Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi sot një takim me qytetarët e Mirditës.
Në bashkëbisedimin me ata, një militant demokrat iu drejtua Berishës, teksa i tha se kreu i PD ka shumë servile rreth vetes.
Militanti i PD: Pyetja e parë është që ke mbajtur shumë servila rreth vetit. Ke mbajtur shumë servila. E dyta është, ke 30 deputetë që i ke pru në listë ti. 20 kanë fituar vetë, si të veta, me votat tona. Ata 30 do të mbledhin nga 1000 vetë për secilin dhe t’i bijnë në Tiranë e të rrëzojnë Edi Ramën për 10 orë, jo për 10 ditë as për 10 muaj. 200 vetë ja u mbledh unë, qe ku e ke Agronin, Gjinin, 200 vetë ja u mbledh unë. Dhe mos me u largu prej Tirane pa e rrëzu atë. Jo me thanë nejtem dy orë, një orë, 10 orë, po me ndejt aty derisa ta rrëzojmë se nuk ka trim ai.
Ai është njeriu më frikacak që kam njohur ndonjëherë unë në jetën time. Kam edhe një kërkesë tjetër për Leshën. Ne jemi pa kryetar partie. Kemi një kryetar të komanduar, as di gja, as na drejton ne. Gjini e ul kokën aty, po mos ta uli, ta kthejë kokën, sepse i kanë dhënë gjithë ato vota dhe kanë punuar natë e ditë për ta. Prandaj, doktor, jepu urdhër Agronit, Gjinit, ku është se ku janë ata dy të tjerët që s’i shoh, Kastriotit e atë Hotin, të vijnë të merren me njerëzit se jemi n’ujë tash 20 ditë. Mos të kenë frikë Pjerinin, as atë Dibranin, atë Ulsin. Të vijnë këtu edhe të merren me ne se i heqim qafe ne. Kaq kisha, doktor, të përshëndes. Të mbetet jetë Partia Demokratike e me ty në krye do ta votoj. Për ca Salianja e Basha e Rrumpalla, mos na i bjer më aty, hiç mos i bjer fare.
Tag: vetes
-

‘Doktor ke shumë servila rreth vetes’, militanti i PD: Ramën e rrëzojmë për 10 orë, jepi urdhër…
-

Militanti flet troç në takimin e Berishës në Mirditë: Doktor ke shumë servila rreth vetes
Një qytetar mori fjalën gjatë takimit të Sali Berishës në Mirditë, i tha atij se mban servila pas vetes.
”Pyetja e parë është që ke mbajtur më shumë servila rreth vetes. E dyta është ke 30 deputet që i ke futur në listë. 20 kanë fituar vetë dhe me votat, dhe ti bjemë Edi Ramës ta rrezojmë për 10 orë, as për 10 ditë as për 10 muaj. 200 veta ja u mbledh unë dhe mos largohem prej Tirane pa e rrëzuar aty. Të rrimë aty, derisa ta rrëzojmë sepse nuk është trim, është njeriu më frikacak që kam njohur në jetën time.
Kam dhe një kërkesë tjetër për Lezhën, ne jemi pa kryetar partie, kemi një të komanduar as di gjë ku është për vete as na dëgjon ne. Gjini e ul kokën por ta ngrenë, sepse i kam dhënë gjithë ato vota dhe kam punuar natë ditë për të. Prandaj Doktor jepi urdhër Agroni, Gjini, Kastrioti ku janë ata dy të tjerët. Të vijnë të merren me njerëzit sepse jemi në ujë 20 ditë”, tha ai. -

VIDEO-Militanti i PD-Berishës: Doktor ke shumë servila rreth vetes! Rama është njeriu më frikacak..
Militanti i PD në Mirditë, theksoi se kryeministri Edi Rama është njeriu më frikacak që ai kishte parë ndonjëherë. Ai paralajmëroi kreun e PD, Sali Berishën se ka shumë “servila” pranë vetes së tij.
“Pyetja e parë është që ke mbajtur më shumë servila rreth vetes. E dyta është ke 30 deputet që i ke futur në listë. 20 kanë fituar vetë dhe me votat, dhe ti bjemë Edi Ramës ta rrezojmë për 10 orë, as për 10 ditë as për 10 muaj.
200 veta ja u mbledh unë dhe mos largohem prej Tirane pa e rrëzuar aty. Të rrimë aty, derisa ta rrëzojmë sepse nuk është trim, është njeriu më frikacak që kam njohur në jetën time.
Kam dhe një kërkesë tjetër për Lezhën, ne jemi pa kryetar partie, kemi një të komanduar as di gjë ku është për vete as na dëgjon ne.Gjini e ul kokën por ta ngrenë, sepse i kam dhënë gjithë ato vota dhe kam punuar natë ditë për të. Prandaj Doktor jepi urdhër Agroni, Gjini, Kastrioti ku janë ata dy të tjerët. Të vijnë të merren me njerëzit sepse jemi në ujë 20 ditë.”, tha ai. -

Çfarë është “jeta paralele” dhe si po ndikon ky fenomen në përditshmëri
Fenomeni “jeta paralele” po bëhet gjithnjë e më e pranishme në epokën digjitale. Shumë njerëz sot nuk jetojnë vetëm një realitet, por ndërtojnë një version të dytë të vetes online, më të kuruar, më të bukur dhe më të kontrolluar sesa jeta reale. Në rrjete sociale nuk shfaqim si ndihemi, por si duam të dukemi.
Kjo ndarje mes vetes reale dhe asaj digjitale po krijon lodhje emocionale. Njerëzit ndihen sikur po performojnë jetën e tyre dhe jo ta jetojnë atë. Momente të zakonshme kthehen në përmbajtje, ndjenjat në imazh, jeta në një skenë virtuale ku vlera matet me pëlqime dhe reagime.
Problemi nuk është teknologjia në vetvete, por distanca në rritje mes identitetit tonë të brendshëm dhe asaj që shfaqim jashtë. Sa më i madh është ky hendek, aq më e fortë bëhet ndjenja e boshllëkut.
Pyetja që lind është e thjeshtë, por e fuqishme: nëse askush nuk do ta shihte jetën tënde online, si do ta jetoje? -

Mjerim nuk është të jesh i varfër. Mjerim është të kapardisesh në luks dhe t’i thuash vetes socialist
Nga Adrian Thano
Një grua nga periferia del në rrugë për të protestuar, me fotografinë e burrit të vdekur në minierë, në dorë. Nuk ka pamjen e zonjave firmato të parlamentit, qeverisë, opozitës që flasin për fuqizimin e gruas nga sallat me ajër të kondicionuar. Sytë e saj janë të lodhur, gishtat të rrudhur, flokët të parregullt, si fjalët që thotë. Por pamja e saj flet më shumë se çdo fjalim apo konferencë për media.
Ajo është fytyra e padrejtësisë sociale në një vend që qeveriset nga socialistë.
Prej disa javësh, minatorët e Spaçit në veri kërkojnë legjitimimin e sindikatës dhe siguri në punë; ndërsa naftëtarët e Marinzës në jug kërkojnë një pagë që t’i mbajë gjallë mes tymit dhe helmeve të naftës.
Dy realitete, dy skaje të vendit, por e njëjta gjuhë: gjuha e njeriut të papërfaqësuar, të lënë pas, që kërkon pak vëmendje nga një Tiranë ku çdo ditë shfaqet luksi i pacipë i atyre që i drejtojnë: Përgjime ku milionat e eurove zhduken si pesëleksha, makina që kushtojnë sa një galeri e tërë kromi, orë që vezullojnë mbi kyçet e korrupsionit, darka ku gromësijnë të vetëkënaqur ata që firmosin koncesione të paguara me djersën e atyre që nuk kanë as oksigjen.
Ironia është therëse: Shqipëria qeveriset prej vitesh nga një parti që e quan veten të majtë. Tetëdhjetë e tre deputetë majmen me etiketën “socialistë”. Asnjë prej tyre, hiq ndonjë postim jo zyrtar, nuk pipëtin për Spaçin dhe Marinzën. Kanë harruar thelbin e së majtës: mbrojtjen e klasës punëtore, barazinë sociale, dinjitetin e punës. Në vend të tyre, kemi ligje speciale që i shërbejnë kapitalit.
Punëtori, dikur shtylla morale e së majtës, është kthyer në një fjalë të bezdisur që nuk përdoret më as në fjalime. Pasunarët tanë të rinj i sikletos mjerimi. Por mjerim i vërtetë nuk janë ata që luftojnë për frymëmarrje. Mjerim është të kapardisesh në luks dhe t’i thuash vetes socialist. Nuk ka mjerim më tragjik dhe më qesharak se falsiteti.
Fatkeqësisht, edhe pjesa tjetër e shoqërisë sonë, e marrosur pas lekut, ka zgjedhur të mos i hedhë sytë aty ku jeta shkurtohet për pak euro në ditë. Ka mungesë ndjeshmërie dhe solidariteti. Një shoqëri që nuk mbron dinjitetin e atyre që punojnë, jo vetëm e majtë apo e djathtë nuk është, por nuk është më fare shoqëri.
Është një treg i ndotur, ku shitet e blihet çdo gjë. Edhe shpirti./ Gazeta Dita/ -

Seanca për Veliajn/ Përfaqësusi i Presidentit në Kushtetuese: I lejuat vetes të drejtën për të shqyrtuar një akt administrativ, kjo është rrëshqitje
Këshilltari juridik i Presidentit, Bajram Begaj, Ilir Rusmaili, ka deklaruar se dekreti për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme për bashkinë e Tiranës, ka qenë dhe mbetet kushtetues, duke argumentuar se Kushtetuta dhe jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese, që janë ende në fuqi, e bëjnë atë të tillë.
Ai shtoi se shqyrtimi i një akti administrativ nga Gjykata Kushtetuese mund të krijojë një precedent të rrezikshëm.
Rusmali nënvizoi se, edhe pse Gjykata ka lejuar vetes shqyrtimin e një akti administrativ, ajo duhet të ruajë mekanizmat mbrojtës për të mos rrëshqitur përtej kompetencave të përcaktuara nga Kushtetuta.
“Por ju që i lejuat vetes të drejtën për të shqyrtuar një akt administrativ keni gjetur edhe mekanizmat mbrojtës nga kjo rrëshqitje. Fakt është që ju në fund të ditës do të jenë të detyruar të merrni një vendim në raport me dekretin. Do të përballemi me faktin që ju po merrni në shqyrtim dhe po vendosni fatin e nja akti administrativ, kur Kushtetuta nuk ua lejon këtë”, tha Keshilltari juridik i presidentit.
Ilir Rusmaili: Dekreti i presidentit ka qenë Kushtetues dhe ngelet i tillë edhe sot, për shkak se Kushtetuta dhe jurisprudenca e GJK që janë ende në fuqi sot e kësaj ditë e bënin dekretin kushtetues. Ju e shihni veten kompetencë për të vendosur lidhur me dekretin për shkak se shihni të lidhur me cështjen në themel. Ju nuk thatë sot që dekreti nuk është akti administrativ ndryshe nga qëndrimet e mëparshme të GJK. Ju e shihni të lidhur, ne nuk kontestojmë asgjë, por shohim disa probleme të vogla. Është normale që për shumicën e çështjeve që vijnë në Gjykatën Kushtetuese, të gjendet një lidhje me aktet zbatuese, aktet individuale administrative. Nëse lidhja tërheq kompetencën tuaj për gjykimin e këtyre akteve mund të ndodheni para situatës, ku ju mund të jepni ose të hiqni leje legalizime, të jepni ose të hiqni leje ndërtimi, të jepni ose të hiqni autorizime strehim për të pastrehët. Kjo është e rrezikshme për GJK sepse e nxjerr atë jashtë funksionit kushtetues. Por ju që i lejuat vetes të drejtën për të shqyrtuar një akt administrativ keni gjetur edhe mekanizmat mbrojtës nga kjo rrëshqitje. Fakt është që ju në fund të ditës do të jenë të detyruar të merrni një vendim në raport me dekretin. Do të përballemi me faktin që ju po merrni në shqyrtim dhe po vendosni fatin e nja akti administrativ, kur Kushtetuta nuk ua lejon këtë. -

“Po i “vesh” vetes imunitet absolut”/ Alibeaj reagon ashpër ndaj Kryeministrit: Rama po shtron udhën si President
Enkelejd Alibeaj, i ftuar në një studio televizive, deklaroi se kryeministri Edi Rama po shtron udhën vetes për t’u bërë President, duke i veshur vetes imunitet absolut.
“Rama kontrollon qeverinë, Parlamentin, Presidencën… dhe këtë dominim politik kërkon ta shndërrojë edhe në dominim kushtetues. Rama kërkon të ndryshojë edhe formën e regjimit. Berisha tha se është i gatshëm për ndryshimet kushtetuese, pasi kuptoi se pas 11 majit PD-ja po “tretet”. Ka pakënaqësi brenda grupit parlamentar të PD dhe ka kaluar nga konfrontimi te bashkëpërfshirja me Edi Ramën. Është bërë tashmë një opozitë e futur në xhepin e Edi Ramës.
Edi Rama po shkon tashmë nga një shumicë ilegjitime për të fituar legjitimitet përmes përfshirjes së Berishës, dhe kjo do të çojë drejt ndryshimit të regjimit kushtetues”, u shpreh Alibeaj.
Sipas tij, skenari përfshin zvogëlimin e numrit të deputetëve, për të pamundësuar hyrjen e partive të reja në Parlament, si dhe mundësinë e krijimit të një dhome të dytë legjislative.
Por paralajmërimi më i fortë i Alibeajt lidhet me postin e Presidentit: “Në kushtetutë, i vetmi institucion me imunitet penal është Presidenti. Nëse Rama e synon atë post, do ta kthejë në një pozitë me kompetenca ekzekutive, në një sistem gjysmë-presidencial, ndoshta me mandat 7-vjeçar dhe të rinovueshëm. Pra, po shtron udhën për të sunduar vet”, tha ai.
Alibeaj e cilësoi këtë skenar si “gjëmën më të madhe që mund t’i ndodhë Shqipërisë”, duke theksuar se Parlamenti dhe pushtetet e tjera tashmë janë kthyer në “ornamente të një arkitekture kushtetuese të kontrolluar nga një njeri i vetëm”. -

“Rama po shtron udhën si President”, Alibeaj: Po i “vesh” vetes imunitet absolut
Enkelejd Alibeaj, i ftuar në studion e “Puls” nga Bruna Çifligu, në A2CNN, deklaroi se kryeministri Edi Rama po shtron udhën vetes për t’u bërë President, duke i veshur vetes imunitet absolut.
“Rama kontrollon qeverinë, Parlamentin, Presidencën… dhe këtë dominim politik kërkon ta shndërrojë edhe në dominim kushtetues. Rama kërkon të ndryshojë edhe formën e regjimit. Berisha tha se është i gatshëm për ndryshimet kushtetuese, pasi kuptoi se pas 11 majit PD-ja po “tretet”. Ka pakënaqësi brenda grupit parlamentar të PD dhe ka kaluar nga konfrontimi te bashkëpërfshirja me Edi Ramën. Është bërë tashmë një opozitë e futur në xhepin e Edi Ramës. Edi Rama po shkon tashmë nga një shumicë ilegjitime për të fituar legjitimitet përmes përfshirjes së Berishës, dhe kjo do të çojë drejt ndryshimit të regjimit kushtetues”, u shpreh Alibeaj.
Sipas tij, skenari përfshin zvogëlimin e numrit të deputetëve, për të pamundësuar hyrjen e partive të reja në Parlament, si dhe mundësinë e krijimit të një dhome të dytë legjislative.
Por paralajmërimi më i fortë i Alibeajt lidhet me postin e Presidentit: “Në kushtetutë, i vetmi institucion me imunitet penal është Presidenti. Nëse Rama e synon atë post, do ta kthejë në një pozitë me kompetenca ekzekutive, në një sistem gjysmë-presidencial, ndoshta me mandat 7-vjeçar dhe të rinovueshëm. Pra, po shtron udhën për të sunduar vet”, tha ai.
Alibeaj e cilësoi këtë skenar si “gjëmën më të madhe që mund t’i ndodhë Shqipërisë”, duke theksuar se Parlamenti dhe pushtetet e tjera tashmë janë kthyer në “ornamente të një arkitekture kushtetuese të kontrolluar nga një njeri i vetëm”. -

Hesapet e pambyllura në të kaluarën na e gjejnë gjithnjë derën, herët a vonë…
Nga Silvana Kola-Loka
Për aq sa di, për sa kam lexuar dhe për sa e kam njohur njeriun, diçka mund ta them me siguri: hesapet e pambyllura në të kaluarën na e gjejnë gjithnjë derën, herët a vonë.Dhe çfarë kemi lënë varur, të pazgjidhur, të pashkoqitur, të lënë në mes, ajo na vjen një ditë, kur e presim më pak, dhe na kujton se asgjë e pambyllur nuk mund të anashkalohet: qoftë kjo një marrëdhënie, një premtim i pambajtur, një fjalë e pathënë apo një gabim, të cilit nuk i kemi dalë për zot.E keqja është se, ajo çfarë kemi lënë të pambyllur (me shpresën se koha do t’i çojë vetë gjërat në vendin e tyre) nuk troket me mirësjellje në portë, nuk pret me durim derisa ti të kesh kohën dhe humorin e duhur për t’u marrë me të.
Jo! Ajo vjen në kohën më të papërshtatshme, atëherë kur e presim më pak, atëherë kur jemi plotësisht të bindur se ‘e kemi hedhur festen mbi sy’.
Atëherë, pikërisht atëherë kur mendojmë se e ardhmja është jona, e kaluara na tërheq fort nga krahu, na përplaset në fytyrë sa të na nxjerrë xixa nga sytë, na e sjell mendjen vërdallë dhe na pëshpërit në vesh:“Ej! Mos pandehe se është kaq e lehtë t’i ikësh vetes? Kishe kaq kohë për t’i mbyllur hesapet e lëna hapur, por ty të ishte mbushur mendja se mjafton të mos e zgjosh djallin që fle dhe gjithçka do ishte mirë.Më vjen keq për lajmin që po të jap! Brenda teje nuk ka as Zot dhe as Djall! Brenda teje je ti dhe vetëm ti. Dhe vetes, nuk i ikën dot!Prandaj, hapi ato letra nga e kaluara dhe sigurohu t’i lexosh shkronjë më shkronjë. Dhe, pasi t’i kesh lexuar mirë e mirë, fol me veten me zemër të hapur.Pranoji të gjitha: budallallëkun, kryeneçërinë, zilinë, egoizmin, dritëshkurtësinë apo çfarëdo tjetër ke ndjerë, që ta ka bërë të pamundur në atë kohë mbylljen e asaj pune.Dhe, kur ta kesh mbaruar këtë punë, kërkoji vetes ndjesë që e ke lënë peng për një kohë kaq të gjatë. Pastaj jepi vetes një përqafim të gjatë dhe vazhdo ditën tënde! Ja kështu! Hë! Fillo nga puna! Mjaft e le veten peng të së kaluarës!”
Lexo edhe:
SILVANA KOLA-LOKA: MË THUAJ SE MË DO PA MË THËNË “TË DUA!”
ObserverKult
-

Locatelli, i zemëruar me ekipin e tij: Nuk mund t’ia lejojmë vetes disfata të tilla
20 Tetor 2025
7:54
Alfred Lleshi
Kapiteni i Juventusit, Manuel Locatelli, nuk e fshehu zhgënjimin pas humbjes ndaj Comos: “Nuk mund t’ia lejojmë vetes disfata të tilla, jam i zemëruar me mënyrën si luajtëm. Gabimet në detaje bëjnë diferencën”.
Në intervistën për DAZN, ai shtoi: “Duhet t’i rregullojmë këto gjëra, kemi folur me trajnerin. Tani duhet të mendojmë për ndeshjen me Real Madridin, ndoshta do të ketë ndryshime, por këtë e vendos trajneri. Ne duhet të ngremë kokën dhe të punojmë. Ka shumë ndeshje në një muaj, por kur vesh këtë fanellë, je i detyruar të përpiqesh t’i fitosh të gjitha, pa justifikime”.
Locatelli theksoi se ekipi duhet të reagojë menjëherë: “Duhet të japim më shumë nga vetja. Me Real Madridin kemi mundësinë për të treguar sa vlejmë. Jemi të zemëruar, por e vetmja gjë që mund të bëjmë është të punojmë dhe të përmirësojmë ato detaje që na kushtuan sot”.