Tag: vetura

  • Kur u sulmua presidenti/ “Po pulat, shpëtuan?”… Një atentat dhe një barcoletë

    Kur u sulmua presidenti/ “Po pulat, shpëtuan?”… Një atentat dhe një barcoletë

    Kur më 22 gusht 1962, rreth orës 8:00 të mbrëmjes, dy vetura “Citroen DS19” dolën nga pallati “Elize” dhe u nisën për “Colombey-les-deux-Églises”, rezidenca private e Sharl dë Golit (Charles de Gaulles), në vendin e quajtur “Petit-Clamart”, tre vetë të armatosur sulmuan veturën e presidentit.

    Vetëm 8 nga 150 plumbat që qëlluan mbi ta, arritën të kapnin pjesën e pasme të automjetit. Dë Goli dhe bashkëshortja e tij Ivonë (Yvonne de Gaulle), i shpëtuan paq atentatit.

    Duke dalë nga vetura, zonja e Presidentit pyeti e shqetësuar:

    – Besoj se pulat, nuk i gjeti gjë?!..

    Policët e truprojës, që menduan se e kish fjalën për vete dhe bashkëshortin, u çuditën fort nga kjo mënyrë bisedimi kaq familjare e Zonjës së Parë. Por, mandej morën vesh se ishte fjala për pulat që kish marrë me vete, për drekën e së nesërmes dhe i pati futur në bagazhin e autoveturës.

    Kurse Sharli, që i pati shpëtuar edhe një atentati të partizanëve në Algjerinë franceze, bëri vetëm këtë koment të shkurtër: “Kësaj here, plumbat më shkuan shumë afër…”.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    PRINCESHA DIANA: NËSE JE ME FAT SA TË GJESH DIKË QË TË DON, ATËHERË KËTË NJERI DUHET TA MBROSH…

  • Vetura e parë në botë me Inteligjencë Artificiale po vjen

    Vetura e parë në botë me Inteligjencë Artificiale po vjen

    Jetojmë në një kohë interesante.

    Inteligjenca Artificiale është bërë një pikë kryesore fokusi, me shumë njerëz të shqetësuar se si teknologjia e re mund të ndikojë në jetesën e tyre gjatë viteve të ardhshme.

    Deri më tani, nuk kemi parë përdorim të gjerë të Al në dizajnin e automobilave.
    Disa kompani e kanë provuar këtë ide – si Alpine që mbështetet në Al për të ndihmuar në përshpejtimin e procesit të dizajnit.

    Por, Vittori, një startup amerikan, pretendon të prodhojë “hiperveturën e parë me Al” në botë.
    Edhe pse kompania ngurron të përmendë Al konkretisht kudo në materialet e saj zyrtare – është e qartë.
    Vittori thotë se automjeti përdor “teknologji të së ardhmes” në zhvillimin e tij.

    E projektuar në bashkëpunim me Pininfarina, hipervetura e re e Vittorit nuk duket keq; ajo ka nuanca të McLaren GT, veçanërisht në pjesën e përparme dhe në profilin e përgjithshëm.
    Në këtë rast, Vittori fuqizohet nga një hibrid V-12 6.8 litra me një motor elektrik të vetëm në boshtin e përparmë.

    Fuqia e kombinuar është 1,110 kuaj fuqi.

    Kjo është në të njëjtin nivel me rivalët aq të ndryshëm sa Ferrari 849 Testarossa dhe Koenigsegg Jesko.
    Ende nuk dihet shpejtësia maksimale, por Vittori premton se do të jetë e denjë për hiperveturë.
    Çmimet do të shpallen në një datë të mëvonshme, por mos prisni më pak se 1 milion dollarë. /Telegrafi/