Valbona ka diskutuar me Gjestin për Eglin dhe e ka këshilluar duke i thënë se:
,Mund ta përqafosh si një shoqe
Gjesti
Këtë e ka hëngër dreqi. I kam thënë këtu do të ta fusin të gjithë. Tani më gjuhet mua. Unë thjesht dua komunikim, nuk dua me qenë bashkë me Eglin. Dua të merrem vesh, të falim njëri tjetrin. Nuk është vetëm ajo e pastër, edhe unë jam i ngarkuar edhe i lënduar. Të dy kemi pas faj, jo vetëm unë. Nuk mundesh të mi hedhësh të gjitha mua fajet. Unë ia kam treguar të gjitha gjërat
Tag: vetëm
-

“Nuk dua të jem me Eglin…”/Gjesti shprehet tek Valbona: Nuk është vetëm ajo e pastër
-

A e dini sa herë duhen rimbushur shishet plastike të ujit?
Shishet plastike përmbajnë Bisfenol A, një substancë kimike që lëlshohet në ujë dhe kthehet në strehën e shumë baktereve të rrezikshme.
Në një përdorim të vetëm, këto baktere mblidhen pikërisht në grykën e shishes, aty ku vendosim buzët, ndaj mund ta imagjinoni se çfarë ndodh me ripërdorimin e këtyre shisheve.
Gryka e shishes nuk pastrohet dot kurrë mjaftueshëm dhe mbetet gjithmonë e lagësht duke u kthyer në një ‘pistë vallëzimi’ për bakteret. Kjo substancë kimike ka një ndikim tepër të rrezikshëm tek hormonet e njeriut, sidomos kur shishja ngrohet nga dielli ose ripërdorimi.
Për pasojë, ekspertët e Agroweb.org rekomandojnë që nëse u jepet mundësia, të mos blini shishe uji nga ato që kemi parë rëndom të ekspozuara jashtë në diell për orë të tëra në shumë markete të vendit.
Ekspertët këshillojnë përdorimin vetëm një herë të shishes plastike dhe zëvendësimin e saj me shishe qelqi. Në këtë mënyrë, ju do të mbroni jo vetëm shëndetin tuaj por edhe ambientin ku jetojmë. -

Kandidatja e Përmetit frymëzohet nga Tërmet Peçi, quan “komandant” Edi Ramën (VIDEO)
Nuk është vetëm Tërmet Peci që e thërret Edi Ramën “komandant”. Edhe kandidatja tjetër në listën e PS, Anila Dhimitri nga Përmeti, përdori sot po të njëjtën fjalë për kryeministrin.
“Së bashku jam e sigurt që me komandantin tonë, Edi Ramën, do të sigurojmë një fitore spektakolare jo vetëm në qarkun e Gjirokastrës, por në të gjithë Shqipërinë”, deklaroi Dhimitri gjatë takimit sot në Gjirokastër.
Shihni videon më poshtë. -

Java e Kuzhinës Plot Surpriza dhe Oferta – Vendi që Duhet të Vizitoni Patjetër
I ftohti i acartë, shirat e shumtë dhe kufizimet në lëvizje me siguri j’ua kanë bërë më të vështirë daljen nga shtëpia dhe mbylljen e disa punëve të zakonshme.
Fundjavat që më parë mund të kenë qenë një moment arratisje nga rutina, tashmë janë kufizuar brenda shtëpisë apo qytetit tuaj.
E shumë aktivitete të tjera që ju shpërqedrojnë nga përditëshmëria të cilat ju ofrojnë disa momente ndryshe.
Në këtë artikull AgroWeb ju sugjeron vendin perfekt për të kaluar ditë ndryshe me të gjithë familjen.
Një vend ku jo vetëm që do të argëtoheni, por edhe do të përfitoni nga një sërë surprizash që ju presin vetëm ju.
Nuk po flasim për ndonjë restorant, kompleks akomodimi apo argëtimi, por për një vend që i mbledh të gjitha bashkë.
Quhet “Java e Kuzhinës” në Prestige Home dhe ofron shumë argëtim, ushqim të mirë, oferta e supriza për vizitorët e saj.
Nis java e ofertave dhe surprizave
I kushtohet një prej ambienteve më të rëndëishme e të përdorur në të gjithë shtëpinë që është kuzhina.
Vit i ri, shije të reja dhe një kuzhinë e re në shtëpinë tuaj, duken pa dyshim si kombinimi perfekt për t’ja nisur mbarë dhe e shumë prakticitet.
Nuk ka rëndësi nëse jeni të apasionuar pas gatimi apo jo, një shtëpi nuk është e plotë pa kuzhinën dhe të gjithë elementët e saj.
Nga serviset e vogla, tek moblijet, elektroshtëpiaket, tavolina e ngrënies, karriget apo aspiratorët e fuqishëm, Prestige Home i sjell në çmime ofertë për ju.
Plot 8 ditë oferta 21-28 Janar, kushtuar çdo elementi që përbën një kuzhinë cilësore vetëm në Prestige Home.
Bëhuni në pak çaste pjesë e dizanjit dhe magjisë që firmat lider në kompletimin e shtëpisë e në veçanti kuzhinës dhe dhomës së ngrënies ofrojnë ekskluzivisht vetëm për ju.Më të mirët për kuzhinën tuaj
Marka të njohura si Aran Cucine, TEKA, Pierre Cardin Home, Miele, Bicaku Stone, Vox Electronics, La Forchetta, apo Casal të gjitha një hap larg për tu bërë pjesë e shtëpisë tuaj.
Cilësia Italiane nuk ka të krahasuar dhe magjinë e saj mund ta prekni në kuzhinat Aran Cucine.
Me më shumë se 30 linja të ndryshme, kjo firmë ju lejon të zgjidhni kuzhinën tuaj të ëndrrave nga ato klasiket e tradicionalet deri tek më modernet.
E çfarë e kompleton një kuzhinë perfekte janë paisjet e mira elektroshtëpiake të cilat i gjeni në çmime ofertë nga TEKA, Miele apo Vox Electronics të gjitha në dispozicionin e nevojave tuaja.
Një emër jo pak i njohur në botën e dizanjit është padyshim ai i Pierre Cardin Home që do i japë dhomës tuaj të ngrënies prekjen e duhur të elegancës.
Tryeza dhe karrige elegante për ta kthyer këtë ambient të shtëpisë një copëz arti të kuruar në detaje.
Shtroni treyza të bukura e plot shije në çdo rast me serviset, kompletet e pjatave, gotave apo çdo lloj porcelain apo qelqi me modelet më unike në treg për ju i ofron La Forchetta.
Gjithçka që ju duhet me cilësinë e markave lider në treg vjen me më shumë se – 30% ulje vetëm në javën e kuzhinës e surprivave.
Ushqim dhe argëtim në Prestige Home
E ndërsa e diela e 24 Janarit rezervon surpriza për të gjithë vizitorët e showroomit të Prestige Home.
Me siguri sa herë që doni të investoni në një produkt mendoni se si do të jetë performanca e tij, si do ta lehtësojë jetën tuaj, a është i duhuri dhe a ja vlen për çmimin që ka.
Të gjitha pikëpyetjet tuaja, mund t’i shuani vetëm me një vizitë të shpejtë në banakun e këtyre kuzhinave të kompletuara.
Për të testuar të gjithë elemenetët e kuzhinave cilësore dhe plot stil që Prestige Home ofron, provën e parë do ta kryejë fituesi i “Masterchef Albania”, Alfio Rrotani.
Plot me shije e aromë shtëpie, shef Alfio do të përgatisë delikatesa të vogla nga recetat tuaja të preferuara direkt nga kuzhinat e ekspozuara në Prestige Home.
Kështu do të përfitoni jo vetëm një eksperincë të veçantë shijimi, por edhe më shumë informacion mbi cilësinë e produktit që po blini.
Njejtë si në shtëpi rreth tyrezës me të gjithë familjen, bëhuni pjesë e javës së kuzhinës për shumë argëtim vetëm në showroomin e Prestige Home, autostrada Tiranë-Durrës km12./AgroWeb.org -

Apple iPhone 16e: Telefoni më i lirë Apple që mund të blini
Smartfoni më i lirë i Apple, iPhone 16e, ofron eksperiencë bazike të një iPhone modern me çipet më të fundit dhe funksionalitetet AI me një kosto dukshëm më të ulët sesa modelet e tjera.
Fillon prej 599 dollarësh në SHBA dhe 699 eurosh në Europë dhe shihet si paraardhësi shpirtëror i linjës iPhone SE. Ndërsa iPhone SE kishte atë dizajnin e vjetër me butonin Home, 16e ka dizajnin e iPhone 14 dhe çipin e iPhone 16.
Kjo do të thotë se iPhone 16e ka një dizajn plotësisht prej alumini dhe ekran me korniza të holla. Ishte një dizajn i shkëlqyer për iPhone 14 dhe mbetet elegant edhe sot. Telefoni është i lehtë për tu mbajtur dhe kompakt.Ekrani 6.1-inç OLED është cilësor dhe mjaftueshëm për raste të ndryshme përdorimi edhe pse nuk ka atë ndriçimin e iPhone 16.
iPhone 16e është i disponueshëm vetëm në ngjyrë të zezë dhe të bardhë ndërsa butoni i aksionit që zëvendëson butonin “Mute” të iPhone të vjetër nuk ka kontrollin e kamerës si mbarë linja iPhone 16.
I tërë telefoni ka kompromentuar në disa aspekte krahasuar me eksperiencën e plotë të iPhone 16e. Ka një çip më efikas të rrjetit 5G zhvilluar nga vetë Apple dhe vendosur për herë të parë në një iPhone. Por ky çip ofron vetëm Wi-Fi 6 dhe jo Wi-Fi 7. 16e gjithashtu nuk ka bandat Thread dhe Ultra Wideband ku kjo e fundit përdoret për gjetjen e vendndodhjes së sendeve të humbura.Edhe pse çipi A18 i iPhone 16e është më inferior se ai që gjendet në iPhone 16 ku i mungon një pjesë e fuqisë grafike dhe performon më ngadalë. Gjithsesi mbetet një çip i shpejtë. Telefoni ka karikim wireless por i mungon teknologjia MagSafe.
Nëse të gjitha këto minuse të vogla kanë rëndësi, varet nga përdorimi juaj, nëse familja juaj ka aksesorë që përdorin MagSafe, Wi-Fi 7 në shtëpi ose një grup AirTag të Apple. Por të paktën 16e ka jetëgjatësi të madhe të baterisë që zgjat 52 orë përdorim të përgjithshëm midis karikimeve në një sërë kushtesh – katër orë më shumë se iPhone 16 i zakonshëm. Kjo do të thotë që duhet ta karikoni atë çdo dy ditë ose çdo ditë tjetër me përdorim të rëndë.Qëndrueshmëria
Apple thotë se bateria duhet ti mbijetojë 1,000 cikleve të plota të karikimit me të paktën 80 përqind të kapacitetit të saj origjinal. Ajo mund të zëvendësohet për 80 euro. Riparimi i ekranit kushton 200 euro. Për riparueshmërinë, iFixit i dha notën 7 nga 10.
Telefoni ka në përbërje materiale si 30 përqind alumin i ricikluar, kobalt, bakër, xham, ar, elemente të rralla të tokës, çelik, tin dhe tungsten.
Kamera
Një veçori e cila është shkurtuar dhe që bën diferencën është kamera. iPhone 16e ka vetëm një kamër 48-megapiksel në pjesën e pasme dhe jo 2 apo 3 që gjenden në iPhone-t e tjerë të linjës.
Një sensor i vetëm mund të menaxhojë zmadhim 2x për fotot telefoto. Megjithatë mungon sensori me kënd të gjerë. Kamera realizon foto cilësore në kushte të ndryshme ndriçimi. Në modalitetin portret është më pak efektiv sepse i mungon modaliteti Macro. Ndërkaq kamera selfie ka të njëjtin sensor si mbarë linja iPhone 16.Çmimi
iPhone 16e kushton 699 euro. Për krahasim iPhone 16 kushton 899 euro, iPhone 16 Plus 999 euro, iPhone 16 Pro 1,099 euro dhe iPhone 16 Pro Max 1,299 euro.
Verdikti
iPhone 16e është një telefon solid që ofron pjesën më të madhe të përvojës kryesore të iPhone me disa gjëra të lënë jashtë për një kosto më të ulët.
Shumë nga këto gjëra, të tilla si Wi-Fi më i ngadaltë., një çip pak më pak i fuqishëm, pa buton kontrolli të kamerës dhe një “notch” të stilit të vjetër ndoshta nuk kanë shumë rëndësi për shumicën e njerëzve. Por mungesa e MagSafe dhe një kamerë e vetme në anën e pasme mund të dekurajojnë disa blerës.
Avantazhi që ka 16e ndaj iPhone 15 dhe modeleve më të vjetra, më të lira, ende të disponueshme nga shitësit e palëve të treta, janë veçoritë e Inteligjencës Artificiale të Apple, disa prej të cilave janë të dobishmeProblemi më i madh me 16e është çmimi i tij. Megjithëse kushton rreth 25% më pak se një iPhone 16 i zakonshëm, 699 euro është ende shumë për segmentin ku operon. Kjo e bën 16e vetëm një zgjedhje të arsyeshme për dikë që dëshiron iPhone të ri më të lirë sesa linja ekzistuese. /PCWorld Albanian
-

Gemma 3 është modeli AI më i mirë që operon me një çip të vetëm grafik
Pothuajse një vit pasi lançoi dy modelet open-source Gemma AI ndërtuar me të njëjtën teknologji të Gemini AI, Google vendosi të përditësojë familjen e modeleve me Gemma 3.
Sipas postimit në blog të kompanisë, këto modele janë ndërtuar për tu përdorur nga zhvilluesit të cilët krijojnë aplikacione AI të afta të operojnë kurdo që lind nevoja për to, qoftë nga një telefon deri tek një Workstation.
Modelet kanë mbështetje për 35 gjuhë si dhe aftësinë për të analizuar tekst, imazhe dhe video të shkurtra. Kompania pretendon se është modeli më i mirë në botë “single-accelerator” duke tejkaluar konkurrentët si Facebook Llama, DeepSeek dhe OpenAI gjatë përdorimit me një çip grafik të vetëm.Vitin e kaluar nuk ishte e qartë sesa interes ekzistonte për një model si Gemma, megjithatë popullariteti i DeepSeek dhe modeleve të ngjashme tregoi se ka nevojë për teknologji AI me kërkesa të ulëta harduerike.
Lidhur me lirinë e përdorimit të modelit që Google thotë se është “open-source”, mbetet një temë debati duke qenë se licencimi i Gemma parandalon përdorimin e tij në disa rrethana.
/PCWorld Albanian -

Aksesorët që Ju Duhen për Një Mini-Palestër në Shtëpi
Temperatura e lartë dhe ruajtja e distancës janë dekurajuese për njerëzit që janë në mëdyshje për frekuentimin e palestrës.
Megjithatë, kjo nuk do të thotë që aktiviteti fizik duhet lënë mënjanë për këtë shkak.
Sot ju këshillojnë mbi 4 pajisjet dhe aksesorët që ju nevojiten për të krijuar një mini-palestër mjaft komode në shtëpinë tuaj.
Këto pajisje mundësojnë ushtrime shumë efikase për fizikun tuaj.
Tapet Për Joga
Tapeti për joga është thelbësor për këtë aktivitet fizik dhe jo vetëm.
Ai ju mbron kyçet dhe shpinën gjatë aktiviteteve fizike.
Përpos të tjerave, falë tapetit në fjalë mund të kryeni ushtrime dinamike jo vetëm në shtëpi por edhe jashtë, që do të thotë se e merrni palestrën me vete.
Tapeti i duhur për joga duhet të jetë mbi 12 milimetra i trashë, jo i rrëshqitshëm dhe i përdorshëm nga të dyja anët.
Litari
Çmimi i një litari të thjeshtë për hedhje nis nga 150 lekë por hedhjet që mund të bëni me të do ju ndihmojnë shumë të qëndroni në formë.
Hedhja me litar shërben mirë për ngrohjen e trupit dhe nxitjen e rrahjeve të zemrës.
Falë litarit mund të krijoni një rutinë të shëndetshme aktiviteti fizik.
Një Set Me Gira
Nëse jeni fillestarë, zgjidhni gira me peshë të lehtë, të përballueshme financiarisht dhe mbi të gjitha praktike.
Sipas dëshirës ju mund të zgjidhni gira me pesha të ndryshme me të cilat mund të kryeni ushtrime jo vetëm për pjesën e krahëve por edhe të kraharorit.
Gira Me Dorezë
Çmimi i tyre varion në bazë të madhësisë dhe markës, megjithatë, përdorimi i tyre ia vlen.
Falë tyre, ju do të vini të gjithë trupin në punë falë teknikave dhe lëvizjeve të ndryshme dhe do të jeni më të tonifikuar.
Ushtrimet me gira të tilla konsiderohen të një intensiteti të lartë.
Llastik Për Ushtrime Fitnesi
Këto llastikë përdoren për ushtrime të një intensiteti të lartë tek pjesa e kofshëve, pulpës e krahëve.
Qëllimi është që falë tyre, trupi të ketë qëndresë më të madhe dhe të shënjestrojë muskujt që vihen në punë me vështirësi. /AgroWeb.org -

SUV elektrik i Xiaomi do të përshkojë 770 kilometra me një karikim të vetëm
Gjiganti Kinez i teknologjisë Xiaomi po përgatitet të hedhë në treg SUV-in më të fundit elektrik quajtur YU7 i cili ka një distancë prej 770 kilometrash me një karikim të vetëm.
Makina do të jetë SUV i parë i Xiaomi që mbërrin treg këtë Verë dhe do të konkurrojë me Tesla Model Y. Automjeti do të kombinojë veçori të një SUV-i tradicional me një bateri dhe përshkon distanca mes 675 deri në 760 km.
Tesla filloi dërgesat e modelit të rifreskuar Model Y në Shkurt. Varianti me distancë të madhe i kompanisë përshkon deri në 719 km me një karikim të vetëm nga 688 km që ka qenë me modelin e kaluar.Varianti me gomat e pasme aktive përshkon 593 km nga 554 km. /PCWorld Albanian
-

3 Ushqimet që Duhet t’i Konsumoni në Shkurt
Shkurti është muaji që shënon kalimin nga dimri në pranverë në shumë pjesë të botës, dhe kjo ndryshim sezoni vjen me një ndryshim në disponueshmërinë e ushqimeve. Me një fokus në ushqimet që janë jo vetëm të shijshme, por edhe të mira për shëndetin, këtu janë tre prej ushqimeve më të mira që duhet të konsumoni gjatë shkurtit:
Avokado
Avokado është një superushqim që është i pasur me yndyrna të shëndetshme mono të pangopura, të cilat ndihmojnë në uljen e niveleve të kolesterolit të keq dhe në rritjen e atij të mirë. Gjithashtu, avokadot janë burim i mirë i vitaminës K, vitaminës E, fibrave dhe kaliumit. Ato janë të shkëlqyera për zemrën dhe mund të ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të ndryshme. Avokadot janë shumë të larmishme në përdorim; ato mund të shtohen në sallata, të përdoren për të bërë guacamole, ose thjesht të hahen vetë.
Brokoli
Brokoli është një perime kryqëzuese e pasur me vitamina dhe minerale, duke përfshirë vitaminën C, vitaminën K, folat, kalium dhe fibrat. Është gjithashtu një burim i mirë i antioksidantëve që luftojnë kundër dëmtimeve të qelizave. Konsumimi i brokolit mund të ndihmojë në parandalimin e sëmundjeve kronike, përfshirë kancerin dhe sëmundjet e zemrës. Brokoli mund të gatuhet në shumë mënyra, duke përfshirë zierjen, avullimin, skuqjen në tigan ose thjesht të hahet i gjallë si një snack i shëndetshëm.
Qepët e kuqe
Qepët e kuqe janë jo vetëm një shtesë e shijshme në shumë pjata, por ato janë gjithashtu të pasura me antioksidantë, veçanërisht quercetin dhe antocianinë. Këto përbërës aktivë ndihmojnë në luftimin e inflamacionit, uljen e presionit të gjakut dhe mbrojtjen kundër sëmundjeve të zemrës. Qepët e kuqe gjithashtu përmbajnë vitamina B dhe vitamina C, si dhe janë një burim i mirë i fibrave. Ato mund të konsumohen të freskëta në sallata, të pjekura ose të karamelizuara për të shtuar një thellësi të pasur shije në pjatat tuaja.
Përfundimisht, përfshirja e këtyre tre ushqimeve në dietën tuaj gjatë shkurtit jo vetëm që do të pasurojë shijen e vakteve tuaja, por gjithashtu do të ofrojë përfitime të shumta shëndetësore. Duke i integruar ato në mënyra të ndryshme dhe të kreative në ushqimet e përditshme, ju mund të shijoni një dietë të balancuar dhe të shijshme që mbështet mirëqenien tuaj të përgjithshme. -

“Gunga e Bizonit” po prek të rinjtë, deformimi i shpinës nga qëndrimi i gjatë para kompjuterit e telefonit
Qëndrimi me orë të zgjatura përpara kompjuterit apo telefonit, ka bërë që shumë të rinj të shfaqin probleme me shpinën apo siç quhet ndryshe “gunga e Bizonit”. Specialistët thonë se ky nuk është vetëm një problem estetik.
“Nuk është vetëm ana estetike, është edhe ana funksionale. Me kalimin e kohës, kjo na jep probleme për frymarrjen, na jep probleme me qafën, pra nuk është problem vetëm estetik por është edhe shëndetësor. Na jep dhimbje koke, probleme me qafën e ndjejmë të ngurtë, probleme kur flemë gjumë, zhurma në vesh, ndihemi gjithmonë të lodhur”, thotë fizioterapisti Ervin Kapaj.
Fëmijët dhe të rinjtë e moshës 20-30 vjeç janë ata të cilët vuajnë më së shumti nga këto deformime, ndërsa specialistët japin disa këshilla.
“Nëse më parë shikonim se ata që punonin në zyrë kishin këtë problematikë tani kemi dhe fëmijët ose të rinjtë të moshës 20-30 vjeç. Që ta parandalojmë këtë lloj problemi duhet të njohim veten tonë, siç bëjmë kujdes me ushqimin, duhet që dhe trupin ta ushqejmë me lëvizje, ne kur punojmë duhet të ndryshojmë disa postura, të mësojmë se si të punojmë. Të jemi sa më aktiv në jetë, të evitojmë këto lloj posturash, jeta është lëvizje”, shton fizioterapisti Kapaj.
“Gunga e Bizonit” është një lakim jonormal i pjesës së sipërme të shtyllës kurrizore që e bën shpinën të duket më e rrumbullakosur se zakonisht, duke shkaktuar dhimbje dhe ngurtësi.