që në këtë vend- dhe kjo është e rëndësishme për integrimin në Europë- ka struktura të qëndrueshme kriminale në vazhdim, që në një shkallë të madhe janë të angazhuara me pastrimin e parave, po të shohësh edhe ndërtimet që janë aty dhe gjithçka.
Ata kanë interes që të ruajnë këto struktura siç janë, në mënyrë që të jenë në gjendje të vazhdojnë këtë aktivitet.
Mendoj se kjo është diçka e rëndësishme për BE-në, ne nuk mund të lejojmë këto struktura të pastrimit të parave dhe të trafikut drogës të vazhdojnë të paprekura.
Siç e thashë, ndikimi indirekt tek zgjedhjet është se ata kanë interes të mbajnë situatën siç është, që t’i lejojë të vazhdojnë. Prandaj mendoj se kjo duhet adresuar qartësisht,” tha Gahler.
Tag: vëzhgues
-

Kreu i misionit vëzhgues për Shqipërinë në PE: Strukturat kriminale atje, nuk duan ndryshimin e pushtetit
-

Zarfet nga Greqia/ Celibashi anulon akreditimet e vëzhguesve, partitë nga një numërues për qark
Numërimi i votave të diasporës
TIRANË- Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka marrë një vendim të ri sa i përket votave të diasporës nga Greqia. Sipas Celibashit, partitë garuese do të kenë nga një vëzhgues për çdo grup numërimi në Parkun Olimpik dhe nga një vëzhgues për secilin qark.
Shoqëria Civile duhet të aplikojë deri nesër në 12:00, ndërsa subjektet politike kanë afat për të aplikuar deri në mesnatën e sotme. Në dokument nënvizohet se 11 subjektet politike në garë do të kenë vetëm një vëzhgues të akredituar pranë grupeve të numërimit apo të ndarë sipas qarqeve.
Po ashtu, do të lejohen vetëm vëzhguesit e mediave me akreditim dhe ata ndërkombëtarë. Do të lejohen vëzhgues edhe nga shoqëria civile, por vetëm pasi të bëjnë aplikimin sipas procedurave.
Sipas Celibashit, kundër këtij vendimi mund të bëhet ankimimi brenda 3 ditëve nga shpallja e tij, sipas ligjit.
Nesër, KQZ do të organizojë një mbledhje pas kërkesës së Partisë Socialiste për të nisur numërimin e votave të Greqisë, proces ky që u bllokua me kërkesë të Partisë Demokratike. Pritet që KQZ të marrë nesër një vendim nëse do të fillojë nisja e numërimit të 53 mijë zarfeve nga Greqia./ZËRI
Dokumenta bashkëngjitur -

Vota e diasporës, KQZ merr vendimin:Vetëm një vëzhgues partiak për çdo grup numërimi
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dal pak minuta më parë me një vendim të ri lidhur me procesin e numërimit të votës së diasporës për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
Nëpërmjet një vendimi zyrtar, KQZ njofton anulimin e akreditimit për të gjithë vëzhguesit në Parkun Olimpik, ku përjashtim bëjnë vëzhguesit ndërkombëtarë.
Sipas vendimit, çdo subjekt zgjedhor ka të drejtë të ketë vetëm një vëzhgues për çdo grup numërimi, si dhe një vëzhgues për çdo qark.
Po ashtu, organizatat e shoqërisë civile që dëshirojnë të vëzhgojnë procesin duhet të riparashtrojnë kërkesën për akreditim përmes Portalit të Vëzhguesve, jo më vonë se ora 24:00 e datës 16 maj 2025. Çdo kërkesë e dorëzuar jashtë këtij afati nuk do të merret në shqyrtim nga KQZ.
Kundër këtij vendimi, palët e interesuara mund të paraqesin ankim pranë Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve brenda tre ditëve nga data e marrjes së tij.
Ky vendim synon të rrisë transparencën dhe integritetin e procesit të numërimit të votave, duke kufizuar aksesin e vëzhguesve jo të akredituar dhe duke forcuar rolin e vëzhguesve ndërkombëtarë dhe të subjekteve të regjistruara. -

53 mijë zarfat me votat e Greqisë ende pa u lexuar, Celibashi anulon akreditimet e vëzhguesve partiakë te Parku Olimpik
Për hapjen e 53 mijë zarfave të votave të Greqisë që u bllokuan me kërkesë të PS, kryekomisioneri i KQZ merr një vendim të ri. Partitë garuese do të kenë vetëm nga një vëzhgues në qendrat e numërimit te “Feti Borova”. Shoqëria Civile duhet të aplikojë deri nesër në 12:00, subjektet deri në 24:00
Celibashi anulon pothuajse të gjitha akreditimet për vëzhguesit e partive në qendrat e numërimit për votat e diasporës në parkun olimpik “Feti Borova”. Sipas vendimit të firmosur dhe vulosur sot nga kryekomisioneri, theksohet se secili prej 11 subjekteve politike në garën elektorale do të ketë vetëm nga një vëzhgues të akredituar pranë grupeve të numërimit apo të ndarë sipas qarqeve, kurse për të tjerët ai anulohet.Do të lejohen vetëm vëzhguesit e mediave me akreditim dhe ata ndërkombëtarë. Do të lejohen vëzhgues edhe nga shoqëria civile, por vetëm pasi të bëjnë aplikimin sipas procedurave. Kërkesat duhet të paraqiten në KQZ deri ditën e nesërme, deri në orën 12:00 për shoqëritë civile dhe deri në 24:00 për ata të partive politike.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankimimi brenda 3 ditëve nga shpallja e tij, sipas ligjit. Ky vendim duket se merret në prag të mbledhjes së nesërme që do zhvillohet pas kërkesës së PS për të nisur numërimi i votave të bllokuara të diasporës së Greqisë. PS ka akuzuar Celibashin për shkelje të ligjit me pranimin që në fillim të kërkesës së PD për të bllokuar këtë numërim. Nesër mund të vendoset hapja dhe numërimi i 53 mijë zarfeve nga Greqia. -

Shkak grushtet në Kashar, KQZ merr vendimin: Asnjë vëzhgues në KZAZ nr 30
KQZ ka marrë vendim për revokimin e akreditimeve të të gjithë vëzhguesve të KZAZ-së nr. 30, Qarku Tiranë, të akredituar për procesin zgjedhor të Kuvendit të datës 11 maj 2025.
Kjo qendër numërimi ndodhet në Kashar, ku ndodhi edhe një incident mesditën e sotme, teksa u godit me grusht sekretari i kësaj KZAZ-je, dyshohet prej një vëzhguesi të Partisë Socialiste.
Në vendimin e publikuar zyrtarisht, KQZ thotë se ky revokim bëhet në përputhje me Kodin Zgjedhor dhe vendimin nr. 23, datë 1.2.2023, për kriteret dhe procedurat e akreditimit të vëzhguesve të subjekteve zgjedhore.
Sipas pikës së dytë të vendimit, KZAZ nr. 30 detyrohet të caktojë një vëzhgues për çdo tavolinë numërimi për secilin subjekt zgjedhor, ndërsa në rastin e koalicioneve deri në tre vëzhgues.
Vendimi i KQZ-së hyn në fuqi menjëherë dhe është publikuar në faqen zyrtare të institucionit. Palët që ndihen të prekura nga ky vendim kanë të drejtë ankimi në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve brenda 3 ditëve nga shpallja e tij. -

VIDEO/ Vëzhguesi godet me grusht kryetarin e KZAZ në Kashar
Një incident është regjistruar mesditën e sotme në ambientet e Qendrës së Numërimit të votave në Kashar, ku një vëzhgues ka goditur me grusht kryetari i Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ).
Mësohet se personi që ka dhunuar kryetarin e KZAZ-së është një prej vëzhguesve të Ornaldo Rakipit.
Siç shihet edhe nga pamjet, ngjarja ka ndodhur në prani të komisionerëve dhe numëruesve të tjerë, teksa kanë nxituar të ulin tensionet.
Ndërkohë sekretari i KZAZ bën me dije se ka shkruar në polici për të kryer një kallëzim.
Si pasojë e incidentit është ndërprerë procesi i numërimit.
“Remzi Memedi, sekretar i KZAZ në Kashar ka denoncuar një vëzhgues të Orlando Rakipit për situatë të tensionuar për shkak të një vote. Ka shkuar në polici për kallëzim”, njofton gazetari Enkel Xhangoli./Opinion.al -

VIDEO/ Përplasje me grushte dhe shqelma mes vëzhguesve dhe numëruesve në Kashar, pezullohet numërimi
Numërimi i votave në KZAZ nr 30 në Kashar është pezulluar pas një incidenti.
Dyshohet se një vëzhgues i PS ka goditur me grusht një komisioner.
Në pamjet e mbërritura në redaksinë e Top Channel duken disa numërues dhe vëzhgues që përplasen me grushte dhe shqelma me njëri-tjetrin.
Pas përplasjes, edhe stafi i KQZ është nisur drejt qendrës së numërimit.
Procesi i votimit dhe numërimit përgjithësisht ka qenë i qenë në zgjedhjet parlamentare, ndërsa nuk kanë munguar edhe incidente në disa prej KZAZ-ve.Top Channel
-

Sherr mes vëzhguesve në qendrën e numërimit në Tiranë, shoqërohen 7 persona në polici
Një situatë e paprecedentë ka ndodhur në një prej qendrave të votimit në Tiranë.
7 personat, të cilët janë vëzhgues në KZAZ Nr. 32 përfunduan në komisariat dhe më pas u lanë të lirë pas deklaratave.
“Më datë 12.05.2025, rreth orës 20:15, është kërkuar ndërhyrja e Policisë në KZAZ Nr. 32, pasi disa vëzhgues të procesit të numërimit (përfaqësues të subjekteve të ndryshme politike) po konfliktoheshin me njëri-tjetrin.
Në përmbushje të procedurës standarde të punës është ndërhyrë menjëherë dhe janë shoqëruar 7 shtetasit që po konfliktoheshin për motive të dobëta.
Në përfundim të marrjes së deklarimeve, 7 shtetasit janë lënë të lirë. Pas konsultimit me prokurorin e gatshëm, materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”, sipas njoftimit të policisë.Top Channel
-

Banditë vëzhgues në Vorë/ Kujtohet më në fund KQZ 3 orë para mbyllej së procesit – heq akreditimin për të gjithë
Drejtues të Partisë Demokratikë dhe opozitës u përplasën gjatë ditës së sotme me banditët e rilindjes në Vorë. Ata ishin të pajisur me dokumente vëzhgues fallco dhe qëndronin në afërsi të qendrave të votimit duke u bërë presion votuesve dhe duke bërë si të fortë kur u afruan tek qendrat e votimit përfaqësuesit e PD.
Opozita denoncuar bandën e Xhabaftëve të cilët mbështesin kryetaren e Kuvendit Elisa Spiropali po bëjnë presion qytetarëve pranë qendrave të votimit.
Denoncimi i drejtuesëve të PD se ata kishin dokumentet si vëzhgues fallco ka bërë që të reagojë edhe KQZ. Vetëm tre ore para përfundimit të procesit Celibashi ka venduar me një urdhër që të anullojë akreditimet e të gjithë vezhgusve të Vorës.
“Revokimn e akreditimeve të të gjithë vëzhguesvë, për KZAZ-në nr 27, Bashkia Vorë, QarkuTiranë të lëshuara për KZAZ-në, KQV, dhe VNV-të, përveç vëzhguesve ndërkombëtarë dhe medieve”, thuhet në njoftimin e KQZ.
-

Kreu i QV në Vorë e konfirmon: Shoferi i Xhabaftëve përdori badge fallco si vëzhgues
Në një qendër votimi në Vorë ka ndodhur një incident mes Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka, dhe një shtetasi të identifikuar si shoferi i Bert Xhabaftit, Xhon Asllanaj, i cili mbante një badge të falsifikuar me emrin Arlind Popa.
Komisioneri i kësaj qendre ka sqaruar për Syri Tv se personi në fjalë nuk është anëtar i tyre dhe se fotoja e badge që ai mbante i është dërguar nga një anëtar i një subjekti politik. Ai ka theksuar se e ka raportuar rastin në KQZ, pasi personi mbante një badge si staf i përkohshëm dhe nuk ishte miratuar si vëzhgues.
Sipas komisionerit, badge-t e tilla lëshohen nga KZQ vetëm për stafin e vet dhe për qëllime të caktuara informacioni. Verifikimi i mëtejshëm do të bëhet nga organet kompetente.
A është anëtar i juaj ky?
Komisioneri: Jo, nuk është anëtar i jonë. Është fotografuar nga një anëtar i një subjekti politik, e më është dërguar mua, është raportuar në KQZ.
Për çfarë arsye e raportove?
Komisioneri: E raportova sepse është staf i përkohshëm dhe nuk është vëzhgues. Ose do të ishte staf i KQZ, nga ne nuk është miratuar dhe unë e raportova, kjo është e gjitha. Ato që janë të përkohshëm nuk miratohen, tek ne jo.
Këto badge i lëshon KZQ, si rregull i lëshon për stafin e vet për të marrë një informacion të caktuar. Ne kështu na është caktuar, ishte dhe komisioneri Celibashi këtu dhe ne e kishim raportuar. Verifikimi do bëhet nga organet kompetente, unë e kam raportuar në KZQ dhe kjo ishte detyra jonë.