Tag: vershtapen

  • Formula 1/ Verstappen “mbretëron” në Katar, rikthehet në garë për titull

    Formula 1/ Verstappen “mbretëron” në Katar, rikthehet në garë për titull

    Maks Vershtapen fiton Çmimin e Madh të Katarit sot dhe është kthyer fuqimisht në garën për titullin kampion, kur mbetet edhe një pistë për të vizituar, ajo e Abu Dabi. Meritë e një gare perfekte të tij, por edhe një gafe të jashtëzakonshme të skuadrës MekLaren.
    Kjo e fundit dukej në kontroll të plotë të garës, me Piastri dhe Norris në dy vendet e para dhe në kontroll pas pak xhirosh. Por në xhiron e 8, kur u shfaq makina e sigurisë, të gjithë u futën në bokse, përveç dy makinave MekLaren. Kjo i dha mundësinë Vershtapen të bënte ndërrimin e gomave siç dëshironte ai me një strategji ndryshe.

    Dhe falë planifikimit të saktë edhe në ndalesën e dytë, ai mori kreun e garës, duke u shkëputur nga Piastri i cili e ndiqte në vendin e dytë, por edhe Norris, i cili rrëshqiti deri në vendin e pestë, në një garë ku makinat MekLaren ishin dukshëm më të shpejta se rivalët. Norris ia doli në xhiron e fundit të përfitonte nga një dalje e Antonelit para tij për të marrë të paktën vendin e katërt, por jo të kalonte Sainz i cili u ngjit në shkallën e tretë të podiumit.
    Kësisoj, me vetëm një garë të mbetur deri në mbyllje të sezonit, Norris kryeson kampionatin me 408 pikë, i ndjekur nga Vershtapen me 396 pikë dhe Piastri me 392 pikë. Gjithçka do të vendoset pas një jave në Abu Dabi, me kombinime nga më të ndryshmet që mund të nxjerrin secilin prej këtyre pilotëve kampon bote.

  • Vendi i tretë anulon klauzolën, Verstappen mbetet te Red Bulli

    Vendi i tretë anulon klauzolën, Verstappen mbetet te Red Bulli

    Fati dukej se po e çon te Maks Vershtape nin larg Red Bullit, në një sezon ku dominimi i MekLaren pothuajse me siguri do ta pengojë atë të ruajë statusin e kampionit të Botës në Formula 1, ndërsa nga ana tjetër klima në skuadër ishte gjithçka përveçse paqësore.
    Duke shtuar edhe faktin që Toto Volf ishte shprehur se ishte i gatshëm të bënte gjithçka për ta pasur te Mercedes në vitin 2026. Pra të gjithë përbërësit ishin aty për një ndarje mes SuperMaksit dhe ekipit anglo-austriak. Por më pas erdhi pika e kthesës, duke nisur nga shkarkimi i Kristian Hornerit dhe tashmë së fundmi me daljen në skenë të një pike të klauzolës së kontratës me Red Bullin.

    KLAUZOLA – Në kontratën e tij me Red Bullin, piloti holandez ka pasur një opsion lirimi të parakohshëm. Por, tashmë holandezi nuk do të jetë më në gjendje të aktivizojë klauzolën e performancës në kontratën e tij, opsionin që do ta kishte lejuar atë të largohej nëse do të gjendej jashtë tre vendeve të para në mesin e këtij kampionati, para se të shkohet në pushimet verore. Me 185 pikë, kur ka mbetur edhe gara e Hungarisë para se të shkohet me pushime, Vershtapen e ka të sgurt vendin e tretë, pasi Xhorxh Rasëll ndodhet në kuotën e 157 pikëve në vendin e katërt. Një frymëmarrje lehtësuese për Red Bullin, skuadër që sigurisht nuk mund të përballonte të humbiste fenomenin e tij tani, në prag të revolucionit në rregullore.
    MARKO – Në prag të fundjavës së Hungarisë, konsulenti i Red Bullit, Helmut Marko, konfirmoi së Vershtapen do të mbetet edhe sezonin e ardhshëm në radhët e ekipit austriak. “Po, mund të konfirmoj se Maks Vershtapen do të garojë për Red Bull në vitin 2026”, tha shkurtimisht Marko për “Sky Germany” para nisjes për GP-në hungareze. Marko, siç dihet është një konsulent prej kohësh në ekipin austriak dhe një njeri shumë i afërt me Vershtapenin. Pas garës së kaluar në Belgjikë, edhe vetë piloti holandez u shpreh se nuk donte më të largohej nga ekipi me të cilin ka fituar 4 titujt e tij në F1: “Qëllimi im është të qëndroj me Red Bull”, ishte komenti nga Vershtapenin në Spa. Nga ana tjetër, shkarkimi i Kristian Horner në mënyrë indirekte “konfirmoi” dyshen fituese të pandërprerë të kampionatit nga viti 2021 deri në vitin 2024. Gjithashtu, edhe kthesa në qëndrim e Toto Volfit, i cili kishte lënë të kuptohej gjithashtu se mbërritja e Vershtapenit te Mercedes nuk ishte e realizueshme, duke konfirmuar dyshen Rasëll-Antoneli edhe për vitin 2026.