Tag: vetja

  • “Pas rezultatit dërrmues të 11 majit duhet të shikonte nga vetja”/ Flet analisti: PD në gjendje të mjerueshme

    “Pas rezultatit dërrmues të 11 majit duhet të shikonte nga vetja”/ Flet analisti: PD në gjendje të mjerueshme

    Për të diskutuar lidhur me zhvillimet më të fundit politike, ishte analisti Namir Lapardhaja i ftuar në një studio televizive. Analisti tha se PD nuk duhet të kërkojë fajtor për humbjen te të tjerët, por duhet ta kthejë gishtin nga vetja.
    Partia Demokratike e Shqipërisë, e udhëhequr nga Sali Berisha, humbi zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Në këto zgjedhje, PS fitoi 53.3% të votave dhe 83 mandate, duke siguruar një fitore të katërt radhazi dhe një shumicë të qartë parlamentare. Në anën tjetër, PD, arriti të sigurojë vetëm 32.9% të votave dhe 50 mandate.
    -Partia Demokratike është e vendosur të bëjë betejë në kuvend për zgjedhjet e 11 majit, çfarë do të thotë kjo për sesionin e ri parlamentar?
    Lapardhaja: Sipas të gjitha gjasave do ripërsëritet i njëjti skenar që pamë në sesionin e kaluar. PD pas rezultatit dërrmues të 11 majit do duhej të reflektonte dhe do duhet të shikonte nga vetja çfarë nuk shkoi mirë. Po bën gjënë e gabuar, duke e parë problemin te tjetri. Për tre vite me radhë, PD u mundua ta legjitimonte Berishën në krye të saj me idenë që Berisha do krijonte një grup të fuqishëm, fitues, pas 11 majit, të njëjtët njerëz duket se po bëjnë gjithçka për ta hedhur fajn diku tjeter.
    -Çfarë mund të sjellë për PD një shtyrje e gjatë e analizës së humbjes në PD?
    Lapardhja: Nuk do sjellë asgjë, do ta lërë PD në gjendjen aktuale e cila është një gjendje e mjerueshme ku në parti asnjë nuk flet për problemin real. Ata që i ka vendosur në listë të sigurt nuk flasin se ia dinë Berishës për nder. PD do vijojë të vuajë krizën e saj. Por a e meritojnë demokratët një drejtim të tillë të PD dhe a e meritojnë shqiptarët një opozitë të tillë? Kjo është pyetja reale. Nëse PD nuk reflekton do vijnë shumë shpejt zgjedhjet lokale, do t’i humbë dhe do drejtojë gishtin nga kundërshtari. Nuk po them që zgjedhjet e 11 majit ishin plotësisht të lira, por një parti e përgjegjshme duhet të shikonte nga vetja.
    -Besoni se do të ketë zëra që do t’i kërkojnë Berishës të zbatojë statutin për tu dorëhequr?
    Lapardhaja: Vetë Berisha e mohoi diçka të tillë duke deklaruar se ai është misionar. Berisha listën e deputetëve që bëri, nuk u mundua të bënte një listë fituese për 11 majin. U mundua që më 12 maj të kishte grupin parlamentar rreth vetes dhe çdo zë kundër ta mbyste. Mund të ketë zëra periferikë që s’kanë vlerë, apo zëra që edhe më parë kanë qenë me Berishën por për shkak të vendosjes në listë e kanë humbur besimin dhe kredibilitetin te njerëzit dhe qytetarët. Nuk besoj që brenda PD do ketë zëra që të ngrihen kundër Berishës dhe lidershipit, për arsye se kemi një tre vjeçar që të gjithë ata që dolën kundër u trajtuan në mënyrë linçuese.

  • “Mbështesim SPAK pa…”/ Rama: Të jemi më të mirë se vetja, të tjerët janë mesybet!

    “Mbështesim SPAK pa…”/ Rama: Të jemi më të mirë se vetja, të tjerët janë mesybet!

    Kryeministri Edi Rama ka renditur dy pika të rëndësishme që mazhoranca socialiste i ka në dorë pas fitores së zgjedhjeve të 11 Majit.
    Gjatë festës së fitores së zgjedhjeve të 11 Majit me deputetët e ardhshëm të PS-së, që u mbajt pasditen e kësaj të hëne në Tiranë, Rama tha se duhet të udhëheqin me forcën e shembullit dhe të jenë mburojë e pathyeshme e pavarësisë së institucioneve të drejtësisë, duke filluar nga SPAK.
    “E para të udhëheqim me forcën e shembullit duke qenë sa më të drejtë ne në vendimet dhe qëndrimet tona dhe e dyta të jemi mburojë e pathyeshme e pavarësisë së institucioneve të drejtësisë, duke filluar nga SPAK, që ne do ta mbështesim pa asnjë ekuivok.  Pavarësia e drejtësisë dhe mbrojtja e saj me çdo kosto edhe mbi trupin tënd është e vetmja rrugë. Ne do të qëndrojmë të palëkundur në të vetmen rrugë.
    Mandati i katërt na ka futur në një fazë të re të ekzistencës sonë si partia më e madhe e shqiptarëve, ku nuk mjafton më fare që të jemi më të mirë se të tjerët, aq më tepër që të tjerët janë mysybet. Tani duhet të jemi më të mirë se vetja që të nxjerrim më të mirën nga vetja dhe të kërkojmë më të mirën tek njëri tjetri.
    Arsye për të nxjerrë nga tjetri më të keqen mund të gjesh përditë me çdo qenie njerëzore, sepse s’ka qenie njerëzore perfektë. Ndërsa të gjesh arsye për të nxjerrë të mirën nga tjetri është ca më e vështirë.
    Ky është mandati i të gjithë fëmijëve të Shqipërisë, edhe te atyre prindërve që më 11 maj u hodhën me kokë në kënetë”, tha Rama.

  • Zgjedhjet e 11 Majit/ Alibeaj: Dështuam, përgjegjësinë ta gjejmë tek vetja

    Zgjedhjet e 11 Majit/ Alibeaj: Dështuam, përgjegjësinë ta gjejmë tek vetja

    Disa ditë pas zgjedhjeve të 11 majit, ku koalicioni “Djathas për Zhvillim” siguroi vetëm 5530 vota duke mos marrë asnjë mandat deputeti, ka reaguar Enkeled Alibeaj. Gjatë një konference për mediat Alibeaj u shpreh se në këto zgjedhje dështuan të ngjallnin besim te njerëzit.
    Ai u shpreh se rezultati në kutitë e votimit ishte poshtë pritshmërive të tyre, duke shtuar se duhet të gjejnë përgjegjësinë tek vetja.
    “Rezultati që doli nga kutitë, mirë apo keq, ai që doli nga kutitë ishte poshtë pritshmërive tona. Ashtu si zoti Shehaj që nuk ka përgjegjësinë e vetme për këtë rezultat, secili ka përgjegjësi unë bashkë me të, do të duhet të vendosim gishtin në plagë.
    Do të duhet të gjejmë, unë duhet të gjej përgjegjësinë së pari tek vetja. Kur them tek vetja, tek paaftësia jonë për të përcjellë tezat, programin dhe qëndrimet tona që ishin realiste dhe në të mirë të publikut.
    Dështuam siç duket për ta përcjellë tek njerëzit, për të ngjallur besim e entuziazëm. Të gjitha defektet zgjedhore tek raporti i OSBE-ODHIR qëndrojnë, para pa fund të hedhura në fushatë”, tha Alibeaj.

  • Morën vetëm 5500 vota në 11 Maj , Alibeaj: Përgjegjësinë ta gjejmë tek paaftësia jonë për të…

    Morën vetëm 5500 vota në 11 Maj , Alibeaj: Përgjegjësinë ta gjejmë tek paaftësia jonë për të…

    Enkeled Alibeaj ka reaguar disa ditë pas zgjedhjeve të 11 Majit ku koalicioni “Djathas për Zhvillim” siguroi vetëm 5530 vota duke mos marrë asnjë mandat deputeti.
    Alibeaj u shpreh se rezultati në kutitë e votimit ishte poshtë pritshmërive të tyre, duke shtuar se duhet të gjejnë përgjegjësinë tek vetja.
    Ish-deputeti demokrat, i cili ngeli jashtë Parlamentit, theksoi se ata dështuan për të përcjellë programin tek njerëzit.
    “Rezultati që doli nga kutitë, mirë apo keq, ai që doli nga kutitë ishte poshtë pritshmërive tona. Ashtu si zoti Shehaj që nuk ka përgjegjësinë e vetme për këtë rezultat, secili ka përgjegjësi unë bashkë me të, do të duhet të vendosim gishtin në plagë.
    Do të duhet të gjejmë, unë duhet të gjej përgjegjësinë së pari tek vetja. Kur them tek vetja, tek paaftësia jonë për të përcjellë tezat, programin dhe qëndrimet tona që ishin realiste dhe në të mirë të publikut.
    Dështuam siç duket për ta përcjellë tek njerëzit, për të ngjallur besim e entuziazëm. Të gjitha defektet zgjedhore tek raporti i OSBE-ODHIR qëndrojnë, para pa fund të hedhura në fushatë”, tha Alibeaj.

  • Plas sherri në fund të ndeshjes Vllaznia-Dinamo, Ilir Daja del nga vetja dhe kapet keq me arbitrin

    Plas sherri në fund të ndeshjes Vllaznia-Dinamo, Ilir Daja del nga vetja dhe kapet keq me arbitrin

    4 Maj 2025

    22:22

    Telesport

    Vllaznia fitoi 2-1 ndaj Dinamos në gjysmëfinale, duke prerë biletën për finalen e madhe, aty ku do përballet me fituesin mes Egantias dhe Partizanit. Në fund të ndeshjes së sotme mes Vllaznisë dhe Dinamos nuk munguan tensionet, protagonist kryesor Ilir Daja.
    Trajneri i Dinamos i pakënaqur me arbitrin kryesor të takimit Eldorjan Hamiti, i cili dha dy penallti në pjesën e parë për shkodranët, gjë që duket se e ka acruar keq teknikun kryeqytetas.
    Në fund të ndeshjes, Daja ka dalë nga vetja dhe ka nisur me ofendime në drejtim të Hamitit. U desh ndërhyrja e pjesës tjetër të stafit të Dinamos për parandaluar situatën që mund të shkonte më keq se kaq.

  • “Shqipëria në BE me depo uji në tarracë e pa drita, edhe Nastradini do të kishte zili”, Rama-qytetarit: Të duket vetja i zgjuar!

    “Shqipëria në BE me depo uji në tarracë e pa drita, edhe Nastradini do të kishte zili”, Rama-qytetarit: Të duket vetja i zgjuar!

    Pasi mbaroi punë me tepsinë dhe timonin, kryeministri Rama çdo ditë del në ekrane dhe  ‘lyp’ mandatin e katërt duke servirur pasaportën europiane, pavarësisht se edhe ai e kupton se nuk mund t’i hedhë pafundësisht hi syve qytetarëve shqiptarë.
    E këtë herë, një koment pikant përballë servirjes së pasaportës europiane, ishte pikërisht ajo e një qytetari i cili i ka treguar gjendjen reale në të cilën ndodhet vendi.
    Komenti i qytetarit: Ramso, si futet Shqipëria në Europë me depozita uji në tarracë e pa drita? Je gjigant Ramso, edhe Nastradini do të të kishte zili.
    I gjendur përballë këtij komenti, sigurisht, Rama mundohet ta kalojë realitetin e komentuar nga qytetari, nëpërmjet fjalëve të tij, që gjithmonë i përdor kur zihet ngushtë.
    “Tani ty, Eltoni jam i bindur që të duket vetja shumë i zgjuar kur bën këtë lloj komenti ofendues dhe gajasesh, por mua, sinqerisht, sa më shumë kalojnë vitet, aq më pak i zgjuar më duket vetja. Kështu që, nuk po të them çfarë mendoj unë për komentin tënd dhe për hyrjen e Shqipërisë në BE, por po të pyes ty, po BE-në do ta kishte zili vallë Nastradini sipas teje, meqë do të na fusë në gjirin e saj sa më parë?
    E ke dëgjuar ti BE-në kur thotë, duam të mbyllim negociatat me Shqipërinë brenda 2027-s? Apo dhe kjo të bën për të qeshur ty meqë sipas teje ne s’kemi drita. Faleminderit gjithsesi për atë gjigandin, se një të vërtetë të vogël e ka edhe kjo, jo thjeshtë ngaqë unë jam i gjatë, po ngaqë e kam kaq të madh durimin, sa merrem edhe me komente si të tuat, duke mos harruar se sado i zhytur të jetë në kënetë dikush që bën këto komente, është detyra ime ta respektoj si qytetar i këtij vendi gjithsesi”, tha Rama.
     
     

  • Jozi për Gertën: I duket vetja luaneshë, kur del para pasqyre bën ‘mjau’

    Jozi për Gertën: I duket vetja luaneshë, kur del para pasqyre bën ‘mjau’

    “Big Brother Radio” Live nga shtëpia është rikthyer sërish në Top Albania Radio këtë të enjte me një episod maratonë nga ora 15:00 deri në 18:00. Banorët e shtëpisë janë ndarë në tre grupe me të ftuar dhe me moderatorë ku me intervistat e tyre të zhvilluara për rreth 60 minuta nuk duhen humbur.
    Në pjesën e parë moderatorë kanë qenë Laerti dhe Rozana ndërsa të ftuar kanë qenë Jozi, Aldo. Në një bashkëbisedim Rozana e pyet Jozin se si qëndron marrdhënia me Gertën pas mosmarrëveshjeve të fundit që kanë hasur për emrat e finalistëve.

    Jozi në mënyrë humoristike përgjigjet që “Gertës i duket vetja luaneshë, ndërkohë para pasqyre është një mace”.
    Rozana: Si është kjo historia jote me Gertën?
    Jozi: Gerta është tip që i del punë dhe me jastëkun e vet, dhe tani thotë pse Rozana Radi, e ka kap një stres shumë i madh, ndihet e tensionuar.
    Rozana: Je një nga djemtë që i ke ndenjt shumë afër…
    Jozi: Gertës i duket vetja luaneshë, por kur del para pasqyre bën vetëm një mjau, si ato macet….

  • “Strategjia e tij është të na nxjerrë nga vetja”/ Banorët ‘shpërthejnë’ ndaj Gjestit

    “Strategjia e tij është të na nxjerrë nga vetja”/ Banorët ‘shpërthejnë’ ndaj Gjestit

    Banorët kanë filluar të dyshojnë në sjelljet e Gjestit, duke e akuzuar se po përdor një strategji të qëllimshme për t’i provokuar dhe për t’i nxjerrë nga vetja. Sipas tyre, kjo është një mënyrë për të fituar vëmendje dhe për të siguruar një vend në finale.

    Laerti: “Gjesti e deklaron dhe vetë që do të nxjerrë ty nga vetja. Është strategjia e tij që kur ka ardhur. Na shkatërroi dhe gjumin. Ajo që bën është të ndërtojë disa skema, t’i rrëzojë vetë dhe pastaj të provokojë fizikisht. Halli është të të nxjerrë nga vetja që të marrësh një zarf të zi dhe të largohesh nga shtëpia.”

    Gerta ndan të njëjtin mendim, duke theksuar se kjo është një taktikë që ai e përdor për të mos e kufizuar lojën vetëm tek Egli: “Kjo është një mënyrë që Gjesti e zhvillon shumë në shtëpi pasi nuk do që lojën e vetë ta kufizoj vetëm tek Egli. Krenaria e tij është që t’i nxjerrë lojtarët jashtë me zarf të zi.”

    Edhe Rozana ka vërejtur ndryshime të mëdha në sjelljen e Gjesti që nga fillimi i lojës:“Kur ka ardhur, nuk ka qenë kaq agresiv. Ka një mllef të madh. Ne luajmë për t’u kënaqur, por ai gjuan me jastëk me një nervozizëm të panevojshëm. Ka thënë që i ka nxjerrë njerëzit nga shtëpia, por në të vërtetë ata kanë rënë në kurthin e tij.”

    Nga ana tjetër, Gjesti mohon qëllimin për të provokuar banorët në mënyrë strategjike, duke thënë:“Vetëm kam qejf të luaj me ata. Me Rozanën kam luajtur si me motrën time. Nëse doja t’i nxirrja nga vetja, kisha mënyra të tjera. Ka qejf njeriu ndonjëherë të heqë mërzinë.”