Tag: vezët

  • Vezët e kuqe të pashkëve, nis që të enjten tradita e përgatitjes për ditën e shënuar

    Vezët e kuqe të pashkëve, nis që të enjten tradita e përgatitjes për ditën e shënuar

    Besimtarët ortodoksë kremtuan sot të Enjten e Madhe, që i kushtohet Darkës Mistike të Krishtit me dymbëdhjetë apostujt e Tij.

    Dita nisi me ritualin më të rëndësishëm, atë të lyerjes së vezëve të kuqe.
    “Puna e parë që bëhet janë vezët të enjten për pjesëmarrjet e familjes dhe një tepër. Të shtunën fillon pjesa tjetër që është për të qerasur miqtë dhe fëmijët. Pasi mbarojnë na tepron boja e kuqe, të cilën e mbajmë në shtëpi për 40 ditë dhe pastaj e derdhim në një rrënjë trëndafili në oborr”.
    Veza simbolizon jetën, që është e mbyllur brenda lëvozhgës së saj dhe në momentin që shpërthen del në dritë, ndërsa ngjyra e kuqe e vezëve flijimin e Krishtit, simbolikë e fitores, gëzimit dhe jetës. Teksa përgatisin vezët e kuqe, gratë ortodokse kujtojnë një gojëdhënë të Kishës.
    “Kur Maria Magdalena, pas ngjalljes së Krishtit, vajti te Pilati t’i njoftonte ngjarjen dhe i shpuri si dhuratë një shportë me vezë të bardha, sipas zakonit të atëhershëm, ai i tha: Sa mund të bëhen të kuqe vezët që solle, aq mund të jetë ngjallur Krishti. Dhe për çudi, vezët u bënë menjëherë të kuqe”.
    Gratë ortodokse rrëfejnë me nostalgji ruajtjen e besimit dhe ritualeve edhe gjatë diktaturës komuniste, kur ligjet absurd nuk i ndalën të luteshin e të festonin.
    “Fshehurazi hapej dhe radio greke dhe aty dëgjohej kur ishte pashka tamam. Për të lyer vezët të enjten, në atë kohë kishim disa letra punëdore të kuqe, i fusnim në ujë dhe aty i lyenim”.
    Pashka simbolizon Ringjalljen e Krishtit, kalimin nga e përkohshmja në të përjetshmen, duke u shënuar si dita më e rëndësishme në kalendarin festiv të krishterë.

    Top Channel

  • E enjtja e madhe/ Besimtarët ortodoksë lyejnë vezët e kuqe, simbolin e Pashkës

    E enjtja e madhe/ Besimtarët ortodoksë lyejnë vezët e kuqe, simbolin e Pashkës

    Në të enjten e madhe të Pashkës, besimtarët e krishterë nisin të lyejnë vezët e kuqe.
    Ilda Sylari dhe Eleni Prifti, të ndihmuara edhe nga besimtare të tjera ortodokse përgatitën së bashku vezët, simbolin e Pashkës.
    Përgatitja e vezëve është një proces që kërkon angazhim, por sjell një atmosferë të veçantë në shtëpinë e besimtarëve.
    Eleni Prifti, e lindur në një familje korçare, besimtarëshj të devotshgëm ortodokse e ka ruajtur çdo vit traditen e vezës së kuqe.
    Në shtëpinë e saj ky moment i veçantë i Pashkës në të enjten e madhe nuk ka munguar edhe ateherë kur feja u ndalua.

  • Vezët e kuqe të pashkëve! Tradita e përgatitjes për ditën e shënuar në Korçë

    Vezët e kuqe të pashkëve! Tradita e përgatitjes për ditën e shënuar në Korçë

    Vezët e kuqe të Pashkës mbeten një prej simbolikave kryesore të kësaj feste dhe të enjten e madhe zonjat korçare kujdesen që të kryejnë këtë ritual.

    Viollandi Sholla çdo vit ditën e enjte para kremtimit të pashkës përkushtohet për të ruajtur traditën që e ka trashëguar nga familja. Tradita dhe besimi sipas rrëfimit të saj sfiduan regjimin komunist në fshehtësi duke mbijetuar deri në ditët e sotme.
    Në shenjë mbarësie vezët e kuqe të pashkës shpërndahen tek miqtë dhe të njohurit ndërsa të shtunë në mesnatë të gjithë zgjedhin vezët e tyte dhe nis një garë ku përplasen skajet e vezëve mes njëri-  tjetrit derisa të zgjidhet veza më rezistente që është një ogur i mirë.

    Top Channel

  • E Enjtja e Madhe dhe kuptimi i lyrjes së vezëve të kuqe të Pashkës

    E Enjtja e Madhe dhe kuptimi i lyrjes së vezëve të kuqe të Pashkës

    Të enjten e madhe lyejmë një pjesë nga vezët e kuqe të Pashkës.
    Lyejmë për çdo pjesëtar të familjes dhe për disa persona të afërt si edhe një vezë për shtëpinë, të  cilën e mbajmë brenda në shtëpi për 1 vit, deri në Pashkën tjetër.
    Të shtunën e madhe – lyejmë përsëri vezë të kuqe të Pashkës. Lyejmë sa të kemi dëshirë, d.m.th. lyejmë për konsumim të familjes sonë dhe gjithashtu lyejmë për t’u dhuruar edhe të tjerëve.
    Përbërësit që nevojiten:
    Bojë ushqimore për vezë (gjendet në kishë)
    25-30 kokrra vezë (mund të bëhen edhe më pak, sipas dëshirës)
    6 gota ujë të vakët
    1 e gjysmë filxhan kafe uthull cilësore
     Një pecetë e lyer me vaj lulëdielli/ulliri (sipas dëshirës)
    Përgatitja:
    Lajini mirë vezët që doni të ngjyeni dhe i zieni në zjarr të ngadaltë që të mos hyhen.
    Në një enë hidhni 6 gota ujë të vakët, uthullën në filxhan, bojën dhe e përzieni shumë mirë.
    Vendosni vezët e ziera mirë (afërsisht 15 kokrra) në enën me bojën e tretur dhe i lini brenda 3-5 minuta. 
    Në vazhdim i hiqni dhe i lini të thahen.
    Në të njëjtën bojë vendosni 15 kokrrat e tjera.
    Në fund i lyeni me një pecetë me vaj që të shkëlqejnë.
    Mund të bëhet sipas dëshirës në rast se doni të bëni edhe vezë të tjera.
    Kuptimi i traditës së lyerjes së vezëve
    Veza simbolizon jetën, që është e mbyllur dhe e përgjumur brenda lëvozhgës së saj, që në momentin që shpërthen del në dritë. Ngjyra e kuqe e vezëve simbolizon flijimin dhe në rastin konkret simbolizon flijimin e Krishtit, simbolikë e fitores, gëzimit dhe jetës. Kështu lëvozhga e vezës simbolizon varrin e Krishtit, që u hap dhe dha jetë.
    Po për vezën e kuqe ekziston dhe një gojëdhënë e Kishës: Kur Maria Magdalena, pas ngjalljes së Krishtit, vajti te Pilati t’i njoftonte ngjarjen dhe i shpuri si dhuratë një shportë me vezë të bardha, sipas zakonit të atëhershëm, ai i tha: Sa mund të bëhen të kuqe vezët që solle, aq mund të jetë ngjallur Krishti. Dhe për çudi, vezët u bënë menjëherë të kuqe.

  • Omëletë me Majdanoz dhe Djathë – E Lehtë Plot Shije

    Omëletë me Majdanoz dhe Djathë – E Lehtë Plot Shije

    Omëleta sigurisht është një zgjidhje e duhur kur kërkon diçka të shpejtë për të përgatitur.

    Ajo mund të përgatitet me perime, gjizë, apo edhe suxhuk, dhe kthehet në një drekë të plotë.

    Receta e sotme nga AgroWeb.org është një version më i lehtë i omëletës klasike.

    Gjithashtu kjo omëletë përgatitet duke i ndarë të bardhat e vezëve nga të kuqet.

    Një gjë e tillë bën që vezët të piqen duke u fryrë.

    Majdanozi nga ana tjetër krijon një ndjesi dhe shije freskie, perfekte për ata që kërkojnë të ruajnë peshën e tyre.

    Përbërësit

    6 vezë

    1 lugë e gjysmë çaji me miell

    120g djathë i bardhë i thërrmuar

    60ml qumësht

    3 lugë gjelle vaj ulliri

    40g majdanoz i grirë

    Kripë dhe piper i zi

    Përgatitja

    AgroWeb.org si fillim ju këshillon që të ngani të bardhat nga të verdhat e vezëve në dy tasa të ndryshëm.

    Të verdhat rrihini me një pirun dhe aty shtoni pak nga pak djathin e bardhë të thërrmuar dhe miellin.

    Sigurohuni që mielli të jetë lidhur mirë me vezët e të mos ketë krijuar kokrriza.

    Më pas shtoni qumështin, kripën dhe piperin sipas dëshirës.

    Rrihini vezët përsëri me pirun derisa të gjithë përbërësit të jenë lidhur mirë me njëri – tjetrin.

    Shpëlani me ujë të bollshëm majdanozin dhe këpusni vetëm gjethet e tij.

    Filloni t’i grini jo shumë imët, në mënyrë që të shija e tij të ndihet mjaftueshëm kur ta konsumoni.

    Tani AgroWeb.org ju këshillon që të rrihni të bardhat e vezëve derisa të keni formuar merengen.

    Mos harroni t’i hidhni pak kripë të bardhave, kështu nuk do të lëshohen e të bëhen të ujshme.

    Nisni t’i bashkoni me të verdhat duke i shtuar lugë-lugë.

    Përziejini me kujdes në mënyrë që të mos humbasin volumin e tyre.

    Me pas vendosni në zjarr një tigan me vajin e ullirit që të ngrohet.

    NJë nga gabimet më të shpeshta që bëhet me vezët është që ato hidhen kur vaji nuk është ngrohur ende.

    Ndaj AgroWeb.org ju këshillon që të prisni sa vaji të jetë në temperaturën e duhur.

    Kalojeni masën në tigan dhe mbulojeni me një kapak që të skuqet në zjarr të ngadaltë.

    Kthejeni nga ana tjetër me ndihmën e një pjatë e më pas skuqeni përsëri.

    Pasi të jetë gati, mund ta shoqëroni me tarator, kos apo sallata të freskëta./AgroWeb.org

  • Vezët e Pashkëve, italianët do të përballen me një surprizë të hidhur këtë vit

    Vezët e Pashkëve, italianët do të përballen me një surprizë të hidhur këtë vit

    Në vend të një dhurate të ëmbël, këtë Pashkë italianët do të përballen me një surprizë më të hidhur, rritjen e ndjeshme të çmimeve.

    Emisioni Dritto e Rovescio, i transmetuar të enjten më 3 prill në Rete 4, solli një reportazh mbi këtë fenomen, duke analizuar sidomos çmimet në sektorin ushqimor, që kanë shënuar rritje të madhe në prag të festës.
    Të gjitha vëmendjet janë përqendruar tek çmimi i vezëve të Pashkës, të cilat, sipas shifrave, kushtojnë deri në 40% më shumë se vitin e kaluar. Sipas Codacons, rritja e kostos së kakaos dhe kriza e furnizimit me gjalpë kanë bërë që çmimi i ëmbëlsirës tradicionale Colomba të rritet me 36%, ndërsa ai i vezëve me 40%.
    Pastiçeri Adolfo Stefanelli, i intervistuar nga Rete 4, konfirmoi rritjen progresive të çmimeve:“Këto vezë sot kushtojnë rreth 70 euro,” – shpjegoi ai. “Më parë i shisja për 60 euro, tre vjet më parë për 45, dhe katër vjet më parë për 40. Çmimet kanë filluar të rriten gjithnjë e më shpesh vitet e fundit.”
    Ndër faktorët kryesorë është çmimi i kakaos, i cili, sipas Stefanellit, është rritur me 175%. “Kjo ka ndikuar te të gjitha produktet që përmbajnë kakao – nga ushqimet e shpejta e deri te vezët e Pashkës. Vetëm kostoja ditore e energjisë në pastiçeri shkon deri në gjashtë mijë euro.”
    Në reportazh u paraqit edhe një tabelë ku evidentohet rritja e çmimeve të lëndëve të para. Vetëm çokollata e zezë ka kaluar nga 17.60 euro për kilogram në maj 2024, në 36.47 euro aktualisht. Në një makinë që përpunon 20 kg çokollatë, kjo nënkupton gati dy mijë euro shpenzime.
    Edhe çmimi i ambalazhit është rritur ndjeshëm, duke shtuar shqetësimin e pastiçierëve. “Kisha frikë se do humbisja klientët,” pranoi Stefanelli.
    Situata nuk është më e mirë as në supermarkete, ku vezët e Pashkës po shiten me çmime që arrijnë deri në 90 euro për kilogram. Pashka këtë vit nuk ka qenë kurrë më e shtrenjtë.

    Top Channel

  • Supa me Oriz dhe Mish Pule – Perfektja Kundër Virozave

    Supa me Oriz dhe Mish Pule – Perfektja Kundër Virozave

    Nuk ka asnjë armë më të fortë se supa për të mbajtur larg gripin dhe virozat.

    E pasur me vitamina dhe minerale nga lëngu i mishit, supa forcon imunitetin e organizmit.
    Receta që AgroWeb.org ju sjell sot është goxha e famshme, dhe e lehtë për t’u përgatitur.
    Lëngu i pulës që mpikset me vezë dhe merr shije nga lëngu i limonit, është një kombinim i përdorur për breza të tërë.
    Kjo supë nuk e ka marrë famën kot. Lëngu i saj kremoz që ka trashësinë e duhur dhe shijen më të mirë, është ai që bën mrekullira për trupin.
    Provojeni recetën që ju sugjeron AgroWeb.org dhe rigjallëroni organizmin në këtë ditë të ftohtë.
    Përbërësit

    1 gotë me oriz
    4-5 gota ujë
    500 – 600 g mish pule
    3 vezë
    4-5 lugë gjelle me lëng limoni
    Kripë
    Piper i zi
    Një tufë majdanoz i grirë

    Përgatitja
    Hapi i parë i përgatitjes së kësaj recete është vendosja e mishit të pulës për të zierë.
    Përpara sigurohuni që a keni larë mirë dhe ta keni ndarë në copa pulën.
    Ndërkohë AgroWeb.org ju sugjeron që të nxirrni vezët nga frigoriferi dhe t’i rrihni lehtë në një tas.
    Lërini në temperaturë ambienti kështu do të jenë gati që t’i përdorni kur të vij koha.
    Pulës hidhini pak kripë në mënyrë që mishit ë marrë shije sa duhet.
    Provojeni me një pirun nëse mishi i pulës është zbutur dhe zierë plotësisht.
    AgroWeb.org ju këshillon që të largoni mishin e pulës dhe ta lini të ftohet në një pjatë.
    Tek tenxherja me lëngun e pulës hidhni orizin dhe lëreni që të ziejë.
    Mishin e pulës ndajeni në copa të vogla dhe hidheni përsëri tek tenxherja.
    Tek vezët shtoni lëngun e limonit dhe përzjejeni mirë me telin e kuzhinës derisa përbërësit të jenë lidhur.
    Merrni vezët dhe hidhini pak nga lëngu i pulës, mos harroni që ta përzieni gjatë gjithë kohës.
    Kjo metodë mundëson që vezët të arrijnë ngadalë temperaturën e lëngut të pulës .
    Kur të keni shtuar rreth 3-4 lugë gjelle me lëng tek vezët, keni arritur masën e duhur.
    AgroWeb.org ju udhëzon që këtë salcë tani ta shtoni tek tenxherja me mishin dhe orizin e zierë.
    Duke e përzierë me një tel kuzhine lëreni në zjarr derisa të kthejë valë.
    Supa dalëngadalë do të fillojë të trashët dhe lëngu i saj do të marrë një ngjyrë të bardhë kremoze.
    Por kini kujdes: mos ndaloni së përzieri supën në asnjë moment.
    Kur ajo të kthejë valë, provoni orizin, pasi ai nuk duhet të zbutet e të bëhet i ujshëm.
    Nëse ka fortësinë e duhur, hiqeni tenxheren nga zjarri dhe spërkateni me piper dhe majdanoz të grirë.
    Shërbejeni të ngrohtë dhe do të mrekulloheni me shijen e saj./AgroWeb.org

  • “Në 2021 punuan kundër fitores sonë, sot janë fshehur në listat e mbyllura”, Basha: Lista jonë hapur është votë për…

    “Në 2021 punuan kundër fitores sonë, sot janë fshehur në listat e mbyllura”, Basha: Lista jonë hapur është votë për…

    Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, zhvilloi një takim me strukturat dhe mbështetësit e Degës 15 në Tiranë, ku theksoi rëndësinë historike të votës më 11 maj dhe dallimin e qartë mes listave të hapura dhe listave të mbyllura.
    “Për herë të parë pas një kohe shumë të gjatë, shqiptarët kanë mundësinë të votojnë për ata që duan t’i përfaqësojnë në Parlament. Këtë mundësi ua jep vetëm Koalicioni Euroatlantik – numri 4 në fletën e votimit,” u shpreh Basha.
    Ai kritikoi listat e mbyllura si një formë që i shërben vetëm kryetarëve të partive dhe jo qytetarëve. “Listat e mbyllura janë vezët e qyqes. Votoni ku të doni, prapë del ai që ka vendosur kryetari. Lista e hapur është ndryshe – aty ku keni besim, aty votoni,” theksoi ai.
    Basha kujtoi se shumë prej atyre që sot janë futur në listat e mbyllura, janë të njëjtët që në vitin 2021 punuan kundër fitores së demokratëve dhe bashkëpunuan me Edi Ramën. “Sot kanë hyrë si vezët e qyqes, të strukur te listat e mbyllura,” u shpreh ai.
    Sipas tij, listat e hapura i japin qytetarit fuqinë për të zgjedhur realisht përfaqësuesit e vet, ndërsa listat e mbyllura prodhojnë vetëm servilizëm ndaj kryetarëve. “Kur kryetari do të mbrohet nga SPAK-u, ata janë garda e tij. Kur vjedh kryetari me ministrat, ata bëhen rrogozët e tij. Sepse nuk janë zgjedhur nga qytetarët, por janë vendosur nga lart,” përfundoi Basha.
    Ai theksoi se Koalicioni Euroatlantik përfaqëson të vetmen alternativë me lista të hapura dhe me një program të qartë për drejtësi, zhvillim ekonomik dhe luftë kundër korrupsionit.
    Pjesë nga fjala e Bashës:
    Për herë të parë, prej një kohe shumë të gjatë, ju keni mundësinë të votoni atë që ju doni të dërgoni në Parlament.Këtë mundësi ua jep Koalicioni Euroatlantik, numri 4, nu kua jep askush tjetër. Në veçanti nuk ua japin ata që në 2021punuan kundër fitores së demokratëve dhe që sot janë futur si vezët e qyqes, te një listë e mbyllur, që ti voton ku të duash, por prap vezët e qyqes dalin.Ata që në 2021 bashkëpunuan me Edi Ramën kundër fitores tonë. Kurse lista e hapur fletë vetë, aty ku keni besim, aty votoni.Listat e mbyllura janë vezët e qyqes, listat e hapura janë kandidatët sot, nesër deputetët e njerëzve. Ata te listat e mbyllura kanë vetë një serivilizmin ndaj kryetarit. Interesat e kyretarit janë interesat e tyre.Do krytari të mbrohet nga SPAK-u, ata janë garda e tij, vjedh kryetari bashkë me ministrat, ata bëhen rrogozi i tij, nuk kanë asnjë lidhje me qytetarët, sepse nuk i kanë vendosur qytetarët aty.

  • Pse mushkonjat janë të etura për gjak?

    Pse mushkonjat janë të etura për gjak?

    Pse mushkonjat tërhiqen nga njerëzit dhe kafshët?
    Përgjigja duket sa banale aq edhe e qartë: ato duan gjakun tonë.
    Por deri më tani ne nuk dinim shumë për mekanizmin metabolik që shkakton këtë etje dhe që bën që, pasi të ngopen, këto insekte të mos kujdesen më për ne.
    Një studim i ri i publikuar në PNAS identifikon për herë të parë hormonin përgjegjës për etjen për gjak të mushkonjave.
    Njohja e tij mund të na ndihmojë për të na mbrojtur nga sëmundjet e transmetueshme të tyre, që janë përgjegjëse për numrin e madh të viktimave njerëzore çdo vit.
    Prej kohësh e dimë metodën që përdorin mushkonjat për t’u ushqyer. Kur vjen koha e riprodhimit, femrat kërkojnë gjak, i cili u jep energjinë e nevojshme për të zhvilluar vezët e tyre.
    Pasi ushqehen, ata ndalojnë thithjen deri pas shtrimit; kur vezët janë në vend, oreksi kthehet.

    Ekipi nga Universiteti i Xhorxhas (ai amerikan, me qendër në Athinë) që kreu studimin vuri në dukje se, gjatë kërkimit për gjak, mushkonjat prodhojnë sasi të mëdha të një hormoni të quajtur NPF (neuropeptid F); i njëjti hormon zhduket në kohën kur insekti ka përfunduar vaktin e tij.
    Për të qenë të saktë, ekipi zbuloi, se kjo ndodh gjashtë orë pas përfundimit të “thithjes”.
    Gjatë eksperimentit, mushkonjat nuk treguan interes për dorën e njeriut menjëherë pas ngrënies, interesi i të cilit u rrit përsëri pas vendosjes së vezëve.
    Lidhja midis prodhimit të NPF dhe kërkimit të gjakut i bëri shkencëtarët të përpiqeshin të shtypnin vetë hormonin.
    Rezultati është se mushkonjat filluan të humbnin interesin për njerëzit edhe para se të vendosnin vezët e tyre.
    Më pas, NPF u injektua përsëri në mushkonja: ato që ende nuk kishin filluan të kërkonin furishëm për një person për të thithur përsëri, ndërsa ata që mbanin vezë që prisnin t’i vendosnin u bënë të painteresuara.