Max Verstappen me Red Bull fitoi sot garën e Cmimit të Madh të Japonisë në Formula 1, zhvilluar në pistën e Suzuka. Ky është suksesi i parë sezonal për 4 herë kampionin e botës, në një garë që e dominoi, duke përballur me sukses sulmet e McLaren.
Në vendin e dytë dhe të tretë u klasifikuan dy makinat McLaren të Lando Norris dhe Oscar Piastri, që nuk arritën dot të kapin pilotin holandez. Ajo që ra në sy është se pilotët që e nisën garën nga 6 vendet e para e përfunduan po në ato pozicione.
Kështu, në vendin e katërt u klasifikua Charles Leclerc (Ferrari), në të pestin George Russell (Mercedes) dhe në të gjashtin Kimi Antonelli (Mercedes). Vetëm i shtati Lewis Hamilton me “kokëkuqen” tjetër, me Hadjar, Albon e Bearman që përfunduan në “top-10”.
Për sa i përket garës, ajo nuk pati shumë emocione mes të parëve. I vetmi moment interesant ishte dueli mes Norris dhe Verstappen, në momentin që po dilnin nga bokset pasi ndërruan gomat. Ata për pak sa nuk u përplasën, me britanikun që përfundoi në bar.
Te Ferrari sërish ka pakënaqësi, pasi pilotët e saj nuk arritën dot të duelonin për podiumin. Edhe pse Hamilton pasi një strategji ndryshe me gomat nuk arriti të përfitojë më shumë se një pozicion në renditje. Gara e radhës pas një jave në Bahrein.
Tag: verstappen
-

Verstappen triumfon në Japoni dhe korr suksesin e parë sezonal, McLaren kënaqet me podiumin
-

Formula 1/ Max Verstappen rikthehet të dominojë, kampioni i Botës në fuqi fiton në Japoni mes presionit të McLaren
Max Verstappen është fituesi i Çmimit të Madh të Suzukës në Japoni, me kampionin e Botës në fuqi që fiton garën e parë këtë sezon.Holandezi dhuroi spektakël me RedBull-in e tij, duke u nisur i pari dhe duke përfunduar i pari.Pas tij erdhi menjëherë Lando Norris me 1 sekondë më pak, ndërsa podiumin e plotësoi piloti tjetër i McLaren, Oscar Piastri.Vetëm vendi i katërt për pilotin e Ferrarit, Charles Leclerc, ndërsa Lewis Hamilton e mbylli i shtati.Kështu gara për titullin kampion sa vjen e bëhet më emocionuese, me Norris që udhëheq kampionatin me 62 pikë, ndërsa Verstappen ndodhet në vendin e dytë, me një pikë më pak.Gara e radhës do të jetë më 13 prill, e cila do transmetohet drejtpërsëdrejti në DigitAlb.
RENDITJA:Top Channel
-

Rikthehet Verstappen, kampioni i botës siguron “pole” në Japoni, ndjekin McLaren e Ferrari
5 Prill 2025
9:19
Telesport
Max Verstappen me Red Bull siguroi mëngjesin e së shtunës “pole position” në pistën e Suzuka, i vlefshëm për Cmimin e Madh të Japonisë në Formula 1. Kampioni i botës dha një kohë fantastike në xhiron e fundit, 1’26”983, duke “zënë mat” të gjithë.
Makina McLaren, më e shpejta deri më tani, u klasifikua në vendet 2-3 me të dy pilotët e saj. Lando Norris ishte vetëm 12 të mijëtat më i avashtë se Verstappen dhe së bashku do ta nisin garën nga vija e parë e startit.
Piastri, i treti, do ta ndajë vijën e dytë të nisjes me monegaskun e Ferrari, Charles Leclerc, i katërti, më shumë se 3 të dhjetat i avashtë. Cka tregon se “kokëkuqja” është ende larg makinave më të mira.
Në vendet 5-6 u renditën dy makinat Mercedes, me George Russell që la pas shokun e tij të skuadrës Kimi Antonelli. Pas tyre Isack Hadjar i RB, ndërsa Lewis Hamilton u klasifikua në vendet e tetë. “Top-10” kompletohet me Alexander Albon e Oliver Bearman. -

Verstappen pranon problemet: Red Bull i vështirë për t’u pilotuar, u habita nga ndërrimi i pilotëve
3 Prill 2025
11:29
Telesport
“Unë e pilotoj një makinë deri në limitet e saj. Ne gjithmonë diskutojmë se çfarë mund të përmirësohet në punën tonë“. Është ky komenti që Max Verstappen tha për njëvendëshen Red Bull RB21 të këtij sezoni.
Në prag të garës së Japonisë, 4 herë kampioni i botës në Formula 1 shpjegoi se sa e vështirë është të pilotosh një makinë të tillë. Ai pranon se makina e këtij sezoni është “ndoshta jo më e lehta për të”.
“Kam diskutuar gjithçka me ekipin dhe skuadra e di se çfarë mendoj për gjithçka. Mendoj se kjo është e mjaftueshme për të qenë i sinqertë. Gjëra që ne i diskutojmë nuk duhet të thuhen gjithmonë në publik”, tha Verstappen.
Më tej, holandezi shtoi se mbeti i befasuar nga vendimi për të larguar Liam Lawson dhe sjellë Yuki Tsunoda në ekip: “Një ndryshim i papritur, pasi ndodhi shumë shpejt. Jemi ende në garën e tretë dhe të gjithë kanë vështirësi në fillim”. -

Akuza: Pa Verstappen, aktualisht Red Bull do të ishte një makinë anonime në Formula 1
1 Prill 2025
10:11
Telesport
Cili është Red Bull i vërtetë i këtij sezoni? A është makina e drejtuar në dy garat e para të këtij sezoni nga Liam Lawson (i la vendin Yuki Tsunoda) apo ajo e pilotuar nga Max Verstappen, që e ngjiti një herë në podium dhe e ka mbajtur mes katërshes së më të mirëve deri më tani?
Ai që përpiqet t’i përgjigjet kësaj dileme është ish-piloti gjerman Ralf Schumacher, i cili nuk i kursen kritikat: “Red Bull duhet t’i jepte më shumë kohë Lawson, pasi dy gara së bashku me Verstappen nuk janë të mjaftueshme. Makina është mjaft e vështirë për t’u drejtuar dhe nuk u bën asnjë favor pilotëve të rinj”.
“Red Bull është aktualisht si një bandë muzikore pa dirigjent, ku qetësimi i polemikave është urdhri i ditës. Makina Red Bull do të ishte anonime dhe me rezultate mediokre nëse nuk do të ishte Max Verstappen, i cili vazhdimisht arrin të nxjerrë “gështenjat nga zjarri” me pilotimin e tij”, shtoi Ralf Schumacher.
“Po i ndërrojnë pilotët si karamele. Më vjen keq që braktisën Perez, më pas Lawson dhe tani është Tsunoda. Kjo nuk i bën mirë as Verstappen, që nuk ka një ndihmë në pistë dhe i duhet të përballojë i vetëm gjithë trysninë e Red Bull”, deklaroi Ralf Schumacher. -

Zyrtare!!! Red Bull ndërron sërish pilot, një shok i ri skuadre për Max Verstappen
Tashmë është zyrtare! Duke nisur nga gara e ardhshme në Japoni, Yuki Tsunoda do të jetë një pilot i Red Bull. Japonezi do të zërë vendin e neo-zelandezit Liam Lawson, që do të vazhdojë të garojë në Formula 1.
Dy pilotët kanë bërë një shkëmbim sediljesh, me Lawson që do të garojë me RB Racing. Ky ndryshim u përfol që të dielën, pas përfundimit të garës së Kinës, por është konfirmuar vetëm të enjten.
Te Red Bull kanë mbetur të pakënaqur nga paraqitja e neo-zelandezit në dy garat e para, ndaj vendosën ta rikthejnë te RB, makina satelit, ku ka pilotuar sezonin e kaluar. Ndërsa Tsunoda ka marrë promovimin e duhur.
Christian Horner, shefi i Red Bull tha: “Ne synojmë titullin kampion për konstruktorë, ndaj besojmë se përvoja e Yuki do të na ndihmojë. Liam ka nevojë ende të rritet, ndaj do të vijojë karrierën te RB Racing (makina satelit)”.
Kështu, Yuki Tsunoda do të jetë shoku i ri i skuadrës së Max Verstappen. Aventura e Lawson te Red Bull zgjati vetëm dy gara. Ai erdhi në janar pas largimit të Sergio Perez, por nuk arriti të tregojë asgjë me një makinë të shpejtë. -

Verstappen optimist: Për fitoren e parë sezonale na duhet shumë punë, por jemi konkurrues
26 Mars 2025
9:39
Telesport
Max Verstappen nuk arriti dot të ngjitej në podium në garën e fundit të Formula 1 zhvilluar në Kinë. Pasi u parakalua nga dy makinat Ferrari gjatë garës, ai arriti të rifitojë pozicionet, por pa mundur dot të shkojë më shumë se vendi i katërt.
Piloti i Red Bull nuk e humbi buzëqeshjen para mikrofonëve pavarësisht një gare që u përmirësua vetëm drejt fundit. “Thjesht mendoj të jap gjithçka kur hipi në makinë dhe kaq. Po e shijoj jetën dhe jam shumë i qetë”, u shpreh 4 herë kampioni i botës.
“Fakti që ishim të shpejtë në fundin e garës më jep pak optimizëm dhe shpresë. Sa më shumë që zgjatej gara aq më kompetitiv ishim në pistë. Gjithsesi, për fitoren do të duhej shumë punë, por ishim konkurrues”, deklaroi max Verstappen.
“Tani kemi 10 ditë pushim deri në garën e radhës në Japoni. Shpresojmë të jemi më konkurrues në atë garë dhe të arrijmë të rikuperojmë disi ndaj McLaren”, u shpreh piloti holandez.