Tag: vërtetën

  • Misteri i 2 Korrikut, Ilir Demaliaj: Edhe pas 35 vitesh jemi peng i asaj kohe, na fshehin dokumentet

    Misteri i 2 Korrikut, Ilir Demaliaj: Edhe pas 35 vitesh jemi peng i asaj kohe, na fshehin dokumentet

    Në emisionin “Real Story” në ABC News, analisti Ilir Demaliaj u kthye pas në kohë, në ngjarjen historike të 2 Korrikut 1990, kur qindra qytetarë shqiptarë kërkuan strehim në ambasadat perëndimore në Tiranë, duke e cilësuar si një moment simbolik të dëshirës për t’u shkëputur nga izolimi totalitar.
    Demaliaj theksoi se, edhe pas 35 vitesh, Shqipëria mbetet e bllokuar në mendësinë dhe pasojat e asaj kohe, për shkak të mungesës së ballafaqimit me të vërtetën historike. Ai ngriti shqetësimin për mos-hapjen e dosjeve dhe arkivave, duke e cilësuar këtë si një pengesë serioze për ndërtimin e një narrative të drejtë dhe të sinqertë për të kaluarën.
    “2 korriku ishte një dëshirë për të dalë nga izolimi. Edhe sot pas 35 vitesh jemi peng i asaj kohe, qoftë si mendësi, si shoqëri, si politikë, edhe në jetën kulturore. Ne nuk kemi bërë një ballafaqim me të vërtetën. Nuk duhet të krijojmë heronj. Unë jam munguar që të gërmoj në ato dosje, dhe ne kemi këtë gjë edhe pas 35 vitesh ne nuk hapim dosjet, sepse at fshihen të gjitha.
    E komplikojnë me 2 korrikun e Kosovës, dhe në fakt kjo nuk ka asnjë lidhje me këtë. Ne duhet që të ndjekim të gjitha ngjarjet e Evropës Juglindore, dhe ishim guri i fundit i dominosë, në Shqipëri regjimi ra i fundit. Duhet të kuptojmë se pse na ndodh, sepse ne nuk kemi raport me të vërtetën, sepse ne na fshehin të gjithë dokumentet. Ne nuk bëjmë një analizë serioze për të kuptojmë realen, ne falsifikojmë mbledhjet. Mbledhja me Ramiz Alinë ka qenë një dështim total. Ne nuk hapim arkivat, ne nuk kemi hapur arkivat as për dhjetorin”, tha Demaliaj.

  • “Na fshehin dokumentet”/ Misteri i 2 Korrikut, flet analisti: Pas 35 vitesh jemi peng i asaj kohe

    “Na fshehin dokumentet”/ Misteri i 2 Korrikut, flet analisti: Pas 35 vitesh jemi peng i asaj kohe

    Demaliaj theksoi se, edhe pas 35 vitesh, Shqipëria mbetet e bllokuar në mendësinë dhe pasojat e asaj kohe, për shkak të mungesës së ballafaqimit me të vërtetën historike. Ai ngriti shqetësimin për mos-hapjen e dosjeve dhe arkivave, duke e cilësuar këtë si një pengesë serioze për ndërtimin e një narrative të drejtë dhe të sinqertë për të kaluarën.
    I ftuar në një emision televiziv analisti Ilir Demaliaj u kthye pas në kohë, në ngjarjen historike të 2 Korrikut 1990, kur qindra qytetarë shqiptarë kërkuan strehim në ambasadat perëndimore në Tiranë, duke e cilësuar si një moment simbolik të dëshirës për t’u shkëputur nga izolimi totalitar.
    Ilir Demaliaj:
    “2 korriku ishte një dëshirë për të dalë nga izolimi. Edhe sot pas 35 vitesh jemi peng i asaj kohe, qoftë si mendësi, si shoqëri, si politikë, edhe në jetën kulturore. Ne nuk kemi bërë një ballafaqim me të vërtetën. Nuk duhet të krijojmë heronj. Unë jam munguar që të gërmoj në ato dosje, dhe ne kemi këtë gjë edhe pas 35 vitesh ne nuk hapim dosjet, sepse at fshihen të gjitha.
    E komplikojnë me 2 korrikun e Kosovës, dhe në fakt kjo nuk ka asnjë lidhje me këtë. Ne duhet që të ndjekim të gjitha ngjarjet e Evropës Juglindore, dhe ishim guri i fundit i dominosë, në Shqipëri regjimi ra i fundit. Duhet të kuptojmë se pse na ndodh, sepse ne nuk kemi raport me të vërtetën, sepse ne na fshehin të gjithë dokumentet. Ne nuk bëjmë një analizë serioze për të kuptojmë realen, ne falsifikojmë mbledhjet. Mbledhja me Ramiz Alinë ka qenë një dështim total. Ne nuk hapim arkivat, ne nuk kemi hapur arkivat as për dhjetorin”.

  • “Dua të vërtetën”/ Katy Perry shton dyshimet, a po flet për krizën me Orlando Bloom?

    “Dua të vërtetën”/ Katy Perry shton dyshimet, a po flet për krizën me Orlando Bloom?

    Ndërsa Katy Perry është rikthyer me albumin e saj “143”, kënga “Truth” ka qenë ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen e fansave të saj, pasi përmban aludime dhe besohet se flet për ndarjen e saj të fundit nga Orlando Bloom. Kënga, është rikthyer në qendër të vëmendjes pasi teksti i saj duket se pasqyron zhgënjimin dhe tradhtinë që Katy  përjetoi pas pothuajse një dekade lidhjeje me aktorin.
    Në tekstin e saj, Katy Perry duket se po merret me të vërtetën dhe distancën që lindi në lidhje: “Dua ta di të vërtetën, edhe nëse më dhemb”, “Kam një vizion që më mban zgjuar natën, intuita ime më thotë se diçka nuk shkon”, “Nuk do të më japësh kodin e celularit, që të mos fillojë një sherr, sillesh ndryshe, më trego çfarë po të kalon nëpër mendje?”.
    Ndërsa kënga vijon, Katy Perry tregon se si dhimbja u shndërrua ngadalë në forcë, duke deklaruar: “Shikohem në pasqyrë, shoh dikë të qetë dhe të fortë… ”. Megjithatë, pavarësisht këtyre teksteve, aludimet zbulojnë një tension më të thellë emocional, me fansat që pyesin veten nëse kënga i kushtohet Orlando Bloom.
    Fansat e këngëtares në mediat sociale nxituan të komentonin: “A është për Orlandon?”, “Kush është këtu pas thashethemeve të ndarjes?” dhe “A bëri ai diçka? Kjo këngë tingëllon kaq ndryshe tani”.
    Katy Perry dhe Orlando Bloom kanë njoftuar ndarjen e tyre pas gjashtë vitesh fejesë dhe pavarësisht se kanë një vajzë katërvjeçare, Daisy. Edhe pse ndarja u përshkrua si miqësore, pati raportime për tensione prapa skenave gjatë turneut të Katy Perry-t.

  • Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Itali, autori: E vrava dhe fsheha në pyll, gruaja e viktimës kërkon të vërtetën

    Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Itali, autori: E vrava dhe fsheha në pyll, gruaja e viktimës kërkon të vërtetën

    Trupi i pajetë i 26-vjeçarit shqiptar, i cili ishte shpallur i zhdukur që nga mbrëmja e së dielës në Foria, në provincën e Salernos, është gjetur pranë një toke bujqësore në afërsi të shtëpisë, që ai dhe 2 persona të tjerë tentuan të grabisnin.

    Fillimisht, karabinierët mbajtën të fshehur identitetin e personit të riut, deri sa në vendngjarje mbërritën familjarët e tij. Prokuroria e Vallo della Lucania ka urdhëruar autopsinë mbi trupin e viktimës.
    Vendi i zbulimit të trupit është treguar nga vetë 60-vjeçarit italian në shtëpinë e të cilit, tre persona dyshohet se tentuan të futeshin për ta  grabitur. U vunë në shënjestër dy banesa.
    Përleshja me armë dyshohet se ndodhi në shtëpinë e Aurelio Valiante, 60 vjeç, i cili qëlloi me armë zjarri sapo shikoi 3 personat. Si pasojë 26-vjeçari shqiptar u qëllua për vdekje dhe një tjetër u plagos rëndë dhe ndodhet aktualisht i shtruar në një spital në Napoli në gjendje kritike. Personi i tretë u zhduk pa lënë gjurmë. Policia italiane ka nisur një operacion të gjerë kërkimi në zonë, por deri më sot ai nuk është gjetur.
    Zhdukjen e të riut e kishte denoncuar gruaja e tij, e cila ditët e fundit kishte deklaruar përpara karabinierëve dhe mediave se burri i saj, pasi ishte vrarë, ishte marrë zvarrë nga pronari i shtëpisë.
    “Djali tjetër që mbeti i plagosur, na tha se ishin qëlluar teksa po dilnin nga banesa dhe se burri i saj ishte lënë në tokë dhe më pas ishte tërhequr zvarrë. Që nga ajo ditë nuk kemi pasur më lajme prej tij, tani duam vetëm të vërtetën”, tha ajo.
    Karabinierët dhe Prokuroria  po hetojnë tashmë rastin. Valiante u paraqit këtë mëngjes në Prokurori, i shoqëruar nga avokati i tij, Antonello Natale. Ai thuhet se ka pranuar se ka qëlluar dhe ka transportuar trupin e të riut larg banesës së tij. Ai akuzohet për vrasje me dashje, lëndim të rëndë fizik dhe fshehje të kufomës. Për momentin, ndaj tij nuk është marrë asnjë masë sigurie, por Prokurori Francesco Rotondo, i cili ndodhej në vendin ku u gjet trupi po shqyrton mundësinë e kërkesës për arrest me burg, në pritje të rezultateve të ekspertizës balistike.
    Në vendin e zbulimit të kufomës, situata u tensionua në një moment pasi shumë bashkatdhetarë të viktimës erdhën duke kërkuar një përballje të drejtpërdrejtë me pronarin italian që i mori jetën 26-vjeçarit shqiptar.
    Ndërhyrja e menjëhershme e karabinierëve bëri të mundur që situata të mos dilte jashtë kontrollit.
     

    Top Channel

  • Kujtesa që s’fiket, rrëfimet e nënave të Srebrenicës në tri dekada kërkimi për drejtësi

    Kujtesa që s’fiket, rrëfimet e nënave të Srebrenicës në tri dekada kërkimi për drejtësi

    Tash e tri dekada po jetojnë për të vërtetën dhe drejtësinë. Ato janë zëri i Srebrenicës dhe simbol i tragjedisë që tronditi botën.
    KosovaPress sjell rrëfimet e familjarëve që humbën më të dashurit e tyre, dhe që i mbijetuan krimeve të luftës.

    23 anëtarë të familjes së Shuhra Sinanoviq, janë viktima të gjenocidit të Srebrenicës.
    Ajo tregon për dhimbjen që po e përcjell tërë këto vite dhe pritjen e gjatë për drejtësi.“E dini, tash e 30 vjet po luftojmë për të vërtetën dhe për drejtësinë, që të gjithë kriminelët e luftës të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin që e meritojnë… Në gjenocidin e Srebrenicës kam humbur gjithsej 23 anëtarë të familjes, mes tyre edhe burrin tim të ndjerë. Ai kishte vetëm 32-vjeç, unë isha 29-vjeçare dhe mbeta nënë e vetme me dy fëmijë të vegjël. Ne duhet të flasim, pavarësisht se kanë kaluar 30 vjet nga fillimi i gjenocidit, dhe s’dihet sa do të durojmë ende. Por nuk do të ndalemi. Nuk jemi ndalur asnjëherë. Do të luftojmë deri në fund për të vërtetën dhe drejtësinë, që të zbulohen të gjitha varrezat masive, të ekshumohen të gjithë të zhdukurit tanë dhe të varrosen me dinjitet në Qendrën Përkujtimore në Srebrenicë – Potoçari”, rrëfen 60-vjeçarja.Shuhra, e cila është kryetare e Shoqatës së “Grave Podrinja” thotë se edhe pas kaq shumë vjetësh nuk është vendosur drejtësia.
    “Për sa i përket familjes sime, familjes Sinanoviq, ende nuk kam marrë as minimumin e drejtësisë që dikush që i ka vrarë në mënyrën më të tmerrshme të jetë dënuar. Por kemi marrë një minimum të drejtësisë sepse kemi aktgjykime për gjenocidin, kemi edhe dënime me burgim të përjetshëm. Por e dini edhe vetë, po të mos ishte Gjykata e Hagës që të sillte aktgjykime për gjenocid, nuk do t’i kishim as ato. Por falë Zotit dhe falë qëndresës dhe luftës sonë gjithë këto vite, i kemi marrë ato aktgjykime për gjenocid. Dhe falë Zotit, vitin e kaluar u miratua edhe rezoluta që ndalon mohimin e gjenocidit. Dhe javën e kaluar morëm edhe aktgjykimin e parë për një person që ka mohuar gjenocidin, nga qyteti im i lindjes, nga Vratunci, dhe ai u dënua për mohimin e gjenocidit”, deklaroi ajo.Anëtarja e shoqatës “Nënat e Srebrenicës”, Zijada Efendiq ishte 15-vjeçare në periudhën kur humbi vëllain në masakrën e Srebrenicës.
    “Ne jetojmë me to (dhimbjen). Gjithmonë kemi kërkuar për të vërtetën. Në ditët, muajt dhe vitet e para pas gjenocidit, kemi jetuar me atë shpresë që të gjejmë mbetjet mortore të më të dashurve tanë, dhe kështu kalonin muajt dhe vitet. Thjesht, mësohesh me to dhe jeton me atë dhimbje, por kurrë nuk e kapërcen atë në të vërtetë. Ajo është diçka që është brenda nesh dhe do të mbetet derisa të jemi gjallë”, shprehet ajo.
    Në Bosnje e Hercegovinë, më 11 korrik shënohet përvjetori i kësaj masakre ku më 1995 forcat serbe masakruan mbi 8 mijë burra dhe djem myslimanë. Kjo masakër u cilësua si më e ënda në Evropë qe nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore. Ndërkaq, Gjykata Ndërkombëtare e Hagës e ka njohur si gjenocid.
    Presidentja Vjosa Osmani ka ndarë medalje presidenciale për “Nënat e Srebrenicës”, në edicionin e tretë të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë që u mbajt kohë më parë në Prishtinë. /kp/

  • Ngjarja në Lezhë s’ka lidhje me plagosjen në Tiranë/ Artan Hoxha: Janë dhënë informacione për të devijuar të vërtetën

    Ngjarja në Lezhë s’ka lidhje me plagosjen në Tiranë/ Artan Hoxha: Janë dhënë informacione për të devijuar të vërtetën

    Gazetari Artan Hoxha tha se vrasja e babait të Sidorel Prendit në Pllanë të Lezhës dhe plagosja e 4 personave në Tiranë nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën duke shtuar se janë dhënë të informacione të gabuara me qëllim për të devijuar të vërtetën.
    Sipas Hoxhës, bashkëshortja e Prendit, nuk ka një makinë G-Class siç ishte ajo me të cilën lëviznin 4 personat që u qëlluan dhe se autorët janë afruar shumë afër mjetit duke pasur mundësi për të identifikuar se kush ishte në të. Janë dhënë kastile të dhëna të gabuara për të devijuar të vërtetën. Nuk kanë lidhje ngjarjet me njëra-tjetrën. Nuk ka makinë G-Class gruaja e Sidorel Prendit. Atë grua e merr kur të duash. Nuk më rezulton që kanë lidhje. U tha kanë gabuar objektin. Kur thua kanë gabuar, ti e di kush është. Kush është objektivi?
    Autorët nuk e kanë ndjekur hiç, duket që kanë punuar përpara, kanë kontrolluar zonën, lëvizjet. Kanë zgjedhur një zonë në të cilën sa dal nga rrethrrotulimi i TEG-ut, dhe deri tek tjetri, tek xhamia në Farkë që nuk ka valë. Në këtë zonë nuk ka valë celulari. Është distancë e shkurtër, po nuk ka valë. Ata kanë pritur një dalje nga Unaza e Re, aty lëvizin mjetet me shpejtësi të lartë. Ata kanë goditur kur del nga Unaza, kur shpejtësia ulet dhe ti hyn ne një rrugë të ngushtë për të dalë te rezidenca. Në zonë nuk ka kamera sigurie. Kjo rrugë ndenji disa vite e përfunduar dhe e pahapur. Unë e shihja nga Mali i Dajtit dhe ndriçimi i rrugës ishte funksional. Tani ka makina dhe nuk ka drita.
    Ata kanë pritur ku është ulur shpejtësia, ku nuk ka valë. Kanë përdorur motor, kanë zgjedhur një orë që ishte orë me qarkullim më të rrallë. Motori të jep mundësinë që t’i afrohesh dhe sheh objektivin. Të dyja ngjarjet nuk kanë lidhje. Dhe ngjarja e Tiranës ka elementë që të çojnë në dyshime të tjera. Janë qëlluar 56 predha, janë dy karikatorë kallashnikovi. Ose kanë qëlluar dy armë njëherësh, ose autori ka pasur mundësi t’i ndërrojë. . Bëhet kur e di që objektivi mund të kundërpërgjigjet. Makinës i janë qëlluar 56 predha. Kjo ngjarje ndodh në rrugën kur kryeministri kalon 2 herë në ditë. Presupozohet rruga më e sigurt e kryeqytetit.
    Përveç se kanë goditur fëmijë, kanë shkelur çdo normë. 11-vjeçari ka pasur probleme para kësaj ngjarje. Prandaj janë munduar të gjejnë një lokal brenda parametrave të probleme që ai ka. Një nga fëmijët ka ardhur nga Londra. Fëmija tjetër, është shok i tij, djali i një drejtoreshe banke.
    Fëmijët janë marrë nga aty, janë çuar në spital. Fëmija e vogël ka bërë dy operacione, është dashur ndërhyrja e Ramës, të nisej në Itali. Fëmija i madh është çuar me linjë të zakonshme. Fëmijët janë çuar drejt Italisë. Babai i tyre, drejtuesi i kompanisë Pelikani ka pasur mundësi t’i çojë drejt Italisë. 11-vjeçari është në klasë me djalin e kryeministrit dhe fëmijë të tjerë të personazheve shumë të njohur që vijnë. Ky është element tjetër që ka ndikuar dhe ndërhyja e kryeministrit. Detyra kryesore e kryeministrit, meqenëse është goditur një fëmijë është të gjejë kush janë autorët, dhe urdhëruesit. Nuk ka ndodhur aty për aty. Motori ka qenë i fikur dhe ka pritur të vijë makina.

  • Nuk ndalen skandalet në RTSH, I pezullohet emisioni Ermal Peçit: Unë nuk do të hesht

    Nuk ndalen skandalet në RTSH, I pezullohet emisioni Ermal Peçit: Unë nuk do të hesht

    Moderatori i njohur, Ermal Peçi, ka konfirmuar largimin e tij nga Radio Televizioni Shqiptar, duke ngritur zërin kundër mënyrës se si është trajtuar programi i tij. Përmes një postimi në Instagram, Peçi ka ndarë zhgënjimin e tij lidhur me pezullimin e emisionit “E Diela Jonë”, i cili sipas tij është ndërprerë papritur dhe në kundërshtim me çdo procedurë ligjore nga drejtuesit aktualë të RTSH-së. Ai nënvizon se ky vendim është marrë pa transparencë dhe pa asnjë komunikim zyrtar.
    “Është koha të flas. Jo për dramë, por për të vërtetën,” shkruan Peçi, duke theksuar se programi i tij arriti të ketë ndikim të vërtetë në dy sezone transmetimi, si në ekran ashtu edhe në rrjetet sociale.
    Postimi i tij:
    Tani është koha për të folur. Faleminderit nga zemra për të gjithë ju që vazhdoni të më shkruani e më pyesni: “Pse u ndërpre programi ‘E Diela Jonë’ në RTSH?” Është koha të ndaj të vërtetën që duhet të dini  jo për dramë, por për transparencë. Ju detyrohem. Programi im, i yni, i ndërtuar me pasion, profesionalizëm dhe shumë punë, u pezullua në mënyrë të papritur nga drejtimi aktual i institucionit duke mos respektuar asnjë procedure ligjore. “E Diela Jonë” arriti në dy sezone të kishte një ndikim real  jo vetëm në ekran, por edhe në rrjetet sociale, ku shënoi shifra rekord audience.
    Këto nuk janë thjesht ndjesi personale: janë të faktuara publikisht në rrjet, ashtu edhe nga analizat mujore të brendshme të RTSH-së. Ishte një sukses që e ndamë bashkë, u përqafua nga publiku me target mosha të ndryshme. U përqafua po ashtu nga artistët dhe figurat publike më të rëndësishme në vend.
    Shumë prej tyre erdhën tek unë pas shumë vitesh pa shkelur në studiot e RTSH-së, madje disa për herë të parë, në momentet e tyre më të forta artistike. Megjithatë, mes vendimesh të çuditshme dhe ndikimesh të pashpjeguara, programi u ndërpre. Dua të theksoj: RTSH nuk është pronë private. Është një institucion publik, dhe çdo program aty duhet të ekzistojë për publikun  jo të mbyllet mes sezonit.
    Unë nuk do të hesht, dhe as nuk do të ndalem. Të gjithë ata që përpiqen të fshehin të vërtetën, le të kujtojnë se drejtësia është ende aty. Dhe do flasë. Shumë më shpejt se sa e mendojnë. Transparenca në një media publike është jo vetëm e nevojshme, por e detyrueshme. Dhe publiku ka të drejtë të dijë arsyet e vërteta të çdo vendimi që prek programet që ndjek, perqafon, shikon dhe klikon. Faleminderit që jeni këtu, me mua! Për ju, për veten time dhe për të gjithë ata që punojnë ndershmërisht, kjo është vetëm një shtysë për të vazhduar më fort. Me më shumë arsye. Me më shumë besim.

  • “Asnjë sondazh nuk e nxjerr kënetën përpara”/ Rama: Thonë të vërtetën, populli nuk ha bar!

    “Asnjë sondazh nuk e nxjerr kënetën përpara”/ Rama: Thonë të vërtetën, populli nuk ha bar!

    Kryeministri Edi Rama, në rubrikën “Sy m’sy” ka folur për sondazhet që publikohen nëpër televizione, teksa thotë se ato tregojnë të vërtetën.Në komunikimin online me ndjekësit, Rama theksoi se sondazhet nuk e nxjerrin kënetën “jo përpara, por as afër tyre, sa të mund të flitet për ndonjë rikthim imagjinar të kënetës në krye të vendit”.
    ”Asnjë sondazh në asnjë ekran nuk e nxjerr dot kënetën, jo përpara, por as afër nesh sa të mund të flitet për ndonjë rikthim imagjinar të kënetës në krye të vendit.Ka marr fund historia e kënetës ka marrë fund, është historia e trishtueshme e atyre që vazhdojnë i besojnë, që njësoj si ata të shkretët njerëzit e kënetës që u futën me kokë në primare edhe si përfundim në shumë nxori BBV kandidatë në listat e kënetës se s’nxori primaret, më shumë erdhën nga BBV se sa nga primaret për të përfaqësuar kënetën.
    Ato sondazhet thonë të vërtetën, pikërisht se populli nuk ha bar”, tha Rama.

  • Valbona zbulon të vërtetën pas “lidhjes” me Jozin jashtë BBV…

    Valbona zbulon të vërtetën pas “lidhjes” me Jozin jashtë BBV…

    Eftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë Valbona Mhilli. Ish-banorja e e “Big Brother VIP” e cila përfundoi rrugëtimin e saj të martën pas një nominimi shumë të fortë ‘kokë më kokë’ me Laert Vasilin.
    Duke qenë se po diskutohej raporti me Laertin, Jonida e pyeti Valbonën edhe për raportin me Jozin, i cili është përfolur shumë gjatë qëndrimit të tyre në BBV.
    Ne sot me Jozin mbajmë marrëdhënie të shkëlqyera shoqërore, vazhdoj t’i mbaj marrëdhëniet shumë të mira, jam shumë krenare për Jozin. Fillimin e kishte pak si shumë të vështirë. Isha shumë e lumtur që u rikthye në shtëpinë e Big Brother edhe që vendosi të linte mënjanë një pjesë të trurit të vogël që se si i merrte erë ndonjëherë dhe vinte shejtani aty.