Tag: vetëvrasjen

  • Eutanazia, Sllovenia refuzon ligjin me referendum, mbi 53% e votuesve thonë jo

    Eutanazia, Sllovenia refuzon ligjin me referendum, mbi 53% e votuesve thonë jo

    Një ligj që lejonte vetëvrasjen e asistuar është rrëzuar në referendum në Slloveni. Me një pjesëmarrje prej 41%, më shumë se 53% e votuesve thanë jo për lejimin e pacientëve në gjendje të plotë mendore që të ndërpresin jetën me ndihmën e mjekëve, nëse vuajnë nga sëmundje të pashërueshme ose dhimbje të padurueshme.
    Ligji u kundërshtua në referendum nga partitë konservatore dhe aktivistë, si dhe nga Kisha Katolike.
    “Faleminderit të gjithëve që votuan kundër helmimit të pensionistëve dhe pacientëve me aftësi të kufizuara. Kjo është një fitore e madhe për të sëmurët dhe pensionistët; ata mund të relaksohen dhe të festojnë Krishtlindjet në paqe”, thotë Ales Primc, iniciatori i referendumit.
    Një referendum i mëparshëm jo-detyrues kishte thënë po për vetëvrasjen e asistuar në Slloveni, por referendumi aktual rrëzoi ligjin specifik – gjë që nënkryetarja e parlamentit e lidhi me një fushatë mashtruese.
    “Rrethet konservatore, Primc dhe Kisha Katolike ia dolën të mashtrojnë opinionin publik me gënjeshtra, duke i bërë njerëzit të besojnë se ky ligj është një kërcënim i madh për jetën njerëzore”, shprehet Natasa Sukic, nënkryetare e Parlamentit të Sllovenisë.
    Rrëzimi lidhet vetëm me ligjin e propozuar, dhe mbështetësit shprehin shpresën që vetëvrasja e asistuar mund të legalizohet në një formë tjetër në të ardhmen.

  • Të dhëna tronditëse për bisedat me ChatGPT: 1.2 milionë njerëz flasin për vetëvrasjen

    Të dhëna tronditëse për bisedat me ChatGPT: 1.2 milionë njerëz flasin për vetëvrasjen

    Rreth 1.2 milionë përdorues në javë zhvillojnë biseda me ChatGPT-në, ku tregojnë mendimet e tyre më të errëta, madje edhe se mund të jenë duke planifikuar vetëvrasjen
    Sipas të dhënave të publikuara nga OpenAI rreth 0.15% e përdoruesve dërgojnë mesazhe që përmbajnë “shenja të qarta të planifikimit apo qëllimit për vetëvrasje”. Në fillim të këtij muaji, drejtori ekzekutiv i OpenAI-së, Sam Altman, deklaroi se ChatGPT ka mbi 800 milionë përdorues aktivë çdo javë.
    OpenAI thotë se përpiqet t’i drejtojë personat në gjendje të brishtë emocionale drejt linjave të ndihmës për kriza, por pranon se “në disa raste të rralla, modeli mund të mos sillet siç pritet në situata të tilla të ndjeshme”.Në një vlerësim të mbi 1 mijë bisedave të vështira që lidhen me vetëdëmtim dhe vetëvrasje, versioni më i ri i modelit, GPT-5, u tregua në përputhje me “sjelljet e dëshiruara” në 91% të rasteve.
    Megjithatë, kjo do të thotë se dhjetëra mijëra persona mund të jenë të ekspozuar ndaj përmbajtjes që potencialisht mund të përkeqësojë problemet e tyre të shëndetit mendor. Kompania ka paralajmëruar më herët se masat mbrojtëse të ndërtuara për të mbrojtur përdoruesit mund të dobësohen gjatë bisedave të gjata, dhe se po punon për të përmirësuar këtë aspekt.“ChatGPT mund të tregojë një linjë ndihme kur dikush përmend për herë të parë mendime vetëvrasëse, por pas shumë mesazhesh të shkëmbyera gjatë një periudhe të gjatë, mund të japë përgjigje që bien ndesh me udhëzimet tona të sigurisë”, shpjegoi OpenAI.
    Në një postim në blog, kompania shtoi:
    “Simptomat e problemeve të shëndetit mendor dhe shqetësimi emocional janë të pranishme në çdo shoqëri njerëzore, dhe me rritjen e numrit të përdoruesve, një pjesë e bisedave me ChatGPT përfshin situata të tilla.”
    Ndërkohë, një familje amerikane ka paditur OpenAI-në, duke e akuzuar se mjeti i saj ishte përgjegjës për vetëvrasjen e djalit të tyre 16-vjeçar, Adam Raine.
    Prindërit e adoleshentit pretendojnë se ChatGPT “e ndihmoi në mënyrë aktive të eksploronte metodat e vetëvrasjes” dhe madje i ofroi të hartonte një letër lamtumire për familjen.Sipas dokumenteve gjyqësore, disa orë para vdekjes, djali kishte ngarkuar një foto që tregonte planin e tij të vetëvrasjes, dhe pasi pyeti nëse ai plan do të funksiononte, ChatGPT i kishte sugjeruar mënyra për ta “përmirësuar” atë.
    Javën e kaluar, familja Raine përditësoi padinë e saj, duke e akuzuar OpenAI-në se kishte dobësuar masat mbrojtëse kundër vetëdëmtimit në javët para vdekjes së djalit, në prill të këtij viti. Në një deklaratë për mediat, OpenAI u shpreh: Ngushëllimet tona më të thella për familjen Raine për humbjen e tyre të paimagjinueshme. Mirëqenia e të miturve është përparësi kryesore për ne, ata meritojnë mbrojtje të forta, veçanërisht në momente të ndjeshme.

  • 14-vjeçarja tentoi vetëvrasjen në Korçë, procedohet nëna e saj

    14-vjeçarja tentoi vetëvrasjen në Korçë, procedohet nëna e saj

    Një ditë pas ngjarjes së rëndë ku një 14 vjeçare tentoi vetëvrasjen duke u hedhur nga kati 3 policia e Korçës ka proceduar penalisht nënën e tyre.

    Sipas të dhënave 42-vjeçarja është proceduar në gjendje të lirë për veprën penale ‘Fyerje dhe dëmtime të tjera me dashje’, pasi dyshohet se ka dhunuar dhe ofenduar një 13 vjeçare me të cilën vajza e saj ishte konfliktuar disa ditë më parë.

    Top Channel