Tag: veshje

  • Motivet e etno-kulturës iliro-shqiptare

    Motivet e etno-kulturës iliro-shqiptare

    Në shekullin XIX, një nga gjenitë më të mëdhenj të arkeologjisë botërore ser. Artur Evans, bëri një udhëtim dhe botoi librin “Letrat ilire”.

    Ishte ende i ri, një shkencëtar me perspektivë dhe për një rastësi shkroi për antikitetet në truallin e Ilirisë së motshme si dhe disa përcaktime të shkëlqyera për ilirët dhe shqiptarët, me konotacione paraprijëse.

    Por nuk mjafton kjo, ai bëri gërmime në Kretë dhe Mikenë dhe zbuloi kulturën e mahnitshme, që ai e mbiquajti kultura kreto-mikenase. Qe një kulturë e kohës kur ndodhi Lufta e Trojës e shek. XII para Krishtit.

    Evans zbuloi artin magjik dhe ekzotik të afreskeve, skulpturave, terakotave të Kretës dhe të Mikenës, e cila në raport me kulturën klasike greke-romake qëndron si arti i Rilindjes Evropiane në raport me kulturën greko-romake.

    Evans zbuloi disa terakota femrash me një veshje të çuditshme, me një fustan të rëndë dhe të valëzuar deri në fund të këmbëve, por me gjinj të zbuluar dhe që mbanin gjarpërinj në duar.

    Pikërisht këto terakota janë dëshmia e vetme ndërlidhëse me xhubletën shqiptare të Veriut, e cila mbijeton deri në ditët e sotme.

    Shumë dijetarë etnografë kanë theksuar, se kjo ngjashmëri ka karakter unik por megjithatë nuk e shpjegojnë dot se si. Si ka mundësi që xhubleta shqiptare, të bart një kumt kaq të stërlashtë?

    Në Muzeun e Njeriut, në Paris kam patur fatin të shoh xhubletën më të vjetër që është deri më sot, gati 3 shekullore. Një xhubletë dyshekullore ndodhet në Lezhë. Xhubletat e tjera, janë të fundit të shekullit XIX, ose fillimit të shekullit XX. Mjafton xhubleta shqiptare, që emri i Shqipërisë, të mbetet përjetësisht në kostumologjinë evropiane.

    Por kjo nuk është e vetmja.

    Një tjetër veshje ilire, e quajtur “veshja dalmatika” mbeti e pavdekshme.

    Dalmatika ilire është një nga veshjet rituale, që ruhet akoma dhe sot në kostumologjinë kishtare të Kishës Katolike të Romës. Një nga barinjtë e mozaikut mahnitës të bazilikës së Arapajt afër Durrësit, i shek. VI, është i veshur me dalmatika.

    Shën Stefani në mozaikun muror të Kapelës Bizantine të shek. VI, në amfiteatrin e Durrësit ka gjithashtu një dalmatikë. Xhubletat dalmatika kanë kështu qytetari botërore.

    Por ilirët patën veshje të gjithëfarësojshme. Megjithatë, nuk ekziston një katalog i plotë i kostumologjisë ilire.

    Objektet arkeologjike na ndihmojnë.

    Janë zbuluar skulptura dhe relieve me rëndësi të veçantë për veshjet ilire.

    Dijetari italian, Sestieri ka bërë një studim krejt të veçantë për veshjet ilire, që është hapja e një porte të madhe shkencore. Ai ka analizuar një numër skulpturash dhe relievesh, ku dokumentohet kjo veshje.

    Në këtë hulli ka shumë rëndësi një skulpturë e quajtur “Vajza e Vlorës”, e zbuluar në Vlorë dhe që i takon shekujve III-II para erës sonë. Një tjetër reliev vajze me veshje ilire, është zbuluar në Belsh të Elbasanit dhe i takon shek. III p.e.sonë. Kjo do të thotë që ato janë shumë herë më të hershme. Shembujt janë të shumtë, sidomos po të kemi parasysh monumentet arkeologjikë, të zbuluar në territorin e ish Jugosllavisë, në atë që quhet Iliria e Sipërme.

    Fjala vjen skulptura e një burri me fustanellë, që është gjetur në Malibor të Sllovenisë është e shek. V para erës sonë. Një terakotë e Durrësit e tregon hyjneshën Artemis me fustanellë dhe është e shek. IV p.erës sonë.

    Një tjetër terakotë e gjetur në Kliçevaç në Ilirinë e Veriut është akoma më e skajshme, i takon mijëvjeçarit të dytë para erës sonë. Idhujt prehistorikë gjetur në Dardani, përgjithësisht të ulur në fron kanë kostume me ornamentikë të çuditshme, të pashpjeguar deri më sot.

    Këto kostume janë nga më të hershmet të kostumografisë evropiane.

    Me të drejtë Sestieri, por edhe Stipçeviçi, mendojnë se ka dhe një fazë tjetër të dytë, ku rishfaqen veshjet ilire. Kjo është faza e shekujve II-IV të erës sonë. Në shumë relieve dhe skulptura shfaqen figura, ku element kryesor është fustanella. Edhe në Shqipëri janë gjetur monumente të tilla. Një monument është gjetur në Mesaplik të Vlorës dhe tregon një burrë me fustanellë, është i shekujve III-IV të erës sonë.

    Në Muzeun Historik Kombëtar kemi një reliev me figurat e dy farkëtarëve, është gjetur në rrethinat e Korçës, i takon shekujve II-III të erës sonë. Stipçeviçi i quan monumentet deri në antikitetin e Vonë me veshje ilire si “Rilindjen e dytë ilire”. Megjithatë kemi një kapërcim konceptual. Në shekujt VI-VIII të erës sonë ndodh një ndryshim i madh, që është thelbi inkandeshenti i gjenezës iliro-shqiptare.

    Kjo ka të bëjë me formëzimin e arbërve të hershëm, ose me kulturën e hershme arbërore, të shpeshtë në literaturën arkeologjike, konsiderohet si “kultura arbërore e Komanit”.

    Nga kjo periudhë ruhen disa statuja; konkretisht ruhet busti i një femre, që gjendet në Muzeun Historik Kombëtar me veshje tipike ilire.

    Këto dokumente monumentalë kanë rëndësi të jashtëzakonshme, për të vërtetuar vijimësinë iliro-shqiptare dhe përbëjnë bazën e kostumologjisë së mëvonshme mesjetare të shqiptarëve.

    Skulptura e gruas, që është gjetur në Dimal, i takon shek. II p.e.sonë. Por ajo ruan çuditërisht tiparet kostumologjike deri në shek. VI.

    Po kështu dhe skulptura e burrit, që qëndron në këmbë duke plotësuar kështu dyshen e veshjeve mashkull-femër.

    Pastaj kemi një golle, një “darkë age” në dokumentacionin arkeologjik. Ne nuk dimë ende saktësisht veshjet e mesjetës së hershme shqiptare.

    E mrekullueshmja, akademikja Andromaqi Gjergji, me një pasion të madh dhe dituri shumëfishe, ka vendosur lidhje konceptuale në këtë hulli. Ajo ka gjetur referenca të veshjeve mesjetare shqiptare duke shfrytëzuar dhe gravurat e vjetra si dhe elementë të tjerë të karakterit ikonografik në ikonografi. Nuk duhet harruar puna prej pionieri që bëri mesjetarologu i shquar shqiptar, studiuesi i ikonografisë, i ndjeri Theofan Popa, që bëri studimin për elementët e subjektet laikë në pikturën kishtare të Shqipërisë, të paktën gjysmë shekulli më parë.

    Si Theofan Popa ashtu dhe Andromaqi Gjergji kanë qenë udhëhapës dhe mentor në idenë konceptuale për pavijonin e ri të sendërtuar në Muzeun Historik Kombëtar.

    Që në pikturat e hershme kishtare, siç është afresku i shpellës së Letmit, gjejmë veshjen etnike kombëtare me mëngoret e mëdha.

    Në shek. XVI gjeniu më i madh i pikturës shqiptare, madje dhe në rang evropian, Onufri i madh i shek. XVI, pikturon barinjtë e tij, me kapele të veçantë me susak në brez, me veshje spikatëse, që sot mbiquhen “Barinjtë onufrianë”. Kjo është një pasaportë e fortë etnike.

    Në shek. XVIII, një tjetër gjeni ikonografike shqiptare, David Selenica, pikturon në Voskopojë, figurën madhështore të farëmbjellësit biblik me veshje popullore, si dhe një skenë ekzotike me barinj, me një vlerë artistike të pazakontë, madje shumë të çuditshme.

    David Selenica është dhe autor i portretit laik më të rëndësishëm të shek. XVIII të ktitorit voskopojar Haxhijorgji.

    Këto të dhëna mbajnë të fshehura si mister tërë traditën e veshjeve etnike të shqiptarëve, që nga mesjeta e hershme deri tek ajo e vonë.

    Përse vallë janë kaq të bukura dhe të kushtueshme veshjet e shqiptarëve?

    Sipas mesjetarologut të madh kroat Milan Shuflai disa veshje shqiptare, të princërve kushtonin aq shumë, gati sa vlera e një shtëpie. Ato janë veshje me vesk mbretëror. Tregojnë nivel të lartë kulturor në rrafsh evropian të bujarisë shqiptare para pushtimit osman. Ato duke qenë pasuri e Shqipërisë janë njëkohësisht pasuri e Evropës.

    Në vitin 1999 u përurua në Muzeun Historik Kombëtar, Pavijoni i  Ikonografisë, ekspozitë e shkëlqyer, një nga thelbet e kulturës artistike të kombit tonë edhe në rrafsh evropian. Ishte domosdoshmëri e kohës, paksa e vonuar, të ngrihet dhe pavijoni i etnokulturës shqiptare, gjithashtu një nga thelbet e kulturës shqiptare, që është dhe një dimension evropian. Kështu formulohet një binom i madh i etnicitetit dhe i identitetit të kombit shqiptar në shekuj.

    Muzeologët tanë, kanë afro 3 vjet, që merren me studimin e konceptimin e pavijonit, duke bërë konsultime me etnografët dhe njohësit më të mirë të kulturës popullore në Shqipëri. Ne kërkuam që në fillim edhe bashkëpunim me IKP por ideja e tyre qe projekti i Muzeut Etnografik Kombëtar më vete, ide që edhe unë e përkraha. Në arkiv dispononim 2 fonde të rëndësishme: një i pasur me objekte etnografike të mbledhur nga gjithë Shqipëria, si dhe një fond tjetër nga një ekspozitë e kulturës popullore të hapur në MHK më 1990. Materiali është i shumtë, por duhet përzgjedhur. Përveç asaj ne anonuam nga një koncept më universal. Qe e arsyeshme që të përfshinim monumentet origjinale arkeologjike, por edhe ato ikonografike.

    Kostumologjia mesjetare shqiptare ka karakter të theksuar urban, por kjo pikë duhet të shpjegojë saktësisht, pse ekziston një larmi kaq e madhe e kostumologjisë rurale. Kjo e fundit ka një karakter të përgjithshëm, jo thjesht ceremonial (dasma, kësolle). Pse pikërisht në mesjetë ka një shumëllojshmëri kaq të spikatur kostumesh nga Veriu në Jug të Shqipërisë?

    Dijetarët thonë se kostumologjia popullore shqiptare ka afro 200 variante kryesore, pa llogaritur shumë nënvariante. Pse ndryshon një kostum popullor sipas krahinave të veçanta? Kombe më të mëdhenj evropianë kanë shumë më pak variante kostumesh popullore se sa shqiptarët.

    Përse ndodh një gjë e tillë?

    Ose më saktë përse ka ndodhur?

    Sepse procesi duket si i mbyllur, epoka e kostumologjisë kombëtare në fillim të shekullit XX ka marrë vërtet karakter ceremonial, spektakolar, festiv.

    Njeriu që u mundua t’i jepte një përgjigje kësaj pyetjeje prej Sfinksi, ishte dijetari Eqrem Çabej.

    Çabej mendon se vetë Shqipëria dhe kombi shqiptar është pasojë e një tkurrje, e një retreksioni, dmth Iliria e motshme ka patur një territor hapësinor të pamatë. Madje është quajtur gadishulli Ilirik, ai që sot quhet gadishulli Ballkanik. Pas pushtimit romak të Ilirisë, ndarjet administrative kanë ndikuar shumë, por pikërisht në këtë epokë janë romakët ata të cilët marrin dhe parapëlqejnë disa veshje kryesore të ilirëve.

    Franc Nopçja, por edhe Eqerem Çabej mendojnë se e ashtuquajtura fustanellë ushtarake e legjionarëve romakë është ndikim nga veshjet ilire. Kjo duket në relievet e disa Harqeve të Triumfit në Romë, si dhe në kolonën e Trojanit.

    Eqrem Çabej është nga të paktët, që ka bërë një prerje konceptuale për krejt kulturën popullore shqiptare. Ai mbështet mendimin e Haderlandit që thotë se në veshjet popullore të viseve ballkanike gjenden elementë të lashtë të viseve ilire, tezë që e mbështet edhe Nopçja.

    P.sh., kësula me lëkurë qengji, që e mbajnë më fort në Ballkanin Lindor e ndeshim tek monedhat ilire.

    Qeleshja që vinin malësorët e Veriut i përgjigjet kësulës frigase. Petkat e figurinave prej dheu, të periudhës së neolitit, që janë gjetur në Kishevac, gjejnë analogjitë e tyre në xhubletën e Malësisë të Mbishkodrës, duke u përfshirë aty edhe Kelmendi, Hoti dhe Gruda. Duket ndikimi kreto-mikenas.

    Fustanellën, e cila njihet në të gjithë Shqipërinë, e mbajnë edhe në Greqinë Veriore dhe në More, me ngjyrë jo të bardhë por të errët, e mbajnë arumunët.

    Në enët prej bronzi (situla), të gjetura në Valsh të Karniolës në Slloveni, sipas Nopçes janë vepra të qarkut kulturor ilir. Pikërisht në figurat e këtyre enëve prej bronzi gjenden stilizimi i veshjeve arketipale, paraprijëse, të legjionarëve romakë, që përmenda më sipër. Një tjetër dijetar austriak Karl Paç, ka konstatuar se në veshjet e sotme në Naretva në Bosnjë mbijetojnë veshjet e lashta ilire. Me këtë dua të them, se kostumologjia ilire është një gjenezë dhe shpjegon edhe kostumologjinë e popujve të tjerë ballkanikë.

    Ka mbetur jashtë vëmendjes një problem kryesor: pse vallë, veshja e quajtur dalmatika mbeti përfundimisht në kostumologjinë ritualistike të Kishës Katolike të Romës? Kjo do të thotë që krishterimi tepër i hershëm tek ilirët, ka bërë që të ndikojë deri edhe tek diçka esenciale, që është pikërisht kostumologjia kristiane e Kishës Perëndimore.

    Gjithashtu, ka mbetur pa studiuar kostumologjia e arbërve të hershëm, por kemi këtu disa elementë tepër të rëndësishëm, madje të pazëvendësueshëm.

    Në shumë zbukurimore metalike, kryesisht prej bronzi por edhe prej argjendi, të gjetura kryesisht në Kalanë e Dalmacies, por edhe në rrethinat e Krujës, si dhe në Veri të Durrësit. Janë amuleta, tokëza brezi, varëse dhe vathë.

    Në këto gjenden figura në miniaturë të kuajve, të drerëve, të simboleve solare dhe lunare, të kryqit, madje të yllit pesëcepësh (pentagonit) si dhe figura e një femre, e cila i mban të dy duart lart, ka të spikatur gjinjtë, është nudo, që padyshim përfaqëson jehonën mesjetare të kultit të Magna Mater, simbol i pjellshmërisë, fertilitetit, vijimësisë së jetës, një kult që nga koha e matriarkatit. Ajo që më ka habitur mua, janë figurat e kuajve, pse pikërisht kuajt në zonën Veriore të Shqipërisë? Pse kaq i fortë kulti i kalit në Mesjetë? Mos kemi të bëjmë me jehonën e kalorësit dardan, i mbiquajtur edhe si kalorësi thrakas, apo me kultin e Medaurit, Hyut ilir të Luftës? Sidoqoftë këto figurina, këto mikroskulptura të vogla, duhet të zënë vendin e tyre të veçantë në historinë e arteve figurative në Shqipëri. Ato u paraprijnë stolive të argjendarive, që mbajnë shqiptarët në kostumet popullore, ato pasqyrohen dhe në ornamentikën e qëndisjeve të këtyre kostumeve.

    Që me shpikjen e fotografisë, marubët e famshëm patën pasion dijetarin dhe artistin njëkohësisht për të fiksuar tipat antropologjikë të shqiptarëve dhe kostumet e tyre kombëtare. Koleksioni i marubëve është përzgjedhur dhe është pasqyruar në pavijonin tonë në Muzeun Historik Kombëtar.

    Ky koleksion është padyshim i rangut evropian. Të paharruar qofshin përherë Marubët! Shumë nga kostumet e fiksuara në fotografi, sot nuk ekzistojnë më, veç kostumologjisë, e cila pasqyrohet në mënyrë sintetike kemi përmbledhur edhe një koleksion të rrallë të shpatave, të pisqollave dhe të pushkëve të gjata, disa prej tyre kanë mbishkrime historike, që plotësojnë kronikën.

    Një vend të spikatur ka vitrina ku kemi vendosur xhamadanin e Isa Boletinit të shpuar nga plumbi vrastar, koburen e tij dhe pipën e duhanit. Simbolika është mëse e qartë. Kostumologjia popullore e fiksuar në luftërat për liri, arti me vdekjen heroike.

    Padyshim që kultura popullore është shumëplanëshe. Në koleksionin tonë përveç zejtarisë artistike popullore, kemi dhe një koleksion deri diku modest të instrumenteve popullore. Por në këtë koleksion kemi një kryevepër unikale: vegla metalike me permision të gjetura në bazilikën C të Bylisit, si dhe disa kumborë hekuri, që i takojnë shekujve VI-VIII të erës sonë.

    Sipas etnomuzikologëve, këto vegla muzikore të gjetura në këtë bazilikë, janë nga më të vjetrat në Ballkan dhe hedhin dritë padyshim rreth muzikologjisë kishtare, instrumenteve të saj të përdorura në kishat që nga Antikiteti i Vonë, deri në Mesjetën e hershme. Ky material është i pashembullt. Ka qenë e pamundur të përfaqësonim të tërë folkloristët dhe mjeshtrit e kulturës popullore, dijetarë shqiptarë dhe të huaj, përveçse me fotografi, pra vetëm simbolikisht.

    I madhi Thimi Mitko, me përmbledhjen e tij folklorike “Bleta Shqiptare” është padyshim një rang me vëllezërit Grim në folkloristikën gjermane. Njëkohësisht, në rang evropian është edhe Shtjefën Gjeçovi, mbledhës i një kryevepre të tillë, siç është Kanuni i Lekë Dukagjinit. Mitko dhe Gjeçovi janë dy ikona të mëdha të folkloristikës. Këtu, nuk duhen harruar dijetarët martirë, Benardin Palaj dhe Donalt Kurti, që mblodhën një korpus të mahnitshëm poetik, oral siç është cikli i Kreshnikëve, i Mujit dhe Halilit, apo poemat mahnitëse për Gjergj Elez Alinë dhe Ajkunën.

    I kemi përmendur tërë emrat e folkloristëve shqiptarë dhe arbëreshë, por për etnografin Rrok Zojsi, krejt i pazëvendësuar në llojin e vet duhej bërë shumë më tepër. Edhe si është një ikonë e madhe e etnografisë. Nuk mund të kuptoj dot se si Akademia e Shkencave akoma dhe sot nuk e ka sistemuar dhe botuar në disa vëllime veprën e shquar të Rrok Zojsit.

    Nuk janë harruar as albanologët e huaj Ami Bue, Ferenc Nopçe, Rainhold, Georg Hahn, Vu Karaxhiç, August Dozon, Julia Ivanovna etj., etj. Nderim për ta! Sot ekziston shkolla e folkloristikës shqiptare dhe e etnokulturës popullore, ku duhen përmendur edhe emra të tillë për studime konceptuale, si ajo e Akademikut Alfred Uçi, sidomos e Qamil Haxhihasanit, Ramadan Sokolit, Abaz Dojakës, por mbi të gjitha do të veçoja, të papërsëritshmen Andromaqi Gjergji.

    Në pavijon është vendosur dhe një koleksion prej 30 kukullash me veshje arbëreshe, fryt i bashkëpunimit me dijetarët italianë Liçe Conti dhe Odet Marquet.

    Por ne disponojmë dhe një kostum origjinal të një gruaje arbëreshe me moshë treshekullore. Është një kostum, që bashkon epokat. Kostumet arbëreshe nga pikëpamja konceptuale janë një pasuri dokumentare sepse tregojnë veshjet e shqiptarëve deri në epokën e Skënderbeut, para pushtimit osman. Është shkencore të thuhet se veshjet popullore, për pesë shekuj të sundimit osman deri diku kanë pësuar edhe elemente ornamentikë të jashtëm orientalë.

    Po dëshmitë janë akoma më të pafundme. Vetëm duke parë librat e botuara nga autorja dhe studiuesja angleze Edit Durham, mund të lexosh motive etnografike, mund të shohësh vizatimet e saj origjinale, që tregojnë aspekte të çuditshme dhe ekzotike të aventurës së saj shqiptare. Vetëm kështu mund të kuptosh pse Edit Durham e kanë mbiquajtur “Mbretëresha e pakurorëzuar e Shqipërisë. Nuk është e rastësishme edhe një fotografi tepër e rrallë e Edit Durhamit me kostum shqiptar, madje dhe shumë foto të tjera të saj në mjedise familjare shqiptare në udhëtim etj. Unë jam befasuar, kur kam mundur të shoh në arkivin e Bibliotekës Kombëtare Tiranë, disa vëllime të lidhura me kapakë lëkure të dorëshkrimeve origjinale të dijetarit gjenial Franc Nopçe.

    Me sa di unë, këto dorëshkrime nuk i ka botuar askush. Por ajo që të habit, është se në dorëshkrimet e Nopçes janë një numër i madh vizatimesh, disa dhe me ngjyra, që ai ka bërë me malësorë shqiptarë, kryesisht të Veriut, kudo që ka shkuar nga fshati në fshat. Vetëm me vizatimet e Franc Nopçes mund të hapet një ekspozitë e tërë. E njëjta gjë, është thënë me siguri edhe më parë me koleksionin e pikturave të një tjetër anglezi të madh, mik i shqiptarëve, Eduart Lir.

    Ndërkohë nuk është vënë në dukje si duhet se poeti i shkëlqyer anglez Xhorxh Bajron, jo vetëm që ka shkruar mrekullisht për shqiptarët në kryeveprën e vet, për himariotët dhe suliotët, jo vetëm që u ka pozuar artistëve figurativë i veshur me kostum shqiptari, por ka qenë edhe mbledhës i folklorit të shqiptarëve. Vite më parë, unë kam bërë një shkrim posaçërisht për këtë subjekt, si dhe kam botuar dy këngë shqiptare erotike, mbasi kam transferuar vetë nga dorëshkrimet e Xhorxh Bajronin. Sa shumë që na mungon në kohën tonë një Xhorxh Bajron!

    Edhe poeti më i madh amerikan i shek. XX bitniku Allen Ginsberg, ka lënë një dëshmi të shkëlqyer që lidhet me muzikën popullore shqiptare. Në një intervistë të tij para vdekjes Allen Ginsberg, ka thënë, se shkrimtari tjetër i shquar amerikan William Borrous, i kishte falur një kasetë ku kishte regjistruar një muzikë, ose melodi fyelli, ekzekutuar nga një shqiptar. Borrous, ka qenë me sa duket në viset jugore të Shqipërisë dhe aty ka bërë këtë incizim, që ja kanë dhuruar pastaj më vonë Ginsbergut. Interesant është komenti i Ginsbergut, i cili thotë se kjo melodi mahnitëse fyelli, si e frymëzuar nga Pani i Madh, nuk i ngjan melodisë greke, as romake, është ndoshta, po aq e lashtë sa meloditë etruske dhe që padyshim është një melodi ilire dhe shqiptare. Muzikologë të ndryshëm janë mahnitur me polifoninë, këngë të pazakonta vetëm me zëra njerëzorë, pa instrumente muzikorë. Kjo polifoni ka lënë gjurmë të thella deri tek këngët korale, kishtare bizantine. Ngritja e pavijonit të etnokulturës shqiptare në Muzeun Historik Kombëtar është një përvojë e re, është sipas koncepteve të një muzeologjie moderne, të kohës. Këtu ana konceptuale ka përparësi. Me të drejtë antropologu gjenial Klod Levi Stros ka thënë se shkenca antropologjike është gjithëpërfshirëse, se vetëm sinteza dhe sinkretizmi mund t’i afrohen të vërtetës së madhe, të përbërë nga shumë të vërteta të kulturave etnike dhe shpirtit popullor të kombeve. Kështu që mund të themi se kjo matricë të arsyetuari është tepër reale, për t’u sendërtuar në një antropologji muzeore.

    Dua të falënderoj publikisht për punën e tyre të ndërgjegjshme dhe të palodhur muzeologët dhe punonjësit e Muzeut Historik Kombëtar dhe veçanërisht: Sotirulla Hoxhën, Preng Carën, Enver Kushin, Ilir Gushon, Ar………….. jo shëmbëlltyrë vetëm mund të udhëheqë konceptimet në ngritjen e muzeve etno-kulturorë nëpër rrethet e Shqipërisë, deri në projektin më madhështor dhe ambicioz, atë të konceptimit dhe realizimit të Muzeut Etnokulturor Kombëtar. Etnokultura shqiptare është një nga thelbet e pasaportës etnike. Por ajo ka vlera përtej vetvetes. Në ditët e sotme të epokës globale kostumologjia popullore përdoret vetëm në raste ceremoniale, apo spektakle, siç e kam përmendur në fillim të këtij shkrimi. Regjistrimi dixhital dhe futja në internet e këtij thesari figurativ mahnitës do të ngjallë interes për tërë botën e qytetëruar për tërë muzetë, për të tërë qendrat studimore, që kanë vëmendje dhe respekt për qytetërimin iliro-shqiptar. Ky pavijon është një meshë shekujsh për kulturën popullore, për kulturën materiale. / Dita

    Nga Moikom Zeqo

  • Dëshmi e artit tradicional parahistorik dhe atij dardan

    Dëshmi e artit tradicional parahistorik dhe atij dardan

    Shkruar nga Qazim Namani: Dr. Arkeologji/Trashëgimi Kulturore

    Zanafilla e Kulturës materiale në Dardani. – Bazuar në hulumtimet e gjertanishme, gjurmët e para të trashëgimisë kulturore në truallin e Kosovës së sotme fillojnë që nga kulturat e neolitit të hershëm. Që nga kjo periudhë gërmimet arkeologjike kanë dëshmuar se kemi kulturë të pandërprerë të jetës dhe civilizimit deri më sot në këto treva.

    Këto kultura ndeshen me gërshetime të elementeve të hershme indoevropiane, para krijimit të etnosit ilir në epokën e bronzit, për të vazhduar deri më sot, të shoqëruara me ndikimet e kulturave të ndryshme siç janë: helene, romake, bizantine, osmane dhe në fund ajo sllave.

    Ndikimi i këtyre kulturave ka lënë gjurmët e trashëgimisë kulturore shpirtërore dhe materiale, me vlera të llojllojshme kulturore dhe historike në Gadishullin Ilirik.

    Në parahistori, lindën kultet pagane-kulti i natyrës për objekte, kafshë, ndryshime periodike, vende, fenomene të veçanta tronditëse, dhe këtyre fenomeneve, u visheshin cilësi të mbinatyrshme, të thurura me enigma.

    Sipas besimit të njeriut në lashtësi për këto dukuri, kanë lindur e ruajtur mitet dhe kultet, nderim i veçantë për lutjet ceremonitë, flijimet, tabutë kushtuar objekteve e vendeve te kultit[1].

    Nga këto besime të lashta vlen të veçohen besimet në hënë dhe diell,e të cilat na paraqiten shpesh në trevat shqiptare të skalitura në objekte të ndryshme që nga parahistoria e deri me sot.

    Besimet e shoqërisë primitive lindën gjatë ndeshjes së njeriut me natyrën dhe fenomenet që ngjanin në të. Ato ishin pasqyrim i dobësisë së njeriut në marrëdhënie me mjedisin që e rrethonte, dobësive që vinin për shkak të nivelit shumë të ulët për të kuptuar misteret e fenomeneve natyrore[2].

    Këto dukuri në territorin e Kosovës janë të paraqitura në plastiken gurore dhe datojnë që nga koha e vjetër e gurit, e që u bartën brez pas brezi deri në kohët moderne, por deri më tani më së miri na shfaqen të bashkuara dhe qëndisura me dorë, në veshjen festive-solemne të grave shqiptare nga rajoni i Medvegjës.

    Kjo veshje veçohet në rajon, por edhe më gjerë, për përfshirjen, pothuaj e të gjitha simboleve të kultit, në një kostum të vetëm.

    Në besimet popullore gjejmë përfytyrimet e hënës si grua dhe të diellit si burrë, e ku flitet edhe për fëmijët e tyre. Në një legjendë popullore tregohet se hëna me diellin kanë qene motër e vëlla, ndërsa në ndonjë variant tjetër paraqiten si burrë e grua. Në popullin tonë të zënët e hënës a të diellit mbahej si një shenjë shumë e keqe[3].

    Kulti i hënës edhe diellit te popullata shqiptare, pasqyrohet edhe me betë e tyre në gurë. Këto elemente të lashta të besimit në traditën tonë popullore i shënoi edhe Shtjefën Gjeçovi.

    Shtjefën Gjeçovi, po ashtu la në dorëshkrim të dhëna të shumta për trashëgiminë shpirtërore e materiale të popullit tonë. Po japim disa të dhëna nga Gjeçovi për doke, zakone dhe tradita shqiptare.

    Paraqitja e Hënës në qiell me tre forma të ndryshme, krijoi një sërë mitesh dhe besëtytnish, që shprehnin tri periudhat kohore të njeriut: jetën, vdekjen-botën e përtejme dhe ringjalljen. Ndërgjegjësimi se i vdekuri nuk ringjallej, nuk do ta ndalonte njeriun e lashtësisë të kërkonte “pavdekësinë”.

    Edhe në trupin e tij duhej të ndodhej pjesa “e pavdekshme” (energjia krijuese), siç kishte edhe Hëna. Kështu, lindi ideja e “shpirtit të përjetshëm”, që shkëputej nga trupi i të vdekurit, i cili i përkiste dheut për t’u ngjitur në botën e përtejme, dhe ky vend ndodhej në yllin e afërt dhe të madh tokësor – në Hënë[5].

    Në parahistori njerëzit në përgjithësi, duke u përballur me fenomene natyrore që shfaqeshin në hapësirë, e sidomos besimi në hënë dhe diell, si dy planetë që i japin dritë botës, dhe nga këto dy planetë së pari,u krijua kulti i besimit në zot.

    Duke i vëzhguar këto dy planetë pra njeriu e krijoi besimin në to, dhe si fenomene të kultit ato edhe në kulturën tonë, shpesh u shprehen në artin tradicional, që haset sot në objektet arkeologjike, veshjen e grave shqiptare, ndërtimet arkitektonike, duke e ruajtur artin tradicional që nga parahistoria e deri më sot, si dëshmi e një popullate, që krahas popujve tjerë i la gjurmët e veta, në rrugëtimin e civilizimit botëror.

    Në aspektin shkencor besimet në fenomene natyrore, trajtoheshin edhe si mite hyjnore. Mitet krijoheshin brenda një organizimi fisnor, andaj edhe ndryshojnë nga fisi në fisin tjetër, dhe për shkak të kësaj dukurie mitologjia ndahet nga shkenca e religjionit.

    Bazuar në artin e trashëguar, deri më sot në trojet shqiptare, për mes simboleve të kultit dhe artit popullor, mund të themi që është dëshmuar se historia e shqiptarëve, ka zanafillë të lashtë dhe autoktone në trojet tona.

    Po Hëna na del edhe si e lidhur me Zanën, me natyrën e virgjër, pra si hyjni e natyrës, është ndërkohë edhe mbrojtëse e grave.[6]

    Dielli, Hëna, Yjet në mite, rite e besime të popullit tonë, në plot raste na dalin të lidhura me pjellorinë në bujqësi e blegtori[7].

    Në të gjitha trevat shqiptare, kur lind hëna e re, fëmijët i këndonin këngë: “Hënë e re/ vashë e re, unë në punë/ti në gjumë, unë shëndet/e ti gërshet[8].

    Mendojmë se hyjnizimi i hënës në popullin tonë, më një masë kaq të madhe, ka të bëjë me ndonjë hyjni të lashtë htonike vendëse, me atribute të bujqësisë dhe të jetës familjare[9].

    Në shtëpinë e re nuk mund të hyhet në çdo ditë të javës, por vetëm në ditë të mbara. Si ditë të mbara konsideroheshin dita e hënë, e mërkurë, e enjte dhe dita e shtunë.

    Në aspektin tjetër hyrja në shtëpi të re lidhet edhe me hënën si objekt qiellor. Në disa rajone thuhet se në shtëpi të re hyhet për herë të parë me hënë të re, diku me hënë drapër, diku me hënë në rritje dhe diku haste më rrallë edhe me hënë të plotë[10].

    Në traditën tonë popullore ruhen thëniet për besimet e lashta që lidhen me Hënën: këto i hasim edhe sot të ruajtura në kujtesën e popullatës. Ne po i veçojmë disa thënie për hënën që ende janë të pranishme në kujtesën e popullatës shqiptare në Kosovën e sotme:

    Lëndët e drurit për ndërtimin e shtëpive duhet të prehen me hënë të vjetër.

    Hunjtë e gardhit duhet të prehen me hëne të vjetër.

    Plehu ne arë edhe nëse është qitur sa ka qenë hëna e re, është dashur që ara të livrohet vetëm kur të bëhet hëna e vjetër.

    Po të ndodhë që të livrohet ara me hënë te re, është e njëjtë sikur mos të plehërohet toka fare.

    Muaji Hënor ka 29 ditë.

    Dita e hënë dhe e enjte asnjëherë nuk janë pa hënë

    Kur ndërrohet hëna vetëm një ditë nuk duket, pra një ditë e muajit është pa hënë

    Kjo ditë pa hënë mund të jetë pa hënë dita e martë, e mërkurë, e premte, e shtunë, e diel, por nuk mund të jetë dita e hëne dhe dita e enjte[11].

    Kur hëna merr formën e gjysmë hënës së plotë dhe është e ndritshme pa njolla, në popull thuhet se koha është e qetë.

    Kur hëna është e plotë me njolla ose hëna pesëmbëdhjetë, në popull thuhet se koha do të ketë ndryshime (jo e qetë)[12].

    Guri ”me tre fazat hënore” i zbuluar në fshatin Pogragjë në komunën e Gjilanit, dëshmon bindshëm për gjurmët e civilizimit të hershëm në vendin tonë.

    Në këtë guri të vogël me dimensione gjatësi 8 cm dhe lartësi 5,5 cm[13], vija në mes e ndanë token me qiellin. Në sipërfaqen e tokës shihet e skalitur shpella, dhe dy engjëj me vëzhgim kah qielli duke u lutur dhe vëzhguar yjet.

    Në pjesën e qiellit, shihet një engjëll duke fluturuar, yjet në qiell, dhe hëna, ku vija në mes të hënës parqet tre fazat e saj. (Shih foton)

    Kulti i hënës është besimi i parë, në hierarkinë e hyjnive pellazge. Perëndia e hënës, është më e rëndësishme sesa e diellit. Te pellazgët hëna përfaqësohej nga perëndesha Sellenë.[14]

    Fatbardha Demi, në studimet e saj, shkruan se besimi i pellazgëve ka qenë hënor, dhe të gjithë perënditë, me karakteristika të shqiponjës, kanë qenë perëndi hënore.[15]

    Sipas miteve pellazge, në fillim ka ekzistuar errësira dhe nata, dhe më vonë u krijua dita,, andaj kulti i hënës ka qenë i pari tek njeriu primitiv.[16]

    Yllin tetë cepësh që e hasim të gdhendur në dru, Luljeta Dano shkruan se është: Simboli i Zeusit. Ylli me tetë cepa iAleksandrit të Madh, Zvastika (Kryqi i thyer), janë simbole që i kanë bartur ose mbretër të fuqishëm ose perënditë.[17]Ky simbole i kultit haset shpesh edhe në Kosovë.

    Besimi hënor është dëshmuar qartë edhe në skulpturën e Aleksandrit të Madh, që shfaqet me tre yje dhe hënën mbi kokë, simbole këto që tregojnë për besimin hënor të iliro-maqedonasve.[18]

    Të dy planetët: Dielli dhe Hëna, janë simbole dhe motive të zakonshme në artin popullor shqiptar, si dhe në tatuazhet. Dihet se ilirët, banorët e lashtë të Ballkanit perëndimor, i përdornin simbolet e Diellit në ornamentet e tyre, megjithëse nuk mund të thuhet me siguri nëse kanë qenë pikërisht këto simbole që kanë trashëguar shqiptarët e sotëm.[19]

    ShtjefenGjeçovi konstaton mbeturina të forta të besimit në diellin, të shprehura në të falurit e diellit, e në të dhëna të tjera religjioze, i përshkruan duke i lidhur këto me kultin e diellit, e elementë të tjerë të mitologjisë në Ilirë e Trakë.[20]

    Shtjefën Gjeçovi i lindur në Janjevë, pranë JustinianaSecondës (Ulpianës), në anën perëndimore të malësisë së Galabit, me siguri se kishte njohuri të bollshme, për traditën e gjurmëve të artit parahistorik e dardan, që ishte zhvilluar dhe ruajtur deri në kohët tona, te popullata autoktone e kësaj malësie në mes të JustinianaSecondës dhe JustinianaPrimës pranë Lebanës, në anën lindore në malësinë e Galabit. Duke i pasur parasysh këto fakte, sot nuk na befason ruajtja e gjurmëve të qytetërimit dardan, në Kërshevicë, Vrajë, Bijanoc, Kushumli,Siariinë, Medvegjë, Artanë, Dardanë,Vendenisë, dhe lokalitete tjera arkeologjike, por edhe në traditën e qëndisjes së simboleve të kultit te veshja e Medvegjës, si rajon i Dardanisë Qendrore në mes të Justiniana Primës dhe Justiniana Secondës.

    Mësimet e para Gjeçovi i mori në vendlindjen e tij nëJanjevë. Janjeva kishte një traditë të arsimit kishtarë, andaj edhe për shkollën shqipe tëJanjevës në shekullin XVII, i kemi burimet arkivore. Në shekullin e XVII në Janjevë punonte shkolla e hapur me urdhër të Kongregatës së Propagandës Fide. Argjipeshkvi Andrea Bogdani në vitin 1664 e kishte rezidencën e tij në Janjevë. Andrea Bogdani i propozoi Kong regatës për mësues të shkollës në Janjevë Pjetër Mazrrekun i cili punoi deri në vitin 1670. Në vitin 1670 mësues i shkollës së Janjevës emërohet dom Vinçenc Mato. Në këtë kohë shkolla e Janjevës i kishte gjithsejtë 25 nxënës.[21]

    Janjeva në kohën e lindjes së Shtjefën Gjeçovit, në fund të shekullit XIX, nga burimet historike përshkruhet si fshat i varfër shqiptarë. Mil. J. Nikolajevici, një udhëpërshkrues me mision ushtarak nga oborri i mbretit të Serbisë, dhe shërbimit rusë i cili e viziton Janjevën në vitin 1892, i përshkruan rrugët dhe vendbanimet në trevat shqiptare për qëllime gjeostrategjike ushtarake.[22]

    Në Janjevë jetojnë familjet Mazrekic dhe Berishic, siç shihet këto janë familje shqiptare të sllavizuara.[23]

    Mil. J. Nikolajevic, dëshmon qartë se popullata e Janjevës ishte shqiptare deri pas pushtimit të Kosovës nga Serbia

    Atë Shtjefën Gjeçovi-Kryeziu është i lindur në Janjevë (me 1873), i cili la gjurmë në shumë veprimtari si: në letërsi, folklor, muzeologji, arkeologji, teologji, etnografi, të drejtën zakonore dhe në veprimtari tjera patriotike. Gjeçovi me rrënjë të origjinës së familjarëve të tij, nga rrethina e Pukës në Shqipëri, dhe i edukuar në frymën kombëtare nëJanjevë, pa dyshim se kishte njohuri të shumta për kulturën material dhe shpirtrore, të Shqipërisë Veriore, në të cilën përfshihej edhe rajoni i malësisë sëGalabit.

    Gjeçovi si njohës i mirë, i viseve veriore shqiptare, e kishte vjelë me kujdes e pasion kombëtare profesionale, kulturën material dhe shpirtërore të shqiptarëve, duke i lënë të shkruar si burime material dhe arkivore.

    Sipas studimeve të MarkTirtës, është vërtetuar se studimi i traditës dhe besimi te shqiptarët, na bindë se kemi të bëjmë me një kult të lashtë, vendas, sidomos në lidhje me hënën, si fuqidhënëse të prodhimeve bujqësore e blegtoralë si dhe fertilitetit të grave.[24]

    Këtë simbol të kultit që nga periudha e matriarkatit, e gjejmë në lokalitete arkeologjike dhe objekte të banimit në të gjitha trevat ilire.

    Në territorin e Kosovës është shumë i pranishëm edhe kulti i gjarprit. Kulti i gjarprit është evident edhe te shumë popuj të botës, që nga Azia Lindore e deri në Amerikë. Shumë e njohur dhe e famshme është legjenda e Gjarprit Hitit, emri i të cilit ishte Illurjanka, që për disa autorë shërben si burim nga rrjedh edhe emri ilir[25].

    Kulti i gjarprit si kult botëror, daton prej kohës së paleolitit dhe vjen deri në ditët tona, ndërsa në trevat ilire ai evidentohet qysh nga koha e neolitit.

    Kulti i gjarprit Kosovë haset në objekte të kultit, shtëpi të banimit, në drugdhendje, në qeramikë që dëshmon një periudhë të gjatë të besimit dhe traditës popullore.

    Gjarpri është kafshë toteme dhe kryetar i fisit ilir, simbol i mençurisë, i së keqes, shëndetit, pjellshmërisë, personifikim i shpirtit të ndjerit, mbrojtës i vatrës së shtëpisë e, mbi të gjitha, kafshë mitologjike[26].

    Gjarpërinjtë në gur, pranë kishës së vjetër në fshatinë Firiqevë, në Malësinë e Galabit

    Të gjitha këto simbole të lashta të kultit, sot i hasim të pranishme në veshjen solemne të grave shqiptare në rajonin e Medvegjës. Siç e cekëm më lartë për gërshetimin e elementeve të ndryshme dhe ndikimin e kulturave të huaja në trevat e Dardanisë, vërejmë se veshja e shqiptarëve në rajonin e Medvegjës, i ka ruajtur me gjelazi tiparet e veshjeve aristokrate mbretërore, të pa ndryshuara që nga periudha e antikitetit të vonë.

    Krahina etnografike e Medvegjës shtrihet në pjesën veri-lindore të Malësisë së Galabit. Malësia e Galabit ruan gjurmë të lashta të civilizimit me tradita të pasura të kulturës materiale dhe shpirtërore të popullatës autoktone dardano-arbërore.

    Kostumet e veshjes së grave të rajonit të Medvegjës pasqyrojnë traditën e lashtë të shprehjes estetike, duke nxjerrë në pah elementet më të lashta dhe domethënëse të artit tradicional që nga parahistoria, Dardanisë antike e deri në ditët e sotme.

    Motivet e artit popullor të shprehura te kjo veshje janë ngushtë të lidhura me historinë e rajonit dhe me dukuritë tjera kulturore dhe artistike të popullatës autoktone arbërore të kësaj treve.

    Në përgjithësi ornamentet artistike të kësaj treve, ndërlidhen me artin popullor të traditës, që është dëshmuar nga zbulimet arkeologjike, por që vazhdojnë të ruhen, duke u punuar me besnikëri dhe fanatizëm tradita e qëndisje së simboleve në veshjen shqiptare, dhe përdorimin e ngjyrave të ndritshme dhe të hareshme.

    Vlerat artistike kësaj veshje i shtohen sidomos nga zbukurimet e shumta të punuara me gjilpërë, shtizë, grep dhe përdorimi i rruazave dhe stolive tjera, po ashtu me ngjyra të ndryshme.

    Përveç simboleve astrale që shprehen në këmishë, jelek, te fustanella e gjatë, te kjo veshje bie në sy edhe përdorimi i simboleve ornamentike gjeometrike si: trekëndëshi, katërkëndëshi, rombi, spiralja, spiralja e dyfishte, meandri, vijat valore dhe zik-zake, të kombinuara edhe me elemente florale, dhe kolorit të ngjyrave, ku e bëjnë të duket shumë autentike dhe origjinale që nga lashtësia dhe periudha e matriarkatit e deri në ditët tona.[27]

    Kjo veshje duket e ruajtur artin parahistorik, është e veçantë sepse përmban shumë zbukurime, ngjyra, dhe me larmi të pasur të ornamenteve kozmike, floreale,htonike, toteme, zoomorfe, antropomorfe, gjeometrike dhe religjioze, që gjatë etapave të ndryshme i përdornin popujt e lashtë. Këto simbole i gjejmë edhe sot dendur në të gjitha elementet e veshjes së gruas shqiptare në rajonin e Medvegjës, që dëshmojnë kulturë të lashtë të qytetërimit në trojet tona.

    Veshja fshatare e kësaj treve karakterizohet në radhë të parë nga ruajtja e simboleve dhe elementeve dekorues autoktone. Veshjet popullore të kësaj zone, sikurse ne trevat tjera ndahen në veshje për bartje të përditshme, dhe veshje solemne festive-fetare.

    Veshjet solemne por edhe ato festive qëndisen bukur dhe mbushet me simbole te kultit dhe florale. Nga motivet florale që përdoren më shumë janë lulet, gjethet, drithërat, pemët etj. Në lule shpesh herë e hasim të qëndisur bletën. (Shih fotot poshtë)

    Bletës ndër shqiptar në të kaluarën i përkushtohej një nderim i veçantë. Për bletën ka mjaftë legjenda, që sipas besimit popullorë të shqiptarët, dikur paska qenë njeri. Për bletën nuk thonë ka “ngordhur” por thonë “vdiq”. Nopça mendon se ky adhurim i veçantë për bletën ndër shqiptarët, ka të bëjë me kultin e Mitrës, me burim nga mitologjia persiane.[28]

    Dukuri tjetër e veçantë te kjo veshje, është qëndisja e jakës dhe gjoksoreve të fustanellës së gjatë dhe këmishës së shkurtë, dhe në këto elemente zakonisht shprehen motive të plleshmërisë, ku dominojnë: ylli gjashtë cepësh, vulva, hëna dhe dielli, ndërsa qëndisja e kraharorëve, mëngëve, rreth duarve dhe fundit të fustanellës kryesisht qëndisja bëhet me motive floreale dhe gjeometrike.

    Hëna vetullore e qëndisur dhe e shprehur mjaftë shumë te kjo veshje e grave shqiptare, haset mjaftë shpesh edhe në lokalitetet arkeologjike në Kosovën e sotme. Ky simbol i kultit haset shpesh i gdhendur në gurë dhe në dru, te shumë objekte të banimit në Kosovë.

    Kulti i hënës është besimi i parë, në hierarkinë e hyjnive pellazge. Perëndia e hënës, është më e rëndësishme sesa e diellit. Te pellazgët hëna përfaqësohej nga perëndesha Sellenë.[29]

    Këtë simbol të kultit që nga periudha e matriarkatit, e gjejmë në të gjitha trevat ilire. Në territorin e Kosovës së sotme, hëna si simbol kulti ishte shumë i pranishëm në traditën e mjeshtërve tanë popullorë që nga lashtësia e deri me sot..

    Përveç që është shumë i shprehur te veshja e grave shqiptare nga Medvegja, ky simbol haset edhe në muret e objekteve të banimit: është hasur në fshatin Keqekollë, komuna e Prishtinës, në Lladoc, komuna e Besianës, në fshatin Studime, komuna e Vushtrrisë, në fshatin Skromë, komuna e Vushtrrisë, në fshatin Kqiq, komuna e Mitrovicës.

    Veshja tradicionale e femrave shqiptare në rajonin e Medvegjës sot, përfaqëson në përgjithësi trashëgiminë kulturore autentike te popullatës shqiptare ne Malësinë e Galabit.

    Veshjet e grave janë të veçanta sepse shquhen me ornamente të shumta dhe ngjyra dekorative, dhe janë bartëse kryesore e këtij arti tradicional artistik. Qëndisja nuk është vetëm një shprehje artistike por përmban elemente thelbësor me karakteristika mitike, religjioze dhe aristokrate të kostumeve perandorake, andaj e gjithë kjo është një trashëgimi burimore dhe historike që e bën popullatën arbërore të kësaj treve të ndihet krenarë.

    Është me rëndësi të theksohet se edhe përkundër sundimit të gjatë osman, shumë pjesë të veshjes fshatare e sidomos në trevën e Medvegjës, kostumet e martesës dhe ato festive stolisen dhe punoheshin nëvekë nga gratë shqiptare të kësaj ane, i kanë të qëndisura edhe simbolete krishterimit.

    Ndikimi oriental te kjo veshje nuk kishte ndikuar. Pas fillimit të shekullit XX te veshjet e përditshme vërehet ndikimi oriental, sepse në vend të këmishës së gjatë hyjnë në përdorim edhe dimitë nga materialet e ndryshme.

    Në periudhën mesjetare veshjet që përdoreshin në klasën e fisnikëve, kishin prejardhje bizantine ose italiane.[30]

    Te veshja e përditshme vërehet se jelekët punoheshin te rrobaqepësi. Këta jelek nuk kishin shume stoli, kishin ngjyra te mbylltë, dhe në anën e përparme punoheshin me sumlla.

    Duke i analizuar zbulimet e objekteve arkeologjike me figura hënore, dhe në mite dallohet qartë besimi i lashtë hënor në tre faza. Me paraqitjen e hënës, në formë të trefishtë, në artin e lashtësisë është shprehur fuqia e vetme e pushtetit të saj, me forcë të trefishtë.[31]

    Dielli si simbol i kultit solar, i zbuluar në objekte arkeologjike, varreza, dhe objekte të banimit në Kosovë janë dëshmie adhurimit të planetëve dhe simbolet pagane në përgjithësi. Ky simbol i kultit vërehet se është mjaftë shumë i qëndisur edhe në veshjen e grave shqiptarë nga Medvegja.

    Aleksandër Stipcevic për kultin e diellit ka shkruar se në librin e tij e ka përmendur filozofi Maksim nga Tiri, i cili ka jetuar në kohën e Antonit, për të cilin thotë se ai i përmend Peonët si fis ilirë, të cilët e adhuronin diellin, në formë të një disku të vogël, të ngritur në një shtyllë të gjatë.[32]

    Shumë nga objektet me simbole të ndryshme, e të cilat lidhen me besimin e dardanëve, ashtu sikurse edhe të fiseve tjera ilire, përdoreshin si amulet në trup, dhe rreth qafës. Besohej se këto amulet i mbronin bartësit e tyre, prej armiqve, nga syri i keq, andaj shpesh në këto amulet mbaheshin edhe dhëmb të kafshëve të egra.

    Besimi se me të shikuar, mund të dëmtosh njerëzit tjerë, ishte i përhapur te popujt e lashtë, por edhe te popujt e civilizuar.

    Aleksandër Stipceviqi, shkruan se: Pashko Vasa që më vitin 1879 vë në dukje se shqiptarët betoheshin për diell, për hënë, për dhe, për qiell, në gurë, e për elemente tjera të natyrës e jo për perëndi të krishterimit dhe islamizimit. Ai këto betime i shpjegon sit ë lashtësisë shqiptare dhe me burim vendas.[33]

    Shkrimtari romak Plini, e ka përmendur këtë besim te fiset ilire. Përveç Plinit, për këtë besim ka shkruar edhe një autor tjetër romak Aul Geli.

    QiroTruhelka më vonë shpreh mendimin e tij se popujt që jetojnë sot në Gadishullin Ballkanik, këtë besim e morën nga ilirët.[34]

    Përveç paraqitjes së këtyre motiveve në kostume, me një stil të punimit të përsosur, motivet e kultit dhe ato florale, janë gdhendur në dru, nga mjeshtër shqiptar në Kosovën e sotme.

    Ritet e besimit pagan i hasim edhe në folklor dhe valle.Vallja mortore e skalitur në një relief guri i cili u zbulua rastësisht në fillim të viteve 90-ta në Dardanë, dëshmon për artin e zhvilluar dardan, në rajonin e malësisë sëGalabit, jo shumëlarg me Medvegjën. Ky monument mortorë deri më sot është ndër monumentet më me vlera etnografike dhe religjioze qëështë zbuluar në territorin e Kosovës së sotme.

    Kjo skenë e paraqitur në këtë guri, mendohet se i përket periudhës së shekullit të III deri në shekullin e II, para erës sonë, kohë kjo e zhvillimit ekonomik, kulturor dhe ushtarak në Mbretërinë e Dardanisë.

    Në këtë guri, shprehen figurat që dëshmojnë nivelin shumë të lartë të kulturës dardane para pushtimit romak. Ky relief monumental paraqet ritin mortore dhe ritin e varrimit të një ushtari dardan i cili në kokë e mbanëhelmetën e tij. Reliefi i skalitur në këtë guri, nuk është i plotë, por nga ajo qëështë zbuluar na ofron mundësinë e përshkrimit të ritit mortor, dhe elementet etnografike të asaj periudhe në Mbretërinë e Dardanisë.

    Shihet qartë se ushtari i vdekur bartet me arkivol (arkë) nga katër ushtarë tjerë, po ashtu me helmeta në kokë. Valles mortore i prinë një valltare e cila qëndron te koka e ushtarit të vdekur. Ajo vallëzon vallen mortore , duke e mbajtur me dorën e djathtë këndin e majtë të arkivolit. Kjo valltare shihet se mban qëndrim të kundërt me kortezhin funeral të skalitur në këtë guri si monument mortor. Ajo sikur nuk pajtohet me vdekjen e ushtarit, por vallëzon ritet mortore për pavdekshmërinë e tij. Pas të vdekurit shihen duke vallëzuar tri valltare, tre pjesëmarrës tjerë të gjinisë mashkullore qëshkulin flokët. Veshja e grave e paraqitur në këtë relief, ku shihen fustanellat e gjata deri nën gju, pastaj që nuk e mbulon fytyrën por valon prapa kokës së valltareve, janë dëshmi të një civilizimi urban të asaj periudhe. Ky guri na jep pak a shumë të dhëna edhe për veshjen e burrave, ku vërehet qartë veshja e tyre me pantallona.

    Në këtë guri vërehen dhe kafshët shtëpiake si pjesëmarrje nëceremoninë e varrimit. Pjesëmarrja e kafshëve tregon qartë edhe simbolet e kultit të dardanët para krishterimit.

    Së bashku me zbulimin e këtij reliefi, janë zbuluar edhe gurë tjerë që dëshmojnë gjurmë të larta të civilizimit dhe dëshmi tëkohës për religjionin, traditën dhe etnografinë dardane të asaj periudhe. Me këtë rast ne po ofrojmë edhe reliefin e skalitur në gurin tjetër, në të cilin vërehet qartë, njëmashkull që me dorën e djathtë e mbanë burinë, duke dhënë kushtrimin se në atë vendbanim ka ushqim dhe fjetje. Paraqitja e opingave të palluara njëra pranë tjetrës, dhe ena e ushqimit, na shtynë të mendojmë se kemi të bëjmë me një bujtinë të kohës, në një vendbanim të zhvilluar qytetar (urban).

    Pra siç shihet kjo trevë si rajon i Mbretërisë së Dardanisë, ishte mjaftë shumë e zhvilluar, gjë që e vërtetojnë edhe gjurmët e xehetarisë, që dëshmohet me sasi të madhe tëskorieve (Zgjyra të mbetura gjatë procesit të shkrirjes dhe përpunimit të metaleve), të cilat edhe sot i hasim pran ujit në çdo përrua të kësaj malësie.

    Këto elemente etnografike e paraqesin kulturën material dhe religjioze të popullatës dardane. Përmes këtyrereliefëve, ne po ashtu po mësojmë edhe për veshjen dardane të asaj periudhe, që mendoj se e ruajti traditën edhe përkundër shumë pushtimeve të huaja nga popujt e ndryshëm që sollën kultura dhe tradita të ndryshme në trojet tona.

    Zbulimet e rastësishme arkeologjike, në trevat e dikurshme të Mbretërisë së Dardanisë, zbuluan edhe tëdhëna tjera qe dëshmojnë veshjen e grave edhe gjatë sundimit romak. Busti i gruas i punuar në mermer të bardhë, më përmasa: Gjerësia 55cm, trashësia 15cm dhe lartësi 75cm,[35] që u zbulua në fshatin Vërban, komuna e Vitisë, ofron të dhëna mjaftë të detajuar për kostumet e grave të asaj periudhe. Ky monument arkeologjik mendohet se i përket shekullit të II apo shekullit të III, të erës së re. Në këtë monument etnografik dhe arkeologjik, te veshja e gruas vërejmë, këmishën e punuar me palë, të cilat hyjnë nën kraharorë, që me siguri janë lidhur mbrapa në shpinë. Nëpjesën e gjoksit po ashtu palët e këmishës janë më të vogla port ë dukshme. Vërehet se në qafë, si stoli gruaja mbanë njëmedaljon apo stoli në formë monedhe, në të cilën vërehen dy rrathë koncentrik, për të cilët mund të pohojmë se paraqesin simbolin e kultit të diellit. Mjaftë me interes janë të dhënat për shaminë dhe mbajtjen e saj. Siç shihet shamia mbahej duke e mbuluar pjesën e sipërme të kokës, duke lëmë mundësinë që të shihen flokët mbi ballë dhe veshët për të parë vathët, e cila pastaj lëshohet në supe dhe embulon qafen prapa në shpinë. Ky monument kulture që deri në janar të vitit 1999 ishte në Muzeun e Prishtinës, është bartur në Muzeun e Beogradit së bashku me mijëra eksponate tjera arkeologjike dhe etnografike.

    Është me rëndësi të theksohet se mbajtja e shamisë në këtë portret të gruas, ngjason me shaminë e mbajtur te monumenti epigrafie qëështë zbuluar në Dardanë.

    Siç është e ditur nga burimet historike se pas ediktit të mbajtur në vitin 212 nga perandori romak Karakalla, bëhet barazimi i shtresave në Perandorinë Romake, dhe prej asaj periudhe në krye të kësaj perandorie, me shumicëne rasteve vinë në krye perandor me origjinë ilire.

    Burimet historike dëshmojnë se gjatë kohës së sundimit të perandorit Justinian, ishte arritur një zhvillim i hovshëm ekonomik e kulturorë. Në kohën e sundimit të tij, qendra e peshkopatës së Ilirikumit u batë prej Selanikut në vendlindjen e tij në Justiniana Primë.Kjo lenë të kuptohet se vendlindja e perandorit Justinian, ishte bërë qendër e artit dhe kulturës ilire. Në Justiniana Primë, gjatë asaj periudhe qëndruan artistët më të njohur nga Iliriku dhe Mesdheu. Siç shihet ky zhvillim i kulturës dhe artit vërehet edhe në mozaikun e mbretëreshës Teodora. Në këtë periudhë veshja e grave aristokrate na paraqitet me elemente shumë të pasura dekorues dhe domethënëse qësidomos vërehen në stolisjen e gjoksit dhe të kokës.

    Nëse e bëjmë një krahasim në mes të mozaikut tëTeodorës dhe veshjeve të grave shqiptare në rajonin e Medvegjës, shohim elemente tëpërbashkëta, e të cilat deri më sot, janë ruajtur vetëm te gratë shqiptare të kësaj treve, që po ashtu njihet edhe si vendlindja e perandorit Justinian.

    Pretendimet se serbët janë bartës të kulturës materiale e shpirtërore në trojet shqiptare, janë të shtyra nga motivet politike dhe nuk kanë bazë shkencore. Serbët nuk kanë as njohuri për veshjen e tyre kombëtare para gjysmës së dytë të shekullit XIX.

    Në vijim ofrojmë disa të dhëna historike të publikuara, nga studiuesit serbë, për veshjen popullore serbe. Shumë të dhëna që sot i lexojmë në literaturën serbe e të shkruara nga studiuesit pak më serioz serbë mësojmë se kombi serbë u krijua në mesin e shekullit XIX, duke i bashkuar dhe sllavizuar ortodokset e gadishullit, me një program politik e kishtar të iniciuar dhe hartuar nga Rusia.

    Serbia si shtet u formua duke i serbizuar fshatarët e varfër, ku pjesa dërmuese ishin shqiptar ortodoks dhe vllah, e të cilët quheshin “Rajë”. Raja ishte kategoria më e ulët sociale në shoqërinë mesjetare.

    Këtë e shkruan edhe VukKaragjiqi në vitin 1827, kur thotë se popull serb nuk gjen tjetër përveç fshatarëve. (Shih tekstin nga libri)[36]

    14

    Kjo masë e varfër fshatare në fillim të shekullit XIX nuk kishte trashëguar kurrfarë vlera të artit, andaj nuk mund të bëhet fjalë për ndonjë vepër të rëndësishme të artit serbë para shekullit XIX. Në fillim të shekullit XIX, duke mos pasur artë të trashëguar, u përvetësua gjithë çka shqiptare, duke i përvetësuar disa krerë ortodoks shqiptar, që në atëperiudhë me nxitjen e Rusisë ishin ngritur në kryengritje kundër P. Osmane. Ndër kryengritësit që në atë periudhë u vunë në shërbim të Rusisë pa dyshim se ishte KaragjorgjePetrovici ose si quhej ndryshe Gjergji i Zi, i cili ishte një shqiptar i fisit kelmendas, dhe bashkëpunëtori i tij i ngushteVukKaragjiqi dhe shumë të tjerë po ashtu me origjinë shqiptare.

    Nga literatura serbe, mësojmë se burimet e para për veshjen e grave serbe, janë ruajtur prej gruas së KaragjorgjePetrovicit, ku është gjetur një sënduk me veshjen e gruas ë tij Jelenes dhe vajzës së tyre e cila ishte e martuar me AntonijePlakiqin.(Shih tekstin nga libri)[37]

    15

    Nga kjo e dhënë kuptojmë se edhe kjo ishte veshje popullore shqiptare kur dihet se KaragjorgjePetroviqi kishte origjinë shqiptare, ashtu sikurse edhe dhëndëri ti tijAntonijePlakiqi. Te popullata shqiptare e Kosovës dhe Tregut të Ri edhe sot te disa familje shqiptare ruhet mbiemri Plakaj – Plakiq.

    Siç shihet veshja e grave serbe nuk ka traditë të lashtë, dhe deri në shekullin XIX, kur u krijua kombi serbë duke përvetësuar kulturën dhe traditat shqiptare, nuk dihej fare për ndonjë ekzemplar të vetëm se si dukej ajo.

    Këtë e shkruan edhe Vuk Karagjiqi në vitin 1827, kur thotë se popull serb nuk gjen tjetër përveç fshatarëve. (Shih tekstin nga libri)[1]

    Kjo masë e varfër fshatare në fillim të shekullit XIX nuk kishte trashëguar kurrfarë vlera të artit, andaj nuk mund të bëhet fjalë për ndonjë vepër të rëndësishme të artit serbë para shekullit XIX. Në fillim të shekullit XIX, duke mos pasur artë të trashëguar, u përvetësua gjithë çka shqiptare, duke i përvetësuar disa krerë ortodoks shqiptar, që në atë periudhë me nxitjen e Rusisë ishin ngritur në kryengritje kundër P. Osmane. Ndër kryengritësit që në atë periudhë u vunë në shërbim të Rusisë pa dyshim se ishte Karagjorgje Petrovici ose si quhej ndryshe Gjergji i Zi, i cili ishte një shqiptar i fisit kelmendas, dhe bashkëpunëtori i tij i ngushte Vuk Karagjiqi dhe shumë të tjerë po ashtu me origjinë shqiptare.

    Nga literatura serbe, mësojmë se burimet e para për veshjen e grave serbe, janë ruajtur prej gruas së Karagjorgje Petrovicit, ku është gjetur një sënduk me veshjen e gruas ë tij Jelenes dhe vajzës së tyre e cila ishte e martuar me Antonije Plakiqin. (Shih tekstin nga libri)[2]

    Nga kjo e dhënë kuptojmë se edhe kjo ishte veshje popullore shqiptare kur dihet se Karagjorgje Petroviqi kishte origjinë shqiptare, ashtu sikurse edhe dhëndëri ti tijAntonije Plakiqi. Te popullata shqiptare e Kosovës dhe Tregut të Ri edhe sot te disa familje shqiptare ruhet mbiemri Plakaj – Plakiq.

    [1] Srbska Akademija Nauka I Umetnosti, Odelenje istoriski nauka, Istorija Beograda 2, Beograd, 1974, fq. 557

    [2]Po aty, fq. 559

    Përfundim:

    Nga gjithë kjo që u përshkrua më lartë dhe u argumentua me foto, për veshjen e grave shqiptare në rajonin e Medvegjës, mund të pohojmë se kjo veshje është e veçantë, dhe si e vetmja në rajon dhe Evropë, që ruan vlera të artit parahistorik, antik e mesjetar, dhe duke e dëshmuar në kronologji historike autoktoninë e shqiptarëve në një zonë etnografike iliro-arbëroro-shqiptare. Kjo veshje si e tillë, meriton vëmendje institucionale kombëtare dhe botërore.

    Speciale » NamaniQazim Namani: Dëshmi e artit tradicional parahistorik dhe atij dardanE diele, 20.03.2022, 10:32 PM

    Veshja e grave shqiptare në rajonin e Medvegjës dëshmi e pa ndarë e artit tradicional parahistorik dhe atij dardan

    Nga Qazim Namani: Dr. Arkeologji/Trashëgimi Kulturore

    Zanafilla e Kulturës materiale në Dardani. – Bazuar në hulumtimet e gjertanishme, gjurmët e para të trashëgimisë kulturore në truallin e Kosovës së sotme fillojnë që nga kulturat e neolitit të hershëm. Që nga kjo periudhë gërmimet arkeologjike kanë dëshmuar se kemi kulturë të pandërprerë të jetës dhe civilizimit deri më sot në këto treva.

    Këto kultura ndeshen me gërshetime të elementeve të hershme indoevropiane, para krijimit të etnosit ilir në epokën e bronzit, për të vazhduar deri më sot, të shoqëruara me ndikimet e kulturave të ndryshme siç janë: helene, romake, bizantine, osmane dhe në fund ajo sllave.

    Ndikimi i këtyre kulturave ka lënë gjurmët e trashëgimisë kulturore shpirtërore dhe materiale, me vlera të llojllojshme kulturore dhe historike në Gadishullin Ilirik.

    Në parahistori, lindën kultet pagane-kulti i natyrës për objekte, kafshë, ndryshime periodike, vende, fenomene të veçanta tronditëse, dhe këtyre fenomeneve, u visheshin cilësi të mbinatyrshme, të thurura me enigma.

    Sipas besimit të njeriut në lashtësi për këto dukuri, kanë lindur e ruajtur mitet dhe kultet, nderim i veçantë për lutjet ceremonitë, flijimet, tabutë kushtuar objekteve e vendeve te kultit[1].

    Nga këto besime të lashta vlen të veçohen besimet në hënë dhe diell,e të cilat na paraqiten shpesh në trevat shqiptare të skalitura në objekte të ndryshme që nga parahistoria e deri me sot.

    Besimet e shoqërisë primitive lindën gjatë ndeshjes së njeriut me natyrën dhe fenomenet që ngjanin në të. Ato ishin pasqyrim i dobësisë së njeriut në marrëdhënie me mjedisin që e rrethonte, dobësive që vinin për shkak të nivelit shumë të ulët për të kuptuar misteret e fenomeneve natyrore[2].

    Këto dukuri në territorin e Kosovës janë të paraqitura në plastiken gurore dhe datojnë që nga koha e vjetër e gurit, e që u bartën brez pas brezi deri në kohët moderne, por deri më tani më së miri na shfaqen të bashkuara dhe qëndisura me dorë, në veshjen festive-solemne të grave shqiptare nga rajoni i Medvegjës.

    Kjo veshje veçohet në rajon, por edhe më gjerë, për përfshirjen, pothuaj e të gjitha simboleve të kultit, në një kostum të vetëm.

    Në besimet popullore gjejmë përfytyrimet e hënës si grua dhe të diellit si burrë, e ku flitet edhe për fëmijët e tyre. Në një legjendë popullore tregohet se hëna me diellin kanë qene motër e vëlla, ndërsa në ndonjë variant tjetër paraqiten si burrë e grua. Në popullin tonë të zënët e hënës a të diellit mbahej si një shenjë shumë e keqe[3].

    Kulti i hënës edhe diellit te popullata shqiptare, pasqyrohet edhe me betë e tyre në gurë. Këto elemente të lashta të besimit në traditën tonë popullore i shënoi edhe Shtjefën Gjeçovi.

    Shtjefën Gjeçovi, po ashtu la në dorëshkrim të dhëna të shumta për trashëgiminë shpirtërore e materiale të popullit tonë. Po japim disa të dhëna nga Gjeçovi për doke, zakone dhe tradita shqiptare.

    Beja me gurë shkruar nga Shtjefën Gjeçovi[4]

    Paraqitja e Hënës në qiell me tre forma të ndryshme, krijoi një sërë mitesh dhe besëtytnish, që shprehnin tri periudhat kohore të njeriut: jetën, vdekjen-botën e përtejme dhe ringjalljen. Ndërgjegjësimi se i vdekuri nuk ringjallej, nuk do ta ndalonte njeriun e lashtësisë të kërkonte “pavdekësinë”.

    Edhe në trupin e tij duhej të ndodhej pjesa “e pavdekshme” (energjia krijuese), siç kishte edhe Hëna. Kështu, lindi ideja e “shpirtit të përjetshëm”, që shkëputej nga trupi i të vdekurit, i cili i përkiste dheut për t’u ngjitur në botën e përtejme, dhe ky vend ndodhej në yllin e afërt dhe të madh tokësor – në Hënë[5].

    Në parahistori njerëzit në përgjithësi, duke u përballur me fenomene natyrore që shfaqeshin në hapësirë, e sidomos besimi në hënë dhe diell, si dy planetë që i japin dritë botës, dhe nga këto dy planetë së pari,u krijua kulti i besimit në zot.

    Duke i vëzhguar këto dy planetë pra njeriu e krijoi besimin në to, dhe si fenomene të kultit ato edhe në kulturën tonë, shpesh u shprehen në artin tradicional, që haset sot në objektet arkeologjike, veshjen e grave shqiptare, ndërtimet arkitektonike, duke e ruajtur artin tradicional që nga parahistoria e deri më sot, si dëshmi e një popullate, që krahas popujve tjerë i la gjurmët e veta, në rrugëtimin e civilizimit botëror.

    Në aspektin shkencor besimet në fenomene natyrore, trajtoheshin edhe si mite hyjnore. Mitet krijoheshin brenda një organizimi fisnor, andaj edhe ndryshojnë nga fisi në fisin tjetër, dhe për shkak të kësaj dukurie mitologjia ndahet nga shkenca e religjionit.

    Bazuar në artin e trashëguar, deri më sot në trojet shqiptare, për mes simboleve të kultit dhe artit popullor, mund të themi që është dëshmuar se historia e shqiptarëve, ka zanafillë të lashtë dhe autoktone në trojet tona.

    Po Hëna na del edhe si e lidhur me Zanën, me natyrën e virgjër, pra si hyjni e natyrës, është ndërkohë edhe mbrojtëse e grave.[6]

    Dielli, Hëna, Yjet në mite, rite e besime të popullit tonë, në plot raste na dalin të lidhura me pjellorinë në bujqësi e blegtori[7].

    Në të gjitha trevat shqiptare, kur lind hëna e re, fëmijët i këndonin këngë: “Hënë e re/ vashë e re, unë në punë/ti në gjumë, unë shëndet/e ti gërshet[8].

    Mendojmë se hyjnizimi i hënës në popullin tonë, më një masë kaq të madhe, ka të bëjë me ndonjë hyjni të lashtë htonike vendëse, me atribute të bujqësisë dhe të jetës familjare[9].

    Në shtëpinë e re nuk mund të hyhet në çdo ditë të javës, por vetëm në ditë të mbara. Si ditë të mbara konsideroheshin dita e hënë, e mërkurë, e enjte dhe dita e shtunë.

    Në aspektin tjetër hyrja në shtëpi të re lidhet edhe me hënën si objekt qiellor. Në disa rajone thuhet se në shtëpi të re hyhet për herë të parë me hënë të re, diku me hënë drapër, diku me hënë në rritje dhe diku haste më rrallë edhe me hënë të plotë[10].

    Në traditën tonë popullore ruhen thëniet për besimet e lashta që lidhen me Hënën: këto i hasim edhe sot të ruajtura në kujtesën e popullatës. Ne po i veçojmë disa thënie për hënën që ende janë të pranishme në kujtesën e popullatës shqiptare në Kosovën e sotme:

    Lëndët e drurit për ndërtimin e shtëpive duhet të prehen me hënë të vjetër.

    Hunjtë e gardhit duhet të prehen me hëne të vjetër.

    Plehu ne arë edhe nëse është qitur sa ka qenë hëna e re, është dashur që ara të livrohet vetëm kur të bëhet hëna e vjetër.

    Po të ndodhë që të livrohet ara me hënë te re, është e njëjtë sikur mos të plehërohet toka fare.

    Muaji Hënor ka 29 ditë.

    Dita e hënë dhe e enjte asnjëherë nuk janë pa hënë

    Kur ndërrohet hëna vetëm një ditë nuk duket, pra një ditë e muajit është pa hënë

    Kjo ditë pa hënë mund të jetë pa hënë dita e martë, e mërkurë, e premte, e shtunë, e diel, por nuk mund të jetë dita e hëne dhe dita e enjte[11].

    Kur hëna merr formën e gjysmë hënës së plotë dhe është e ndritshme pa njolla, në popull thuhet se koha është e qetë.

    Kur hëna është e plotë me njolla ose hëna pesëmbëdhjetë, në popull thuhet se koha do të ketë ndryshime (jo e qetë)[12].

    Guri ”me tre fazat hënore” i zbuluar në fshatin Pogragjë në komunën e Gjilanit, dëshmon bindshëm për gjurmët e civilizimit të hershëm në vendin tonë.

    Në këtë guri të vogël me dimensione gjatësi 8 cm dhe lartësi 5,5 cm[13], vija në mes e ndanë token me qiellin. Në sipërfaqen e tokës shihet e skalitur shpella, dhe dy engjëj me vëzhgim kah qielli duke u lutur dhe vëzhguar yjet.

    Në pjesën e qiellit, shihet njëengjëll duke fluturuar, yjet në qiell, dhe hëna, ku vija në mes të hënës parqet tre fazat e saj. (Shih foton)

    Guri “me tre faza hënore” i zbuluar në fshatin Pogragjë, Komuna e Gjilanit

    Kulti i hënës është besimi i parë, në hierarkinë e hyjnive pellazge. Perëndia e hënës, është më e rëndësishme sesa e diellit. Te pellazgët hëna përfaqësohej nga perëndesha Sellenë.[14]

    Fatbardha Demi, në studimet e saj, shkruan se besimi i pellazgëve ka qenë hënor, dhe të gjithë perënditë, me karakteristika të shqiponjës, kanë qenë perëndi hënore.[15]

    Sipas miteve pellazge, në fillim ka ekzistuar errësira dhe nata, dhe më vonë u krijua dita,, andaj kulti i hënës ka qenë i pari tek njeriu primitiv.[16]

    Yllin tetë cepësh që e hasim të gdhendur në dru, Luljeta Dano shkruan se është: Simboli i Zeusit. Ylli me tetë cepa iAleksandrit të Madh, Zvastika (Kryqi i thyer), janë simbole që i kanë bartur ose mbretër të fuqishëm ose perënditë.[17]Ky simbole i kultit haset shpesh edhe në Kosovë.

    Besimi hënor është dëshmuar qartë edhe në skulpturën e Aleksandrit të Madh, që shfaqet me tre yje dhe hënën mbi kokë, simbole këto që tregojnë për besimin hënor të iliro-maqedonasve.[18]

    Të dy planetët: Dielli dhe Hëna, janë simbole dhe motive të zakonshme në artin popullor shqiptar, si dhe në tatuazhet. Dihet se ilirët, banorët e lashtë të Ballkanit perëndimor, i përdornin simbolet e Diellit në ornamentet e tyre, megjithëse nuk mund të thuhet me siguri nëse kanë qenë pikërisht këto simbole që kanë trashëguar shqiptarët e sotëm.[19]

    ShtjefenGjeçovi konstaton mbeturina të forta të besimit në diellin, të shprehura në të falurit e diellit, e në të dhëna të tjera religjioze, i përshkruan duke i lidhur këto me kultin e diellit, e elementë të tjerë të mitologjisë në Ilirë e Trakë.[20]

    Shtjefën Gjeçovi i lindur në Janjevë, pranë JustinianaSecondës (Ulpianës), në anën perëndimore të malësisë së Galabit, me siguri se kishte njohuri të bollshme, për traditën e gjurmëve të artit parahistorik e dardan, që ishte zhvilluar dhe ruajtur deri në kohët tona, te popullata autoktone e kësaj malësie në mes të JustinianaSecondës dhe JustinianaPrimës pranë Lebanës, në anën lindore në malësinë e Galabit. Duke i pasur parasysh këto fakte, sot nuk na befason ruajtja e gjurmëve të qytetërimit dardan, në Kërshevicë, Vrajë, Bijanoc, Kushumli,Siariinë, Medvegjë, Artanë, Dardanë,Vendenisë, dhe lokalitete tjera arkeologjike, por edhe në traditën e qëndisjes së simboleve të kultit te veshja e Medvegjës, si rajon i Dardanisë Qendrore në mes të Justiniana Primës dhe Justiniana Secondës.

    Mësimet e para Gjeçovi i mori në vendlindjen e tij nëJanjevë. Janjeva kishte një traditë të arsimit kishtarë, andaj edhe për shkollën shqipe tëJanjevës në shekullin XVII, i kemi burimet arkivore. Në shekullin e XVII në Janjevë punonte shkolla e hapur me urdhër të Kongregatës së Propagandës Fide. Argjipeshkvi Andrea Bogdani në vitin 1664 e kishte rezidencën e tij në Janjevë. Andrea Bogdani i propozoi Kong regatës për mësues të shkollës në Janjevë Pjetër Mazrrekun i cili punoi deri në vitin 1670. Në vitin 1670 mësues i shkollës së Janjevës emërohet dom Vinçenc Mato. Në këtë kohë shkolla e Janjevës i kishte gjithsejtë 25 nxënës.[21]

    Janjeva në kohën e lindjes së Shtjefën Gjeçovit, në fund të shekullit XIX, nga burimet historike përshkruhet si fshat i varfër shqiptarë. Mil. J. Nikolajevici, një udhëpërshkrues me mision ushtarak nga oborri i mbretit të Serbisë, dhe shërbimit rusë i cili e viziton Janjevën në vitin 1892, i përshkruan rrugët dhe vendbanimet në trevat shqiptare për qëllime gjeostrategjike ushtarake.[22]

    Në Janjevë jetojnë familjet Mazrekic dhe Berishic, siç shihet këto janë familje shqiptare të sllavizuara.[23]

    Mil. J. Nikolajevic, dëshmon qartë se popullata e Janjevës ishte shqiptare deri pas pushtimit të Kosovës nga Serbia

    Atë Shtjefën Gjeçovi-Kryeziu është i lindur në Janjevë (me 1873), i cili la gjurmë në shumë veprimtari si: në letërsi, folklor, muzeologji, arkeologji, teologji, etnografi, të drejtën zakonore dhe në veprimtari tjera patriotike. Gjeçovi me rrënjë të origjinës së familjarëve të tij, nga rrethina e Pukës në Shqipëri, dhe i edukuar në frymën kombëtare nëJanjevë, pa dyshim se kishte njohuri të shumta për kulturën material dhe shpirtrore, të Shqipërisë Veriore, në të cilën përfshihej edhe rajoni i malësisë sëGalabit.

    Gjeçovi si njohës i mirë, i viseve veriore shqiptare, e kishte vjelë me kujdes e pasion kombëtare profesionale, kulturën material dhe shpirtërore të shqiptarëve, duke i lënë të shkruar si burime material dhe arkivore.

    Sipas studimeve të MarkTirtës, është vërtetuar se studimi i traditës dhe besimi te shqiptarët, na bindë se kemi të bëjmë me një kult të lashtë, vendas, sidomos në lidhje me hënën, si fuqidhënëse të prodhimeve bujqësore e blegtoralë si dhe fertilitetit të grave.[24]

    Këtë simbol të kultit që nga periudha e matriarkatit, e gjejmë në lokalitete arkeologjike dhe objekte të banimit në të gjitha trevat ilire.

    Në territorin e Kosovës është shumë i pranishëm edhe kulti i gjarprit. Kulti i gjarprit është evident edhe te shumë popuj të botës, që nga Azia Lindore e deri në Amerikë. Shumë e njohur dhe e famshme është legjenda e Gjarprit Hitit, emri i të cilit ishte Illurjanka, që për disa autorë shërben si burim nga rrjedh edhe emri ilir[25].

    Kulti i gjarprit si kult botëror, daton prej kohës së paleolitit dhe vjen deri në ditët tona, ndërsa në trevat ilire ai evidentohet qysh nga koha e neolitit.

    Kulti i gjarprit Kosovë haset në objekte të kultit, shtëpi të banimit, në drugdhendje, në qeramikë që dëshmon një periudhë të gjatë të besimit dhe traditës popullore.

    Gjarpri është kafshë toteme dhe kryetar i fisit ilir, simbol i mençurisë, i së keqes, shëndetit, pjellshmërisë, personifikim i shpirtit të ndjerit, mbrojtës i vatrës së shtëpisë e, mbi të gjitha, kafshë mitologjike[26].

    Gjarpërinjtë në gur, pranë kishës së vjetër në fshatinë Firiqevë, në Malësinë e Galabit

    Të gjitha këto simbole të lashta të kultit, sot i hasim të pranishme në veshjen solemne të grave shqiptare në rajonin e Medvegjës. Siç e cekëm më lartë për gërshetimin e elementeve të ndryshme dhe ndikimin e kulturave të huaja në trevat e Dardanisë, vërejmë se veshja e shqiptarëve në rajonin e Medvegjës, i ka ruajtur me gjelazi tiparet e veshjeve aristokrate mbretërore, të pa ndryshuara që nga periudha e antikitetit të vonë.

    Krahina etnografike e Medvegjës shtrihet në pjesën veri-lindore të Malësisë së Galabit. Malësia e Galabit ruan gjurmë të lashta të civilizimit me tradita të pasura të kulturës materiale dhe shpirtërore të popullatës autoktone dardano-arbërore.

    Kostumet e veshjes së grave të rajonit të Medvegjës pasqyrojnë traditën e lashtë të shprehjes estetike, duke nxjerrë në pah elementet më të lashta dhe domethënëse të artit tradicional që nga parahistoria, Dardanisë antike e deri në ditët e sotme.

    Motivet e artit popullor të shprehura te kjo veshje janë ngushtë të lidhura me historinë e rajonit dhe me dukuritë tjera kulturore dhe artistike të popullatës autoktone arbërore të kësaj treve.

    Në përgjithësi ornamentet artistike të kësaj treve, ndërlidhen me artin popullor të traditës, që është dëshmuar nga zbulimet arkeologjike, por që vazhdojnë të ruhen, duke u punuar me besnikëri dhe fanatizëm tradita e qëndisje së simboleve në veshjen shqiptare, dhe përdorimin e ngjyrave të ndritshme dhe të hareshme.

    Vlerat artistike kësaj veshje i shtohen sidomos nga zbukurimet e shumta të punuara me gjilpërë, shtizë, grep dhe përdorimi i rruazave dhe stolive tjera, po ashtu me ngjyra të ndryshme.

    Përveç simboleve astrale që shprehen në këmishë, jelek, te fustanella e gjatë, te kjo veshje bie në sy edhe përdorimi i simboleve ornamentike gjeometrike si: trekëndëshi, katërkëndëshi, rombi, spiralja, spiralja e dyfishte, meandri, vijat valore dhe zik-zake, të kombinuara edhe me elemente florale, dhe kolorit të ngjyrave, ku e bëjnë të duket shumë autentike dhe origjinale që nga lashtësia dhe periudha e matriarkatit e deri në ditët tona.[27]

    Kjo veshje duket e ruajtur artin parahistorik, është e veçantë sepse përmban shumë zbukurime, ngjyra, dhe me larmi të pasur të ornamenteve kozmike, floreale,htonike, toteme, zoomorfe, antropomorfe, gjeometrike dhe religjioze, që gjatë etapave të ndryshme i përdornin popujt e lashtë. Këto simbole i gjejmë edhe sot dendur në të gjitha elementet e veshjes së gruas shqiptare në rajonin e Medvegjës, që dëshmojnë kulturë të lashtë të qytetërimit në trojet tona.

    Veshja fshatare e kësaj treve karakterizohet në radhë të parë nga ruajtja e simboleve dhe elementeve dekorues autoktone. Veshjet popullore të kësaj zone, sikurse ne trevat tjera ndahen në veshje për bartje të përditshme, dhe veshje solemne festive-fetare.

    Veshjet solemne por edhe ato festive qëndisen bukur dhe mbushet me simbole te kultit dhe florale. Nga motivet florale që përdoren më shumë janë lulet, gjethet, drithërat, pemët etj. Në lule shpesh herë e hasim të qëndisur bletën. (Shih fotot poshtë)

    Bletës ndër shqiptar në të kaluarën i përkushtohej një nderim i veçantë. Për bletën ka mjaftë legjenda, që sipas besimit popullorë të shqiptarët, dikur paska qenë njeri. Për bletën nuk thonë ka “ngordhur” por thonë “vdiq”. Nopça mendon se ky adhurim i veçantë për bletën ndër shqiptarët, ka të bëjë me kultin e Mitrës, me burim nga mitologjia persiane.[28]

    Dukuri tjetër e veçantë te kjo veshje, është qëndisja e jakës dhe gjoksoreve të fustanellës së gjatë dhe këmishës së shkurtë, dhe në këto elemente zakonisht shprehen motive të plleshmërisë, ku dominojnë: ylli gjashtë cepësh, vulva, hëna dhe dielli, ndërsa qëndisja e kraharorëve, mëngëve, rreth duarve dhe fundit të fustanellës kryesisht qëndisja bëhet me motive floreale dhe gjeometrike.

    Hëna vetullore e qëndisur dhe e shprehur mjaftë shumë te kjo veshje e grave shqiptare, haset mjaftë shpesh edhe në lokalitetet arkeologjike në Kosovën e sotme. Ky simbol i kultit haset shpesh i gdhendur në gurë dhe në dru, te shumë objekte të banimit në Kosovë.

    Kulti i hënës është besimi i parë, në hierarkinë e hyjnive pellazge. Perëndia e hënës, është më e rëndësishme sesa e diellit. Te pellazgët hëna përfaqësohej nga perëndesha Sellenë.[29]

    Këtë simbol të kultit që nga periudha e matriarkatit, e gjejmë në të gjitha trevat ilire. Në territorin e Kosovës së sotme, hëna si simbol kulti ishte shumë i pranishëm në traditën e mjeshtërve tanë popullorë që nga lashtësia e deri me sot..

    Përveç që është shumë i shprehur te veshja e grave shqiptare nga Medvegja, ky simbol haset edhe në muret e objekteve të banimit: është hasur në fshatin Keqekollë, komuna e Prishtinës, në Lladoc, komuna e Besianës, në fshatin Studime, komuna e Vushtrrisë, në fshatin Skromë, komuna e Vushtrrisë, në fshatin Kqiq, komuna e Mitrovicës.

    Veshja tradicionale e femrave shqiptare në rajonin e Medvegjës sot, përfaqëson në përgjithësi trashëgiminë kulturore autentike te popullatës shqiptare ne Malësinë e Galabit.

    Veshjet e grave janë të veçanta sepse shquhen me ornamente të shumta dhe ngjyra dekorative, dhe janë bartëse kryesore e këtij arti tradicional artistik. Qëndisja nuk është vetëm një shprehje artistike por përmban elemente thelbësor me karakteristika mitike, religjioze dhe aristokrate të kostumeve perandorake, andaj e gjithë kjo është një trashëgimi burimore dhe historike që e bën popullatën arbërore të kësaj treve të ndihet krenarë.

    Është me rëndësi të theksohet se edhe përkundër sundimit të gjatë osman, shumë pjesë të veshjes fshatare e sidomos në trevën e Medvegjës, kostumet e martesës dhe ato festive stolisen dhe punoheshin nëvekë nga gratë shqiptare të kësaj ane, i kanë të qëndisura edhe simbolete krishterimit.

    Ndikimi oriental te kjo veshje nuk kishte ndikuar. Pas fillimit të shekullit XX te veshjet e përditshme vërehet ndikimi oriental, sepse në vend të këmishës së gjatë hyjnë në përdorim edhe dimitë nga materialet e ndryshme.

    Në periudhën mesjetare veshjet që përdoreshin në klasën e fisnikëve, kishin prejardhje bizantine ose italiane.[30]

    Te veshja e përditshme vërehet se jelekët punoheshin te rrobaqepësi. Këta jelek nuk kishin shume stoli, kishin ngjyra te mbylltë, dhe në anën e përparme punoheshin me sumlla.

    Duke i analizuar zbulimet e objekteve arkeologjike me figura hënore, dhe në mite dallohet qartë besimi i lashtë hënor në tre faza. Me paraqitjen e hënës, në formë të trefishtë, në artin e lashtësisë është shprehur fuqia e vetme e pushtetit të saj, me forcë të trefishtë.[31]

    Dielli si simbol i kultit solar, i zbuluar në objekte arkeologjike, varreza, dhe objekte të banimit në Kosovë janë dëshmie adhurimit të planetëve dhe simbolet pagane në përgjithësi. Ky simbol i kultit vërehet se është mjaftë shumë i qëndisur edhe në veshjen e grave shqiptarë nga Medvegja.

    Aleksandër Stipcevic për kultin e diellit ka shkruar se në librin e tij e ka përmendur filozofi Maksim nga Tiri, i cili ka jetuar në kohën e Antonit, për të cilin thotë se ai i përmend Peonët si fis ilirë, të cilët e adhuronin diellin, në formë të një disku të vogël, të ngritur në një shtyllë të gjatë.[32]

    Shumë nga objektet me simbole të ndryshme, e të cilat lidhen me besimin e dardanëve, ashtu sikurse edhe të fiseve tjera ilire, përdoreshin si amulet në trup, dhe rreth qafës. Besohej se këto amulet i mbronin bartësit e tyre, prej armiqve, nga syri i keq, andaj shpesh në këto amulet mbaheshin edhe dhëmb të kafshëve të egra.

    Besimi se me të shikuar, mund të dëmtosh njerëzit tjerë, ishte i përhapur te popujt e lashtë, por edhe te popujt e civilizuar.

    Aleksandër Stipceviqi, shkruan se: Pashko Vasa që më vitin 1879 vë në dukje se shqiptarët betoheshin për diell, për hënë, për dhe, për qiell, në gurë, e për elemente tjera të natyrës e jo për perëndi të krishterimit dhe islamizimit. Ai këto betime i shpjegon sit ë lashtësisë shqiptare dhe me burim vendas.[33]

    Shkrimtari romak Plini, e ka përmendur këtë besim te fiset ilire. Përveç Plinit, për këtë besim ka shkruar edhe një autor tjetër romak Aul Geli.

    QiroTruhelka më vonë shpreh mendimin e tij se popujt që jetojnë sot në Gadishullin Ballkanik, këtë besim e morën nga ilirët.[34]

    Përveç paraqitjes së këtyre motiveve në kostume, me një stil të punimit të përsosur, motivet e kultit dhe ato florale, janë gdhendur në dru, nga mjeshtër shqiptar në Kosovën e sotme.

    Ritet e besimit pagan i hasim edhe në folklor dhe valle.Vallja mortore e skalitur në një relief guri i cili u zbulua rastësisht në fillim të viteve 90-ta në Dardanë, dëshmon për artin e zhvilluar dardan, në rajonin e malësisë sëGalabit, jo shumëlarg me Medvegjën. Ky monument mortorë deri më sot është ndër monumentet më me vlera etnografike dhe religjioze qëështë zbuluar në territorin e Kosovës së sotme.

    Kjo skenë e paraqitur në këtë guri, mendohet se i përket periudhës së shekullit të III deri në shekullin e II, para erës sonë, kohë kjo e zhvillimit ekonomik, kulturor dhe ushtarak në Mbretërinë e Dardanisë.

    Në këtë guri, shprehen figurat që dëshmojnë nivelin shumë të lartë të kulturës dardane para pushtimit romak. Ky relief monumental paraqet ritin mortore dhe ritin e varrimit të një ushtari dardan i cili në kokë e mbanëhelmetën e tij. Reliefi i skalitur në këtë guri, nuk është i plotë, por nga ajo qëështë zbuluar na ofron mundësinë e përshkrimit të ritit mortor, dhe elementet etnografike të asaj periudhe në Mbretërinë e Dardanisë.

    Shihet qartë se ushtari i vdekur bartet me arkivol (arkë) nga katër ushtarë tjerë, po ashtu me helmeta në kokë. Valles mortore i prinë një valltare e cila qëndron te koka e ushtarit të vdekur. Ajo vallëzon vallen mortore , duke e mbajtur me dorën e djathtë këndin e majtë të arkivolit. Kjo valltare shihet se mban qëndrim të kundërt me kortezhin funeral të skalitur në këtë guri si monument mortor. Ajo sikur nuk pajtohet me vdekjen e ushtarit, por vallëzon ritet mortore për pavdekshmërinë e tij. Pas të vdekurit shihen duke vallëzuar tri valltare, tre pjesëmarrës tjerë të gjinisë mashkullore qëshkulin flokët. Veshja e grave e paraqitur në këtë relief, ku shihen fustanellat e gjata deri nën gju, pastaj që nuk e mbulon fytyrën por valon prapa kokës së valltareve, janë dëshmi të një civilizimi urban të asaj periudhe. Ky guri na jep pak a shumë të dhëna edhe për veshjen e burrave, ku vërehet qartë veshja e tyre me pantallona.

    Në këtë guri vërehen dhe kafshët shtëpiake si pjesëmarrje nëceremoninë e varrimit. Pjesëmarrja e kafshëve tregon qartë edhe simbolet e kultit të dardanët para krishterimit.

    Së bashku me zbulimin e këtij reliefi, janë zbuluar edhe gurë tjerë që dëshmojnë gjurmë të larta të civilizimit dhe dëshmi tëkohës për religjionin, traditën dhe etnografinë dardane të asaj periudhe. Me këtë rast ne po ofrojmë edhe reliefin e skalitur në gurin tjetër, në të cilin vërehet qartë, njëmashkull që me dorën e djathtë e mbanë burinë, duke dhënë kushtrimin se në atë vendbanim ka ushqim dhe fjetje. Paraqitja e opingave të palluara njëra pranë tjetrës, dhe ena e ushqimit, na shtynë të mendojmë se kemi të bëjmë me një bujtinë të kohës, në një vendbanim të zhvilluar qytetar (urban).

    Pra siç shihet kjo trevë si rajon i Mbretërisë së Dardanisë, ishte mjaftë shumë e zhvilluar, gjë që e vërtetojnë edhe gjurmët e xehetarisë, që dëshmohet me sasi të madhe tëskorieve (Zgjyra të mbetura gjatë procesit të shkrirjes dhe përpunimit të metaleve), të cilat edhe sot i hasim pran ujit në çdo përrua të kësaj malësie.

    Këto elemente etnografike e paraqesin kulturën material dhe religjioze të popullatës dardane. Përmes këtyrereliefëve, ne po ashtu po mësojmë edhe për veshjen dardane të asaj periudhe, që mendoj se e ruajti traditën edhe përkundër shumë pushtimeve të huaja nga popujt e ndryshëm që sollën kultura dhe tradita të ndryshme në trojet tona.

    Zbulimet e rastësishme arkeologjike, në trevat e dikurshme të Mbretërisë së Dardanisë, zbuluan edhe tëdhëna tjera qe dëshmojnë veshjen e grave edhe gjatë sundimit romak. Busti i gruas i punuar në mermer të bardhë, më përmasa: Gjerësia 55cm, trashësia 15cm dhe lartësi 75cm,[35] që u zbulua në fshatin Vërban, komuna e Vitisë, ofron të dhëna mjaftë të detajuar për kostumet e grave të asaj periudhe. Ky monument arkeologjik mendohet se i përket shekullit të II apo shekullit të III, të erës së re. Në këtë monument etnografik dhe arkeologjik, te veshja e gruas vërejmë, këmishën e punuar me palë, të cilat hyjnë nën kraharorë, që me siguri janë lidhur mbrapa në shpinë. Nëpjesën e gjoksit po ashtu palët e këmishës janë më të vogla port ë dukshme. Vërehet se në qafë, si stoli gruaja mbanë njëmedaljon apo stoli në formë monedhe, në të cilën vërehen dy rrathë koncentrik, për të cilët mund të pohojmë se paraqesin simbolin e kultit të diellit. Mjaftë me interes janë të dhënat për shaminë dhe mbajtjen e saj. Siç shihet shamia mbahej duke e mbuluar pjesën e sipërme të kokës, duke lëmë mundësinë që të shihen flokët mbi ballë dhe veshët për të parë vathët, e cila pastaj lëshohet në supe dhe embulon qafen prapa në shpinë. Ky monument kulture që deri në janar të vitit 1999 ishte në Muzeun e Prishtinës, është bartur në Muzeun e Beogradit së bashku me mijëra eksponate tjera arkeologjike dhe etnografike.

    Është me rëndësi të theksohet se mbajtja e shamisë në këtë portret të gruas, ngjason me shaminë e mbajtur te monumenti epigrafie qëështë zbuluar në Dardanë.

    Siç është e ditur nga burimet historike se pas ediktit të mbajtur në vitin 212 nga perandori romak Karakalla, bëhet barazimi i shtresave në Perandorinë Romake, dhe prej asaj periudhe në krye të kësaj perandorie, me shumicëne rasteve vinë në krye perandor me origjinë ilire.

    Burimet historike dëshmojnë se gjatë kohës së sundimit të perandorit Justinian, ishte arritur një zhvillim i hovshëm ekonomik e kulturorë. Në kohën e sundimit të tij, qendra e peshkopatës së Ilirikumit u batë prej Selanikut në vendlindjen e tij në Justiniana Primë.Kjo lenë të kuptohet se vendlindja e perandorit Justinian, ishte bërë qendër e artit dhe kulturës ilire. Në Justiniana Primë, gjatë asaj periudhe qëndruan artistët më të njohur nga Iliriku dhe Mesdheu. Siç shihet ky zhvillim i kulturës dhe artit vërehet edhe në mozaikun e mbretëreshës Teodora. Në këtë periudhë veshja e grave aristokrate na paraqitet me elemente shumë të pasura dekorues dhe domethënëse qësidomos vërehen në stolisjen e gjoksit dhe të kokës.

    Nëse e bëjmë një krahasim në mes të mozaikut tëTeodorës dhe veshjeve të grave shqiptare në rajonin e Medvegjës, shohim elemente tëpërbashkëta, e të cilat deri më sot, janë ruajtur vetëm te gratë shqiptare të kësaj treve, që po ashtu njihet edhe si vendlindja e perandorit Justinian.

    Pretendimet se serbët janë bartës të kulturës materiale e shpirtërore në trojet shqiptare, janë të shtyra nga motivet politike dhe nuk kanë bazë shkencore. Serbët nuk kanë as njohuri për veshjen e tyre kombëtare para gjysmës së dytë të shekullit XIX.

    Në vijim ofrojmë disa të dhëna historike të publikuara, nga studiuesit serbë, për veshjen popullore serbe. Shumë të dhëna që sot i lexojmë në literaturën serbe e të shkruara nga studiuesit pak më serioz serbë mësojmë se kombi serbë u krijua në mesin e shekullit XIX, duke i bashkuar dhe sllavizuar ortodokset e gadishullit, me një program politik e kishtar të iniciuar dhe hartuar nga Rusia.

    Serbia si shtet u formua duke i serbizuar fshatarët e varfër, ku pjesa dërmuese ishin shqiptar ortodoks dhe vllah, e të cilët quheshin “Rajë”. Raja ishte kategoria më e ulët sociale në shoqërinë mesjetare.

    Këtë e shkruan edhe VukKaragjiqi në vitin 1827, kur thotë se popull serb nuk gjen tjetër përveç fshatarëve. (Shih tekstin nga libri)[36]

    14

    Kjo masë e varfër fshatare në fillim të shekullit XIX nuk kishte trashëguar kurrfarë vlera të artit, andaj nuk mund të bëhet fjalë për ndonjë vepër të rëndësishme të artit serbë para shekullit XIX. Në fillim të shekullit XIX, duke mos pasur artë të trashëguar, u përvetësua gjithë çka shqiptare, duke i përvetësuar disa krerë ortodoks shqiptar, që në atëperiudhë me nxitjen e Rusisë ishin ngritur në kryengritje kundër P. Osmane. Ndër kryengritësit që në atë periudhë u vunë në shërbim të Rusisë pa dyshim se ishte KaragjorgjePetrovici ose si quhej ndryshe Gjergji i Zi, i cili ishte një shqiptar i fisit kelmendas, dhe bashkëpunëtori i tij i ngushteVukKaragjiqi dhe shumë të tjerë po ashtu me origjinë shqiptare.

    Nga literatura serbe, mësojmë se burimet e para për veshjen e grave serbe, janë ruajtur prej gruas së KaragjorgjePetrovicit, ku është gjetur një sënduk me veshjen e gruas ë tij Jelenes dhe vajzës së tyre e cila ishte e martuar me AntonijePlakiqin.(Shih tekstin nga libri)[37]

    15

    Nga kjo e dhënë kuptojmë se edhe kjo ishte veshje popullore shqiptare kur dihet se KaragjorgjePetroviqi kishte origjinë shqiptare, ashtu sikurse edhe dhëndëri ti tijAntonijePlakiqi. Te popullata shqiptare e Kosovës dhe Tregut të Ri edhe sot te disa familje shqiptare ruhet mbiemri Plakaj – Plakiq.

    Siç shihet veshja e grave serbe nuk ka traditë të lashtë, dhe deri në shekullin XIX, kur u krijua kombi serbë duke përvetësuar kulturën dhe traditat shqiptare, nuk dihej fare për ndonjë ekzemplar të vetëm se si dukej ajo.

    Këtë e shkruan edhe Vuk Karagjiqi në vitin 1827, kur thotë se popull serb nuk gjen tjetër përveç fshatarëve. (Shih tekstin nga libri)[1]

    Kjo masë e varfër fshatare në fillim të shekullit XIX nuk kishte trashëguar kurrfarë vlera të artit, andaj nuk mund të bëhet fjalë për ndonjë vepër të rëndësishme të artit serbë para shekullit XIX. Në fillim të shekullit XIX, duke mos pasur artë të trashëguar, u përvetësua gjithë çka shqiptare, duke i përvetësuar disa krerë ortodoks shqiptar, që në atë periudhë me nxitjen e Rusisë ishin ngritur në kryengritje kundër P. Osmane. Ndër kryengritësit që në atë periudhë u vunë në shërbim të Rusisë pa dyshim se ishte Karagjorgje Petrovici ose si quhej ndryshe Gjergji i Zi, i cili ishte një shqiptar i fisit kelmendas, dhe bashkëpunëtori i tij i ngushte Vuk Karagjiqi dhe shumë të tjerë po ashtu me origjinë shqiptare.

    Nga literatura serbe, mësojmë se burimet e para për veshjen e grave serbe, janë ruajtur prej gruas së Karagjorgje Petrovicit, ku është gjetur një sënduk me veshjen e gruas ë tij Jelenes dhe vajzës së tyre e cila ishte e martuar me Antonije Plakiqin. (Shih tekstin nga libri)[2]

    Nga kjo e dhënë kuptojmë se edhe kjo ishte veshje popullore shqiptare kur dihet se Karagjorgje Petroviqi kishte origjinë shqiptare, ashtu sikurse edhe dhëndëri ti tijAntonije Plakiqi. Te popullata shqiptare e Kosovës dhe Tregut të Ri edhe sot te disa familje shqiptare ruhet mbiemri Plakaj – Plakiq.

    Siç shihet veshja e grave serbe nuk ka traditë të lashtë, dhe deri në shekullin XIX, kur u krijua kombi serbë duke përvetësuar kulturën dhe traditat shqiptare, nuk dihej fare për ndonjë ekzemplar të vetëm se si dukej ajo.

    [1] Srbska Akademija Nauka I Umetnosti, Odelenje istoriski nauka, Istorija Beograda 2, Beograd, 1974, fq. 557

    [2]Po aty, fq. 559

    Përfundim:

    Nga gjithë kjo që u përshkrua më lartë dhe u argumentua me foto, për veshjen e grave shqiptare në rajonin e Medvegjës, mund të pohojmë se kjo veshje është e veçantë, dhe si e vetmja në rajon dhe Evropë, që ruan vlera të artit parahistorik, antik e mesjetar, dhe duke e dëshmuar në kronologji historike autoktoninë e shqiptarëve në një zonë etnografike iliro-arbëroro-shqiptare. Kjo veshje si e tillë, meriton vëmendje institucionale kombëtare dhe botërore.

    [1]MarkTirta, “Mitologjia ndër shqiptarë”, Tiranë, 2004, fq. 50

    [2] Po aty, fq.49

    [3]Po aty, fq. 72-73

    [4]Arkivi Qendror Shtetëror, Tiranë, F 58, V, D, 70, fl.25

    [5] Fatbardha Demi, www.pashtriku.org, “Besimi Hënor – Dëshmi e Autoktonisë së Kombit Arbër”, e enjte, 19 dhjetor, 2013

    [6]https://njekomb.org/kulti-i-diellit-dhe-henes-te-shqiptaret-nga-mark-tirta-etnolog/,

    [7]MarkTirta, “Etnologjia Shqiptare”, Tiranë, 2003, fq.443

    [8] Po aty, fq. 74

    [9] Po aty, fq. 74

    [10]AliMuka, “Ndërtimet tradicionale fshatare”, Tiranë, 2007, fq.538

    [11]Shaban Hajzeri, (1936), fshati Vllahi, Komuna e Mitrovicës.

    [12]Vehbi Reçica, (1946), fshati Llugagji, Komuna e Lipjanit.

    [13]QazimNamani, EminSallahu, ArzijeZeneli, ElviraReçica, Ardiana Qorraj; Përnjohja e Trashëgimisë Kulturore, në brezin very-lindor të Kosovës së sotme, Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, Prishtinë 2013, fq. 204

    [14]Fatbardha N. Demi, Selenizmi-Besimi që sundon botën, Tiranë, 2016, fq.12

    [15] Po aty, fq. 36

    [16] Po aty, fq. 45-46

    [17] Luljeta Dano. Perëndesha Athina dhe simbole të tjera kozmogonike, Tiranë, 2007, fq. 8-9

    [18] Fatbardha N. Demi, Selenizmi-Besimi që sundon botën, Tiranë, 2016, fq.14

    [19]https://njekomb.org/kulti-i-diellit-dhe-henes-te-shqiptaret-nga-mark-tirta-etnolog/,

    [20]https://njekomb.org/kulti-i-diellit-dhe-henes-te-shqiptaret-nga-mark-tirta-etnolog/,

    [21]Nikola Colak-IveMazuran; “Janjevo”, Zagreb, 2000, fq. 59

    [22] Mil. J. Nikolajevic, kapiten i kalorësisë, oficeri mbrojtjes së afërt të mbretit të Serbisë; Severna Stara Serbija,

    Vojnageografska i istorijskastudija, Beograd, 1892, fq. 110

    [23]MirkoBajrakrarovic; “Shkrirësit e Janjevës si vazhdues të xehetarisë së vjetër”, Buletini i Muzeutë

    Kosovës XI, Prishtinë 1972, fq 154

    [24] Gazeta Rrënjët, dhjetor 2021, fq.12

    [25]AleksanderStipçeviq, “Ilirët, Historia-jeta-Kultura Simbolet e Kultit”, Rilindja, Prishtinë, 1990, fq. 17

    [26] Po aty, fq. 321

    [27]http://www.zemrashqiptare.net/neës/54188/qazim-namani-veshja-e-grave-shqiptare-ne-rajonin-e-medvegjes.html,

    [28]MarkTirta, Mitologjia ndër shqiptar, Tiranë, 2004, fq.66

    [29]Fatbardha N. Demi, Selenizmi-Besimi që sundon botën, Tiranë, 2016, fq.12

    [30]MarkTirta, Etnologjia Shqiptare, Tiranë, 2003, fq. 198

    [31]Mark Tirta, EtnologjiaShqiptare, Tiranë, 2003, fq. 17

    [32] Aleksandër Stipcevic, Ilirët Historia Jeta Kultura dhe simbolet e kultit, Prishtinë, 1990, fq.221

    [33] Po aty, fq.68

    [34] A. Stipcevic, Ilirët Historia Jeta Kultura dhe simbolet e kultit, Prishtinë, 1990, fq. 96

    [35]Katalog ,Arheoloskoblago, Kosova, Beograd, fq. 301

    [36]SrbskaAkademijaNauka I Umetnosti, Odelenjeistoriskinauka, IstorijaBeograda 2, Beograd, 1974, fq. 557

    [37] Po aty, fq. 559

  • Manifaktura apel qeverisë: Ta kthejmë Shqipërinë në qendër prodhimi për ushtritë e NATO-s

    Manifaktura apel qeverisë: Ta kthejmë Shqipërinë në qendër prodhimi për ushtritë e NATO-s

    Rritja e shpenzimeve për mbrojtjen nga vendet anëtare të NATO-s dhe interesi i lartë për veshje ushtarake kohët e fundit, po shihet si një mundësi e mirë nga industria fason në Shqipëri për ta kthyer vendin në një qendër prodhimi të artikujve ushtarak duke u shkëputur nga varësia e kontratave me palët e treta dhe për të negociuar direk me këto vende.
    “Në këtë strategji të përfshihen jo vetëm veshjet dhe këpucët, por një pjesë e mirë e ekonomisë shqiptare ku futen dyshekët, çarçafët, aksesorët për ushtrinë pasi ka një gamë të gjerë të produkteve. Ajo që na intereson është që Shqipëria këtë potencial që ka, ta përdori dhe të bëhet markë në rajon. Ne pretendojmë të mos jemi më dorë e tretë në këtë proces, por të jemi vendimtarë dhe të dalim me “Made in Albana””, u shpreh Florjan Zekja , përfaqësues i sektorit të manifakturës.
    Por për daljen në tregjet evropiane me produkt “Made in Albania”, biznesit të manifakturës i duhet mbështetja e qeverisë dhe përfshirja në një strategji të mirëmenduar për kalimin në një cikël të plotë prodhimi.
    “Qeveria ka mekanizma të shumtë që po i përdor për një pjesë të këtyre artikujve, që te marketingu që mund të bëjë ministria, vënia në dispozicion i ambienteve në pronësi të qeverisë, gantete që ndihmon biznesin dhe certifikimin e tyre”, tha ai.
    Aktualisht në Shqipëri prodhohen veshje ushtarake për vende si Italia, Greqia apo edhe Finlanda, por nëpërmjet palëve të treta.

  • Stili i veshjes së Elisabet II/ Ekspozita me 200 veshje ikonike të Mbretëreshës

    Stili i veshjes së Elisabet II/ Ekspozita me 200 veshje ikonike të Mbretëreshës

    Mbretëresha Elisabeth II në Britani të Madhe, edhe pse është ndarë nga jeta vijon të tërheqë vëmendjen. Një ekspozitë kushtuar stilit të përjetshëm të saj do të hapet në 2026 në Galerinë e Mbretit në Londër. Aty do të shfaqen mbi  200 veshje ikonike të Mbretëreshës, shumë prej të cilave nuk janë parë kurrë më parë nga publiku

    Në vitin 2026, në Galerinë e Mbretit në Londër, do të hapet ekspozita më e madhe që i është kushtuar stilit të Mbretëreshës Elisabet II, me rastin e 100-vjetorit të lindjes së saj.

    Ekspozita, titulluar “Queen Elizabeth II: Her Life in Style”, do të shfaqë mbi 200 veshje ikonike të Mbretëreshës, shumë prej të cilave nuk janë parë kurrë më parë nga publiku.

    Një nga elementet më të spikatura të ekspozitës do të jetë fustani i famshëm i vitit 1956, krijuar nga Sir Norman Hartnell, një nga stilistët më të njohur të kohës.

    Fustan i artë, i zbukuruar me qëndisje dhe perla, do të ekspozohet së bashku me veshje të tjera mbretërore që pasqyrojnë shijen dhe elegancën e Mbretëreshës gjatë viteve

    Ekspozita do të hapë dyert në pranverën e vitit 2026, me datat dhe mundësinë e blerjes së biletave që do të njoftohen në nëntor të vitit 2025.

    Ky është një mundësi unike për të udhëtuar nëpër historinë e modës dhe stilit të një prej figurave më të njohura të shekullit të 20-të.

    Në vitin 2023 u hap një ekspozite e veçantë për mbretëreshën Elizabeth dhe qentë e saj.

  • Policia sekuestron 40 mijë € veshje të kontrabanduara/ Do shiteshin te tregu i..

    Policia sekuestron 40 mijë € veshje të kontrabanduara/ Do shiteshin te tregu i..

    Policia e Tiranës ka kesuestruar mallra, konkretisht veshje sportive të dyshuara të kontrabanduara.
    Sipas policisë vlera totale e mallrave kap shifrën e 40 mijë Eurove, ndërkohë që policia ka arrestuar drejtuesin e furgonit, një 52 vjeçar.
    ‘Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Silent Load”. Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh. Xh., 52 vjeç, banues në Kukës.
    Shërbimet e Policisë, në rrugën “Bardhyl”, kanë lokalizuar dhe ndaluar furgonin me drejtues m 52-vjeçarin, në të cilin, gjatë kontrollit, u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, mallra (veshje sportive) të dyshuara si të kontrabanduara, me vlerë totale 40 000 euro.
    Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas do t’i shiste veshjet në dyqane të ndryshme të një tregu të shumicës në rrugën “5 Maji”’,thuhet në njoftimin e policisë.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

  • Veshje kontrabandë me vlerë 40 mijë euro, në pranga 52-vjeçari! Po i transportonte te tregu i shumicës 

    Veshje kontrabandë me vlerë 40 mijë euro, në pranga 52-vjeçari! Po i transportonte te tregu i shumicës 

    Një 52-vjeçar nga qyteti i Kukësit ka rënë në prangat  e policisë së kryeqytetit pasi u kap duke transportuar me furgon mallra kontrabandë për te tregu i shumicsës në rrugën “5 Maji”.
    Shkëlqim Xhahu u ndalua nga efektivët në rrugën “Bardhyl”.
    Vlera e veshjeve kryesisht sporttve arrinte vlerën 40 000 euro.
    Nga pamjet e siguruara nga blutë shohim se 52-vjeçari i kshte vendosur veshjet në qeska të mëdha të zeza dhe të mbylluara me ngjitës.
    Operacioni për kapejen e tij u kodua “Silent Load”.
    “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Silent Load”.
    Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh. Xh., 52 vjeç, banues në Kukës.
    Shërbimet e Policisë, në rrugën “Bardhyl”, kanë lokalizuar dhe ndaluar furgonin me drejtues m 52-vjeçarin, në të cilin, gjatë kontrollit, u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, mallra (veshje sportive) të dyshuara si të kontrabanduara, me vlerë totale 40 000 euro.
    Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas do t’i shiste veshjet në dyqane të ndryshme të një tregu të shumicës në rrugën “5 Maji”, njoftoi sot policia.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

  • Italia na “do më shumë”! Fqinji përtej detit është blerësi dhe shitësi më i madh i mallrave në Shqipëri

    Italia na “do më shumë”! Fqinji përtej detit është blerësi dhe shitësi më i madh i mallrave në Shqipëri

    Themel i tregtisë së jashtme të Shqipërisë mbetet shteti italian, si në shitjen e produkteve “Made in Albania” dhe në blerjen e mallrave të huaj.

    Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, në 5 muajt e parë të vitit me shtetin italian eksportuam po aq sa edhe importuam. Në 73.3 mld lekë eksporte dhe 77.5 mld lekë importe.
    Shteti italian na furnizon ndjeshëm me ushqime dhe veshje, por edhe me makineri dhe pajisje. Ndërsa drejt saj italianët i pajisim me tekstile, këpucë dhe materiale ndërtimi.
    Në një këndvështrim më të gjerë, eksportet shqiptare deri në maj u rritën me 2.1%, duke arritur vlerën 168 mld lekë. Teksa kemi shitur më shumë minerale, lëndë djegëse, por edhe ushqime si pasojë e sezonit, si dhe veshje e këpucë.
    Ndërkohë, importet e mallrave arritën vlerën 355 mld lekë, duke u ulur me 2.4%, krahasuar me një vit më parë.
    Me eksportet që ngritën kokë dhe importet në rënie lehtë, bilanci tregtar u mbyll negativisht për vendin muajin e shkuar me 187 miliardë lekë deficit.

    Top Channel

  • VIDEO – “(S)presim Djalë…”, me veshje popullore dhe me çifteli, Luiz Ejlli përgjigjet për shtatzaninë e Kiarës

    VIDEO – “(S)presim Djalë…”, me veshje popullore dhe me çifteli, Luiz Ejlli përgjigjet për shtatzaninë e Kiarës

    Çifti Kiara Tito dhe Luiz Ejlli, vazhdojnë të jenë në fokusin e showbiz- it shqiptar. Produkt i BBVip, edhe pas më shumë se dy viteve, ata kanë një audiencë e interes të lartë nga publiku.
    Prej disa javësh, po komentohet shumë shtatzania e Kiarës, madje duke përcaktuar se çifti pret edhe…djalë. Luizi ka zgjedhur mënyrën më të mirë për ti kthyer përgjigje, me këngë.
    Me veshje popullore, Kiara, Luizi dhe madja edhe Luna e vogël, shfaqen në një videoklip, që mund të konsiderohet një këngë e re e këngëtarit shkodran. Luizi ka zgjedhur çiftelinë por edhe batutat e humorit, duke ngjallur humor e të qeshura tek ata që e dëgjojnë.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Stamponin veshje me logo luksoze false, arrestohet edhe djali i kandidatit të PD

    Stamponin veshje me logo luksoze false, arrestohet edhe djali i kandidatit të PD

    Ka shkuar në 6 numri i të arrestuarve për magazinën e ngritur në fshatin Brar, ku stampoheshin me logo false veshje të kontrabanduara. Policia e Shtetit ka arrestuar sot Lindion Hakan, djali i kandidatit për deputet të Partisë Demokratike Luan Haka.
    Një ditë më parë Policia e Shtetit arrestoi katër persona në operacionin policor të koduar “Fake Star 5”, mes të cilëve dhe kandidati për deputet i PD-së Luan Haka.
    Dy magazinat ishin të pajisura me linja makinerish për qepje, printim dhe stampim me logo false, të markave të njohura ndërkombëtare, të veshjeve dhe aksesorëve të dyshuar të kontrabanduar.

  • Zbulohen dy magazina me veshje të kontrabanduara, arrestohen 4 persona, shpallen në kërkim dy të tjerë

    Zbulohen dy magazina me veshje të kontrabanduara, arrestohen 4 persona, shpallen në kërkim dy të tjerë

    Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, operacioni policor i koduar “Fake Star 5”. Në Rrugën e Arbërit janë zbuluar 2 magazina, ku stampoheshin veshje të kontrabanduara me logo false të markave të njohura ndërkombëtare. Sipas Policisë së Shtetit, janë arrestuar 4 shtetas, janë shpallur në kërkim 2, ku njëri prej tyre shtetas turk, si dhe procedohen në gjendje të lirë 4 punonjës. Gjithashtu, Policia e Shtetit bën me dije se janë sekuestruar sasi të mëdha veshjesh, dhjetëra makineri qepjeje, printimi ose stampimi, logo të markave të njohura ndërkombëtare, 6 dokumente të shtetasit turk, një shumë lekësh, njësi kompjuterike, 1 celular, si dhe sende/dokumente të tjera që do t’i shërbejnë hetimit. Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme u konstatua se 2 magazinat ishin të pajisura me linja makinerish për qepje, printim dhe stampim me logo false të markave të njohura ndërkombëtare, të veshjeve dhe aksesorëve të dyshuar të kontrabanduar.
    Ndërkohë, përgjatë vitit 2024, Administrata Doganore evidentuan dhe hequr nga qarkullimi 40,911 copë veshje të ndryshme dhe aksesorë, që dyshohej se shkelnin një pronësi intelektuale të markave tregtare botërore. Pak muaj më parë qeveria ka inciuar disa ndryshime ligjore që synojnë ti japin më shumë mbrojtje bizneseve që kanë të regjistruar markën, gjithashtu edhe konsumatorëve. Sipas draftit, pronarët e një marke të cilët konstatojnë se emri i tyre imitohet apo përvetësohet nga dikush tjetër, do të mund të ngrenë padi në gjykatë, të kërkojnë nxjerrjen jashtë qarkullimit, konfiskimin dhe vënien nën kontroll të mallrave që dyshohet se shkelin të drejtat e markave të regjistruara më parë. Ndërkohë, tregtarët abuzues mund të gjobiten me shuma marramendëse dhe të përfundojnë pas hekurave për tregtimin e mallrave të kopjuara dhe imitimin e markave prestigjioze.