Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar para mbledhjes së Partisë Popullore Evropiane se do të ketë zero tolerancë ndaj krimit. Duke folur në Strasburg, në takimin e PPE-së, Berisha tha se kjo është e vetmja mënyrë dhe rrugë, që Shqipëria të shpëtojë nga krimi. Sipas Berishës, transkriptet e grupeve kriminale tregojnë lidhjet e tmerrshme mes krimit dhe politikës në qeverinë e Ramës.
“Tolerancë zero ndaj krimit. Kjo është e vetmja rrugë për të shpëtuar vendin tim. Zonja dhe zotërinj, euro në Shqipëri është narko-euro. Euro është zhvlerësuar 35 përqind në krahasim me lekun tonë. Eksportet po vdesin nga viti në vit. Ato ranë 32 përqind. Mijëra shqiptarë humbën punën. 1 milion e 99 mijë shqiptarë u arratisën në zonën Shengen për shkak të varfërisë dhe humbjes së vendeve të punës. Zero tolerancë ndaj këtyre bosëve të krimit.
Kudo që të jenë, do i gjejmë, do i kapim dhe do i nxjerrim para ligjit. Po ashtu ne kemi kërkuar një Komision të të Vërtetës, me partnerët tanë. Sepse çfarë tregojnë këto 1 milion faqe? Tregojnë lidhje të tmerrshme mes krimit dhe politikës. Kemi ministra që u thonë vrasësve që unë do bëj këtë, ju duhet ta bëni këtë për votat. Ju do keni këtë, unë do bëj atë. Pazar i hapur. Këto transkripte duhet të shohin dritën e publikut. Duhet të jetë shumë ndihmuese edhe për vendet evropiane, përndryshe Shqipëria do të jetë një eksportuese e madhe e kriminalitetit në mbarë Europën dhe botën,” tha Berisha.
Tag: vetmja
-

“Tolerancë zero ndaj krimit”/ Berisha para PPE: E vetmja rrugë për të shpëtuar vendin tim
-

Takimi në Strasburg, Berisha premton para PPE: Tolerancë zero ndaj krimit, kjo është e vetmja rrugë për të shpëtuar vendin tim
Sali Berisha deklaroi sot në mbledhjen e grupit të PPE në Strasburg se nëse vjen në pushtet PD, toleranca do të jetë zero ndaj krimit.
“Tolerancë zero ndaj krimit. Kjo është e vetmja rrugë për të shpëtuar vendin time. Zonja dhe zotërinj, euro në Shqipëri është narko-euro. Euro është zhvlerësuar 35 përqind në krahasim me lekun tonë. Eksportet po vdesin nga viti në vit. Ato ranë 32 përqind.
Mijëra shqiptarë humbën punën. 1 milion e 99 mijë shqiptarë u arratisën në zonën Shengen për shkak të varfërisë dhe humbjes së vendeve të punës. Zero tolerancë ndaj këtyre bosëve të krimit.
Kudo që të jenë, do i gjejmë, do i kapim dhe do i nxjerrim para ligjit. Po ashtu ne kemi kërkuar një Komision të të Vërtetës, me partnerët tanë.
Sepse çfarë tregojnë këto 1 milion faqe? Tregojnë lidhje të tmerrshme mes krimit dhe politikës. Kemi ministra që u thonë vrasësve që unë do bëj këtë, ju duhet ta bëni këtë për votat. Ju do keni këtë, unë do bëj atë. Pazar i hapur.
Këto transkripte duhet të shohin dritën e publikut. Duhet të jetë shumë ndihmuese edhe për vendet evropiane, përndryshe Shqipëria do të jetë një eksportuese e madhe e kriminalitetit në mbarë Europën dhe botën”, tha ai.Top Channel
-

“Vazhdoj të jem pjesë e kësaj force politike”, u emërua drejtore e ISHSH Shkodër, reagon Elda Drabeja
Elda Drabeja është emëruar drejtore e Inspektoriatit Shëndetësor Shtetëror për Shkodrën. Më herët, ajo ka qenë inspektore po në këtë inspektoriat. Ajo zëvendësoi Gjergj Sokolin, përfaqësues i PSD- së dhe anëtar i Këshillit Bashkiak Shkodër.
Përmes një reagimi i rrjetet sociale, ajo sqaron se e vetmja parti që ka aderuar, që në moshë të re, është Partia Socialiste, duke i kthyer përgjigje kështu aludimeve të përhapura në formën e lajmeve.
REAGIMI I ELDA DRABEJA
Duke marrë shkas nga disa lajme të publikuara së fundmi, dua të sqaroj publikisht se e vetmja parti politike ku kam aderuar ndonjëherë ka qenë Partia Socialiste, dhe kjo në një moshë të re, kur kam qenë e angazhuar me strukturat rinore. Vazhdoj të jem pjesë e kësaj force politike, me besimin e plotë se është e vetmja forcë që do të punojë për të ardhmen e Shkodrës dhe zhvillimin e saj.
Pavarësisht spekulimeve, për mua nuk ka asgjë më të rëndësishme sesa detyra që më është besuar dhe përmbushja e saj me përkushtim dhe profesionalizëm. Në pozicionin tim aktual, fokusi im i vetëm është të sigurojmë një shërbim cilësor dhe dinjitoz për qytetarët, duke qenë pranë tyre dhe duke iu përgjigjur nevojave të tyre me seriozitetin dhe përgjegjësinë që kërkon kjo detyrë.
Elda DrabejaContinue Reading