Tag: vetëplagosur

  • Policia e Shkodrës nis hetimin ndaj 30-vjeçarit të vetëplagosur, ‘mbante dhe prodhonte armë pa leje’

    Policia e Shkodrës nis hetimin ndaj 30-vjeçarit të vetëplagosur, ‘mbante dhe prodhonte armë pa leje’

    Ndaj 30-vjeccarit i cili u paraqit i vetëplagosur ditën e djeshme në Spitalin Rajonal të Shkodrës, policia ka nisur procedimin e lirë penal.

    Sipas burimeve i riu akuzohet për “armëmbajtje pa leje dhe prodhimin e tyre.

    30-vjeçarit dyshohet se zotëronte 1 pushkë pneumatike sportive, 12 kapsolla detonatorë dhe municion luftarak.

    Për momentin i akuzuari po merr mjekim në spital jashtë rrezikut për jetën.

  • Vetëplagoset me automatik 30-vjeçari në Shkodër, dërgohet me urgjencë në spital

    Vetëplagoset me automatik 30-vjeçari në Shkodër, dërgohet me urgjencë në spital

    Një 30-vjeçar në Shkodër është vetëplagosur me armë zjarri mëngjesin e sotëm.

    “Rreth orës 07:30, është paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër, shtetasi A. L., 30 vjeç, i cili dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri”, njofton policia.
    Shërbimet e Policisë, së bashku me grupin hetimor, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur gjetjen e armës së zjarrit (automatik).
    Vijon puna për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

    Top Channel

  • U vetëplagos me armë zjarri, arrestohet 37-vjeçari në Vlorë

    U vetëplagos me armë zjarri, arrestohet 37-vjeçari në Vlorë

    Policia ka arrestuar 37-vjeçarin Skerdi Mehmetaj alias Piperi për armëmbajtje pa leje.
    Ditën e djeshme ai është vetëplagosur jashtë ambienteve të lokalit në zonën e Lungomares dhe më pas ka hedhur armën e zjarrit brenda një makine tip “Audi” me ngjyrë të bardhë që ishte aty pranë.
    Më pas 37-vjeçari ka shkuar në spital i plagosur pasi plumbi e ka kapur në pjesën e këmbës. Në spital ka konfirmuar ngjarjen duke dhënë dëshmi përpara grupit hetimor dhe duke thënë se është vetëplagosur.

  • Plagosja në Vlorë, Policia jep version të ri: 37-vjeçari është vetëplagosur

    Plagosja në Vlorë, Policia jep version të ri: 37-vjeçari është vetëplagosur

    Policia ka dhënë detaje lidhur me plagosjen e 37-vjeçarit, Skerdi Mehmetaj në Vlorë. Nga verifikimet hetimore dyshohet se 37-vjeçari është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë, në ambientet e jashtme të një lokali, në lagjen “10 Korriku”.
    Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe arma e zjarrit (pistoletë), e cila dyshohet se është hedhur nga shtetasi Skerdi Mehmetaj brenda një automjeti, pas ngjarjes.
    Vijojnë veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

  • Vlorë/ Një person përfundon në spital, dyshohet se është vetëplagosur me çifte

    Vlorë/ Një person përfundon në spital, dyshohet se është vetëplagosur me çifte

    Një person është plagosur me armë zjarri, çifte, në fshatin Bolene të Vlorës. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se është vetëplagosur. Ngjarja ka ndodhur në stanet ku ai ushtronte aktivitetin e tij si bari, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e plota të incidentit.
    Menjëherë pas plagosjes, ai është transportuar me urgjencë në spitalin e Vlorës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Burime nga bluzat e bardha bëjnë me dije se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
    Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të sqaruar nëse kemi të bëjmë me vetëplagosje.

  • E rëndë në Vlorë, 17-vjeçarja tenton të vrasë veten me armë, transportohet në spital

    E rëndë në Vlorë, 17-vjeçarja tenton të vrasë veten me armë, transportohet në spital

    Një 17-vjeçare është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë në banesën e saj.
    Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kushtrimi” të qytetit bregdetar të Vlorës.
    Rreth orës 11:40, e mitura është paraqitur në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.
    Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

    Vlorë/Informacion paraprak

    Sot, rreth orës 11:40, është paraqitur në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore, një shtetase e mitur 17 vjeçe, e cila dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë, në banesën e saj, në lagjen “Kushtrimi”.
    Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të

  • Vetëplagoset me armë zjarri 35-vjeçari në Vlorë, dërgohet te Trauma

    Vetëplagoset me armë zjarri 35-vjeçari në Vlorë, dërgohet te Trauma

    Një 35-vjeçar në Vlorë dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm.

    Sipas uniformave blu ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia”, në apartamentin ku jetonte 35-vjeçari.
    Pas ndihmës së parë mjekësore, i riu është transportuar për ndihmë të specializuar në Spitalin e Traumës.
    “Rreth orës 04:10, në lagjen “Pavarësia”, në apartamentin ku jetonte, dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasi A. M., 35 vjeç.
    Pas ndihmës së parë mjekësore, 35-vjeçari është transportuar për ndihmë të specializuar në Spitalin e Traumës.
    Në cilësinë e provës materiale, u bë sekuestrimi i armës së zjarrit, pistoletë tip Glock, e cila u gjet në vendin e ngjarjes”, njofton policia.
    Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje./Opinion.al

  • Vetëplagoset me armë 57-vjeçari në Shkodër

    Vetëplagoset me armë 57-vjeçari në Shkodër

    Një 57-vjeçar është vetëplagosur aksidentalisht me një armë gjahu të cilën e kishte me leje. Ngjarja ka ndodhur në njësinë administrative Postribë në Shkodër. I vetëplagosuri F.V ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë dhe dokumentimin ligjor të rastit.
    Njoftimi i Policisë

    Rreth orës 17:45, në fshatin Ura e Shtrejt, Postribë, dyshohet se aksidentalisht është vetëplagosur me një armë gjahu,  që e mbante me leje, shtetasi F. V., 57 vjeç. Ky shtetas ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë dhe për dokumenimin ligjorë të rastit.

  • Vetëplagoset me armën e gjahut 57-vjeçari në Postribë

    Vetëplagoset me armën e gjahut 57-vjeçari në Postribë

    Një 57-vjeçar është vetëplagosur aksidentalisht me një armë gjahu në fshatin Ura e Shtrejt, Postribë.
    Sipas informacioneve të para, shtetasi F. V., ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë.
    Njoftimi i policisë:
    Rreth orës 17:45, në fshatin Ura e Shtrejt, Postribë, dyshohet se aksidentalisht është vetëplagosur me një armë gjahu,  që e mbante me leje, shtetasi F. V., 57 vjeç. Ky shtetas ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë dhe për dokumenimin ligjorë të rastit.
     

  • Plagoset me armë zjarri 37-vjeçari në Lushnjë, arrestohet bashkë me të vëllain për mashtrim

    Plagoset me armë zjarri 37-vjeçari në Lushnjë, arrestohet bashkë me të vëllain për mashtrim

    Një 37-vjeçar është vetëplagosur në këmbë me armë zjarri në Lushnjë, teksa është arrestuar së bashku me të vëllain dhe shokun e tij, pasi mashtruan Policinë dhe mjekët.
    Në momentin kur kishte shkuar në spital, ai kishte deklaruar se ishte vetëplagosur aksidentalisht me thikë, ndërsa vëllai dhe shoku i tij fshehën makinën ku kishte ndodhur ngjarja.
    Në pranga janë vënë shtetasi i plagosur, A. M., 37 vjeç, si dhe vëllai i tij, shtetasi I. M., 33 vjeç, dhe shoku i tij, shtetasi F. V., 40 vjeç.
    Njoftimi
    Nga hetimet e deritanishme dyshohet se 37-vjeçari është vetëplagosur aksidentalisht, në automjet, me një armë zjarri, të cilën e posedonte pa leje. Për të penguar zbulimin e së vërtetës, ky shtetas ka deklaruar në spital, se është dëmtuar aksidentalisht me mjet prerës. Aktualisht, ky shtetas është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
    Dy shtetasit e tjerë u arrestuan sepse dyshohet se kanë fshehur automjetin ku u vetëplagos shtetasi A. M., si dhe kanë mbështetur deklaratën e rreme të tij. Gjatë kontrollit në automjetin e gjetur nga Policia, u gjetën dhe sekuestruan dy fishekë dhe një predhë armësh zjarri.”
    Në drejtimin e Prokurorisë së Fierit po punohet për të dokumentuar me prova ligjore, të gjitha rrethanat e këtij rasti.