Detaje të reja kanë dalë në dritë për operacionin “Fake Star 5, që çoi në arrestimin e 4 personave dhe shpalljen në kërkim të një shtetasi turk që drejtonte skemën e stampimit të logove false të markave luksoze në veshje të kontrabanduara nga jashtë.
Për dy fabrikat që u zbuluan përgjatë rrugës së Arbrit, policia ka vënë në pranga Luan Hakën, i cili rezulton të ketë qenë kandidat për deputet i PD-së në zgjedhjet e vitit 2021 e cila drejtohej asokohe nga Lulzim Basha.
Haka po ashtu ka kandiduar edhe për kryetar bashkie në Dibër në vitin 2022. Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim djalin e tij, Liridon Haka.
Një nga ambientet ku u gjendën makineri e logo të markave të njohura ndërkombëtare, si Hugo Boss, Tommy Hilfiger, Calvin Clain, Air Jordan, Balenciaga, Dolce Gabana, Valentino, Prada, Philip Plein, administrohej nga Luan Haka dhe i biri.
Tag: veshje
-

Stamponin veshje me logo false, një prej të arrestuarve është ish-kandidati për deputet i Bashës
-

Magazina me veshje false / Pranga edhe ish-kandidatit të Bashës, në kërkim i biri…
Detaje të reja janë zbuluar lidhur sekuestron e dy magazinave të zbuluara këtë të martë në rrugëne Arbërit, ku stampoheshin veshje të kontrabanduara, me logo false.
Gazetari Ervin Leka tha për ABC News se në pranga ka rënë Luan Haka dhe është shpallur në kërkim djali i tij, Lindion Haka, bashkadministratorë të njërës prej magazinave.
Kujtojmë se Luan Haka, ka qenë kandidat për kryetar bashkie Dibër në vitin 2022 nën siglën e Partisë Demokratike të drejtuar asokohe nga Lulzim Basha. -

Zbulohen magazinat ku stampoheshin veshje me logo false, 3 në pranga, 1 në kërkim
Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DPPSh, operacioni policor i koduar “Fake Star 5”.
Zbulohen në Rrugën e Arbërit, 2 magazina ku stampoheshin veshje të kontrabanduara, me logo false.
Arrestohen 4 shtetas të implikuar në këto veprimtari kriminale.Shpallen në kërkim 2, njëri prej tyre shtetas turk.Procedohen në gjendje të lirë 4 punonjës.
Sekuestrohen sasi të mëdha veshjesh, dhjetëra makineri qepjeje, printimi ose stampimi, logo të markave të njohura ndërkombëtare, 6 dokumente të shtetasit turk, një shumë lekësh, njësi kompjuterike, 1 celular, si dhe sende/dokumente të tjera që do t’i shërbejnë hetimit.
Si rezultat i administrimit të inteligjencës policore, të siguruar në vijim të punës kundër kontrabandës dhe krimeve të tjera ekonomiko-financiare, se në Rrugën e Arbërit, në fshatin Brrar, magazinoheshin veshje të kontrabanduara, të cilave iu viheshin logo false të markave të njohura ndërkombëtare, Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar finalizoi operacionin “Fake Star 5”.
Gjatë operacionit:-u arrestua shtetasi L. H. dhe u shpall në kërkim djali i tij, shtetasi L. H., bashkadministratorë të njërës prej magazinave;-u arrestuan shtetasit A. B. dhe Xh. L., bashkadministratorë të magazinës tjetër;-u arrestua shtetasi A. H., qiradhënës i pronave;-u shpall në kërkim shtetasi turk O. S., i cili koordinonte realizimin e këtyre veprimtarive kriminale;-u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për shtetasit R. Gj., Z. H., Sh. M. dhe A. H., punonjës në këto magazina.
Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, u konstatua se 2 magazinat ishin të pajisura me linja makinerish për qepje, printim dhe stampim me logo false, të markave të njohura ndërkombëtare, të veshjeve dhe aksesorëve të dyshuar të kontrabanduar.
Punohet për lokalizimin dhe kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, “Punësimi i paligjshëm”, “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave”, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” dhe “Moskallëzimi i krimit”. -

Doli me të brendshme në “Met Gala”, aktivistja e njohur shokon me detajin në veshje (FOTOT)
Anëtarja e “Blackpink” dhe ylli i K-pop-it, Lalisa Manobal, e njohur si Lisa, është duke u përballur me kritika të shumta pas paraqitjes së saj në “Met Gala 2025”. Cila është arsyeja?
Një detaj në veshjen e saj është bërë shkak që ajo të kritikohet, pasi u konsiderua si fyes nga shumë njerëz.
Siç vihet re edhe nga fotografitë e publikuara nga mediat e huaja, Lisa u shfaq me një veshje të “Louis Vuitton” që përfshinte një xhaketë me dantellë, geta të zeza me logon e LV, të brendshme, këpucë me takë dhe një çantë të markës.
Deri këtu çdo gjë në rregull, por në veshje janë të qëndisura portrete të figurave të njohura, mes tyre edhe aktivistja e të drejtave civile, Rosa Parks, konkretisht në zonën e të brendshmeve.
Ky detaj u vu re nga njerëzit në rrjete sociale dhe u cilësua si i papërshtatshëm, sidomos në kontekstin e temës së këtij viti.
Rosa Parks ishte një nga figurat më të rëndësishme të lëvizjes për të drejtat civile në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo u bë ikonë pasi refuzoi t’i lëshonte vendin një burri të bardhë në një autobus në vitin 1955. Veprimi i saj shërbeu si nisje e protestave kundër padrejtësive raciste të asaj kohe.
Kujtojmë se tema e “Met Gala 2025” ishte “Superfine: Tailoring Black Style”, me fokus në historinë e stilit të komunitetit afrikano-amerikan.Edhe pse “Louis Vuitton” nuk ka konfirmuar nëse portreti në fjalë është me të vërtetë i Rosa Parks, prania e imazhit në atë pjesë të veshjes u cilësua si një zgjedhje jo vetëm e pandjeshme, por edhe thellësisht e papërshtatshme për një event që synon të nderojë kulturën dhe historinë e komunitetit afro-amerikan.
-

Getoar Selimi me veshje tradicionale në klipin e ri ”Unë”, sjellin në mendje traditat e Rugovës
Showbiz E Premte, 25 Prill 2025 20:34
Ghetto Geasy ka publikuar këngën e tij më të re me titull ”Unë”, një projekt që vjen si pjesë e albumit të tij më të ri. Kënga e zhanrit hip-hop, që mban vulën karakteristike të stilit të Getoarit, këtë herë është shoqëruar me një videoklip që ka marrë vëmendje të veçantë në rrjetet sociale dhe mediat muzikore. Arsyeja? Getoari vjen ndryshe nga çdo paraqitje e mëhershme. Në videoklip, ai shfaqet i veshur me tirqi dhe veshje tradicionale shqiptare, duke i dhënë kështu klipit një identitet të fuqishëm kombëtar. Pamjet e klipit, ngjyrat, ambientet dhe veshjet sjellin në mendje traditat e Rugovës, krahinë me të cilën duket se Getoari ka vendosur të lidhë vizualisht këtë projekt muzikor. -

Shqiptarët racionalë me veshjet, shpenzimet thuajse në vendnumëro në dekadën e fundit
Kur vjen puna te veshjet, shqiptarët janë treguar racionalë me shpenzimet, sidomos në dekadën e fundit.
Në krahasim me 12 grupet e artikujve kryesorë të konsumit, shpenzimet për veshje kishin rritjen më të ulët në vlerë (pa efektin e inflacionit) gjatë tri dekadave të fundit (1995-2023), sipas të dhënave zyrtare të INSTAT.
Në vitin 1995 të gjitha familjet shqiptare shpenzuan 11,2 miliardë lekë për veshje në vit, ndërsa në 2023 mbi 43 miliardë lekë.
Pa efektin e inflacionit shpenzimet e familjeve për veshje u rritën me 285% në 26 vite, ritmi më i ulët në krahasim me 11 grupet e tjera të konsumit.
Të dhënat historike tregojnë se shpenzimet për veshje shënuan një rritje domethënëse në vitet 2007-2008 dhe pastaj qëndruan në vendnumëro gjatë gjithë dekadës nëse llogaritet edhe efekti i inflacionit.
Në shpenzimet për veshje ka ndikuar edhe ndryshimi demografik. Rënia e popullsisë së re në moshë dhe kryesisht fëmijëve që konsumojnë shumë veshje ka ndikuar negativisht në shpenzimet për këtë grup. Nga ana tjetër, grupi në rritje i popullsisë në moshë pensioni konsumon më shumë medikamente dhe më pak veshje.
Me inflacionin e lartë të dy viteve të fundit ka një zhvendosje të blerjeve të konsumatorëve shqiptarë, të cilët kanë frenuar blerjen e veshjeve të reja, duke u zhvendosur tek të përdorurat.
Të dhënat nga tregtia e jashtme tregojnë se në 2024, importet e tekstilit dhe këpucëve në vlerë shënuan rënie me 8.6% dhe nga ana tjetër, importet e veshjeve të përdorura shënuan rritje me 4.7%.
Rënia e importeve të veshjeve dhe këpucëve vijoi për të dytin vit radhazi, pasi edhe më 2023 ishin 4,2% më të ulëta se më 2022.
Nga ana tjetër, tregu i veshjeve të përdorura po rritet nga viti në vit. Vlera në import kaloi 38 milionë eurot në 2024 me rritje vjetore 4.7%.
Barometri i Ballkanit, një anketë nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal që mat perceptimin e qytetareve për të situatën ekonomike, gjeti se më 2024 shqetësimi më i madh i shqiptarëve ishte inflacioni i lartë.
Pas luftës në Ukrainë, çmimet e shportës në Shqipëri u rritën me ritme dyshifrore. Njësoj si në Europë qytetarët shkurtuan shpenzimet për veshje dhe këpucë./ Monitor
