Tag: veshje

  • Përfitoi 1 mln euro; kush është Elisabeta Dosti që mashtroi aksionerët për përfitime personale

    Përfitoi 1 mln euro; kush është Elisabeta Dosti që mashtroi aksionerët për përfitime personale

    Prokuroria e Tiranës ka zbuluar një skemë të përvetësimit të paligjshëm të pasurive të një shoqërie të privatizuar, ku përfaqësuesja ligjore e “Prodhim Veshje nr.02” sh.a., Elisabeta Dosti, dyshohet se ka falsifikuar dokumente për të transferuar të gjitha pasuritë e shoqërisë tek kompania “Empire Investment Solution (EIS)” sh.p.k, e cila kontrollohej fillimisht 100% prej saj.
    Përmes kësaj skeme, pasuritë janë dhënë me qira, janë shitur ose janë përdorur në marrëveshje ndërtimi duke përfituar mbi 1 milionë euro në dëm të aksionerëve të tjerë të shoqërisë Prodhim Veshje nr.02.
    Prokuroria ka caktuar ndaj saj masën arrest shtëpie.
    Njoftimi i Prokurorisë së Tiranës
    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë merr nën hetim dhe jep masë sigurimi ‘Arrest në shtëpi’ për shtetasen E.D., për veprat penale të “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale” parashikuar nga nenet 186/1 dhe 278/1.
    Nga hetimet mbi procedimin penal nr.2130, datë 26.03.2025, regjistruar mbi bazën e materialit referues të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, u arrit në përfundimin se me veprimet e saj, shtetësja E.D. i ka konsumuar këto dy vepra penale.
    Nga hetimet e zhvilluara dhe të kryera në këtë procedim penal, rezultoi e provuar se në vitin 2013, shtetësja E.D. me cilësinë e përfaqësueses ligjore të shoqërisë “Prodhim Veshje nr.02” sh.a, (shoqëri e krijuar nga privatizimi i ndërmarrjeve shtetërore, ku punonjësit e kësaj ndërmarrje janë bërë aksionerë të shoqërisë), nëpërmjet vendimeve apo akteve të tjera të falsifikuara dhe në mënyrë krejtësisht të paligjshme ka kryer kalimin e të gjitha pasurive të paluajtshme (toka dhe ndërtesa) të shoqërisë së sipërcituar, tek shoqëria “Empire Investment Solution (EIS)” sh.p.k, e cila në momentin e krijimit zotërohej 100% prej saj.
    Më pas ajo ka transferuar dhe zhvendosur pronësinë e kuotave të shoqërisë “Empire Investment Solution (EIS)” sh.p.k, me qëllim fshehjen ose mbulimin e origjinës së paligjshme të kapitalit të saj, duke ditur se kjo pasuri është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale.
    Pasuritë e paluajtshme të transferuara në mënyrë të paligjshme tek shoqëria “Empire Investment Solution (EIS)” sh.p.k, janë dhënë me qira duke realizuar të ardhura të larta, një pjesë e tyre janë shitur në vlerën 1,000,000 Euro ndërsa me kontratën e sipërmarrjes të datës 18.12.2019, pasuria me nr.2/2337( transferuar në mënyrë të paligjshme) ndodhur në Rrugën “Muhamet Gjollesha” Tiranë, me sipërfaqe totale 5989 m2, nga të cilat ndërtesë me sipërfaqe 1375 m2 është dhënë për ndërtimin e objektit shumëkatësh multifunksional mbi sipërfaqen prej 12,201,36 m2. Në këmbim të pasurisë të përshkruar më sipër, porositësi do të përfitojë në objektin shumëkatësh multifunksional të ndërtuar nga Sipërmarrësi 35% të sipërfaqes ndërtimore korresponduese të sipërfaqes prej 5989 m2.
    Pra nga pasuritë e transferuara në mënyrë të paligjshme, shoqëria shoqëria “Empire Investment Solution (EIS)” sh.p.k, ka realizuar pasuri me vlera miliona euro, duke përjashtuar nga përfitimi i pjesës takuese të të ardhurave aksionerët e tjerë në shoqërinë “Prodhim Veshje nr.02” sh.a.
    Transferimi i aseteve të pasurive nga njëra shoqëri tek tjera është kryer jo vetëm mbi bazën e dokumenteve të falsifikuara dhe në kundërshtim me ligjin por edhe nëpërmjet akteve të tjera të paligjshme përfshi edhe ato korruptive, me qëllimin e posaçëm të dëmtimit të interesave të aksionarëve në minorancë të shoqërisë “prodhim veshje nr.02”, të cilët ishin kryesisht pensionistë (ish punonjës të ndërmarrjes shtetërore NPV) dhe në vështirësi për të realizuar të drejtat e tyre.
    Bazuar në sa më sipër me kërkesën e organit të akuzës, gjykata vendosi caktimin e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi” ndaj shtetases E. D., e akuzuar për veprat penale të “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Pastrimit të Produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”. Ndërsa me vendimin e datës 27.11.2025 u vendos vazhdimi i kësaj mase.
    Hetimet vazhdojnë për të përcaktuar vlerën e dëmit dhe produktit të veprës penale.

  • “Kur shkoni te njerëzit për të nxjerrë foto në FB, mos shkoni me veshje 5000-6000 € se është gjynah”-Apeli i Ulsi Manjës për deputetët e PD

    “Kur shkoni te njerëzit për të nxjerrë foto në FB, mos shkoni me veshje 5000-6000 € se është gjynah”-Apeli i Ulsi Manjës për deputetët e PD

    Deputeti i Partisë Socialistë, Ulsi Manja, tha se krahasimi i projektbuxhetit për vitin 2026 është i pakrahasueshëm me buxhetet e Partisë Demokratike në kohët që kjo forcë politike ka qenë në pushtet, pasi ndryshojnë për nga përmasa, detajimi dhe shpërndarja meritokratike. 
    “Sa herë vjen seanca e diskutimit të buxhetit në Kuvend, të gjithëve themi se është seanca më rëndësishme në jetën e parlamentit. Ne nuk presim ta duartrokisni buxhetin tonë, sepse kjo seancë shfaqet në një mënyrë të qartë edhe dallimi politik midis 2 kahjeve tona, dhe ky buxhetin lidhet me vizion qeverisës 2025-2030. Nuk jemi të gjithë ekonomistë a financierë, po jemi me profesione të ndryshme, por dimë t’i lexojmë shifrat e buxhetit. U tha buxheti i Partisë Demokratike. Nuk krahasohet as ky buxhet e as buxhetet tona përgjatë 12 viteve. Janë mbi 9 miliardë euro. Ky buxhet garanton mirëqenien e qytetarëve, ky buxhet konsolidon financat publike. Borxhi publik vjen në rënie. Buxheti është shpërndarë në mënyrë të tillë që garantin një zhvillim gjithëpërfshirës të ekonomisë”,- tha Manja. 
    Më tej, Manja u kërkoi deputetëve të Partisë Demokratike që të mos ankohen për një buxhet që sipas tyre, jo për përfitimin e qytetarëve, ndërkohë që u paraqiten shqiptarëve me veshje luksoze. 
    “Kur shkoni te njerëzit për të nxjerrë foto në FB, mos shkoni me veshje 5000-6000 euro se është gjynah”,- tha Manja. 
     

  • Përmbytjet, Manja-Hotit: Kur shkoni në veri për të bërë foto, mos shkoni me veshje 5-6 mijë euro

    Përmbytjet, Manja-Hotit: Kur shkoni në veri për të bërë foto, mos shkoni me veshje 5-6 mijë euro

    Deputeti socialist Ulsi Manja, ndërsa fliste në foltoren e Kuvendit, ku po diskutohet projektbuxheti për vitin e ardhshëm, është ndalur edhe te situata e përmbytjeve në vend.
    Ndërsa replikonte me deputeten demokrate Eldi Hoti, Manja tha se sot qytetarë në të gjitha bashkitë e vendit, e sidomos në veri, nuk presin t’u japin zgjidhje ata që nuk i kanë votuar.
    Ai “këshilloi” deputeten demokrate që kur shkojnë në zonat e veriut për të bërë foto me përmbytje, të mos shkojnë të veshura me veshje 5-6 mijë euro.

    “Zonja Hoti, kur ngrini telefonin, ju këshilloj që kur të shkoni në ato zonat atje vetëm për foto, ju lutem mos vishni kostume me 5 apo 6 mijë euro. Të gjithë ata banorët atje nuk presin t’ua zgjidhni ju hallet, se nuk ju kanë votuar për t’iu zgjidhur hallet”, tha Manja.
     

  • Protesta e PD-së të hënën, dyert e kryeministrisë mbulohen me veshje metalike

    Protesta e PD-së të hënën, dyert e kryeministrisë mbulohen me veshje metalike

    Teksa PD ka lajmëruar protestë të hënën, në godinën e jashtme të qeverisë, punonjësit e shërbimit kanë nisur punën për mbrojtjen e saj duke vendosur mbrojtëse hekuri.
    Dyert e Kryeministrisë janë blinduar mbrëmjen e kësaj të shtune me veshje metalike.
    Sipas selisë blu, aksioni opozitar do të jetë i përjavshëm, në formën e podiumeve me foltore në Bulevardin e kryeqytetit, ndërsa thirrja e një proteste kombëtare i përket një momenti tjetër, javët në vijim.
    E hëna e 17 nëntorit do të shënojë dhe tubimin e parë të PD-së pas zgjedhjeve të 11 majit. Organizimin e të hënës PD e ka quajtur si “Parlamenti para Kryeministrisë”.
    Opozita proteston për ngushtimin e hapësirave në Kuvend. PD akuzon mazhorancën se nuk lejon zhvillimin normal të seancave parlamentare.

  • Sekuestrohen veshje kontrabandë me vlerën 100 mijë euro, pranga shoferit të autobusit!

    Sekuestrohen veshje kontrabandë me vlerën 100 mijë euro, pranga shoferit të autobusit!

    Policia e Kufitare në Kapshticë sekuestroi veshje të kontrabandauara që kapin vlerën rreth 100 mijë euro këtë të shtunë. 
    Efektivët kaluan për kontroll në vijën e dytë autobusin me drejtues shtetasin N. Z., 54 vjeç, banues në fshatin Neviçisht, Korçë. 
    Nga kontrolli, në autobusin që ky shtetas drejtonte, janë gjetur veshje të dyshuara të kontrabanduara nga Greqia, pasi nuk ishin të pajisura me fatura blerjeje. 
    Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi N. Z., 54 vjeç, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”. 
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.  

  • Kontrabandë veshjesh nga Greqia në Shqipëri, pranga shoferit të autobusit

    Kontrabandë veshjesh nga Greqia në Shqipëri, pranga shoferit të autobusit

    Një shofer autubusi ka rënë në prangat e policisë kufitare të Kapshticës, pasi kontrabandoi veshje nga Greqia në Shqipëri.
    Gjatë kontrollit të kryer në autobusin e 54-vjeçarit blutë konstatuan se veshjet nuk ishin të pajisura me fatura blerjeje.
    Veshjet të cilat kapnin vlerën rreth 100 mijë euro u sekuestruan si provë materiale.
    “Në vijim të kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara në informacionet policore të marra në rrugë operative, shërbimet e DVKM Korçë, në hyrje të RSh-së, në PKK Kapshticë, kaluan për kontroll në vijën e dytë autobusin me drejtues shtetasin N. Z., 54 vjeç, banues në fshatin Neviçisht, Korçë.
    Nga kontrolli, në autobusin që ky shtetas drejtonte, janë gjetur veshje të dyshuara të kontrabanduara nga Greqia, pasi nuk ishin të pajisura me fatura blerjeje.
    Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi N. Z., 54 vjeç, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, njoftoi sot policia.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

  • Kontrabandoi veshje nga Greqia, arrestohet shoferi i autobusit nga policia kufitare

    Kontrabandoi veshje nga Greqia, arrestohet shoferi i autobusit nga policia kufitare

    Kontrabandoi veshje nga Greqia, arrestohet në flagrancë, gjatë transportimit të tyre, 54-vjeçari, shofer autobusi.

    Sekuestrohen veshjet e kontrabanduara, që kapin vlerën rreth 100 mijë euro. Në vijim të kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara në informacionet policore të marra në rrugë operative, shërbimet e DVKM Korçë, në hyrje të RSh-së, në PKK Kapshticë, kaluan për kontroll në vijën e dytë autobusin me drejtues shtetasin N. Z., 54 vjeç, banues në fshatin Neviçisht, Korçë.
    Nga kontrolli, në autobusin që ky shtetas drejtonte, janë gjetur veshje të dyshuara të kontrabanduara nga Greqia, pasi nuk ishin të pajisura me fatura blerjeje.
    Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi N. Z., 54 vjeç, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • Kontrabandoi veshje me vlerë 100 mijë euro, pranga 54-vjeçarit në Kapshticë

    Kontrabandoi veshje me vlerë 100 mijë euro, pranga 54-vjeçarit në Kapshticë

    Një 54-vjeçar nga fshati Neviçisht i Korçës është arrestuar nga Policia Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës, pasi u kap duke transportuar një sasi të konsiderueshme veshjesh të dyshuara të kontrabanduara nga Greqia.

    Sipas burimeve, autobusi që drejtonte shtetasi N. Z., u ndalua për kontroll të detajuar në “vijën e dytë”, gjatë hyrjes në territorin shqiptar.

    Gjatë kontrollit, shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë gjetën veshje pa dokumentacion tatimor apo fatura blerjeje, të cilat dyshohet se ishin futur në mënyrë të paligjshme nga shteti fqinj.

    Policia bën me dije se vlera e përafërt e mallrave të sekuestruara arrin në rreth 100 mijë euro. Në përfundim të veprimeve procedurale, 54-vjeçari u arrestua në flagrancë dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme hetimore, nën akuzën “Kontrabanda me mallra të tjera”.

    Njofitmi i policisë:

    Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë

    Policia Kufitare intensifikon kontrollet për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi.

    Goditet një tjetër rast i kontrabandës.

    Kontrabandoi veshje nga Greqia, arrestohet në flagrancë, gjatë transportimit të tyre, 54-vjeçari, shofer autobusi.

    Sekuestrohen veshjet e kontrabanduara, që kapin vlerën rreth 100 mijë euro.

    Në vijim të kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara në informacionet policore të marra në rrugë operative, shërbimet e DVKM Korçë, në hyrje të RSh-së, në PKK Kapshticë, kaluan për kontroll në vijën e dytë autobusin me drejtues shtetasin N. Z., 54 vjeç, banues në fshatin Neviçisht, Korçë.

    Nga kontrolli, në autobusin që ky shtetas drejtonte, janë gjetur veshje të dyshuara të kontrabanduara nga Greqia, pasi nuk ishin të pajisura me fatura blerjeje.

    Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi N. Z., 54 vjeç, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

  • Dy thasë me veshje kontrabandë në autobus/ Arrestohet në Kapshticë 50 vjeçari

    Dy thasë me veshje kontrabandë në autobus/ Arrestohet në Kapshticë 50 vjeçari

    Tentoi të kontrabandonte mallra nga Greqia, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga nga Policia Kufitare, 50-vjeçari. Sekuestrohen mallrat (veshjet) e kontrabanduara.
    “Në vijim të kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara te informacionet policore, shërbimet e Policisë Kufitare, në PKK Kapshticë, në hyrje të RSh-së, kaluan për kontroll në vijën e dytë, autobusin me drejtues shtetasin E. N., 50 vjeç, banues në Korçë. Nga kontrolli, në bagazhin e autobusit, janë gjetur dy thasë me veshje të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara nga Greqia.
    Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë 50-vjeçari, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, si dhe u sekuestruan veshjet”, thuhet në njoftimin e policisë.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

  • Lord Bajroni – “Kam disa veshje shqiptare madhështore, e vetmja plaçkë e shtrenjtë në këtë vend.”

    Lord Bajroni – “Kam disa veshje shqiptare madhështore, e vetmja plaçkë e shtrenjtë në këtë vend.”

    “Kam disa veshje shqiptare madhështore, e vetmja plaçkë e shtrenjtë në këtë vend.”Lord BajroniPamja e një studenteje të Universitetit të Uashingtonit e veshur me kostum shqiptar, viti 1931. Kjo foto ështe realizuar nga profesoresha e kostumografisë së këtij universiteti, Blanche Payne, e cila në vitet 1930 udhëtoi nëpër Evropën Qendrore dhe Ballkan. Në këto vite vizitoi edhe Shqipërinë nga ku mori edhe disa modele kostumesh të cilat i përdori në studimet e saj.Arkivi i Bibliotekës së Universitetit të Uashingtonit.Ledjan Zeqollari