Tag: vërtetë

  • “Le të shohë bota të keqen e vërtetë”, Erika Kirk kërkon kamerat e gjyqit të vrasësit së bashkëshortit së saj, Charlie Kirk

    “Le të shohë bota të keqen e vërtetë”, Erika Kirk kërkon kamerat e gjyqit të vrasësit së bashkëshortit së saj, Charlie Kirk

    Erika Kirk, bashkëshortja e aktivistit të ndjerë amerikan Charlie Kirk, ka kërkuar publikisht që media të lejohet të filmojë gjyqin e personit të akuzuar për vrasjen e tij, duke thënë se e vërteta nuk duhet të fshihet dhe “bota duhet të shohë se çfarë është e keqja e vërtetë”.

    Charlie Kirk u vra me armë më 10 shtator, gjatë një aktiviteti të organizatës konservatore Turning Point USA në Utah Valley University. I dyshuari, 22-vjeçari Tyler Robinson, ndodhet në burg dhe po pret gjyqin, ku nëse shpallet fajtor për vrasje me dashje, mund të përballet me dënim me vdekje.
    Teksa foli në një intervistë për Fox News, Erika Kirk tha se nuk është dakord me vendimin e gjykatës që të mos lejohen pamje të të pandehurit teksa hyn, del apo qëndron në sallën e gjyqit.
    “Le të shohë e gjithë bota se çfarë është e keqja e vërtetë. Nuk ka asgjë për të fshehur”, tha ajo me emocione, duke nënvizuar se çdo moment i vrasjes dhe dhimbjes së familjes së saj është dokumentuar nga kamerat, ndaj edhe drejtësia duhet të jetë transparente.
    Ajo kujtoi se vrasja e bashkëshortit të saj u regjistrua nga kamerat, ndërsa familja dhe miqtë e tyre janë ekspozuar publikisht në çdo hap të procesit të zisë: “Ne e meritojmë që të ketë kamera aty. Nuk ka asgjë për të fshehur.”
    Erika Kirk e përsëriti edhe një herë mesazhin e faljes që dha në ceremoninë madhështore mortore, ku mbi 60 mijë njerëz morën pjesë, duke thënë se burri i saj do të donte që ajo ta falte të dyshuarin për vrasjen e tij.
    Gjykata ka vendosur që i pandehuri të shfaqet me veshje civile gjatë gjyqit, por i lidhur me pranga dhe zinxhirë, të cilat nuk do të lejohen të regjistrohen nga kamerat, për të ruajtur prezumimin e pafajësisë para jurisë.
    Çështja ka tërhequr vëmendje të gjerë në SHBA, ku debati për transparencën në procese gjyqësore me profil të lartë dhe për trajtimin e të akuzuarve vazhdon të jetë i ndezur.

    Top Channel

  • Spartak Braho kujton arrestimin e Fatos Nanos: Ngjarje e vështirë, tregoi fytyrën e vërtetë të Sali Berishës

    Spartak Braho kujton arrestimin e Fatos Nanos: Ngjarje e vështirë, tregoi fytyrën e vërtetë të Sali Berishës

    Ish-deputeti i PS, Spartak Braho e kujton me nostalgji rrugën e përbashkët politike me Fatos Nanon, të cilit sot i dha lamtumirën e fundit në Pallatin e Kongreseve.Në një prononcim për gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu, ai u shpreh se Nano shkëlqeu si një lider politik, ndërsa foli për periudhën e arrestimit të ish-kryeministrit Nano.
    Për Brahon arrestimi i Nanos ishte një ngjarje e hidhur që tregoi fytyrën e Sali Berishës, ndërsa u ndal dhe te PS sot, duke thënë që 95% e atyre që janë pjesë e kësaj partie nuk kanë lidhje me Partinë Socialiste të vërtetë.
    Pyetje: Ju keni qenë një ndër bashkëpunëtorët e Fatos Nanos dhe në kohën kur ai u burgos, ju keni qenë avokati i tij, si e kujtoni gjithë këtë kohë?
    Braho: Vdekja e Fatosit në këtë moshë relativisht të re na bëri që të kujtojmë shumë momente nga periudha e parë si themelues i PS-së. Ky është pozicioni politik që na lidhi me Fatosin, por me të na lidh dhe një moment tjetër, arrestimi i tij. Një ngjarje jo vetëm e hidhur, por që tregon fytyrën e vërtetë të Sali Berishës edhe në ditë e sotme. Fatosi shkëlqen si udhëheqës politik, natyrisht si drejtues i ekzekutivit pati defekte, por që ne bashkëpunëtorët e tij ia falim. Ajo qe partia e vërtetë socialiste, kjo parti nuk trashëgon asgjë si ajo parti, as si vijë politike dhe ideale, por edhe nuk ka më trashëgimtar të asaj kohe. 95% e atyre që janë sot në PS nuk kanë lidhje me PS dhe kjo është për të ardhur keq. Megjithatë nuk jemi mbledhur për të bërë kritika, por për të qarë Fatos Nanon. /tch/

  • Ish-deputeti Braho kujton arrestimin e Fatos Nanos: Ngjarje e vështirë, tregoi fytyrën e vërtetë të Sali Berishës

    Ish-deputeti Braho kujton arrestimin e Fatos Nanos: Ngjarje e vështirë, tregoi fytyrën e vërtetë të Sali Berishës

    Ish-deputeti i PS, Spartak Braho e kujton me nostalgji rrugën e përbashkët politike me Fatos Nanon, të cilit sot i dha lamtumirën e fundit në Pallatin e Kongreseve.

    Në një prononcim për gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu, ai u shpreh se Nano shkëlqeu si një lider politik, ndërsa foli për periudhën e arrestimit të ish-kryeministrit Nano.
    Për Brahon arrestimi i Nanos ishte një ngjarje e hidhur që tregoi fytyrën e Sali Berishës, ndërsa u ndal dhe te PS sot, duke thënë që 95% e atyre që janë pjesë e kësaj partie nuk kanë lidhje me Partinë Socialiste të vërtetë.
    Pyetje: Ju keni qenë një ndër bashkëpunëtorët e Fatos Nanos dhe në kohën kur ai u burgos, ju keni qenë avokati i tij, si e kujtoni gjithë këtë kohë?
    Braho: Vdekja e Fatosit në këtë moshë relativisht të re na bëri që të kujtojmë shumë momente nga periudha e parë si themelues i PS-së. Ky është pozicioni politik që na lidhi me Fatosin, por me të na lidh dhe një moment tjetër, arrestimi i tij. Një ngjarje jo vetëm e hidhur, por që tregon fytyrën e vërtetë të Sali Berishës edhe në ditë e sotme. Fatosi shkëlqen si udhëheqës politik, natyrisht si drejtues i ekzekutivit pati defekte, por që ne bashkëpunëtorët e tij ia falim. Ajo qe partia e vërtetë socialiste, kjo parti nuk trashëgon asgjë si ajo parti, as si vijë politike dhe ideale, por edhe nuk ka më trashëgimtar të asaj kohe. 95% e atyre që janë sot në PS nuk kanë lidhje me PS dhe kjo është për të ardhur keq. Megjithatë nuk jemi mbledhur për të bërë kritika, por për të qarë Fatos Nanon.  

    Top Channel

  • Monroe: Motrat janë miket më të mira në botë!

    Monroe: Motrat janë miket më të mira në botë!

    Marylin Monroe:

    “Kjo jetë është ashtu siç e bënë vetë. Pavarësisht të gjithave, ndonjëherë do të bëni ndonjë rrëmujë, është një e vërtetë universale. Por pjesa e mirë e kësaj është se ju do të vendosni se si do ta bëni atë. Por mos harro, disa vijnë, disa shkojnë. Ata që qëndrojnë me ju në gjithçka – ata me të vërtetë janë miqtë tuaj më të mirë. Mos i braktis kurrë ata.

    Mos harro gjithashtu se motrat janë miket më të mira në botë. Sa për të dashurit, ata do të vijnë dhe do të shkojnë gjithashtu. Dhe zemër, e urrej të ta them këtë, por një pjesë e tyre – në të vërtetë, shumica prej tyre do të ta thyejnë zemrën, por ju nuk bën të hiqni dorë, sepse nëse hiqni dorë, nuk do ta gjeni kurrë shpirtin binjak. Ju kurrë nuk do ta gjeni atë gjysmën që ju bën të plotë dhe që vlen për gjithçka.

    Vetëm se ju dështoni një herë, nuk do të thotë që ju do të dështoni në gjithçka. Vazhdoni të përpiqeni, vazhdoni dhe gjithmonë, gjithmonë, gjithmonë besoni në veten tuaj, sepse nëse ju nuk e bëni, atëherë kush do ta bëjë, e dashur? Kështu që mbajeni kokën lart, mbani mjekrën lart dhe më e rëndësishmja, vazhdoni të buzëqeshni, sepse jeta është një gjë e bukur dhe ka kaq shumë gjëra për tu buzëqeshur.”

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    SË SHPEJTI, NJË DOKUMENTAR RRETH VDEKJES SË MARILYN MONROE

  • Sot seanca për shkarkimin e tij, Peleshi e zbulon: Problemi nuk jam unë, arsyeja e vërtetë pas kërkesës së PD…

    Sot seanca për shkarkimin e tij, Peleshi e zbulon: Problemi nuk jam unë, arsyeja e vërtetë pas kërkesës së PD…

    Kreu i Kuvendit, Niko Peleshi gjatë fjalës së tij para deputeteve, komentoi kërkesën e opozitës për shkarkimin e tij. Ai tha se nuk ka shkelur kushtetutën, por i është bazuar rregullores së Kuvendit.
    “Para pak javësh ndodhi një ngjarje e rëndë, një gjyqtar u qëllua për vdekje në sallë. Nga ai moment dhe në vazhdim u shpërfaq një ngjarje akoma më e rëndë, në rrjetet sociale pati një numër jo të vogël reagimesh që u solidarizuan me autorin e krimit. Mbase tani dikush pyet çlidhje ka kjo me procedurën e shkarkimit të kryetarit të Kuvendit. Do ti përgjigjem shkakut të vërtetë të kësaj procedure, shkaku i vërtetë nuk jam unë, nuk është favorizimi i një krahu politik, kundër një krahu tjetër. Mazhoranca ka folur 291 minuta kundrejt 439 minutave të opozitës, pra 60% të kohës e ka patur opozita. Shkaku që na sjell në këtë procedurë është frymë antagoniste dhe përçarëse nga e cila nuk heqim dot dorë”, tha Peleshi.
    Një këshillë ia jep kolegëve të opozitës duke thënë se ka fituar 13 fushata dhe se ka kuptuar se suksesi në politikë nuk e ka kusht denigrimin.

  • Djepi në pemë dhe historia e vërtetë e një ninulle që lindi nga dashuria dhe urtësia e një nëne indigjene

    Djepi në pemë dhe historia e vërtetë e një ninulle që lindi nga dashuria dhe urtësia e një nëne indigjene

    Albert Vataj

    Pas melodisë së butë të një ninulle që u këndohet brezave, fshihet një histori e thellë dhe prekëse. “Rock-a-Bye Baby” nuk lindi në sallonet e qyteteve, por në hijen e pemëve dhe në zemrën e një nëne indigjene. Ky është rrëfimi i origjinës së saj, një histori që na mëson për dashurinë, natyrën dhe aktin e bukur të lëshimit.Prej shumë kohësh qarkullon një ninullë që fëmijët e të gjitha brezave e kanë dëgjuar përpara se të zhyten në gjumë:

    Përkundu, foshnja, në majë të lisit,Era kur fryn, djepi lëviz,Kur dega thyhet, djepi do bjerë,Me foshnjën brenda, që tokës i ndjerë.
    Shumë pak e dinë se kjo këngë nuk është thjesht një ninullë. Ajo ka lindur nga një takim i thellë ndërkulturor dhe një çast i papërsëritshëm njerëzor.Thuhet se shumë vite më parë, Effie Crockett, motra e madhe e Davy Crockett-it, udhëtoi për të ndihmuar disa nëna nga fisi Muskogee. Kur mbërriti në kampin e tyre, ajo u befasua dhe nuk i fshehu as buzëqeshjen, foshnjat e fisit nuk ishin shtrirë në djepe në tokë, por ishin varur me kujdes në djepe të vegjël prej lëkure, të lidhur në degët e thjeshta të një mesteje.

    Në fillim, Effie e konsideroi këtë si të çuditshme. Por me kalimin e ditëve, ajo filloi të kuptonte mençurinë pas kësaj praktike. Fëmijët ishin të mbrojtur nga insektet, nga rrezet e nxehta të diellit dhe nga grabitqarët. Era që lëkundte pemët, i përkundte ata butësisht, ashtu si krahët e një nëne. Foshnjat pushonin në qetësi, nën hijet që lëviznin ngadalë, duke soditur zogjtë, fluturat dhe gjethet që vallëzonin në ajër. Dhe buzëqeshja e tyre ishte një bekim për natyrën që i përqafonte.
    Një ditë, ndërsa Effie vëzhgonte një nënë të fisit Muskogee duke kënduar butë për fëmijën e saj që varej në degë, ajo dëgjoi një melodi që e tronditi thellë. Ishte një këngë në gjuhën amtare, një ninullë që ajo do ta shkruante më pas dhe do ta përhapte. Por ajo që pak njerëz do të kuptonin, ishte shpjegimi i vërtetë, i rrënjësur në përvojë.

    Nënës indigjene iu rrëshqit një lot nga syri, sepse e dinte që kjo këngë nuk fliste për rrezik, por për rritje. Degët që përkundnin fëmijën e saj do të thyheshin jo prej stuhisë, por prej kohës. Djepi do të binte sepse fëmija do të rritej, do të zbarkonte në tokën e jetës dhe do të mësonte të qëndronte më këmbë, të përballonte botën. Rënia nuk ishte fundi, ishte fillimi i një udhëtimi të ri, i një jete të pavarur.
    Kjo është domethënia e vërtetë e “Rock-a-Bye Baby”. Një këngë që përshkon kohën dhe kulturat, që lind nga dashuria që mëson të lëshojë, nga mençuria që e kupton se mbrojtja më e madhe është përgatitja për të ecur vetëm.

    Kjo ninullë e butë që i këndohet fëmijës përpara gjumit, nuk është vetëm një ritëm i ëmbël. Ajo është një dëshmi dashurie nga kultura vendase amerikane, një dhuratë që na mëson përkushtimin, lirinë dhe natyrën si mësuese.

    Në zërin e një nëne Muskogee, në lëkundjen e një djepi mes degëve të pemës, është shkruar një ninullë që e ka kapërcyer kohën dhe kufijtë, një testament i dashurisë së natyrshme, i mençurisë që lind nga toka dhe qielli.
    Le ta dëgjojmë këtë këngë jo vetëm si melodi, por si mesazh: të duam, të rrisim dhe t’i japim lamtumirën e nevojshme atyre që duhet të ecin më tej.Sepse çdo fëmijë i përkundur sot në degët e një ninulle, është njeriu që nesër do të qëndrojë në këmbë, i vetëm dhe i lirë.

  • Historia tronditëse e një gruaje: Selimin ma varrosën pa emër, kështu më varrosni edhe mua…

    Historia tronditëse e një gruaje: Selimin ma varrosën pa emër, kështu më varrosni edhe mua…

    Foto ilustrim

    “Mos më vini pllakë mermeri me emër, se edhe Selimin ma varrosen pa emër. Askush nuk e di ku prehet, askush nuk e di, ku të ndezë një qiri, nuk e di ku t’i vërë një lule. Kështu qoftë edhe për mua”

    Historia tronditëse e Selim Zymës, topografit të diplomuar në Vjenë që u arrestua dhe u dënua me pushkatim në vitin 1947 dhe mbeti pa varr. Përndjekja e bashkëshortes së tij vjeneze, e cila më në fund, në vitet ’60, u kthye në Austri dhe i befasoi të gjithë me historinë e rrallë nga Shqipëria.

    Në Vjenë, ajo histori nga Shqipëria komuniste ngjante si përrallë. Një përrallë ndryshe, ku të dashuruarit nuk jetojnë të lumtur përgjithmonë dhe ku e drejta dhe e mira, nuk triumfon në fund.

    Një përrallë e vërtetë, siç e kishte titulluar gazeta vjeneze historinë e Hilde Zymës.

    Hilde ishte kthyer në atdheun e saj, pas disa vitesh dramatike në Shqipëri. Atje asaj ia kishin pushkatuar bashkëshortin, topografin e parë shqiptar, Selim Zyma. Pasi e kishin dëbuar nga shtëpia bashkë me të bijën, e kishin detyruar të jetonte në një kasolle të fëlliqur.

    Edhe ato pak sende të florinjta që i shpëtuan nga oficerët e sekuestrimit, i shitën më pas për të mbajtur shpirtin gjallë. Kur nuk kishin më çfarë të shisnin, e bija u detyrua të shiste  gjak.

    Me ndërhyrjen e konsullit austriak, Hilde arriti të kthehej në atdhe. Vitet kaluan dhe kur mbesa i kërkonte ndonjë histori, ajo i tregonte historinë e jetës së saj. Shumë shpejt kjo histori u bë popullore në shkollën e vajzës, aq sa Hilde mori një ftesë për t’ua treguar vetë nxënësve.

    “Një përrallë e vërtetë nga lindja”

    Ishte një histori tronditëse jo vetëm për fëmijët, por edhe për mësuesit dhe prindërit e pranishëm. Të nesërmen, siç shkruan Orhan Sakiqi, në një shkrim kushtuar çiftit Zyma, gazeta më e shitur vjeneze do të hapej me historinë “Një përrallë e vërtetë nga lindja”. Kjo përrallë e vërtetë kishte nisur pikërisht në Vjenë, kur studenti shqiptar i inxhinierisë ishte dashuruar me austriaken e re dhe më pas, kishin vendosur të ktheheshin të dy së bashku në Shqipëri.

    Para se të shkonte në Vjenë për studime, Selim Zyma kishte qenë për dy vite oficer teknik në Komisionin Ndërkombëtar të Kufijve. Aty ai kishte nisur punën për përpilimin e hartave. Pasi kishte mbaruar shkollën ushtarake në Stamboll, ishte emëruar instruktor në një shkollë artilerie. Me këtë rast ai kishte nisur edhe studimet për Matematikë atje.

    Në vitin 1921 erdhi në Shqipëri ku qëndroi deri në vitin 1923. Më pas largohet për në Vjenë ku diplomohet si topograf. Rikthehet sërish në atdhe me një profesion shumë të dobishëm për vendin. Pas pak muaj pasi kishte marrë gradën kapiten, ai vihet në dispozicion të Ministrisë së Punëve Botërore si inxhinier.

    “Nuk e pranoj procesverbalin”

    Sërish do të merrej me kufijtë. Këtë herë specifikisht me kontrollin e piramidave në kufirin shqiptaro-jugosllav. Më vonë emërohet në Drejtorinë e Reformës Agrare. Këto detyra të rëndësishme, do e bënin atë, një person të padëshiruar kur Partia Komuniste mori pushtetin.

    Sigurisht që jugosllavët ishin hatërmbetur me punën e Selim Zymës për përcaktimin e kufijve. Ata nuk e humbën rastin për të marrë hak, në kohën kur opinionet e tyre bënin ligjin dhe ishin përmbi çdo ligj në Shqipëri.

    Në raportin për inxhinierin, siç ka arritur të zbulojë studiuesi Kastriot Dervishit, theksohet ankesa e fqinjëve. “I përmenduri në asnjë rast nuk ka pranuar sugjerimet e gjeometrave jugosllavë dhe këta të fundit kanë konstatuar se ai e ka penguar punën”, thuhet në raport. 

    Sipas dokumenteve të publikuara nga Kastriot Dervishi, Selimi u akuzua për sabotim, spiunazh dhe për lidhje me amerikanët përmes Shërbimit të Spiunazhit për Ballkanin. Ai nuk pranoi asnjë nga këto akuza.

    “Unë gjithë kohën time kam qëndruar jashtë vijës politike. Si ka mundësi që unë të jem një prej anëtarëve të grupit të spiunazhit? Procesverbalin nuk e pranoj.”

    Është e vërtetë që e kam nënshkruar, por është mbushur krejt me fantazira… Në procesverbal kam deponuar emra të personave që vetëm i njihja. Nuk është e vërtetë që unë të kem pasur lidhje me ta. I kam thënë emrat, vetëm pasi isha i shtrënguar nga hetuesit”.

    Ky guxim për të demaskuar procesin hetimor që karakterizohej nga presioni dhe dhuna, dhe vendomsëria e tij për të mos u përkulur, e bëri të pakthyeshëm vendimin që po kurdisej për të.

    Procesi i nisur më 1 dhjetor 1947 përfundoi më 3 dhjetor. Aty argumentohej që Selim Zyma kishte dëmtuar fuqinë ekonomike dhe kishte vënë në rrezik integritetin e vendit. Dhe me argumentin tjetër se kishte kryer vepra spiunazhi, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi me vdekje.

    Më 30 dhjetor, Gjykata e Lartë Ushtarake la në fuqi vendimin. Mbetej vetëm ekzekutimi. Për regjimin komunist, ndryshe nga çdo kod moral dhe shoqëror, përfundonte historia: pa një varr.

    Hilde arriti ta gjejë kufomën e Selimit me ndihmën e banorëve të Bregut të Lumit dhe ta mbulojë me dhe, shkruan inxhinieri Orhan Sakiqi. Po atë dimër, gruan dhe të bijën e tij i nxorën nga shtëpia dhe i çuan në një kasolle. Aty ato laheshin me ujë të ftohtë, të rrethuara nga batanije të varura dhe ushqeheshin me bukë thatë. Këto dhe fakte të tjera janë shkrua në librin “Varri i fshehtë”, nga Petraq Kolevica.

    Iu desh të shisnin të gjitha sendet e arta për të mbajtur shpirtin gjallë. Më vonë Hilde nisi të punoj si rrobaqepëse. Pa bashkëshortin në krah, ajo ndodhej në mes të një vendi krejt të huaj dhe të egër tej çdo imagjinate njerëzore.

    Vizita e konsullit austriak në Shqipëri në fillim të viteve ’60, e nxori nga ai rreth mundimesh. Ajo u lejua të kthehej në Vjenë. Atje kishte një djalë që i ati këmbënguli ta mbante, kur Hilde dhe Selimi u nisën në Shqipëri. Po në Tiranë la të bijën dhe eshtrat e të shoqit, pa një varr.

    Kur ndjeu fundin t’i afrohej, la një amanet. “Mos më vini pllakë mermeri me emër, se edhe Selimin ma varrosen pa emër. Askush nuk e di ku prehet, askush nuk e di ku të ndezë një qiri, nuk e di ku t’i vërë një lule. Kështu qoftë edhe për mua”, tha ajo.

    Ishte dëshira e një gruaje për të ndarë me bashkëshortin atë fund të padrejtë, aq të vetmuar, që diktatura komuniste e përgatiti për mijëra njerëz. /kujto.al

    —————————–

    Lexo edhe:

    MUSA RAMADANI: NUK E NJOH E NUK MË NJEH…AS EMRIN NUK IA DI!

    ObserverKult

  • Emërimi i Liburn Aliut/ Paloka: I kanë treguar që drejtori i vërtetë i Portit në Durrës është Poja apo….

    Emërimi i Liburn Aliut/ Paloka: I kanë treguar që drejtori i vërtetë i Portit në Durrës është Poja apo….

    Kreu i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka, ka reaguar me një shënim në faqen e tij në facebook pas emërimit për drejtimin e portit të Liburn Aliut, ish ministër i infrastrukturës në Kosovë, i cili ndërkohë po hetohet për korrupsion në Prishtinë.

    “Në fakt vetëm me këtë kusht mund të rekrutohej nga Rama!”, shkruan Paloka, duke shtruar pyetjen nëse, ”i kanë treguar këtij zotërisë që drejtori i vërtetë i Portit në Durrës është Poja apo e kanë lënë që ta mësojë vetë?

    Mesazhi:

    Belinda fisbukura, pasi lidhi me hekurudhë Durrësin direkt me Zvicrën, mori pjesë në një takim ne Sofie ku u diskutua mbi një korridor energjitik ku Shqipëria nuk është fare pjesë dhe sot na prezantoi këtë drejtorin e ri të Portit të Durrësit. Ashtu si Belinda dhe ky zotëria ndërkohë qenka i hetuar për korrupsion në Kosovë. Në fakt vetëm me këtë kusht mund të rekrutohej nga Rama!

    Po pavarësisht dhe në vazhdim të këtyre: a i kanë treguar këtij zotërisë që drejtori i vërtetë i Portit në Durrës është Poja apo e kanë lënë që ta mësojë vetë?

  • ‘Nga Di Pietro te Berlusconi: historia e një ‘inkuizioni’ kundër së djathtës italiane’

    ‘Nga Di Pietro te Berlusconi: historia e një ‘inkuizioni’ kundër së djathtës italiane’

    Nga Tritan Shehu 

    “Mani Pulite” dhe Di Pietro në Itali, ishin një komplot drejtësie për të goditur të djathtën, antikomunistët, Demokracinë Kristiane.

    Në një kohë që ra Muri i Berlinit, në Itali u vu në bankën e të akuzuarve e djathta, Demokracia Kristiane, partia e De Gasperit, Andreotit.

    U goditën ata që krijuan Europën e Bashkuar, NATO-n, ata që ishin në vijë të parë të kolapsit komunist.

    U shfrytëzuan qëllimshëm edhe probleme reale qeverisjeje për të hedhur pluhur mbi ata që shpëtuan për dekada Italinë prej diktatit të Moskës.

    Ndërsa komunistëve, atyre që konsideronin atdhe Moskën, që merrnin valixhet plot prej andej në shkëmbim të informacioneve e shërbimeve speciale, nuk u ndodhi asgjë.

    E gjithë ajo ngrehinë “Mani Pulite” ishte një skenar i tillë.

    Di Pietro, si një “inkuizitor”, realizoi një “inkuizicion” ndaj demokracisë së vërtetë, ndaj DC-së.

    Fatmirësisht, shumë shpejt në skenën politike italiane hyri Berlusconi, që ndaloi atë revansh komunist dhe bëri të dështojë ai komplot i vërtetë ndaj atij vendi demokratik, thelbësor për BE dhe NATO.

    Si vazhdim i asaj historie, më tej edhe Berlusconi vetë u bë viktimë e po të njëjtit “inkuizicion”; u tentua të baltosej disa herë me një urrejtje patologjike nga të njëjtët mekanizma, për shërbimet e mëdha që i bëri Italisë dhe Europës.

    Derisa, para pak ditësh, Gjykata e Lartë e Italisë, pas një kalvari shumë të gjatë, e shpalli të pafajshëm.

    Në fakt, po këto mekanizma po veprojnë edhe në vendin tonë, si një instrument i Rilindjes, në vazhdim të keqpërdorjes politike të drejtësisë nga të majtat radikale.

    Reflektim ky i lindur nga debati i sotëm në Kuvend, si dhe për ata që ngatërrojnë këtë të vërtetë historike të Italisë.

  • Borges: Gjërat më të mira të jetës ndodhin kur më së paku i pret!

    Borges: Gjërat më të mira të jetës ndodhin kur më së paku i pret!

    JORGE LUIS BORGES: MË E MIRA ËSHTË NË TË ARDHURNë shqip: Manjola Brahaj Halili

    Nga humbjet e shumta mësova të fitoj;nga lotimi i shumtë m’u pikturua kjo buzëqeshje që kam.

    Njoh aq mirë dyshemenë saqë shoh veç qiellin.

    Kam pekur aq herë fundin saqë, sa herë që bie, e di se nesër do ngrihem.

    Aq shumë habitem si është qenia njerëzore, saqë mësova të jem vetvetja.

    M’u desh të ndjeja vetminë për të mësuar që të rrija me veten dhe të mësoja që isha shoqëri e mirë. U përpoqa shumë herë t’i ndihmoja të tjerët, saqë mësova se duhej të më kërkonin ndihmë.

    U përpoqa gjithmonë që gjithçka të ishte e përsosur dhe kuptova se në të vërtetë çdo gjë është aq e papërsosur sa ç’duhet të jetë (duke më përfshirë mua). Bëj vetëm atë që duhet, në mënyrën më të mirë që mundem e të tjerët të bëjnë ç’të duan.

    Kam parë aq shumë qen duke vrapuar pa kuptim, saqë mësova të jem breshkë dhe të vlerësoja rrugëtimin.

    Mësova se në këtë jetë asgjë nuk është e sigurtë, vetëm vdekja…prandaj e shijoj momentin dhe atë që kam.

    Mësova se askush nuk më përket, dhe mësova që do të jenë me mua kohën që ata duan dhe duhet të jenë, dhe kush me të vërtetë është i interesuar për mua do të ma bëjë me dije në çdo çast dhe kundra kujtdo qoftë. Se shoqëria e vërtetë ekziston, por nuk është e lehtë ta gjesh. Se kush të do, do të ta dëshmojë gjithmonë pa pasur nevojë që ti t’ja kërkosh. Se të jesh besnik nuk është detyrim, por një kënaqësi e vërtetë kur dashuria është zotëruesi yt.

    Kjo është të jetosh… Jeta është e bukur me ikjen dhe ardhjen e saj, me shijet dhe jo shijet…mësova të jetoj dhe të shijoj çdo detaj, mësova prej gabimeve po nuk jetoj duke menduar për to, se gjithmonë zakonisht janë një kujtim i hidhur që të pengon për të vazhduar përpara, epo, ka gabime të pakorrigjueshme. Plagët e forta kurrë nuk fshihen nga zemra jote, por gjithmonë do jetë dikush i gatshëm për t’i shëruar me ndihmën e Zotit.

    Ec me Zotin për dore, dhe çdo gjë do përmirësohet gjithmonë. Mus u sforco tepër sepse gjërat më të mira të jetës ndodhin kur më së paku i pret. Mos i kërko, ato të kërkojnë. Më e mira është në të ardhur.”

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    Borges: Kam kryer më të tmerrshmin e mëkateve, s’isha i lumtur…

    Borges: Veç muj me t’dashtë ashtu siç je…