Tag: vetëvendosjes

  • Nuk votoi Donika Gërvallën për kryeparlamentare/ Deputetja e Vetëvendosjes, sqaron pse u hakmor

    Nuk votoi Donika Gërvallën për kryeparlamentare/ Deputetja e Vetëvendosjes, sqaron pse u hakmor

    Deputetja e Vetëvendosjes Shqipe Mehmeti Selimi, nuk ka votuar sot për Donika Gërvallen, e cila ishte kandidate e Vetëvendosjes për kryetare të Kuvendit të Kosovës. Në një postim në Facebook ajo sqaron se mosvotimi nuk është për arsye partiake, por sjell në vëmendje një postim të 7 shkurtit dhe 25 marsit të 2020 të Donika Gërvallës, e cila shprehej kundër propozimit të bashkëshortit të saj Rexhep Selimi në postin e kreut të grupit parlamentar të VV-së.
    “Në përgjigje të interesimit të madh të mediave dhe opinionit publik lidhur me arsyen se pse nuk mora pjesë në votim gjatë seancës së sotme, dëshiroj të sqaroj se mospjesëmarrja ime nuk lidhet me motive partiake. Ajo ka të bëjë me një postim të datës 7 shkurt dhe 25 mars 2020, të cilin po e bashkëngjis në këtë shkrim. Këtë shpjegim po e bëjë për hir të transparencës dhe respektit ndaj opinionit, mediave dhe në veçanti, përkrahësve e votuesve të Lëvizjes Vetëvendosje. I falënderoj për mirëkuptimin kolegët, aktivistët dhe votuesit e Lëvizjes”, shprehet ajo krahas postimeve të Gërvallës.

    Deputetja e VV-së, Shqipe Selimi nuk ka votuar fare gjatë procesit të votimit për deputeten nga radhët e koalicionit Guxo–LVV–Alternativa, Donika Gërvalla.
    Albulena Haxhiu dhe Donika Gërvalla dështuan të zgjidhen kryeparlamentare në dy votime të ndryshme në vazhdimin e seancës konstituive paraditen e së mërkurës.
    Të dy kandidatet e propozuara nuk morën më shumë se 57 vota “për” në votimin që ashtu siç e kërkoi Gjykata Kushtetuese u bë në mënyrë të hapur.
    Seanca e radhës mbahet të premten në ora 11:00. Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese thotë se deputetët duhet të zgjedhin me votim të hapur kryeparlamentarin, si dhe një kandidat për kryeparlamentar mund të votohet vetëm deri në tre herë.

  • Kuvendi i Kosovës dështon të konstituohet për herë të 41-të, shoqëria civile proteston para institucionit

    Kuvendi i Kosovës dështon të konstituohet për herë të 41-të, shoqëria civile proteston para institucionit

    Për të 41-tën herë me radhë, Kuvendi i Kosovës ka dështuar të konstituohet.

    Seanca zgjati sërish vetëm pak minuta dhe udhëheqësi i saj, Avni Dehari, i ftoi deputetët të mblidhen sërish pas 48 orësh, të shtunën, më 5 korrik.Lexo edhe :Related Posts
    Seanca e thirrur për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit dhe për të vazhduar me hapat e tjerë të konstituimit nuk pati sukses, për shkak të mungesës së pajtueshmërisë ndërmjet partive politike rreth formimit të një komisioni për votim të fshehtë të kandidates për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu.

    Prej kohësh, partitë më të mëdha kanë kundërshtuar propozimin e Vetëvendosjes që Haxhiu, aktualisht ministre në detyrë e Drejtësisë, të zgjidhet në krye të Kuvendit.
    Ato e kanë cilësuar Haxhiun si figurë jounifikuese dhe i kanë kërkuar Vetëvendosjes, si fituese e zgjedhjeve, të propozojë një emër tjetër.
    Pavarësisht kësaj, Vetëvendosje ka refuzuar të bëjë një ndryshim, duke thënë se propozimi i emrit të kryetarit është e drejtë ekskluzive e fituesit të zgjedhjeve.
    Katër muaj pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, Kosova vazhdon të funksionojë pa institucione të reja, ndërsa afati kushtetues 30-ditor për konstituimin e Kuvendit, i riinterpretuar nga Gjykata Kushtetuese, po shkon drejt përfundimit.
    Një grup pjesëtarësh të organizatave të shoqërisë civile protestuan para Kuvendit të Kosovës, në shenjë proteste për ngërçin politik.

    Avokati Arianit Koci, që ka disa javë që proteston para Kuvendit, në shenjë protestë me vete kishte sjellë edhe gomarë me të cilët tha se po simbolizon kokëfortësinë që sipas tij, po e tregojnë deputetët.

    Presidentja Vjosa Osmani ka zhvilluar disa takime me liderët politikë për të gjetur një zgjidhje, por përpjekjet e saj ende nuk kanë prodhuar një marrëveshje për zhbllokimin e procesit.
    Rezultat nuk dha as takimi i 28 qershorit mes liderëve politikë, i thirrur nga kryeministri në detyrë dhe njëherësh kryetar i Vetëvendosjes, Albin Kurti.
    Njohësit e çështjeve juridike tërheqin vërejtjen se, nëse Kuvendi nuk arrin të konstituohet brenda afatit të përcaktuar, mund të hapet rruga për një krizë edhe më të thellë kushtetuese dhe politike./rel

  • Dështon për herë të 41-të konstitumi i Kuvendit të Kosovës

    Dështon për herë të 41-të konstitumi i Kuvendit të Kosovës

    Për të 41-tën herë me radhë, Kuvendi i Kosovës ka dështuar të konstituohet.
    Seanca zgjati sërish vetëm pak minuta dhe udhëheqësi i saj, Avni Dehari, i ftoi deputetët të mblidhen sërish pas 48 orësh, të shtunën, më 5 korrik.
    Seanca e thirrur për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit dhe për të vazhduar me hapat e tjerë të konstituimit nuk pati sukses, për shkak të mungesës së pajtueshmërisë ndërmjet partive politike rreth formimit të një komisioni për votim të fshehtë të kandidates për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu.
    Prej kohësh, partitë më të mëdha kanë kundërshtuar propozimin e Vetëvendosjes që Haxhiu, aktualisht ministre në detyrë e Drejtësisë, të zgjidhet në krye të Kuvendit.
    Ato e kanë cilësuar Haxhiun si figurë jounifikuese dhe i kanë kërkuar Vetëvendosjes, si fituese e zgjedhjeve, të propozojë një emër tjetër.
    Pavarësisht kësaj, Vetëvendosje ka refuzuar të bëjë një ndryshim, duke thënë se propozimi i emrit të kryetarit është e drejtë ekskluzive e fituesit të zgjedhjeve.
    Katër muaj pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, Kosova vazhdon të funksionojë pa institucione të reja, ndërsa afati kushtetues 30-ditor për konstituimin e Kuvendit, i riinterpretuar nga Gjykata Kushtetuese, po shkon drejt përfundimit.
    Presidentja Vjosa Osmani ka zhvilluar disa takime me liderët politikë për të gjetur një zgjidhje, por përpjekjet e saj ende nuk kanë prodhuar një marrëveshje për zhbllokimin e procesit.
    Rezultat nuk dha as takimi i 28 qershorit mes liderëve politikë, i thirrur nga kryeministri në detyrë dhe njëherësh kryetar i Vetëvendosjes, Albin Kurti.
    Njohësit e çështjeve juridike tërheqin vërejtjen se, nëse Kuvendi nuk arrin të konstituohet brenda afatit të përcaktuar, mund të hapet rruga për një krizë edhe më të thellë kushtetuese dhe politike./REL

  • Lavrov kritikon Perëndimin për Kosovën: Vetëvendosje e njëanshme, pa referendum

    Lavrov kritikon Perëndimin për Kosovën: Vetëvendosje e njëanshme, pa referendum

    Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka kritikuar ashpër vendet perëndimore për rolin që kanë luajtur në ndarjen e Kosovës nga Serbia, duke e cilësuar këtë si një shkelje të parimit të vetëvendosjes dhe një ndërhyrje të padrejtë në punët e brendshme të një shteti sovran.Gjatë fjalimit të tij në “Forumin e së Ardhmes 2050” të mbajtur në Moskë, Lavrov theksoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës u bë pa referendum dhe pa një proces të vërtetë demokratik, duke e interpretuar si një standard të dyfishtë nga ana e Perëndimit.“Ata i referohen parimit të vetëvendosjes, i cili është i përfshirë në preambulën e Kartës së Kombeve të Bashkuara. Në një situatë ku nuk kishte luftë apo rrezik të menjëhershëm për konflikt të armatosur, ata ndanë Kosovën nga Serbia dhe e justifikuan këtë me të drejtën e vetëvendosjes. Megjithatë, nuk pati referendum dhe askush nuk u pyet për mendimin e tij,” deklaroi Lavrov.Ai e lidhi këtë rast me zhvillimet në Ukrainë, duke e përdorur si argument për të justifikuar ndërhyrjen e Rusisë në rajonet e Donbasit dhe Krimesë. Lavrov akuzoi vendet evropiane, në veçanti Britaninë e Madhe, për mbështetje ndaj, siç u shpreh ai, “sulmeve terroriste” dhe përpjekjeve për zhdukjen e gjuhës ruse në këto rajone.Deklaratat e Lavrovit pasojnë tensionet e vazhdueshme mes Rusisë dhe Perëndimit, ndërsa Kosova vazhdon të jetë një pikë e nxehtë në debatet gjeopolitike të rajonit.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka kritikuar ashpër vendet perëndimore për rolin që kanë luajtur në ndarjen e Kosovës nga Serbia, duke e cilësuar këtë si një shkelje të parimit të vetëvendosjes dhe një ndërhyrje të padrejtë në punët e brendshme të një shteti sovran.Gjatë fjalimit të tij në “Forumin e së Ardhmes 2050” të mbajtur në Moskë, Lavrov theksoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës u bë pa referendum dhe pa një proces të vërtetë demokratik, duke e interpretuar si një standard të dyfishtë nga ana e Perëndimit.“Ata i referohen parimit të vetëvendosjes, i cili është i përfshirë në preambulën e Kartës së Kombeve të Bashkuara. Në një situatë ku nuk kishte luftë apo rrezik të menjëhershëm për konflikt të armatosur, ata ndanë Kosovën nga Serbia dhe e justifikuan këtë me të drejtën e vetëvendosjes. Megjithatë, nuk pati referendum dhe askush nuk u pyet për mendimin e tij,” deklaroi Lavrov.Ai e lidhi këtë rast me zhvillimet në Ukrainë, duke e përdorur si argument për të justifikuar ndërhyrjen e Rusisë në rajonet e Donbasit dhe Krimesë. Lavrov akuzoi vendet evropiane, në veçanti Britaninë e Madhe, për mbështetje ndaj, siç u shpreh ai, “sulmeve terroriste” dhe përpjekjeve për zhdukjen e gjuhës ruse në këto rajone.Deklaratat e Lavrovit pasojnë tensionet e vazhdueshme mes Rusisë dhe Perëndimit, ndërsa Kosova vazhdon të jetë një pikë e nxehtë në debatet gjeopolitike të rajonit.

  • ”E morën, e shkëputën Kosovën”, shpërthen Lavrov: Parimet e OKB s’janë menu, s’kishte as luftëra, as rrezik

    ”E morën, e shkëputën Kosovën”, shpërthen Lavrov: Parimet e OKB s’janë menu, s’kishte as luftëra, as rrezik

    Bota E Hënë, 9 Qershor 2025 21:20
    Perëndimi e mori dhe e shkëputi Kosovën nga Serbia, me pretendimin e së drejtës së vetëvendosjes së popujve, por parimet e Kartës së OKB nuk mund të zbatohen në mënyrë arbitrare, si në një menu. “Gjetët qofte, kështu nuk doni peshk, siç bën perëndimi.” Janë fjalët e ministrit të jashtëm rus Sergei Lavrov në Forumin e së ardhmes 2050 në Moskë.
    “Ata u mbështetën në parimin e vetëvendosjes së popujve, në faqen e parë të Kartës së OKB-së. Përmes këtij parimi, në një situatë ku nuk kishte luftëra, as rreziqe konflikti të armatosur, ata e morën dhe e shkëputën Kosovën nga Serbia dhe thanë – është e drejta e vetëvendosjes së popujve. Edhe pse atje nuk pati referendum, askush atje nuk u vetëvendos”, tha Lavrov.

    Ai vazhdon ta përdorë Kosovën për të legjitimuar agresionin në Ukrainën ndërsa thekson se perëndimi shpalli terroristë njerëzit në Donbas e Krime që u ngritën kundër puçistëve në Kiev. Ai akuzoi Europën se po mbron fushatën ukrainase për shfarosjen e gjuhës ruse, dhe drejtoi gishtin nga Britania e Madhe që siç tha po ndihmon 100 përqind Ukrainën në sulmet terroriste kundër Rusisë.

  • “E morën, e shkëputën Kosovën…” Shpërthen Lavrov: Parimet e OKB s’janë menu, s’kishte as luftëra, as rrezik

    “E morën, e shkëputën Kosovën…” Shpërthen Lavrov: Parimet e OKB s’janë menu, s’kishte as luftëra, as rrezik

    Perëndimi e mori dhe e shkëputi Kosovën nga Serbia, me pretendimin e së drejtës së vetëvendosjes së popujve, por parimet e Kartës së OKB nuk mund të zbatohen në mënyrë arbitrare, si në një menu. “Gjetët qofte, kështu nuk doni peshk, siç bën perëndimi.” Janë fjalët e ministrit të jashtëm rus Sergei Lavrov në Forumin e së ardhmes 2050 në Moskë.
    “Ata u mbështetën në parimin e vetëvendosjes së popujve, në faqen e parë të Kartës së OKB-së. Përmes këtij parimi, në një situatë ku nuk kishte luftëra, as rreziqe konflikti të armatosur, ata e morën dhe e shkëputën Kosovën nga Serbia dhe thanë – është e drejta e vetëvendosjes së popujve. Edhe pse atje nuk pati referendum, askush atje nuk u vetëvendos”, tha Lavrov.
    Lavrov vazhdon ta përdorë Kosovën për të legjitimuar agresionin në Ukrainën ndërsa thekson se perëndimi shpalli terroristë njerëzit në Donbas e Krime që u ngritën kundër puçistëve në Kiev. Ai akuzoi Europën se po mbron fushatën ukrainase për shfarosjen e gjuhës ruse, dhe drejtoi gishtin nga Britania e Madhe që siç tha po ndihmon 100 përqind Ukrainën në sulmet terroriste kundër Rusisë.

  • Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, tentohet sot për herë të 21-të

    Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, tentohet sot për herë të 21-të

    Pas 20 dështimeve, Kuvendi i Kosovës edhe këtë të diel do të mblidhet në përpjekjet e radhës për konstitumimin e legjislaturës së nëntë të dalë nga zgjedhje e 9 shkurtit.
    Seanca është planifikuar të nisë nga ora 11:00.
    Herën e fundit, më 23 maj, për të 12-ën herë dështoi formimi i një komisioni për mbikëqyrjen e një votimi të fshehtë për kreun e ri të organit ligjvënës. Çështja e votimit të fshehtë, që u propozua më 1 maj nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari, është dërguar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës nga partitë që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë.
    Partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje, po këmbëngul në kandidaten e saj, Albulena Haxhiu, për postin e kryeparlamentares, e cila nuk po gjen mbështetje nga partitë tjera. Këto parti i kanë bërë thirrje Vetëvendosjes që të ndërrojë kandidaten dhe në vend të Haxhiut të kandidohet “një figurë konsensuale”.
    Në deklarimet pas seancës së kaluar, përfaqësues të partive politike bënë me dije se qëndrimi i tyre nuk do të ndryshojë.
    Deputetja nga lista e Vetëvendosjes, Donika Gërvalla, fajësoi deputetët e partive tjera për bllokadën në Kuvend.
    Ajo tha se këta deputetë “që mendojnë se qytetarët e Kosovës s’e meritojnë këtë bllokadë që në seancën e ardhshme të votojnë për zhbllokim”.
    Ndërkaq, nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, tha se Kosova është duke u mbajtur peng e kryeneçësisë së kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, duke shtuar se partia e saj është pro hapjes së rrugës me ofrimin e alternativave të tyre.

  • Kriza politike në Kosovë/ Deputeti i Vetëvendosjes: Opozita ka vendosur kushte dhe barriera përjashtuese

    Kriza politike në Kosovë/ Deputeti i Vetëvendosjes: Opozita ka vendosur kushte dhe barriera përjashtuese

    I ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në Syri tv ka qenë Nezir Kraki, deputet nga Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë. Ai ka komentuar situatën e vështirë që ka hasur Kuvendi i Kosovës për konstituimin e tij pasi partitë e opozitës nuk janë dakord  që të votojnë kandidaturat e Vetëvendosjes për kreun e Kuvendit.

    Nezir Kraki: Normalisht që politika kërkon konsensus dhe mirëkuptim. Këto krejt, janë të kuptueshme. Megjithatë, kemi mundësi, sidomos në vendet që janë në konsolidim e sipër, demokratikisht po flas. Duhet të mundohemi që ta respektojmë kuadrin, maksimalisht. Kuadri janë normat.Vetëvendosja, zoti, Albin Kurti, i ka dërguar, kërkesë, ftesë për bashkëqeverisje LDK-së, për shembull. Me të cilin do të kishim bërë edhe kuvendin edhe qeverinë. Ata refuzuan. Ata thonë se nuk e votojnë asnjë kandidat që ka qenë në qeveri, ministër apo zv ministër. Pozicioni i LDK është që nuk e votojnë askënd dhe pozicioni i AAK është që ata i votojnë vetëm 2 persona që i kanë emruar në mesin tonë.

    Dhe nëse e imagjinojmë, një mbledhje ku diskutoheshin emra dhe fituesi do vinte me disa emra dhe emri i parë nuk i pëlqen LDK, emri i dytë nuk i pëlqen PDK, emri i tretë nuk i pëlqen AAK. Dhe prandaj nuk mund të futet kjo. Nuk mund të ngrihet si normë, konsultimi për pëlqim paraprak. Sepse pëlqimi i parapëlqimit, duhet ti rrimë besnik normave. Nëse opozita do të kishte thënë se ne kërkojmë konsultim për një kandidaturë tjetër. Po ata veç kanë vendos kushte dhe barriera përjashtuese për x apo y personi. Prandaj kjo s’ka sens.Qasja e opozitës nuk ka sens sepse kjo tregon që në fakt me shumë ata nuk duan që të zhbllokohet situata. Sepse mendojnë që bllokada e tillë është e disfavorshme për fituesin aktual të zgjedhjeve. Ata kanë humbur zgjedhjet dhe ata nuk kanë asnjë të drejtë.  

  • Kriza politike në Kosovë, analisti: Zgjedhjet e reja, jo opsioni i parë! Ja pse po dështon Vetëvendosja

    Kriza politike në Kosovë, analisti: Zgjedhjet e reja, jo opsioni i parë! Ja pse po dështon Vetëvendosja

    Për të tetën herë me radhë, deputetët  e Kosovës kanë dështuar të konstituojnë Kuvendin. Kandidatja e lëvizjes “Vetëvendosjes” për kryeparlamentare,  Albulena Haxhiu, për të gjashtën herë nuk mori mbështetjen.
    Për të votuan 54  deputete, 44 ishin kundër dhe 3 abstenuan. Në seancat paraprake, për  Haxhiun votuan  57 deputetë, por këtë të martë disa deputetë të LVV-së munguan në seancë.
    Analisti Naim Rashiti në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus me moderatorin Aleksandër Furxhi, tha se po dëshmohet se liderët nuk kanë vullnet për kompromis, bashkëqeverisje dhe dialog.

    Ai renditi arsyet pse kandidaturën e Albulena Haxhiu po e kundërshtojnë kaq fort, duke çuar deri në mosformimin e qeverisë.
    Për Rashitin, zgjedhjet e parakohshme nuk janë një opsion, pasi sipas tij ka disa mënyra tjera deri sa të arrijnë në këtë pikë.
    Intervista e plotë:
    Çfarë tregon kjo këmbëngulje dhe njëkohësisht dështim i Vetëvendosjes?
    Rashiti: Është një situatë e parë në të kaluarën. Tani subjektet politike duhet ta dinë formulën. Por, po dëshmohet se liderët e kësaj periudhe janë edhe më të ngurtë se ata në të kaluarën dhe kanë shumë pak vullnet për kompromis, bashkëqeverisje dhe dialog.
    Albulena Haxhiu është rrëzuar për herë të 6-të, njëkohësisht është deputetja grua më e votuar në këto zgjedhje. Pse e kundërshtojnë kaq fort pikërisht personin e saj deputetët apo nuk ka lidhje me personin e saj?
    Rashiti: Jam i bindur që ka lidhje edhe me personin e saj. Por, janë edhe disa aspekte të tjera. Sistemi zgjedhor i Kosovës është sistem proporcional. Nuk lejon që partisë fituese t’i mundësojë numrat e mjaftueshëm për të bërë qeveri. Kryetari i Kuvendit duhet të jetë një figurë përfaqësuese sepse luan rolin edhe të ushtruesit të detyrës së Presidentit. Kryetari i Kuvendit ka menaxhuar mirë punën në Kuvend dhe marrëdhëniet brenda në Kuvend. Nga kjo pikëpamje, opozita kërkon një kandidat që është më i pranueshëm për një pjesë të deputetëve të opozitës. E dyta, kjo është vetëm një aspekt i mungesës së numrave të Vetëvendosjes. Procesi bllokohet në Kuvend që të mos vijë deri te formula dhe afati i vazhdimit të qeverisë. Dhe e treta, çdo herë forcimi i institucioneve është bërë përmes marrëveshjeve politike. Vetëvendosja nuk ka gjetur ende partner sa i përket bashkëqeverisjes.
    Çfarë do të humbiste apo çfarë do të fitonte Vetëvendosje nëse tërhiqej nga kandidatura e Albulena Haxhiut?
    Rashiti: Nëse do të vendoste disa emra, tre emra për shembull, do t’i kishin disa vota nga deputetët e opozitës. E dyta, përgjegjësia për të nominuar kandidatin jep edhe përgjegjësinë për formimin apo mosformimin e qeverisë. E treta, kjo tregon mosgatishmërinë për të bërë kompromise me partnerë të mundshëm politikë.
    Sa gjasa ka që Kosova të shkojë në zgjedhje të reja?
    Rashiti: Duhet marrëveshje politike. Për çdo hap duhet dialog dhe marrëveshje. Do të ketë shumë opsione të tjera para se të shkohet në zgjedhje.
    /vizionplus.tv

  • “Tym i zi” në Parlamentin e Kosovës, dështon sërish seanca, opozita akuzon Vetëvendosjen dhe Kurtin

    “Tym i zi” në Parlamentin e Kosovës, dështon sërish seanca, opozita akuzon Vetëvendosjen dhe Kurtin

    Për të tetën herë me radhë, deputetët  e Kosovës kanë dështuar të konstituojnë Kuvendin. Kandidatja e lëvizjes “Vetëvendosjes” për kryeparlamentare,  Albulena Haxhiu, për të gjashtën herë nuk mori mbështetjen.
    Për të votuan 54  deputete, 44 ishin kundër dhe 3 abstenuan. Në seancat paraprake, për  Haxhiun votuan  57 deputetë, por këtë të martë disa deputetë të LVV-së munguan në seancë.Lexo edhe :Related Posts
    Pas dështimit kryetari i Partisë  Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje  për bllokimin e procesit të krijimit të institucioneve të reja.

    “I kërkoj falje qytetarëve të Kosovës për këtë tallje që po bëhet me  verdiktin e tyre nga ana e parisë së parë, e cila edhe sot për të tetën herë na mbledh sot në kuvend dhe sillet me mentalitetin e njëjtë”, tha Krasniqi.
    Kraqniqi dha mesazhe  për partinë fituese të zgjedhjeve.
    “E para, demokracia funksionon me shumicë, e jo me imponim. E dyta, institucionet janë të popullit, nuk janë të asnjë partie politike të veçantë. Dhe e treta, duhet ta kuptojnë të gjithë se koha e sundimit njëpartiak dhe e monizmit ka përfunduar. Sa më parë që t’i kuptojë LVV-ja këto tri çështje, aq më mirë për vendi”, tha Krasniqi.
    Ndëkohë Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, tha se insistimi i Vetëvendosjes për të propozuar Haxhiun për postin e kryeparlamentares e ka shndërruar Kuvendin “në një cirk”.
    Nga ana tjetër  deputeti i Vetëvendosjes Hekuran Murati tha se shumë deputetë të opozitës duan të votojnë pro, por  këtë nuk jua lejojnë subjektet politike të tyre.
    “Siç i dëgjuat edhe të tjerët pra ka akuza që po kërkohet të votohet me zor, përkundrazi kemi dëgjuar që deputetë individualë nga opozita kanë shprehur vullnetin që të dalin nga kjo situata dhe të votojnë për, megjithatë janë qëndrimet politike të subjekteve të tyre që nuk i lejojnë që të ndahen nga Grupi Parlamentar dhe nga vota uniforme që e kanë si grup”, tha Murati.
    Nuk dihet se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, por nëse konstituimi i Kuvendit nuk do të arrihet  atëherë vendi do të shkojë sërish në zgjedhje të reja.