Tag: vështira

  • Katër helikopterë dhe mbi 120 forca zjarrfikëse në fshatrat e Delvinës, Vengu: Orët në vijim pritet të jenë të vështira, shkak temperaturat e larta

    Katër helikopterë dhe mbi 120 forca zjarrfikëse në fshatrat e Delvinës, Vengu: Orët në vijim pritet të jenë të vështira, shkak temperaturat e larta

    Katër helikopterë janë angazhuar me fluturime të pandërprera në tre fshatrat e Delvinës, për të kufizuar perimetrin e flakëve, ndërsa mbi 120 forca po operojnë në terren për të orientuar dhe mbështetur banorët të Pfshatrave Vergo, Palavli dhe Kopaçëz.

    Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu bën me dije se “duhet të sigurohemi që mbrëmja të kalojë sa më e sigurt për ta, ndërsa mbetemi në gatishmëri të plotë, pasi orët në vijim pritet të jenë të vështira për shkak të temperaturave të larta”.
    “Shefi i Komisariatit të Delvinës ka ndërhyrë për të ndihmuar banorët në kushte shumë të vështira, duke kryer një akt të vërtetë heroik. Ai është lënduar gjatë operacionit dhe po merr ndihmën shëndetësore në spital. I urojmë shërim të shpejtë dhe jemi mirënjohës për guximin e treguar çdo efektivi. Falenderime të veçanta për forcat zjarrfikëse, Policinë e Shtetit dhe partnerët tanë që po na ndihmojnë në këtë situatë të vështirë”, shkruan Vengu.

    Top Channel

  • Ministri i Mbrojtjes nga Delvina: Orë të vështira me zjarret, temperaturat do jenë ekstreme edhe nesër

    Ministri i Mbrojtjes nga Delvina: Orë të vështira me zjarret, temperaturat do jenë ekstreme edhe nesër

    Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu tregon situatën me zjarret në fshatrat e Delvinës.
    ”Prej disa orësh kemi nisur evakuimin e tre fshatrave dhe janë angazhuar të gjitha forcat për të kufizuar vatrat e zjarrit. Kemi të pranishme edhe Urgjencën Kombëtare dhe stafin e Bashkisë Delvinë, që kanë bërë një punë heroike, në mënyrë që evakuimi i banorëve të shkojë pa probleme.

    Do jenë orë të vështira, temperaturat do jenë ekstreme edhe nesër. Të gjitha përpjekjet tona janë fillimisht për zonat e banuara dhe më pas parqet e mbrojtura. Duhet të vijojmë me vigjilencë maksimale. Ne e kishim paralajmëruar një situatë të tillë dhe prandaj ka pasur edhe reagim në kohë”,-tha Vengu.

  • “Do jenë orë të vështira”, Vengu flet nga Delvina për zjarret: Prioritet zonat e banuara dhe parqet e mbrojtura

    “Do jenë orë të vështira”, Vengu flet nga Delvina për zjarret: Prioritet zonat e banuara dhe parqet e mbrojtura

    Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, në një lidhje direkte nga Delvina me edicionin qendror të lajmeve në A2 CNN, tregoi situatën me zjarret në atë zonë.
    “Prej disa orësh kemi nisur evakuimin e tre fshatrave dhe janë angazhuar të gjitha forcat për të kufizuar vatrat e zjarrit. Kemi të pranishme edhe Urgjencën Kombëtare dhe stafin e Bashkisë Delvinë, që kanë bërë një punë heroike, në mënyrë që evakuimi i banorëve të shkojë pa probleme”, tha Vengu.
    “Do jenë orë të vështira, temperaturat do jenë ekstreme edhe nesër… Të gjitha përpjekjet tona janë fillimisht për zonat e banuara dhe më pas parqet e mbrojtura. Duhet të vijojmë me vigjilencë maksimale. Ne e kishim paralajmëruar një situatë të tillë dhe prandaj ka pasur edhe reagim në kohë”, shtoi ministri i Brendshëm.

  • “Do t’i bëjë zullumet më të vështira”, Rama prezanton Kryeinspektoriatin e Territorit, ja si funksionon

    “Do t’i bëjë zullumet më të vështira”, Rama prezanton Kryeinspektoriatin e Territorit, ja si funksionon

    Kryeministri Edi Rama ka prezantuar një tjetër hap të rëndësishëm në rrugën e inovacionit në qeverisje, duke prezantuar Kryeinspektoriatin Digjital të Territorit.
    Në një video të shkurtër të publikuar në rrjetet e tij sociale, Rama shpjegon se si ky institucion i ri po mbledh informacion në të gjithë Shqipërinë për të nisur zbatimin e masave të reja ligjore që synojnë kontrollin efektiv të territorit. Me anë të këtij digjitalizimi sipas kryeministrit, do të thjeshtohet puna e strukturave përkatëse dhe do të bëhen më të vështira praktikat abuzive.

    “Ky Kryeinspektoriat do të mbulojë hap pas hapi të gjithë gamën e aktiviteteve shoqërore e shtetërore në territor, nga kontrolli i ndërtimeve tek taksat e tarifat vendore, nga prodhimi bujqësor tek mbrojtja e pyjeve dhe lumenjve, duke e bërë punën e strukturave përkatëse më të lehtë, si edhe duke i bërë zullumet e llojllojshme shumë më të vështira.”-shkruan kryeministri Rama.

  • VIDEO/ “Do t’i bëjë zullumet më të vështira”, Rama prezanton Kryeinspektoriatin e Territorit

    VIDEO/ “Do t’i bëjë zullumet më të vështira”, Rama prezanton Kryeinspektoriatin e Territorit

    Kryeministri Edi Rama ka prezantuar një tjetër hap të rëndësishëm në rrugën e inovacionit në qeverisje, duke prezantuar Kryeinspektoriatin Digjital të Territorit.
    Në një video të shkurtër të publikuar në rrjetet e tij sociale, Rama shpjegon se si ky institucion i ri po mbledh informacion në të gjithë Shqipërinë për të nisur zbatimin e masave të reja ligjore që synojnë kontrollin efektiv të territorit. Me anë të këtij digjitalizimi sipas kryeministrit, do të thjeshtohet puna e strukturave përkatëse dhe do të bëhen më të vështira praktikat abuzive.

    “Ky Kryeinspektoriat do të mbulojë hap pas hapi të gjithë gamën e aktiviteteve shoqërore e shtetërore në territor, nga kontrolli i ndërtimeve tek taksat e tarifat vendore, nga prodhimi bujqësor tek mbrojtja e pyjeve dhe lumenjve, duke e bërë punën e strukturave përkatëse më të lehtë, si edhe duke i bërë zullumet e llojllojshme shumë më të vështira.”-shkruan kryeministri Rama.

  • Marinarët e huaj bllokohen në port, jetojnë në kushte të vështira, iu bllokuan pasaportat për kontrabandën

    Marinarët e huaj bllokohen në port, jetojnë në kushte të vështira, iu bllokuan pasaportat për kontrabandën

    9 marinarë të huaj nga te cilet 8 sirianë dhe një egjiptian, qëndrojnë të bllokuar prej muajsh në kushte të vështira në Portin e Durrësitm, pasi policia konstatoi se anija me të cilën ata udhëtonin, kishte 850 mijë litra karburant kontrabandë.

    Federata e Transportit dhe Telekomunikacionit i bën apel autoriteteteve që të ndërhyjnë dhe të ndihmojnë marinarët për shkak të kushteve në të cilat po jetojnë.
    “Janë në vështirësi për ushqim, për ujë, veshje. Shqetësimin e kemi ngritur deri në ministrin e infrastrukturës, janë në kushte të vështira jetike. ju bëjmë thirrje organeve që të reagojnë. Ministria na tha që po e ndjek me vëmendje këtë problematikë.”, tha Tonin Gjinaj, sekretar i pergjithshem i Federates se Transportit dhe Telekomunikacionit.

    Pas operacionit policor, marinarët janë lënë në detyrim paraqitje dhe autoritetet kanë bllokuar pasaportat e tyre, që t’i pengojnë të largohen nga vendi.
    /vizionplus.tv

  • “Jam pranë familjes Anamali në këto momente të vështira”, kryebashkiaku Beci reagon për vdekjen e 51- vjeçarit

    “Jam pranë familjes Anamali në këto momente të vështira”, kryebashkiaku Beci reagon për vdekjen e 51- vjeçarit

    Ky mëngjes është i trishtë për Shkodrën. Që prej mesditës së djeshme, forcat polumbare të FNSH-së, në bashkëpunim me punonjës të Bashkisë Shkodër, po vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes turistike në liqenin e Shkodrës, Arben Anamali.
    Strukturat do të jenë të angazhuara edhe gjatë ditës së sotme për të bërë të mundur gjetjen e trupit të Arbenit, kapitenit që sakrifikoi jetën e tij për të shpëtuar turistët që po rrezikonin jetën. Fatkeqësisht, ky akt heroik u kthye në një tragjedi për të, për familjen dhe për të gjithë ata që e njohën.
    Jam pranë familjes Anamali në këto momente të vështira. /Publikuar në Facebook nga kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci/

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • 5 shqiptarë të bllokuar në Izrael/ Kumbe: Po punojmë për rikthimin e tyre në shtëpi

    5 shqiptarë të bllokuar në Izrael/ Kumbe: Po punojmë për rikthimin e tyre në shtëpi

    Për shkak të konfliktit Izrael-Iran, 5 shtetas shqiptarë kanë mbetur të bllokuar në tokën izraelite.
    Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe, në një transmetim të drejtpërdrejtë në “Info Weekend”, Klan News, ka dhënë detaje lidhur me gjendjen e bashkëkombësve të mbetur në Izrael.
    Kumbe shprehet se orët në vijim janë të vështira, por situata është e qëndrueshme.
    “Po ne jemi të gjithë mirë. Sigurisht, kaluam dhe po kalojmë orë shumë të vështira, por jemi mirë”, tha ajo.
    Tre prej shqiptarëve të mbetur në Izrael janë me vizë turistike, ndërsa dy prej tyre me qëllim të përkohshëm. Kështu, Kumbe sqaron se gjendja e tyre është mirë, por padyshim që ndihen të frikësuar. Ambasadorja shton se po punohet për rikthimin e tyre në Shqipëri. Duke marrë parasysh dhe prezencën e shqiptaro-izraelitë aty, edhe për këta nuk raportohen të plagosur apo dëme materiale.
    “Qytetarët shqiptarë të ndodhur këtu përkohësisht, janë mirë. Janë të frikësuar, për hir të së vërtetës. Jemi në kontakte të vazhdueshme me ‘ta, që në momentin që nisi sulmi dhe u vetëdeklaruan e kërkuan asistencën tonë. Siç ju thash e në fillim, janë orë shumë të vështira dhe është e kuptueshme gjendja e rënduar psikologjike herë pas here e qytetarëve. Për ne sidomos, që vijmë nga vendet evropiane dhe vendet e paqta, janë realitete komplet të panjohura e shumë të vështira për t’u menaxhuar, si në aspektin emocional, ashtu dhe në aspektin praktik. Jemi përveçse në kontakte të vazhdueshme, po punojmë intensivisht për të mundësuar rikthimin e tyre në shtëpi. Ndërkohë, këtu kemi e të gjithë shqiptarët e komunitetit shqiptaro-hebraik, që janë praktikisht shqiptaro-izraelitë. Dhe ata janë mirë. Deri tani nuk kemi të raportuar, fatmirësisht, asnjë dëm material ose plagosje ndër ‘ta”, tha ajo.
    Lidhur me shërbimin dhe ndihmën për shqiptarët prej ambasadës, Kumbe sqaron se puna vijon onlinë pasi nuk lejohet dalja e tyre nëpër zyra për kushte të sigurisë. Kushdo, mund të marrë ndihmë online përmes faqeve të institucionit, numrit apo email-it.
    “Jemi në shërbim. Nuk dalim nëpër zyra. Kjo për të gjithë Izraelin vlen, përveç shërbimeve bazike siç janë supermarketet e farmacitë, asgjë tjetër nuk është e hapur në vend. Shkollat janë të mbyllura. Kështu, ne po punojmë nga shtëpitë. Jemi në dispozicion përmes rrjeteve online, e-mail, telefona. Me ëhatsapp kryesisht ka qenë shumë komode për qytetarët për të na asistuar. Numrat tona janë të publikuara online, edhe ju i keni nxjerrë”, tha ajo.
    Duke qenë se rrugët ajrore dhe detare janë të mbyllura, Kumbe sqaron se po punohet me autoritetet e vendit që të bëhet rikthimi i tyre në shtëpi përmes alternativave të tjera.
    Ka qenë Ministria për Evropën dhe e Punëve të Jashtme, e cila përmes një statusi në rrjete sociale, ka njoftuar për bllokimin e 5 shqiptarëve në Izrael. Në postim, janë dhënë dhe dy numrat e emergjencës të Ambasadës Shqiptare në Tel Aviv.

  • Dembélé mbetet “tokësor”: Kam kaluar vite të vështira. “Topi i Artë”? Shpresoj të jem në listë…

    Dembélé mbetet “tokësor”: Kam kaluar vite të vështira. “Topi i Artë”? Shpresoj të jem në listë…

    Çfarë sezoni ka bërë Ousmane Dembélé? Një lojtar shpesh i kritikuar për pasaktësinë para portës dhe mungesën e vazhdimësisë gjatë karrierës, këtë vit me PSG ka shpërthyer plotësisht nën drejtimin e Luis Enrique, duke u kthyer në një “makinë” golash. Në 49 ndeshje, në të gjitha kompeticionet, ish-lojtari i Barcelonës ka realizuar 33 gola dhe dhënë 15 asiste, duke qenë një nga liderët absolutë të skuadrës që fitoi për herë të parë në histori Champions League, pikërisht ndaj Interit.
    Tani, Dembélé është një nga favoritët për të fituar “Topin e Artë”, objektiv që vetë e aspiron, por me qetësi. “Shpresoj të jem të paktën mes 30 të nominuarve, – deklaroi sulmuesi francez në një intervistë për “France Football”. – Kam kaluar vite të vështira me dëmtime, madje edhe me paraqitje zhgënjyese… Këtë sezon mendoj se kam dhënë më të mirën, ndaj do të shohim çfarë do të ndodhë. Do të ishte e jashtëzakonshme ta shihja emrin tim në listë. Dhe të jesh mes favoritëve është tashmë një fitore e madhe, edhe pse shpresoj ta fitoj një ditë”.
    Megjithatë, për Dembélé, “Topi i Artë” nuk është një obsesion: “Janë gjëra të vështira për t’u thënë (të synosh fitimin e ‘Topit të Artë’). Natyrisht, të fitosh një ‘Top të Artë’ kur je futbollist, është padyshim kulmi individual. Është diçka që e ëndërron qysh fëmijë. Më kujtohet kur e transmetonin në ‘Téléfoot’, kur shihja lojtarët të merrnin ‘Topin e Artë’, ishte diçka e pabesueshme. Ai top…, është diçka e jashtëzakonshme”.
    I pyetur për lidhjen e tij me futbollin, Dembélé shtoi: “Që i vogël kam dashur t’iu jepja gëzim njerëzve që vinin në stadium. Më pëlqen të dribloj, por jam edhe një lojtar që ndihmon shumë skuadrën, që dëshiron të asistojë, që shënon gjithashtu. Pastaj, secili mendon çfarë të dojë dhe voton si të dojë. Nëse të pëlqen Ousmane Dembélé, mirë. Nëse nuk të pëlqen, jeta vazhdon. Do ta shohim se çfarë do të ndodhë”.

  • Kur aventura bëhet sfidë e madhe, turisti australian kalon dy orë të vështira në shkëmb

    Kur aventura bëhet sfidë e madhe, turisti australian kalon dy orë të vështira në shkëmb

    Në Australi, një turist mbeti i varur në një shkëmb për dy orë para se të shpëtohej.

    Një ngjarje dramatike ka ndodhur në Australi, ku një turist 50-vjeçar u gjend në një situatë të rrezikshme gjatë ngjitjes së Malit Beerwah.

    Ai kishte ngjitur një shpat të pjerrët pa përdorur asnjë pajisje sigurie, gjë që ia bëri zbritjen të pamundur pa ndihmë.

    Pas ngjitjes, burri nuk arriti të gjejë rrugën e duhur për të zbritur dhe për pasojë mbeti i varur në një shkëmb për rreth dy orë, duke rrezikuar jetën e tij.

    Gjatë kësaj kohe, ai kishte vetëm forcën e duarve dhe këmbëve për t’u mbajtur në pozicion, ndërsa ndihma ishte e nevojshme urgjentisht.

    Ekipet e shpëtimit u njoftuan dhe ndërhynë me shpejtësi. Pas një operacioni të kujdesshëm dhe të vështirë, ata arritën ta çlirojnë turistin dhe ta sjellin atë në vend të sigurt. Fatmirësisht, ai nuk pësoi lëndime serioze dhe u dërgua për kontroll mjekësor.

    Ngjarja është një paralajmërim i rëndësishëm për të gjithë ata që ngjiten në male apo terrene të vështira, duke theksuar rëndësinë e përdorimit të pajisjeve të sigurta dhe planifikimit të mirë para çdo aventure në natyrë.