Ish-ministrja e Kulturës, Arta Dade, ka rrëfyer në “Goca dhe Gra” vështirësitë e grave në politikën shqiptare.
Teksa e nisi me përjetimet e saj personale, ish-politikania ka treguar se ka pasur vështirësi në dhënien e detyrave në periudhën që ajo ishte pjesë e politikës.
“Kanë dëshirë të shikojnë më shumë gra me zë, që bëjnë diçka për komunitetin. Është kënaqësi që janë shtuar. Dua t’i shoh më aktive. Them që barrierat janë kapërcyer. Problem është këtu tani, arrihet një konkurrencë brenda vetes të avancohet profesionalizmi, që jo për çdo gjë je në diktat.
Ja Ori që ka qenë atje, mendoj që duhet të ishte sërish atje. Patjetër që duhet të jenë me bindje, të jenë parimore. Kishte një konkurrencë edhe për gratë edhe për burrat, por kjo nuk është më.
Kam qenë e vetmja grua në kryesi. Kur ndaheshin detyrat mua nuk më thonin, i kërkoja që të shkoja. Atë kohë isha edhe në fakultet, por i rregulloja oraret. Unë nuk e kam vuajtur këtë. Duhet të jesh e vendosur në profilin që do të krijosh. Në ’98 dhash dorëheqjen nga Ministria e Kulturës dhe më pas Fatos Nano ftoi Ramën të më zëvendësonte”, tha Arta Dade.
Tag: vetmja
-

“Shqipëria është e vetmja Kombëtare në Europë”, Roland Luçi: Asnjë ekip tjetër nuk është si ne, ta kurorëzojmë fitoren me Serbinë me Botëror
Një figurë e njohur dhe personalitet i sportit në Shqipëri është padyshim Roland Luçi. I ftuar në emisionin “Mega Sport” që transmetohet në “A2 Cnn”, Rolandi kishte një pikëpamje vërtet interesante të mënyrës sesi Shqipëria është e vetmja Kombëtare mes të gjitha ekipeve në Europë.
“Shqipëria është e vetmja Kombëtare në Europë. Ekipet e tjera janë përfaqësuese të shteteve përkatëse, kurse Shqipëria përbëhet nga të gjitha trevat shqiptare. Në Serbi ishte një fitore e madhe dhe ne nuk duhet ta sfumojmë kaq lehtë, duhet ta kurorëzojmë me shkuarjen në Botëror.Mbaj mend kur humbëm me Serbinë në Elbasan para disa vitesh, ne shkuam në Europian dhe ajo u harrua.
Prandaj tani ne fituam dhe duhet ta kurorëzojmë, mos ta sfumojmë. Uroj që Silvinjo të dalë nga guacka e tij, dha disa sinjale të mira si me Serbinë dhe me miqësoren e fundit, unë dua vetëm një kriter, lojtarët që nuk luajnë në ekipet e tyre të kemi kujdes, me Andorrën kemi 90 minutat më të rëndësishme të historisë tonë”, tha Rolandi. /Sport Ekspres/ -

Rupi Kaur: Ky tërbim është e vetmja gjë që kam trashëguar nga im atë
rupi kaur
Je krejt si jot ëmëe përngjas shumë butësinë e saj, pamjenkeni të njëjtën sysepse jemi të rraskapitura që të dyjadhe duartkemi të njëjtët gishta të ligështpor këtë tërbim, këtë zemërimjot ëmë nuk e kake të drejtë, ky tërbim është e vetmja gjë që kam trashëguar nga im atë.
Ujdisi shqip Rielna Paja
ObserverKult
Lexo edhe:
ORHAN PAMUK: MË QUAJNË VDEKJE
Nga Orhan Pamuk
Siç e shihni, unë jam Vdekja, por ju nuk duhet të trembeni sepse jam veçse një tablo. Nga sytë tuaj e kuptoj se më trembeni.
Megjithëse e dini shumë mirë se nuk jam reale, më pëlqen kur ju-si fëmijët që harrohen pas lojërave të tyre –jeni të terrorizuar sikur të keni takuar vërtetë Vdekjen. Kur më shihni ju bie ndërmend çasti i fundit i pashmangshëm dhe ju i mbushni nga frika.
Kjo nuk është shaka; kur të ndesheni me vdekjen, sidomos shumica e burrave zemërluanë, nuk arrijnë ta komandojnë më veten.
Për këtë arsye fushë-betejat e mbushura me kufoma, që ju i keni vizatuar me qindra herë, nuk mbajnë erë gjak, barut apo parzmore të nxehura , por erë jashtëqitjeje dhe mishi të kalbur. E di që po shihni për herë të parë një tablo rreth vdekjes.
Para një viti një i moshuar trupgjatë, i hollë, dhe disi misterioz thirri në shtëpinë e tij miniaturistin riosh që po punonte me mua .
Në ambientin gjysmëerrësirë të dhomës së punës në katin e dytë të një shtëpie, i moshuari i serviri miniaturistit të ri një kafe të mrekullueshme në trashësinë e një mëndafshi dhe aromë luleamber, që ia kthjelloi mendjen këtij të fundit…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU
-

Jorge Luis Borges: Mos u hakmerrni, thjesht harroni…
Jorge Luis Borges
Nga Jorge Luis Borges
«Unë nuk flas për falje apo hakmarrje. Ajo që bëj është shumë më pak komplekse se kjo.
Njerëzit që më lëndojnë ose më zhgënjejnë pushojnë së ekzistuari për mua dhe nuk dua të di më kurrë për ta. Pra, flas për harresë.
Ta harrosh është e vetmja hakmarrje dhe e vetmja falje»
Në shqip: Bajram Karabolli
ObserverKult
Lexo edhe:
JORGE LUIS BORGES: SHUMË VITE E KISHA PRITUR DHE MË NË FUND E TAKOVA ARMIKUN TIM…
-

Berat Buzhala ironi me Grida Dumen: Është e vetmja që e ka bërë Top-in edhe me Ramën edhe Albin Kurtin, plus në krushqi me opozitën
Gazetari i njohur nga Kosova duket se është bërë nervoz me vizitën e Gridës në Mitrovicë e veshur, me taka dhe fustan të gjatë, për të shpallur çlirimin e Mitrovicës nga Albin Kurti.
Në një status publik të tij ai ndërkohë shkruan se “Top Channel është e vetmja media e madhe në Shqipëri që bën propagandë të pastër, si për Edi Ramën dhe për Albin Kurtin, por gjithashtu është në lidhje dashurie me opozitën në Shqipëri”.
Ironia e Buzhalës vjen pas përfshirjes direkte të Dumes në propagandën elektorale në Kosovë, duke publikuar një reportazh propagandistik për Mitrovicën e Veriut në mes të fushatës elektorale në Kosovë. -

Rama: BE, e vetmja rrugë për ne, jemi të verbër përsa i takon besnikërisë ndaj Unionit
Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi Forumin Strategjik të Bledit për të vënë në dukje se besnikëria e Shqipërisë ndaj Bashkimit Evropian nuk mund të vihet kurrë në dyshim. Kryeministri, i cili jo rrallë ka shprehur kritika për Brukselin, deklaroi se përtej deklaratave, BE është e vetmja rrugë për Shqipërinë dhe ndaj politika e jashtme e Tiranës zyrtare është 100% e linjëzuar me Brukselin.
“Besnikëria jonë nuk është kurrë në dyshim dhe kemi një ide të qartë të madhësisë sonë, të peshës sonë e po kështu edhe të sfidave tona. Si evropianë duam të jemi të lirë e të shprehim lirisht atë çfarë mendojmë, por kur vjen puna që të ndjekim Evropën, ne jemi ndjekës vërtet besnikë dhe, meqë ra fjala, politika jonë e jashtme është 100% e harmonizuar me politikën e jashtme të BE-së prej shumë kohe. Ne as nuk jemi lëkundur dhe as nuk e kemi vënë ndonjëherë në dyshim, sepse kur vjen fjala për besnikërinë, jemi disi të verbër dhe kur themi ‘jemi me ty’, jemi me ty deri në fund.”, tha Rama.
Kryeministri shpjegoi se ambicia e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në BE mbështetet edhe nga Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos.“Marta do që ta bëjë këtë, por le të shpresojmë që të tjerët të bien dakord me Martën kur të vijë momenti – dhe kjo nuk është dhe kaq e dukshme, sepse në fund të fundit, Evropa është si një pacient me 27 mjekë, të gjithë patologë, meqë ra fjala, që e bën edhe më të ndërlikuar që të trajtojnë problemet që mund të ketë çdo organ.”
/vizionplus.tv -

Lord Bajroni – “Kam disa veshje shqiptare madhështore, e vetmja plaçkë e shtrenjtë në këtë vend.”
“Kam disa veshje shqiptare madhështore, e vetmja plaçkë e shtrenjtë në këtë vend.”Lord BajroniPamja e një studenteje të Universitetit të Uashingtonit e veshur me kostum shqiptar, viti 1931. Kjo foto ështe realizuar nga profesoresha e kostumografisë së këtij universiteti, Blanche Payne, e cila në vitet 1930 udhëtoi nëpër Evropën Qendrore dhe Ballkan. Në këto vite vizitoi edhe Shqipërinë nga ku mori edhe disa modele kostumesh të cilat i përdori në studimet e saj.Arkivi i Bibliotekës së Universitetit të Uashingtonit.Ledjan Zeqollari
-

Andi Bejtja: E vetmja që më dhemb është zemra…
Sot, çdo dashuri e reMë zë mbi një të vjetërndaj këtë strofë e këndoj për tyRefrenin e kam për një tjetër Ndoshta, unë dashuroj më shumëmë shumë se ç’dashuron vetë zemraNdoshta nuk kam zemër fareDhe kam frikë se kjo është e vërteta Edhe buza përmbi buzëPo prek skanimet e gjithë puthjeve të vjetraMos kërko të dish më shumë e dashurSe pa fund do jenë dilemat Kot shpërthen në lot dhe në psherëtimaGjyshja më pat thënë dikurSe në çdo dashuri ndikon dhe klima Sot, çdo çmenduri e remë zë mbi një të vjetërPër dreq pse jam krijuar kështuSederli që rri në breshër Vazhdoj të eci dhe kur fle gjumëVazhdoj të eci nëpër ëndrraNë mëngjes nuk më dhembin këmbëtPor e vetmja që më dhemb është zemra…
*Titulli i origjinalit: “Për dreq”
ObserverKult
Lexo edhe:
ANDI BEJTJA: KAM NJË JETË TË TËRË QË KËRKOJ T’I GJEJ ATA SY…
Nga Andi Bejtja
Nuk e mbaj në mend se në çfarë qyteti isha dhe për ku po shkoja. Di vetëm që po prisja të vinte treni me numër 23 dhe duhej të hapja sytë për të hipur vetëm në trenin me këtë numër, pasi çdo tren me numër tjetër nuk më çonte atje për ku isha nisur. Isha ulur në një nga stolat e stacionit të metrosë, duke lexuar një libër që gjithashtu nuk e mbaj mend se kush e kishte shkruar dhe për çfarë bënte fjalë. Kur dëgjova zhurmën e rrotave të trenit që po afrohej në peron, e mbylla librin, u çova në këmbë dhe u mundova të dalloj numrin.Ishte numri 37. Duhej të prisja trenin tjetër. U ula sërish në stol dhe hapa librin. Treni ndaloi.Në një pjesë të shikimit tim filluan të hynin siluetat e njerëzve që zbrisnin dhe njerëzvë që po prisnin të hipnin. Isha gjysmë i përqendruar te libri dhe instinktivisht gjysmë i përqendruar te kjo panoramë më se e rëndomtë e stacioneve të metrosë. Ndërkohë, pa dashje, thitha shikimet e njerëzve që ndodheshin në tren.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult
-

Grupi “TNT”: Ishe e vetmja që dashurova (teksti dhe kënga)
Si një hije u trete e shkoveZemrën time pse e harrovePse në shpirt t’i më lëndove…Ishe e vetmja që dashurovaVeq me ty pata aq gëzimeTash këto ditë jam plot pikëllime…
Mos më lër më në këto mundimeKthemi prapë ato kujtime…Ç’faj i patëm ne këtij zotiQë në vetmi po na shkon moti….
Si një hije u trete e shkoveZemrën time pse e harrovePse në shpirt t’i më lëndove…Ishe e vetmja që dashurovaVeç me ty pata aq gëzimeTash këto ditë jam plot pikëllime…
Mos më lër më në këto mundimeKthemi prapë ato kujtime…Ç’faj i patëm ne këtij zotiQë në vetmi po na shkon moti…
ObserverKult
Lexo edhe:
DREN ABAZI & ZIG ZAG ORCHESTRA: MBRETI I NATËS (TEKSTI DHE KËNGA)
Lexo edhe:
KONCERTIN MA PASKA ANULUAR ERDOGANI, DREN ABAZI RRËFEN “SEKRETIN”
Dren Abazi është nga 41 personazhët e librit “41 Sekrete” të autorit Ben Blushi. Artisti ka rrëfyer për Blushin një episod të ndodhur në Tiranë pak kohë më parë.
Ai shkruan se e ka takuar këngëtarin në sheshin Skënderbej në Tiranë ku do të mbante një koncert i cili më pas është shtyrë për shkak të faljes së Bajramit nga ana e besimtarëve myslimanë…
-

Dy të vdekur pas bombardimit të një kishe katolike në Gaza, e vetmja ndërtesë fetare katolike në territorin palestinez
Dy gra u vranë dhe disa të tjera u plagosën në një sulm ndaj një kishe katolike në Rripin e Gazës , sipas mjekëve në Spitalin Al-Ahli në qytetin e Gazës.
Sulmi shkaktoi dëme të rënda në Kishën e Familjes së Shenjtë, e vetmja ndërtesë fetare katolike në territorin palestinez.
Vatikani nuk ka deklaruar zyrtarisht për incidentin ndërsa ministria izraelite e Mbrojtjes njoftoi se po hetonte raportet.
