Tag: vetëm

  • “Po mendoja të dorëzohesha, i ftohti po më mpinte por…”/ Rrëfehet shqiptari që shpëtoi ish-punëdhënësin nga mbytja

    “Po mendoja të dorëzohesha, i ftohti po më mpinte por…”/ Rrëfehet shqiptari që shpëtoi ish-punëdhënësin nga mbytja

    Elton Zefi, një 32-vjeçar që jeton e punon në sektorin e energjisë fotovoltaike në Padova, është bërë protagonisti i një akti të jashtëzakonshëm guximi dhe humanizmi. Historia e tij, është një kujtesë e fuqishme se ende ka njerëz që veprojnë pa hezitim për të shpëtuar një jetë.

    Ditën e ditëlindjes së tij, më 20 nëntor, Eltoni ishte duke shkuar në një takim pune me një koleg, kur panë një grup njerëzish të mbledhur në brigjet e kanalit Battaglia, në Padova.

    Një burrë kishte përfunduar me makinën e tij në kanal dhe kishte mbetur i bllokuar brenda, duke rrezikuar të mbytej.

    Eltoni bëri atë që askush nga të pranishmit nuk pati guximin ta bënte. Ai hoqi pantallonat dhe xhaketën dhe hyri në ujërat e akullta të kanalit.

    Me ndihmën e një personi tjetër, fillimisht u përpoqën të thyenin xhamin e përparmë të makinës, pastaj tentuan të hapnin çatinë, por pa rezultat.

    Pjesën tjetër e ka treguar vetë ai: “Kisha krampa në këmbë dhe të ftohtit po më mpinte. Po mendoja të dorëzohesha. Provova edhe një herë, me të gjitha forcat që më kishin mbetur, dhe arrita ta nxjerr nga makina. Pastaj e çova në breg, të sigurt e të gjallë.

    Vetëm atëherë Eltoni e kuptoi se njeriu që sapo kishte shpëtuar ishte sipërmarrësi Giuseppe Salvalajo, ish-punëdhënësi i tij. Ai, i prekur nga ajo që ndodhi, e njohu menjëherë dhe e falënderoi — shpresojmë jo vetëm me fjalë.

    Burri, i moshuar dhe i tronditur, është gjallë vetëm falë këtij gjesti të jashtëzakonshëm guximi dhe altruizmi nga ana e këtij të riu dhe personit që e ndihmoi.

  • Avokati shpjegon paqartësitë ligjore në rastin Balluku: Përgjigjen e jep Kushtetuesja

    Avokati shpjegon paqartësitë ligjore në rastin Balluku: Përgjigjen e jep Kushtetuesja

    Avokati Jordan Daci ka komentuar vendimin e Gjykatës për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku, me kërkesë të SPAK, duke analizuar bazën ligjore dhe konfliktet e mundshme kushtetuese që krijon ky rast. 
    Duke folur në emisionin Review me Greta Topjanën, Daci theksoi paqartësitë në ligj lidhur me kategoritë e funksionarëve për të cilët kjo masë sigurie mund të zbatohet duke theksuar se masa e vendosur me kërkesë të SPAK ngre çështje serioze kushtetuese dhe krijon mundësinë e një konflikti kompetencash mes gjyqësorit dhe ekzekutivit. 
    Sipas tij, ligji ka paqartësi mbi zbatimin e kësaj mase ndaj drejtuesve të lartë politikë dhe vetëm Gjykata Kushtetuese mund të përcaktojë nëse gjykata ka ndërhyrë në kompetencat e kryeministrit. 
    “Kudo ku është kërkuar interpretim i zgjeruar, është bërë duke iu referuar nenit 103 të Kushtetutës, që thotë se anëtari i Këshillit të Ministrave gëzon imunitetin e deputetit”, shtoi ai. Në paragrafin e dytë thuhet se kjo masë nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur drejtpërdrejt nga populli. Kjo shpjegon edhe paqartësinë që krijon terminologjia e ligjit. Është një term jo i qartë dhe krijon pasiguri për të kuptuar nëse kemi të bëjmë me persona të zgjedhur drejtpërdrejt apo tërthorazi nga populli”, u shpreh ai. 
    Sipas Dacit, në Shqipëri vetëm kryetarët e bashkive zgjidhen realisht drejtpërdrejt nga qytetarët, ndërsa të gjitha pozicionet e tjera politike burojnë nga partitë. 
    Daci theksoi se imuniteti i ministrave, natyra e postit dhe roli i kryeministrit në përbërjen e qeverisë e bëjnë rastin të pazakontë dhe të vështirë për interpretim, ndërsa paralajmëron se kërkesa e kryeministrit për sqarim kushtetues legjitimohet vetëm nëse provohet realisht një konflikt kompetencash ndërsa nënvizoi se pezullimi i një anëtari të kabinetit qeveritar mund të konsiderohet ndërhyrje në kompetencat kushtetuese të kryeministrit. 
    “Ajo që shtrohet sot është: a mund të aplikohet kjo masë ndaj drejtuesve të lartë, siç është një anëtar i kabinetit? Nga njëra anë, kryeministri përcakton përbërjen e ekzekutivit; nga ana tjetër, gjykata thotë se po zbaton një masë sigurimi. Interesi i kryeministrit përfundon vetëm nëse konstatohet konflikt kompetencash. Nëse konflikti është vetëm hipotetik, atëherë interesi nuk qëndron. Për mendimin tim, kërkesa nuk është e legjitimuar – ajo legjitimohet vetëm nëse ekziston realisht një konflikt kompetencash”, tha ai. 
    Sipas juristit, Edi Rama ka ngritur një hipotezë legjitime, por që duhet vlerësuar vetëm nga Gjykata Kushtetuese: 
    “Zoti Rama ka të drejtë në hipotezën që ngre, por që të qëndrojë, duhet ta thotë Gjykata Kushtetuese”, deklaroi Daci. 
    Ai thekson se, nga këndvështrimi i kryeministrit, gjyqësori po ndërhyn në përbërjen e qeverisë, një akt që është kompetencë ekskluzive politike. 
    “Ideja e tij është se aktet e gjyqësorit po ndryshojnë kabinetin qeveritar, ndërkohë që ndryshimi i kabinetit është akt politik i kryeministrit, bashkë me presidentin dhe parlamentin,” tha Daci. 
    Por, sipas tij, gjykata pretendon se nuk po e zëvendëson një anëtar të kabinetit, por vetëm po e pezullon, si pjesë e masave të sigurisë. 
    “Ky nen është marrë nga Kodi Italian i Procedurës Penale, por ajo që ndodhi në vitin 2016 është se vetë qeveritarët hoqën imunitetin e tyre”, theksoi ai. 
     
     

  • Allegri nuk humb asnjë derbi që nga viti 2015, por kujdes me precedentët kundër “Djallit”

    Allegri nuk humb asnjë derbi që nga viti 2015, por kujdes me precedentët kundër “Djallit”

    23 Nëntor 2025

    9:08

    Alfred Lleshi

    Në prag të derbit të së dielës, Inter–Milan sjell jo vetëm tension, por edhe statistika. Për Cristian Chivu ky do të jetë derbi i parë si trajner, ndërsa Massimiliano Allegri rikthehet pas gati 12 vitesh në pankinën ku jetoi derbet e viteve 2010–2014. Te Juventusi, Allegri ka një bilanc mbresëlënës ndaj Torinos: 18 derbi, 13 fitore dhe asnjë humbje që nga 26 prilli 2015.
    Me Milanin, panorama ka qenë më e ndërlikuar. Derbi i tij i parë si kuqezi më 14 nëntor 2010 përfundoi 0-1, falë penalltisë së Ibrahimovic, në një sfidë që, ashtu si tani, u luajt në javën e 12-të të kampionatit dhe në “San Siron” zikaltër. Më pas erdhën fitoret 3-0, që çuan drejt titullit të 18-të dhe ajo në Superkupën Italiane.
    Por vitet pasuese sollën vështirësi: më 2011-2012, Milani i humbi të dy derbet, duke i dhuruar praktikisht titullin Juventusit të Contes. Më 2012-2013 Allegri mori vetëm një barazim e një humbje, ndërsa në dhjetor 2013 u mposht nga goli i Palacios, ndeshje pas së cilës u shkarkua. Pavarësisht statistikave, kësaj here pritet një përballje e madhe.
     
     
     

  • Plani i paqes/ Analiza e DW: Trump bën presion, Gjermania paralajmëron

    Plani i paqes/ Analiza e DW: Trump bën presion, Gjermania paralajmëron

    GJERMANI-Ministri i Jashtëm Johann Wadephul,  duke iu referuar planit amerikan për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, theksoi rëndësinë e një paqeje të besueshme dhe afatgjatë. “Ajo që mund të quhet paqe duhet të jetë një paqe e besueshme dhe e drejtë”, tha Wadephul për televizionin gjerman, ARD, “tagesthemen”.
    “Mund të jetë që jemi në prag të një armëpushimi. Nëse do të jetë një marrëveshje paqeje, kjo është ende shumë e hapur.” Një marrëveshje paqeje ka kuptim vetëm nëse ofron një garanci se do të zgjasë. Por garancitë e sigurisë – të cilat deri më tani përshkruhen vetëm në mënyrë të paqartë në planin amerikan – kanë rëndësi të madhe, sipas Ministrit të Jashtëm gjerman.
    Rrezik i një sulmi të ri rus
    Wadephul theksoi se Rusia e filloi luftën, ajo refuzon një armëpushim dhe “shkel ligjin ndërkombëtar dhe thjesht vazhdon të qëllojë”. Ai paralajmëroi për rrezikun që Rusia, e cila aktualisht është e angazhuar në një grumbullim masiv ushtarak, të sulmojë përsëri pas një marrëveshjeje paqeje.
    “Dyshoj se kjo do të jetë e mundur shumë shpejt”, vazhdoi Wadephul. Gjermania dhe partnerët e saj evropianë janë “avokatë të Ukrainës” dhe do të përfaqësojnë interesat e Evropës në këtë proces. Plani i qeverisë amerikane përmban pika “që sipas nesh, sipas perspektivës evropiane vlerësohen ndryshe”. Shumë nga këto pika duhet të diskutohen përsëri. Ai nuk dha detaje të mëtejshme. Në fund të fundit, megjithatë, është “vendim sovran i Ukrainës” se çfarë nënshkruan dhe çfarë jo.
    Wadephul paralajmëron nga nxitimi
    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka ushtruar tani presion mbi Ukrainën duke lëshuar një ultimatum duke kërkuar pranimin e planit deri të enjten – përndryshe, ai me sa duket synon të tërheqë mbështetjen e SHBA-së. Megjithatë, Wadephul paralajmëroi kundër “nxitimit” në një intervistë me programin e lajmeve “tagesthemen”.
    Plani, i paraqitur nga SHBA-të si një hap drejt paqes, përfshin 28 pika. Ai kërkon lëshime të shumta nga Ukraina ndaj Rusisë. Wadephul shpjegoi se detajet vetëm kohët e fundit u ishin bërë të njohura evropianëve. Një kundërpropozim po hartohet “me shumë urgjencë”. “Ka ende shumë punë për t’u bërë”.
    Siç njoftoi qeveria britanike, partnerët e Ukrainës do të takohen në margjinat e samitit të G20 për të diskutuar një armëpushim të plotë. Kryeministri Keir Starmer theksoi, se Britania do të vazhdojë koordinimin e ngushtë me Uashingtonin dhe Kievin për të arritur paqen në Ukrainë./DW

  • “I ftohti po më mpinte, por vazhdova me të gjitha forcat”, rrëfehet shqiptari që shpëtoi nga mbytja ish-punëdhënësin

    “I ftohti po më mpinte, por vazhdova me të gjitha forcat”, rrëfehet shqiptari që shpëtoi nga mbytja ish-punëdhënësin

    Elton Zefi është 32 vjeç, punon në sektorin e energjisë fotovoltaike në Padova.

    Dhe sapo ka kryer një prej atyre gjesteve që të rikthen besimin te njerëzimi, një histori që do të duhej të tregohej nga të gjithë mediat dhe rrjetet sociale.

    Ditën e ditëlindjes së tij, më 20 nëntor, Eltoni ishte duke shkuar në një takim pune me një koleg, kur panë një grup njerëzish të mbledhur në brigjet e kanalit Battaglia, në Padova.

    Një burrë kishte përfunduar me makinën e tij në kanal dhe kishte mbetur i bllokuar brenda, duke rrezikuar të mbytej.

    Eltoni bëri atë që askush nga të pranishmit nuk pati guximin ta bënte. Ai hoqi pantallonat dhe xhaketën dhe hyri në ujërat e akullta të kanalit.

    Me ndihmën e një personi tjetër, fillimisht u përpoqën të thyenin xhamin e përparmë të makinës, pastaj tentuan të hapnin çatinë, por pa rezultat.

    Pjesën tjetër e ka treguar vetë ai:

    “Kisha krampa në këmbë dhe të ftohtit po më mpinte. Po mendoja të dorëzohesha. Provova edhe një herë, me të gjitha forcat që më kishin mbetur, dhe arrita ta nxjerr nga makina. Pastaj e çova në breg, të sigurt e të gjallë.”

    Vetëm atëherë Eltoni e kuptoi se njeriu që sapo kishte shpëtuar ishte sipërmarrësi Giuseppe Salvalajo, ish-punëdhënësi i tij. Ai, i prekur nga ajo që ndodhi, e njohu menjëherë dhe e falënderoi — shpresojmë jo vetëm me fjalë.

    Burri, i moshuar dhe i tronditur, është gjallë vetëm falë këtij gjesti të jashtëzakonshëm guximi dhe altruizmi nga ana e këtij të riu dhe personit që e ndihmoi.

    Tregimi i kësaj historie është mënyra e duhur dhe minimale për t’i thënë faleminderit.

  • BIRN: Dështimi i qeverisë në arsimin rural/ Shkollat pa fëmijë dhe me klasa kolektive

    BIRN: Dështimi i qeverisë në arsimin rural/ Shkollat pa fëmijë dhe me klasa kolektive

    Shkolla 9-vjeçare “Mark Pal Kola” në Vig qëndron e hapur, por e heshtur. Prej tre vitesh nuk dëgjohet më as gumëzhima e fëmijëve, as zërat e mësuesve dhe as zilja e orës. Bankat mbeten të mbushura me libra e fletore të lëna pas, regjistrat e klasave qëndrojnë ende mbi tavolinë – sikur mësimi të ketë mbaruar vetëm dje.

    Por ndërtesa është e braktisur prej kohësh, ndërsa ata pak nxënës të zonës detyrohen të udhëtojnë 15 kilometra çdo ditë drejt shkollave në Vau të Dejës. Në dërrasën e zezë, një thirrje e lënë nga një ish-nxënës përpiqet t’i japë zë një boshllëku që rritet vit pas viti: “Mbroni shkollën tuaj sa nuk është vonë.”
    Vigu nuk përbën përjashtim. Vetëm në dy vitet e fundit, 149 shkolla rurale në gjithë vendin kanë mbyllur dyert për mungesë nxënësish, si pasojë e emigracionit, plakjes së popullsisë dhe mungesës së investimeve afatgjata në arsim. Ekspertët paralajmërojnë se nuk bëhet më fjalë për statistika sporadike, por për një krizë të thellë strukturore.

    “Problemi më i madh sot është vetë mënyra si është ndërtuar sistemi arsimor,” tha Irsa Ruçi, eksperte e arsimit parauniversitar, ndërsa shton se prej dekadash nuk është ndërhyrë në thelbin e tij.
    Problematikat që shohim janë fasada; duhet ndryshuar sistemi në rrënjë”, theksoi ajo.
    Në juglindje, historia përsëritet. Shkolla 9-vjeçare e Polenës këtë vit nuk i hapi dyert për nxënësit e saj. Ndryshe nga Vigu, Polena është një fshat i gjallë pranë Korçës, i njohur për festat që mbledhin mijëra vizitorë çdo verë. Por banorët që kanë mbetur gjatë vitit janë kryesisht të moshuar dhe fëmijët janë aq pak, sa nuk mjaftuan për ta mbajtur shkollën hapur.
    Oborri i shkollës është pushtuar nga pulat dhe nga grumbuj materialesh ndërtimi, që sipas banorëve do të përdoren për një projekt të ri. Godina mund të shndërrohet në hotel, thonë ata nën zë, pa dashur të shfaqen në kamera. Në vend të zërave të fëmijëve që dikur mbushnin korridoret, brenda janë ngritur dy struktura për përgatitjen e zaireve të dimrit – petka, rosnicka, trahana, oshafka, reçel e të tjera, një traditë e hershme e amvisave të fshatit, që tani ka gjetur strehë në ish-godinën e dijes.

    Në Kolanec të Maliqit, shkolla u mbyll gjithashtu këtë vit, dhe pesë fëmijët e fshatit udhëtojnë çdo ditë me makinë drejt qytetit. Të njëjtin fat kanë pasur edhe shkollat e Tërovës, Pendavinjit dhe Fshat-Maliqit.
    Por mbyllja e shkollave është vetëm njëra anë e problemit. Rritja e ndjeshme e numrit të nxënësve në klasa kolektive po e rëndon edhe më shumë situatën.
    “Kishim rreth 22 mijë nxënës në klasa kolektive, tani jemi në 30 mijë,” thotë pedagogu Ndriçim Mehmeti.  “Në klasa të tilla nuk mund të ketë cilësi mësimi dhe bie edhe motivimi i mësuesve e nxënësve,” shtoi ai.
    Sipas Mehmetit sistemi arsimor shqiptar ka nevojë urgjente më investime.
    “Gjej mundësitë, i ke mundësitë, shfrytëzoji mundësitë dhe nëse jo atëherë do të vazhdojmë të kemi këto arritje në PISA, në të gjitha provimet ndërkombëtare dhe për pasojë nxënësit do ta gjejnë shpëtimin vetëm duke ikur jashtë vendit, ose duke u grumbulluar në zonat e mëdha urbane,” tha ai.

    Testi i PISA-s është një nismë mbarëbotërore nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, OECD, për të matur aftësinë e nxënësve 15-vjeçarë për të përdorur njohuritë e tyre në matematikë, shkencë dhe lexim. Në raportin e fundit të publikuar mbi testimin e nxënësve shqiptarë, në dhjetor 2024, Shqipëri shënoi rënie në  në tre fushat e testimit duke u cilësuar si një “anormalitet negativ”.
    “Besoj se është dëshira e kujtdo në këtë vend të shohë oborret e shkollave të gumëzhijnë,” tha Irsa Ruçi. “Por është për të ardhur keq që vatrat e dijes po mbyllen,” përfundoi ajo.
    /BIRN

  • Kriza e arsimit rural- Shkolla pa fëmijë dhe klasa kolektive

    Kriza e arsimit rural- Shkolla pa fëmijë dhe klasa kolektive

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Shkolla 9-vjeçare “Mark Pal Kola” në Vig qëndron e hapur, por e heshtur. Prej tre vitesh nuk dëgjohet më as gumëzhima e fëmijëve, as zërat e mësuesve dhe as zilja e orës. Bankat mbeten të mbushura me libra e fletore të lëna pas, regjistrat e klasave qëndrojnë ende mbi tavolinë – sikur mësimi të ketë mbaruar vetëm dje.
    Por ndërtesa është e braktisur prej kohësh, ndërsa ata pak nxënës të zonës detyrohen të udhëtojnë 15 kilometra çdo ditë drejt shkollave në Vau të Dejës. Në dërrasën e zezë, një thirrje e lënë nga një ish-nxënës përpiqet t’i japë zë një boshllëku që rritet vit pas viti: “Mbroni shkollën tuaj sa nuk është vonë.”
    Vigu nuk përbën përjashtim. Vetëm në dy vitet e fundit, 149 shkolla rurale në gjithë vendin kanë mbyllur dyert për mungesë nxënësish, si pasojë e emigracionit, plakjes së popullsisë dhe mungesës së investimeve afatgjata në arsim. Ekspertët paralajmërojnë se nuk bëhet më fjalë për statistika sporadike, por për një krizë të thellë strukturore.
    “Problemi më i madh sot është vetë mënyra si është ndërtuar sistemi arsimor,” tha Irsa Ruçi, eksperte e arsimit parauniversitar, ndërsa shton se prej dekadash nuk është ndërhyrë në thelbin e tij.
    “Problematikat që shohim janë fasada; duhet ndryshuar sistemi në rrënjë”, theksoi ajo.
    Në juglindje, historia përsëritet. Shkolla 9-vjeçare e Polenës këtë vit nuk i hapi dyert për nxënësit e saj. Ndryshe nga Vigu, Polena është një fshat i gjallë pranë Korçës, i njohur për festat që mbledhin mijëra vizitorë çdo verë. Por banorët që kanë mbetur gjatë vitit janë kryesisht të moshuar dhe fëmijët janë aq pak, sa nuk mjaftuan për ta mbajtur shkollën hapur.
    Oborri i shkollës është pushtuar nga pulat dhe nga grumbuj materialesh ndërtimi, që sipas banorëve do të përdoren për një projekt të ri. Godina mund të shndërrohet në hotel, thonë ata nën zë, pa dashur të shfaqen në kamera. Në vend të zërave të fëmijëve që dikur mbushnin korridoret, brenda janë ngritur dy struktura për përgatitjen e zaireve të dimrit – petka, rosnicka, trahana, oshafka, reçel e të tjera, një traditë e hershme e amvisave të fshatit, që tani ka gjetur strehë në ish-godinën e dijes.
    Në Kolanec të Maliqit, shkolla u mbyll gjithashtu këtë vit, dhe pesë fëmijët e fshatit udhëtojnë çdo ditë me makinë drejt qytetit. Të njëjtin fat kanë pasur edhe shkollat e Tërovës, Pendavinjit dhe Fshat-Maliqit.
    Por mbyllja e shkollave është vetëm njëra anë e problemit. Rritja e ndjeshme e numrit të nxënësve në klasa kolektive po e rëndon edhe më shumë situatën.
    “Kishim rreth 22 mijë nxënës në klasa kolektive, tani jemi në 30 mijë,” thotë pedagogu Ndriçim Mehmeti. “Në klasa të tilla nuk mund të ketë cilësi mësimi dhe bie edhe motivimi i mësuesve e nxënësve,” shtoi ai.
    Sipas Mehmetit sistemi arsimor shqiptar ka nevojë urgjente më investime.
    “Gjej mundësitë, i ke mundësitë, shfrytëzoji mundësitë dhe nëse jo atëherë do të vazhdojmë të kemi këto arritje në PISA, në të gjitha provimet ndërkombëtare dhe për pasojë nxënësit do ta gjejnë shpëtimin vetëm duke ikur jashtë vendit, ose duke u grumbulluar në zonat e mëdha urbane,” tha ai.
    Testi i PISA-s është një nismë mbarëbotërore nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, OECD, për të matur aftësinë e nxënësve 15-vjeçarë për të përdorur njohuritë e tyre në matematikë, shkencë dhe lexim. Në raportin e fundit të publikuar mbi testimin e nxënësve shqiptarë, në dhjetor 2024, Shqipëri shënoi rënie në  në tre fushat e testimit duke u cilësuar si një “anormalitet negativ”.
    “Besoj se është dëshira e kujtdo në këtë vend të shohë oborret e shkollave të gumëzhijnë,” tha Irsa Ruçi. “Por është për të ardhur keq që vatrat e dijes po mbyllen,” përfundoi ajo./BIRN

  • Kriza e arsimit rural, BIRN: Shkolla pa fëmijë dhe klasa kolektive

    Kriza e arsimit rural, BIRN: Shkolla pa fëmijë dhe klasa kolektive

    Shkolla 9-vjeçare “Mark Pal Kola” në Vig qëndron e hapur, por e heshtur. Prej tre vitesh nuk dëgjohet më as gumëzhima e fëmijëve, as zërat e mësuesve dhe as zilja e orës. Bankat mbeten të mbushura me libra e fletore të lëna pas, regjistrat e klasave qëndrojnë ende mbi tavolinë – sikur mësimi të ketë mbaruar vetëm dje.
    Por ndërtesa është e braktisur prej kohësh, ndërsa ata pak nxënës të zonës detyrohen të udhëtojnë 15 kilometra çdo ditë drejt shkollave në Vau të Dejës. Në dërrasën e zezë, një thirrje e lënë nga një ish-nxënës përpiqet t’i japë zë një boshllëku që rritet vit pas viti: “Mbroni shkollën tuaj sa nuk është vonë.”
    Vigu nuk përbën përjashtim. Vetëm në dy vitet e fundit, 149 shkolla rurale në gjithë vendin kanë mbyllur dyert për mungesë nxënësish, si pasojë e emigracionit, plakjes së popullsisë dhe mungesës së investimeve afatgjata në arsim. Ekspertët paralajmërojnë se nuk bëhet më fjalë për statistika sporadike, por për një krizë të thellë strukturore. “Problemi më i madh sot është vetë mënyra si është ndërtuar sistemi arsimor,” tha Irsa Ruçi, eksperte e arsimit parauniversitar, ndërsa shton se prej dekadash nuk është ndërhyrë në thelbin e tij. “Problematikat që shohim janë fasada; duhet ndryshuar sistemi në rrënjë”, theksoi ajo.
    Në juglindje, historia përsëritet. Shkolla 9-vjeçare e Polenës këtë vit nuk i hapi dyert për nxënësit e saj. Ndryshe nga Vigu, Polena është një fshat i gjallë pranë Korçës, i njohur për festat që mbledhin mijëra vizitorë çdo verë. Por banorët që kanë mbetur gjatë vitit janë kryesisht të moshuar dhe fëmijët janë aq pak, sa nuk mjaftuan për ta mbajtur shkollën hapur.
    Oborri i shkollës është pushtuar nga pulat dhe nga grumbuj materialesh ndërtimi, që sipas banorëve do të përdoren për një projekt të ri. Godina mund të shndërrohet në hotel, thonë ata nën zë, pa dashur të shfaqen në kamera. Në vend të zërave të fëmijëve që dikur mbushnin korridoret, brenda janë ngritur dy struktura për përgatitjen e zaireve të dimrit – petka, rosnicka, trahana, oshafka, reçel e të tjera, një traditë e hershme e amvisave të fshatit, që tani ka gjetur strehë në ish-godinën e dijes. Në Kolanec të Maliqit, shkolla u mbyll gjithashtu këtë vit, dhe pesë fëmijët e fshatit udhëtojnë çdo ditë me makinë drejt qytetit. Të njëjtin fat kanë pasur edhe shkollat e Tërovës, Pendavinjit dhe Fshat-Maliqit. Por mbyllja e shkollave është vetëm njëra anë e problemit. Rritja e ndjeshme e numrit të nxënësve në klasa kolektive po e rëndon edhe më shumë situatën. “Kishim rreth 22 mijë nxënës në klasa kolektive, tani jemi në 30 mijë,” thotë pedagogu Ndriçim Mehmeti. “Në klasa të tilla nuk mund të ketë cilësi mësimi dhe bie edhe motivimi i mësuesve e nxënësve,” shtoi ai.
    Sipas Mehmetit sistemi arsimor shqiptar ka nevojë urgjente më investime. “Gjej mundësitë, i ke mundësitë, shfrytëzoji mundësitë dhe nëse jo atëherë do të vazhdojmë të kemi këto arritje në PISA, në të gjitha provimet ndërkombëtare dhe për pasojë nxënësit do ta gjejnë shpëtimin vetëm duke ikur jashtë vendit, ose duke u grumbulluar në zonat e mëdha urbane,” tha ai. Testi i PISA-s është një nismë mbarëbotërore nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, OECD, për të matur aftësinë e nxënësve 15-vjeçarë për të përdorur njohuritë e tyre në matematikë, shkencë dhe lexim. Në raportin e fundit të publikuar mbi testimin e nxënësve shqiptarë, në dhjetor 2024, Shqipëri shënoi rënie në në tre fushat e testimit duke u cilësuar si një “anormalitet negativ”. “Besoj se është dëshira e kujtdo në këtë vend të shohë oborret e shkollave të gumëzhijnë,” tha Irsa Ruçi. “Por është për të ardhur keq që vatrat e dijes po mbyllen,” përfundoi ajo./reporter.al

  • Po planifikonte arratisjen, arrestohet ish-presidenti i Brazilit vetëm pak ditë para se të shkonte në burg

    Po planifikonte arratisjen, arrestohet ish-presidenti i Brazilit vetëm pak ditë para se të shkonte në burg

    Jair Bolsonaro

    BRAZIL- Gjykata Supreme e Brazilit urdhëroi arrestimin paraprak të ish-presidentit Jair Bolsonaro të shtunën, me një gjyqtar që pretendoi se ai kishte ndërmend të arratisej vetëm disa ditë para se të fillonte dënimin e tij me 27 vjet burg për udhëheqjen e një përpjekjeje për grusht shteti .
    Politikani 70-vjeçar u dërgua në selinë e policisë federale të vendit në kryeqytetin Brasilia, nga arresti shtëpiak.
    Gjyqtari i Gjykatës së Lartë Alexandre de Moraes, i cili mbikëqyri çështjen, tha në vendimin e tij se monitori i kyçit të këmbës së Bolsonaros, të cilin ai e ka mbajtur që nga 18 korriku pasi u konsiderua si rrezik për fluturim, u shkel në orën 0:08 të mëngjesit të së shtunës.
    “Ky informacion tregon qëllimin e të dënuarit për të thyer kyçin e këmbës gjatë monitorimit për t’u siguruar që arratisja e tij do të jetë e suksesshme, gjë që do të lehtësohej nga konfuzioni që do të shkaktohej nga një demonstratë e organizuar nga djali i tij”, tha gjyqtari.
    Ai tha gjithashtu se arrestimi “duhet të bëhet me gjithë respektin për dinjitetin e ish-Presidentit Jair Messias Bolsonaro, pa përdorimin e prangave dhe pa asnjë ekspozim mediatik”.
    Ndihmësi i Bolsonaros, Andriely Cirino, konfirmoi për Associated Press se arrestimi ndodhi rreth orës 6 të mëngjesit të së shtunës, vetëm disa orë pasi de Moraes mori vendimin e papritur.
    Ish-presidenti u mor nga shtëpia e tij në një komunitet të rrethuar në lagjen luksoze Jardim Botanico dhe u dërgua në selinë e policisë federale, tha Cirino.
    De Moraes përmendi në vendimin e tij një video të publikuar këtë javë nga senatori Flávio Bolsonaro, një nga djemtë e ish-presidentit, në të cilën ai i nxiti mbështetësit të dilnin në rrugë në mbrojtje të babait të tij.
    Disa nga mbështetësit e Bolsonaros, të cilët pretendojnë se ai po persekutohet politikisht, pritet të mblidhen jashtë selisë së policisë federale gjatë gjithë fundjavës./ZËRI

  • Kriza e arsimit rural: shkolla pa fëmijë dhe klasa kolektive (VIDEO)

    Kriza e arsimit rural: shkolla pa fëmijë dhe klasa kolektive (VIDEO)

    Nga Luljeta Progni
    Shkolla 9-vjeçare “Mark Pal Kola” në Vig qëndron e hapur, por e heshtur. Prej tre vitesh nuk dëgjohet më as gumëzhima e fëmijëve, as zërat e mësuesve dhe as zilja e orës. Bankat mbeten të mbushura me libra e fletore të lëna pas, regjistrat e klasave qëndrojnë ende mbi tavolinë – sikur mësimi të ketë mbaruar vetëm dje.
    Por ndërtesa është e braktisur prej kohësh, ndërsa ata pak nxënës të zonës detyrohen të udhëtojnë 15 kilometra çdo ditë drejt shkollave në Vau të Dejës. Në dërrasën e zezë, një thirrje e lënë nga një ish-nxënës përpiqet t’i japë zë një boshllëku që rritet vit pas viti: “Mbroni shkollën tuaj sa nuk është vonë.”
    Vigu nuk përbën përjashtim. Vetëm në dy vitet e fundit, 149 shkolla rurale në gjithë vendin kanë mbyllur dyert për mungesë nxënësish, si pasojë e emigracionit, plakjes së popullsisë dhe mungesës së investimeve afatgjata në arsim. Ekspertët paralajmërojnë se nuk bëhet më fjalë për statistika sporadike, por për një krizë të thellë strukturore.
    “Problemi më i madh sot është vetë mënyra si është ndërtuar sistemi arsimor,” tha Irsa Ruçi, eksperte e arsimit parauniversitar, ndërsa shton se prej dekadash nuk është ndërhyrë në thelbin e tij.
    “Problematikat që shohim janë fasada; duhet ndryshuar sistemi në rrënjë”, theksoi ajo.
    Në juglindje, historia përsëritet. Shkolla 9-vjeçare e Polenës këtë vit nuk i hapi dyert për nxënësit e saj. Ndryshe nga Vigu, Polena është një fshat i gjallë pranë Korçës, i njohur për festat që mbledhin mijëra vizitorë çdo verë. Por banorët që kanë mbetur gjatë vitit janë kryesisht të moshuar dhe fëmijët janë aq pak, sa nuk mjaftuan për ta mbajtur shkollën hapur.
    Oborri i shkollës është pushtuar nga pulat dhe nga grumbuj materialesh ndërtimi, që sipas banorëve do të përdoren për një projekt të ri. Godina mund të shndërrohet në hotel, thonë ata nën zë, pa dashur të shfaqen në kamera. Në vend të zërave të fëmijëve që dikur mbushnin korridoret, brenda janë ngritur dy struktura për përgatitjen e zaireve të dimrit – petka, rosnicka, trahana, oshafka, reçel e të tjera, një traditë e hershme e amvisave të fshatit, që tani ka gjetur strehë në ish-godinën e dijes.
    Në Kolanec të Maliqit, shkolla u mbyll gjithashtu këtë vit, dhe pesë fëmijët e fshatit udhëtojnë çdo ditë me makinë drejt qytetit. Të njëjtin fat kanë pasur edhe shkollat e Tërovës, Pendavinjit dhe Fshat-Maliqit.
    Por mbyllja e shkollave është vetëm njëra anë e problemit. Rritja e ndjeshme e numrit të nxënësve në klasa kolektive po e rëndon edhe më shumë situatën.
    “Kishim rreth 22 mijë nxënës në klasa kolektive, tani jemi në 30 mijë,” thotë pedagogu Ndriçim Mehmeti. “Në klasa të tilla nuk mund të ketë cilësi mësimi dhe bie edhe motivimi i mësuesve e nxënësve,” shtoi ai.
    Sipas Mehmetit sistemi arsimor shqiptar ka nevojë urgjente më investime.
    “Gjej mundësitë, i ke mundësitë, shfrytëzoji mundësitë dhe nëse jo atëherë do të vazhdojmë të kemi këto arritje në PISA, në të gjitha provimet ndërkombëtare dhe për pasojë nxënësit do ta gjejnë shpëtimin vetëm duke ikur jashtë vendit, ose duke u grumbulluar në zonat e mëdha urbane,” tha ai.
    Testi i PISA-s është një nismë mbarëbotërore nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, OECD, për të matur aftësinë e nxënësve 15-vjeçarë për të përdorur njohuritë e tyre në matematikë, shkencë dhe lexim. Në raportin e fundit të publikuar mbi testimin e nxënësve shqiptarë, në dhjetor 2024, Shqipëri shënoi rënie në në tre fushat e testimit duke u cilësuar si një “anormalitet negativ”.
    “Besoj se është dëshira e kujtdo në këtë vend të shohë oborret e shkollave të gumëzhijnë,” tha Irsa Ruçi. “Por është për të ardhur keq që vatrat e dijes po mbyllen,” përfundoi ajo./ BIRN