Tag: vërtet

  • Alarmohet Barcelona, ofertë 230 milionë euro për Lamine Yamal

    Alarmohet Barcelona, ofertë 230 milionë euro për Lamine Yamal

    7 Tetor 2025

    18:05

    Telesport

    “Defensa Central” ka raportuar së fundmi një lajm vërtet të bujshëm, sipas të cilit PSG është e gatshme të paguajë 230 milionë euro për transferimin e Lamine Yamal.
    Për të bindur lojtarin, Nasser Al Khelaifi ka përgatitur një super rrogë për yllin e ri spanjoll dhe është gati ta bëjë atë futbollistin më të paguar në Europë.
    Kampionët e Europës duan të përfitojnë nga fakti që Barcelona ka probleme financiare dhe një shifër prej 230 milionë eurosh është vërtet tunduese.
    Gjithsesi, duket e vështirë që katalanasit të heqin dorë nga një ylli i tillë si Lamine Yamal. Por, këmbanat e alaramit kanë filluar të bien dhe Barcelona duhet të bëjë kujdes nga klubet e tjera të mëdha për Lamine Yamal.

  • Clarice Lispector: Besova te njerëzit që nuk ia vlente dhe nuk besova më tek ata që ia vlente vërtet…

    Clarice Lispector: Besova te njerëzit që nuk ia vlente dhe nuk besova më tek ata që ia vlente vërtet…

    Nga Clarice LispectorE fsheha një dashuri nga frika se mos e humbisja. E humba një dashuri, sepse e fsheha. Nga frika, e sigurova në duart e dikujt. Isha aq e frikësuar, sa të mos e ndjeja në duart e mia. I përjashtova nga jeta ime njerëzit që kam dashur dhe jam penduar për këtë. Kalova net duke qarë deri sa më mbyti gjumi. Dhe shkova të fle aq i lumtur, deri në atë pikë sa nuk mund të mbyllja sytë. Besova në dashurinë e përsosur, por zbulova se ajo nuk ekziston. Njerëzit që më kanë zhgënjyer i kam dashur shumë pastaj zhgënjeva njerëzit që më deshën shumë.Kalova orë të tëra para pasqyrës duke u përpjekur të kuptoj se kush jam. Pata aq siguri te vetja ime, deri sa desha të zhdukesha. Gënjeva dhe më vonë u pendova. Thash të vërtetën dhe gjithashtu u pendova.

    Bëra sikur nuk u kushtoja rëndësi njerëzve që doja dhe pastaj qava në heshtje në një qoshe. Buzëqesha duke qarë lot trishtimi, qava nga të qeshurat e shumta. Besova te njerëzit që nuk ia vlente dhe nuk besova më tek ata që ia vlente vërtet. U shkriva së qeshuri kur nuk duhej të qeshja. Theva pjata, gota dhe vazo, nga inati. Më merrte malli aq shumë për dikë, por nuk ia thashë kurrë.Bërtita kur duhet të heshtja dhe heshta, kur duhet të bërtisja. Shumë herë, për të kënaqur dikë, nuk e thashë atë që mendoja, herë të tjera fola dhe thashë atë që nuk mendoja, duke i mërzitur të tjerët.

    Shpesh jam shtirë, pra nuk jam treguar ajo që jam, për t’u pëlqyer disave. Shpesh kam bërë shaka, vetëm për të parë një mik të lumtur. Kam sajuar histori me fund të lumtur, për t’u dhënë shpresë atyre që kishin nevojë. Kam ëndërruar shumë, deri në pikën e ngatërrimit të realitetit. Kam pasur frikë nga errësira dhe sot e gjej veten në errësirë, kësisoj, strukem dhe rri atje.Jam rrëzuar shumë herë duke menduar se nuk do të ngrihesha dhe jam ngritur shumë herë duke menduar se nuk do të rrëzohesha më.

    Kam thirrur atë që nuk doja, vetëm për të mos thirrur atë që doja vërtet. Kam vrapuar pas një makine, për t’u larguar prej atij që doja. Nga një makth, në mes të natës kam bërtitur: O nëna ime! Por nëna nuk u shfaq dhe përjetova një makth edhe më të keq. Kur i quajta “miq” njerëzit që kisha pranë, zbulova se nuk ishin të tillë… Ndërsa disa njerëz që nuk i quajta kurrë miq, ata qenë dhe do të jenë gjithmonë të veçantë për mua…Mos me trego çfarë pret nga unë sepse do te ndjek zemrën time! Mos më bëj të jem ajo që nuk jam, mos më fto të jem e njëjta, sepse sinqerisht jam ndryshe!

    Nuk di të dua përgjysmë, nuk di të jetoj me gënjeshtra, nuk di të fluturoj me këmbët në tokë. Unë jam gjithmonë vetvetja, por sigurisht që nuk do të jem përgjithmonë e njëjta!Më pëlqejnë helmet më të ngadalta, pijet më të hidhura, drogat më të fuqishme, idetë më të çmendura, mendimet më komplekse, ndjenjat më të forta.

    Kam një oreks përpirës dhe iluzionet më të çmendura. Mund të më shtyjnë nga një shkëmb dhe unë do të them: “Çfarë ndryshimi ka? Më pëlqen të fluturoj!”Në shqip: Bajram KarabolliObserverKult

    Lexo edhe:

    NDIHEM PËRHERË MË E PËRKRYER, KUR ASGJË NUK KUPTOJ…

    Nga Clarice Lispector

    Të mos kuptosh, është diçka fort më e gjerë, përtej çdo botëkuptimi të mirëfilltë.Ngase të kuptuarit, gjithmonë është diçka tejet e kufizuar, kurse të mos kuptosh, me gjasë është krejt e pakufishme.Ndihem përherë më e përkryer, kur asgjë nuk kuptoj.

    Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult

  • Këto janë vargje dashurie për ata që s’dashuruan kurrë…

    Këto janë vargje dashurie për ata që s’dashuruan kurrë…

    Nga Artan Gj. Hasani

    këto janë vargje dashurie për ata që s’dashuruan kurrëdhe për ata që kujtuan se shumë dashuruan…

    për ata që kishin frikë të rrinin vetëmdhe për ata që nevojën për të pasur dikëme dashurinë gjithnjë e ngatëruan…

    për ata që i jetuan vitet e gjata krenarishtduke vrarë çastet më të bukur të jetës…

    dhe për ata që i qëndruan besnikë njëri- tjetritpor kurrë vetvetes…

    për ata që përçmuan çdo luleqë bahçja e tyre s’e kishte…

    dhe për ata që s’mundën të kuptoninqë edhe tradhëtia një dashuri e re ishte…

    i kam dashur vërtet shumë të gjithëdhe u kërkoj ndjesë nëse ndonjëherë i kam lënduarnë plagët që mendonin se s’i kishin…nëse ua kam trazuar gjumin pa ëndrra që flininkur pengjet më të thella të shpirtit të tyreshkujdesur në vargje i kam shkruar…

    i kam dashur vërtet shumë të gjithënjerëzit që s’më deshënlulet pa aromëzogjtë që s’mund të fluturoninburrin e femrës që më dashuroidhe kurrë nuk e urrevaatë që me timen shkoi…

    i kam dashur vërtet shumë të gjithësi ç’ka bërë edhe një poet tjetër më parë,edhe kur keq për mua kanë menduar…edhe kur në turrë të druve më kanë vënë…edhe kur me gisht si delen e zezë më treguandhe kurrë nuk i fajësova që rastisën aq të bardhë…

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    ARTAN GJYZEL HASANI: MBASE DO T’I SHKRUASH TI POEMAT E MIA…

    mbase do t’i shkruash ti poemat e miakur unë të mos jem më…

    diçka do të ndodhë kur t’i vësh pranëshpirtin tim dhe mendjen tëndee pamundur të mos ndodhëse fundja njerëzore janëedhe mund të gabojnëdhe të bien në dashuri bashkë

    POEZINË E PLOTË MUND TA GJENI KËTU

  • Pupi Avati: Bojkoti i kinemasë nuk çon drejt paqes

    Pupi Avati: Bojkoti i kinemasë nuk çon drejt paqes

    A mendojmë vërtet se një marshim në Venecia gjatë Festivalit të Filmit mund t’i ndryshojë gjërat?, deklaroi regjisori Pupi Avati.

    “Po përjetojmë tmerr, por jam i zhgënjyer nga ideja se një marshim në Venecia është i mjaftueshëm për të ndryshuar gjërat. Kinemaja italiane në përgjithësi po vuan nga një moment dobësie të madhe. Nuk mendoj vërtet se Netanyahu do ta injorojë atë që po bën sepse ka një marshim gjatë një festivali filmi shtoi ai.

    Ndalimi i dy aktorëve (referohet Gal Gadot dhe Gerald Butler) nga pjesëmarrja është një operacion që nuk ndihmon në ndërtimin e marrëdhënieve paqësore”, shtoi ai.

    I pyetur nëse nuk beson në vlerën simbolike të marshimit, protestës, Avati tha: “Por a e imagjinojmë vërtet që Trump, Netanyahu ose Putin do ta merrnin në konsideratë një demonstratë në Festivalin e Filmit në Venecia? Më duket sikur Venecias po i hiqet një mundësi tjetër për të folur për filmat”. /KultPlus.com

  • Balzak: Jo, kështu, s’rrohet…

    Balzak: Jo, kështu, s’rrohet…

    (Kur Honore de Balzaku i shkruante konteshës Hanska)

    “Engjëlli im i adhuruar… Jam bërë vërtet i luajtur nga mendtë nga dashuria për ty. Rri si budalla e s’bëj gjë tjetër veç mendoj për ty. Çdo përfytyrim më sjell pranë teje. Të kap, të shtrëngoj, të puth, të përkedhel. Ti, je në zemrën time e, unë, ndjej aty praninë tënde delikate. O perëndi, unë zgjohem çdo mëngjes me mendimin që t’i them vehtes: Hajt, nisu, shko të takosh engjëllin tënd… E pastaj, tërhiqem i shtrënguar nga dhjetëra pengesa e obligime. Është luftë e vërtetë kjo që ndodh brenda meje. Jo, kështu, s’rrohet !… Kjo që po ndodh, s’më ka bërë kurrë vaki… Ndjehem i përhumbur, i marrë e njëkohësisht i lumtur teksa përjetoj këtë ëndërr kaq delikate që për mua ka vlerën e një mijë vjet jetë. Jam vërtet në gjendje të tmerrshme. Në çdo qelizë, në çdo pore të trupit tim ndjej të jem i pushtuar. I përmbytur nga dashuria. Unë nuk jetoj veçse për dashurinë e, në të njëjtën kohë po grryhem nga pezmi për të… Oh, Eva ime e ëmbël, ti s’e di, por unë kam tani në duar letrën tënde e, “flas” me ty sikur të të kisha këtu, para meje. Të shoh, të ndjej, të adhuroj të bukur e magjike. Dje, gjithë darkën, po thoshja me vehte: Ajo është e imja. As engjëjt në parajsë s’janë aq të lumtur sa ç’isha unë mbrëmë…”

    ObserverKult

    ================================================

    LEXO EDHE:

    Vdekja e gjeniut: Të gjithë kanë të drejtë ta përcjellin Balzakun, përveç…

    Më 18 gusht të 1850 u nda nga jeta në moshën 51-vjeçare shkrimtari, dramaturgu, kritiku letrar dhe i artit. Eseisti, gazetari dhe botuesi i shquar francez Honoré de Balzaku.

    Me këtë rast, gazeta “L’Événement” ka botuar, të martën e 20 gushtit 1850, në ballinë, një shkrim mbi momentet e fundit të gjeniut francez. Ndarjen nga jeta dhe homazhin për të, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

    Vdekja e Balzakut

    “Nuk bëhet fjalë sot për shëtitjet e Presidentit të Republikës dhe për të ditur nëse ky gjyqtar do ose nuk do të shqiptojë në fjalimet e tij fjalët: Republikë dhe Liri. Këto tema bisede ose të parit të Parisit mund të jenë të mira, në kohë pushimesh parlamentare. Kur politika e drejtuesvë tanë pushon, dhe veçanërisht kur mendimi i Francës hesht. Por sot, një lajm i dhimbshëm dhe mizor do të ulërasë më fort. Dhe më gjatë sesa këto tinguj të kotë në të gjitha mendjet dhe zemrat…

    TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU

  • “Një mik vërtet i rrallë dhe i paharrueshëm”, Lulzim Basha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Artur Zhejit: Shqipëria dhe shqiptaria janë sot më të mpakur se dje

    “Një mik vërtet i rrallë dhe i paharrueshëm”, Lulzim Basha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Artur Zhejit: Shqipëria dhe shqiptaria janë sot më të mpakur se dje

    Me një mesazh të gjatë në rrjetet sociale, Lulzim Basha ka reaguar pas lajmit të vdekjes së parakohshme të gazetarit Artur Zheji.

    Basha e kujton Zhejin si një intelektual i shquar dhe erudit i pashoq, që do t’i mungojë publikun.
    Reagimi i plotë:
    I pabesueshëm lajmi për ndarjen e Artur Zhejit nga jeta, një mik vërtet i rrallë dhe i paharrueshëm.
    Intelektual i shquar dhe erudit i pashoq, me një formim kulturor unik që nuk mund ta prisje përveçse nga biri i vetëm i Petro Zhejit, jeta i fali Arturit një përvojë të pasur dhe të veçantë për brezin e tij, duke i fshirë çdo deprivim të zakonshëm për bashkëmoshatarët e tij të rritur pas perdes së hekurt dhe izolimit të gjithanshëm. E prapë brenda tij Turi mbante gjithmonë gjallë çunin e hedhur të Tiranës, luftëtar dhe gjuhëmprehtë.
    Me thellësinë e dramaturgut dhe bisturinë e mendjes politike, me patriotizëm të kulluar dhe sarkazëm të mprehtë kozmopoliti, Zheji provokonte gjithmonë një ndjesi të jashtëzakonshme mirëqenieje intelekti dhe shpirti të cilën, tani që ai nuk është më mes nesh, na mbetet ta ruajmë vetëm si një kujtim të çmuar.
    Fatet e kombit ishin përherë në zemër të jetës publike dhe publicistikës pa kompromis dhe me kurajo të Zhejit. Shqipëria dhe shqiptaria janë sot më të mpakur se dje.
    Mendimet dhe lutjet e mia dhe të Aurelës shkojnë së pari, për Klodin, bashkëudhëtaren e palodhshme të Turit, dhe për fëmijët e tij, Besianën, Patrikun dhe Gerin. Familja ishte dashuria e madhe e jetës së Turit.
    Do të mungosh shumë të gjithëve. U prehsh në paqe, mik i paharrueshëm!

    Top Channel

  • Palhinha prezantohet te Tottenham: Sa bukur të rikthehem në Premier League, vij për të fituar

    Palhinha prezantohet te Tottenham: Sa bukur të rikthehem në Premier League, vij për të fituar

    4 Gusht 2025

    13:23

    Alfred Lleshi

    Intervista e parë si lojtar i Tottenham për João Palhinha. Portugezi foli për kanalet zyrtare të klubit rreth përvojës së tij të re: “Jam vërtet, vërtet i lumtur. Është një ndjesi e jashtëzakonshme ajo që ndjeva kur mbërrita këtu në qendrën stërvitore, ndihem shumë i motivuar. Mezi pres të luaj me shokët e skuadrës, të nis punën me trajnerin dhe të filloj të fitoj ndeshje me këtë klub.
    Është një ndjesi fantastike të rikthehem në Premier League, aq më tepër të rikthehem në Londër. Më pëlqente shumë të jetoja këtu më parë dhe jam tejet i lumtur që jam sërish këtu, për të shijuar Premier League, sepse sipas mendimit tim, siç e kam thënë gjithmonë, është kampionati më i mirë në botë. Kjo ishte ajo që unë dhe familja ime donim në këtë moment, ndaj jam vërtet i lumtur.
    Personalisht dua vetëm të luaj, të tregoj edhe një herë se për çfarë jam i aftë këtu në Premier League dhe në këtë klub të madh. Si grup, si skuadër, dua vetëm të provojmë të fitojmë trofe. Besoj se kemi gjithë potencialin për të bërë diçka me të vërtetë speciale. Sigurisht, nuk është e lehtë, të gjithë e dimë që ky është kampionati më konkurrues në botë, por me të gjithë potencialin që kemi në skuadër, jam shumë i motivuar për të arritur rezultate të mëdha për këtë klub”.

  • Sa të dobishme dhe të sigurta janë vërtet suplementet e vitaminave?

    Sa të dobishme dhe të sigurta janë vërtet suplementet e vitaminave?

    Në një botë ku shëndeti dhe kujdesi për veten janë prioritet për shumë njerëz, suplementet e vitaminave janë kthyer në një treg miliardë dollarësh. Por a janë vërtet të nevojshme këto produkte dhe, më e rëndësishmja, a janë të sigurta?

    Shumë njerëz marrin vitamina në formë suplementi për të përmirësuar imunitetin, energjinë apo për të plotësuar mangësitë ushqimore. Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se marrja e pakontrolluar e këtyre produkteve mund të sjellë më shumë dëm sesa dobi.

    Sipas studimeve të fundit, për shumicën e njerëzve që ndjekin një dietë të ekuilibruar, suplementet nuk janë të domosdoshme. Për më tepër, disa vitamina – si vitamina A, D dhe E – kur merren në doza të larta, mund të grumbullohen në trup dhe të shkaktojnë efekte anësore serioze, përfshirë probleme në mëlçi apo toksicitet.

    Nga ana tjetër, ka grupe të caktuara që përfitojnë realisht nga suplementet, si gratë shtatzëna, personat me mungesë të dokumentuar vitaminash, vegjetarianët apo të moshuarit. Por edhe në këto raste, rekomandohet që suplementet të merren vetëm pas konsultës me mjekun.

    Pra, edhe pse reklamat e vitaminave mund të jenë tërheqëse dhe premtuese, specialistët këshillojnë kujdes: një dietë e pasur dhe e larmishme mbetet forma më e mirë dhe më e sigurt për të marrë nutrientët që i duhen trupit. Në fund të fundit, “më shumë” nuk do të thotë gjithmonë “më mirë”.

  • A e kafshoi vërtet Ozzy Osbourne kokën e një lakuriqi të gjallë?

    A e kafshoi vërtet Ozzy Osbourne kokën e një lakuriqi të gjallë?

    Prej dekadash, një prej historive më të përfolura në rock’n’roll është ajo që lidhet me Ozzy Osbourne dhe një lakuriq nate. Por a është kjo thjesht një mit i mbështjellë me zhurmën e skenës, apo ka ndodhur vërtet?
    Përgjigjja është po, ndodhi vërtet. Më 20 janar 1982, gjatë një koncerti në Iowa, SHBA, Ozzy Osbourne kafshoi kokën e një lakuriqi nate, duke menduar se ishte një lodër prej plastike që një fans kishte hedhur në skenë. Ai e kuptoi që ishte i vërtetë vetëm pasi ndjeu shijen e gjakut në gojë.
    Ngjarja shkaktoi kaos, dhe Osbourne u detyrua të marrë trajtim mjekësor urgjent, përfshirë vaksina kundër tërbimit. Episodi u kthye në një moment ikonë të karrierës së tij, duke i shtuar edhe më shumë famë dhe reputacionin si “Princi i Errësirës”.
    Edhe pse më vonë Osbourne e ka përshkruar incidentin si një gabim dhe diçka që nuk do ta përsëriste kurrë, legjenda mbetet një prej më të famshmeve në historinë e muzikës rock, një përzierje mes provokimit, keqkuptimit dhe çmendurisë së skenës.

  • “Ukraina do të marrë pajisje ushtarake”, Rutte për marrëveshjen me SHBA-në: Vendet europiane…

    “Ukraina do të marrë pajisje ushtarake”, Rutte për marrëveshjen me SHBA-në: Vendet europiane…

    Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte gjatë takimit me presidentin amerikan komentoi marrëveshjen mes SHBA dhe Ukrainës.

    “Kjo është vërtet e madhe. Kjo është vërtet e madhe”.

    Ai tha se Trump e telefonoi të enjten dhe i tha se donte t’i jepte Ukrainës atë që i nevojitej, por u kërkoi evropianëve të paguanin për të, “gjë që është plotësisht logjike”.
    “Kjo është, përsëri, ngritja e nivelit të evropianëve”.
    Rutte thotë se ka qenë në kontakt me “shumë vende” që synojnë të jenë pjesë e marrëveshjes, dhe përmend emrat si Finlanda, Danimarka, Suedia, Norvegjia, Mbretëria e Bashkuar, Holanda dhe Kanadaja.
    “Dhe kjo është vetëm vala e parë, do të ketë të tjera”, thotë ai.
    Ai shton se NATO do të punojë përmes sistemeve të saj për të “siguruar që ne e dimë se çfarë u nevojitet ukrainasve”.
    Ai tha: “Kjo do të thotë që Ukraina mund të sigurojë një numër vërtet të madh pajisjesh ushtarake, si për mbrojtjen ajrore, por edhe për raketa dhe municione.”

    Top Channel