Tag: vetmja

  • Shembjet e bujtinave në Theth/ Banorët bllokojnë rrugën në hyrje të fshatit turistik

    Shembjet e bujtinave në Theth/ Banorët bllokojnë rrugën në hyrje të fshatit turistik

    Pamjet nga Thethi

    SHKODËR- Banorët e Thethit kanë dalë në protestë për shembjen e kabinave dhe bujtinave të tyre nga Inspektoriati i Mbrojtjes së Mjedisit.
    Të gjithë pronarët e bizneseve kanë bllokuar rrugën në urën kryesore të hyrjes në fshatin turistik. Por tubimit të pronarëve, u janë bashkuar edhe turistë të huaj, që duket se e kanë gjetur të drejtë kauzën e tyre, ndaj edhe kanë vendosur që të bëhen pjesë me “bujtësit” e tyre. 
    “Bëni shumë mirë që protestoni, prandaj ju jemi bashkuar. Kjo luginë është e juaj dhe duhet që të mbetet e juaja. Jemi në anën tuaj, faleminderit që na keni pritur,”-tha një nga disa turiëstet e huaja që ndodhet sot në Theth dhe që i është bashkuar pronarëve të bizneseve.
    Ndërsa një nga banorët, ka shpërthyer në lot përpara kamerave, duke u shprehur se të gjithë kursimet e një jete, para të marra edhe borxh, janë derdhur pikërisht në këtë biznes, i cili sipas tij ishte e vetmja mënyrë që ai dhe familja e tij të mbijetonin.
    “Shpenzimet e gjithë jetës, jam mbytur në borxhe e tashmë po na i prishin të gjitha. Kam shtëpi druri pa beton pa asgjë. I kam vendosur tokën time. Kemi kërkuar leje por na kanë thënë të presim. Toka është e imja, e trashëguar brez pas brezi. Kërkojnë ndihmë nga shteti që të mos na i prishë se dalim në rrugë të madhe. Kjo është e vetmja mënyrë që të fitoj jetesën. Unë jam i pamundur për të jetuar, kjo ishte e vetmja mënyrë për të mbijetuar. Na ka mbetur veç të vdesim. Ne nëpërmjet protestës kërkojmë që shteti të na lërë të jetojmë. Vetë kanë thënë të vijnë nga jashtë dhe të investojmë, unë nuk jam i ardhur, jam këtu. Toka është e imja 2-300-vjeçare. Unë kam investu ça kam investu. Jo beton, vetëm dru. Siç kanë thënë ashtu kemi investuar. Tani nuk kam më asnjë para për të investuar”, tha ai.

    Pamje nga protesta

    Protesta e sotme ishte e paralajmëruar që dje në kuadër të kundërshtimit të aksionit të IKMT-së, të cilët edhe sot kanë shkuar në terren për të prishur disa ndërtime pa leje në zonën turistike të fshatit. Dje, banorët kërkuan negociata dhe dialog me instancat dhe Bashkinë e Shkodrës, por duket se kërkesa e tyre nuk është marrë parasysh.
    Aksioni, i inciuar nga kryeministri Edi Rama, do të vijojë pasi në total do të prishen 40 objekte të ngritura në këtë Park Kombëtar. Por banorët janë kundër.//ZËRI

  • Foto nga dasma e Mel B dhe e vetmja Spice Girls që mori pjesë në ceremoni

    Foto nga dasma e Mel B dhe e vetmja Spice Girls që mori pjesë në ceremoni

    Melanie B u martua me të dashurin e saj Rory McPhee në Katedralen e Shën Palit në Londër.
    Ish-anëtarja e Spice Girls shkëlqeu me një fustan ngjyrë fildishi nga Josephine Scott, i cili ishte i zbukuruar me perla, xixa dhe një bust me rrudha. Ajo e kompletoi pamjen e saj me një vello mbi flokët kaçurrela, ndërsa bashkëshorti i saj veshi një kilt tradicional skocez.
    Të dy dukeshin shumë të dashuruar dhe ndanë një puthje të butë pas ceremonisë jashtë kishës. Vlen të përmendet se Katedralja e Shën Palit është e famshme sepse ishte vendi ku u martuan Princi i atëhershëm Charles dhe Diana Spencer në vitin 1981.

    Këngëtarja disa orë më vonë ndau një foto të saj në Instagram, në të cilën shohim fytyrën e bashkëshortit të saj dhe atë të veshur me një xhaketë të shkurtër mbi fustanin e nusërisë ku shkruan: “Të sapomartuar”.
    E vetmja anëtare e grupit që mori pjesë në ceremoni dhe pritjen që pasoi në The Sharp ishte Emma Bunton (“Baby Spice”). Ajo u shfaq me një fustan të shkurtër ngjyrë rozë të çelët, të kombinuar me platforma dhe një kapelë të njëjtë.

  • Gogu replikon me Tabakun: E vetmja vjedhje më 11 maj ishte ajo brenda kandidatëve të PD-së, nisi që me Primaret

    Gogu replikon me Tabakun: E vetmja vjedhje më 11 maj ishte ajo brenda kandidatëve të PD-së, nisi që me Primaret

    Deputeti socialist, Toni Gogu, iu përgjigj po me replikë kundërshtimit të koleges Jorida Tabaku, e cila tha se integrimin e Shqipërisë e pengonte mazhoranca me farsën zgjedhore.Ai i kujtoi se Raporti i Brukselit nuk thotë se zgjedhjet u manipuluan, por se ishin konkurruese e se opozita pretendon se ato janë vjedhur.
    Ligjvënësi socialist u shpreh se e vetmja vjedhje më 11 maj ishte ajo brenda kandidatëve të PD-së, që gjithashtu u vodhën edhe në Primaret e partisë. Kurse për ankesat e opozitës ai tha se kjo prognozë opozitare ishte paralajmëruar më herët para zgjedhjeve se në fillim do deklaronin fitoren e më pas do ankoheshin për humbjen.
    “Të marrësh dhe të keqcitosh raportet e BE-së nuk i bën nder këtij diskutimi. Deri tani ishim korrekt, raportet e BE për Shqipërinë kanë qënë këto: Zgjedhjet kanë qenë konkurruese, forcat politike dhe kandidatët kanë pasur mundësi të konkurrojnë, profesionale, profesioniste. Dhe patjetër që fusha ka nevojë të nivelohet, njëlloj siç ka nevojë të nivelohet në vende të tjera për të arritur standardet në një demokraci dhe aq më tepër një demokraci si e jona që është në ndërtim. Raporti thotë, pjesëtarë të opozitës pretendojnë se zgjedhjet janë vjedhur etj. etj., ku të gjithë shqiptarët në dritën e diellit panë se çdo kuti ishte ajo më 11 maj dhe të vetmit të vjedhur ishin kandidatët e opozitës, që u panë, e kjo filloi që me Primaret. Po thonë opozitarët që na kanë vjedhur. Por ata nuk e dinë që kjo kënga e opozitarëve ka nisur që në 90-tën. Kjo ishte paralajmëruar, që do i ngjajë prognozës së humbësve, në fillim do festojnë, pastaj do thonë na kanë vjedhur, do marrin çantat, do shkojnë në Strasburg ku do ankohen e kështu do vazhdojë”, tha Gogu.
    Deputeti pati edhe një përgjigje për kolegun Gjekmarkaj që mbajti një fjalim me ironi dhe sarkazmë ndaj socialistëve.
    “Kurse për kolegun që u përpoq të bënte sarkazmë në sallë (Agron Gjekmarkaj), mendoj se kolegu mendon se nuk i përket kësaj salle, kështu që nuk i përket kësaj salle”, tha Gogu.

  • ‘Kishte telefon’/ Egla Ceno reagon ndaj akuzës së Liam: Po, është e vetmja mënyrë!

    ‘Kishte telefon’/ Egla Ceno reagon ndaj akuzës së Liam: Po, është e vetmja mënyrë!

    Fituesja e ‘BBVA’, Egla Ceno ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, pas akuzave të Liam Mandiaro se “fituesi” i Big Brother VIP kishte pasur akses në telefon gjatë qëndrimit në shtëpi (LEXO KËTU).
    Në një mesazh ironik, Egla shkruan:
    “Dëgjova që ‘fituesi’ paska pasur telefon! Po, është e vetmja mënyrë që disa të shpjegojnë si humbën përballë dikujt që kishte valë në tru, ndërkohë që atyre nuk u kapte sinjali fare!
    ‘Fituesi’ fiton! Kush nuk e pranon mund të vazhdojë të bëjë montazhe fake, lajme fake, info fake.”

    Ky reagim vjen pas deklaratës së Liam.
    “Fituesja ka pasur telefon në dhomën e rrëfimit dhe fliste me familjen,” u shpreh ai.

  • Lufta në Lindjen e Mesme, BE: Diplomacia është e vetmja mënyrë për të stabilizuar situatën!

    Lufta në Lindjen e Mesme, BE: Diplomacia është e vetmja mënyrë për të stabilizuar situatën!

    Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme Kaia Kallas tha se sa i përket luftës në Lindjen e Mesme, ministrat e Bashkimit Evropian i bënë thirrje palëve që të tregohen të përmbajtur

    “Ministrat u bënë thirrje të gjitha palëve të respektojnë ligjin ndërkombëtar, të tregojnë përmbajtje”, tha Kaia Kallas.
    Kallas tha se e vetmja mënyrë për të stabilizuar situatën në rajon është përmes diplomacisë dhe theksoi se është e rëndësishme të shmangen veprimet që “mund të dalin jashtë kontrollit”.

    Ajo foli gjithashtu për programin bërthamor të Iranit, duke deklaruar qëndrimin e BE-së.
    “Nuk mund të jemi të butë kur Irani përshpejton programin e tij bërthamor”, tha ajo.
    Kallas iu referua bisedës telefonike që pati me homologun e saj iranian, duke thënë se ata ranë dakord për rëndësinë e një zgjidhjeje përmes kanaleve diplomatike dhe rolin që Evropa mund të luajë.
    Ministrat e BE-së diskutuan gjithashtu veprime konkrete që BE po ndërmerr në këtë krizë, të tilla si aktivizimi i mekanizmave të mbrojtjes civile për qytetarët e shteteve anëtare që dëshirojnë të largohen nga rajoni.

  • PD del forcë e parë në Krujë, e vetmja bashki që fiton në qarkun e Durrësit

    PD del forcë e parë në Krujë, e vetmja bashki që fiton në qarkun e Durrësit

    Në Krujë ka fituar Partia Demokratike, duke qenë e vetmja bashki në qarkun Durrës, që fitohet nga e djathta.
    Partia Demokratike ka marrë fituar rreth 200 vota më tepër se PS.

    Kruja në total kishte 93 qendra votimi. Edhe pse PD fitoi në Krujë, sërish në qarkun Durrës, PS fiton 8 mandate dhe PD 6 mandate.
    Pjesa dërrmuese e votave socialiste ka shkuar për Ani Dyrmishi dhe Arkend Ballën. Ky i fundit ka qenë edhe deputet në legjislaturën e fundit.

  • Partia Mundësia prezanton kandidatët e njësisë 7 në Tiranë, Shehaj: Të vetmit që nuk pranuam pazare, fakti që u…

    Partia Mundësia prezanton kandidatët e njësisë 7 në Tiranë, Shehaj: Të vetmit që nuk pranuam pazare, fakti që u…

    “Jemi e vetmja parti që nuk pranuam pazare”, kështu është shprehur drejtuesi i Partisë Mundësia nga prezantimi i kandidatëve të njësisë 7 në Tiranë. Gjatë fjalës së tij, Shehaj iu përgjigj edhe kritikëve, duke thënë askush s’mund ta ndalojë këtë parti për të sjell ndryshimin. “Jam i pakorruptuar dhe i pakapshëm, ne jemi e vetmja parti që nuk pranuam pazare, sepse mund ta bënim edhe ne këtë për të treguar se ishim shumë dhe kishim mbështetje. Të gjitha ata që na sulmojnë thonë sa të krijohen ju je kemi nevojë tani për ndryshim dhe u thonë njerëzve do të zgjedhim midis të vjetërve të hidhen përpjetë se nuk na ndalojnë dot”, deklaroi ai. Më tej Shehaj theksoi se koncepti i vjetër i opozitës është pazari gjë që sipas tij partia që ai drejton nuk e mbështet.
    “Ne këtu na ka mbledhur dëshira për të parë nga e ardhmja dhe të mos dorëzohemi, po luftojmë që Shqipëria të bëhet një vend që të mos ketë mundësi për një pakicë por për të gjithë. Ne nuk vijmë duke treguar përralla këtu, por për të bërë diçka konkrete. Ne do të bëjmë një opozitë që se kanë parë ndonjëherë dhe se imagjinojnë dot. Koncepti i vjetër i opozitës është ai i pazarit, ne jemi njerëz të punës dhe gjërat i bëjmë hap pas hapi. Ne jemi e vetmja alternativë e besueshme”, u shpreh ai. Më tej Shehaj komentoi edhe largimin nga PD për të cilin tha se ai vijon rrugëtimin e tij. “Pavarsisht se ca thonë unë kam bërë një luftë të madhe në PD sidomos kur kandidova kundër Bashës. Fakti që jam larguar nga PD s’do të thotë se jam dorëzuar, por po vijojë rrugëtimin për të sjell ndryshimin. Edi Rama është kryeministri më i korruptuar që ka pasur vendi dhe askush se ka luftuar më shumë se unë”, nënvizoi Shehaj.

  • LaCivita: E vetmja e ardhme që kemi në Shqipëri, është nëse Berisha zgjidhet kryeministër

    LaCivita: E vetmja e ardhme që kemi në Shqipëri, është nëse Berisha zgjidhet kryeministër

    Strategu amerikan, Chriss LaCivita thotë se e vetmja e ardhme që shqiptarët mund të kenë në Shqipëri, është nëse Sali Berisha zgjidhjet kryeministër. Komentet i bëri gjatë një takimi me të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, ku i pranishëm ishte edhe Berisha. LaCivita po ashtu i bëri thirrje demokratëve se vendi ka nevojë për një zgjim dhe edukim të elektoratit, për t’i treguar mënyrën se si Edi Rama sipas tij, ka dështuar keqazi në këtë vend.
    Pjesë nga fjala

    Ajo që dua të them është se, çdo ditë duhet të jetë, çdo ditë duhet të jetë një shpërthim, si një zgjim i ri. Një zgjim dhe edukim i elektoratit për mënyrën se si Edi Rama ka dështuar keqazi në këtë vend.
    Unë kam një rregull të ngjashëm: të jesh i shkurtër, i qartë dhe të përçosh mesazhin në mënyrë të vazhdueshme. Dhe e vetmja e ardhme që kemi këtu është nëse z. Berisha zgjidhet. Përndryshe, do të kemi më shumë nga e njëjta gjë.
    E dini, në politikë, nëse përpiqesh të “shtysh” me zor diçka, kjo duket artificiale. Dhe mendoj se gjëja më e rëndësishme është të jesh vetvetja. Siç tha edhe z. Berisha, të jesh i vërtetë me veten, i vërtetë me atë që përfaqëson si parti, të luftosh për taksa më të ulëta, të luftosh për njeriun e zakonshëm që punon, dhe të tregosh qartë se ky vend nuk përballon dot edhe katër vite të tjera me Edi Ramën. Thjesht nuk mundet. Ky është momenti shpërthimit. Faleminderit!

  • Rama: Voto 5, rruga drejt Shqipërisë 2030 është e jona dhe e PS

    Rama: Voto 5, rruga drejt Shqipërisë 2030 është e jona dhe e PS

    Kryeministri Edi Rama vijon me thirrjet që më 11 maj të votohet numri 5.
    Në një foto që ka ndarë në rrjete sociale, ku është dora më 5 gishta, e cila lidhet me numrin 5 të PS në fletën e votimit, Rama shkruan se e vetmja rrugë drejt Shqipërisë 2030 është e gjithë shqiptarëve dhe e Partisë Socialiste.

    ”Voto 5, sepse e vetmja rrugë drejt Shqipërisë 2030 është e jona, e imja, e Partisë Socialiste dhe edhe e jotja, për familjen tënde e për Shqipërinë tonë”,-shkruan Rama.

  • Berisha zotohet para PPE: Tolerancë zero ndaj krimit, kjo është e vetmja rrugë për të shpëtuar vendin

    Berisha zotohet para PPE: Tolerancë zero ndaj krimit, kjo është e vetmja rrugë për të shpëtuar vendin

    Berisha zotohet para PPE: Tolerancë zero ndaj krimit, kjo është e vetmja rrugë për të shpëtuar vendin tim

    Kryedemokrati Sali Berisha është zotuar para PPE-së, për zero tolerancë ndaj krimit.

    Duke folur në Strasburg, në takimin e PPE-së, kryetari i PD, Sali Berisha tha se kjo është e vetmja mënyrë dhe rrugë, që Shqipëria të shpëtojë nga krimi.

    Sipas Berishës, transkriptet e grupeve kriminale tregojnë lidhjet e tmerrshme mes krimit dhe politikës

    Kemi ministra që u thonë vrasësve që unë do bëj këtë, ju duhet ta bëni këtë për votat. Ju do keni këtë, unë do bëj atë. Pazar i hapur’, theksoi Berisha.

    Tolerancë zero ndaj krimit.

    Kjo është e vetmja rrugë për të shpëtuar vendin tim.

    Zonja dhe zotërinj, euro në Shqipëri është narko-euro.

    Euro është zhvlerësuar 35 përqind në krahasim me lekun tonë.

    Eksportet po vdesin nga viti në vit. Ato ranë 32 përqind.

    Mijëra shqiptarë humbën punën.

    1 milion e 99 mijë shqiptarë u arratisën në zonën Shengen për shkak të varfërisë dhe humbjes së vendeve të punës.

    Zero tolerancë ndaj këtyre bosëve të krimit.

    Kudo që të jenë, do i gjejmë, do i kapim dhe do i nxjerrim para ligjit.

    Po ashtu ne kemi kërkuar një Komision të të Vërtetës, me partnerët tanë.

    Sepse çfarë tregojnë këto 1 milion faqe? Tregojnë lidhje të tmerrshme mes krimit dhe politikës. Kemi ministra që u thonë vrasësve që unë do bëj këtë, ju duhet ta bëni këtë për votat. Ju do keni këtë, unë do bëj atë. Pazar i hapur.

    Këto transkripte duhet të shohin dritën e publikut.

    Duhet të jetë shumë ndihmuese edhe për vendet evropiane, përndryshe Shqipëria do të jetë një eksportuese e madhe e kriminalitetit në mbarë Europën dhe botën.