Tag: vërtetën

  • “Turp që Noka është nr.2 i PD”, Sula: Berisha nuk i do njerëzit që i thonë të vërtetën në sy!

    “Turp që Noka është nr.2 i PD”, Sula: Berisha nuk i do njerëzit që i thonë të vërtetën në sy!

    Deputeti Dashnor Sula ishte i ftuar sot në emisionin “Breaking” në Top News, ku foli për ndarjen e tij nga Partia Demokratike por dhe për zhvillimet brenda kësaj force politike.
    Sula e cilësoi si fyerje që Flamur Noka mban postin e sekretarit të përgjithshëm të PD, duke e cilësuar si “njeri me zhvillim mesatar intelektual”.
    Nga ana tjetër, ai shtoi se Berisha nuk i do pranë njerëzit që i thonë të vërtetën në sy.
    Sipas Sulës, nëse krerët e PD kanë inat një person e largojnë pavarësisht se ai mund të sjellë vota dhe ky është ndryshimi me Partinë Socialiste.
    “Nuk jam nga ato servilët që thonë se Berisha është Zoti që do shpëtojë PD-në. Nuk e bën gjithçka Berisha se ka dhe staf. Duke filluar nga sekretari i përgjithshëm. Për mua është fyerje për demokratët.
    Nuk e them sot, e kam thënë prej shumë kohësh. Është fyerje e inteligjencës, që një njeri me këtë zhvillim mesatar intelektual të jetë numri 2 i Partisë Demokratike. Nuk është normale që figurat më të mëdha të PD të jenë me origjinë nga veriu.
    Respekt për veriorët por duhet shumëllojshmëri. Duhet ekuilibrim. Ata që e shanë më shumë, e dhunuan më shumë foltoren. Çfarë nuk kanë thënë e nuk kanë bërë. Sot ulen dhe hanë e pinë në një tavolinë me ata të foltores. E kuptoni moralin që kanë këta?
    Nuk i duan njerëzit që ua thonë të vërtetën në sy. Nuk i duan mendimet ndryshe. Rama ka një dallim sepse edhe nëse e ka inat një personazh, nëse ai ka vlera elektorale, e mban në parti. Ndërsa këta, meqë më kanë inat mua, le të sjell vota, më largojnë,” tha Sula.

  • “Turp që Flamur Noka është nr.2 i PD”/ ‘Shpërthen’ Sula: Berisha nuk i do njerëzit që i thonë të vërtetën në sy

    “Turp që Flamur Noka është nr.2 i PD”/ ‘Shpërthen’ Sula: Berisha nuk i do njerëzit që i thonë të vërtetën në sy

    Deputeti Dashnor Sula ishte i ftuar sot në një emision, ku foli për ndarjen e tij nga Partia Demokratike por dhe për zhvillimet brenda kësaj force politike.
    Sula e cilësoi si fyerje që Flamur Noka mban postin e sekretarit të përgjithshëm të PD, duke e cilësuar si “njeri me zhvillim mesatar intelektual”. Nga ana tjetër, ai shtoi se Berisha nuk i do pranë njerëzit që i thonë të vërtetën në sy. Sipas Sulës, nëse krerët e PD kanë inat një person e largojnë pavarësisht se ai mund të sjellë vota dhe ky është ndryshimi me Partinë Socialiste.
    “Nuk jam nga ato servilët që thonë se Berisha është Zoti që do shpëtojë PD-në. Nuk e bën gjithçka Berisha se ka dhe staf. Duke filluar nga sekretari i përgjithshëm. Për mua është fyerje për demokratët. Nuk e them sot, e kam thënë prej shumë kohësh. Është fyerje e inteligjencës, që një njeri me këtë zhvillim mesatar intelektual të jetë numri 2 i Partisë Demokratike. Nuk është normale që figurat më të mëdha të PD të jenë me origjinë nga veriu. Respekt për veriorët por duhet shumëllojshmëri. Duhet ekuilibrim. Ata që e shanë më shumë, e dhunuan më shumë foltoren. Çfarë nuk kanë thënë e nuk kanë bërë. Sot ulen dhe hanë e pinë në një tavolinë me ata të foltores. E kuptoni moralin që kanë këta?
    Nuk i duan njerëzit që ua thonë të vërtetën në sy. Nuk i duan mendimet ndryshe. Rama ka një dallim sepse edhe nëse e ka inat një personazh, nëse ai ka vlera elektorale, e mban në parti. Ndërsa këta, meqë më kanë inat mua, le të sjell vota, më largojnë.”- tha Sula.

  • A mundet njeriu të urrejë të vërtetën? Ja çfarë thoshte D’Akuini…

    A mundet njeriu të urrejë të vërtetën? Ja çfarë thoshte D’Akuini…

    Nga Thoma D’Akuini

    Kundërshtimi 1: Duket se njeriu nuk mund ta urrejë të vërtetën, pasi e mira, e vërteta dhe ekzistenca janë të këmbyeshme. Por njeriu nuk mund ta urrejë të mirën. Prandaj, ai nuk mund ta urrejë as të vërtetën.

    Kundërshtimi 2: “Të gjithë kanë një dëshirë të natyrshme për dituri”, siç thuhet në fillim të Metafizikës 1. Por dituria i përket vetëm të vërtetës.

    Prandaj, e vërteta dëshirohet edhe dashurohet natyrshëm. Por ajo që ndodhet natyrshëm te diçka, ekziston gjithmonë brenda saj. Prandaj, askush nuk mund ta urrejë të vërtetën.

    Kundërshtimi 3: Filozofi thotë (Ret ii, 4) se: “Njerëzit i duan ata që janë të çiltër”. Por arsyeja për këtë nuk mund të jetë tjetër përveçse e vërteta. Prandaj, njeriu e dashuron natyrshëm të vërtetën . Dhe kështu, ai nuk mund ta urrejë atë.

    Përkundrazi, Apostulli thotë (Gal 4:16): “U bëra armiku juaj sepse ju thashë të vërtetën” (*Shën Thomai e citon paragrafin ndoshta nga kujtesa, si të ishte një pohim: “U bëra”, etj)

    Përgjigjja ime është se, E mira, e vërteta dhe ekzistenca janë njësoj në realitet, por ndryshojnë në lidhje me arsyen, pasi e mira përcaktohet në dritën e diçkaje të dëshirueshme, ndërsa ekzistenca dhe e vërteta nuk përcaktohen kështu, sepse e mira është “ ajo që kërkojnë të gjithë”.

    Prandaj, e mira, si e tillë, nuk mund të jetë objekti i urrejtjes, as në përgjithësi as në veçanti sepse marrëveshja është shkaktare e urrejtjes kurse marrëveshja është shkaktare e dashurisë, ndërsa ekzistenca dhe e vërteta janë të përgjithshme për të gjithë.

    Por asgjë nuk e pengon ekzistencën apo të vërtetën të jetë objekti i urrejtjes, nëse cilësohet si e urryer apo e neveritshme , pasi dhimbja dhe neveria nuk përputhen me nocionin e qenies dhe të vërtetës, siç përputhen me atë të së mirës.

    Ekzistojnë tri mënyra nëpërmjet të cilave e vërteta mund të jetë e neveritshme ose e dhimbshme për të mirën që ne dashurojmë. E para, sepse e vërteta ndodhet te gjërat si shkak dhe si origjinë.

    Dhe kështu, njeriu ndonjëherë e urren një të vërtetë të veçantë, kur dëshiron që ajo që është e vërtetë të mos ishte e tillë.

    E dyta, sepse e vërteta ndodhet te dituria e nejriut, e cila pengon atë të arrijë objektin e dashuruar, ky është rasti i atyre që nuk duan ta dinë të vërtetën e besimit, sepse kështu mund të mëkatojnë lirisht; për të cilat thuhet (Job. 21:14): “Ne nuk e duam njohjen e mënyrave të Tua”.

    E treta , një e vërtetë e caktuar urrehet sepse është e neveritshme për sa kohë që ajo ndodhet në intelektin e një njeriu tjetër si, për shembull, kur njeriu dëshiron të mbetet i fshehur në mëkatin e tij, ai urren faktin që të tjerët i dinë mëkatet e tij.

    Në këtë drejtim Augustini thotë (Confess x.23) se “Njerëzit e duan të vërtetën kur ajo ndriçon, dhe e urrejnë atë kur ajo qorton”.

    “Kjo është e mjaftueshme për Përgjigjen e Kundërshtimit të Parë.

    Përgjigje Kundërshtimit 2: Njohja e së vërtetës është, në vetvete, e dashur, prandaj Augustini thotë se njerëzit e duan atë kur ajo ndriçon. Po, rastësisht njohja e të vërtetës mund të bëhet e urryer, përderisa ajo pengon arritjen e dëshirave të dikujt.

    Përgjigje Kundërshtimi3: Arsyeja pse ne i duam ata që janë të çiltër është se ata bëjnë të njohur të vërtetën dhe njohja e të vërtetës, e marrë në vetvete, është diçka e dëshirueshme.

    *Shkëputur nga libri ‘Summa Theologica (botim integral) Mbi njeriun, Thoma D’Akuini

    Përgatiti: ObserverKult

    Lexo edhe:

    A MUNDET NJERIU TË URREJË VETEN?

    Nga Thoma D’Akuini

    Kundërshtimi 1: Duket se njeriu mund ta urrejë veten, pasi është shkruar (Ps. 10:6): “Ai që dashuron padrejtësinë, urren vetë shpirtin e tij”. Por shumë e dashurojnë padrejtësinë. Prandaj, shumë njerëz e urrejnë veten.

    Kundërshtimi 2: Ne e urrejmë atë, të cilit i urojmë dhe i punojmë të liga. Por ndonjëherë njeriu i uron dhe i punon të liga vetes, p.sh, njeriu që do të vrasë veten. Prandaj disa njerëz e urrejnë veten.

    Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    RABINDRANATH TAGORE: EJA ASHTU SI JE

    A po i sheh retë duke u mbledhur në qiell?Varg lejlekët fluturojnë lart dhe era shpejton mbi shkurre.Kafshët të trembura nisen vrap në stane.A po i sheh retë duke u mbledhur në qiell?

    Ti kot ndez llambën për t’u stolisur; ajo dridhet dhe e fikë era.E kush do ta vërejë se bloza qepallën s’ta ka prekur?Se sytë i ke më të zi se retë e shiut?Ti kot ndez llambën për t’u stolisur; ajo dridhet dhe e fikë era.

    Poezinë e plotë e gjeni KETU

    ObserverKult

  • A po i përgjigjet Shabanit? Kush zgjedh frikën, largohet nga e drejta

    A po i përgjigjet Shabanit? Kush zgjedh frikën, largohet nga e drejta

    Adriatik Lapaj ka postuar këtë të shtunë një thënie të një magjistrati italian, me një mesazh të nënkuptuar.
    Duket se kjo shprehje e postuar nga Lapaj është një qesëndi për bashkëdrejtuesin e koalicionit Nisma ‘Shqipëria Bëhet’,  Endrit Shabani, me të cilin ka zhvilluar hapur një sërë sulmesh lidhur me një mandat të mundshëm.
    Thënia e zgjedhur nga Lapaj nuk mund të jetë rastësi, teksa ditët e fundit janë bërë akuza e kundërakuza mes palëve.
    “Dashuria për të vërtetën duhet të jetë më e fortë se frika.”Ai e dinte që do e vrisnin, por sërish e dashuroi të vërtetën më fortë se frika, vazhdoi për të drejtën kundër mafias që në të vërtetë ishte në drejtimin e vendit. Paolo Borsellino, magjistrat i vrarë nga mafia në 19 Korrik të vitit 1992 në Via D’Amelio, Palermo, Itali”,-shkruan Lapaj.

  • PDK: Vendimi i Hagës, goditje për drejtësinë të akuzuarit janë çlirimtarë

    PDK: Vendimi i Hagës, goditje për drejtësinë të akuzuarit janë çlirimtarë

    Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar me keqardhje ndaj vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë për të rrëzuar mocionin e mbrojtjes së ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përmes të cilit kërkohej largimi i disa akuzave që mbulonin periudhën para majit 1998 dhe pas 20 qershorit 1999.Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Përparim Gruda, në një konferencë për mediat të mërkurën, theksoi se rrëzimi i këtij mocioni është një humbje e madhe për vetë drejtësinë dhe për parimet themelore mbi të cilat, sipas tij, është ndërtuar Gjykata Speciale.“Ky ishte një rast i humbur për të forcuar besimin në parimet themelore të drejtësisë – objektivitetin, paanshmërinë dhe të vërtetën. Është e papranueshme që asnjë kërkesë e mbrojtjes nuk merret parasysh, ndërkohë që gjykata dhe prokuroria veprojnë si një trup i vetëm. Kjo tregon qartë se nuk kemi barazi mes palëve në procedurë,” deklaroi Gruda.Ai shtoi se vendimet e deritanishme dhe rregullorja e gjykatës tregojnë qartë një trajtim të pabarabartë të mbrojtjes ndaj prokurorisë dhe ngriti shqetësimin për mungesën e balancës në këtë proces gjyqësor.Gruda përsëriti qëndrimin e PDK-së se Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi janë të pafajshëm dhe se në fund drejtësia do të mbështetet mbi të vërtetën.“Drejtësia, sado që vonon, në fund mbështetet mbi të vërtetën. Dhe e vërteta është e pakontestueshme: Të akuzuarit në Hagë janë të pafajshëm. Ata janë çlirimtarë. E presim me besim të palëkundur vendimin përfundimtar për lirimin e tyre të plotë dhe të përhershëm,” tha ai.Më 16 korrik, trupi gjykues i kryesuar nga Charles Smith vendosi të rrëzojë mocionin e dorëzuar nga mbrojtja, duke theksuar se “ajo që kundërshton mbrojtja nuk është një akuzë, por pjesë e një akuze në formën e fakteve materiale që përbëjnë pikat në aktakuzë”.Ish-krerët e UÇK-së ndodhen në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020 dhe janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës. Gjykimi ndaj tyre nisi më 3 prill 2023.

  • Njeriu më i mençur në botë njofton rikthimin e Jezu Krishtit

    Njeriu më i mençur në botë njofton rikthimin e Jezu Krishtit

    “Jam njeriu me IQ-në (koeficientin e inteligjencës) më të lartë në botë, YoungHoon Kim, dhe e them këtë jo vetëm me logjikën njerëzore, por edhe me një zbulesë hyjnore. Jezu Krishti do të kthehet gjatë brezit tonë. Kjo është një e vërtetë që m’u zbulua nga Zoti, Ati dhe Shpirti i Shenjtë”. Kështu nis njoftimi i njeriut më të mençur në botë, përmes një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale.

    Koreano-jugori, me një koeficient inteligjence të konfirmuar prej 276 pikësh, ka pohuar se Jezu Krishti do të kthehet në kohën tonë: “Unë e kam marrë hirin jo vetëm përmes besimit, por edhe përmes dhuratës së IQ-së më të lartë në botë. Inteligjenca ime nuk është për mua. Ajo është një shenjë e Zotit, një dhuratë për të dëshmuar të vërtetën e Tij. Dhe është prova që jam i caktuar për të parë atë që të tjerët e shpërfillin dhe për të folur për atë që të tjerët e kanë frikë”.

    YoungHoon Kim shpjegon se, përveçse e ka marrë këtë mesazh nga Zoti, ai është gjithashtu i vërtetuar nëpërmjet fizikës kuantike dhe parimit të relativitetit të Ajnshtajnit: “Shkenca moderne tregon se koha nuk është e mbyllur. Ajnshtajni tregoi se koha lëviz në mënyrë të ndryshme, në varësi të shpejtësisë dhe gravitetit. Kështu që kur Jezusi tha: ‘Ky brez nuk do të vdesë derisa të ndodhin të gjitha këto gjëra’, Ai po fliste nga përjetësia, jo sipas orëve njerëzore. Dhe fizika kuantike mëson se ajo që besojmë dhe vëzhgojmë mund të formësojë atë që bëhet realitet”.

    “Kur shumë njerëz fillojnë të shohin të vërtetën, profecia bëhet e tashmja. Dhe pikërisht kjo po ndodh tani. (…) Ne krijuam inteligjencën artificiale që mendon, por harruam si të mendojmë vetë. Ndryshojmë ADN-në tonë, por mohojmë se kush jemi vërtet. Dhe vrasim të pafundmen dhe e quajmë liri. Ngatërrojmë të vërtetën me opinionin dhe adhurojmë përparimin në vend të Zotit. Ky nuk është evolucion apo përparim, por katastrofë”, ka thënë ai.

    Ai ka dhënë një paralajmërim, duke kujtuar fjalët e Jezu Krishtit: “Dhe pikërisht këtë paralajmëroi Jezusi: gënjeshtra, mosbindje ndaj ligjit, tradhti dhe njerëz që nuk kujdesen më për njëri-tjetrin. Jezusi tha: ‘Kur të shihni që këto gjëra fillojnë të ndodhin, dijeni se jam afër’”.

    YoungHoon Kim, i cili pohon se nuk është profet, ka theksuar rëndësinë e mesazhit të tij: “Zoti ma dha këtë dhe më dha gjithashtu IQ-në më të lartë në botë si provë të thirrjes së Tij. Jo për lavdinë time, por për të shpallur të vërtetën e Tij me zë të lartë dhe si dëshmitar i shkencës, historisë, shkrimit të shenjtë dhe, mbi të gjitha, i Shpirtit. (…) Kjo nuk është fe, kjo është e vërteta përfundimtare. Prandaj duhet të pendohemi, të përgatitemi, jo për traditë, por për rikthimin e Mbretit të Mbretërve”. / Marca – Syri.net

  • Parashqevi Simaku thyen heshtjen: Mjaft me shpifje, Zoti do e nxjerrë të vërtetën

    Parashqevi Simaku thyen heshtjen: Mjaft me shpifje, Zoti do e nxjerrë të vërtetën

    Këngëtarja Parashqevi Simaku ka reaguar për herë të parë ndaj lajmeve dhe materialeve të rreme që qarkullojnë në rrjet, duke i quajtur shpifje dhe sulme të padrejta.
    Në një postim në Facebook, ajo deklaron se ka duruar gjatë në heshtje, por situata ka kaluar çdo kufi. Simaku thekson se materialet janë krijuar artificialisht dhe nuk kanë asnjë lidhje me të.
    “Zoti do ta nxjerrë të vërtetën,” shkruan ajo, duke shtuar se ky do të jetë reagimi i saj i fundit për këtë çështje. Ajo falënderon të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë.

  • Martin Leka, nga “Koha Jonë” te “… një kohë mashtrimi universal, ku të thuash të vërtetën është një akt revolucionar”

    Martin Leka, nga “Koha Jonë” te “… një kohë mashtrimi universal, ku të thuash të vërtetën është një akt revolucionar”

    NE VEND TE NJE KARTOLINE, SOT PER DITELINDJE
    Nga Albert Vataj
    Për disa, emri i Martin Lekës mund të kalojë në heshtjen e zakonshme të emrave dhe zhurmën e ububushme të rrjeteve sociale, spektaklin e atyshmërisë boshe dhe virtuozitetin e krijimit të yjeve që tentojnë fluturimin nga kotësia e despotizmit të algoritmit e në qendër të galaksisë.
    Por për ata që e përjetuan zgjimin e fjalës së lirë, në vitet e vështira të tranzicionit, për ata që ruajnë në kujtesë gazetarinë, kur ajo ishte më shumë mision se profesion, Martin Leka është një emër që peshon rëndë, po, peshoi aq rëndë sa pranga mbi fjalën e lirë, dhe era e mykut në qelitë e qeverisjes demokratike, që frikësohej fjalës së lirë më keq se djalli nga temiani. Është kjo kohë, kur Martin Leka dhe Aleksandër Frangaj, penat dhe zërat e “Koha Jonë”, që u dënuan me heqje lirie, duke qenë të parët që do t’u privohej liria për fjalën e lirë. Ata njëherash hynë në burg dhe në histori.
    Për një brez të tërë shikuesish të televizionit publik shqiptar, ai është i njohur si drejtuesi i matur, i palëkundur dhe i qetë i Radiotelevizionit Shqiptar, në një kohë kur valët e propagandës po tërhiqeshin, dhe fjala e ndershme përpiqej të merrte formë në eter.
    Për mua, Martin Leka është mbi të gjitha një mik dhe një koleg. Një njeri i fjalës që ka ditur ta mbajë atë të pastër, pa retorikë të zbrazët dhe pa hije kompromisesh. Ai është një nga ata gazetarë që nuk u shëmbën përballë stuhive të kohës, që nuk e përdorën pendën për të shërbyer interesave, por për të ngritur vetëdijen. I përkushtuar deri në rrënjë të qenies së tij ndaj profesionit, ai i dha “Koha Jonë” dhe gazetarisë shqiptare, jo vetëm përmbajtje, por edhe karakter.
    Nëse i hedh një sy arkivit të gazetës “Koha Jonë”, një nga foltoret më të guximshme të shtypit shqiptar të viteve ’90, do të gjesh aty firmën e tij, një stil të kthjellët, një mendje të rreshtuar me arsyen, një qëndrim që nuk lëkundet nga moda e ditës. Shkrimet e Martin Lekës nuk janë produkte kohe, ato janë shenja të kohës që e kapërcyen vetë kohën. Sepse ishte “Koha Jonë” dhe botuesi i saj Nikoll Lesi, që e shndërruan përkushtimin dhe shpirtin e dritur të fjalës dhe kurajën e gazetarit së Martin Lekës, në një zë unik përfaqësimi, ku së bashku me një armatë zelltarësh të fjalës së lirë, shkruan historinë e shtypit të pavarur, ngritën një tempull që mbeti kulmim i gazetarisë shqiptare.
    “Gazetaria është e vërteta e parë që viktimizohet kur heshtim për hir të rehatisë.” Këtë do ta thoshte Martin me tonin e tij të qetë, si të ishte një jehonë e fjalëve të George Orwellit: “Në një kohë mashtrimi universal, të thuash të vërtetën është një akt revolucionar.”Ka qenë “Kështjella e medias”, gazeta “Koha Jonë”, ku Martin Leka ka thënë një nga përkufizimet më të guximshme: “Sot ka gazetarë që bëjnë pallate dhe ndërtues që bëjnë gazeta”. Më shumë se një citim, ajo ishte dhe mbeti akt i guximit etik dhe profesional, dinjiteti dhe integriteti.
    Martin Leka nuk ka qenë kurrë shpërthyes në fjalë, por thellësisht përvëlues në mendim. Ai nuk ka ndezur zjarr me demagogji, por ka mbajtur ndezur pishtarin e arsyes. Në debatet publike, ka ditur të jetë zëri i arsyes së ftohtë në një atmosferë të mbarsur me retorikë të nxehtë. Ka ditur të bëjë pyetjen e duhur, në vend që të japë përgjigjen më të zhurmshme. Dhe mbi të gjitha, ka ditur të dëgjojë, një cilësi që sot mungon aq shumë në arenën publike.
    Pavarësisht se vitet i kanë sjellë më shumë kohë për reflektim sesa për shkrim, Martin Leka nuk i është ndarë mendimit të formuar, qëndresës pa bujë dhe përkushtimit qytetar. Qoftë si komentues, si analist apo thjesht si qytetar i angazhuar, ai ka ruajtur një pozicion të ekuilibruar, të kthjellët, shpesh sfidues, por gjithnjë të ndershëm. Ai është ndër ata që beson se media nuk duhet t’i nënshtrohet klaneve, por të mbrojë publikun. Dhe këtë nuk e ka thënë vetëm, e ka dëshmuar me gjithë veprën dhe qëndrimin e tij.
    Në kujtesën time, Martin mbetet një nga ata njerëz që mbajnë fjalën si një kod nderi. Dhe jo rastësisht, mendja më shkon te fjalët e Albert Camus-së, që do të mund t’i atribuoheshin atij: “Në fund të fundit, njeriu është më shumë ato që hesht, sesa ato që thotë.”
    Sot, në këtë ditë të veçantë për të, nuk dua të flas thjesht për një përvjetor biologjik, por për një përvjetor përkushtimi, për një jetë të investuar në fjalë të thëna drejt, në heshtje që peshon, në miqësi që zgjat, në integritet që nuk negociohet. Në një kohë kur shpesh media bëhet altoparlant i pushtetit dhe jo shpirt i shoqërisë, Martin Leka qëndron si një figurë që i përket një brezi të rrallë, brezi i gazetarisë që besonte se puna jonë nuk është të bëjmë zhurmë, por të kërkojmë të vërtetën dhe të luftosh për të, duke e përfaqësuar dhe mbrojtur profesionin e gazetarit.

  • Luçiano Boçi: O ju që e urreni, Sali Berisha është zëri i së vërtetës dhe pengesa e fundit ndaj këtij regjimi

    Luçiano Boçi: O ju që e urreni, Sali Berisha është zëri i së vërtetës dhe pengesa e fundit ndaj këtij regjimi

    Luçiano Boçi ka bërë një letër publike të mbushur me plot lavde për Sali Berishën.
    Ndër të tjera, ai shkruan:
    “Në një vend ku kujtesa kolektive po zbehet nga propaganda, ku gënjeshtra bëhet ligj dhe e vërteta përbuzet si krim, ekziston ende një emër që ngul këmbë të mos heshtë: Sali Berisha.
    Për disa është simbol i një epoke të lavdishme të tranzicionit shqiptar. Për të tjerët, një këmbanë që nuk pushon së paralajmëruari rrezikun nga shteti i kapur.
    Por për të gjithë ata që nuk janë të verbuar nga urrejtja servilizmi politik majtist, ai mbetet një mbartës i peshës më të rëndë në kohë jo të lehta: peshës së së vërtetës.
    Berisha nuk është  një politikan “i vjetër” siç mundohen ta propagandojnë pa pushim ekranet opinionet proqeveritare e profane.
    Ai është një simbol rezistence në një sistem që kërkon të fshijë çdo gjurmë kujtese.
    Ai mbetet pengesa e fundit mes qytetarit të lirë dhe shtetit të propagandës. Dhe për këtë arsye, është i persekutuar, i sulmuar, izoluar, i anatemuar, por jo i heshtur.
    Dosja “Partizani”, “Non Grata”-t, sulmet e orkestruara nga media të blera dhe drejtësia e komanduar, janë veçse prova të alarmit që regjimi ka nga ai që nuk u nënshtrua asnjë padrejtësie.
    Sepse Berisha, me të gjitha të metat dhe gabimet që ia interferojnë kundërshtarët e që megjithatë e bëjnë njerëzor, nuk ka tradhtuar kurrë të vërtetën e tij dhe jo vetëm të tij.
    Dhe kjo është më shumë se ç’mund të thuhet për të gjithë ata që heshtin sot përballë padrejtësive.
    Çështja ndaj tij, nuk është thjesht një çështje gjyqësore. Është një përndjekje politike. Është një investim kriminal për ta kufizuar politikisht një njeri që përfaqëson kërcënimin më të madh për një pushtet të ngritur mbi krimin, korrupsionin dhe konspiracionin e heshtjes.
    Ndaj, në një kohë kur shumë zgjedhin të pajtohen me mashtrimin e prekshëm, Berisha zgjedh të mos e lejojë të vërtetën të vdesë.
    Dhe kjo është arsyeja pse ai luftohet pa pushim dhe me çdo mjet, jo për atë që ka qenë, por për atë që ende përfaqëson.
    Berisha është ndoshta ndër të rralla figura publike që e mbart emrin e vet jo si barrë, por si betim.
    Ai nuk e ka braktisur kurrë terrenin e betejës politike, edhe kur i kanë mbyllur dyert e medias, sallat e parlamentit apo dyert e gjykatave.
    Përballë një sistemi që kërkon harresë, ai është kujtesa. Dhe kujtesa është e rrezikshme për pushtetin që jeton me paranojën ndaj së vertetës.
    Dhe pikërisht sepse nuk u dorëzua, sepse nuk e negocioi të vërtetën, Sali Berisha është sot më shumë se një individ.
    Ai është simboli i qëndresës dhe emri që mbron të vërtetën.
    Të mos harrojmë që e vërteta nuk harron”.

  • Mos i mbani sekret këto gjëra nga mjeku juaj

    Mos i mbani sekret këto gjëra nga mjeku juaj

    A i tregoni gjithmonë të vërtetën mjekut tuaj?

    Universiteti i Miçiganit kreu një studim me mijëra pacientë, nga të cilët 2,500 ishin të moshuar. Rezultatet treguan se 60% deri në 80% e njerëzve pranuan se nuk i tregonin gjithmonë të vërtetën mjekut të tyre.

    Mjekët janë të habitur pse pacientët do të gënjenin për diçka për të cilën mund të merrnin ndihmë. “Kur të anketuarit shpjeguan pse nuk ishin të hapur, shumica thanë se donin të shmangnin gjykimin dhe nuk donin të dëgjonin leksione për sjellje të dëmshme,” raportoi ekipi kërkimor. “Më shumë se gjysma thjesht ndiheshin shumë të turpëruar për të treguar të vërtetën. Ata shqetësoheshin se do të etiketoheshin si njerëz që nuk marrin vendime të mira”.

    Edhe pse shumica prej nesh duam të shihemi si “nxënës të mirë” në sytë e mjekut tonë, duke mos treguar të gjithë të vërtetën për ato që po përjetojmë, mund të rrezikojmë më shumë shëndetin tonë sesa e kuptojmë. Këtu janë shtatë gjëra që, ndonëse mund të jenë të vështira për t’u pranuar, duhen treguar me sinqeritet gjatë kontrollit tuaj mjekësor:

    Sasinë e ushtrimeve që bëni

    Tundimi për të ekzagjeruar me aktivitetin fizik kur mjeku ju pyet mund të jetë i madh. E kuptojmë — askush nuk do të duket si dembel. Megjithatë, duke qenë të sinqertë për rutinën tuaj të aktivitetit fizik, apo mungesën e tij, mjeku mund t’ju sugjerojë aktivitete që mund t’i shijoni dhe që i bëjnë mirë trupit tuaj.

    Të gjitha ilaçet që merrni, përfshirë suplementet

    Është shumë e rëndësishme që mjeku të dijë të gjitha ilaçet që merrni — me recetë dhe pa recetë — në mënyrë që të shmangen efektet anësore të mundshme. Disa nga simptomat që ndjeni mund të jenë pasojë e ilaçeve që merrni. Nëse po harroni të merrni ilaçet, apo nuk po i merrni për shkak të kostos, mjeku duhet ta dijë. Mos harroni të përmendni edhe suplementet, pasi ato mund të ndikojnë në veprimin e ilaçeve të tjera.

    Simptomat që ju shqetësojnë

    Ndoshta keni vënë re një skuqje, një gungë, apo një dhimbje që nuk largohet, por për ndonjë arsye keni hezituar ta përmendni në vizitë. Është e natyrshme të shpresoni se do të largohet vetvetiu. Por, mbani mend: mjeku ka studiuar për vite të tëra për të kuptuar çështje të tilla dhe di më shumë se interneti! Edhe nëse ndiheni të turpëruar apo në siklet, është shumë e rëndësishme të jeni të sinqertë. Besoni që mjeku juaj ndoshta i ka parë dhe dëgjuar të gjitha më parë!

    Përdorimi i alkoolit

    Ndërkohë që njerëzit priren të ekzagjerojnë për sasinë e ushtrimeve që bëjnë, ata shpesh minimizojnë sasinë e alkoolit që konsumojnë. Disa mjekë madje këshillojnë: “Pyet sa pi pacienti, pastaj dyfishoje.” Fatkeqësisht, për shkak të kësaj, shumë raste të konsumit të dëmshëm të alkoolit nuk identifikohen deri sa ndodh një dëmtim serioz, si dëmtim i mëlçisë apo aksidente. Është e rëndësishme të jeni të hapur dhe të sinqertë për konsumimin e alkoolit, sidomos kur mjeku po mendon çfarë ilaçesh të përshkruajë.

    Ndjenjat e depresionit dhe ankthit

    Në ditët e sotme, mjekët shpesh ju pyesin nëse ndiheni të trishtuar apo të shqetësuar. Jini të sinqertë kur ju bëjnë këtë pyetje. Depresioni dhe ankthi janë të zakonshme tek të rriturit e moshuar dhe të dyja janë të trajtueshme. Shumë njerëz nuk kuptojnë që shqetësimet emocionale mund të jenë po aq dobësuese sa sëmundjet fizike — dhe nuk ka asgjë për t’u turpëruar kur kërkon ndihmë në këtë drejtim.

    Nëse jeni rrëzuar

    Një nga shkaqet kryesore të aftësisë së kufizuar dhe madje edhe vdekjes tek të moshuarit është rënia. Është e kuptueshme pse të moshuarit nuk duan të pranojnë se kanë rënë – kanë frikë se do t’u thuhet të “qetësohen” ose të konsiderohen të brishtë. Por në të vërtetë, nëse i tregoni mjekut tuaj që keni rënë ose po rrëzoheni shpesh, ai mund të vlerësojë arsyet dhe të rekomandojë ushtrime për balancë, ekzaminime për dëgjimin dhe shikimin, rishikim të ilaçeve, apo hapa të tjerë për të ulur rrezikun nga rëniet.

    Ndryshimet në kujtesë

    Kjo është një fushë që shpesh mohohet. Ndonëse është e lehtë të mendosh se harresa është thjesht një pjesë e plakjes, ndryshimet në kujtesë mund të jenë pasojë e ilaçeve apo edhe e një sëmundjeje të trajtueshme. Është më mirë që mjeku ta dijë dhe të ndihmojë me planin e duhur. Edhe nëse diagnostikoheni me Alzheimer apo një çrregullim të ngjashëm, sa më herët të zbulohet, aq më mirë.