Tag: veshti

  • Rritet numri i pacientëve me sëmundje të zemrës, apeli i mjekut që mund të ndryshojë jetën tuaj

    Rritet numri i pacientëve me sëmundje të zemrës, apeli i mjekut që mund të ndryshojë jetën tuaj

    Sëmundjet e zemrës vijojnë të rrisin numrin e pacientëve në spitalet shqiptare.
    Shefi i Shërbimit të Kardiokirurgjisë, dr. Altin Veshti, në një intervistë televizive, theksoi se stresi është kthyer në një nga faktorët kryesorë të rrezikut.
    “Infarktet tek të rriturit janë shtuar dukshëm. Nëse në Itali mosha mesatare për këto raste është 70-80 vjeç, tek ne ajo është 50-60 vjeç. Faktorët kryesorë që ndikojnë janë stili i jetesës, ushqimi i pashëndetshëm dhe obeziteti. Një faktor që ne e nënvlerësojmë totalisht, por që unë mendoj se në Shqipëri po bëhet një nga më kryesorët, është stresi,” – u shpreh dr. Veshti.
    Ai shtoi se kontrollet kardiake duhet të nisin që në lindje, me një ekzaminim të thjeshtë nga pediatri:
    “Të gjithë fëmijët kur lindin duhet t’u dëgjohet të paktën një zhurmë në zemër. Këtë duhet ta bëjë pediatri, duke kontrolluar, nuk ka nevojë për teknologji të avancuar; mjafton një stetoskop dhe dy duar,” thotë ai.
    Mjeku kritikoi ashpër mungesën e vëmendjes ndaj kontrolleve mjekësore, veçanërisht tek fëmijët që ushtrojnë sporte.
    “Kam pasur rastin e një djali që luante futboll për pesë vjet. Kur i bëmë një EKO në Padova, profesori më tha se kishte një vrimë në zemër prej 2.5 cm. Ky fëmijë luante futboll, por nuk duhej të luante,” tha mjeku.
    Dr. Veshti apeloi për rritjen e ndërgjegjësimit, duke theksuar se zemra ka nevojë për kujdes që nga dita e parë e jetës dhe gjatë gjithë jetës.

  • Hapet në vjeshte Kardiokirurgjia e re, spitali i ri në QSUT me dy shërbime të rëndësishme

    Hapet në vjeshte Kardiokirurgjia e re, spitali i ri në QSUT me dy shërbime të rëndësishme

    Në fillim të vjeshtës hapet spitali i ri në QSUT “Nënë Tereza” me dy shërbime të rëndësishme: Kardiokirurgjinë dhe Kirurgjinë Vaskulare, të cilat tashmë kanë në dispozicion pesë salla për ndërhyrje kirurgjikale.

    Për herë të parë në QSUT është krijuar një sallë operacioni hibride.

    Prof. Dr. Altin Veshti, shef i Shërbimit të Kardiokirurgjisë, u shpreh: “Ne në vit bëjmë 800 ndërhyrje, por tashmë synojmë të shkojmë në 1000. Këtu kryhen ndërhyrje si ato në valvulat e zemrës, aortë apo çdo problem tjetër të zemrës që kërkon ndërhyrje.”

    Çdo aparaturë e re, që nga ekokardiografitë deri tek pajisjet e sallave operative, janë të fjalës së fundit të teknologjisë.

    Prof. Dr. Altin Veshti shton: “Tashmë kemi pesë salla dhe jo më tre. Kanë hapësira që do t’i kishin zili të gjithë. Ndërkohë kemi edhe një sallë për fëmijët që lindin me probleme në zemër, të cilët tani e mbyllin ciklin e ndërhyrjes këtu, pasi më parë nuk mund të kryenin të gjitha procedurat në Shqipëri.”

    “Në sallën e reanimacionit, të vegjlit e operuar janë të ndarë nga të rriturit, ndërsa ata me infeksione kanë ‘box’-in e tyre të veçantë.”
    Salla e reanimacionit ka një kapacitet prej 13 shtretërish.

    Por çfarë është salla hibride e ndërhyrjeve kirurgjikale – e para dhe e vetmja në QSU?
    Altin Veshti shpjegon: “Përveç ndërhyrjeve me bisturi, këtu ofrohen edhe ndërhyrje me kateter – një teknologji e avancuar që e bën sallën unike në vend.”

  • Koçiu: Teknikat më të avancuara mjekësore në QSUT, trajtohet me sukses 28-vjeçarja me aneurizëm të aortës

    Koçiu: Teknikat më të avancuara mjekësore në QSUT, trajtohet me sukses 28-vjeçarja me aneurizëm të aortës

    Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” profesionalizmi dhe teknikat më të avancuara mjekësore janë çdo ditë në shërbim të jetës.
    Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ndau sot në rrjetet sociale rastin e një paciente 28-vjeçare me aneurizëm të aortës (9 cm), e cila u trajtua me sukses nga prof. Altin Veshti dhe dr. Klodian Krakulli, pa nevojën e një valvule artificiale, duke shmangur përdorimin e holluesve të gjakut për jetën.
    “Kjo teknikë e avancuar është aplikuar me sukses në 17 raste në QSUT, me mbështetjen e ekipit të anestezisë të drejtuar nga prof. Saimir Kuçi. Pacientja gëzon shëndet të mirë dhe ka rifilluar jetën normale”, tha Koçiu.
    Prof. Altin Veshti bëri me dije se një gjetje e rastësishme nga një radiografi e bërë në një qytet në veri të Shqipërisë nga radiologët, u vu re  një masë në kraharor.
    Ai tha se vajza u dërgua në Urgjencën e Tiranës ku u konstatua një aneurizëm i aortës, rreth 9 cm.
    “Vajza me urgjencë është transferuar në repartin e kardiokirurgjisë. Hoqëm një pjesë të aortës së sëmurë dhe është zëvendësuar me një tub sintetik, por është riparuar edhe valvula e aortës”, deklaroi prof. Veshti.
    Prof. Veshti tha se “kemi bërë 15-16 raste për riparim të valvulës e aortës para disa viteve ka qenë utopi dhe sot po kthehet në normalitet. Së bashku me doktor Krakullin po kryejmë këtë operacion, i cili jep një jetë normale të rinjve që kanë probleme me valvulën e aortës. Po tentojmë t’i riparojmë. Rastet e para kanë dalë me shumë sukses dhe do të vazhdojmë në këtë rrugë”.
    Pacientja tha se “tani bëj jetë normale dhe dalëngadalë po i kthehem normalitetit”.

  • Teknikat më të avancuara edhe në QSUT/ Realitet riparimi i valvulës së aortës

    Teknikat më të avancuara edhe në QSUT/ Realitet riparimi i valvulës së aortës

    “Në QSUT profesionalizmi dhe teknikat më të avancuara mjekësore janë çdo ditë në shërbim të jetës!”. Kështu shkruan në një postim në rrjetet sociale ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu.
    Në këtë postim ministrja flet për një trajtim të kryer me sukses nga Prof. Altin Veshti dhe Dr. Klodian Krakulli, pa nevojën e një valvule artificiale, duke shmangur përdorimin e holluesve te gjakut për jetën, gjë që u aplikua për një paciente 28 vjeçare.
    Shefi i Shërbimit të Kardiokirurgjisë, Prof. Altin Veshti, tregon në lidhje me ndërhyrjen që është kryer te një vajzë 28 vjeçare. Ai nënvizon se dy vitet e fundit është bërë realitet një operacion shumë specifik i cili i jep një jetë normale të rinjve që kanë probleme me valvulën e aortës.
    “Sot flasim për një rast të një vajze 28 vjeçe, një gjetje e rastësishme nga një radiografi e bërë në një qytet në veri të Shqipërisë për një ftohje. Aty radiologu ka vënë re një masë në kraharor. Është dërguar në Urgjencën e Tiranës, ku është diagnostikuar një dilatacion shumë i madh i pjesës fillestare ose aortës ashendete rreth 9 cm.
    Me urgjencë vajza është transferuar në repartin e kardiokirurgjisë,  përgatitur për operacion. Specificiteti i kësaj metode: Përveç se është hequr kjo pjesë e aortës së sëmurë dhe është zëvendësuar me një tub sintetik, i cili do të jetojë gjithë jetën e do bëjë jetë normale, por është riparuar edhe valvula e aortës. Aktualisht ne kemi bërë 15-16 raste. Të flisje për riparim të valvulës së aortës para 15-16 viteve ishte një utopi,  sot po kthehet në normalitet.
    Në dy vitet e fundit unë bashkë me një koleg timin Dr. Klodian Krakulli bëmë realitet këtë operacion shumë specifik i cili i jep një jetë normale të rinjve që kanë probleme me valvulën e aortës me atë që quhet rrjedhja ose insuficienca e valvulës së aortës. Ne po tentojmë t’i riparojmë, rastet e para kanë dalë me shumë sukses dhe do vazhdojmë në këtë rrugë”, u shpreh shefi i Shërbimit të Kardiokirurgjisë në QSUT.
    Pas tre muajsh nga ndërhyrja, Prof. Veshti ka folur edhe mbi gjendjen e pacientes 28 vjeçare, pas kontrolleve të kryera.
    “Sot vizitova pas tre muajsh nga operacioni pacienten e cila bën një jetë normale. E vlerësuam me eko, dy ditë më parë bëri një skaner kontrolli dhe gjithë gjërat vazhdojnë normalisht. Shpresoj që pacientja të vazhdojë gjithë jetën e saj në këtë mënyrë. Jemi shumë të kënaqur që kjo metodologji e re e futur dy vitet e fundit, po kthehet në rutinë edhe në qendrën tonë”, u shpreh Veshti.
    Nga ana tjetër vetë pacientja 28 vjeçare ka folur mbi gjendjen e saj shëndetësore pas ndërhyrjes.
    “Jam Afërdita Suli,  28 vjeçe nga Lezha dhe pata disa shqetësime. Për fat të mirë ishte në repartin e kardiokirurgjisë Dr. Altin Veshti. Falë tij unë tani bëj jetë normale dhe dalëngadalë po i rikthehem normalitetit. Të gjithë ata që kanë të njëjtin problem të drejtohen në spital e veçanërisht, ky është një pavijon shumë i mirë. Ka mjekë shumë të mirë edhe këtu në Shqipëri”, shprehet pacientja. Opinion.al