21-vjecari Edison Milloshi i raportuar i vetëvarur nga Policia e Shtetit, është rasti i tretë brenda këtij viti në qytetin e Gjirokastrës, i të rinjve që fatkeqësisht zgjodhën t’i japin fund jetës.
“Më datën 28.11.2025, rreth orës 23:30 në lagjen “Granicë”, është gjetur i pajetë, në banesën e tij, dyshohet i vetëvarur, shtetasi E. M., 21 vjeç. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”, tha policia përmes një njoftimi.
Më 10 shkurt të vitit 2025, Irsa Muçollari, një 17-vjeçare që frekuentonte gjimnazin “Siri Shapllo”, u gjet e pajetë në banesën e saj. Prokuroria e Gjirokastrës regjistroi procedim penal për veprën “shkaktim-vetëvrasje”.
Më 20 prill 2025, Vehip Peçi, adoleshent 15-vjeçar, nga fshati Valare, u gjet i vetëvarur. Rasti tronditi komunitetin, ndërkohë që prokuroria në fillim deklaroi se “nuk ka indicie për bullizëm nga bashkëmoshatarët”.
Natyrisht që rastet kanë të përbashkët me njëri-tjetrin vetëm aktin e rëndë të vetëflijimit, por rrethanat sociale e familjare janë të ndryshme.
Çfarë mbetet shqetësuese dhe kërkon një vëmendje të madhe shtetërore e shoqërore, janë kushtet që i shtyjnë të rinjtë drejt vetëvrasjes. 3 raste brenda disa muajve, janë një këmbanë alarmi që duhet dëgjuar nga institucionet dhe shoqëria.
Shpesh, të rinjtë shtyhen drejt vetëvrasjes nga një kombinim faktorësh si presioni emocional dhe shkollor, bullizimi, problemet familjare, izolimi social, depresioni i padiagnostikuar, përdorimi i tepruar i rrjeteve sociale që rrit ndjenjën e krahasimit dhe pamjaftueshmërisë, si edhe mungesa e mbështetjes në momente krize.
Parandalimi kërkon ndërthurjen e disa masave: rritjen e aksesit në shërbime të shëndetit mendor në shkolla e komunitet, programe kundër bullizmit, edukim emocional për nxënësit dhe prindërit, identifikim të hershëm të shenjave të rrezikut, si dhe krijimin e hapësirave ku të rinjtë mund të flasin lirisht për shqetësimet e tyre pa paragjykim.
Të rriturit, mësues, prindër, institucione, duhet të reagojnë shpejt, me kujdes dhe profesionalizëm sa herë një i ri tregon shenja të vuajtjes emocionale. ©Argjiroja.net
Tag: vetëvarur
-

3 të rinj të vetëvarur brenda një viti. Ç’po ndodh në Gjirokastër?!
-

Tragjike në Laç, gjendet i vetëvarur në banesë 41-vjeçari
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Laç.
Rreth orës 06:40, familjarët kanë gjetur pa shenja jete në banesën e tij shtetasin B.Z., 41 vjeç.
Sipas informacionit paraprak nga policia, nga veprimet e para hetimore dyshohet se 41-vjeçari i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave që çuan në humbjen e jetës së tij.Top Channel
-

Dyshohet se vuante nga depresioni, gjendet i vetëvarur në banesë 81-vjeçari në Divjakë
Një 81-vjeçar nga fshati Mërtish në Divjakë është gjendur i vdekur nga familjarët në banesë. Policia e Divjakës njofton se i moshuari ishte vetëvarur në kushtet e rënda të depresionit.
Sipas njoftimit zyrtar, viktima është shtetasi S. Q., 81 vjeç, i cili dyshohet se vuante dhe kurohej nga depresioni. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim. -

Sarandë/ I mituri u gjet i vetëvarur në banesën e dajës, policia: Kishte shkuar me pushime. Nisin hetimet
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së dielës në Sarandë, ku një i mitur 15-vjeçar është gjetur i vetëvarur në banesën e dajës së tij, në fshatin Çukë.
I mituri kishte ardhur nga Tirana për pushime pranë të afërmve dhe po qëndronte prej disa ditësh në banesën e tyre. Trupi i pajetë u transportua në morg, ku do të kryhen ekzaminimet e nevojshme mjeko-ligjore.
Policia ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa materialet janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale për vlerësim, pasi më datë 24.08.2025, është gjetur i vetëvarur një i mitur, 15 vjeç, banues në Tiranë, në apartamentin e dajës së tij, në lagjen nr. 1, ku prej disa ditësh qëndronte me pushime”, njofton policia. -

I moshuari në Vaun e Dejës i jep fund jetës, dyshohet se është vetëvarur në oborrin e banesës së tij
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në fshatin Barbullush, të Vaut të Dejës. Sipas informacioneve paraprake të Policisë, shtetasi Q. K., 74 vjeç, është gjetur pa shenja jete në oborrin e banesës së tij, nga bashkëshortja. Nga hetimet e para dyshohet se i moshuari është vetëvarur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës kanë referuar materialet në Prokurori për vlerësim, ndërsa pritet që ekspertiza mjeko-ligjore dhe hetimet e mëtejshme të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Policia nuk ka dhënë ende detaje lidhur me arsyet e mundshme që mund të kenë çuar në këtë akt ekstrem. -

Tragjedi në Tiranë/ 67-vjeçari gjendet i vetëvarur në shtëpi
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Pezë në Tiranë.
Rreth orës 11:20, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, një 67 vjeçar, i cili dyshohet se është vetëvarur.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit. -

E rëndë në Vlorë! Gjendet i vetëvarur 72-vjeçari në një pallat, dyshohet se…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në lagjen “Pavarësia” në Vlorë ku një 72-vjeçar është gjetur i vetëvarur nga familjarët në një pallat në ndërtim ku ishte i punësuar si roje.
Dyshohet se i moshuari ishte në kushte të rënduara psikologjike.
Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Njoftim i Policisë:
Rreth orës 10:00, në lagjen “Pavarsia 2” është gjetur nga familjarët e tij, në një pallat në ndërtim ku ishte i punësuar si roje, i vetëvarur dyshohet në kushte të rënduara psikologike, shtetasi R. R., 72 vjeç. Rreth orës 10:00, në lagjen “Pavarsia 2” është gjetur nga familjarët e tij, në një pallat në ndërtim ku ishte i punësuar si roje, i vetëvarur dyshohet në kushte të rënduara psikologike, shtetasi R. R., 72 vjeç. Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
-

Vetëvaret në banesën e saj 31-vjeçarja në Fier, humb jetën në spital
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Fier, ku një 31-vjeçare është vetëvarur në banesë.
Sipas uniformave blu mësohet se e reja ka humbur jetën në spital.“Gjatë natës, dyshohet se është vetëvarur në banesën e saj, në fshatin Ngjeqar, shtetasja E. A., 31 vjeçe, e cila si pasojë, ka humbur jetën në spital.
Një grup i posaçëm hetimor po punon në drejtimin e Prokurorisë, për të sqaruar rrethanat e rastit”, njofton policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme. -

Tragjedi në Roskovec – 31-vjeçarja i jep fund jetës duke u vetëvarur
Një ngjarje e rëndë është shënuar mesnatën e kaluar në fshatin Ngjeqar të Roskovecit, ku një 31-vjeçare i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike. Sipas informacioneve paraprake, e reja, e cila ishte me origjinë nga Pogradeci dhe e martuar në këtë fshat, është vetëvarur.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat e plota të këtij akti të rëndë. Ende nuk dihen motivet që e kanë çuar të renë drejt këtij vendimi ekstrem. Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”
Trupi i pajetë është dërguar në morg për ekspertizën mjeko-ligjore, ndërsa hetimet vijojnë.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”
-

Gjendet pa shenja jete 28-vjeçari në Fier, dyshohet se është vetëvarur
Një 28-vjeçar është gjetur në banesën e tij pa shenja jete në fshatin Cakran të Fierit, pasi dyshohet se është vetëvarur.
Trupi është gjetur nga familjarët e viktimës në banesën e tij.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 14:00, në fshatin Cakran, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, në oborrin e banesës së tij, shtetasi N. Ll., 28 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.Top Channel