Tag: vetëm

  • NGA LUTFI DERVISHI – Gjashtë rekordet tona…që mund ti thyejmë vetëm ne…

    NGA LUTFI DERVISHI – Gjashtë rekordet tona…që mund ti thyejmë vetëm ne…

    Çmimi shtëpive: Me aq sa ble një garsonere këtu, në Gjermani ble një kështjellë me lëndinë dhe roje.
    Çmimi ushqimeve: Fasulja sot kushton sa kushtonte peshku dje; peshku i fresket shitet me çmimin e arit dhe buka peshon më shumë në faturë se në dorë.
    Çmimi energjisë. Të parët që mendoheni dy herë para se të ndezim dritat.
    Çmimi ujit? Edhe kur nuk del nga çezma e paguajmë sa frëngu pulën. Uji rrjedh, por vetëm në faturë.
    Çmimi naftës! Edhe pse kemi vetë ar të zi, marrim medalje ari në Ballkan, medalje argjendi i në Europe dhe çmimin e parë në kontinent për djegien e xhepit.
    Emigrimi? Rekordmen absolut! Këto janë rekorde që mund t’i thyejmë vetëm ne! /Nga Lutfi DERVISHI, publikuar në Facebook/

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Inter Miami reziston vetëm 5 minuta ndaj PSG-së, kombinim perfekt mes dy portugezëve

    Inter Miami reziston vetëm 5 minuta ndaj PSG-së, kombinim perfekt mes dy portugezëve

    29 Qershor 2025

    18:15

    Telesport

    Po luhet në Atlanta, sfida e radhës për fazën e 1/16-ve për Kupën e Botës për Klube, ku po përballen PSG dhe Inter Miami. Messi, Suarez &Co rezistuan vetëm pesë minuta, pasi francezët kaluan shumë shpejt në avantazh. SHIKOGOLIN
    Në minutën e pestë, PSG fiton një goditje dënimi. Vitinha kroson bukur në zonë dhe Joao Neves dërgon topin me kokë në rrjetë. Sigurisht që PSG vjen si super favorite në këtë përballje, edhe pse në anën tjetër luajnë emra të njohur si Messi, Suarez, Busquets etj, por francezët mund të konsiderohen aktualisht si ekipi më në formë në botë.
    Fituesi i këtij çifti do të përballet në çerekfinale me fituesin e çiftit Flamengo-Bayern, sfidë që luhet sonte në orën 22:00 me orën tonë.

  • Pas dy dështimeve të mëdha, Bayern nis blerjet e panikut. Po braktis filozofinë?

    Pas dy dështimeve të mëdha, Bayern nis blerjet e panikut. Po braktis filozofinë?

    29 Qershor 2025

    18:23

    Telesport

    Tipari që karakterizon Bayern në vitet e fundit është vetëm një: blerjet e panikut. Klubi bavarez po përsërit të njëjtat gabime. Një sulmues gjerman, mbiemri i të cilit ngjan si personazhet e Harry Potter, ka zgjuar interesin e Bayern. Quhet Nick Woltemade dhe është 23 vjeç.
    Lojtar i mirë, por ka vetëm 6 muaj që ka fituar vëmendje mediatike. Klubi i tij, Stuttgart, kërkon 80 mln euro për të. Nëse Bayern bie dakord me këtë shifër, do të ishte çmenduri. Kjo do të tregonte se blerjet e panikut në Mynih po vazhdojnë.
    Duke qenë se Nico Williams dhe Florian Wirtz e refuzuan klubin bavarez, tani ka filluar ajo që ka ndodhur prej vitesh në Mynih, frika se mos merkatoja mbyllet me dështim.
    Woltemade është lojtar i mirë, por jo shpëtimtari i madh. Nëse Bayern bie në grackë duke paguar 80 mln euro thjesht se “duhet një blerje big”, atëherë ky klub ka braktisur filozofinë e vet të kahershme.

  • “Ujësjellësi i Vlorës, strofull patronazhistësh”, PL shpërthen ndaj Dredhës: 43 milionë euro të zhdukura, qyteti pa ujë

    “Ujësjellësi i Vlorës, strofull patronazhistësh”, PL shpërthen ndaj Dredhës: 43 milionë euro të zhdukura, qyteti pa ujë

    Partia e Lirisë kërkon interplancë urgjente në Këshillin Bashkiak të Vlorës me kryetarin e Bashkisë së qytetit bregdetar, Ermal Dredha.
    Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, së bashku me kryetaren e grupit të këshilltarëve të PL në bashkinë e Vlorës, Anxhela Shenaj, në një deklaratë nga qyteti i Vlorës, u shprehën se mungesa e ujit të pijshëm është shkaktuar nga korrupsioni dhe Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion hesht dhe nuk heton.
    “Mungesa e ujit të pijshëm në Vlorë nuk është çështje thjesht papërgjegjshmërie, por një çështje abuzimi flagrant me taksat e qytetarëve të Vlorës. Brenda 2-3 viteve të fundit, në këtë bashki janë shpenzuar rreth 9 milionë euro për projektin e ujësjellësit të Unazës në Lungomare, 12 milionë euro për ujësjellësin e fshatrave të Novoselës, 2 milion euro për ujësjellësin që mbulon zonën e “Kuzum- Baba” dhe lagjes “Partizani”, sot e kthyer ne simbolin e mungesës së ujit të pijshëm dhe rreth 20 milionë euro pritet të hidhen për ujësjellësin e qytetit të Vlorës, në total pra rreth 43 milionë euro të avulluara, sepse sot Vlora nuk ka ujë të pijshëm, madje nuk ka as ujë për tu larë.Dështimi i thellë i ujësjellësit të bashkisë së Vlorës në fakt është dështim i “Rilindjes”, e cila në këto 3 mandate nuk ka garantuar dot as ujë të pijshëm për vlonjatët e jo më për turistët e shumtë që janë sot në këtë qytet në kulmin e sezonit turistik. 43 milionë euro janë më pak se sa ryshfeti i paguar për tunelin e Llogarasë, që mund të zgjidhte njëherë e përgjithmonë çështjen e ujit të pijshëm në Bashkinë e Vlorës ose 43 milionë euro të shpenzuara dhe të avulluara deri tani janë të barabarta me fundin total që “Rilindja” ka përcaktuar për vitin 2025 për gjithë sektorin e bujqësisë.

    Në fakt mungesa e ujit të pijshëm në Bashkinë e Vlorës lidhet vetëm me korrupsionin dhe me faktin se Institucioni, ujësjellësi i kësaj bashkie nuk është gjë tjetër veçse një strofull patronazhistësh që vetëm shpenzon në mënyrë barbare taksat e qytetarëve të Vlorës, të cilët sot vuajnë dhe për ujë të pijshëm.
    Ku përfunduan miliona euro është pyetja të cilën ne sot ngrejmë nga ky qytet dhe për të cilën ftojmë edhe Strukturën e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit të përgjigjet. Ky nuk është një krim “intelektual”, ky është një krim kundër njerëzimit, sepse ti mohosh Vlorës një nga elementët më bazike si ujin e pijshëm është vërtet një dramë e madhe.
    Gjithashtu dua t’ju informoj se grupi i këshilltarëve në Bashkinë e Vlorës, shumë shpejt do të depozitojnë në Këshill kërkesën për një interpelancë të menjëhershme me kryetarin e papërgjegjshëm të kësaj bashkie, i cili jo vetëm është  përgjegjës për mungesën e ujit të pijshëm në Bashkinë e Vlorës,  por sigurisht edhe përgjegjës për ndotjen alarmante të kësaj bashkie, landfilli i së cilës është një bombë ekologjike që ende vijon të ndoti këtë qytet
    Gjithashtu dua t’ju informoj me konkluzionet më të fundit të bëra publike nga Agjensia Europiane e Mjedisit, që ka renditur së fundmi Shqipërinë në një tjetër rekord të zi, sipas të cilës vetëm 16% e ujrave të notueshme në të gjithë vendin mund të jenë të përdorshme, ndërkohë 84% e deteve, lumenjve dhe liqeneve të mrekullueshme të këtij vendi kanë sot higjienën personale të Edi Ramës ose kundërmojnë erë njësoj siç kundërmon kjo qeverisje e korruptuar dhe e inkriminuar”, tha Blushi.
     
     
     

  • Donald Trump: Bomba jonë depërtoi në Fordow si të ishte gjalpë, tani atje ka vetëm gure

    Donald Trump: Bomba jonë depërtoi në Fordow si të ishte gjalpë, tani atje ka vetëm gure

    Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara kanë shkatërruar plotësisht programin bërthamor të Iranit, duke e cilësuar këtë ndërhyrje si më të fuqishmen ndonjëherë ndaj Teheranit.
    Në një intervistë për Fox News, Trump tha:
    “Programi bërthamor i Iranit u shkatërrua si kurrë më parë. Kjo nënkuptonte fundin e ambicieve të tyre bërthamore – të paktën për një periudhë kohe.”
    Deklarata e Trump vjen një javë pas bombardimeve ajrore të SHBA-së ndaj tre impianteve kryesore bërthamore iraniane. Një nga objektet kryesore, sipas tij, ishte objekti nëntokësor në Fordo, për të cilin ai deklaroi:
    “Bomba depërtoi në strukturë si të ishte gjalpë. Tani aty ka vetëm mijëra tonë gurë. I gjithë kompleksi është rrënuar.”
    Trump pretendoi se Irani nuk arriti të largonte uraniumin e pasuruar nga objekti i Fordos përpara sulmit:
    “Nuk është e lehtë ta largosh. Është shumë e rrezikshme, shumë e rëndë dhe një proces i ndërlikuar. Për më tepër, nuk patën kohë, sepse nuk e dinin që po i afroheshim.”
    Sipas tij, SHBA kishte informacione se Irani ndodhej vetëm disa javë larg prodhimit të një arme bërthamore. Por tani, Trump beson se Teherani nuk ka më as vullnet dhe as kapacitet për të vijuar me programin.
    “Gjëja e fundit që duan tani është të mendojnë për energjinë bërthamore. Duhet të përqendrohen fillimisht tek rivendosja e funksionimit të vendit.”
    Presidenti amerikan u shpreh gjithashtu optimist se fushata e përbashkët amerikano-izraelite kundër Iranit do të nxisë më shumë vende të nënshkruajnë paqe me Izraelin, në kuadër të Marrëveshjeve të Abrahamit.
    “Kemi tashmë disa vende shumë të mira që janë pjesë e marrëveshjeve. Besoj se do të ketë më shumë. Irani ishte pengesa kryesore. Në fakt, në një moment mendoja se edhe Irani mund t’i bashkohej Abraham Accords.”
    Deklaratat e Trump pritet të nxisin reagime të forta në arenën ndërkombëtare, veçanërisht në Teheran. Autoritetet iraniane ende nuk kanë reaguar zyrtarisht ndaj këtyre pretendimeve.

  • Përfshihet nga flakët tregu ambulant në Durrës, raportohen vetëm dëme materiale

    Përfshihet nga flakët tregu ambulant në Durrës, raportohen vetëm dëme materiale

    Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme tregun ambulant në zonën e plazhit, duke shkaktuar panik mes tregtarëve. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.
    Makinat zjarrfikëse të qytetit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e plotë të zjarrit. Nuk raportohet për të lënduar në njerëz.
    Shkaqet e zjarrit ende nuk janë bërë të ditura dhe pritet të hetohen nga autoritetet përkatëse.

  • Tkurret popullsia e Kosovës, mbi 150 mijë banorë ikën nga vendi brenda 5 viteve

    Tkurret popullsia e Kosovës, mbi 150 mijë banorë ikën nga vendi brenda 5 viteve

    Kosova po përballet me një shkallë të lartë të emigrimit (largimi i banorëve nga shteti) si pasojë e mungesës së perspektivës të qëndrueshme socio-ekonomike dhe mos stabilitetit politik. Sipas të dhënave zyrtare që nga viti dymijë e njëzet (2020) deri në vitin dymijë e njëzet e katër (2024), mbi njëqind e pesëdhjetë mijë (151 mijë e 700) qytetarë të Kosovës u larguan nga vendi drejt shteteve më të zhvilluara në kërkim të një jete më të mirë, raporton KosovaPress.Ndërsa, vetëm në vitin dymijë e njëzet e katër (2024) nga vendi kanë ikur mbi tridhjetë e shtatë mijë (37 mijë e 451) banorë. Derisa imigruan (janë kthyer) vetëm nëntë mijë e tridhjetë e tetë (9 mijë e 38) banorë. Ndërkohë në pesë vitet fundit në vend kanë imigruar (janë kthyer) vetëm katërdhjetë e një (41 mijë e 217).Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, viti 2021 arriti shifrën më të lartë të emigrimit në pesë vitet e fundit. Kjo shifër arriti 42 mijë e 728.Tkurrja e popullësisë, konsiderohet një alarm, edhe për faktin se kjo dukuri ka sjellë pasoja të ndjeshme, jo vetëm në aspektin demografik, por edhe në ekonominë e vendit si në aspektin e konsumit, po ashtu edhe të dëmtimit të imazhit për investitorët e huaj.Sociologu Genc Xërxa shpjegon disa nga arsyet që po detyrojnë këta qytetarë ta lënë atdheun.Xërxa për KosovaPress theskon se të ardhurat e ulta për kokë banori, papunësia, rënia e cilësisë në arsim dhe ngecjet në sekrorin e shëndetësisë janë disa prej shkaqeve që kanë ndikuar të ikin të rinjt nga vendi për një jetë më të mirë.Edhe disa prej qytetarëve thonë se zhvillimi i ngadalshëm ekonomik dhe mungesa e stabilitetit politik kanë ndikuar që të largohet një numër i madh i banorëve nga vendi.Janë shumë arsye që detyrojnë qytetarët ta lënë atdheun për një jetë më të mirë, thotë qytetari nga Prishtina, Qazim Imeri, i cili thekson se të rinjt nuk po arrijnë të gjejnë vende të qëndruesjme të punës në Kosovë.Madje ai thotë se “Kosova ka ekonomi të dobët”. Për këtë arse ai arsyeton ikjen e të rinjve nga vendi.Qytetari Hajrush Fazliu shprehet i zhënjyer me programet e sektorit të arsimit, që sipas tij çdo qeveri bëri “eksperimente” duke mos pasur një edukim cilësor për të rinjve që të kontribuojnë në Kosove dhe jo në vendet e BE-së.Ndërsa, qytetari tjetër Islam Emini ndjen mall për fëmijët e vet që jetojnë dhe veprojnë jashtë vendit. Ai tregon se për çfarë arye ata qëndrojnë në një prej shteteve të Bashkimit Evropian.Sipas një hulumtimi të Institutit GAP, Gjermania është destinacioni kryesor i emigruesve dhe se kushtet ekonomike janë ndër arsyet kryesore që i nxisin qytetarët që të emigrojnë. 

  • Të qeshura në kamera, tensione në prapaskenë? Çfarë ndodhi mes Kris Jenner dhe Corey Gamble në dasmën miliardere të Jeff Bezos

    Të qeshura në kamera, tensione në prapaskenë? Çfarë ndodhi mes Kris Jenner dhe Corey Gamble në dasmën miliardere të Jeff Bezos

    Kris Jenner dhe Corey Gamble ishin padyshim ndër të ftuarit që tërhoqën vëmendje në dasmën luksoze të Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez në Venecia, por jo vetëm për pamjen e tyre elegante.
    E veshur me një fustan bardh e zi dhe me buzëqeshjen e zakonshme përpara kamerave, “momager”-ja 69-vjeçare u pa teksa largohej me një taksi ujore, krah Corey-t. Por një video e kapur nga paparacët ka ndezur aludime për tensione në çift.
    Sipas ekspertes së leximit të buzëve, Nicola Hickling, Jenner është dëgjuar duke kërkuar me këmbëngulje që të mos udhëtonte me të tjerë: “Do të doja të udhëtoja vetëm.” Në një moment, ajo i drejtohet Corey-t me një ton që nuk i shpëtoi syrit të askujt: “Çfarë po bën? Ke nevojë të flasësh?”
    Corey, i cili është 25 vite më i ri se Kris, duket se tentoi të mbajë qetësinë dhe u sigurua që të udhëtonin vetëm. Taksia ujore u nis me çiftin vetëm në bord, larg të ftuarve të tjerë dhe, veçanërisht, larg vajzave të Kris: Kim, Khloe, Kendall dhe Kylie, të cilat gjithashtu ishin të pranishme në dasmë.
    Kjo distancë fizike dhe emocionale ngjall pyetje: mos ndoshta kishte më shumë se një arsye përse Kris nuk qëndroi me vajzat në këtë event?

  • “Më ishte vrarë shpirti”, momenti që gjunjëzoi Arbër Hajdarin: Mendova ta lija “Fundjavën Ndryshe”

    “Më ishte vrarë shpirti”, momenti që gjunjëzoi Arbër Hajdarin: Mendova ta lija “Fundjavën Ndryshe”

    E mbetur pa baba, vetëm me nënën e vëllanë, në kushte varfërie që e përballnin me bullizimin, Elsa dëshironte vetëm pak shpresë për një jetë më të mirë. Mundësia erdhi, fondacioni “Fundjavë Ndryshe” bëri çmos që familja nga Delvina të gjente pak qetësi në Fier, në një shtëpi të re.

    Në një moment kur gjithccka dukej se po ndrinte, një sëmundje e papritur në periudhën e pandemisë, pas një beteje të ashpër shtatëditore, shoi jetën e vogëlushes. Arbër Hajdari i ndan të gjitha këto në rubrikën “E Diela Ndryshe”, ndërsa bashkë me moderatorin e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, udhëtojnë drejt Korçës për misionin e fundit.

    Arbër Hajdari: Në periudhën e pandemisë më vjen një telefonatë nga nëna e Elsës dhe më thotë që Elsa është në spital në Tiranë, në gjendje të rëndë.

    Ardit Gjebrea: Po çfarë kishte?

    Arbër Hajdari: Kishte një sëmundje shumë të keqe ku mjekët u detyruan të bënin disa analiza të shpejta jashtë vendit për shkak të specifikimit të sëmundjes dhe ishte një sëmundje e agravuar tashmë. Jam gjendur në spital sapo kam marrë informacion nga nëna e vet, mos të harrojmë që në ato kohë Tirana ishte gati e izoluar për shkak të pandemisë, sapo kishte nisur izolimi nga pandemia sepse askush nuk dinte çfarë ishte kjo lloj sëmundjeje. Elsa luftoi për jetën gati shtatë ditë.

    Ardit Gjebrea:
    Kaq shpejt?

    Arbër Hajdari: Kaq shpejt. Pas shtatë ditësh, Elsa ndërroi jetë, me të gjithë mënyrat që mjekët u munduan ta shpëtonin. I gjendur para kësaj tragjedie që i ndodhi familjes dhe që ne ishim pjesë, jam mbyllur në shtëpi menjëherë që atë ditë dhe nuk doja që të më shikonin antarët e familjes sime në gjendjen e rënduar psikologjije që isha. Isha sepse ishim të lidhur me të, ishtë një fëmijë që sapo e kishte nisur jetën, një fëmijë që sapo i buzëqeshi…

    Humbja e Elsës la një shenjë dhe dhimbje të fortë te themeluesi i fondacionit “Fundjavë Ndryshe”. vetëm ai dhe nëna e saj e shoqëruan Elsën drejt banesës së fundit. Pas funeralit, Arbër Hajdari u mbyll në shtëpi për ditë me radhë dhe në kokë i vërtitej veç një mendim: të largohej nga fondacioni.

    Me ndihmën e njerëzve pranë tij, gjeti forcën për t’u rikthyer dhe për t’u përballur me sfidën e radhës, largimin e katër bashkëpunëtorëve të afërt. Ndërkohë, Elsa e ka lënë gjurmën e saj. Dëshira e asaj vogëlusheje për dije ka frymëzuar një bursë me emrin e saj që i vendoset një kauze.

    Arbër Hajdari: Kam qenë vetëm unë dhe nëna e saj në ditën e funeralit sepse nuk lejohej të shkonte askush, ishte pandemia.

    Ardit Gjebrea: E paske përcjellë vetëm ti dhe e ëma?

    Arbër Hajdari: Vetëm unë me të ëmën. Mund të ketë qenë një nga momentet më të vështira të miat sepse një javë më parë e kisha në krahë dhe një javë më vonë gjendesha në varrezat e Fierit me nënën e saj duke e përcjellë për herë të fundit. Një moment shumë i rënduar për mua dhe sigurisht për nënën e vet dhe të vëllanë që kishin humbur njeriun e tyre më të shtrenjtë. Kthehem në Tiranë dhe vendos që ta braktis “Fundjavën Ndryshe”.Vendos që ta braktis, të shkëputem sepse e ndieja veten jo më të fortë emocionalisht për të përballuar ngarkesa të tilla, aq më tepër kur ne trajtojmë raste shumë të vështira dhe probabiliteti për të ndodhur sërish ishte i lartë. Kam kaluar gati 15 ditë pa dalë nga shtëpia, rrija vetëm në shtëpi, kisha shkëputur komunikimin me njerëzit.

    Ardit Gjebrea:Me gjithë botën.

    Arbër Hajdari: Me gjithë botën dhe kam qenë në një fazë të gjatë meditimi për të kaluar atë boshllëkun e madh… më dukej sikur më ishte vrarë shpirti dhe kishte përpjekje të vazhdueshme nga stafi, nga anëtarë, nga bashkëshortja ime për të thënë që ju keni bërë ç’ishte e mundur për Elsën dhe ndërkohë po bëheni ju arsyeja që shumë fëmijë të tjerë po shpëtojnë. Filluan të më trajtojnë me disa terapi meditimi që të rizgjohesha dhe të rikthehesha sërish te “Fundjavë Ndryshe” më i fortë, ndërkohë që katër anëtarë të tjerë të stafit të “Fundjavë Ndryshe” e lanë “Fundjavën” që atë ditë.

    Ardit Gjebrea: Vërtet?

    Arbër Hajdari: Po, dhe unë rikthehem dhe gjendem për të drejtuar “Fundjavën” në mungesë të katër aleatëve kryesorë që kisha në punë dhe m’u desh të ribëj sërish ekipin e “Fundjavës”, kryesorin. Nga ai moment, ne kemi filluar vit pas viti dhe kemi bërë një bursë që e kemi quajtur bursa Elsa. E kemi dedikuar kështu sepse ajo ishte një vajzë që e dëshironte shumë shkollën dhe këtë bursë e japim vit për vit, një bursë të plotë për një student/e që në mungesë të kushteve ekonomike lë shkollën apo nuk realizon dot atë ëndrrën që ka.

  • SYRI TV/ Emigrimi boshatis tregun e gjësë së gjallë në Kukës

    SYRI TV/ Emigrimi boshatis tregun e gjësë së gjallë në Kukës

    SYRI TV

    Emigrimi masiv dhe ulja e fuqisë punëtore për të mbarështuar bagëti, ka bërë që tregu i gjësë së gjallë në Kukës të boshatiset tërësisht. Sipas fermerëve dhe banorëve të zonës, shkak i kësaj situate është bërë largimi i njerëzve drejt emigrimit si dhe mungesa e mbështetjes nga shteti për bujqësinë dhe blegtorinë

    Tregu i gjësë së gjallë në Kukës, dikur një nga më të gjallët në verilindje të vendit, sot paraqitet thuajse i zbrazët. Në këtë hapësirë, ku dikur gumëzhinin fermerët me bagëti të shumta, tani shihen vetëm pak lopë dhe shumë pak njerëz. Zbrazja e tregut nuk lidhet vetëm me ndalimin e tregtimit të kafshëve të imta për shkak të murtajës së përhapur në rajon. Banorët dhe fermerët thonë se rrënja e vërtetë e problemit është emigrimi masiv.

    Me mungesën e krahut të punës dhe interesit në rënie për blegtorinë, shumë familje kanë ulur ndjeshëm numrin e kafshëve ose i kanë shitur ato krejtësisht. Aktualisht në treg lejohen vetëm lopët, ndërsa shitja e të imtave – dhenve dhe dhive – është ndaluar përkohësisht për arsye sanitare.

    Qarku Kukës numëron rreth 45 mijë dhenë e dhi, por fermerët thonë se nëse situata vijon me këtë ritëm, edhe ky numër do të bjerë ndjeshëm. Në mungesë të politikave mbështetëse dhe investimeve në zonat rurale, blegtoria në Kukës, një traditë e hershme e banorëve të zonës, rrezikon të mbetet vetëm kujtim.