Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka njoftuar sot në Kuvend se pensionistët nuk do jenë të vetmit që do marrin bonusin e fundvitit. Sipas Ballës, nga ky shpërblim do përfitojnë dhe punonjësit e policisë dhe efektivët e Gardës së Republikës.
“Sot flasim para jush vetëm për rritjen që është parashikuar në buxhet. Pensioni urban do të rritet çdo muaj me 1800 lekë. Rroga minimale do të shkojë 500 euro. Pensionistët do marrin 100 mln euro më shumë, totali i rritjes buxhetore për pensionistët shkon1 .7 miliardë euro.
Sa i përket pagave, jam shumë krenar si kryetar i grupit ti jap lajmin e mirë punonjësve të policisë dhe gardës, që ajo që nuk arritëm vitin e kaluar, ndodh në këtë buxhet. Ministri i Financave bëri prezantimin siç prezanton rregullorja, buxheti të diskutohet në parim në seancën e datës 19 nëntor dhe 11 dhjetor duhet të votohet nen për nen në tërësi. Duke votuar për këtë buxhet, votoni edhe për prindërit tuaj pensionist dhe punonjësit që mëzor presin rritjen e pagave”, tha Balla.
Tag: vetëm
-

Bonus jo vetëm për pensionistët! Ja kategoritë e tjera që përfitojnë
-

Të dhënat që kundërshtojnë Xabi Aonson kur krahason disfatën në derbi me atë në “Anfield”
6 Nëntor 2025
11:06
Alfred Lleshi
Humbja e Real Madridit në “Anfield” (1-0) ka nxitur krahasime me 5-2 që pësoi në “Metropolitano”. Megjithatë, trajneri madrilen e kundërshtoi këtë paralelizëm: “Ishte një ndeshje e barabartë, ndryshimin e bënë detajet”. Në fakt, statistikat tregojnë se vetëm falë Courtois së jashtëzakonshëm, Reali shmangu një disfatë më të rëndë. Liverpool-i regjistroi 17 goditje (9 në portë), kundrejt 13 të Atletico Madridit (7 në kuadrat). Belgu bëri 8 pritje, ndërsa në derbin madrilen vetëm 2.
Ofensiva madrilene ishte nën pritshmëri, në të dyja ndeshjet: në “Metropolitano”, dy goditjet në portë u kthyen në gola; në “Anfield”, Mamardashvili u testua vetëm dy herë. Difensiva vuajti më shumë në Liverpool, ku anglezët patën 29 kontakte në zonën madrilene, kundrejt 21 të Atletico Madridit.
Në zotërim topi, Reali pati 63% ndaj Atletico Madridit dhe 59% ndaj Liverpool-it, por pa kontroll real të lojës. Në të dyja rastet, topat e lartë dhe goditjet standarde mbetën plagë e hapur, me golin e Liverpool-it që erdhi, sërish me kokë. -

“E bëmë treshe me dy praktikante”, mjeku ngacmon seksualisht pacienten në Tiranë: Aman uli pak brekët, nuk më rr*het për këta…
mjeku ngacmon pacienten
TIRANË- Një rast skandaloz është regjistruar në Qendrën Shëndetësore nr.10 në Tiranë, ku mjeku Sinan M., ka ngacmuar seksualisht një paciente duke i kërkuar të kryejnë marrëdhënie në zyrë. Gjatë bisedës mes tyre, të regjistruar në kamera nga vetë qytetarja, mjeku i fut duart dhe i shpreh dëshirën e tij duke i thënë “kam qejf të shkoj me ty”.
Qytetarja u takua me mjekun pranë një farmacie ku kishte shkuar për shkak të shqetësimeve shëndetësore dhe më pas ky i fundit e ftoi në qendrën shëndetësore për t’i matur tensionin. Në vizitën e dytë, i sugjeroi bëjë check-up falas dhe kur pacientja u kthye ditën e tretë, sjellja e tij u kthye në ngacmim seksual të hapur ku mjeku bën komente me përmbajtje erotike.
Madje gjatë bisedës, Sinan M., i thotë se ka patur të dashur një infermiere dhe se ka bërë seks treshe me dy praktikante.
“Me këta unë i kam thjesht, nuk dua, nuk dua as me i pa, me hedh sytë. Është ditë për ditë në punë. Tani, unë për grua, e kam një në shpi. Po e zure këtë këtu, që e ke zënë të dashur këtej, ke ik, se ti e ke grua pastaj, se ajo s’të len. Ore, unë kisha atë infermieren tjetër, që kam heq dhe aq më bezdiste, se po t’vishe ti dy herë-tre herë, ajo pastaj, sa hysh ti brenda, ajo të shifte ty nga maja e kokës te fundi i këmbës”, i thotë ai.
Më pas i tregon eksperiencën me dy praktikantet: “I thashë unë, “A ikim, hajmë një drekë diku? Ju çoj unë me makinë në një fshat andej nga Bërzhita. Okej, ne na ke, thonë. Luta një shok të vijë, dy, tre, se ishin dy këto, por pesë veta nuk erdhën. Ika vetëm. Ça të bëja unë i shkreti… Më zuri halli…Edhe bëmë treshe, se i binte treshe”.
Pasi i flet për dëshirat e tij seksuale, ai i afrohet pacientes ndërsa kjo e fundit i drejtohet “Po të shtyj normal, se po më vjen sipër. Hë, se dëgjohemi jashtë!”
Por për Sinan M., nuk përbën asnjë problem se mund të dëgjohet nga pacientët apo kolegët e tij jashtë zyre.
“Po vari mo k* rin! Mu më shumë sesa… vari leshtë atyre, se… aty më rri mu, më plasi k*ri për to. As më rr*het fare! I fus çelësin tani ene vetëm me të dhënë ty puthje”, i thotë ai, në bisedën e publikuar nga emisioni investigativ “STOP”.Biseda mes tyre:
Qytetarja – Si jeni? Të të pyes, nëse mund të marr ndonjë gjë kështu, se po ndiej si këputje, si aritmi, se këtu po të shkosh te qendra për të bërë vizitë…
Dr. Sinan M – Ta bëj unë vizitën, o goce, s’është problemi aty, se unë jam doktor, po mate njëherë tensionin ta shohim!
Qytetarja – Po ma bëre…!
Në vizitën e parë doktori tregohet i afërt dhe përpiqet të krijojë raport personal, duke e pyetur qytetaren për jetën private, gjendjen civile dhe origjinën.
Dr. Sinan M – Po mate tensionin njëherë!
Qytetarja – Ok!
Dr. Sinan M – Sa?
Farmacisti – 12, 8 e gjysmë.
Dr. Sinan M – Tani, këtë këputjen, e ke disa ditë?
Qytetarja – U bë nja dy, tre ditë.
Dr. Sinan M – Ju jeni gocë, jeni e martuar?
Qytetarja – Jam e ve.
Dr. Sinan M – S’ka gjë, s’të pyeta më gjatë. Nga ça rrethi vjen?
Qytetarja – Nga L***!
Dr. Sinan M – 10 me 7 e ke të ulët.
Qytetarja – Është i ulët?
Dr. Sinan M – Regjistroje pak emrin aty kësaj gocës! Vetëm ço të paktën, ço pak këtë këshu! Çoji më rrobat goce, se… Ulu aty, s’ka problem, se s’desha me të shtri! Çoji më rrobat mirë! Ça paske këshu? Si më rrike..! Për momentin, për momentin, nuk shikoj ndonjë gjë. Thjesht të ka ra tensioni. Nëqoftëse do ndihesh keq, po të jap numrin e telefonit edhe bjeri telefonit. Edhe po qe se ashtu, bëj një serum. Nëqoftëse ti ndihesh keq, edhe thuaj, përmend emrin tim. 69xxxxxx
Qytetarja – Doktor?
Dr. Sinan M – Sinani. Nji Sinan ka këtu.
Në vizitën e dytë, doktori i sugjeron të bëjë check-up falas, duke përmendur emrin e tij. Ai vazhdon me një sjellje, që e tejkalon marrëdhënien profesionale mjek-paciente.
Dr. Sinan M – Si jeni? Mirë? Të ka ra imuniteti. Do bësh një palë analiza gjaku. A do t’i bësh?
Qytetarja – Do i bëj, se…
Dr. Sinan M – Falas i ke! 12 me 9! Je një çikë frikacake. Shtrihu lart! Tani, sa vjeç ishe ti goce?
Qytetarja – XX!
Dr. Sinan M – XX. Ok! Tani ngjitu pak lart bëj edhe atë check up-in! Për 4 ditë të vijnë në e-Albania. Ti je në punë?
Qytetarja – Po! Po!
Dr. Sinan M – Prapë sot?
Qytetarja – Po në punë, nga puna u shkëputa.
Dr. Sinan M – Si je me problemet e menstruacionet e kështu gjërash?
Qytetarja – Të rregullta i kam pas.
Dr. Sinan M – Në kuptimin, flas, nuk ke pas ndonjë shqetësim, ndonjë diçka?
Qytetarja – Jo, s’është se kam vënë re ndonjë gjë.
Dr. Sinan M – Ngjitu lart aty vetëm me kartë identiteti! Thuaj jam me doktor Sinanin. Dakord? Mos e zgjat më muhabetin, jo kështu, jo ashtu!
Në vizitën e tretë, kur ndodhet i vetëm në zyrë, sjellja e tij kthehet në ngacmim seksual të hapur dhe të përsëritur.
Qytetarja – Doktor!
Dr. Sinan M – Super korrekte. Të ishe vonu edhe pak…
Qytetarja – Jo, po ngaqë më the pas orës 2 edhe prandaj…
Dr. Sinan M – Kishe marrë…?
Qytetarja – Do flasim për check up-in apo jo? Jo! Jo! Prit njëherë! Po prit, o..!
Dr. Sinan M – Check up-i është ashtu… Tani unë do të them vetëm një diçka.
Dr. Sinan M – Tani, sa kohë ke, që je divorcuar?
Qytetarja – U bënë vite.
Dr. Sinan M – Unë, kur të ftoj, ti e di. Unë nuk të ftoj kot. Unë të ftoj plot. Thjesht, ti m’u duke si e pafajshme, në kuptimin tamam të fjalës. Kur fillove fole pastaj, kuptova, që je për mu. Ja për shembull, tani të ka filluar aritmia menjëherë.
Qytetarja – Doktor! Të lutem! Prit!
Dr. Sinan M – Jo! Jo! Jo, se do pres unë. Unë desha vetëm për aritminë, se të ka filluar pak rrahja e zemrës.
Qytetarja – Po ndoshta nga sikleti tani.
Dr. Sinan M – Hë më, se ça sikleti do kesh ti?! Unë e ti dhe dhoma. Një sekondë! Ulu pak këtu!
Qytetarja – Hë, jo, jo, s’ka gjë! Ja, se unë po ulem këtu!
Dr. Sinan M – Dakord! Atëherë ke një diçka domethënë…
Qytetarja – Po prit!Më lësho dorën!
Dr. Sinan M – Ke ndonjë lidhje?
Qytetarja – Ncuq!
Dr. Sinan M – Nuk ke?
Qytetarja – Jo!
Dr. Sinan M – Sa u skuqe më… Ç’pate?
Qytetarja – Po tani pata siklet. Nuk e di, se unë erdha për vizitën, thashë do flasim për vizitën, për check up-in, që më the, se s’kisha kohë.
Dr. Sinan M – Jo unë…Flasim pastaj, se check up-in e bëjmë nesër!
Qytetarja – Po sot?
Dr. Sinan M – Sot do e bëjmë, të marrësh veten dhe do ta bëjmë. Dëgjo ti je, je me një moshe, që e kuptojmë njëri-tjetrin. Besoj, që ti, nuk është se të ik gjë. Të ka ik gjë domethënë nga ajo pjesa? Nuk të ka ik gjë. Më përpara dhe mund të ketë rrëshket nai gjë.
Doktori i bën komente me përmbajtje erotike, e ngacmon fizikisht, i bën ftesa me nënkuptime seksuale dhe mundohet të krijojë një situatë intime, duke shkelur rëndë etikën profesionale.
Dr. Sinan M – Me këta unë i kam thjesht, nuk dua, nuk dua as me i pa, me hedh sytë. Është ditë për ditë në punë. Tani, unë për grua, e kam një në shpi. Po e zure këtë këtu, që e ke zënë të dashur këtej, ke ik, se ti e ke grua pastaj, se ajo s’të len. Ore, unë kisha atë infermieren tjetër, që kam heq dhe aq më bezdiste, se po t’vishe ti dy herë-tre herë, ajo pastaj, sa hysh ti brenda, ajo të shifte ty nga maja e kokës te fundi i këmbës.
Dr.Sinan M – Ishin nja dy goca, të betohem, ishin shumë të reja. Ishin praktikante. Unë vetëm, ato të dyja. Po ju?
Dr.Sinan M – Praktikante. Po shumë mirë, ça viti jeni? – i thashë unë. A ikim, hajmë një drekë diku? Ju çoj unë me makinë në një fshat andej nga Bërzhita. Okej, ne na ke, thonë. Luta një shok të vijë, dy, tre, se ishin dy këto, por pesë veta nuk erdhën. Ika vetëm. Ça të bëja unë i shkreti…
Pacientja – Të zuri halli ty, doktor?
Dr.Sinan M – Më zuri halli…Edhe bëmë treshe, se i binte treshe, dmth. Tani u qetësove, që t’i mas prapë të rrahurat?
Qytetarja – Hë, s’ka gjë e jemi mirë. Tani do shtrihem unë të vizitohem aty, apo ti tashi…?
Dr. Sinan M – A t’i heq pak kartelat?
Qytetarja – Jo! Jo! Tani, o doktor, tashi..!
Dr. Sinan M – Po mirë! Ulu pak, se s’ka nai gjë!
Qytetarja – Tani, këtu jemi në zyrë.
Dr. Sinan M – Zyrë vari lesht’, se zyrë shteti!
Qytetarja – Qendër shëndetësore!
Dr. Sinan M – Po ça qendër leshi?! Vetëm këtu, andej kemi këta… I kemi të monitorume.
Qytetarja – Tani të flasim për vizitën, se për vizitën erdha!
Dr. Sinan M – Unë dhe t’u afrova, për vizitën.
Qytetarja – Po ti m’u afrove, por ajo nuk është vizitë. Jo! Jo! Të lutem! Jo! Jo! Doktor! Jo!
Dr. Sinan M – Po më shtyn kështu!
Qytetarja – Po të shtyj normal, se po më vjen sipër. Normal, që po të shtyj. Normal, që po të shtyj. Hë, se dëgjohemi jashtë!
Dr. Sinan M – Po vari mo k* rin! Mu më shumë sesa… vari leshtë atyre, se… aty më rri mu, më plasi k*ri për to. As më rr*het fare! I fus çelësin tani ene vetëm me të dhënë ty puthje.
Qytetarja – Jo! Jo! Doktor, të lutem!
Doktori – Mirë!
Në bisedat e mëtejshme doktori shfaq gjuhë të papërshtatshme, ofendon kolege femra dhe flet hapur për dëshira seksuale.
Dr. Sinan M – Mos ke qejf ndonjë kështu, gotë?
Qytetarja – Ça gote?
Dr. Sinan M – Pimë ndonjë duhan dhe pak raki!
Qytetarja – Eh, ç’na stresove doktor!
Dr. Sinan M – Mirë të them Exxxx, tani kam qejf të shkoj me ty!
Qytetarja – Vij për vizitë e më thotë doktori, “dua të shkoj me ty”…
Dr. Sinan M – S’e ke bezdi ta heq pak. Zhvishu doktor! Ja, sa t’i fus çelësin derës! Do ta ngresh çikë?
Qytetarja – Jo! Unë piva, s’pi dot më. Jo! Jo! S’pi dot më!
Dr. Sinan M – Hë moj, se s’është ndonjë gjë ça…
Qytetarja – Nejse, se sot ke pi një çikë ti…
Dr. Sinan M – Jo! Piva, se të prita ty, me thonë të drejtën.
Qytetarja – O doktor! Të lutem! O doktor! Të lutem! Të lutem! Se po e mora situatën në dorë, do zhvishesh aty, ku je pastaj!
Dr. Sinan M – Normal, që do zhvishem!
Qytetarja – Jo! Jo! Ik te vendi jot! Dil, dil te vendi jot! Jo! Jo! Jo, jo, jo, jo, jo mor doktor..! Seriozisht e more?
Dr. Sinan M – Jo ti…
Qytetarja – Jo, jo doktor! Doktor, jo! Të lutem! Jo,jo,jo..!
Dr. Sinan M – Mirë! Ka ndonjë gjë? S’ka ndonjë gjë!
Doktor Sinani thotë se ka patur të dashur një infermiere, ndërsa me dy praktikante njëherësh ka kryer raport. Ai i ofron pacientes raki dhe duhan, i bën propozime seksuale të drejtpërdrejta dhe tenton ta prekë fizikisht.
Dr. Sinan M – Megjithatë dëgjo! Unë mendoj këshu!
Qytetarja- Hë!
Dr. Sinan M – Më mirë ta bëjmë! Mos e zgjat kot, sepse është më e këndshme ta bëjmë, se mos ta bëjmë!
Qytetarja – O doktor!
Dr. Sinan M – S’ka gjë edhe ato do i bëjmë. Megjithatë, tani unë ta kërkova. Tani më thuaj po, jo!
Qytetarja – Jo doktor, se s’kam ardhur për atë punë!
Dr. Sinan M – Jo sot moj! Hahahahha..! Hajt ta mat dhe njëherë tensionin! Fati im është, që të njofta! Pse ma çoi Zoti!
Qytetarja – Jo! Jo!
Dr. Sinan M – Jam i keq!
Qytetarja – I keq? Të lutem! Doktor të lutem! Tani më lësho, se më…! Tani, të lutem! A po e mat, apo s’po e mat tensionin tashi? Do ma heqësh këtë?
Dr. Sinan M – Po ti e din, që në fund hiqet ai…
Qytetarja – Ti, për çfarë je i prerë tani?
Dr. Sinan M – Që do të zë, që do jemi bashkë!
Qytetarja – Që do më zësh? Po nuk më zë, o doktor!
Dr. Sinan M – S’ka ndonjë gjë, moj!
Qytetarja – Raki mos pi më, për sot njëherë!
Dr. Sinan M – Këtë, po e pi për ty faktikisht. E piva vetëm për ty. Ulu! S’ka gjë. Ulu, se kam q… ,se pastaj po m’u ngrite, mua ma heq trurin me atë barkun! Edhe me thënë të drejtën aty… Do të them vetëm një diçka!
Qytetarja – Pa më prekur!
Dr. Sinan M – Po mirë, se doktori edhe të prek!
Qytetarja – Po doktori të prek, kur bën vizitën. Në këtë rast, nuk po bëjmë vizitën tani.
Dr. Sinan M – Mirë! Me thënë të drejtën, këtë prerjen këtu, kët’, jo!
Qytetarja – Po mirë pra tashi, po shtyhu tani, se…!
Dr. Sinan M – Mirë! Dak..! Dak..! Dakord!
Qytetarja – Vetëm shtyhu! Të lutem!
Dr. Sinan M – Mirë!
Qytetarja – Vetëm shtyhu, të lutem! Mos më prek tani! Të lutem, mos më prek doktor!
Dr. Sinan M – E di, që femrën, po e preke…
Qytetarja – Jo! Mos më…, mos më..! Të lutem, mos më prek!
Dr. Sinan M – Mirë! Dakord! Hiqe dorën!
Qytetarja – Do ma hapësh derën të lutem tani?
Dr. Sinan M – Derën?
Qytetarja – Çohu! Të lutem!
Dr. Sinan M – Unë të kuptoj, që…?
Qytetarja – Që çfarë?
Dr. Sinan M – Ça dëshire ke…?
Qytetarja – Fakti, që unë po të refuzoj, do të thotë, që kam dëshirë?
Dr. Sinan M – Edhe komplimente për look-un! Po unë i kam shumë qejf brekët, me thënë të drejtën. Që i ke të zeza, atë e pashë. Po aman, po i ule pak, vetëm pak kështu përpara..! Se nuk jam prej…, prej…, prej druri unë…
Qytetarja – Po ça të bëj unë?!
Dr. Sinan M – Rob jam dhe unë…
Qytetarja – Po doktor! S’kam faj unë, mo doktor, se unë erdha për vizitë. Ciao! Faleminderit! -

Investigimi/ Tuneli u ndërtua pa leje ndërtimi/ PLUG zbardh skandalin: Kompania turke u regjistrua në Shqipëri ditën që nisën punimet
Investigimi/ Tuneli u ndërtua pa leje ndërtimi/ PLUG zbardh skandalin: Kompania turke u regjistrua në Shqipëri ditën që nisën punimet
Katër muaj pas anulimit të tenderit të parë dhe 21 ditë pas vizitës që Belinda Balluku, së bashku me kryeministrin Edi Rama, zhvilluan në Ankara, ku u takuan me përfaqësues të kompanisë turke, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë shpall sërish procedurën tenderuese.
Në datën 24 qershor 2021, në sistemin e prokurimeve publike të Agjencisë së Prokurimeve Publike, çelet tenderi për pranimin e ofertave për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë, me fond limit 18.967.810.952,08 lekë pa TVSH (tetëmbëdhjetë miliardë e nëntëqind e gjashtëdhjetë e shtatë milionë e tetëqind e dhjetë mijë e nëntëqind e pesëdhjetë e dy pikë zero tetë).
Afati i fundit për paraqitjen dhe hapjen e ofertave ishte data 28 korrik 2021.
Rezulton se, ditën e hapjes së ofertave, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka marrë pesë oferta, përkatësisht:
(i) JV Concord Engineering & Contracting, Alb-Building sh.p.k. dhe Alb-Star sh.p.k., me ofertë 15.848.808.298,78 lekë;
(ii) Albanian Glob Affaire, me ofertë 18.000.000.000 lekë;
(iii) JV INTEKAR dhe ASL INSAAT, me ofertë 17.036.526.000 lekë;
(iv) LIMAK, me ofertë 18.690.597.185,62 lekë; dhe
(v) Power Construction Corporation China, me ofertë 22.000.000.000 lekë.
Rezulton se Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, pas vlerësimit të ofertave, ka shpallur fitues ofertën 17 miliardë lekë, të paraqitur nga konsorciumi turk INTEKAR – ASL.
Oferta më e ulët, prej 15.8 miliardë lekë, e paraqitur nga një bashkim operatorësh shqiptarë, është skualifikuar me arsyetimin se nuk përmbush kriterin e parashikuar në pikën 2.3.c, pra mungesën e përvojës për ndërtimin e urave me gjatësi mbi 120 m.
E për më tepër, ky kusht u zhduk për kompaninë turke që fitoi tenderin gjatë fazës së plotësimit të dokumenteve.
Nga verifikimi i kontratave publike të zbatuara nga operatorët shqiptarë, rezulton se ato kanë përvoja të mëparshme në zbatimin e punëve të ngjashme, përfshirë edhe ndërtimin e urave.
Në këto kushte, ngrihen dyshime të arsyeshme se skualifikimi i këtij bashkimi operatorësh, me ofertën 12 milionë euro më të ulët se operatorët fitues, është bërë pasi fituesi ishte paracaktuar.
Nga analiza e të gjitha të dhënave dhe fakteve të paraqitura del qartë se, me qëllim dhënien e tenderit fituesit të paracaktuar – konsorciumit të operatorëve INTEKAR – ASL, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, me titullare shtetasen Belinda Balluku, fillimisht mori përsipër realizimin e procedurave të prokurimit publik për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë, megjithëse në listën e investimeve për vitet 2021–2023 dhe ligjin për Buxhetin e Shtetit ishte parashikuar si autoritet kontraktor Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH), i cili kishte eksperiencën, burimet njerëzore dhe ekspertizën më të specializuar për realizimin e kësaj procedure.
Më tej, disa ditë përpara përfundimit të afatit të ofertave, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ndryshoi kriteret e tenderit me qëllim që t’i orientonte drejt një operatori të vetëm fitues.
Ministria shpalli fitues konsorciumin turk, i cili ishte qartazi i paracaktuar, duke skualifikuar një bashkim operatorësh shqiptarë me ofertë 12 milionë euro më të ulët dhe me shkaqe të dyshimta skualifikimi.
Megjithëse kriteret ishin paracaktuar për të prodhuar një fitues të vetëm – pikërisht konsorciumin INTEKAR – ASL – sërish rezulton se këto dy kompani nuk përmbushnin të paktën dy prej kritereve të dokumenteve standarde të tenderit, që kishin të bënin me xhiron mesatare vjetore dhe eksperiencat për punë të ngjashme, sa i përket sasisë dhe vlerës së tyre.
E jo vetëm kaq, por nga dokumentet e siguruara në Qendrën Kombëtare të Biznesit mësohet se kompania e shpallur fituese nga Belinda Balluku nuk ishte regjistruar ende në Shqipëri.
Ndërsa u regjistrua pjesëmarrëse në tender në qershor 2021, kompania INTEKAR ASL fillon së ekzistuari vetëm në nëntor 2021.
Vetëm në nëntor 2021, konsorciumi turk i kompanive themeloi në Shqipëri degën e tij “INTEKAR – ASL”. Kompania INTEKAR YAPI TURIZM ELEKTRIK INSAAT zotëron 30% të aksioneve, me përfaqësues Serkan Çam, dhe kompania tjetër ASL INSAAT TAAHHUT zotëron 70% të “INTEKAR ASL”, me përfaqësues Abdulkadir Kart.
Më skandaloze këtë aferë e bën fakti se, teksa kompania që fitoi tenderin ende pa marrë kontratën në dorë, kryeministri Edi Rama u shfaq në Qafën e Llogarasë për të inauguruar nisjen e punimeve.
Kompania regjistrohet në Shqipëri në datë 8 nëntor 2021; po në ditën e themelimit është lidhur kontrata për nisjen e punimeve, ndërsa vetëm 6 ditë më pas, në datë 14 nëntor, kryeministri Rama do të shpërthente dinamitin për hapjen e tunelit, që – siç duket edhe nga pamjet e asaj dite – punimet kishin nisur që më herët për përgatitjen e infrastrukturës ndihmëse.
Sipas të dhënave të Open Spending Albania, rezulton se kompania INTEKAR ka përfituar pagesën e parë në datën 07.01.2022.
Ndërkohë, sipas përshkrimeve të pagesave të Thesarit, Akt Dorëzimi mban datën 15.11.2021, kur s’kishin kaluar as 24 orë nga tritoli inagurues i Edi Ramës.
Pra, siç duket, të gjitha veprimet janë kryer në një kohë rekord: nënshkrimi i kontratës ditën që kompania u themelua, nisja e punimeve brenda javës, dhe lëvrimi i pagesave brenda 24 orëve nga shoë propagandistik i kryeministrit në Llogara.
E gjitha kjo, që milionat e përcaktuara në tender të shkonin sa më parë në destinacionin final.
Duke marrë shkas nga kjo pagesë e parë, e cila specifikohet si Situacioni i parë i lëshuar nga kompania INTEKAR dhe i pranuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, PLUG investigoi më tej.
Sipas procedurës ligjore, kompania – përpara se të fillonte punimet – duhej të kishte një leje ndërtimi të miratuar, dhe më pas këto situacione duhej të miratoheshin nga supervizori, i cili do të vlerësonte që këto punime janë kryer sipas projektit dhe lejes së miratuar.
Sipas investigimit tonë, rezulton se leja e ndërtimit është miratuar në prill të vitit 2022.
Me Vendimin nr. 04, datë 26.04.2022, Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT) ka miratuar Lejen e Ndërtimit me objekt “Ndërtimi i Tunelit të Llogarasë”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë dhe Bashkinë Himarë.
KKT ka vendosur:
Miratimin me kusht të Lejes së Ndërtimit me zhvillues Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë;
Dokumenti i lejes së ndërtimit i jepet subjektit kërkues vetëm pas plotësimit të dokumentacionit tekniko-ligjor dhe pagesës së taksës së ndikimit në infrastrukturë;
Vendimi, pasi nënshkruhet nga Kryetari i Këshillit të Territorit, Ministri i Linjës dhe Sekretari i Këshillit Kombëtar të Territorit, hyn në fuqi menjëherë.
Pra, në datën 26.04.2022 kemi një leje ndërtimi të miratuar me kusht. Nëse nuk plotësohen këto kushte, leja nuk zbardhet dhe kompania INTEKAR nuk mund të kryente asnjë punim.
Teksa leja për të filluar punimet mungonte dhe ato s’duhej të kishin filluar fare deri në miratimin e saj, nga data 07.01.2022 deri në 15.04.2022, shoqëria INTEKAR ka depozituar 4 situacione të tjera, për të cilat Ministria e Belinda Ballukut ka kryer pagesa në vlerën 1.5 miliardë lekë, ose 15 milionë euro.
Ndërkohë, deri në datën 26.04.2022 nuk kishim asnjë leje ndërtimi të miratuar, ndërsa punimet vijonin në shkelje të ligjit dhe për më tepër inspektoheshin periodikisht nga Belinda Balluku, e cila së paku duhet të ishte kujdesur për plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm.
Në këto kushte, minimalisht ajo e ka ekspozuar veten para veprës penale të shpërdorimit të detyrës.
Ky skandal nuk ndalet me kaq, pasi e vërteta është se Belinda Balluku, si subjekti që kishte aplikuar për lejen e ndërtimit, nuk i kishte plotësuar kushtet edhe për 3 vite të tjera.
Sipas dokumentacionit që disponon emisioni PLUG, leja është firmosur nga titullarja e AZHT, Adelajda Roko, në datën 28.05.2025, ose, e thënë më thjeshtë, vetëm pasi Edi Rama e përdori abuzimin me 190 milionë eurot e një projekti të zhvilluar pa leje, për efekte elektorale.
Ndërsa ligjërisht, shkresa që shikoni në ekran, që mban datën 28.05.2025, është pikërisht dokumenti dhe data kur duhet të kishin nisur punimet.
E thënë më qartë: leja është zbardhur dhe INTEKAR do të mund të kryente punimet vetëm pas datës 28.05.2025, dhe çdo punim i kryer më parë është ndërtim totalisht pa leje.
Do të mjaftonte kaq që SPAK të kishte ndërtuar zinxhirin e përgjegjësive – nga Belinda Balluku e deri te zyrtari më i fundit i angazhuar – për të dënuar shkeljet e rënda ligjore.
Nëse do të ishte serioz në hetimin e kryer, do të faktonte se përse i gjithë ky nxitim me abuzimin e 190 milionë eurove të taksapaguesve shqiptarë. -

Heroi i Manchester City: Mëson shumë kur kalon një periudhë të vështirë, ekipi ka ndryshuar totalisht
Manchester City fitoi 4-1 ndaj Borussia Dortmund në raundin e katërt të Champions League dhe protagonist për “qytetarët” ishte mesfushori Phil Foden, autor i dy golave. Duket se është rikthyer lojtari i disa sezoneve më parë, kur shpallej më i miri në Premier League.
“Është më e lehtë të jesh në krye, por nëse nuk je duhet të gjesh mënyra të ndryshme për të fituar. Sidomos këtë vit. Tani struktura mbrojtëse është shumë më e mirë. Vitin e kaluar, do të kishim pësuar shumë më tepër gola në një ndeshje të tillë ndaj Borussia”, tha Foden.
Më tej, mesfushori anglez tha: “Kur gjërat nuk shkojnë mirë, ne qëndrojmë të bashkuar dhe e shohim ndeshjen tani. Këtë vit, ne jemi pak më të drejtpërdrejtë. Nuk duam që skuadra tjetër të ketë posedimin e topit, por është Liga e Kampionëve dhe përballë kemi vetëm skuadra cilësore”.
“Gjithçka ka të bëjë vetëm me qëndrimin e bashkuar dhe zgjedhjen e kohërave të duhura për të sulmuar. Mëson shumë kur kalon nëpër një periudhë të vështirë. Tani flasim se si mund të rikthehemi në rrugën e duhur. Kemi afruar edhe lojtarë të shkëlqyer në skuadër, të cilët kanë fituar një uri dhe bashkim të vërtetë”, shtoi Foden.
“Këtë sezon, po shohim pamje të ekipit që ishim dikur. Viti i kaluar ishte i vështirë, jo vetëm për veten time, por për të gjithë. Ka një bashkim të ri këtë sezon dhe kjo po na ndihmon të arrijmë këto rezultate”, deklaroi Foden, njeriu i ndeshjes. -

Egli Tako moderatore e “BBV Fan Club” këtë vit?
E ftuar sot në emisionin “Pardon My French” ishte ish-finalistja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, Egli Tako. Ajo ka zbuluar shumë detaje jo vetëm për karrierën e saj muzikore, eksperiencën në shtëpinë më të famshme, jetën personale dhe jo vetëm kaq…
Pyetja- Pasi të mbarojë “Yes Day” si projekt, ka në plan Egli diçka tjetër?
Kam, patjetër që e kam në plan diçka tjetër. Nuk është se e kam si natyrë që të parashikoj të ardhmen ose të eci në të, por dua që të bëj mirë atë çfarë po bëj tani. Gjihmonë e kam një parapërgatitje të vogël dhe e kam një plan B. Jam duke menduar për diçka, por nuk mund ta them konkretisht se çfarë.
Lei i bëri një pyetje direkte nëse do të donte që ta prezantonte “Big Brother VIP Fan Club” dhe Egli u përgjigj duke thënë se:
Me thënë të drejtën patjetër që po. Nëse do të më besohej do të isha shumë e lumtur, por unë nuk jam natyra që i ngacmoj njerëzit ose të shkoj ti them dikujt që ‘shiko jam dhe unë, a do të më konsiderosh’. Unë mendoj që sidomos në këtë moment që jemi askush nuk e ka nevojën që ti t’i dalësh përballë dhe ti thuash që je këtu.
Ti i di vlerat pak a shumë tani e dinë edhe aftësinë në moderim kushdo që e ka kompetencën e përzgjedhjes dhe nëse e meritoj po dhe është kaq e thjeshtë… -

Princi William refuzon ndihmën në Brazil me një mesazh të fshehur pas këtij gjesti
Princi William ka pasur një axhendë të ngjeshur gjatë vizitës së tij në Brazil dhe çdo veprim që ai ka bërë ka reflektuar angazhimin e tij të thellë ndaj mjedisit. Trashëgimtari britanik ka qenë i zënë duke i kushtuar vëmendje iniciativave ekologjike në të gjithë vendin, duke e bërë të qartë se pasioni i tij për planetin nuk është vetëm fjalë, është veprim.
Një nga momentet kulmore të udhëtimit të tij erdhi kur William mbolli tre mangrovë të rinj në një zonë të mbrojtur pranë ishullit Paquetá, një parajsë e vogël në Gjirin Guanabara. Pasi kaloi kohë deri në gjunjë në natyrë, Princi ishte gati të hipte në një varkë të vogël për t’u kthyer në destinacionin e tij. Përpara se të hipte në varkë, ai donte të lante duart një gjest i thjeshtë që shpejt u bë simbolik. Një burrë në varkë i ofroi një shishe me ujë për ta shpëlarë, por William nuk hezitoi të thoshte jo.
Në vend të kësaj, mbreti u gjunjëzua pranë lumit Caceribu dhe përdori ujin e tij natyror për të larë duart. Ishte një moment i qetë dhe i sinqertë – një moment që fliste më fort se çdo fjalim. Shumë e vlerësuan gjestin si të përputhur në mënyrë të përkryer me qëllimin e tij në Brazil: të nderonte dhe mbronte natyrën. Si themelues i Çmimit Earthshot, vendimi i William për të shmangur plastikën dhe për të zgjedhur vetë lumin ishte një pasqyrim i qartë i idealeve të tij mjedisore.Ndërsa ndodhej në Brazil për të dhënë Çmimin Earthshot – iniciativën e tij që shpërblen ata që luftojnë për të rivendosur planetin – Princi përcolli gjithashtu një mesazh frymëzues, duke i kujtuar botës se “ne duhet të qëndrojmë pranë atyre që mbrojnë natyrën çdo ditë”. Ai theksoi se mbrojtja e mjedisit duhet të jetë më shumë sesa fjalë; ajo duhet të shihet në zgjedhjet dhe veprimet tona.Pikërisht këtë përfaqësonte gjesti i tij pranë lumit – duke e zbatuar fjalën në mënyrën më të mirëfilltë të mundshme. Duke refuzuar ujin në shishe, Princi William nuk i qëndroi vetëm misionit të tij; ai e shndërroi një akt të thjeshtë përulësie në një kujtesë globale se si duket lidershipi i vërtetë.
Me çdo vizitë, fjalim dhe tani me këtë akt të qetë, por të fuqishëm, Princi William vazhdon të dëshmojë se ndryshimi i vërtetë fillon me qëndrueshmërinë. Koha e tij në Brazil nuk kishte të bënte vetëm me paraqitjet mbretërore – kishte të bënte me mishërimin e mesazhit rreth të cilit ai ka ndërtuar misionin e tij: mbrojtjen e planetit, një zgjedhje e vetëdijshme në të njëjtën kohë. -

Korrupsioni dhe pabarazia ekonomike, “Diella” e Ramës nuk e zbardh dot faqen e qeverisë
Korrupsioni dhe pabarazia ekonomike, “Diella” e Ramës nuk e zbardh dot faqen e qeverisë
Shqipëria bëri bujë globale në shtator 2025 kur u bë vendi i parë që emëroi zyrtarisht një ministër virtual të Inteligjencës Artificiale. Kryeministri Edi Rama e paraqiti këtë inovacion dixhital si pjesë të kabinetit të tij të katërt, duke e pozicionuar atë si një zgjidhje teknologjike për korrupsionin endemik në prokurimin publik. Megjithatë, për shumë shqiptarë, emërimi ndihet si një gjest tjetër bosh nga një qeveri që ata e kanë gjithnjë e më shumë të pabesueshëm.
Korrupsioni i nivelit të lartë vazhdon të pllakosë vendin, pavarësisht veprimeve të paprecedentë prokurorialë. Për herë të parë në tranzicionin demokratik të Shqipërisë, një Zyrë e Prokurorit të Posaçëm (SPAK), e mbështetur nga mbështetja e fortë e BE-së dhe SHBA-së, ka ngritur me sukses akuza për korrupsion kundër zyrtarëve të lartë nga shumica qeverisëse. Zëvendëskryeministri, dy anëtarë të kabinetit dhe së fundmi Erion Veliaj – kryetari i bashkisë së Tiranës dhe pasardhësi i supozuar i Ramës – janë përballur të gjithë me akuza për korrupsion dhe pastrim parash.
Pavarësisht këtyre rasteve të profilit të lartë, skepticizmi është i thellë nëse Inteligjenca Artificiale (IA) mund ta adresojë në mënyrë kuptimplote korrupsionin gjatë mandatit të katërt të Ramës. Edhe pse Partia Socialiste siguroi një tjetër fitore të thellë në maj 2025 – duke përfituar nga pushteti ekzekutiv i konsoliduar dhe një opozitë e dobësuar, ndërsa u zotua të arrinte anëtarësimin në Bashkimin Evropian brenda katër viteve – besimi publik ka lëvizur në drejtim të kundërt.
Shifrat tregojnë një histori të zymtë. Sipas Barometrit të Ballkanit 2024, vetëm 11.6 përqind e shqiptarëve shprehin besim në institucionet publike, krahasuar me mesataren e Ballkanit Perëndimor prej 24.6 përqind. Kjo shifër ka rënë me 5 përqind që nga vlerësimi i mëparshëm, kryesisht i nxitur nga perceptimet e korrupsionit, veçanërisht në sektorët e drejtësisë dhe shëndetësisë.
Reforma të shpejta, përfitime të kufizuara
Bashkimi Evropian e ka vlerësuar Shqipërinë si një “nxënës model” në negociatat e pranimit, duke përmendur përfundimin e verifikimit të shkallës së parë për gjyqtarët dhe prokurorët dhe hapjen e shpejtë të kapitujve të negociatave. Në vitin 2016, Shqipëria nisi një reformë gjithëpërfshirëse të sistemit të saj të drejtësisë, një parakusht kritik për hapjen e negociatave të pranimit pas përcaktimit të saj si vend kandidat. Kjo reformë u bë gurthemeli i përpjekjeve të Shqipërisë kundër korrupsionit gjatë dekadës së fundit, me verifikimin rigoroz të gjyqtarëve dhe prokurorëve në zemër të saj. Procesi i verifikimit ka prodhuar rezultate dramatike: afërsisht 47 përqind e magjistratëve janë larguar nga sistemi nëpërmjet shkarkimit, dorëheqjes ose mospërmbushjes së kritereve të verifikimit. Ndërsa ky rezultat nënvizoi thellësinë e korrupsionit brenda gjyqësorit, ai krijoi një çekuilibër shkatërrues. Më shumë profesionistë u larguan nga sistemi sesa hynë në të, duke çuar në mungesa akute të stafit dhe një numër gjithnjë e në rritje të çështjeve të prapambetura që i frustron qytetarët që kërkojnë drejtësi.
Ky mosfunksionim ka pasoja të thella për pritjet e publikut, me besimin në gjyqësor që mbetet kritikisht i ulët. Një incident tragjik në fillim të tetorit nxori në pah thellësinë e zhgënjimit publik: një gjyqtar në Gjykatën e Apelit në Tiranë u qëllua për vdekje gjatë një seance dëgjimore për një mosmarrëveshje të gjatë pronësore nga njëra prej palëve të përfshira në çështje. Shqetësuese, shumë përdorues të mediave sociale shprehën mbështetje për aktin, duke e parë atë si hakmarrje të justifikuar – një tregues i frikshëm se sa thellë joefikasiteti i sistemit të drejtësisë ka gërryer besimin e publikut në mjetet juridike.
Kjo krizë besimi në sistemin e drejtësisë pasqyron perceptimet më të gjera të qeverisjes në Shqipëri, duke zbuluar një paradoks shqetësues. Ndërsa reformat përparojnë dhe përpjekjet për integrim në BE përparojnë, besimi institucional vazhdon të gërryhet për shkak të korrupsionit të vazhdueshëm, polarizimit politik dhe boshllëqeve të dukshme në ofrimin e shërbimeve. Kjo kontradiktë mund të rrjedhë nga një kulturë skepticizmi post-komuniste, e formuar nga dekada të tëra dështimesh në qeverisje. Megjithatë, duhet të shërbejë si një paralajmërim urgjent: reformat e guximshme dhe të nxitura teknikisht duhet të përkthehen në përfitime të prekshme për qytetarët nëse duan të kenë ndonjë ndikim domethënës.
Pabarazitë ekonomike në rritje
Raportet ndërkombëtare konfirmojnë rritje të qëndrueshme ekonomike në Shqipëri gjatë dekadës së fundit. Midis viteve 2013 dhe 2024, PBB-ja u rrit me një normë mesatare vjetore prej 3.1 përqind, ndërsa papunësia ra në 9.4 përqind në vitin 2024. Sektori i ndërtimit dhe turizmi, të cilët u rritën pas heqjes së kufizimeve globale të COVID-19, kanë nxitur pjesën më të madhe të kësaj rritjeje.
Megjithatë, këto fitime nuk kanë arritur të ndalojnë valën e emigrimit. Shqipëria vazhdon të humbasë të rinjtë e saj, me gati një të tretën e popullsisë së saj që zgjedh të emigrojë, kryesisht në vendet e Bashkimit Evropian. Shkaku rrënjësor i këtij eksodi qëndron në politikat që kanë dështuar të sigurojnë shpërndarje të drejtë të të ardhurave dhe konkurrencë të vërtetë ekonomike.
Pabarazia ekonomike mbetet kokëfortësisht e lartë, me koeficientin Gini që luhatet midis 34 dhe 36 – megjithëse perceptimi publik sugjeron se shifra reale mund të jetë edhe më e lartë. Hendeku midis të pasurve dhe të varfërve është zgjeruar ndjeshëm që nga vitet 2010, duke krijuar një shoqëri ku prosperiteti mbetet i përqendruar në duart e një pakice.
Këto të dhëna nga Shqipëria pasqyrojnë vlerësimet më të fundit nga ekonomitë e tjera evropiane, duke përforcuar argumentin se rritja ekonomike vetëm nuk mund të shërbejë si një ilaç universal. Rritja e PBB-së nuk ka çuar në përmirësime domethënëse në cilësinë e jetës për shumicën e shqiptarëve. Ndërsa rritja ekonomike korrespondon me progresin e lartë shoqëror, rritja vetëm rezulton e pamjaftueshme – PBB-ja nuk mund ta shpjegojë plotësisht ose të ofrojë rezultate të progresit shoqëror që kanë rëndësi për qytetarët.
Rindërtimi i besimit përmes kohezionit shoqëror
Ndërsa nuk ekziston një përgjigje e vetme për sfidat e kohës sonë, Shqipëria ka nevojë për një qasje inovative ndaj kujdesit social, arsimit dhe politikës mjedisore nëse shpreson të rivendosë besimin dhe të përmirësojë perceptimet e qeverisjes. Duke u përqendruar ngushtësisht në përmbushjen e afateve legjislative të BE-së, qeveria shqiptare ka anashkaluar kohezionin social – aftësinë e një shoqërie për të menaxhuar dallimet dhe për të promovuar mirëqenien për të gjithë. Ky mbikëqyrje është në kontrast të fortë me prioritetet e vetë BE-së, ku politika e kohezionit ka shërbyer si strategjia e saj kryesore e investimeve që nga Traktati i Lisbonës në vitin 2009.
Dokumentet strategjike të qeverisë pranojnë ndikimin e pabarazive ekonomike dhe territoriale, veçanërisht midis zonave urbane dhe rurale, në kohezionin dhe përfshirjen sociale. Qasja e kufizuar në shërbimet sociale lokale vazhdon të kufizojë mundësitë për grupet vulnerabël, duke përjetësuar ciklet e përjashtimit dhe varfërisë.
Ndërsa garojnë për të përmbushur afatet e Komisionit Evropian për përfundimin e kapitujve të negociatave, autoritetet shqiptare duhet të sigurohen që ky proces reformash të garantojë përmirësime të prekshme dhe të barabarta në shërbimet publike, jo vetëm pajtueshmëri legjislative. Qytetarët duhet të shohin ndryshime reale në jetën e tyre të përditshme: gjykata funksionale, kujdes shëndetësor të aksesueshëm, arsim cilësor dhe mundësi ekonomike që shtrihen përtej kryeqytetit.
Zgjidhjet inovative si inteligjenca artificiale mund të rrisin mbikëqyrjen e prokurimit dhe të përmirësojnë ofrimin e shërbimeve për komunitetet e margjinalizuara. Megjithatë, pa një vizion të qartë dhe një lidership vendimtar të përkushtuar për të adresuar pabarazinë, nisma të tilla nuk mund të kapërcejnë ndarjet në rritje ose të garantojnë mirëqenie për të gjithë qytetarët. Një ministër virtual, sado i sofistikuar, nuk mund të zëvendësojë vullnetin e vërtetë politik për të luftuar korrupsionin dhe për të ndërtuar institucione gjithëpërfshirëse.
Komisioni Evropian gjithashtu mban përgjegjësi këtu. Ai duhet ta përdorë periudhën e monitorimit të negociatave jo vetëm për të shënuar kutitë mbi harmonizimin legjislativ, por për të promovuar në mënyrë aktive politikat e kohezionit social që japin përfitime të prekshme për qytetarët shqiptarë. Vetëm duke përforcuar vlerat thelbësore të Bashkimit Evropian – solidaritetin, barazinë dhe drejtësinë sociale – procesi i pranimit mund të bëhet kuptimplotë për shqiptarët e zakonshëm që kanë pritur dekada për ndryshime që nuk duket se do të vijnë kurrë. /Social Europe

