Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, ka lëshuar një fletëthirrje për ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha për tu paraqitur në SPAK me qëllim dhënien e deklaratave për 4 vrasjet e protestës së 21 janarit.
Gazetari Enton Abilekaj, në studion e emisionit ‘Të Paekspozuarit’, thotë se shumë prova janë zhdukur dhe se do të jetë shumë e vështirë sot për të gjetur personin e vërtetë që i ka dhënë urdhër Gardës së Republikës për të qëlluar mbi protestuesit.
Ndër të tjera ai thotë se e vetja dëshmi kryesore në SPAK është ajo e Lulzim Bashës, në atë kohë ministër i Brendshëm ndërsa shton se dhe personi që ka fshirë serverat, është anëtar i partisë së Bashës.
“Kanë kaluar 14 vjet, shumë prova janë zhdukur. Edhe audio e gjetur për urdhrin për të goditur në mish, nuk e përcakton qartë se kush janë urdhëruesit dhe kush gjuan.
Vërtetë ka vendim të Gjykatës së Strasburgut se është krim shtetëror, por jo domosdoshmërisht duhet ta bënte hetimin SPAK. Gjykata e Lartë ia kaloi SPAK, me pretendimin se përfshihen zyrtarë të lartë.
Fakti që iu imponua SPAK-ut nga Gjykata e Lartë, nuk të bën shumë optimist. Të gjithë gardistët që gjuajtën pas urdhërit mund të arrestohen, por a ishin ata autorët, apo ata që dhanë urdhërin?
Ata që dhanë urdhërin, është e vështirë të merret vesh me emër dhe mbiemër, edhe për faktin se dëshmia kryesore është e Lulzim Bashës. Po kështu njeriu që fshiu serverat është në partinë e Bashës.
Mendoj se dëshmia e tij është shumë e rëndësishme. Pra ia ka dhënë Gjykata e Lartë me detyrim. Berisha vërtetë mund të merret i pandehur, por deri tani do të thirret si person në dijeni“, tha ndër të tjera Abilekaj.
Tag: vërtetë
-

“Personi që fshiu serverat, sot është në partinë e Bashës”
-

“Personi që fshiu serverat, sot është në partinë e Bashës”, gazetari: Urdhri për të qëlluar në 21 Janar nuk është i qartë…
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, ka lëshuar një fletëthirrje për ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha për tu paraqitur në SPAK me qëllim dhënien e deklaratave për 4 vrasjet e protestës së 21 janarit.
Gazetari Enton Abilekaj, në studion e emisionit ‘Të Paekspozuarit’, thotë se shumë prova janë zhdukur dhe se do të jetë shumë e vështirë sot për të gjetur personin e vërtetë që i ka dhënë urdhër Gardës së Republikës për të qëlluar mbi protestuesit.
Ndër të tjera ai thotë se e vetja dëshmi kryesore në SPAK është ajo e Lulzim Bashës, në atë kohë ministër i Brendshëm ndërsa shton se dhe personi që ka fshirë serverat, është anëtar i partisë së Bashës.
“Kanë kaluar 14 vjet, shumë prova janë zhdukur. Edhe audio e gjetur për urdhrin për të goditur në mish, nuk e përcakton qartë se kush janë urdhëruesit dhe kush gjuan.
Vërtetë ka vendim të Gjykatës së Strasburgut se është krim shtetëror, por jo domosdoshmërisht duhet ta bënte hetimin SPAK. Gjykata e Lartë ia kaloi SPAK, me pretendimin se përfshihen zyrtarë të lartë.
Fakti që iu imponua SPAK-ut nga Gjykata e Lartë, nuk të bën shumë optimist. Të gjithë gardistët që gjuajtën pas urdhërit mund të arrestohen, por a ishin ata autorët, apo ata që dhanë urdhërin?
Ata që dhanë urdhërin, është e vështirë të merret vesh me emër dhe mbiemër, edhe për faktin se dëshmia kryesore është e Lulzim Bashës. Po kështu njeriu që fshiu serverat ësht në partinë e Bashës.
Mendoj se dëshmia e tij është shumë e rëndësishme. Pra ia ka dhënë Gjykata e Lartë me detyrim. Berisha vërtetë mund të merret i pandehur, por deri tani do të thirret si person në dijeni“, tha ndër të tjera Abilekaj. -

Luxemburgo kritikon Neymar: Një lider i vërtetë udhëheq me shembull, ai vetëm qahet dhe ankohet
11 Nëntor 2025
11:14
Alfred Lleshi
Rikthimi i Neymar me Santosin ka shkaktuar polemika në Brazil. Gjatë humbjes 3-2 ndaj Flamengos, sulmuesi, titullar për herë të parë pas dy muajsh, u tregua nervoz, mori karton të verdhë për protesta dhe kritikoi gjyqtarin në pushimin mes dy pjesëve.
Ai u irritua me shokët e skuadrës, përshkoi gjithë fushën për të ekzekutuar një goditje dënimi dhe reagoi keq ndaj zëvendësimit, duke u larguar nga fusha pa u ulur në stol. Kritikat nuk vonuan. Opinionisti Neto e akuzoi Neymar se mund ta tërheqë Santosin drejt rënies në Serie B. Kritika më e rëndësishme erdhi nga Vanderlei Luxemburgo, ish-trajneri i Real Madridit dhe Brazilit:
“Një lider i vërtetë nuk motivon vetëm me fjalë, por me veprime. Neymar duhet të tregojë talentin në momentet e vështira. Ankesa ndaj gjyqtarit apo largimi i irrituar nga fusha nuk e ndihmon ekipin. Duhet të luftosh deri në minutën e fundit, t’i mbështesësh shokët dhe ta kthesh frustrimin në energji kolektive”.
Neymar iu përgjigj indirekt duke postuar një foto enigmatike të Kobe Bryant në Instagram, simbol i vendosmërisë dhe forcës mendore. -

BBC është shkatërruar nga ‘të çmendurit’ e majtë që besojnë se burrat mund të prodhojnë qumësht
Nga Brendan O’Neill, SPECTATOR
Kalbëzimi në BBC është më i rëndë nga sa e mendojnë njerëzit. Është diçka shumë më serioze sesa shtrembërimi i herëpashershëm i fakteve për të goditur ndonjë politikan që BBC e urren, si Donald Trump – një akt keqpërdorimi gazetaresk për të cilin tani kanë dhënë dorëheqjen drejtori i përgjithshëm, Tim Davie, dhe drejtoresha e lajmeve, Deborah Turness.
Problemi më i thellë është se BBC-ja është korruptuar aq shumë nga ideologjitë e momentit, sa tashmë është e gatshme të djegë vetë të vërtetën në shërbim të asaj ideologjie.
Ajo është dehur aq fort me mendësinë e “të menduarit të drejtë”, sa është e gatshme të promovojë edhe marrëzi si “qumështi i gjirit mashkullor”, vetëm që të mbetet në harmoni me ideologët e saj të tjerë. Kjo është kriza e vërtetë: BBC-ja ka braktisur qëllimin e saj të vjetër fisnik — informimin e masave — në favor të përkëdheljes së besimeve delirante të elitave.
Nuk është çudi që mangësitë e BBC lidhen veçanërisht me tre çështje: Trumpin, transgjinorët dhe Gazën. Sepse kjo është “trinia e shenjtë” e fiksimeve morale në qarqet e klasës llafazane. Të urresh Trump-in, të besosh se burrat mund të bëhen gra, të këmbëngulësh — pa asnjë provë reale — se Izraeli është një “entitet gjenocidal”. Nëse nuk i nënshtrohesh këtyre urdhrave të reja “fetare”, je i përjashtuar nga shoqëria e “sjellshme”.
BBC-ja i ka përthithur plotësisht të tri këto “urdhra”. Manipulimi i pamjeve të Trump tregon se ajo ndien më shumë besnikëri ndaj “sindromës së çmendurisë ndaj Trumpit” sesa ndaj së vërtetës. Promovimi i pandërprerë i ideologjisë trans — dhe shpërfillja e zërave kritikë të grave — tregon se ajo është gati të flijojë edhe shkencën për t’u pëlqyer “besimtarëve” të kishës së opinionit me status të lartë. Dhe fiksimi i saj i rrëmbyer me Gazën, shpesh duke lënë në hije çdo tragjedi tjetër në botë, tregon se ajo përkulet thellë përpara kultit borgjez të izraelofobisë.
Kemi qenë dëshmitarë të diçkaje të jashtëzakonshme – nënshtrimit të BBC-së nga një doktrinë e re mizore, që kujdeset pak për të vërtetën dhe akoma më pak për drejtësinë. Pikërisht kjo e bën aq irrituese britmën e sotme se “BBC-ja po shkatërrohet” nga ndonjë grup toksik “të çmendurish të djathtë”. Arsyeja pse jemi në këtë rrëmujë është se BBC është tashmë e shkatërruar, ose më saktë e pushtuar, nga “të çmendur” të majtë që besojnë se burrat mund të prodhojnë qumësht dhe se çdo luftë është gjenocid.
Pyetja nuk është: “Pse po e sulmon Daily Telegraph BBC-në?”, por: “Pse iu desh Daily Telegraph që ta bëjë BBC-në të kuptojë se ka një problem?”. Shumë njerëz e kanë lutur BBC-në të zgjohet. Çdo ditë, gratë e “Ishullit TERF” e kritikojnë publikisht për braktisjen e së vërtetës shkencore dhe për heshtjen brutale të zërave të grave. Edhe hebrenjtë kanë protestuar përpara selisë së BBC-së, duke i kërkuar që të jetë më e paanshme në raportimin për luftën Izrael–Hamas.
Të gjithë janë shpërfillur. BBC-ja i ka trajtuar njerëzit, të cilëve duhej t’u shërbente, si një bezdi – si ata që “nuk kanë kuptuar ende” programin e “gëzimit trans” dhe urrejtjes ndaj Izraelit. Po të kishte dëgjuar, ndoshta nuk do të ishte duke u fundosur kaq shpejt.
Ky skandal zbulon një të vërtetë të madhe të kohës sonë – që elitat shpesh janë më të ndjeshme ndaj mashtrimeve dhe histerisë sesa ne të tjerët. Ata që jetojnë brenda flluskës së “mendësisë së drejtë” janë më lehtësisht të manipulueshëm nga modat e rrezikshme dhe “perënditë e rreme” sesa ata që jetojnë në botën reale. Duke u mbyllur në kullat e tyre prej fildishi, të ndërtuara me dogma që i përkëdhelin, ata janë shkëputur nga mënyrat e tjera të të menduarit – dhe nga e vërteta vetë.
Ajo që drejtuesit e BBC-së thoshin për ne – se ne jemi të cenueshëm ndaj keqinformimit – doli të ishte shumë më e vërtetë për ta vetë. Nëse BBC do me të vërtetë që të shpëtojë, duhet të hapë fortesën e vet ideologjike ndaj urtësisë së atyre britanikëve që deri më sot i ka përçmuar.
-

Humbi zgjedhjet në Vlorë, kandidati i PD: Patronazhistët më telefonuan edhe mua 2 herë
Kandidati i pavarur për Bashkinë e Vlorës, i mbështetur nga Partia Demokratike, Dionis Sota, ka reaguar pas humbjes së thellë përballë kandidates socialiste Brunilda Mersini.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sota ka falënderuar të gjithë ata që e votuan dhe mbështetën gjatë kësaj fushate,.
Sota thotë po ashtu se në 9 nëntor doli zbuluar forca e vërtetë e strukturave patronazhiste me fleta nëpër duar, duke telefonuar ç’do qytetar të bashkisë Vlorë.
Ai thotë gjithashtu se kjo nuk është rruga e duhur për të shkuar në Europë, por është rruga e duhur për të shkuar para dyerve të SPAK.
Reagimi i Sotës:
Ju falenderoj nga zemra tẽ gjithë ju që besuat tek unẽ dhe tek vizioni qẽ shpalosa: Njẽ Vlorẽ Evropiane pẽr tẽ gjithẽ!
2333 zemra tẽ sinqerta,tẽ lira dhe plot shpresẽ pẽr qytetin tonẽ tẽ dashur. Ndjesẽ qẽ ndoshta nuk ishte koha e nevojshme për ta shpalosur edhe më gjerẽ programin tek tẽ gjithë bashkëqytetarët. Ndjesë edhe për ata të cilët nuk arrita ti bindja për pastërtinë,sinqeritetin dhe dashamirësinë e vërtetë që kam për Vlorën.
Gjithashtu u drejtohem të gjithë vlonjatëve:
Më 9 Nëntor ra miti i kështjellave, doli zbuluar forca e vërtetë e strukturave patronazhiste me fleta nëpër duar duke telefonuar ç’do qytetar të bashkisë Vlorë pa përjashtim me papërgjegjshmërinë dhe paaftësinë më të madhe,duke më telefonuar edhe mua,kandidatin rival. I telefonuar 2 herë nga shtabi socialist pa e ditur aspak se kë po telefononin! Drejtues administratash që organizuan takime elektorale vetëm për kandidatin e PS. Të verbuar dhe totalisht në mosrespektim të barazizë zgjedhore duke deklaruar hapur si drejtues institucional se punon e lufton për PS. Kjo nuk është të punosh për popullin,kjo është të mbash peng popullin.
Nuk është kjo rruga për të hyrë në Evropë dhe për tu kthyer ně Evropianë, kjo është rruga për të emigruar në Evropë dhe është rruga më e sigurtë për të shkuar drejt dyerve të SPAK.
Unë e dua Vlorën me shpirt sepse kur linda u frymova me këtë ajër dhe energji,u rrita mes miqsh e shokësh me vlera të vërteta besnikërie e korrektësie. U rrita nga një familje e devotshme me parime të pathyeshme dhe këto parime,këtë energji dhe këtë karakter do të vazhdoj ti çoj përpara dhe sa të mundem ti trashëgoj brezave që vijnë!
Ky është vetëm fillimi!
Zoti e bekoftë Vlorën dhe vlonjatët -

Orhan Pamuk: I njoh shumë mirë gratë…
Fragment i shkëputur nga romani “Unë jam e kuqja” të autorit Orhan Pamuk
Më thonë se ti rapsod Efendi mund të imitosh çdo gjë, por kurrsesi s’mund të imitosh një grua!Ndërsa unë po ju deklaroj krejt të kundërtën. Po, po, është e vërtetë se meqenëse tregojmë histori duke shëtitur qytet me qytet dhe duke imituar çdo gjë derisa na merret zëri nëpër kafene, nëpër argëtime dhe dasma deri pas mesnate, nuk kemi patur rastin të martohemi. Por kjo nuk do të thotë që nuk i njohim gratë.I njoh shumë mirë gratë: madje me katër prej tyre jam takuar personalisht, ua kam parë fytyrat dhe kam biseduar. Këto janë:1.E ndjera mamaja ime. 2. E dashura tezja ime. 3. Nusja e vëllait tim të madh që më rrihte gjithmonë dhe sa herë që më shihte me thoshte: “Dil nga dhoma” (Në fillim rashë në dashuri me të). 4. Gruaja që pashë një çast të vetëm në dritare gjatë një shëtijeje që po bëja në qytetin e Konyas. Megjithëse nuk ndërrova asnjë fjalë, për vite të tëra kam provuar dhe vazhdoj të provoj një lloj epshi për të. Ndoshta ajo tani s’jeton më. Meqenëse të parit e një gruaje fytyrëzbuluar dhe të qenit dëshmitar i pamjes së saj njerëzore, ngjall te ne burrat ndjenja epshi edhe dhimbje të thella shpirtërore, ashtu siç urdhëron edhe feja jonë, gratë, sidomos ato që janë të bukura, është më mirë të mos i shohësh para martese. E vetmja zgjidhje për të shuar epshet është shoqëria me djelmoshat bukuroshë, që nuk u lenë gjë mangut grave dhe së fundi kjo kthehet në një ves të këndshëm.Gratë në qytetet frënge bredhin jo vetem duke zbuluar fytyrën, por edhe flokët e shndritshëm, që janë gjëja më tërheqëse e tyre, qafën, krahët, gjerdanët e hijshëm, madje nëse janë të vërtetë ato që fliten, lënë pa mbuluar edhe një pjesë të këmbëve. Kjo është arsyeja pse burrat e tyre ecin gjithmonë me vështirësi, të mbuluar nga turpi dhe dhimbja, me pjesën e përparme të ngritur përpjetë, dhe kjo sigurisht e ka paralizuar shoqërinë. Ky është edhe shkaku që kaurët frëng po humbin çdo ditë nga një fortesë përballë osmanëve.Sapo e kuptova në rininë time të hershme se të jetuarit larg grave të bukura, është rruga me e drejtë për lumturinë dhe qetësinë e shpirtit tim, nisa të bëhesha edhe më tepër kurreshtar për gratë. Në ato kohëra meqenëse nuk kisha parë akoma asnjë grua tjetër përveç sime mëje dhe tezës, kurreshtja ime kishte më tepër ngjyrime mistike. Më dukej sikur më mpihej koka dhe për të kuptuar se ç’ndjenin ato, nisa të veproj siç vepronin ato, të haja si ato, të përsërisja fjalët e tyre, t’i imitoja dhe të provoja veshjet e tyre. Kështu kur një të premte nëna, babai, vëllai im i madh, tezja, të gjithë së bashku shkuan në kopshtin e trndafilave të gjyshit tim në breg te Fahrengut, u thashë se isha shumë i sëmurë, dhe ndenja në shtëpi. -Eja, shiko qentë, pemët, kuajt në livadh, imitoji dhe na bëj për të qeshur. Çfarë do të bësh i vetëm në, shtëpi? -më tha e ndjera mama. Nuk munda t’i përgjigjem: -Do të vesh rrobet e tua dhe do të bëhem grua, e dashur mama, por i thashë vetëm: -Më dhemb barku. -Mos u bëj tuts, – më tha babai -Eja, bëjmë mundje. Tani vëllezër miniaturistë dhe kaligrafë, do t’ju tregoj se çfarë ndjeva teksa provoja një nga një rrobet dhe veshjet e brendshme të tezes dhe të ndjeres mamasë sime, pasi ata ikën. Do t’ju tregoj të fshehtat e të qenit grua, që i zbulova atë ditë. Fillimisht po nxitoj t’ju them: Ndryshe nga sa kemi lexuar shumë herë nëpër libra apo kemi dëgjuar nga predikuesit, kur njeriu është grua, s’e ndien veten si djall. Krejt e kundërta: Kur vesha mbathjet e leshta të qëndisura me trëndafile të së ndjerës nënës sime, në trup m’u përhap një ndjenjë mirësie, e ndieva veten të brishtë si ajo.
Kur këmisha e gjelbër prej mëndafshi që tezja ime e vishte shumë rrallë preku lëkurën time të lakuriqtë në shpirt ndieva një dashuri të madhe për të gjithë fëmijët, madje edhe për vetveten. Kisha një dëshirë të çmendur të gatuaja për mbarë botën dhe t’u jepja për të pirë qumësht të gjithëve. Pasi e kuptova pak a shumë sesi mund të ndjehesha po të kisha gjinj, ajo për të cilën kisha më tepër kureshtje, ishte sesi ndjehej një grua gjoks-madhe, prandaj për ta zbuluar këtë, ngjesha një tufë rreckash -çorape, peshqirë- dhe kur pashë atë masë të stërmadhe, po, është e vërtetë m’u duk vetja krenar si një djall.
Kur e kuptova menjëherë se burrat do të vraponin pas tyre edhe po t’i shihnin vetëm hijen, do të luteshin e do të përpëliteshin që t’i thithnin, e ndjeva veten shumë të fuqishëm, por a dëshiroja të isha i tillë?
Kokën e kisha lëmsh: Dëshiroja të isha i fuqishëm, por dëshiroja edhe të më mëshironin; dëshiroja të më dashuronte një burrë i fortë, i mençur dhe i pasur që s’e njihja, por edhe kisha frikë nga ai. Vura byzylykët e artë me spërdredhje që mamaja i kishte fshehur brenda çorapeve të leshta me aromë të këndshme pranë çarçafeve të qëndisur në fund të sëndykut të saj të pajës, ngjyeva faqet me kremin e kuq që e përdorte zakonisht kur kthehej nga hamami për ta skuqur edhe me shumë fytyrën, vesha pelerinën e gjelbër në nuancën e stikave, pastaj pasi i mblodha dhe i rregullova flokët, hodha velin në të njëjtën ngjyrë dhe kur pashë veten në pasqyrën me kornizë sedefi, u drodha i tëri. Megjithese nuk i preka me dorë, sytë dhe qerpikët e mi tani dukeshin si sytë dhe qerpikët e një gruaje.
Me faqet dhe sytë që më binin në sy, unë isha një grua shumë e bukur dhe ndjehesha i lumtur për këtë. Por burri tek unë e kishte vënë re pak më parë këtë gjë dhe tashmë ishte ngritur përpjetë. Kjo më dëshpëroi pa masë.Me pasqyrën që shtrëngoja në duar ndoqa rrëshqitjen e një pike loti që m’u shkëput nga sytë dhe atë çast thellë në shpirtin e brengosur krijova një poezi, të cilën nuk e harrova kurrë, sepse më frymëzimin që më fali i madhi Zot në ato çaste, e interpretova poezinë si të ishte një këngë, duke u përpjekur të harroja brengën time:Po thotë kjo zemra ime e lëkundur,kur jam në Lindje, dua Perendimin.Teksa në Perendim, Lindjen dua të jetoj.Nëse jam burrë, dua të jem grua,kur grua jam, si burrë dua të gjykoj.Sa e vështirë të jesh njeridhe më e vështirë të jetosh si i tillë.Dua të dëfrej vetveten dhe para dhe pas,në Lindje dhe në Perendim dua të jetoj.Vëllezërit tanë erzurumas nuk duhet ta dëgjojnë kurrsesi këtë këngë që më buroi nga shpirti, se përndryshe do të zemëroheshin shumë. Përse trembem? Ndoshta edhe nuk zemërohen, sepse më dëgjoni, këtë s’po jua them thjesht sa për të bërë thashetheme, por ai Hazret Efendiu çne-Husreti, megjithëse ishte i martuar, njëlloj si ju miniaturistët e hajthshëm, i donte djelmoshat e pashëm me shumë se ne gratë. Nëse më kanë gënjyer, po ju gënjej edhe unë.Në të vërtetë unë nuk i vlerësoja aspak këto fjalë,sepse ai më dukej shumë i shëmtuar dhe shumë plak. I kishin rënë dhëmbët dhe siç tregonin djemtë që shkonin me të, atij edhe goja i mbante erë të keqe, më falni për krahasimin, njëlloj si prapanica.Mirë. Po e mbyll gojën dhe po i rikthehem shqetësimit tim të vërtetë: Kur e kuptova se sa e hirshme isha nuk dëshiroja më të laja enët e ndërresa apo të dilja në treg si robinjat. Varfëria, lotët, trishtimi, vaji dhe brengosja tek sheh vetën në pasqyrë, janë veprime të një gruaje të shëmtuar. Ndërsa unë duhet të gjej një burrë që të më mbaje në pëllëmbë të dorës, po cili është ai?Ndaj nisa të përgjoja nga vrima në mur fëmijët e pashallarëve e të bejlerëve, që i ndjeri im atë i ftonte shkak e pa shkak. Dëshiroja të kisha të njëjtin fat si ajo gruaja bukuroshe, gojëvogël, me dy djem, me të cilën kishin rënë në dashuri të gjithë miniaturistët. Më mirë t’jua tregoj historinë e Shekurës së gjorë. Por prisni një minutë, ju kam dhënë fjalën se të mërkurën në mbrëmje do t’ju rrëfeja këtë:Historia e Dashurisë që Djalli e tregoi nëpërmjet Gruas.Në të vërtetë, është një histori shumë e thjeshtë. Ka ndodhur në njërën prej lagjeve të varfëra të Stambollit, në Kemerustu. Njëri nga njerëzit e shquar të asaj lagjeje Çelebi Ahmeti, që punonte si nëpunës pranë Vasef Pashait, ishte një burrë zotëri, i martuar, me, dy fëmijë që shihte punët e tij. Një ditë prej ditësh nga dritarja e hapur sheh një bukuroshe boshnjake, syzezë, flokëzezë, shtatselvi, të hollë dhe lëkurëmëndafsh dhe bie në dashuri me të.
Por ja qe gruaja na qenkësh e martuar. Asaj as që i bie në sy Ahmeti dhe në të vërtetë e do shumë të shoqin. Nga kjo i ngrati Ahmet nuk guxoi t’ia tregonte askujt shqetësimin e tij dhe u bë kockë e lëkurë nga hidhërimi. Blinte vazhdimisht verë nga greku dhe pinte shumë dhe në fund s’mundi ta fshihte më dashurinë e tij në sy të lagjes. Meqenëse banorët i pëlqenin shumë historitë e tij dhe e donin Ahmetin, në fillim patën respekt për ndjenjat e tij, bënë dy-tri shakara dhe e mbyllën njërin sy. Por të gjithë filluan të tremben kur Ahmeti s’po mundej ta kontrollonte më veten, filloi të dehej çdo mbrëmje dhe pastaj ulej e të qante papushim në pragun e portës ku jetonte e lumtur me të shoqin bukuroshja lëkurëmendafshtë.
Teksa i dehuri qante çdo mbrëmje i mbytur në lot, askush s’vinte dore ta rrihte e ta zvarriste tej, por nuk dilte askush as ta ngushëllonte. Çelebiu, si një fisnik i vërtetë, pa ngacmuar dhe pa u grindur me askënd qante e qante papushim. Dalngadalë brenga e tij e pashpresë u përhap në të gjithë lagjen dhe ata nisën të vuajnë e të brengosen të gjithë, u shter humori dhe çesmja që rridhte e trishtuar te sheshi, ndërsa ai u kthye në një burim trishtimi. Kështu nisi të përhapej nëpër lagje në fillim fjala “brengë” pastaj fjala “mbrapshti” dhe në fund ideja e rrënimit.
Dikush u largua nga ajo lagje, dikujt nisen t’i shkonin punët keq dhe dikush tjetër që e humbi frymëzimin s’pati me sukses në art.Pasi u boshatis lagjia dhe një dite prej ditësh Ahmet Çelebiu mori gruan e fëmijët dhe u mbart në një vend tjetër, aty mbetën vetëm e bukura lekurëmëndafshtë dhe i shoqi. Fatkeqësia, shkaku i të cilës ishin ata, ua kishte ftohur ndjenjat dhe i kishte larguar nga njëri-tjetri. Ata jetuan bashkë deri në fund të jetës, por pa qenë të lumtur asnjëherë. Doja t’ju thoja se më pëlqen pa masë kjo histori që tregon sesa të rrezikshme janë dashuria dhe gratë, por, ah harrova, u hutova fare, tani që jam grua, duhet të them tjetër gjë. Mirë, ja ku po jua them:Ah, ç’mrekulli është dashuria!Cilët janë këta të huaj që hynë brenda?
*Fragment i shkëputur nga romani ‘Unë jam e kuqja’, Orhan Pamuk, Skanderbeg books, 2006Përktheu nga turqishtja: Drita Çetaku Përgatiti: ObserverKult
Lexo edhe:
ORHAN PAMUK: LETËRSIA ËSHTË E NEVOJSHME SI NJË ILAÇ PËR MUA…
-

Të gjithë e hamë në dimër, por pak njerëz e dinë se çfarë i bën në të vërtetë lakra turshi trupit
Ndërkohë që shumë njerëz e preferojnë lakrën turshi si shoqërues ideal të mishit, patateve apo perimeve, ekspertët paralajmërojnë se përfitimet e saj shëndetësore varen nga sasia e konsumuar.
Sipas nutricionistëve, lakra turshi është një ushqim i fermentuar që përmban probiotikë dhe prebiotikë, të cilët ndihmojnë në balancimin e mikroflorës së zorrëve, përmirësojnë thithjen e lëndëve ushqyese dhe zvogëlojnë inflamacionin. Konsumimi i saj mund të forcojë sistemin imunitar, të rrisë ndjesinë e ngopjes, të ndihmojë në ruajtjen e ekuilibrit të lëngjeve dhe të mbështesë shëndetin e zemrës dhe kockave.
Një filxhan lakër turshi përmban pothuajse 1,000 mg natrium, prandaj ekspertët rekomandojnë të konsumohet me moderim për të shmangur rritjen e presionit të gjakut dhe mbajtjen e ujit në trup. Ata gjithashtu paralajmërojnë për gazrat dhe fryrjen që mund të shkaktojnë ushqimet e fermentuara tek personat që nuk janë të mësuar me to.
Dietologia Michelle Rautenstein shpjegon: “Kur e kuptojmë pse ushqime të caktuara janë të dobishme ose të dëmshme, është më e lehtë të bëjmë zgjedhje që mbështesin shëndetin e zemrës, kockave, imunitetit dhe zorrëve.”
Përfitimet janë të shumta, por si me çdo ushqim tjetër, sasia bën diferencën. Lakra turshi mund të jetë një “superushqim” i vërtetë për ata që e konsumojnë me mençuri.
-

Dumani për akuzat e Berishës/ Asgjë nuk qëndron, nuk është e vërtetë
Kreu i SPAK, Altin Dumani ka folur për akuzat e kreut të PD-së Sali Berisha ndaj tij dhe prokurorëve të tjerë të SPAK.
I ftuar në një studio televizive, Dumani është shprehur se asgjë nuk qëndron dhe nuk është e vërtetë.
“Ajo që them është kjo që e para prokurorët janë të pavarur, janë zotët e çështjes, vendosin fatin e hetimeve. Si drejtues kam ofruar për rastin e çështjes solidarizimin tim dhe ndihmën time duke u përfshirë në hetime. Asgjë nuk qëndron dhe nuk është e vërtetë. Prençi ka mbështetjen time për këtë çështje dhe të tjera.
Kam kontakt të shpeshtë me prokurorin Prençi. Deri në këtë moment nuk më ka shprehur asnjë shqetësim për kërcënime. Nuk më ka shprehur asnjë shqetësim apo kërcënim në adresë të tij as nga kryeminsitri apo kushdo tjetër. Ne prandaj jemi prokurorë të SPAK, jemi të përgatitur për kërcënime apo përbaltje siç ndodh. Kemi instrumentet e duhur për të reaguar në rast se ka komunikime që tejkalojnë ligje dhe nëse ka të tilla marrim masat që na takojnë. Prokurori Prençi ka mbështetjen time të plotë do të ngelem pranë dhe do ta mbështes. Kam patur mbështetjen e tyre dhe i falenderoj. E vlerësoj kolektivin”, tha Dumani. -

Shakespeare: Dashuria e vërtetë fillon atëherë kur jemi të gatshëm të japim gjithçka pa kërkuar asgjë
ObserverKult ju sjell disa thënie nga autorë të ndryshëm:
“I dua ata që mund të qeshin në vështirësi, ata që mund të fitojnë forcë nga vuajtja dhe të rriten trimërisht nga reflektimi.” / Leonardo da Vinci
“Dashuria e vërtetë fillon atëherë kur jemi të gatshëm të japim gjithçka pa kërkuar asgjë.” /William Shakespeare
“Kur pushteti i dashurisë do tejkalojë dashurinë për pushtet, bota do njohë paqen.”/ Jimmy Hendrix
“Lumturia është sikur ato kështjellat e përrallave, portat e të cilave ruhen nga dragonjtë: ne duhet të luftojmë për ta pushtuar atë.”/ Alexandre Dumas
“Më të lumturit janë ata që bëjnë më së shumti për të tjerët.”/ Booker T. Washington
“Lumturia gjendet edhe në veprim, e jo vetëm në posedim.”/ Napoleon Hill
ObserverKult
==============================
LEXO EDHE:
DASHURIA QË THEU TABUTË NË VITET ‘70, SI TENTUAN TA NDANIN BUJAR LAKON NGA STUDENTJA E PIANOS
Studiuesi dhe kritiku Josif Papagjoni ka studiuar në degën e dramës, në të njëjtin kurs, me aktorin Bujar Lako.
Siç ishte e zakonshme të ndodhte, sidomos në një kurs me pak studentë, asokohe kishin marrëdhënie miqësore.
Të gjithë, studentë e pedagog, e kishin pikasur menjëherë talentin e mençurinë e aktorit që do të bëhej Bujar Lako.
Këtë bindje të të gjithëve nuk arriti ta zhbëjë as zhurma e madhe që bëri në Institutin e Arteve, dashuria e tij me Mirën, pianisten studente, atë që, pavarësisht gjithçkaje, pak kohë më pas do të bëhej gruaja e tij!
Papagjoni ka folur në këtë intervistë, të dhënë kohë më parë, për të gjitha rolet që e kthyen Lakon në yllin e kinematografisë shqiptare.
Duke filluar nga i pari që e luajti kur ishte ende student. Për të vazhduar më tej deri atë të kohëve të fundit te “Syri Magjik”, ku mori çmimin më të madh që ka marrë ndonjëherë një aktor shqiptar….
Tekstin e plotë e gjeni KËTU