Tag: vetja

  • “Gati për sezonin e ri me Leccen”, Berisha: Pres shumë nga vetja

    “Gati për sezonin e ri me Leccen”, Berisha: Pres shumë nga vetja

    Medon Berisha, lojtari shqiptar i Lecces preku tema të ndryshme, në intervistën për Websiten e klubit.
    “Kam një ndjenjë të mirë rreth përgatitjeve që kemi bërë. Punuam shumë dhe u përpoqëm shumë në stërvitje, jemi gati për sezonin e ri. Këto ishin prova të mira, dhe morëm pak kohë loje. Kërkesat e trajnerit Di Francesco? Ai na dha ide të reja për formacionin e ri që po përdorim”.

    “Më ka kërkuar të sulmoj më shumë në thellësi dhe të përfshihem më shumë. Synimet e mia për sezonin e ardhshëm janë të luaj më shumë ndeshje, të qëndroj pa dëmtime dhe të siguroj mbijetesën tonë të katërt radhazi”.

  • ‘Mikja, zemra ime, ku je?’

    ‘Mikja, zemra ime, ku je?’

    Poezi nga Sadik Bejko:

    Mikja, zemra ime, ku je?Ku jemi ne? Të kam menduar,Po të shkruaj nën PandemiMos jemi avulluar. Të sëmurë,bërë si retë e tjerrura brigjeve,të padukshëm për cilindo tani.Dikur, harruar vetes, u dhuruam te kohërat tona.Te ato që shkuan e vanë,kohëra që gjakuu shterrte në atë që quhej “atdhe”.U blatuam nga ç’ish vetja jonë.Tash kocka.Nuk na njeh njeri.Tash atdheu na qenkej tjetër.Dhe kuptime, jetë na janë tjetër.Vetja, e vockëla, ish vetja jonë ku mbeti?Ku.. ku ndodhet ajo ish “e bukura” jonë?Kush? Pyet kush?Kush do të dijë për të tani?Mikja ime, (ku je?) M’u zgjoveTë kërkova nën Pandemi./KultPlus.com

  • “Venusi në lojë sjell vështirësi”, Horoskopi javor nga Meri Gjini: Të tretët mund të prishin qetësinë në çift për…

    “Venusi në lojë sjell vështirësi”, Horoskopi javor nga Meri Gjini: Të tretët mund të prishin qetësinë në çift për…

    Parashikimi i Horoskopit javor nga astrologe Meri Gjini në emisionin 7pa5 në Vizion Plus.

    Gjatë kësaj jave dhe gjatë kësaj periudhe jemi në një hyrje të fortë planetare. Hyn në lojë Venusi dhe hyn në lojë vështirësia e komunikimit me njerëzit që duam.

    Deri më 23 gusht të jemi shumë të kujdesshëm me lëvizjet në natyrë, me zjarret, ose me problemet që sjellin riskun e zjarrit. Një shkëndijë e vogël mund të reflektojë në një dëm të madh.
    Pjesa sociale favorizohet këtë javë. Edhe ata që kanë agjendë shumë të ngjeshur do të kenë mundësi t’i dedikojnë kohë vetes.

    Lëvizjet individuale favorizohen nga dita e mërkurë. Faktori surprizë do të vazhdojë të jetë prezent.
    DashiProjektet individuale të të gjitha formave kanë momentin e vet. Të mërkurë dhe të enjte kanë Hënën te vetja. Kjo bën që të ndihen mjaftueshëm të fuqishëm për të nisur iniciativat. Është kohë pushimesh, por propozime serioze profesionale vijnë në veshin tuaj. Telefonin mbajeni afër edhe gjatë pushimeve.
    DemiMe vendosjen katërkëndore do të ndihmohet të mbyllni detyrime dhe pagesa. Me Hënën në humbje ndihmoheni shumë për të hequr nga vetja ngarkesa dhe shqetësime të ndryshme. Kujdes, mos u lini hapësirë të tretëve të ndërhyjnë në çift, sepse mund të sjellin ngarkesa.
    BinjakëtUrani te vetja dhe me Hënën në katërkëndësh do të nxjerrin sërish në sipërfaqe shqetësime dhe pasiguri që patën edhe javën e kaluar. Kjo mund ta bëjë humorin e tyre të brishtë ose t’i shtyjë të kërkojnë konfirmime nga njerëz me të cilët bashkëpunojnë dhe bashkëjetojnë.
    GaforrjaTendenca e kësaj jave vazhdon të jetë: të qëndrojë larg të gjithëve dhe të merret me veten. Me Hënën te Peshqit do të kenë kohë t’i kushtojnë kohë vetes. Me Hënën te Dashi duhet të jenë të kujdesshëm me komunikimin me gjininë mashkullore, aty ku do të gjenden.

    LuaniTendenca e javës është të nisin me ritëm të fortë dhe të përshpejtuar, me një agjendë të pakopsitur për çështje që i përkasin familjes. Të mërkurë dhe të enjte të gjejnë hapësirë për veten. Në fundjavë do të gjejnë mundësi të largohen nga zhurma. Dita më e mirë për çështje zyrtare është sot dhe nesër paradite.
    VirgjëreshaNjë hyrje planetare jo me ndikim të drejtpërdrejtë. Do të ketë përmirësim të ndjeshëm në punë, kanë një plan dhe një objektiv zhvillimi ekonomik. Kjo javë do të japë mundësi shumë të mirë për erosin. Do të ketë mundësi që të vendoset ngjyrë.
    PeshorjaËshtë periudha juaj për të qenë më të lehtësuar. Shfrytëzojeni këtë periudhë deri në mesin e gushtit. Në fund të gushtit del si prioritet shumë i rëndësishëm pjesa e profesionit. Prandaj, shfrytëzojeni për vete këtë kohë.
    AkrepiMe luhatje të humorit, kjo Hënë te Peshqit nuk i shkon shumë. Por arrijnë të kenë qetësi dhe ecuri normale në agjendën e tyre. Kur Hëna të kalojë mbi Saturn dhe mbi Neptun do të duhet të kontrolloni komunikimin, ndërveprimin dhe detyrimet që kanë të bëjnë me pagesa. Orët e para të paradites së të mërkurës shmangni pagesat, pasi mund të ketë gabime që prishin terezinë për një kohë të gjatë.
    ShigjetariDashuria, familja, fëmijët, martesa, eventet , çfarëdo që keni vendosur të ndryshoni në statusin tuaj familjar, është momenti tani. Hëna është katërkëndore sot dhe mund të ndiheni të lodhur, por do të rikuperoheni shpejt, që sot.
    BricjapiHyrje planetare që është e favorshme emocionalisht. Janë të favorizuar për të marrë vëmendjen dhe për ta bërë veten të ndihet shumë mirë për dijen dhe kapacitetin e tyre. Kjo periudhë do të nxjerrë në agjendë pjesën sociale. Shmangni analizat.
    UjoriTë shpërndarë , gjysma e trurit në punë dhe gjysma tjetër në pushime. Dyzimi i mendimit dhe projektimit sjell ngarkesë emocionale sot dhe nesër. Ndoshta edhe nga analizat e tepruara që bëtë në fundjavë. Shumë më e mirë do të jetë dita e mërkurë dhe në vazhdim.
    PeshqitSot dhe nesër kanë Hënën te vetja. Mungesa e Neptunit ndihet shumë, sepse ai i bënte të mos humbnin pozitivitetin. Kjo Hënë i kalon në ekstreme emocionale. Shmangni ndjesitë negative. Kontrolli mbi ekstremet emocionale dhe të mendimit është këshilla për ju deri më 7 shtator. Nga nesër në drekë dhe e mërkura janë ditë të mira në punë dhe për çështje financiare

  • “Venusi në lojë sjell vështirësi”, Horoskopi javor nga Meri Gjini: Të tretët mund të prishin qetësinë në çift për këto shenja

    “Venusi në lojë sjell vështirësi”, Horoskopi javor nga Meri Gjini: Të tretët mund të prishin qetësinë në çift për këto shenja

    Parashikimi i Horoskopit javor nga astrologe Meri Gjini në emisionin 7pa5 në Vizion Plus.

    Gjatë kësaj jave dhe gjatë kësaj periudhe jemi në një hyrje të fortë planetare. Hyn në lojë Venusi dhe hyn në lojë vështirësia e komunikimit me njerëzit që duam.
    Deri më 23 gusht të jemi shumë të kujdesshëm me lëvizjet në natyrë, me zjarret, ose me problemet që sjellin riskun e zjarrit. Një shkëndijë e vogël mund të reflektojë në një dëm të madh.

    Pjesa sociale favorizohet këtë javë. Edhe ata që kanë agjendë shumë të ngjeshur do të kenë mundësi t’i dedikojnë kohë vetes.
    Lëvizjet individuale favorizohen nga dita e mërkurë. Faktori surprizë do të vazhdojë të jetë prezent.
    DashiProjektet individuale të të gjitha formave kanë momentin e vet. Të mërkurë dhe të enjte kanë Hënën te vetja. Kjo bën që të ndihen mjaftueshëm të fuqishëm për të nisur iniciativat. Është kohë pushimesh, por propozime serioze profesionale vijnë në veshin tuaj. Telefonin mbajeni afër edhe gjatë pushimeve.
    DemiMe vendosjen katërkëndore do të ndihmohet të mbyllni detyrime dhe pagesa. Me Hënën në humbje ndihmoheni shumë për të hequr nga vetja ngarkesa dhe shqetësime të ndryshme. Kujdes, mos u lini hapësirë të tretëve të ndërhyjnë në çift, sepse mund të sjellin ngarkesa.
    BinjakëtUrani te vetja dhe me Hënën në katërkëndësh do të nxjerrin sërish në sipërfaqe shqetësime dhe pasiguri që patën edhe javën e kaluar. Kjo mund ta bëjë humorin e tyre të brishtë ose t’i shtyjë të kërkojnë konfirmime nga njerëz me të cilët bashkëpunojnë dhe bashkëjetojnë.
    GaforrjaTendenca e kësaj jave vazhdon të jetë: të qëndrojë larg të gjithëve dhe të merret me veten. Me Hënën te Peshqit do të kenë kohë t’i kushtojnë kohë vetes. Me Hënën te Dashi duhet të jenë të kujdesshëm me komunikimin me gjininë mashkullore, aty ku do të gjenden.
    LuaniTendenca e javës është të nisin me ritëm të fortë dhe të përshpejtuar, me një agjendë të pakopsitur për çështje që i përkasin familjes. Të mërkurë dhe të enjte të gjejnë hapësirë për veten. Në fundjavë do të gjejnë mundësi të largohen nga zhurma. Dita më e mirë për çështje zyrtare është sot dhe nesër paradite.
    VirgjëreshaNjë hyrje planetare jo me ndikim të drejtpërdrejtë. Do të ketë përmirësim të ndjeshëm në punë, kanë një plan dhe një objektiv zhvillimi ekonomik. Kjo javë do të japë mundësi shumë të mirë për erosin. Do të ketë mundësi që të vendoset ngjyrë.
    PeshorjaËshtë periudha juaj për të qenë më të lehtësuar. Shfrytëzojeni këtë periudhë deri në mesin e gushtit. Në fund të gushtit del si prioritet shumë i rëndësishëm pjesa e profesionit. Prandaj, shfrytëzojeni për vete këtë kohë.
    AkrepiMe luhatje të humorit, kjo Hënë te Peshqit nuk i shkon shumë. Por arrijnë të kenë qetësi dhe ecuri normale në agjendën e tyre. Kur Hëna të kalojë mbi Saturn dhe mbi Neptun do të duhet të kontrolloni komunikimin, ndërveprimin dhe detyrimet që kanë të bëjnë me pagesa. Orët e para të paradites së të mërkurës shmangni pagesat, pasi mund të ketë gabime që prishin terezinë për një kohë të gjatë.
    ShigjetariDashuria, familja, fëmijët, martesa, eventet , çfarëdo që keni vendosur të ndryshoni në statusin tuaj familjar, është momenti tani. Hëna është katërkëndore sot dhe mund të ndiheni të lodhur, por do të rikuperoheni shpejt, që sot.
    BricjapiHyrje planetare që është e favorshme emocionalisht. Janë të favorizuar për të marrë vëmendjen dhe për ta bërë veten të ndihet shumë mirë për dijen dhe kapacitetin e tyre. Kjo periudhë do të nxjerrë në agjendë pjesën sociale. Shmangni analizat.
    UjoriTë shpërndarë , gjysma e trurit në punë dhe gjysma tjetër në pushime. Dyzimi i mendimit dhe projektimit sjell ngarkesë emocionale sot dhe nesër. Ndoshta edhe nga analizat e tepruara që bëtë në fundjavë. Shumë më e mirë do të jetë dita e mërkurë dhe në vazhdim.
    PeshqitSot dhe nesër kanë Hënën te vetja. Mungesa e Neptunit ndihet shumë, sepse ai i bënte të mos humbnin pozitivitetin. Kjo Hënë i kalon në ekstreme emocionale. Shmangni ndjesitë negative. Kontrolli mbi ekstremet emocionale dhe të mendimit është këshilla për ju deri më 7 shtator. Nga nesër në drekë dhe e mërkura janë ditë të mira në punë dhe për çështje financiare.
    /vizionplus.tv

  • Disfata e 11 majit, Dule: Dështuam sepse njerëz nga radhët tona u blenë, duhet ta kthejmë gishtin nga vetja

    Disfata e 11 majit, Dule: Dështuam sepse njerëz nga radhët tona u blenë, duhet ta kthejmë gishtin nga vetja

    Pas disfatës së thellë më 11 maj, aleati i Sali Berishës, Vangjel Dule, thotë se opozita duhet të kthejë gishtin nga vetja. Ndonëse i qëndron ‘tezës’ së opozitës së më 11 maj nuk pati zgjedhje, duke thënë se reagimet e ndërkombëtarëve dhe raportin paraprak të OSBE-ODIHR, në asnjë rast nuk e ka lexuar si certifikim.
    “Opozita në çdo rast duhet ta kthejmë gishtin nga vetja, edhe në rast fitoreje duhet ta drejtonte gishtin nga vetja. Çdo politikan duhet ta bëjë, çdo formacion politik dhe në mënyrë të përditshme. Për vlerësimin tonë dhe e kam thënë në mënyrë të përsëritur, nuk ka pasur zgjedhje më 11 maj.
    Nuk kam konstatuar certifikim të këtyre zgjedhjeve, nga asnjë deklaratë, nga asnjë autoritet unilateral apo multilateral ndërkombëtar. Përkundrazi, është hera e parë që në raport nuk kemi atë shprehjen e famshme që pavarësisht problematikave u shënuan hapa para. Është thembra e Akilit. Nuk janë zgjedhje, për rrjedhojë mos prisni dhe nuk duhet të presim që të na thonë se zgjedhjet ishin të papranueshme dhe duhen përsëritur”, tha Dule.
    Por, dështimin e opozitës Dule e sheh edhe tek përçarja mes radhëve të tyre. Në një deklaratë nga Kryesia e Kuvendit, kreu i PBDNJ tha se më 11 maj pësuan disfatë elektorale pasi njerëz nga opozita u blenë apo ranë viktima të ‘represionit’. Për Dulen, nëse vota opozitare do të ishte e unifikuar, do të kishte sjellë përmbysjen e rezultatit.
    “Është programi më i plotë ai i paraqitur nga opozita më 11 maj. Dështuam, sepse edhe njerëz nga radhët tanë u blenë, apo ranë viktima të presionit. Apo edhe fenomene të tjera, të cilat kanë të bëjnë me divergjenca brenda kampit opozitar. Imagjinoni për një moment nëse vota opozitare do të ishte e unifikuar, se çfarë votë të shtuar do të kishte sjellë në rezultatin përfundimtar dhe ndoshta edhe përmbysje të rezultatit”, tha Dule.
    Shkaktare për përçarjen e opozitës sheh edhe qeverinë Rama.
    “Është investuar qeveria në përçarjen e opozitës. Mos harroni se kreu i opozitës ka qenë për njëmbëdhjetë muaj. I privuar nga ushtrimi i të drejtave të drejtimit të opozitës, kryetari i forcës së dytë opozitare të koalicionit është ende i paraburgosur”, vijoi Dule.
    Ndërsa Sali Berisha është përpjekur prej gati tre muajsh të faktojë ‘farsën’ e 11 majit me deklarata nga selia blu, Dule thotë se protestat duhet të ishin pandalshme.
    “Është çështje e shoqërisë sonë, e zgjedhësve tanë, që të reagojnë. Në çdo vend tjetër, pas një procesi të tillë si ai i 11 majit, protestat do të ishin të pandalshme. Por çfarë po ndodh? Ne kemi fenomene të tjera sociale që kanë ndodhur në vendin tonë. Qytetari im ndihet i mundur. Shoqëria jonë ndihet e mundur nga partia shtet. Këtu është përgjegjësia e opozitës”, thekson Dule.

  • Morata dhe depresioni: “Nuk isha më vetja ime”. Përmend emrat e futbollistëve që e ndihmuan

    Morata dhe depresioni: “Nuk isha më vetja ime”. Përmend emrat e futbollistëve që e ndihmuan

    Alvaro Morata hap zemrën… Sulmuesi spanjoll ka folur sërish me sinqeritet të plotë për depresionin që e ka prekur gjatë viteve të fundit. Ai e ka bërë këtë në programin “Day After” të platformës spanjolle “Movistar”, ku së shpejti do të transmetohet një dokumentar me titull “Morata: Nuk e dinë kush jam”. Aty do të tregohet sesi i përballoi ato momente të vështira.
    “Siç e dini, së bashku me ‘Movistar Plus’ do të publikojmë një dokumentar që tregon pak nga ajo që kam përjetuar për një kohë të gjatë, derisa nuk mundesha më dhe mora telefonin për t’i thënë gruas, miqve, familjarëve, trajnerëve dhe shokëve të skuadrës time. U thashë të gjithëve se nuk isha mirë, se kisha një problem shumë serioz dhe se nuk isha në gjendje të vazhdoja.
    Shpresoj që kjo t’ ndihmojë të gjithë ata që po kalojnë momente të ngjashme. Ka një pjesë të jetës sonë që nuk e shohim, ka probleme në jetën e të gjithëve, ndonjëherë as nuk e dimë pse. Mund të kemi gjithçka të bukur në botë, por ka një pjesë të mendjes sonë që nuk e kontrollojmë. Shpresoj që kjo të ndihmojë njerëzit të flasin për problemet e tyre dhe të mos kenë frikë t’i përballojnë ato”.
    Morata ka vazhduar: “Kam qenë me shumë fat që hapa derën e zyrës së Cholo (Diego Simeone) dhe gjeta dikë, të cilit nuk i interesonte momenti, situata apo ndonjë gjë tjetër. Ai thjesht deshi të më ndihmonte. E njëjta gjë ndodhi me De la Fuente. Kam pasur fatin të telefonoj Iniesta dhe Bojan, ata u shqetësuan për mua çdo ditë gjatë asaj periudhe.
    Nuk e kuptoja arsyen e gjërave. Kalova nga humnera më e errët që mund të imagjinohej, në fitimin e Kampionatit Europian. Falë familjes sime, gruas sime, shokëve të skuadrës dhe ndihmës së profesionistëve. Ndihem më i fortë kur flas për këtë problem dhe mendoj se mund të ndihmoj me atë që kam kaluar vetë”.
    Më tej ka folur për mirëkuptimin që ka gjetur te kombëtarja: “Rodrigo nuk dinte asgjë dhe, në momentin që kuptoi se nuk isha vetja, më ndihmoi. E njëjta gjë edhe me Carvajal”.
    Alvaro përfundoi kështu: “Ndoshta do të më kritikojnë më shumë pse kam folur për këtë temë, ose do të thonë se dua të ngjall keqardhje. Në fakt, unë thjesht dua të them se me ndihmën e profesionistëve, ia del edhe në kësi rastesh të vështira”.

  • Bastoni thyen heshtjen për 5-0 në Mynih: Jemi shumë të zhgënjyer, para së gjithash nga vetja jonë

    Bastoni thyen heshtjen për 5-0 në Mynih: Jemi shumë të zhgënjyer, para së gjithash nga vetja jonë

    3 Qershor 2025

    7:57

    Alfred Lleshi

    “Është e vështirë, nuk ishte ky finalja që kishim imagjinuar”. Nëpërmjet profilit të tij në Instagram, Alessandro Bastoni është rikthyer te humbja 5-0, që Interi pësoi në finalen e Ligës së Kampionëve në Mynih ndaj PSG.
    “Një humbje e vështirë për t’u pranuar, – shkruan mbrojtësi zikaltër, – çka lë shumë hidhërim dhe do të kërkojë shumë kohë për t’u kuptuar. Jemi të zhgënjyer, para së gjithash nga vetja jonë.
    E dimë rëndësinë e këtij objektivi për skuadrën tonë, për klubin dhe të gjithë tifozët që na kanë mbështetur me pasion në çdo moment. Tani, më shumë se kurrë, e dimë sa thelbësore është t’ju ndiejmë pranë. Do të vazhdojmë të luftojmë dhe të shkruajmë faqe të reja në historinë tonë”.

  • “PD në gjendje të mjerueshme”, analisti: Pas rezultatit të 11 majit duhet të shikonte nga vetja

    “PD në gjendje të mjerueshme”, analisti: Pas rezultatit të 11 majit duhet të shikonte nga vetja

    Partia Demokratike e Shqipërisë, e udhëhequr nga Sali Berisha, humbi zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Në këto zgjedhje, PS fitoi 53.3% të votave dhe 83 mandate, duke siguruar një fitore të katërt radhazi dhe një shumicë të qartë parlamentare.
    Në anën tjetër, PD, arriti të sigurojë vetëm 32.9% të votave dhe 50 mandate.
    Për të diskutuar lidhur me zhvillimet më të fundit politike, në një lidhe të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus, me gazetarin Roland Zili ishte analisti Namir Lapardhaja.
    Analisti tha se PD nuk duhet të kërkojë fajtor për humbjen te të tjerët, por duhet ta kthejë gishtin nga vetja.
    Intervista e plotë 
    -Partia Demokratike është e vendosur të bëjë betejë në kuvend për zgjedhjet e 11 majit, çfarë do të thotë kjo për sesionin e ri parlamentar?
    Lapardhaja: Sipas të gjitha gjasave do ripërsëritet i njëjti skenar që pamë në sesionin e kaluar. PD pas rezultatit dërrmues të 11 majit do duhej të reflektonte dhe do duhet të shikonte nga vetja çfarë nuk shkoi mirë. Po bën gjënë e gabuar, duke e parë problemin te tjetri. Për tre vite me radhë, PD u mundua ta legjitimonte Berishën në krye të saj me idenë që Berisha do krijonte një grup të fuqishëm, fitues, pas 11 majit, të njëjtët njerëz duket se po bëjnë gjithçka për ta hedhur fajn diku tjeter.
    -Çfarë mund të sjellë për PD një shtyrje e gjatë e analizës së humbjes në PD?
    Lapardhja: Nuk do sjellë asgjë, do ta lërë PD në gjendjen aktuale e cila është një gjendje e mjerueshme ku në parti asnjë nuk flet për problemin real. Ata që i ka vendosur në listë të sigurt nuk flasin se ia dinë Berishës për nder. PD do vijojë të vuajë krizën e saj. Por a e meritojnë demokratët një drejtim të tillë të PD dhe a e meritojnë shqiptarët një opozitë të tillë? Kjo është pyetja reale. Nëse PD nuk reflekton do vijnë shumë shpejt zgjedhjet lokale, do t’i humbë dhe do drejtojë gishtin nga kundërshtari. Nuk po them që zgjedhjet e 11 majit ishin plotësisht të lira, por një parti e përgjegjshme duhet të shikonte nga vetja.
    -Besoni se do të ketë zëra që do t’i kërkojnë Berishës të zbatojë statutin për tu dorëhequr?
    Lapardhaja: Vetë Berisha e mohoi diçka të tillë duke deklaruar se ai është misionar. Berisha listën e deputetëve që bëri, nuk u mundua të bënte një listë fituese për 11 majin. U mundua që më 12 maj të kishte grupin parlamentar rreth vetes dhe çdo zë kundër ta mbyste. Mund të ketë zëra periferikë që s’kanë vlerë, apo zëra që edhe më parë kanë qenë me Berishën por për shkak të vendosjes në listë e kanë humbur besimin dhe kredibilitetin te njerëzit dhe qytetarët. Nuk besoj që brenda PD do ketë zëra që të ngrihen kundër Berishës dhe lidershipit, për arsye se kemi një tre vjeçar që të gjithë ata që dolën kundër u trajtuan në mënyrë linçuese.

  • “PD në gjendje të mjerueshme”, analisti: Pas rezultatit dërrmues të 11 majit duhet të shikonte nga vetja

    “PD në gjendje të mjerueshme”, analisti: Pas rezultatit dërrmues të 11 majit duhet të shikonte nga vetja

    Partia Demokratike e Shqipërisë, e udhëhequr nga Sali Berisha, humbi zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Në këto zgjedhje, PS fitoi 53.3% të votave dhe 83 mandate, duke siguruar një fitore të katërt radhazi dhe një shumicë të qartë parlamentare.

    Në anën tjetër, PD, arriti të sigurojë vetëm 32.9% të votave dhe 50 mandate.
    Për të diskutuar lidhur me zhvillimet më të fundit politike, në një lidhe të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus, me gazetarin Roland Zili ishte analisti Namir Lapardhaja.

    Analisti tha se PD nuk duhet të kërkojë fajtor për humbjen te të tjerët, por duhet ta kthejë gishtin nga vetja.
    Intervista e plotë 
    -Partia Demokratike është e vendosur të bëjë betejë në kuvend për zgjedhjet e 11 majit, çfarë do të thotë kjo për sesionin e ri parlamentar?
    Lapardhaja: Sipas të gjitha gjasave do ripërsëritet i njëjti skenar që pamë në sesionin e kaluar. PD pas rezultatit dërrmues të 11 majit do duhej të reflektonte dhe do duhet të shikonte nga vetja çfarë nuk shkoi mirë. Po bën gjënë e gabuar, duke e parë problemin te tjetri. Për tre vite me radhë, PD u mundua ta legjitimonte Berishën në krye të saj me idenë që Berisha do krijonte një grup të fuqishëm, fitues, pas 11 majit, të njëjtët njerëz duket se po bëjnë gjithçka për ta hedhur fajn diku tjeter.
    -Çfarë mund të sjellë për PD një shtyrje e gjatë e analizës së humbjes në PD?
    Lapardhja: Nuk do sjellë asgjë, do ta lërë PD në gjendjen aktuale e cila është një gjendje e mjerueshme ku në parti asnjë nuk flet për problemin real. Ata që i ka vendosur në listë të sigurt nuk flasin se ia dinë Berishës për nder. PD do vijojë të vuajë krizën e saj. Por a e meritojnë demokratët një drejtim të tillë të PD dhe a e meritojnë shqiptarët një opozitë të tillë? Kjo është pyetja reale. Nëse PD nuk reflekton do vijnë shumë shpejt zgjedhjet lokale, do t’i humbë dhe do drejtojë gishtin nga kundërshtari. Nuk po them që zgjedhjet e 11 majit ishin plotësisht të lira, por një parti e përgjegjshme duhet të shikonte nga vetja.
    -Besoni se do të ketë zëra që do t’i kërkojnë Berishës të zbatojë statutin për tu dorëhequr?
    Lapardhaja: Vetë Berisha e mohoi diçka të tillë duke deklaruar se ai është misionar. Berisha listën e deputetëve që bëri, nuk u mundua të bënte një listë fituese për 11 majin. U mundua që më 12 maj të kishte grupin parlamentar rreth vetes dhe çdo zë kundër ta mbyste. Mund të ketë zëra periferikë që s’kanë vlerë, apo zëra që edhe më parë kanë qenë me Berishën por për shkak të vendosjes në listë e kanë humbur besimin dhe kredibilitetin te njerëzit dhe qytetarët. Nuk besoj që brenda PD do ketë zëra që të ngrihen kundër Berishës dhe lidershipit, për arsye se kemi një tre vjeçar që të gjithë ata që dolën kundër u trajtuan në mënyrë linçuese./vizionplus.tv