Tag: vërtetat

  • Më i votuari i Primareve në Tiranë në takimin e Salianjit: Të vërtetat  duhen thënë. Nuk vazhdohet më kështu

    Më i votuari i Primareve në Tiranë në takimin e Salianjit: Të vërtetat duhen thënë. Nuk vazhdohet më kështu

    Pjesë e takimit të organizuar nga Ervin Salianji, ndër ish-deputetë e antarë të PD, ka qënë edhe ish-kryetari i degës së Kavajës, Hysen Kadiu.
    Kadiu u rendit më i votuari në procesin e primareve të Partisë Demokratike për Tiranën me 913 vota, në fillim të këtij viti, por u tërhoq nga kandidimi pasi emri i tij nuk u përfshi në listën e mbyllur të kandidatëve, ndryshe nga sa ishte rënë dakord me Berishën.
    “Të vërtetat, edhe kur dhembin, duhen thënë. Përndryshe, gabimet përsëriten dhe asnjë qëllim i mirë nuk arrihet dot.
    Ky ishte edhe qëllimi i takimit në Durrës, ku së bashku me miq e shokë demokratë ndamë mendime e ide për të bërë më të mirën për PD-në.
    E vërteta e hidhur nuk mund të mbulohet me thirrjet entuziaste të atyre që fshehin problemet pas posteve të dhuruara.
    PD ka nevojë për ndryshim, për freskim, për frymëmarrje. Ashtu si ka nevojë për Sali Berishën dhe kontributin e tij të padiskutueshëm në partinë tonë.
    Vetëm duke folur hapur, duke diskutuar dhe duke gjetur rrugët për t’u reformuar do të mund të përcaktojmë kthesën që na duhet për të mundur Edi Ramën dhe PS-në.
    Kjo është mundësia jonë për të sfiduar dhe për të fituar mbi regjimin e Edi Ramës”, shkruan ai.

  • ‘Me këto foltoret na keni hallakatur fare’, Keltis Kruja: PD ka probleme me të vërtetat e veta dhe…

    ‘Me këto foltoret na keni hallakatur fare’, Keltis Kruja: PD ka probleme me të vërtetat e veta dhe…

    Ish-deputeti demokrat, Keltis Kruja ka reaguar sot lidhur me foltoren e organizuar nga PD-ja para Kryeministrisë.
    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kruja shprehet se nuk ka asgjë të keqe që bëhen organizime të tilla, por sipas tij, thelbi është te koherenca.
    Kruja thekson se problemi më i madh në këto momente është te raporti i PD-së me të vërtetat e veta dhe te raporti i vërtetë me demokratët.
    “Tani, sinqerisht, me këto foltoret na keni hallakatur fare. Nuk kam asgjë kundër askujt që do të bëjë takime me demokratët, aq më tepër me demokratët që duan të dëgjojnë këdo që ka teza për të diskutuar mbi situatën ku ndodhet PD. Edhe vetë kam qenë pjesë dhe kam organizuar takime në vitin 2017, kur morëm rezultatin më të ulët në historinë e zgjedhjeve, për të diskutuar me demokratët se çfarë po ndodhte me PD.
    Atëherë u quajtëm tradhtarë e të shitur nga pothuajse të gjithë, sepse kundërshtonim Lulin. Pastaj, një palë zgjedhje më vonë, “i shitur” ishte Luli. Por nuk është ky thelbi.
    Ne duhet të mësohemi të jemi koherentë. Dhe duhet të mësohemi që nëse kemi të vërteta për të thënë, t’i themi pa bërë llogari. Ajo që është e vërtetë, është e vërtetë, dhe thuhet pavarësisht kostos që mbart. Ky është një nga problemet më të mëdha që ka sot PD: raporti me të vërtetat e veta, dhe raporti real që duhet të ketë me demokratët.
    Dhe kjo është arsyeja pse foltoret nuk kanë më kuptim. Sepse Foltorja (ajo e vetmja dhe “e vërteta”) e mbyti energjinë që çliroi, pikërisht ditën kur vendosi që qëllimet politike janë më të rëndësishme sesa emocionet dhe idetë politike që i krijuan ato”,-shkruan Kruja.

  • 21 Janari/ Bamir Topi: Basha më erdhi në shtëpi për gardistët, në darkë Berisha më quajti “horr bulevardi”

    Ish Presidenti Bamir Topi, i ftuar në emision ka kujtuar ngjarjet e 21 Janarit dhe momentin e përplasjes së tij me Sali Berishën.
    Topi deklaroi se Lulzim Basha i ka kërkuar takim dhe i ka vajtur në shtëpi, ku është diskutuar shqetësimi i marrjes në pyetje nga Prokuroria të zinxhirit komandues të Gardës. Topi tha se i deklaroi Bashës se ai do të mbështesë hetimin dhe fill pas kësaj, po atë mbrëmje, Berisha e shënjestroi duke e etiketuar “horr bulevardi”.
    Pjesë nga biseda: 
    Ylli Rakipi: Ju thoni se Berisha iu ka dërguar Bashën të ndërhyni te Ina Rama? Çfarë ju ka kërkuar dhe çfarë keni thënë ju?
    Bamir Topi: Libri “Nocturn” ku shkruhet ky moment dhe historia e 21 Janarit ka analizë në 360 gradë, përmban edhe këtë moment të takimit me zotin Basha. Libri ka dalë në botim në vitin 2018, ndërkohë procesi për gardistët, kishte mbaruar në vitin 2016. Kur Gjykata e Lartë, kishte refuzuar rekursin e Prokurorisë së Apelit, për të kaluar çështjen në Gjykatën e Lartë. Në atë moment, çështja e tyre ishte mbyllur në dënimet që kishin marrë. Libri është shkruar me një qëllim që ka brenda një detyrim për tu shkruar. Pse? Fillova të konstatuar se njerëz të ndryshëm, filluan të thonë të vërtetat e tyre që nuk ishin të vërtetat e mia. Ndjeva si detyrim të shkruaj pjesën që ka të bëjë me të vërtetat e mia. Çdo njeri është i lirë të japë të vërtetat e veta rreth një situatë të caktuar. Nisur nga këto premisa kam shkruar dhe jemi në ketë moment. Biseda ishte kjo, pata një telefonatë, ishte ditë e dielë, 21 janari ishte e premtë, data 23 në mëngjes pata një telefonatë nga zoti Basha dhe më thotë, dua të të takoj, i thashë hajde mirë se të vish, jam në shtëpi. E kam mirëpritur zotin Basha dhe padyshim u diskutua rreth situatës, që ishte akute. Në bisedë e sipër, dolën edhe element të atij momenti, kërkesa nga prokuroria dhe refuzimi që ishte bërë publik nga ana e ish kryeministrit. Kjo është situatë i thashë, që duhet ta dini, është shumë e rëndë, janë vrarë njerëz. Publikisht por edhe në takime, që kam patur në zyrë, kam inkurajuar dhe do të inkurajoj hetimin. Nuk dëshiroj dhe nuk marr përsipër të interpretoj, por po them bisedën. U ndamë shumë miqësisht, me Bashën kam patur marrëdhënie qytetarë.
    Në të njëjtën ditë në mbrëmje, në një transmetim të drejtpërdrejt, kryeministri kishte ftuar familjet e gardistëve. Padyshim, ka qenë publike, ka bërë edhe dekorimet e rastit, pastaj vjen ajo shprehje që padyshim ka mbetur si një shprehje fyerje lapidar në gojën e ish kryeministrit që ka të bëjë me mua dhe ish kryeprokuroren. Në deklaratat e mia kam përmendur ngjarjet në Bulevard. Me sa duket, fokusimi i kësaj deklarate, ngjarjet në Bulevard, e bëri me sa duket të etiketonte këtë pjesën e Bulevardit. Ju e dini që në vazhdimësi pati iniciativë politike nga grupi parlamentar.
    Basha nuk kërkoi specifikisht për Ina Ramën, por për problemin e rëndësisë që kishte marrja në pyetje e zinxhirit komandues. Pra për institucionin. Ai ka marrë përgjigjen time. Unë deklarova se do ta mbështes (hetimin)”, deklaroi Topi.

  • “21 Janari”, Bamir Topi: Basha më erdhi në shtëpi për gardistët, në darkë Berisha më quajti “horr bulevardi”

    “21 Janari”, Bamir Topi: Basha më erdhi në shtëpi për gardistët, në darkë Berisha më quajti “horr bulevardi”

    Ish Presidenti Bamir Topi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka kujtuar ngjarjet e 21 Janarit dhe momentin e përplasjes së tij me Sali Berishën.
    Topi deklaroi se Lulzim Basha i ka kërkuar takim dhe i ka vajtur në shtëpi, ku është diskutuar shqetësimi i marrjes në pyetje nga Prokuroria të zinxhirit komandues të Gardës. Topi tha se i deklaroi Bashës se ai do të mbështesë hetimin dhe fill pas kësaj, po atë mbrëmje, Berisha e shënjestroi duke e etiketuar “horr bulevardi”.
    Pjesë nga biseda: 
    Ylli Rakipi: Ju thoni se Berisha iu ka dërguar Bashën të ndërhyni te Ina Rama? Çfarë ju ka kërkuar dhe çfarë keni thënë ju?
    Bamir Topi: Libri “Nocturn” ku shkruhet ky moment dhe historia e 21 Janarit ka analizë në 360 gradë, përmban edhe këtë moment të takimit me zotin Basha. Libri ka dalë në botim në vitin 2018, ndërkohë procesi për gardistët, kishte mbaruar në vitin 2016. Kur Gjykata e Lartë, kishte refuzuar rekursin e Prokurorisë së Apelit, për të kaluar çështjen në Gjykatën e Lartë. Në atë moment, çështja e tyre ishte mbyllur në dënimet që kishin marrë. Libri është shkruar me një qëllim që ka brenda një detyrim për tu shkruar. Pse? Fillova të konstatuar se njerëz të ndryshëm, filluan të thonë të vërtetat e tyre që nuk ishin të vërtetat e mia. Ndjeva si detyrim të shkruaj pjesën që ka të bëjë me të vërtetat e mia. Çdo njeri është i lirë të japë të vërtetat e veta rreth një situatë të caktuar. Nisur nga këto premisa kam shkruar dhe jemi në ketë moment. Biseda ishte kjo, pata një telefonatë, ishte ditë e dielë, 21 janari ishte e premtë, data 23 në mëngjes pata një telefonatë nga zoti Basha dhe më thotë, dua të të takoj, i thashë hajde mirë se të vish, jam në shtëpi. E kam mirëpritur zotin Basha dhe padyshim u diskutua rreth situatës, që ishte akute. Në bisedë e sipër, dolën edhe element të atij momenti, kërkesa nga prokuroria dhe refuzimi që ishte bërë publik nga ana e ish kryeministrit. Kjo është situatë i thashë, që duhet ta dini, është shumë e rëndë, janë vrarë njerëz. Publikisht por edhe në takime, që kam patur në zyrë, kam inkurajuar dhe do të inkurajoj hetimin. Nuk dëshiroj dhe nuk marr përsipër të interpretoj, por po them bisedën. U ndamë shumë miqësisht, me Bashën kam patur marrëdhënie qytetarë.
    Në të njëjtën ditë në mbrëmje, në një transmetim të drejtpërdrejt, kryeministri kishte ftuar familjet e gardistëve. Padyshim, ka qenë publike, ka bërë edhe dekorimet e rastit, pastaj vjen ajo shprehje që padyshim ka mbetur si një shprehje fyerje lapidar në gojën e ish kryeministrit që ka të bëjë me mua dhe ish kryeprokuroren. Në deklaratat e mia kam përmendur ngjarjet në Bulevard. Me sa duket, fokusimi i kësaj deklarate, ngjarjet në Bulevard, e bëri me sa duket të etiketonte këtë pjesën e Bulevardit. Ju e dini që në vazhdimësi pati iniciativë politike nga grupi parlamentar.
    Basha nuk kërkoi specifikisht për Ina Ramën, por për problemin e rëndësisë që kishte marrja në pyetje e zinxhirit komandues. Pra për institucionin. Ai ka marrë përgjigjen time. Unë deklarova se do ta mbështes (hetimin)”, deklaroi Topi.

  • Të vërtetat e PD-së që nuk dalin jashtë selisë

    Të vërtetat e PD-së që nuk dalin jashtë selisë

    Nga Roland Lami

    Marrëdhënia mes Partisë Demokratike dhe përfaqësuesve të Bashkimit Europian e Shteteve të Bashkuara ka hyrë prej kohësh në një spirale tensioni, ku secila palë flet, por asnjëra nuk dëgjon. Në çdo raport ndërkombëtar mbi zgjedhjet apo reformat, PD-ja reagon me gjuhë të ashpër dhe akuza të drejtpërdrejta, duke portretizuar diplomatët si të njëanshëm, të painformuar apo të kapur nga narrativat e qeverisë. Në këtë klimë të ndezur, diskursi politik shqiptar është shndërruar në një duel perceptimesh, ku faktet nuk kanë peshën e deklaratës së fortë dhe retorika shpesh merr vendin e argumentit.

    Ndërsa BE-ja dhe SHBA-ja publikojnë vlerësime të bazuara në raporte, vëzhgime dhe dokumente, PD-ja reagon me versionin e saj të realitetit, të strukturuar më shumë mbi besimin e brendshëm sesa mbi prova të verifikueshme. Shpesh, në komunikimet e PD-së, diplomatët akuzohen se “nuk kuptojnë realitetin”, “iu referohen të dhënave të manipuluara” apo “bëhen pjesë e propagandës së qeverisë”. Kjo retorikë e ashpër që fillon te lideri legjendar i saj dhe zbret në kor te të tjerët të krijon idenë se PD-ja ka kohë që ka hyrë në fazën kur njeriu i zemëruar nuk i flet më botës, por fillon t’i flasë vetes me zë të lartë duke bindur veten se e vërteta që dëgjon brenda dhomës është më e madhe, më e fuqishme dhe e vetmja që vlen të thuhet.

    Në anën tjetër, qeveria e shfrytëzon këtë përplasje të PD me ndërkombëtarët jo pak raste për ta paraqitur veten si “palë racionale” që ndjek standardet e BE-së dhe SHBA-së. Ky kontrast i shërben pushtetit për të justifikuar problemet e veta të qeverisjes, korrupsionin e lartë, mungesën e transparencës, centralizimin e institucioneve në disa duar, duke ia hedhur fajin opozitës “që s’di të sillet”, “që bojkoton”, “që saboton”, “që është revanshiste”. Në këtë mënyrë, sjellja agresive e PD-së i shërben qeverisë për të mbuluar defektet e veta. Një lloj paralogjike politike ku gabimet e qeverisë justifikohen përmes gabimeve të opozitës.

    Përfaqësuesit ndërkombëtarë, ndërkohë, mbeten të palëkundur në qasjen e tyre teknike. Ata shohin procedura, jo retorikën, standarde, jo emocione, prova, jo supozime, dhe gjeopolitikën parapetrat strikt të demokracosë. Ky qëndrim i qëndrueshëm diplomatik e irriton edhe më shumë PD-në, e cila e interpreton si mungesë vëmendjeje apo moskuptim të thellë të krizës politike shqiptare. Ashtu si dikush që dëshiron t’i tregojë botës plagën e vet, por gjen përballë vetëm një mjek që kërkon analizat laboratorike, PD-ja ndjehet e pavlerësuar dhe e padëgjuar ndaj ngre zërin edhe më shumë.

    Në këtë terren, formësohen dy narrativa të ndara. BE-ja dhe SHBA-ja flasin për progres të kufizuar, për probleme reale por të matshme, për devijime që nuk ndryshojnë tërësisht rezultatin e zgjedhjeve. PD-ja flet për manipulim masiv, për shtet të kapur, për një sistem që rrëzohet brenda natës. Mes këtyre dy këndvështrimeve, hapet një hendek politik dhe njohës që thellohet dita-ditës. Analistët e shohin PD-në gjithnjë e më të mbyllur brenda vetes, duke qarkulluar të vërtetat e saj ashtu si një organizëm që riciklon ajrin që ka brenda, duke humbur kontaktin me oksigjenin e botës së jashtme.

    Në këtë dinamikë të përmbysur, qeveria del përfituesja më e madhe. Ajo paraqet veten si “partneri i besueshëm i ndërkombëtarëve”, ndërkohë që përdor çdo incident dhe deklaratë ekstreme të PD-së për të treguar se opozita është e papjekur dhe e paaftë për të marrë përgjegjësi. Kjo krijon një paradoks të dhimbshëm: PD-ja mendon se po demaskon qeverinë, por në realitet i jep asaj instrumentin më të fortë për të konsoliduar pushtetin.

    Në fund, të vërtetat e PD-së mbeten të ngujuara si në një dhomë jehone, ku fjalët përplasen në të njëjtat mure dhe kthehen mbrapsht me të njëjtin ton. Ndërkombëtarët nuk i adoptojnë si qëndrime, qeveria i përdor si argument kundër saj dhe publiku mbetet i lodhur nga një retorikë që nuk prodhon as ndryshim, as dialog. Në vend që t’i flasë realitetit, PD-ja i flet vetes dhe sa më shumë e bën këtë, aq më shumë qeveria paraqitet si “e vetmja” që ruan stabilitetin.

    Kështu, Shqipëria mbetet peng e dy ekstremiteteve: një opozite që e shpjegon gjithçka me fajin e të tjerëve dhe një qeverie që e justifikon çdo dështim me sjelljen e opozitës. Ndërsa BE-ja dhe SHBA-ja kërkojnë standarde dhe maturi politike, skena shqiptare shpesh prodhon vetëm zhurmë një zhurmë që mbyt arsyen, dialogun dhe vetë mundësinë për të ecur përpara.

  • Përjashtimi i Berishës nga Kuvendi, Gjekmarkaj-socialistëve: Keni frikë nga të vërtetat e tij

    Përjashtimi i Berishës nga Kuvendi, Gjekmarkaj-socialistëve: Keni frikë nga të vërtetat e tij

    Nënkryetari i PD-së dhe i Kuvendit, Agron  Gjekmarkaj ka ngritur zërin në Konferencën e Kryetarëve lidhur me përjashtimin e liderit të Partisë Demokratike, Sali Berisha nga seanca plenare.
    Gjekmarkaj deklaroi se përjashtimi është “një rast i paprecedentë” duke argumentuar se vendimi nuk lidhej me sjelljen brenda sallës por se mazhoranca ka frikë nga fjala e Sali Berishës dhe kërkon t’i shmangni debatit pasi kanë frikë nga të vërtetat që ai thotë
    “Keni krijuar një rast të paprecedentë. Njeriu flet jashtë dhe ju e përjashtoni brenda. Njeriu flet në mëngjes dhe Toni Gogu nxehet në darkë. Ju kërkoni t’i shmangni debatit. Ju keni frikë nga fjala e Sali Berishës dhe nga të vërtetat që ai thotë! Po e trajtoni Kuvendin si bahçe personale! Edhe një kovaçhane punon mbi rregulla, ndërsa ju si treshe e keni marrë peng! Keni koncepte shërbëtorësh, jo ligjvënësish! PD dhe Sali Berisha janë këtu që liritë dhe e vërteta të mbrohen, dhe ne do t’i mbrojmë” tha ai.
    Konferenca e kryetarëve është mbledhur sot paradite për shqyrtimin e kërkesës së një grupi deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, “Për zhvillimin e mocionit me debat mbi mungesën e caktimit të minimumit jetik si dhe hapat konkrete që janë ndërmarrë për miratimin e minimumit jetik në Shqipëri”.

  • Të vërtetat e pakandshme që kfjellin!

    Të vërtetat e pakandshme që kfjellin!

    Nji ese për librin kujtesë “Faji i ëndrrës” nga Pal Shtufi. Botoi “Artini”, Prishtinë 2025. Faqe 322.

    Nga Halil Matoshi

    Pal Shtufi shkruen saktë e me disciplinë, tue kërku thelbin e gjânave, tue ia nënshtru debatit, postulatet autentike të tina.

    1.Libri “Faji i ëndrrës” i Pal Shtufit âsht nji udhëtim në malin e mosmarrveshjeve, tue u ballafaqu me ndërgjegjen vetanake dhe etosin e nji shoqnie të mbyllun e t’pa liri, siç ishte shoqnia kosovare në vjetët ’80a e ’90a.Shtufi nxjerr nga përvoja e tina aksiomat ma t’fella për nji mësim themeltar kartezian: dysho në çdo gjâ!

    2.Kujtimet si vepër jo-fiktive, ndryshe nga autobiografia, përqendrohen në një periudhë specifike në jetën së nji personi në ballafaqim me tjerët, shoqnoren, fetaren, ideologjiken…Pal Shtufi âsht nji karakter i vështirë sepse nuk âsht opurtun dhe guxon me e thânë të vërtetën e tina edhe kur ajo shpërfaqë anët ma t’errësueme të historisë personale, shokëve të tina dhe shoqnisë ku ai leu e u eduku.Kujtimet e Palit prekin tragjikën po edhe përballimin e saj, pikëllimin dhe shpresën, deri në vetakuzë. Ndonëse përjetoi burgun politik (1980) ai nuk e luen viktimën e dokeve e traditave shqiptare, por heroin e lânun në baltë dhe daljen përtej! Ai ngadhnjeu ndaj iluzioneve dhe besimit e të majtes shqiptare, tue rigjetë kodin libertarian.Shkrimi i Palit âsht edhe akt kujtese edhe mendim i risemantizuet, që ndiçon honet ma të hijezueme të nji epoke, “socializmit që erdhi nga të ftohtit.” (Sartre)

    3.Shkrimi i Palit ‘rindërton kujtesen’ e fragmentueme nga t’papritunat e jetës, nga myku i kohës, për me i tejçue përvojat njerëzore nga nji brez tek tjetri, nga nji epokë te tjetra, si kundërpeshë harrese, “mos më dekë nga e vërteta”;

    4.Në shkrimin e tina, hetohet kjartë Kartezianizmi si mënyrë jotipike e t’menduemit shqiptar, sepse Pali pranon dualizmat – konceptet opozitare si mendja/trupi, e mira/e keqja dhe natyra/kultura – në nji vend ku mungon fort kritika dhe pranimi i saj, si mundësi për me e gjetë të vërteten.

    5.Pali nuk bjen në konformizëm për me i shty të vërtetat e tina për ma vonë, ngase ‘nuk âsht ende koha’!?Pali e ka bâ profilin e nji idealisti të ri, që historinë e vrojton me eufori por tue e qortue atë, në nji shoqni që e kërkon veten e mohueme dhe kodet etike, ia del me shkru historinë ma t’vërtetë!

    6.Tue qenë aktiv në lëvizjen e Rezistencës (1990), Pali âsht dëshmitar i saj, porse rezonon ftoft dhe jo me pasion e emocion. Ai si nji libertarian, në shkrimin e tina, i rilidhë fijet e padokshme të nji humanizmi european modernist, me logosin dhe mendësinë në thelb perëndimore të ksaj lëvizje.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    PSE MARA E VRAU BURRIN E SAJ?

  • Të vërtetat rreth komisioneve të ATM-ve

    Të vërtetat rreth komisioneve të ATM-ve

    Komisionet për tërheqjen e parave nga ATM-të janë bërë në disa raste objekt ankesash, sidomos nga turistët e huaj. Bankierët shpjegojnë se paraja fizike ka gjithmonë kosto të lartë, sidomos kur bëhet fjalë për ATM të vendosura në zona turistike. Ata këshillojnë minimizimin e tërheqjeve të parasë cash, duke paguar sa më shumë të jetë e mundur me kartë në terminalet POS. Ersuin ShehuRritja …

  • GJKKO e la në qeli, reagon Meta: Nuk ka fuqi që mbyt të vërtetat e Ilirit, njofton konferencë për mediat nga burgu

    GJKKO e la në qeli, reagon Meta: Nuk ka fuqi që mbyt të vërtetat e Ilirit, njofton konferencë për mediat nga burgu

    Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar ashpër përmes një postimi në Facebook, pas vendimit të Gjykatës së Posaçme që la në fuqi masën “arrest me burg” ndaj tij. Ai akuzon organet e drejtësisë për veprim të orkestruar politikisht dhe paralajmëron betejë në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe në opinionin publik.
    “Askush të mos çuditet nga një drejtësi me regji, ku SPAK përgjon gjykatat dhe ku akuzat formulohen në tribunat e Rilindjes,” shkruan Meta.
    Ai u bën thirrje qytetarëve dhe gazetarëve të ndjekin argumentet mbrojtëse të Partisë së Lirisë: Sot, në orën 17:30, përmes një deklarate të Sekretarit të Përgjithshëm, Tedi Blushi. Nesër, në orën 11:00, për një konferencë live për media ku Meta do të përgjigjet nëpërmjet telefonit ndaj pyetjeve të gazetarëve.
    “Nuk ka fuqi që i mbyt të vërtetat e Ilir Metës dhe kauzat e Partisë së Lirisë”, përfundon ai mesazhin e tij.

  • ‘Mazhoranca, bllokuese e integrimit/ Masakra elektorale, Tabaku: Pranoni të vërtetat, në shtator rezolutë për 11 majin!

    ‘Mazhoranca, bllokuese e integrimit/ Masakra elektorale, Tabaku: Pranoni të vërtetat, në shtator rezolutë për 11 majin!

    Ligjvënësja demokrate Jorida Tabaku nga foltorja e Kuvendit akuzoi mazhorancën në pushtet se është shkaktare e bllokimit të procesit të intergimit të Shqipërisë në BE.

    Sipas Tabakut, Shqipërinë po e nxijnë ata që kanë mundësi të bëjnë ndryshimin, teksa iu referua mahorancës socialite, duke shtuar se sikurse shumë mundësi të tjera, kanë në dorë të organizojnë zgjedhje normale, por që nuk e kanë dëshirën për ta bërë.

    Për deputeten e PD, është koha që të vërtetat të pranohens ashtu siç janë, teksa iu referua masakrës elektorsle të 11 majit, njëjtë sikurse e kanë pranuar edhe eurodeputetët e PE-së në Bruksel.

    Tabaku theksoi nevojën e diskutimit të një raporti për zgjedhjet në shtator dhe prezantimin e një resolute në parlament, ku elementi i parë i saj të jenë zgjedhjet e 11 majit.

    Faqen e  Shqipërisë s’e nxin opozita, por ata që kanë mundësi për ta ndryshuar e që kanë mundësi të organizojnë zgjedhje normale dhe s’e bëjnë. Ka ardhur koha që këtë proces ta bëjmë për të gjithë shqiptarët që s’e shikojnë ndryshimin këtu po jashtë, ndaj parlamenti ka nevojë të ngrihet mbi ndasitë politike e t’i pranojnë të vërtetat siç shkruhen në raportet e PE apo raportet e tjera.

    Standarde të munguara në kontrollin e pushtetit apo paaftësinë e parlamentit për të ngritur komisione hetimore. Për t’i ndërgjegjësuar ndërkombëtarët në këtë proces, se integrimi s’mund të jetë marketing politik por ndryshim për qytetarët.

    Nevojën për t’i parë të vërtetat siç i kanë parë deputetët e PE-së, e për të ndërtuar për shqiptarët një ofertë ndryshe që s’erdhi nga kjo qeveri. Shpresoj shumë që javët e ardhshme të kemi dikustim edhe për raportin, dhe në shtator të nisim rezolutë që elementi i 1 të jenë zgjedhjet. S’ka pengesë më të madhe për Shqipërinë se sa qeveria, mungesa e vullnetit politik. Harrojeni se do të vijë me këtë qeverisje.