Tag: vetëvendosje

  • Albin Kurti prezanton koalicionin/ 20 ditë larg zgjedhjeve, LVV sërish krah ‘besnikëve’

    Albin Kurti prezanton koalicionin/ 20 ditë larg zgjedhjeve, LVV sërish krah ‘besnikëve’

    Kosova E Shtunë, 6 Dhjetor 2025 10:55
    Lëvizja Vetëvendosje ka prezantuar marrëveshjen e koalicionit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 28 dhjetor. Vetëvendosje është në koalicion me Guxo, Alternativën dhe PSHDK-në.
    Përmes nje njoftimi në FaceBook, LVV shkruan se marrëveshja paraqet një zotim të përbashkët për forcimin e institucioneve, thellimin e demokracisë dhe garantimin e një qeverisjeje që u shërben qytetarëve me transparencë dhe integritet.

    “Ky bashkim hap një vizion të përbashkët dhe përcakton prioritetet që do ta udhëheqin vendin në fazën e ardhshme të qeverisjes. Vetëvendosje, Guxo, Alternativa dhe PDSHK janë subjekte politike që, ndër vite, kanë kontribuar në mbrojtjen e interesit publik, në avancimin e barazisë qytetare dhe në ruajtjen e karakterit republikan të shtetit.

    Secila prej tyre sjell vlera të qëndrueshme politike, përvojë të akumuluar dhe përgjegjësi të dëshmuar në angazhimin e tyre publik.”, shkruhet në postim.
    Zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit do të mbahen pas dështimit për formimin e qeverisë nga zgjedhjet e rregullta parlamentare më 9 shkurt. Lëvizja Vetëvendosje doli e para në zgjedhjet e shkurtit, por nuk kishte vota të mjaftueshme për formimin e qeverisë. Zgjedhjet e 28 dhjetorit do të jenë numri dhjetë si renditje në historinë e Kosovës që pasluftës.
    Rasti I zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, shënoi rastin e parë që pas mbajtjes së zgjedhjeve të rregullta, të mos arrihet formimi I institucioneve të reja dhe të çojë vendin sërish në zgjedhje.

  • Vetëvendosje shkon si koalicion në zgjedhje, PDK e LDK si subjekte më vete

    Vetëvendosje shkon si koalicion në zgjedhje, PDK e LDK si subjekte më vete

    Kosova mban zgjedhjet e jashtëzakonshme më datë 28 dhjetor 2025.
    Dje, ishte afati i fundit për regjistrimin e koalicioneve. Lëvizja Vetëvendosje do të shkojë në koalicion në zgjedhjet e ardhshme, ndërsa PDK e LDK janë regjistruar si subjekte politike më vete.
    “Pas përfundimit të afatit për deklarimin e koalicionit të partive politike, kemi pasqyrën e qartë. Janë regjistruar në total 23 subjekte politike. Tre janë koalicione, 17 janë parti politike, dy janë iniciativa qytetare dhe një kandidat i pavarur. Vetëvendosje është regjistruar si koalicion me Guxo, Alternativën dhe Partinë Shqiptare Demokristiane. Kjo do të thotë që ka marrë tri parti të vogla rreth vetes, për të garuar në zgjedhje. PDK dhe LDK garojnë si të vetme. Edhe AAK ka dalë e vetme në zgjedhje. Edhe NISMA do të dalë e vetme në zgjedhje”, tha gazetarja Blerta Dalloshi Berisha.
    Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë mbahen fare pranë Vitit të Ri, më datë 28 dhjetor 2025.

  • Kosova zgjedhje në 28 Dhjetor, analisti: Lëvizja Vetëvendosje mund të bjerë në 40%

    Kosova zgjedhje në 28 Dhjetor, analisti: Lëvizja Vetëvendosje mund të bjerë në 40%

    Data 28 dhjetor është caktuar për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë. Shpallja e kësaj date u bë nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në një konferencë për media.
    Por analisti Blerim Burjani, në një lidhje të drejtëpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në televizionin kombëtar Vizion Plus, me moderator Roland Zilin tha se kjo datë nuk u prit mirë nga subjektet politike.Lexo edhe :Related Posts
    Siç u shpreh analisti, partia opozitare pretendon se u zgjodh pikërisht kjo datë pasi rikthehen emigrantët, dhe sipas tyre LVV-ja i ka raportet e mira me diasporën.
    Z. Burjani parashikoi se Vetëvendosja nuk mund të marrë më shumë se 40% të votave.
    Ai shtoi se nga e gjithë kriza e tejzgjatur politike në Kosovë, partia që është prekur më shumë është ajo e Albin Kurtit, Vetëvendosja.
    INTERVISTA E PLOTË:

    Si e gjeti klasën politike vendimi i sotëm i presidentes Osmani për zgjedhjet e reja në datën 28?
    Burjani: Disa subjekte politike në Kosovë e kanë cilësuar ose e kanë interpretuar ndryshe këtë vendim, sepse nuk është dashur të jetë data 28 dhjetorit. Në anën tjetër, Lëvizja Vetëvendosje dhe presidentja duket se kanë një marrëveshje ndërmjet tyre. Kështu mendohet në Kosovë, përkatësisht nga partia opozitare, për shkak se vjen diaspora. LVV-ja i ka raportet e mira me diasporën, ata kanë punuar më shumë me diasporën dhe dëshirojnë që ta kenë diasporën me vete në ditën e zgjedhjeve, më 28 dhjetor. Është, thjesht, një luftë e madhe për pushtet në Kosovë midis pozitës dhe opozitës, apo tani midis partive politike në Kosovë, se kush do të fitojë. Populli tani e ka në dorë kë do ta ndëshkojë. A do ta ndëshkojë Lëvizjen Vetëvendosje që ishte në pushtet dhe nuk arriti të zgjidhë asnjë prej problemeve, e futi shtetin në kolaps ekonomik dhe në bllokadë ekonomike? I la punëtorët pa punë të RTK-së, pra, 700 gazetarë, përkatësisht punëtorë teknikë të RTK-së, mbeten pa paga. Kjo rrezikoi po ashtu edhe dhënien e pagave në shërbimin civil të shtetit dhe në transportin publik, veçanërisht në Komunën e Prishtinës dhe Gjilanit.
    Ndërkohë, ju thatë që ky është një vendim që në një farë mënyre ndëshkoi Vetëvendosjen. Në krahun tjetër, a pritet të riorganizohet faktori opozitar në mënyrë që të maksimalizojë votat për të marrë pushtetin?
    Burjani: Nuk besoj që opozitarët do të mblidhen të gjithë së bashku, apo partitë politike opozitare të bëjnë një koalicion të fuqishëm kundrejt LVV-së. Ata dëshirojnë të garojnë vetëm. Nuk kanë vullnet, sepse të gjithë e shohin njëri-tjetrin si kundërshtar të ashpër politik, dhe gjithkush dëshiron të përfitojë më shumë, apo të fitojë më shumë vota nga elektorati. Kjo mbetet ideja, luftë e madhe për pushtet jo vetëm brenda pozitës, por edhe brenda opozitës. Edhe në pozitë ka njerëz që kanë probleme në LVV qysh me hyrë në lista. Edhe te këta të opozitës ka problem, as nuk munden të komunikojnë njëri me tjetrin në opozitë dhe nuk dëshirojnë fare ndoshta të komunikojnë, sepse dëshirojnë që vetë të fitojnë aty. Madje, është e çuditshme, as Aleanca nuk ka kurrfarë ideje nëse do ta kalojë pragun. Ajo nuk ka kurrfarë ideje që do të shkojë në zgjedhje të përbashkëta me dikë, apo do të jetë pjesë e koalicionit me ndonjë subjekt politik. Ajo dëshiron të garojë vetë. Nisma po ashtu nuk dihet a do të jetë vetëm apo do të hyjë në koalicion me ndonjë subjekt politik për të maksimalizuar shanset e saj që të hyjë në Parlament.
    Nga krahu tjetër, Vetëvendosja, a mundet ajo që të riorganizohet brenda për brenda për të marrë votat që i munguan në zgjedhjet e kaluara, në mënyrë që të jetë e pavarur, le të themi, nëse merr pushtetin më 28 dhjetor?
    Burjani: Qëllimi kryesor i Lëvizjes Vetëvendosje është vetë të garojë, vetë t’i bëjë të gjitha punët. Ajo tenton t’ia lërë fajin plotësisht opozitës se ka ndodhur kjo situatë. Nuk e besoj që Vetëvendosja mund të marrë më shumë se 42%, madje mund të bjerë në 40%. Sidoqoftë, ta shohim vullnetin apo verdiktin e popullit, sepse edhe opozita po luan me të njëjtën letër. Po thotë që këta s’mund t’i marrin më 42%, e lëre më 48% apo 50% sa mendojnë vetëvendosja që mund të fitojnë. Pra, Vetëvendosja ka qëllim të fitojë 50%, por këtë s’mund ta bëjë më. Të shohim se ata po kalkulojnë 50%. Të shohim se çfarë do të na sjellin zgjedhjet e ardhshme në Kosovë. Po besoj që Vetëvendosja më asnjëherë në historinë e vet nuk do të mund t’i marrë ato vota që i ka pasur para katër vjetëve, por mund të bjerë në 40%. Tani shohim kë do ta ndëshkojë populli, opozitën apo Lëvizjen Vetëvendosje që ishte në pushtet dhe nuk e ka kryer punën siç duhet.
    Cilën nga forcat politike dëmtoi më shumë kriza e tejzgjatur politike në Kosovë?
    Burjani: Po, të gjitha partitë kanë probleme. Mendoj që më së shumti e ka dëmtuar Vetëvendosjen, sepse ishte parti në pushtet. Pra, nuk arriti t’i zgjidhë problemet e mëdha në Kosovë, siç janë ato ekonomike dhe reformat sociale. U mor vetëm me veriun, përfundoi ashtu siç përfundoi, e dini, në zgjedhje të jashtëzakonshme. LVV-ja nuk dëshironte të bënte kompromis dhe të hynte në koalicion me ndonjë subjekt tjetër politik, e donte vetëm LDK-në. LDK-ja nuk deshi. Po ashtu, nuk e bëri një kompromis me Nismën, t’i jepte asaj ato tre vota dhe të kalonte, domethënë, të bënte një “qeveri të minorancës” ose një “qeveri të vogël”. Por nuk deshi as me Nismën të bënte kompromis pa ia dhënë pozitën e kryeparlamentarit. E çoi veten, siç thonë në gjuhën popullore, poshtë, e çoi veten në zgjedhje të jashtëzakonshme. Nuk i dihet më çfarë do të ndodhë me Lëvizjen Vetëvendosje. A mund ta përsërisë rezultatin e njëjtë? Është pikëpyetje e madhe a mund t’i fitojë prapë 42%, e lëre më 50%. Ata po vlerësojnë që është mirë që po shkojnë në zgjedhje dhe mund të fitojnë pak më shumë. Ta shohim pra këtë ide dhe qëllimin e tyre.
    /vizionplus.tv

  • Nuk ka “Qeveri Konjufca”, Kosova drejt zgjedhjeve të reja/ Dështon seanca e zgjedhjes së Kryeministrit

    Nuk ka “Qeveri Konjufca”, Kosova drejt zgjedhjeve të reja/ Dështon seanca e zgjedhjes së Kryeministrit

    Kuvendi i Kosovës ka votuar kundër formimit të qeverisë me kryeministër Glauk Konjufcën. Pro formimit të propozimit qeverisë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje votuan vetëm 56 deputetë, 4 abstenuan dhe 53 ishin kundër. 
    Konjufca në prezantimin e tij kërkoi votë për të shmangur një palë zgjedhje të reja, teksa ka thënë se me urgjencë do të trajtonte buxhetin e shtetit. Ai doli para deputetëve për votim pa siguruar marrëveshje politike me ndonjë subjekt tjetër. 
    Në kabinetin e propozuar nga Konjufca pati fare pak dallim në emra nga ai paraprak i propozuar prej Albin Kurtit. Dallimi ishte te ministri i Infrastrukturës. “U shkarkua” Dimal Basha e “u ngarkua” Besnik Bislimi. 
    Konjufca ishte mandatari i dytë nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Paraprakisht, më 26 tetor Albin Kurti dështoi në votimin e parë. Pas tij presidentja Vjosa Osmani më 4 nëntor e mandatoi Konjufcën. 
    Me rastin e dështimit të Konjufcës, tani presidentja është e detyruar t’i shpallë zgjedhjet e parakohshme që duhet të mbahen brenda 40 ditësh nga dita e shpalljes. 
    Para seancës për votimin e Konjufcës, Kuvendi hapi seancën për formimin e komisioneve, por nuk pati kuorum për vendimmarrje, për shkak të mungesës së partive që deri tash ishin në opozitë, që kanë kundërshtuar iniciativën e Lëvizjes Vetëvendosje. 
    Zgjedhjet e fundit parlamentare u mbajtën më 9 shkurt. Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 42.30 për qind të votave, e pasuar nga PDK-ja me 20.95, LDK-ja me 18.27 dhe AAK-Nisma me 7.8 për qind të votave. 

  • VV pa aleatë? AAK thyen çdo mundësi bashkëpunimi

    VV pa aleatë? AAK thyen çdo mundësi bashkëpunimi

    Kosova E Shtunë, 15 Nëntor 2025 20:52
    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka refuzuar kategorikisht mundësinë e një koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje (VV) për formimin e qeverisë së re, si dhe njofton se nuk do të votojë për Glauk Konjufcën si kryeministër.
    Vetëvendosja dështoi të sigurojë shumicën më 26 tetor, kur Albin Kurti nuk mori mjaftueshëm vota në Kuvend për të formuar qeverinë.

    Presidentja Vjosa Osmani i ka besuar mandatin Glauk Konjufcës, i propozuar nga Vetëvendosje, ndërsa afati për dorëzimin e listës së qeverisë pritet të skadojë së shpejti.

    Megjithë ftesën për bashkëpunim nga Vetëvendosje, në takimin e sotëm AAK ka mbajtur qëndrim të prerë: nuk pranon koalicion dhe insiston që zgjedhjet e parakohshme janë rruga e vetme për zgjidhjen e krizës politike.

    Sipas zëdhënësit të AAK-së, Kushtrim Xhemaili, partia refuzon jo vetëm koalicionin, por edhe çdo votë pro për Glauk Konjufcën apo një kandidat tjetër nga Vetëvendosja.
    Në rast që Konjufca dështon edhe në tentimin e dytë për të siguruar 61 vota, Kushtetuta parashikon që brenda 40 ditëve të shpallen zgjedhje të reja.

  • Konjufca në prag të afatit për formimin e qeverisë, ja çfarë pritet

    Konjufca në prag të afatit për formimin e qeverisë, ja çfarë pritet

    Mandatarit për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Glauk Konjufca, i kanë mbetur më pak se një javë për të bërë përpjekjen për formimin e Qeverisë së re dhe për të thirrur seancën e votimit të saj. Nga Lëvizja Vetëvendosje, para disa ditësh kanë deklaruar se është diskutuar për datën e mbajtjes së seancës, por ende nuk është marrë vendim se kur do të thirret ajo. Ndërkohë, ish-opozita ka deklaruar se nuk do të votojnë as Qeverinë e Konjufcës. Ndërkohë, presidentja Vjosa Osmani të martën është shprehur se ende nuk dihet se kur do të thirret seanca për formimin e Qeverisë, por ka theksuar se mandatari i dytë, Glauk Konjufca, është ende brenda afatit kushtetues. “I mandatuari i dytë për kryeministër nga LVV është akoma brenda afatit kushtetues, dhe varet nga deputetët dhe Kryesia se kur do të ftohet seanca. Shpresoj që kjo të bëhet sa më shpejt që të jetë e mundur, për të parë rezultatin.
    Siç e dini, seanca duhet të ftohet brenda afatit kushtetues”, ka deklaruar Osmani. Ajo ka paralajmëruar se, si pasojë e bllokadës politike, Kosova rrezikon të humbasë gjithsej rreth 1 miliard euro. “E kam ngritur edhe çështjen e planit të rritjes, që kap vlerën mbi 800 milionë euro, si dhe çështjen e marrëveshjeve me Bankën Botërore. Tani, në fund të dhjetorit janë 100 milionë euro, por janë edhe mbi 200 milionë të tjera që mund të humbasin në fillim të vitit, nëse nuk ratifikohen”, ka thënë ajo. “Pra, po flasim për 1 miliard euro, që është rreth një e katërta e buxhetit të Kosovës. Kosova nuk duhet t’i humbasë këto mjete, por t’i përfitojë për hir të qytetarëve.” Presidentja Osmani ka mandatuar Glauk Konjufcën si kandidatin e radhës të Lëvizjes Vetëvendosje për formimin e qeverisë së re. Ish-opozita ka bërë të ditur se nuk do ta votojë as Konjufcën për formimin e Qeverisë.

  • Kurti: Vetëvendosje do të qeverisë në shtatë komuna,  më shumë se kurdoherë më parë

    Kurti: Vetëvendosje do të qeverisë në shtatë komuna, më shumë se kurdoherë më parë

    Kosova E Hënë, 10 Nëntor 2025 18:06
    Kryeministri në detyrë i Kosovës dhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen në balotazhin e zgjedhjeve lokale, të mbajtur në tetëmbëdhjetë komuna të vendit.
    Në një reagim në rrjetet sociale, Kurti u shpreh mirënjohës për qytetarët që ushtruan të drejtën e votës, duke theksuar se ata treguan vullnet dhe pjekuri demokratike, duke kontribuar në orientimin e politikave publike në nivel lokal.

    “Mbajeni përgjegjës tani secilin kryetar për premtimet e dhëna dhe gjendjen në qytete e fshatra,” shkroi Kurti, duke nënvizuar rëndësinë e llogaridhënies lokale.

    Duke iu drejtuar aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti bëri të ditur se pas raundit të fundit të balotazhit, VV do të qeverisë në shtatë komuna të Republikës së Kosovës, një arritje që ai e cilësoi si “më shumë se kurdoherë më parë”.

    “Lëvizjen tonë s’e ndali dot as bashkimi i të gjithë kundërshtarëve. Ju faleminderit çdonjërit për angazhimin! Na presin shumë punë e sfida, që do të thotë se para nesh ndodhen shumë suksese e fitore,” përfundoi Kurti.

  • Fituan 7 komuna, Albin Kurti: Nuk na ndali bashkimi i të gjithë kundërshtarëve

    Fituan 7 komuna, Albin Kurti: Nuk na ndali bashkimi i të gjithë kundërshtarëve

    albin kurti

    TIRANË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas përfundimit të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale të mbajtura të dielën e datës 9 nëntor, duke falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen dhe aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje për angazhimin e tyre.
    Në një postim në rrjetet sociale, Kurti u shpreh se pas këtyre zgjedhjeve, Vetëvendosje do të qeverisë në shtatë komuna, më shumë se në çdo periudhë tjetër më parë, duke theksuar se ky është rezultat i punës dhe besimit të qytetarëve.
    “Ju falemnderit për pjesëmarrje në balotazhin e djeshëm të gjithë juve që e ushtruat të drejtën e votës. Treguat vullnet dhe pjekuri, i kontribuat demokracisë në Kosovë dhe orientimit të politikave publike në komunat tuaja. Mbajeni përgjegjës tani secilin kryetar për premtimet e dhëna dhe gjendjen në qytete e fshatra.
    Të dashur aktivistë të VETËVENDOSJE!-s, Tash do të qeverisim në shtatë komuna të Republikës, pra më shumë se kurdoherë më parë. Lëvizjen tonë s’e ndali dot as bashkimi i të gjithë kundërshtarëve. Ju falemnderit çdonjërit për angazhimin. Na presin shumë punë e sfida, që do të thotë se para nesh ndodhen shumë suksese e fitore”, shkruan Kurti.
    Partitë politike dhe komunat ku fituan kandidatët e tyre për kryetar
    Lëvizja Vetëvendosje (7 komuna): Mitrovicë e Jugut, Gjilan, Obiliq, Fushë Kosovë, Kamenicë, Podujevë dhe Shtime
    Lidhja Demokratike e Kosovës (7 komuna): Prishtinë, Pejë, Dragash, Viti, Junik, Istog dhe Lipjan
    Partia Demokratike e Kosovës (6 komuna): Prizren, Vushtrri, Kaçanik, Skënderaj, Ferizaj dhe Han i Elezit
    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (5 komuna): Gjakovë, Suharekë, Klinë, Rahovec dhe Deçan
    Partia Turke KDTP (1 komunë): Mamushë
    Nisma Socialdemokrate (1 komunë): Malishevë
    Iniciativa e Ramiz Lladrovcit (1 komunë): Drenas
    Lista Serbe (10 komuna): Kllokot, Leposaviq, Novobërdë, Shtërpcë, Zubin Potok, Zveçan, Graçanicë, Ranillug, Partesh dhe Mitrovicë e Veriut

  • Kandidati i VV kryeson në Mitrovicë

    Kandidati i VV kryeson në Mitrovicë

    Kandidati i Lëvizjes për Vetëvendosje, në komunën Mitrovicë, Faton Peci po kryeson balotazhin në këtë njësi administrative, në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë.

    Sipas KQZ së Kosovës, nga 55 kuti të numëruara nga 105 në total, Peci i LVV kryeson me  52,94% ose 8336 vota, kundrejt kandidatit të PDK, Arjan Tahirit.

  • “Mandatimi i Konjufcës, Kurti si monark, do t’i kalojë pushtetin Glaukut”

    “Mandatimi i Konjufcës, Kurti si monark, do t’i kalojë pushtetin Glaukut”

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, deklaroi se tani është shumë vonë për të pasur një Qeveri të pakicës.  Ideja e Lëvizjes Vetëvendosje për të pasur një Qeveri afatshkurtër në krye me Glauk Konjufcën për të kaluar disa prej çështjeve kryesore si buxhetin apo marrëveshjet ndërkombëtare nuk është pritur mirë nga LDK. 
    Abdixhiku deklaroi se e kishin tallur kur ai vet 6 muaj më parë kishte propozuar një kabinet të unitetit kombëtar. Ai tha mandatimi i Konjufës ngjan më shumë si monarki sesa demokraci.  
    “Në demokraci, pakica nuk e ndan buxhetin, paranë e shtetit, nuk kalon ligje, nuk imponon politika dhe nuk mund të bllokojë vullnetin qytetar për votë të lirë, madje as me zvarritje të pakuptimta sikur ky mandatimi i dytë. […] Ajo çfarë sot na propozohet më shumëse demokracisë i ngjan monarkisë. Në monarki mandati trashëgohet nga babai te i biri. Nga Albini te Glauku” 
    Abdixhiku tha se nuk ka pritur që presidentja Vjosa Osmani do ta mandantonte Konjufcën meqë nuk e ka shumicën parlamentare. Aii kërkoi Lëvizjes Vetëvendosje që të mos konsumojë të 15 ditët dhe të thërrasë seancën për votimin e Qeverisë.  
    “Sa më herët që Konjufca dhe LVV-ja dhesekti i tyre e ndërpret konsumimin e ditëve, aq më shpejt zgjidhet kriza, aq më shpejtë vjen qeveria e re, buxheti i ri dhe legjitimiteti qytetar në krye tështetit të Republikës së Kosovës”, shtoi Abdixhiku. 
    Kreu i LDK-së tha se është i gatshëm për të diskutuar për një zgjatje të buxhetit për tre muaj e parë të vitit të ardhshëm si zgjidhje për këtë çështje.  
    “Mund të konsiderojmë zgjidhje për zgjatim të buxhetit të vitit të kaluar, pra mund të konsiderojmë ia kam shprehur këtë gatishmëri dhe jam në kontakt edhe me partitë e tjera politike në Kosovë për të diskutuar një gjë të tillë”, tha ai. 
    Abdixhiku deklaroi se Lëvizja Vetëvendosje po bën kalkulime për datën e zgjedhjeve në kohën kur emigrantët kthehen në Kosovë për festat e dhjetorit.  Mirëpo shtoi se në zgjedhjet e fundit të 12 tetorit, LDK ka dalë e para me votën e diasporës.