Tag: vetëvarur

  • Berat/ 58-vjeçari i jep fund jetës,vetëvaret në dhomën e banesës

    Berat/ 58-vjeçari i jep fund jetës,vetëvaret në dhomën e banesës

    Një 58-vjeçar ka vendosur ti jap fund jetës,duke u vetëvarur në një nga dhomat e shtëpisë,në lagjen “13 Shtatori” në Berat.

    Ka qënë bashkëshortja ajo që e ka gjetur të varur në dhomën e gjumit dhe ka njoftuar menjëherë policinë.

    Burimet policore bëjnë me dije se nga këqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Të njëjtat burime konfirmojnë se viktima Ylli Reka është vetëvarur në gjendje të rënduar psikologjike.

    Sipas burimeve policore në vendngjarje, mësohet se viktima Ylli Reka, para aktit të vetëvrasjes i kishte lënë një letër bashkëshortes ku i kërkonte falje por duke qënë i sëmurë dhe drejt paralizimit të plotë nuk donte ti bëhej barrë askujt.

    Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

  • Tragjedi në Berat:  58-vjeçari gjendet i vetëvarur në banesë, dyshohet gjendje e rënduar psikologjike

    Tragjedi në Berat: 58-vjeçari gjendet i vetëvarur në banesë, dyshohet gjendje e rënduar psikologjike

    Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Beratit. Rreth orës 19:00, në lagjen “13 Shtatori”, është gjetur i vetëvarur në banesën e tij shtetasi Y. R., 58 vjeç. Trupi i pajetë është zbuluar nga bashkëshortja, e cila ka njoftuar menjëherë autoritetet.Reklama në FieriWeb – “SONDAZH QARKU FIER”

    Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e viktimës. Dyshohet se 58-vjeçari, ndodhur në një gjendje të rënduar psikologjike, ka kryer vetëvrasje.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.

    Burime pranë Policisë bëjnë me dije se nuk ka pasur sinjalizime të mëparshme për probleme të theksuara në familjen e viktimës, ndërsa hetimet do të zbulojnë nëse ka pasur faktorë të tjerë ndikues. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • E rëndë në Berat, një 40-vjeçar nga Duhanasi i jep fund jetës

    E rëndë në Berat, një 40-vjeçar nga Duhanasi i jep fund jetës

    Një 40-vjeçar nga fshati Duhanas në Berat ka humbur jetën pasditen e sotme, duke u vetëvarur.
    Viktima, i identifikuar me inicialet F.K., kishte probleme të shëndetit mendor dhe është gjetur i vetëvarur në një pemë pranë shtëpisë së tij.
    Familjarët e tij kanë njoftuar policinë, ndërsa forcat e policisë dhe zjarrfikësit kanë ndërhyrë për të nxjerrë trupin e pajetë të viktimës nga zona e thepisur ku ai e kishte realizuar vetëvrasjen.

  • E rëndë në Këlcyrë/ Gjendet një person i vetëvarur

    E rëndë në Këlcyrë/ Gjendet një person i vetëvarur

    POLICIA E SHTETIT
    Këlcyrë/Informacion paraprak
    Rreth orës 20:28, në lagjen Nr. 3, Këlcyrë, në banesën e tij është gjetur i pajetë, dyshohet i vetëvarur, shtetasi S. H., rreth 50 vjeç.
    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

  • E rëndë, 17-vjeçari i jep fund jetës në Gjirokastër duke u vetëvarur

    E rëndë, 17-vjeçari i jep fund jetës në Gjirokastër duke u vetëvarur

    Një ngjarje e rëndë është shënuar në Gjirokastër. Një 17-vjeçar dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në banesë.
    “Rreth orës 13:30, në spitalin Rajonal Gjirokastër është çuar nga familjarët, pa shenja jete shtetasi V. P., 17 vjeç, banues në fshatin Valare. Nga veprimet paraprake, dyshohet se 17-vjeçari është vetëvarur në banesë“, njofton policia.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.