Tag: vetëvrasja

  • Vetëvrasja e adoleshentit pas bisedës me Inteligjencën Artificiale, OpenAI merr masa: Do të nisë verifikimi i moshës

    Vetëvrasja e adoleshentit pas bisedës me Inteligjencën Artificiale, OpenAI merr masa: Do të nisë verifikimi i moshës

    Vetëvrasja e një adoleshenti në Kaliforni pasi kishte përdorur ChatGPT-në, u bë shkak që OpenAI të sjelli një modalitet të ri i cili do të njoh automatikisht përdoruesit dhe do të përshtatë përgjigjet me moshën e tyre.

    Udhëheqësi i kompanisë, Sam Altman ka deklaruar se qëllimi kryesor është parandalimi i përballjes së adoleshentëve me përmbajtje të papërshtatshme të tilla si tema mbi vetëvrasjen ose ato seksuale.
    “Kjo është një teknologji e re dhe e fuqishme dhe në besojmë se të miturit kanë nevojë për mbrojtje kuptimplote. Ne besojmë se kjo është zgjidhja më e mirë dhe duam të jemi transparent në lidhje me qëllimet tona”, është shprehur në një postim zyrtar udhëheqësi i OpenAI.
    Ndërkohë të rriturit do të kenë një sistem verifikimi  të moshës që do t’ju lejojë atyre të kenë akses në të gjitha veçoritë e chatbot-it. Gjithashtu ata do të jenë në gjendje të caktojnë intervale kohore për t’u përdorur nga fëmijët e tyre, një ndryshim që është ende në pritje për të ndodhur

    Top Channel

  • OBSH: Vetëvrasjet përbëjnë një në çdo 100 vdekje globale

    OBSH: Vetëvrasjet përbëjnë një në çdo 100 vdekje globale

    Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi të martën se një në çdo 100 vdekje në botë shkaktohet nga vetëvrasja, duke theksuar mungesën e përparimit në luftën kundër këtij fenomeni, një nga shkaqet kryesore të vdekjes tek të rinjtë.

    “Vetëvrasjet morën jetën e rreth 727,000 njerëzve vetëm në vitin 2021,” tha Devora Kestel, drejtuese e departamentit të shëndetit mendor të OBSH-së, gjatë një konference për shtyp. Raporti i fundit nënvizon se vetëvrasja mbetet një nga shkaqet kryesore të vdekjes për të rinjtë në të gjitha vendet dhe kontekste socio-ekonomike.

    Pavarësisht përpjekjeve globale, OBSH-ja paralajmëron se shumë pak është bërë për të arritur Objektivin e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara, të miratuar në vitin 2015, për të ulur shkallën e vetëvrasjeve me një të tretën deri në vitin 2030. “Nëse trendi aktual vazhdon, ulja e shkallës së vetëvrasjeve në pesë vjet do të jetë vetëm 12 përqind,” shtoi Kestel.

    Globalisht, shkalla e vetëvrasjeve është ulur me 35 përqind midis viteve 2000 dhe 2021, duke mbetur e qëndrueshme gjatë pandemisë COVID-19, megjithëse faktorët e rrezikut janë rritur. Rënie e tillë është regjistruar në të gjitha rajonet, përveç Amerikës, ku shkalla e vetëvrasjeve u rrit me 17 përqind.

    Pothuajse 73 përqind e vetëvrasjeve ndodhin në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, ku jeton shumica e popullsisë globale. OBSH-ja paralajmëron se vetëvrasja është një pasojë dramatike e çrregullimeve të shëndetit mendor, që prek më shumë se një miliard njerëz në botë, me ankthin dhe depresionin si çrregullimet më të zakonshme.

    Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, theksoi se përshtatja e klinikave të shëndetit mendor për të përballuar nevojat e të rinjve përfaqëson një sfidë urgjente të shëndetit publik, sidomos pas ndikimit të pandemisë dhe përdorimit të gjerë të mediave sociale.

    Sipas OBSH-së, vetëvrasja është shkaku i katërt kryesor i vdekjes tek të rinjtë 15–29 vjeç, pas aksidenteve rrugore, tuberkulozit dhe dhunës. Çrregullimet mendore kanë gjithashtu pasoja të mëdha ekonomike, me kosto direkte dhe indirekte për shoqërinë; vetëm depresioni dhe ankthi shkaktojnë një humbje prej një trilion dollarësh në vit për ekonominë globale.

  • Vetëvrasja e emigrantit maroken në Itali pas qëndrimit në Gjadër, aktivistë shqiptarë e të huaj protestë para kampit

    Vetëvrasja e emigrantit maroken në Itali pas qëndrimit në Gjadër, aktivistë shqiptarë e të huaj protestë para kampit

    Vetëvrasja e një emigranti maroken në Itali, pas më shumë se një muaji qëndrimi në kampin e Gjadrit në Lezhë, ka shkaktuar reagime të forta nga organizatat dhe aktivistët për të drejtat e refugjatëve.

    Të prekur nga ky rast, aktivistë shqiptarë dhe të huaj u mblodhën përpara ambienteve të kampit, ku zhvilluan homazhe për të ndjerin dhe një protestë simbolike për të denoncuar kushtet e çnjerëzore në të cilat, sipas tyre, mbahen emigrantët.
    Aktivistët kërkuan hetim të pavarur për rastin e 42-vjeçarit që i dha fund jetës, ndërsa denoncuan raste të tjera incidentesh që po ndodhin çdo ditë brenda kësaj strukture.
    Ngjarja ka risjellë në vëmendje shqetësimet e shprehura më herët nga organizatat ndërkombëtare mbi menaxhimin e refugjatëve në Shqipëri.
     

    Top Channel

  • Vetëvrasja e një marokeni ndez debat në Itali për kampet në Shqipëri

    Vetëvrasja e një marokeni ndez debat në Itali për kampet në Shqipëri

    Vetëvrasja e Hamid Badoui, një maroken 42-vjeçar që kishte jetuar mbi 10 vite në Itali, ka shkaktuar reagime të forta. Ai e kreu vetëvrasjen në burgun e Torinos, pasi kishte qëndruar për rreth një muaj në kampin e Gjadrit në Shqipëri. Sipas avokatit të tij, Hamidi kishte thënë: “Më mirë në burg në Itali, sesa në Shqipëri.”
    Organizata Amnesty International reagoi menjëherë, duke e quajtur këtë ngjarje një pasojë të drejtpërdrejtë të politikave të ashpra ndaj emigrantëve. Amnesty kërkon që menjëherë të ndalen transfertat e emigrantëve drejt Shqipërisë dhe të nisë një hetim i pavarur për këtë rast.
    Sipas tyre, kampet si ato në Itali (CPR) dhe ato të reja në Shqipëri janë vende ku njerëzit vuajnë, nuk kanë akses në kujdes shëndetësor, ndihen të braktisur dhe shpesh reagojnë me vetëlëndime apo vetëvrasje. Ata thonë se këto qendra nuk janë zgjidhje, por përkeqësojnë situatën dhe shkaktojnë vuajtje.
    Amnesty thotë se modeli që po ndjek qeveria italiane – duke dërguar emigrantët në Shqipëri – është më shumë propagandë sesa zgjidhje e drejtë. Ata kërkojnë që Italia dhe Bashkimi Europian të gjejnë mënyra më njerëzore dhe më të drejta për të trajtuar emigracionin.