Tag: vetëm

  • Gonzato mesazh të fortë mes të rinjve shqiptarë: Nxitoni për reformat, BE në krahun tuaj

    Gonzato mesazh të fortë mes të rinjve shqiptarë: Nxitoni për reformat, BE në krahun tuaj

    Piramida e Tiranës, godina që deri 35 vite më parë shërbente si muze për ish-diktatorin Enver Hoxha, sot u gjallërua nga mijëra të rinj që festuan ditën dedikuar atyre.

    I konceptuar si një festival idesh, nxënës të shkollave 9-vjeçare e gjimnaze dhe vullnetarë nga shoqata të ndryshme u prezantuan me projektet e tyre, nga punimet artizanale te piktura, libri e teknologjia.
     “Jam shumë e lumtur që rinia merret me projekte të tilla, duke provuar veten në sfida, jo vetëm në artizanat dhe thjesht të dalim nga zona komforte e tyre”, u shpreh një nga vajzat.
    Jo vetëm ambicia për të shprehur talentin, por edhe dëshira për të ndihmuar më të dobët, këtë 8 dhjetor mesazhin më të fortë e përcjellin vetë të rinjtë.
    “Të gjitha të ardhurat që do të mblidhen nga shitja e produkteve, do të shkojnë për një kauzë të veçantë, ‘Holiday in a box’, kemi për synim të bëjmë dhurata për fëmijët, sidomos për fëmijët në zonat rurale”, tha një vajzë tjetër.
    Megjithatë, në ceremoninë e hapjes, vëmendjen më të madhe e mori Inteligjenca Artificiale. Hana, avatari i Agjencisë Kombëtare të Rinisë prezantoi të ftuarit….
    “Shqipëria e sotme dhe ajo e nesërme bazohet mbi energjinë, talentin dhe përkushtimin tuaj. Le të jetë kjo një ditë si një thirrje për të ecur përpara me besim, bashkëpunim dhe vizion”, deklaroi ministër i Kulturës, Turizmit dhe Sportit, Blendi Gonxhe.
    Duke kujtuar thirrjen që priu protestën e studentëve në dhjetorin e ‘90, “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, përballë të rinjve, ambasadori i BE në vendin tonë theksoi nevojën për përshpejtimin e reformave të kërkuara, me qëllim integrim në union.
    “Kjo është thirrja ime për ju, që reformat të sjellin rezultate të vërteta dhe konkrete për t’i dhënë fund korrupsionit, për t’i thënë fund mosndëshkueshmërisë dhe për të luftuar krimin e organizuar. Dhe që të ndodhin të gjitha këto, duhet të përshpejtohen punët, duhet të mobilizoheni për më shumë, përndryshe nuk ka për të ndodhur, por ne na keni përkrah”, tha Silvio Gonzato.

  • ‘Dita e Rinisë, pa rini’, Topalli: Sot është dita e dhomave bosh, e shtëpive që plaken pa zëra të rinj

    ‘Dita e Rinisë, pa rini’, Topalli: Sot është dita e dhomave bosh, e shtëpive që plaken pa zëra të rinj

    Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli ka bërë një reagim në rrjetet sociale për Ditën e Rinisë.
    Topalli shkruan se 8 dhjetori lindi si Dita e Rinisë dhe e Lirisë, por sot është dita e dhomave bosh, e shtëpive pa të rinj.
    Më tej, Topalli shkruan se Azem Hajdari përfaqësonte guximin për të qëndruar dhe për ta dashur vendin, ndërsa sot shteti po e largon rininë me varfëri dhe padrejtësi.
    Topalli thotë se në 12 vite, rinia është tkurrur me 46%.
    Reagimi i Topallit
    Dita e Rinisë, pa rini
    8 Dhjetori lindi si Dita e Rinisë dhe e Lirisë.
    Sot është dita e dhomave bosh, e dritave që fiken herët, e shtëpive që plaken pa zëra të rinj.
    Azem Hajdari përfaqësonte guximin për të qëndruar, për ta dashur këtë vend edhe kur ishte i vështirë.
    Sot pushteti nuk e ndalon rininë me dhunë.
    E largon me varfëri, padrejtësi dhe mungesë shprese.
    Në vetëm 12 vite, rinia është tkurrur me 46%.
    Pa rini, Shqipëria nuk është e lirë!
    Pas këtyre shifrave janë histori që nuk dalin në statistika.
    Është historia e një vajze 23-vjeçare, e diplomuar me rezultate të shkëlqyera,
    që sot punon si kamariere në një qytet europian dhe thotë:
    “Do doja të punoja këtu atë që mësova atje.”
    Është historia e një djali nga veriu,
    që la prindërit e sëmurë dhe një tokë të pashitur,
    sepse këtu puna nuk e ushqente dinjitetin,
    vetëm mbijetesën.
    Është historia e mjekut të ri që iku
    jo se nuk e donte pacientin shqiptar,
    por sepse nuk pranonte të ulte kokën për një vend pune.
    Është brezi që nuk u largua për jetë luksoze,
    por për një shans të zakonshëm:
    punë të ndershme, rrogë dinjitoze, të ardhme të parashikueshme.
    Kjo nuk është liri.
    Është një rrugë njëkahëshe që një pushtet i dështuar e quan “normalitet”.
    Dita e Rinisë, pa rini,
    është dhimbja më e madhe që një vend mund t’i bëjë vetes.
    Sepse kur të rinjtë ikin,
    Shqipëria nuk varfërohet vetëm në numra,
    por plaket në shpirt.

  • Skandalet e Ramës/ Berisha: Dialog intensiv me shqiptarët, të përgatitemi për protestat më të fuqishme që ka njohur vendi

    Skandalet e Ramës/ Berisha: Dialog intensiv me shqiptarët, të përgatitemi për protestat më të fuqishme që ka njohur vendi

    Skandalet e Ramës/ Berisha: Dialog intensiv me shqiptarët, të përgatitemi për protestat më të fuqishme që ka njohur vendi
    Në mbledhjen e grupit parlamentar, kreu i opozitës Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama për skandale të rënda dhe kontroll kriminal mbi institucionet e shtetit.
    Berisha deklaroi se Rama është sot politikani më i diskredituar në Europë dhe se përdor drejtësinë për të mbrojtur veten. Ai foli për survejime, presione dhe dosje komprometuese ndaj zyrtarëve të lartë, duke e cilësuar situatën si një narkoregjim.
    Sipas Berishës, vetëm angazhimi i qytetarëve mund të sjellë largimin e Ramës nga pushteti. Opozita, tha ai, do të zhvillojë një dialog intensiv me shqiptarët dhe do të përgatitet për protestat më të fuqishme që ka njohur vendi.
    FJALA E BERISHËS:
    Imagjinoni ju pak.U ankua grupi parlamentar për çështjen time, i mori 7 muaj për ta shqyrtuar. Por jo vetëm unë. Për Erion Veliajn 5-6 javë. Kurse për këtë në mënyrë të rrufeshme.
    E larguan dhe relatorin, gjetën relator tjetër.
    Presione. Ta dini një gjë, ajo ka arkivën më kriminale që ka ekzistuar ndonjëherë në Shqipëri.
    Sepse ajo me Oltion Bistrin dhe Agim Ismailin, ky që hakeronte telefonat, ua nxirrte videot nga telefonat, ajo ka survejuar çdo zyrtar, ministër, kundërshtar, lajkatar, çfarë ka patur, i ka survejuar.
    Shkoi e ju tha aty në mbledhje, i tha Ramës mblidh dhe kryesinë e ministrat, u tha cilindo nga ju u marr me vete. Se ua ka këto.
    Pra, jemi para kësaj situate dhe unë e theksoj dhe e them, se do të jenë vetëm qytetarët shqiptarë ata që do japin shtytjen e fundit, ata që do të shpëtojnë vendin nga ky narkoregjim.
    Edi Rama sot është njeriu më i diskredituar në Europë. Kryeministri, avokat publik i vjedhjeve të tij.
    Sa për Lubinë ai nuk e bënte kurrë këtë. Ai e bën për veten e tij. Se të them të vërtetën tani, unë nuk jam aty brenda, por thonë se, dosja e Ramës është shumë më voluminoze. Dhe është e ndarë.
    Se çka aty brenda nuk e dimë, por është e ndarë veçmas. Si puna e atij Olsit, personit të paidentifikuar dhe pastaj e nxirrte Dumani, jo Olsin, që ishte vetëm ai.
    Pra, jemi në këtë situatë ndaj dhe ne bashkërisht në një dialog intensiv me shqiptarët, duhet të përgatitemi se Edi Rama nuk largohet pa angazhimin total të qytetarëve shqiptarë.
    Ai kur arrin para të gjithë shqiptarëve, të dalë avokat i vjedhjeve të tij, të çojë vendimin e gjykatës vetëm për të shpëtuar veten, sepse kam dëgjuar, thonë njerëzit, pse nuk kërkon heqjen e imunitetit. Ku ja heq ky imunitetin, ky më parë dorëzon mandatij e tij, se sesa heq imunitetin e asaj. Se ajo bëhet e penduar fill. Mjafton, se ajo është mos e pyet.
    Vuri përpara një shtet, te këmbët e veta e ka. Në mënyrën më të paimagjinueshme. Një njeri e kapur në flagrancë me një vjedhje skandaloze, e ka gjunjëzuar, e ka poshtëruar narko-shtetin sikur të mos ishte.
    Dhe tani i thotë këtij dhe e nxjerr çdo ditë. Del çdo ditë. S’ka ndodhur kurrë.Ndaj dhe ne në një dialog intensiv me shqiptarët duhet të përgatitemi për protestat më të fuqishme që ka njohur vendi. Faleminderit.

  • Mësuesi i vetëm në protestë: Kukësi pa rini në ditën kombëtare të rinisë

    Mësuesi i vetëm në protestë: Kukësi pa rini në ditën kombëtare të rinisë

    Kukësi pa rini dhe me shkolla pa nxënës, janë arsyet e protestës së mësuesit të biologjisë, Besmir Muslia, në ditën kombëtare të rinisë, 8 dhjetorin. Ai ishte i vetëm në sheshin e Kukësit me pankartat që pasqyronin gjendjen e sotme të këtij qyteti, pa rini dhe pa shpresë.
    I vetëm me pankarta që era tenton t’i shkëpusë, mësuesi i biologjisë Besmir Muslia ka protestuar në Ditën Kombëtare të Rinisë, pikërisht mbi gjendjen në të cilën ndodhet sot rinia në Kukës.
    35 vite nga koha kur rinia e dikurshme shqiptare vendosi ndryshimin e kursit të Shqipërisë, mësuesi me keqardhje ka një urim të dhimbshëm, “mos e paçi fatin e rinisë së Kukësit”. Mbyllja e shkollave vit pas viti ishte arsyeja tjetër e kësaj proteste të mësuesit.

  • Çfarë i ndodh trupit kur e teprojmë me vitaminën D

    Çfarë i ndodh trupit kur e teprojmë me vitaminën D

    Mungesa e vitaminës D është shumë e përhapur. Kjo vitaminë është thelbësore për shëndetin e kockave, muskujve, sistemit imunitar dhe metabolizmin. Megjithatë, ashtu si mungesa, edhe teprica e saj mund të shkaktojë dëme serioze.
    Së fundmi, 16 persona në Ishujt Balearik përfunduan në spital me simptoma helmimi pasi kishin marrë një suplement të blerë online me formulë të gabuar, pa mbikëqyrje mjekësore. Rasti ngriti alarmin për rreziqet e përdorimit të pakontrolluar të suplementeve.
    Ekspertët paralajmërojnë se vitamina D nuk është thjesht një “vitaminë”, por një hormon (kolekalciferol), dhe duhet trajtuar si një medikament që kërkon monitorim. Marrja e pakontrolluar ose e panevojshme e dozave të larta mund të çojë në hipervitaminosi D, një gjendje në rritje për shkak të suplementimit të tepruar.
    Rreziqet e tepricës së vitaminës DDozat e larta çojnë në hiperkalçemi, rritje të kalciumit në gjak, duke shkaktuar fillimisht:
    -nauze, të vjella, kapsllëk, mungesë oreksi-etje të shtuar dhe urinim të shpeshtë-lodhje dhe dobësi të madheNëse teprica vazhdon, mund të krijohen depozitime kalciumi në enët e gjakut dhe në organe të rëndësishme, të cilat mund të shkaktojnë hipertension, dëmtime të veshkave dhe deri në insuficiencë renale.
    Problemi i vetëmjekimitVitamina D gjendet lehtësisht në suplemente të ndryshme dhe shumë njerëz e marrin pa indikacion mjekësor, shpesh sipas këshillave nga persona jo të kualifikuar. Doza të caktuara janë shumë të larta dhe të destinuara vetëm për raste të rënda, prandaj duhen përdorur vetëm nën kontroll profesional dhe me analiza periodike.
    Studime të reja dhe keqkuptimeNjë studim britanik ka treguar se suplementet me vitamina D2 mund të ulin nivelet e vitaminës D3, formës që organizmi përdor realisht. Gjithashtu, toksiciteti nga vitamina D vjen vetëm nga suplementet, jo nga ushqimi dhe as nga dielli, pasi trupi e rregullon vetë prodhimin.
    Mesazhi kryesorSpecialistët theksojnë se emërtimi “vitaminë” është i gabuar dhe krijon ndjesinë e një substance të padëmshme, ndërkohë që bëhet fjalë për një hormon që mund të shkaktojë dëme serioze nëse merret pa kontrolle. Suplementimi duhet të vendoset, rregullohet dhe monitorohet vetëm nga mjeku.

  • Kreu i PD paralajmëron protesta/ Berisha thirrje të dëshpëruara qytetarëve: Duhet të përgatitemi, Rama nuk largohet pa..

    Kreu i PD paralajmëron protesta/ Berisha thirrje të dëshpëruara qytetarëve: Duhet të përgatitemi, Rama nuk largohet pa..

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka lajmëruar dhe njëherë për vijimin e bisedimeve intensive me qytetarët dhe për protesta të fuqishme me qëllim rrëzimin e kryeministrit Edi Rama. Ish-kryeministri thotë e Rama po bën avokatin e vjedhjeve të tij duke mashtruar shqiptarët dhe mbrojtur Belinda Ballukun. 
    “Unë e theksoj dhe e them, se do të jenë vetëm qytetarët shqiptarë ata që do japin shtytjen e fundit, ata që do të shpëtojnë vendin nga ky narkoregjim. Edi Rama sot është njeriu më i diskredituar në Europë. Kryeministri, avokat publik i vjedhjeve të tij. 
    Sa për Lubinë ai nuk e bënte kurrë këtë. Ai e bën për veten e tij. Se të them të vërtetën tani, unë nuk jam aty brenda, por thonë se, dosja e Ramës është shumë më voluminoze. Dhe është e ndarë. Se çka aty brenda nuk e dimë, por është e ndarë veçmas. Si puna e atij Olsit, personit të paidentifikuar dhe pastaj e nxirrte Dumani, jo Olsin, që ishte vetëm ai. Pra, jemi në këtë situatë ndaj dhe ne bashkërisht në një dialog intensiv me shqiptarët, duhet të përgatitemi se Edi Rama nuk largohet pa angazhimin total të qytetarëve shqiptarë. Ai kur arrin para të gjithë shqiptarëve, të dalë avokat i vjedhjeve të tij, të çojë vendimin e gjykatës vetëm për të shpëtuar veten, sepse kam dëgjuar, thonë njerëzit, pse nuk kërkon heqjen e imunitetit. Ku ja heq ky imunitetin, ky më parë dorëzon mandatin e tij, se sesa heq imunitetin e asaj. Se ajo bëhet e penduar fill. Mjafton, se ajo është mos e pyet. 
    Vuri përpara një shtet, te këmbët e veta e ka. Në mënyrën më të paimagjinueshme. Një njeri e kapur në flagrancë me një vjedhje skandaloze, e ka gjunjëzuar, e ka poshtëruar narko-shtetin sikur të mos ishte.  Dhe tani i thotë këtij dhe e nxjerr çdo ditë. Del çdo ditë. S’ka ndodhur kurrë. Ndaj dhe ne në një dialog intensiv me shqiptarët duhet të përgatitemi për protestat më të fuqishme që ka njohur vendi”, tha Berisha. 

  • Bizneset e mishit nën hetim, fshehje fitimesh dhe mungesë fiskalizimi në disa qytete

    Bizneset e mishit nën hetim, fshehje fitimesh dhe mungesë fiskalizimi në disa qytete

    Tre biznese blegtorale që merren me blerjen dhe shitjen e gjësë së gjallë, e më pas me tregtimin e mishit të freskët, kanë fshehur 10 mln euro fitime.

    Këto biznese, në bilancet e tyre tregtare, kishin sasi të mëdha mishi të blerë, por nga ana tjetër këto shifra nuk përputheshin me shitjet, sepse tregtimi i këtij produkti te konsumatorët bëhej pa faturë. Ky aksion erdhi pas denoncimit të një qytetari. Drejtoria e Hetimit Tatimor, në bashkëpunim me Task Forcën e Terrenit, ndërhynë në vend ushtrinë e tre subjekteve Hallaçi në Kukës, Kazazi dhe Tafaj në Kavajë, ndërkohë është në hetim edhe një tjetër subjekt në qytetin e Fierit, ku u konstatua shkelje të legjislacionit tatimor si mos instalimi i sistemit të fiskalizimit dhe mos afishimi i listës së çmimeve.
    Por ky aksion, sipas ekspertit të bujqësisë Ndoc Fasllia, nuk ka për qëllim vetëm luftën kundër informalitetit, por edhe shtimin e të ardhurave të buxhetit të shtetit.
    “Synimi kryesor i këtyre kontrolleve në radhë të parë është evidentimi i evazionit fiskal si dhe garantimi i të ardhurave për buxhetin e shtetit. Pra, e thënë thjeshtë, të shtojë të ardhurat në arkën e shtetit.”, shprehet Fasllia.
    Këto aksione do të ishin më të dobishme nëse do të realizoheshin edhe me institucionet që garantojnë sigurinë ushqimore, pasi kështu jo vetëm që zhduket informaliteti, por garantohet edhe cilësia e produkteve.
    “Kontrollet e ushtruara nga Administrata Tatimore duhet të jenë të koordinuara me AKU-në, AKVMB-në dhe ISUV-in, por nga ana tjetër këto kontrolle duhet të mbështeten me fonde për krijimin e laboratorëve.”, shton eksperti i bujqësisë.
    Vetëm deri më tani, gjatë vitit 2025, Administrata Tatimore ka zbuluar mbi 4 subjekte të mëdha blegtorale në shkelje, që fshehin të ardhurat nga biznesi i tyre.

    Top Channel

  • “Vetëm në një telefon të Berberit janë 2700 mesazhe”/ Balluku e pandehur, Berisha: Janë 407 minuta video dhe…

    “Vetëm në një telefon të Berberit janë 2700 mesazhe”/ Balluku e pandehur, Berisha: Janë 407 minuta video dhe…

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha teksa u ndal tek hetimet për Belinda Ballukun, tashmë e pezulluar nga detyra tha se në telefon e vartësit të saj, Evis Berberi janë mbi 2700 mesazh. Sipas Sali Berishës, këto mesazhe janë të Belinda Ballukut dhe Edi Ramës.
    “Vetëm në njërin telefon të Berberit ka 407 minuta video, pa llogaritur fotografitë”, tha Berisha, duke shtuar se “kleptokracia është në panik të tmerrshëm”.
    Berisha: Lubia nuk ka bërë asgjë, vetëm ka zbatuar urdhrat. Mesazhet shumë më tepër të Lubisë tek Evis Berberi që dje filloi ta merrte në mbrojtje janë të Ramës.
    Janë mbi 2700 mesazhe. Vetëm në njërin telefon të Berberit ka 407 minuta video, pa llogaritur fotografitë. Janë 4 telefona ata. Kleptokracia është në panik të tmerrshëm. Faktikisht pret shqiptarët të lajnë duart me të.

  • Shqipëria po bëhet parajsë fiskale për pensionistët italianë

    Shqipëria po bëhet parajsë fiskale për pensionistët italianë

    Në vitet e fundit, në hartën e preferencave të pensionistëve italianë që zgjedhin të jetojnë jashtë vendit po përfshihet gjithmonë e më shumë Shqipëria. Mediat italiane raportojnë se, ndërkohë që fluksi drejt Portugalisë po bie ndjeshëm, sidomos pas heqjes së lehtësimeve fiskale për të ardhurit pas vitit 2024, Shqipëria po ngjitet si një ndër destinacionet më të leverdishme për shkak të politikave fiskale shumë konkurruese dhe kostos së ulët të jetesës.
    Sipas të dhënave të fundit, numri total i pensionistëve italianë që transferohen jashtë vendit është ulur me 23.8% gjatë periudhës 2018–2024. Megjithatë, mes vendeve që po fitojnë terren, Shqipëria ka shënuar rritjen më të theksuar.

    Nga viti 2019 deri në 2023, rreth 200 pensionistë italianë janë transferuar në Shqipëri, nga të cilët 100 vetëm gjatë vitit 2023. Në raport me përmasat e vendit dhe periudhën e shkurtër kohore, kjo rritje vihet re si jashtëzakonisht e lartë.

    Pse po e zgjedhin Shqipërinë?

    Shqipëria ofron një paketë të favorshme për pensionistët e huaj:
    Zero tatim mbi pensionet e marra nga jashtë (nga viti 2021).
    Kosto jetese shumë më e ulët se në vendet e BE-së.
    Klima e butë mesdhetare.
    Akses i shpejtë me Italinë përmes fluturimeve të shpeshta.
    Komunitete italiane tashmë të krijuara në qytete si Tirana, Durrësi, Shkodra dhe Vlora.
    Shqipëria po shndërrohet gradualisht në një “Hammamet të ri”, por me standarde më të larta urbanistike dhe afërsi gjeografike ndaj Italisë, çka e bën shumë tërheqëse për të moshuarit që kërkojnë të jetojnë me më pak kosto, por pa u shkëputur nga Italia.
    Ndër destinacionet kryesore vazhdojnë të jenë Spanja dhe Tunizia. Vetëm në Spanjë jetojnë mbi 8.400 pensionistë italianë, dhe pavarësisht kostove të pjesshme më të larta, vendi ofron ulje të konsiderueshme fiskale dhe shërbime të stabilizuara.
    Ndërkohë Tunizia, veçanërisht qyteti i Hammametit, ka tërhequr rreth 1000 italianë në 5 vitet e fundit, falë një sistemi që taton vetëm 20% të pensionit të importuar dhe ofron lehtësira të tjera të mëdha.
    Portugalia, dikur “parajsa nr.1”, ka humbur shumë terren që nga momenti kur hoqi skemën e tatimit të reduktuar për pensionistët e rinj që hyjnë pas vitit 2024. Fluksi i të ardhurve është ulur me mbi 83% në vetëm 5 vjet.
    Dikur vend që italianët e shihnin për pushime të shkurtra apo investime të izoluara, Shqipëria sot po shfaqet si një alternativë serioze e stilit të jetës për një grup gjithnjë e më të madh pensionistësh.
    Pse Shqipëria po fiton terren aq shpejt?
    Taksa zero mbi pensionet – një ndër ofertat fiskale më agresive në rajon.
    Mjekësi private gjithnjë në rritje me çmime shumë më të ulëta se Italia.
    Siguri e përmirësuar dhe turizëm në rritje që ka rritur standardet e shërbimeve.
    Kosto të përballueshme banimi, sidomos jashtë qendrave të mëdha.
    Afërsi kulturore, gjuhë gjithnjë e më e njohur për italianët dhe komunitet i qëndrueshëm italianësh.
    Nëse trendi vazhdon me këto ritme, ekspertët parashikojnë që Shqipëria mund të futet në top 3 destinacionet kryesore të pensionistëve italianë brenda pesë viteve të ardhshme.

  • Lejohen të kalojnë vetëm automjetet me emergjenca shëndetësore/ Bllokohet për disa orë aksi Kakavijë–Janinë, protesta..

    Lejohen të kalojnë vetëm automjetet me emergjenca shëndetësore/ Bllokohet për disa orë aksi Kakavijë–Janinë, protesta..

    Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 18:00 deri në orën 21:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.
    Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.
    Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.