Tag: vezët

  • Vezët me salmonelë, kompania e gruas së deputetit të Ramës helmoi fëmijët në Gramsh

    Vezët me salmonelë, kompania e gruas së deputetit të Ramës helmoi fëmijët në Gramsh

    Vezët me salmonelë, kompania e gruas së deputetit të Ramës helmoi fëmijët në Gramsh

    Nga analizat e kryera nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka rezultuar se produkti që shkaktoi helmimin e 17 fëmijëve në kopshtin shtetëror të qytetit të Gramshit ka qenë veza, e cila ka qenë e kontaminuar me salmonelë.

    Por, teksa AKU e mbajti emrin e fshehtë të kompanisë, por burime të “Alert.al” bëjnë me dije se vezët kanë pasur origjinën nga kompania “Xhenis Sh” sh.p.k. me seli në Shkodër.

    Kjo kompani zotërohet në 100% të aksioneve nga Belma Çela, e cila është bashkëshortja e deputetit Agron Çela. Ky i fundit u zgjodh deputeti i Shkodrës në vitin 2021 nën siglën e LSI-së, por para zgjedhjeve lokale të vitit 2023, u “ble” nga Edi Rama, duke kaluar në krah të tij.

    Agron Çela u shpërblye nga Edi Rama edhe në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, pasi i vendosi vajzën Xhenis Çela në listën e sigurtë të PS-së në Shkodër dhe kështu në shtator, babai do t’i lëshojë vendin të bijës në parlament. Agron Çela zotëron disa hotele luksoze në Shkodër dhe Velipojë, ku në media është raportuar kohët e fundit se ai synon edhe Vilën Qeveritare.

    Kompania “Xhenis Sh” sh.p.k. zotërohej më parë nga vetë Agron Çela, por në vitin 2013 i ka kaluar të gjitha aksionet në emër të bashkëshortes së tij, Belma Çela.

    Nuk dihet rrethanat nëse kemi të bëjmë me vezë importi apo jo, por nëse janë rrethanat e tilla, në këtë skandal veç AKU-së do të përfshiheshin edhe doganat.

    Të pestë monstrat e vezëve të marra nga AKU, të cilat iu nështruan analizave, rezultuan pozitive për prezencën e bakterit Salmonella spp., sipas standardit ndërkombëtar ISO 6579-1:2017.

    Rezultati i analizave nga ISUVHelmimi masiv i fëmijëve ka ndodhur të martën (20 Maj), por ngjarja u mbajt e fshehtë nga institucionet shëndetësore, vendore dhe Policia, të cilat prej rreth një jave nuk kishin nisur hetim për rastin në fjalë.

    Ngjarja u mësua mesditën e së shtunës nga një familjar, i cili denoncoi publikisht helmimin e nipit të tij, duke publikuar dhe fletën e analizave, ku mjekja Dafina Jaho konfirmoi praninë e bakterit salmonelë.

    Pas shenjave të helmimit, AKU mori analiza nga 72 persona, 53 fëmijë dhe 19 anëtarë të stafit të kopshtit. Pas verifikimeve në Institutin e Shëndetit Publik, rezultatet treguan se 17 fëmijë ishin prekur nga salmonela.

    Të hënën, më 26 maj, familjarët e fëmijëve protestuan duke kërkuar siguri për fëmijët e tyre dhe vënë para përgjegjësisë personat që lejuan një situatë të tillë dhe pasiguri ushqimore.

    Pas publikimit sot të analizav nga ISUV, reagoi edhe kreu i Urdhrit Veterinar, Ervin Resuli, i cili në një postim në rrjetet sociale shkruan:

    “Ky rezultat është alarmant dhe përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për shëndetin publik, veçanërisht në rastet kur produkti konsumohet pa përpunim të duhur termik. Prania e Salmonella spp. në vezë mund të shkaktojë sëmundje akute gastrointestinale tek konsumatorët, me pasoja serioze për grupet më të ndjeshme të popullatës (fëmijë, të moshuar, gra shtatzëna, persona me imunitet të ulët).

    Bazuar në këtë situatë, rekomandojmë që:

    Të ndërmerren menjëherë masa për ndalimin e tregtimit të këtij produkti.Të gjurmohet dhe izolohet loti i vezëve të kontaminuara.Të kryhet një kontroll sanitar-veterinar i plotë në fermën ose subjektin që ka prodhuar ose shpërndarë produktin.Të njoftohet konsumatori dhe të garantohet asgjësimi i produktit të pasigurt, sipas procedurave ligjore.Përgjegjesia bie mbi AKU për garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorit.”

    Kujotjmë se kompania që furnizon kopshtet e Gramshit me ushqime, përfshirë kopshtin në fjalë, është “Nelsa shpk”. Kjo kompani është dënuar më parë, në vitin 2016, për korrupsion me tenderat për ushqimin e burgjeve. Ajo është themeluar nga Nexhmi Balla, por pasi zoti Balla u dënua ai ja kaluar kompaninë vajzës së tij, Elsa Kamberi Balla.

    Kompania “Nelsa shpk” ka një historik të gjatë të përfshirjes në tenderë publikë, jo vetëm në bashkinë Gramsh, por edhe në disa qytete të tjera të vendit dhe në institucione shtetërore në Tiranë.

    Përveç furnizimit me ushqime katering të çerdheve, kopshteve dhe konviktit të shkollës së mesme në bashkinë Gramsh, “Nelsa shpk” furnizon me ushqime dhe spitalet e burgjet. Shumë nga këta tenderë janë shënuar me “flamur të kuq” në sistemin e prokurimeve publike një sinjal paralajmërues për mungesë transparence, konkurencë të dobët, ose dyshime për parregullsi në procedura.

  • Helmimi i fëmijëve në Gramsh/ AKU: Shkak, vezët me salmonelë

    Helmimi i fëmijëve në Gramsh/ AKU: Shkak, vezët me salmonelë

    Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka konfirmuar se shkak i helmimit të fëmijëve në kopsht kanë qenë vezët e kontaminuara me salmonelë.
    Përmes një njoftimi, AKU bën me dije se nga analizat e bëra më parë rezultoi se mishi i pulës dhe qumështi rezultuan negativ.
    Mësohet se AKU ka pezulluar aktivitetin e kopshtit deri në përfundimin e dezinfektimit dhe analizave.
    Po ashtu edhe Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të infektimit.
    Njoftimi:
    Vezë të kontaminuara me salmonelë në Kopshtin nr.1 në Gramsh.
    Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka konfirmuar se vezët e përdorura në Kopshtin nr.1 në Gramsh kanë rezultuar të kontaminuara me salmonelë. Nga analizat e AKU-së, më parë rezuktoi se mishi i pulës dhe qumështi rezultuan negativ. Nga 79 persona të testuar, 17 rezultuan pozitivë, përfshirë 16 fëmijë dhe psikologen e kopshtit. Aktualisht 6 fëmijë trajtohen në shtëpi dhe ndodhen në gjendje të mirë.
    AKU ka pezulluar aktivitetin e kopshtit deri në përfundimin e dezinfektimit dhe analizave. Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të infektimit.
    Në reagimin e saj Bashkia e Gramshit sqaroi funksionimin e regjimit ushqimor në kopsht, shprehu kujdesin ndaj shëndetit të fëmijëve ndërkohë që kërkoi zbardhjen e rrethanave nga institucionet përkatëse.
    Skandali i salmonelës në kopshtin e fëmijëve në Gramsh u identifikua një javë më parë kur disa fëmijë shfaqën simptoma të njëjta të sëmundjes duke nxitur dyshime tek mjekët të cilët kërkuan analiza të mëtejshme nga ISHP.

  • Pesë Arsye Përse Duhet të Hani Vezë më Shpesh

    Pesë Arsye Përse Duhet të Hani Vezë më Shpesh

    Veza është një nga ushqimet më të shëndetshme për njeriun që ka pësuar një rikthim triumfues, pas pretendimeve për rolin e saj negativ në shëndet.

    Vezët ofrojnë rreth 6 gramë proteinë të një cilësie të lartë.
    Sipas të dhënave të AgroWeb.org kjo do të thotë se vezët ofrojnë të gjithë amino acidet që duhet të merrni nga ushqimet, madje po aq sa mishi.
    Proteina konsiderohet si një nga ushqyesit më përmbushës për shëndetin e njeriut.
    Gjysma e sasisë së proteinës gjendet tek e verdha e vezës.
    Vezët Frenojnë Urinë
    Një mëngjes i pasur me vezë e mban nën fre urinë për më gjatë në krahasim me ushqimet e tjera me bazë drithi.
    Disa studime thonë se njerëzit që hanë vezë në mëngjes ndihen më të ngopur dhe hanë më pak në drekë.
    Vezët Mbrojnë Shëndetin E Syve
    Vezët janë të pasura me luteinë, një pigment që është kryesisht i përqendruar edhe tek retina e syrit.
    Luteina i mbron sytë nga dëmtime të ndryshme si pasojë e plakjes por edhe nga dëmet e dritës blu që emetohet nga celularët, tabletët dhe laptopët.
    Ky lloj ndriçimi besohet të jetë kontribues në shfaqjen e kancerit, mbipeshës dhe sëmundjes së syve.
    Vezët Nuk Bllokojnë Enët E Gjakut
    Për vite me rradhë, vezët kanë qenë në ‘bankën e të akuzuarve’ për ‘krime’ të paqëna ndaj shëndetit.
    Shakatë mënjanë, vezët besoheshin të rrisnin nivelin e kolesterolit dhe bashkë me të, rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
    Tani, shkencëtarët besojnë se vezët nuk janë të rrezikshme për enët e gjakut dhe nuk i bllokojnë ato.
    Vezët Për Masën Muskulare
    Njeriu nis të humbë masë muskulare që pas moshës 30 vjecare.
    Masa muskulare nis të bjerë me 5 përqind për çdo dhjetë vjet.
    Humbja e saj e bën njeriun të ndihet i plogësht dhe rrit shanset e frakturave.
    Aktiviteti fizik, veçanërisht ai i fokusuar tek forca dhe qëndresa ju ndihmojnë të ruani masën muskulare.
    Vezët dhe proteina që ato ofrojnë ushqejnë muskujt pas stërvitjes dhe i mbrojnë ato./AgroWeb.org

  • Vezët e Shkurtëzës 4 Herë më Shumë Vlera se të Pulës – Pse ju Duhen për Shëndetin

    Vezët e Shkurtëzës 4 Herë më Shumë Vlera se të Pulës – Pse ju Duhen për Shëndetin

    Vezët e shkurtëzës janë tepër të shëndetshme dhe ushqyese për organizmin.

    Ato janë më të vogla se vezët e pulës apo të rosës.
    E verdha e këtyre vezëve është shumë herë më e ndezur dhe më e madhe në krahasim me të bardhën.
    Ndonëse ky aspekt i bën këto vezë jo të mira për njerëzit që kanë nivele të larta të kolesterolit, ato konsiderohen përgjithësisht të shëndetshme.
    Këto vezë i gjeni në tregjet e fshatarëve ose në supermarkete të mirënjohura në Shqipëri.
    Vlerat Shëndetësore Të Vezëve Të Thëllëzës
    Shikimi
    Sipas të dhënave të AgroWeb.org, vezët e thëllëzës përmbajnë sasi të larta të vitaminës A e cila përmirëson shikimin.
    Antioksidantët parandalojnë formimin e perdes së syrit.
    Kolesteroli
    Siç e thamë më lart, këto vezë nuk rekomandohen për njerëz që kanë tashmë një nivel të lartë të kolesterolit.
    Por njerëzit që nuk e kanë këtë problem, mund të konsumojnë vezët e thëllëzës sepse përbërësit e saj pasurojnë kolesterolin e mirë.
    Tensioni I Gjakut
    Vezët e thëllëzës përmbajnë kalium që ul tensionin e gjakut.
    Sipas informacioneve të AgroWeb.org, ky mineral shërben për zgjerimin e enëve të gjakut.
    Vezët Për Detoksifikim
    Studimet kanë treguar se konsumi i vezëve të thëllëzës ndihmon në eliminimin e toksinave nga gjaku dhe zvogëlimin e gurëve në veshka dhe në tëmth.
    Sëmundjet Kronike
    Antioksidantët tek vezët e thëllëzës luftojnë radikalet e lira që shkaktojnë sëmundje kronike.
    Vezët e thëllëzës përmbajnë sasi domethënëse të vitaminës C dhe asaj A që neutralizojnë radikalet e lira dhe mbrojnë shëndetin.
    Alergjitë
    Vezët e thëllëzës përmbajnë një lloj proteine që në trup lufton simptomat e alergjive.
    Ndaj nëse vuani nga inflamacioni apo reagime alergjike, vezët e thëllëzës ju vijnë në ndihmë.
    Metabolizmi
    Vitamina B tek vezët e thëllëzës përmirësojnë metabolizmin dhe hormonet, tregojnë të dhënat e AgroWeb.org.
    Duke u dhënë shtysë shumë prej proceseve të organizmit, këto vezë janë shumë të shëndetshme dhe të shijshme.
    Ndryshimi Mes Vezëve Të Thëllëzës Dhe Pulës.
    Vlera ushqyese e vezëve të thëllëzës është 3-4 herë më e lartë se vezët e pulës.
    Ato përmbajnë 13 përqind proteinë, ose 2 përqind më shumë se vezët e pulës.
    Vezët e thëllëzës përmbajnë 140 mcg vitaminë B1 ndërsa vezët e pulës përmbajnë 50 mcg vitaminë B.
    Ato përmbajnë dyfishin e vitaminave A dhe B2 dhe pesëfishin e hekurit dhe kaliumit në krahasim me vezët e pulës./AgroWeb.org

  • A Duhet të Pish Vezë për një Organizëm Super të Fortë?

    A Duhet të Pish Vezë për një Organizëm Super të Fortë?

    Idea e pirjes së vezës mund të mos u pëlqejë shumë njerëzve, por vezët konsiderohen një prej ushqimeve më të plotfuqishme kundër plakjes.

    Përfitimet e pirjes së vezëve të pagatuara janë të larmishme.
    Sfida qëndron tek gjetja e vezëve organike, pra të prodhuara nga pula që janë ushqyer në fusha, në ferma natyrale.
    E vërteta është se gjatë gatimit, vezët humbasin disa ushqyes të nevojshëm për trupin.
    Veza ofron një spektër të gjërë por të balancuar përfitimesh siç janë proteinat, yndyrnat dhe ushqyesit.
    Përfitimet e Pirjes së Vezës 
    Veza përçon shumë energji për organizmin.
    Ajo tretet lehtë, falë enzimave natyrale që gjenden në të bardhën e saj.
    Nga të dhënat e Agroweb.org, pirja e vezëve forcon sistemin imunitar dhe kjo është shumë e rëndësishme për të qenë të mbrojtur nga shumë sëmundje.
    Shumica e njerëzve në ditët e sotme kanë pamjaftueshmëri proteinash dhe yndyrnash cilësore.
    Vezët e pagatuara janë të tejmbushura si me proteina ashtu edhe me yndyrna të mira.
    Pirja e dy ose tre vezëve organike në ditë do të pakësonte ndjeshëm gjasat e shfaqjes së sëmundjeve të rrezikshme.
    Vezët organike përmbajnë edhe niacin, riboflavin, biotinë, vitamina A dhe E, magnez, kalium, fosfor, mangan, hekur, jod, bakër, zink dhe sulfur.
    Të verdhat e vezës janë ndër të paktat ushqime që përmbajnë sasi të mëdha të vitaminës D që për disa ekspertë është më e rëndësishme edhe se vitamina C.
    Përfitimet potenciale që vijnë nga pirja e vezës përfshijnë:
    Përmirësimin e funksioneve të trurit
    Përmirësimin e ekulibrave hormonalë
    Përshpejtimin e metabolizmit
    Djegien e yndyrnave
    Forcimin e muskujve
    Rigjallërimin e organizmit
    Përmirësimin e qarkullimit të gjakut
    Përmirësimin e funksioneve të mushkërisë
    Forcimin e flokëve dhe thonjve
    Zbutjen e njollave të lëkurës.
    Sa duhen konsumuar?
    Sistemi imunitar do të reagojë menjëherë ndaj vezëve.
    Do të ndiheni më energjikë dhe në formë.
    Mund ta provoni me një vezë çdo ditë për një javë dhe më pas të rrisni dozën me dy.
    Vezët mund t’i përzieni me qumësht./AgroWeb.org 

  • Si të parandaloni rënien e flokëve

    Si të parandaloni rënien e flokëve

    Rënia e flokëve mund të jetë e vështirë për tu parandaluar, prandaj shpesh është stresuese për shumë njerëz.
    Edhe pse në shumicën e rasteve është diçka e natyrshme që ndodh me plakjen, ka faktorë të tjerë si gjenetika, mungesa e lëndëve ushqyese, stresi ose probleme të ndryshme shëndetsore që nxisin më tej rënien e tyre.
    Disa nga këta faktorë mund të jenë më të vështirë për tu trajtuar dhe parandaluar, por përfshirja e lëndëve ushqyese të duhura në regjimin tuaj ushqimor, mund të jetë një opsion në parandalimin e rënies së mëtejshme.

    Sipas ekspertëve të shëndetit, është një ushqim i cili ndihmon në parandalimin dhe forcimin e flokëve. Një nga ushqimet më të mira që mbështet shëndetin e flokëve janë vezët, veçanërisht e verdha e tyre.
    Vezët përmbajnë lëndë ushqyese dhe vitamina që mund të ndihmojnë në rritjen e flokëve, në veçanti janë të pasura me Biotinë. Biotina është një lloj vitamine B, dhe përveç vezëve, ajo mund të gjendet në mish, organe të kafshëve, peshk, fara dhe arrorë.
    Në një vezë ju do të merrni rreth 10 mikrogramë nga kjo lëndë ushqyese, që është 33% e vlerës së rekomanduar ditore. Kjo është pothuajse përqindja më e lartë e biotinës që një ushqim përmban pas mëlçisë së viçit.
    Edhe pse nuk ka shumë të dhëna që tregojnë se biotina në mënyrë specifike parandalon rënien e flokëve, ka të dhëna që sugjerojnë se mungesa e kësaj lënde ushqyese lidhet me një shëndet të dobët të flokëve.
    Pra, konsumi i ushqimeve me biotinë si vezët, mund të ndihmojë në rritjen e flokëve tuaj me një ritëm të shëndetshëm. Gjithashtu vezët janë të pasura me proteina, një tjetër lëndë ushqyese që mbështet shëndetin e flokëve tuaj.

  • Vezë dhe Perime, Kombinimi më i Mirë për Shëndetin e Syve

    Vezë dhe Perime, Kombinimi më i Mirë për Shëndetin e Syve

    Vezët mbartin vlera të jashtëzakonshme ushqyese për shëndetin e njeriut.

    Sipas informacioneve të AgroWeb.org, ato bëjnë pjesë në listën e 10 ushqimeve më të rëndësishme për organizmin.
    Një vezë përmban nëntë amino acidet thelbësore që përbëjnë shtyllat kryesore të proteinës.
    Këto amino acide nuk prodhohen dot nga trupi.
    Veza përmban 6 gramë proteinë dhe gjysma e saj gjendet tek e bardha e vezës.
    Një vezë e vetme ofron proteinë cilësore por edhe vitamina e minerale të dobishme.
    Këtu përfshihet: seleniumi, fosfori, vitamina B12 dhe antioksidantët, të cilët i mbajnë qelizat të shëndetshme.
    Vezët Mbrojnë Shëndetin E Syve
    Një nga vitaminat më të rëndësishme te veza është vitamina A.
    Kjo vitaminë është thelbësore në ndihmën që i ofron retinës së syve për thithjen e dritës, mbron membranat dhe ul riskun e prekjes nga dobësimi i shikimit apo verbëria.
    Vezët janë të pasura edhe me luteinë, një pigment që është kryesisht i përqendruar edhe tek retina e syrit.
    Luteina i mbron sytë nga dëmtime të ndryshme si pasojë e plakjes por edhe nga dëmet e dritës blu që emetohet nga celularët, tabletët dhe laptopët.
    Ky lloj ndriçimi besohet të jetë kontribues në shfaqjen e kancerit, mbipeshës dhe sëmundjes së syve.
    Vezë Dhe Perime, Kombinimi Më I Mirë Për Shëndetin e Syve
    Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org kanë treguar se konsumi i vezëve të ziera me perime të freskëta rrit nivelin e përthithjes së karotenoidëve, përfshirë këtu luteinës, zeaksanthinës dhe alfa karotenit.
    Të gjithë këto përbërës janë thelbësor për një shikim të qartë dhe sy të shëndetshëm.
    Përthithja e tyre nga organizmi falë kombinimit vezë-perime është nga 3 deri në 9 herë më i lartë.
    Perimet dhe frutat më të pasura me karoteinoidë janë karrotat, kungulli i verdhë, portokalli, qitro, kajsitë.
    Studimet tregojnë se ngrënia e tre vezëve të ziera në ditë për 12 ditë rrit sasinë e luteinës dhe zeaksanthinës në organizëm me 21 dhe 48 përqind respektivisht.
    Për rrjedhojë, ekspertët këshillojnë që t’i përfshini vezët në sallata të ndryshme, përfshirë ato me perime./AgroWeb.org

  • Çfarë duhet të konsumoni për të ndaluar rënien e flokëve

    Çfarë duhet të konsumoni për të ndaluar rënien e flokëve

    Humbja e flokëve mund të jetë e vështirë për të parandaluar ose menaxhuar, prandaj shpesh është një moment dëshpërues për shumë individë sidomos nëse shkaku është i panjohur.
    Edhe pse në shumicën e rasteve është diçka e natyrshme që ndodh me plakjen, ka faktorë të tjerë si gjenetika, mungesa e lëndëve ushqyese, stresi ose probleme të ndryshme shëndetsore që nxisin më tej rënien e tyre.
    Disa nga këta faktorë mund të jenë më të vështirë për tu trajtuar dhe parandaluar, por përfshirja e lëndëve ushqyese të duhura në regjimin tuaj ushqimor, mund të jetë një opsion në parandalimin e rënies së mëtejshme.

    Sipas këshillave të ekspertëve botërorë të shëndetit, ka një ushqim të veçantë i cili ndihmon në parandalimin dhe forcimin e flokëve.
    Cili është ushqimi më i mirë që ndalon rënien e flokëve dhe u jep atyre shëndet?
    Sipas ekspertëve, një nga ushqimet më të mira që mbështet shëndetin e flokëve janë vezët, veçanërisht e verdha e tyre.
    Vezët përmbajnë lëndë ushqyese dhe vitamina që mund të ndihmojnë në rritjen e flokëve, në veçanti janë të pasura me Biotinë.
    Biotina është një lloj vitamine B, dhe përveç vezëve, ajo mund të gjendet në mish, organe të kafshëve, peshk, fara dhe arrorë.
    Në një vezë ju do të merrni rreth 10 mikrogramë nga kjo lëndë ushqyese, që është 33% e vlerës së rekomanduar ditore.
    Kjo është pothuajse përqindja më e lartë e biotinës që një ushqim përmban pas mëlçisë së viçit.
    Plus vezët janë pak më të lehta për t’u përfshirë në vaktet tuaja sesa mëlçitë!
    Edhe pse nuk ka shumë të dhëna që tregojnë se biotina në mënyrë specifike parandalon rënien e flokëve, ka të dhëna që sugjerojnë se mungesa e kësaj lënde ushqyese lidhet me një shëndet të dobët të flokëve.
    Pra, konsumi i ushqimeve me biotinë si vezët, mund të ndihmojë në rritjen e flokëve tuaj me një ritëm të shëndetshëm.
    Gjithashtu një përfitim tjetër që vezët kanë është se përmbajnë proteina me cilësi të lartë, një tjetër lëndë ushqyese që mbështet shëndetin e flokëve tuaj.

  • Vezët e Peshkut, Burimi Natyral i Shëndetit të Mirë

    Vezët e Peshkut, Burimi Natyral i Shëndetit të Mirë

    Vezët e peshkut janë një burim i shkëlqyer i vitaminës D dhe rekomandohen fort për të zgjidhur problemin shqetësues të mungesës së kësaj vitamine.

    Sipas të dhënave të AgroWeb.org kjo vitaminë e mrekullueshme ul gjasat e shfaqjes së sëmundjeve të zemrës, çrregullimeve imunitare dhe formimin e qelizave të dëmshme.
    Në diagnostifikimin e sëmundjeve, mjekët po përfshijnë edhe analizat e sasisë së vitaminës D për të cilën ka nevojë pacienti.
    Ndaj ata po e  rekomandojnë gjithnjë më shumë.
    Përveç suplementëve që gjenden sa hap e mbyll sytë, vitaminën D mund ta merrni nga burime natyrale.
    Këto të fundit janë shumë të shëndetshme.
    I tillë është rasti i vezëve të peshkut, një ushqim rëndësia e të cilit ka dalë në pah shumë kohë më parë.
    Një analizë e Fondacionit Weston A.Price shpjegon se një lugë gjelle me vezë peshku në formë pluhuri përmban 17,000 njësi të vitaminës D.
    Në të njëjtën sasi gjenden vitamin A, K2, zinku, Jodi dhe acidet yndyrore omega-3.
    Ku Mund Të Gjeni Vezët e Peshkut ?
    Vezët e peshkut mund t’i blini në shumë dyqane peshku.
    Në këto të fundit, vezët janë të pastruara dhe gati për gatim ose pjekje.
    Në ndalesën tuaj të rradhës, kërkoni për vezë të freskëta që të merrni më të mirën prej tyre.
    Shumë njerëz i injorojnë këto thesare, pa qenë në dijeni për vlerat e mrekullueshme që ato mbartin.
    Dashamirësit e këtij ushqimi i konsumojnë edhe në mëngjes disa herë në javë.
    Mjafton edhe gjysëm luge çaji në ditë për të marrë shumë ushqyes të dobishëm.
    Shija është e mrekullueshme, por duhet të mësoheni me të.
    Nëse nuk i keni provuar më parë, niseni me sasi të vogla, deri sa të zbuloni shijen e pashoqe.
    AgroWeb.org ju sugjeron që vezët e peshkut mund t’i kaurdisni me vaj ulliri për dy ose tre minuta.
    Ato mund t’i lyeni me miell dhe t’i gatuani njësoj si peshqit. /AgroWeb.org

  • Vezët e kuqe të Pashkës! Gratë ortodokse tregojnë simbolikën dhe ruajtjen e besimit edhe gjatë viteve të errëta të ateizmit komunist

    Vezët e kuqe të Pashkës! Gratë ortodokse tregojnë simbolikën dhe ruajtjen e besimit edhe gjatë viteve të errëta të ateizmit komunist

    Besimtarët ortodoksë kremtuan sot të Enjten e Madhe, që i kushtohet Darkës Mistike të Krishtit me dymbëdhjetë apostujt e Tij.

    Dita nisi me ritualin më të rëndësishëm, atë të lyerjes së vezëve të kuqe.
    “Puna e parë që bëhet janë vezët të enjten për pjesëmarrjet e familjes dhe një tepër. Të shtunën fillon pjesa tjetër që është për të qerasur miqtë dhe fëmijët. Pasi mbarojnë na tepron boja e kuqe, të cilën e mbajmë në shtëpi për 40 ditë dhe pastaj e derdhim në një rrënjë trëndafili në oborr”, tregon Joana Bagaviki.
    Veza simbolizon jetën, që është e mbyllur brenda lëvozhgës së saj dhe në momentin që shpërthen del në dritë, ndërsa ngjyra e kuqe e vezëve flijimin e Krishtit, simbolikë e fitores, gëzimit dhe jetës. Teksa përgatisin vezët e kuqe, gratë ortodokse kujtojnë një gojëdhënë të Kishës.
    “Kur Maria Magdalena, pas ngjalljes së Krishtit, vajti te Pilati t’i njoftonte ngjarjen dhe i shpuri si dhuratë një shportë me vezë të bardha, sipas zakonit të atëhershëm, ai i tha: Sa mund të bëhen të kuqe vezët që solle, aq mund të jetë ngjallur Krishti. Dhe për çudi, vezët u bënë menjëherë të kuqe”, kujton Joana Bagaviki.
    Gratë ortodokse rrëfejnë me nostalgji ruajtjen e besimit dhe ritualeve edhe gjatë diktaturës komuniste, kur ligjet absurd nuk i ndalën të luteshin e të festonin.
    “Fshehurazi hapej dhe radio greke dhe aty dëgjohej kur ishte pashka tamam. Për të lyer vezët të enjten, në atë kohë kishim disa letra punëdore të kuqe, i fusnim në ujë dhe aty i lyenim”, thotë një tjetër besimtare.
    Pashka simbolizon Ringjalljen e Krishtit, kalimin nga e përkohshmja në të përjetshmen, duke u shënuar si dita më e rëndësishme në kalendarin festiv të krishterë.

    Top Channel