Tag: veror

  • Sezoni veror artistik në Elbasan, më shumë aktivitete po zhvillohen në vendet e trashëgimisë kulturore për promovim

    Sezoni veror artistik në Elbasan, më shumë aktivitete po zhvillohen në vendet e trashëgimisë kulturore për promovim

    Prej kohësh Elbasani ka nisur sezonin artistik veror, i cili këtë vit synon të promovojë edhe sitet turistike.

    Për këtë qëllim të gjitha aktivitetet janë duke u mbajtur në ato vende që meritojnë më shumë promovim si vlera të trashëgimisë kulturore.
    Këtë javë kuarteti i harqeve “Virtuozët Elbasanas” performuan në Muzeun Etnografik dhe në kullat e kalasë duke sjellë një atmosferë magjike nën drejtimin artistik të Desart Shmilit.

    Top Channel

  • Përmbytje shkatërruese në Teksas, raportohet për 24 të vdekur dhe disa të zhdukur në kampin veror për vajza

    Përmbytje shkatërruese në Teksas, raportohet për 24 të vdekur dhe disa të zhdukur në kampin veror për vajza

    Të paktën 24 persona kanë vdekur dhe dhjetra të tjerë janë zhdukur në kampin veror për vajza pas përmbytjeve të menjëhershme që goditën shtetin amerikan të Teksasit të premten.
    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e quajti tragjedinë, e cila ndodhi në Ditën e Pavarësisë, tronditëse dhe të tmerrshme.
    Një operacion kërkim-shpëtimi u zhvillua gjatë natës, megjithëse zyrtarët e Teksasit nuk mundën të konfirmonin numrin e personave të zhdukur.
    Nivelet e ujit u rritën me shpejtësi përpara se lumi të dilte nga shtrati.
    “Brenda 45 minutash, lumi Guadalupe u rrit 26 metra dhe kjo ishte një përmbytje shkatërruese, duke përmbytur prona dhe për fat të keq duke marrë jetë”, tha zëvendësguvernatori i Teksasit, Dan Patrick.
    Patrick pranoi ofertat e publikut për helikopterë dhe dronë personalë, duke thënë se ata nuk kanë nevojë për pajisje shtesë për të ndihmuar në përpjekjet e shpëtimit.
    Ai shtoi se agjencitë e shpëtimit kishin 14 helikopterë, 12 dronë, nëntë ekipe shpëtimi dhe notarë në ujë, një total prej 400-500 personash.
    Rojet e Departamentit të Parqeve të Teksasit kanë mbërritur në Kampin Mystic, ku autoritetet thonë se më shumë se 20 vajza janë zhdukur që kur ujërat përmbytën zonën.
    Ndërprerjet e telekomunikacionit në zonë e kanë bërë të vështirë kontaktin me shumë njerëz në rajon, përfshirë ata në kampin veror.

  • Moti i keq godet Teksasin në SHBA! Të paktën 24 viktima, 25 vajza të një kampi veror rezultojnë të zhdukura

    Moti i keq godet Teksasin në SHBA! Të paktën 24 viktima, 25 vajza të një kampi veror rezultojnë të zhdukura

    Moti i keq ka goditur shtetin e Teksasit në Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve, ku përmbytjet e papritura kanë shkaktuar të paktën 24 viktima, ndërsa 25 vajza nga një kamp veror rezultojnë ende të zhdukura.

    Presidenti amerikan Donald Trump e cilësoi ngjarjen si “tronditëse” dhe “të tmerrshme”, ndërsa autoritetet federale kanë premtuar ndihmë emergjente. Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, konfirmoi se operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë pa ndërprerje, pavarësisht se numri i saktë i personave të zhdukur ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.
    Lumi Guadalupe u rrit me 8 metra për 45 minuta, duke marrë përpara prona dhe, për fat të keq, edhe jetë njerëzish. Kampi veror “Camp Mystic”, ku qëndronin dhjetëra vajza, është një ndër zonat më të goditura nga përmbytjet.
    Operacioni i shpëtimit përfshin 14 helikopterë, 12 dronë, 9 ekipe kërkim-shpëtimi, si dhe 400–500 punonjës në terren, përfshirë zhytës dhe mjete taktike ushtarake.
    Sipas Gjeneralmajorit Thomas Suelzer, deri më tani janë shpëtuar 237 persona, ndërkohë që autoritetet përballen me ndërprerje të komunikimit në zonat më të goditura, gjë që vështirëson edhe më shumë përpjekjet për të kontaktuar kampin e vajzave.
    Në Kerr County, ku ndodhi pjesa më e rëndë e përmbytjeve, autoritetet janë kritikuar për mungesën e një sistemi paralajmërues, por thanë se përmbytja ishte shumë më e rëndë se çdo parashikim dhe madje e kaloi përmasat e përmbytjes tragjike të vitit 1987, që mori jetën e 10 adoleshentëve.
    Paralajmërimet për përmbytje të reja vazhdojnë, ndërkohë që zyrtarët raportojnë se rajoni ka marrë sasi shiu sa për disa muaj brenda disa orëve.
    Ndërkohë, tragjedia nuk ka prekur vetëm Teksasin, në New Jersey, tre persona humbën jetën pas stuhive të forta dhe reshjeve të dendura, ku dy burra u vranë nga një pemë që ra mbi makinën e tyre dhe një grua 44-vjeçare humbi jetën në rrethana të ngjashme.

    Top Channel

  • Një sezon veror unik, plot ritëm dhe shpërblime për klientëte Credins bank!

    Një sezon veror unik, plot ritëm dhe shpërblime për klientëte Credins bank!

    Një sezon veror unik, plot ritëm dhe shpërblime për klientëte Credins bank!
    Shqipëria sot nuk është vetëm një atraksion i bukur turistik, porsë fundmi në hartat e udhëtimeve ndërkombëtare, ajo po njihetgjithmonë e më shumë edhe për energjinë europiane të qytetevetë saj. Traditat artistike, kulturore, historike, sociale, etj, janëformësuar me një qasje të re, duke u përshtatur çdo vit e mëshumë me trendet moderne digjitale.

    Në këtë kontekst u realizua edhe projekti veror, më i madh ivitit, #Paywithcard, mes dy brandeve Credins bank dhe lideritglobal Mastercard, duke sjellë një eksperiencë unike. Me njëstrategji të veçantë që ndërlidh individin, inovacionin dhepërfitimin real, #Paywithcard ishte një projekt fushatë, qëllimi isë cilës nuk ishte vetëm shpërblimi i klientëve besnikë, përmesmekanizmave të ndryshëm si giveaway, etj, por i një filozofie qëshkon përtej ndërgjegjësimit të thjeshtë, atë të kryerjes sëpagesave me kartë. Ishte një koncept edukues i një stili të rijetese, i domosdoshëm për kohët moderne, një vizion i qartë dheambicioz që synon krijimin e një partneriteti të qëndrueshëmdhe të besueshëm, me përfitime afatgjata midis klientit dhesistemit financiar digjital. Në këtë aspekt, realizimi i këtijprojekti solli një valë energjie, inovacioni dhe gjithëpërfshirjeje, duke e vendosur kështu sërish Credins bank, në partneritetstrategjik me Mastercard, në epiqendrën e ngjarjeve më tërëndësishme kulturore dhe shërbimeve bankare digjitale nëShqipëri. Ky ishte një vit i veçantë, duke e tejkaluar nivelin e njëfushate të thjeshtë shpërblyese. Ishte një asocim konceptesh dhevlerash mbi forcimin e reputacionit të markës, afrimin me klientin ekzistues dhe të ri me Credins bank, si një nga aktorëtkryesorë dhe inovativë në tregun bankar shqiptar. Për herë tëparë, Credins bashkëpunoi me agjenci eventesh prestigjioze, tëcilat sollën artistët më në zë ndërkombëtarë, duke sjellë kështunjë standard të ri si në aspektin konceptual të komunikimit, ashtu edhe në atë të biznesit.

    Përmes një kalendari prestigjoz eventesh muzikore që tërhoqënvëmendjen vendase dhe ndërkombëtare, Credins bank & Mastercard realizuan me sukses skemën shpërblyese cashback për klientët që përdorën kartën Credins Mastercard. Kymekanizëm erdhi si një shembull konkret ku produktetfinanciare mund të bëhen pjesë e jetës së përditshme të çdoklienti në mënyrë sa të thjeshtë aq edhe joshëse. Një përvojëmuzikore spektakolare që nisi me DJ-n e famshëmndërkombëtar Mahmut Orhan, i cili ndezi Sheshin Skënderbejme performancën e tij multidimensionale. Adam Port &Me e kthyen Tiranën në një skenë kozmopolite që zgjati deri në orët e para të mëngjesit. UNUM Festival, për disa ditë bashkoi DJ tëfamshëm botërorë si Black Coffee, Damian Lazarus, etj, nëbregdetin e bukur shqiptar. Eagle Bit Festival, do të rikthentesërish emocionet e zjarrta muzikore përmes emrave të famshëmndërkombëtarë dhe vendas si Dimitri Vegas & Like Mike, Elvana Gjata, Ledri Vula, Ylli Limani, DJ Hugel, duke e shndërruar edhe një herë Tiranën në metropolin më të dashurtashmë edhe për turistët e huaj. Përtej aventurave miks tëeventeve muzikore, Credins bank & Mastercard sollën konceptine zonave artistike dhe interaktive të dedikuara për publikun e gjerë, ku çdokush mund të përfitonte dhurata të ndryshme, benefite të personalizuara në shërbime digjitale bankare në kohëreale, etj. Një tjetër koncept strategjik ishte përdorimi i kanalevetë komunikimit, përmes të cilave u përzgjodh një komunikimmodern dhe interaktiv i dedikuar për audiencën. Lojëratinteraktive, giveaways dhe përfshirja e influencuesve më tënjohur në vend në rrjetet sociale, sollën një frymë të re dinamikedhe autentike në strategjinë e marketingut të Credins bank. Nënjë kohë kur sfida më e madhe për çdo markë/korporatë është tëmbetet relevante në jetën e çdo klienti, sot Credins bank kadëshmuar se është modeli i një biznesi të suksesshëm, duke ndërthurur dëshirat dhe nevojat e klientëve në përputhshmëriedhe me modelet më të mira të biznesit ndërkombëtar, për tëofruar gjithmonë shërbimet dhe produktet më të mira bankare.

  • Këto janë 3 shenjat e horoskopit që do të ndikohen më shumë nga solstici veror

    Këto janë 3 shenjat e horoskopit që do të ndikohen më shumë nga solstici veror

    21 qershori 2025, solstici i cerës shënon zyrtarisht fillimin e verës astronomike dhe lidhet drejtpërdrejt me hyrjen e Diellit në shenjën e Gaforres.
    Është periudha perfekte për kërkimin e brendshëm, lidhjen emocionale dhe meditimin.
    Por cilat janë tri shenjat që do të ndikohen më së shumti nga solstici veror?
    Binjakët
    Për Binjakët, solstici i verës vjen menjëherë pas përfundimit të sezonit së tyre. Nëse ju pëlqen të shoqëroheni, ky është kulmi i vitit për ju. Megjithatë, nga 21 qershori, sezonit tuaj i vjen fundi dhe ditët fillojnë të shkurtohen, duke sjellë një perspektivë më serioze në jetën tuaj.
    Tani është koha për t’u argëtuar sa më shumë që të mundeni, për të marrë rreziqe, për të shprehur ndjenjat tuaja, për t’u rilidhur me miqtë e humbur dhe për të guxuar fillime të reja.
    Gaforrja
    Për Gaforren, sezoni juaj fillon tani, megjithëse mund të ndiheni të papërgatitur. Solstici veror është dita e parë e shenjës suaj dhe ky është shansi juaj për të shkëlqyer.
    Ju thatë se do të bëni ndryshime deri në ditëlindjen tuaj dhe tani ka ardhur koha. Edhe pse keni tendencë të përqendroheni në nevojat e të tjerëve, këtë herë do t’ju duhet të bëni një hap përpara dhe të kujdeseni për veten tuaj.
    Luani
    Për Luanin, edhe pse sezoni juaj nuk ka filluar ende, energjia e diellit, sundimtarit tuaj qiellor, është në kulmin e saj. Solstici i verës mban një peshë të veçantë për ju, pasi intensifikon mendimet rreth qëllimeve dhe ambicieve tuaja për sezonin e ardhshëm.
    Është periudha ideale për të pyetur veten nëse jeni në rrugën e duhur për të arritur majat dhe çfarë tjetër nevojitet për t’i arritur ato.

  • Sezoni turistik, ja kufizimi për qarkullimin e mjeteve të rënda nëpër rrugë

    Sezoni turistik, ja kufizimi për qarkullimin e mjeteve të rënda nëpër rrugë

    Nga data 16 qershor deri më 15 shtator 2025, në të gjithë vendin do të ndalohet qarkullimi i automjeteve të tonazhit të rëndë, në fundjavë dhe ditët e pushimit zyrtar.
    Është kjo një nga masat e marra nga Policia e Shtetit në kuadër të sezonit veror, ku pritet të ketë shtim të qarkullimit të automjeteve, kryesisht në zonat bregdetare.
    E pikërisht në këto qytete, ku fluksi i turistëve vendas dhe të huaj do të jetë më i lartë, uniformat blu pritet të shtojnë kapacitetet me rreth 350 efektivë policie nga drejtoritë e tjera vendore.
    Gjatë kësaj kohe, punonjësit e policisë, të cilët do të shërbejnë në zonat bregdetare, do të kryejnë çdo ditë 12 orë shërbim.
    Nisur nga incidentet e regjistruara në ditët e fundit me mjetet lundruese, ku për fat të keq ka humbur jetën 1 turist anglez dhe janë plagosur 3 të tjerë, fokus i veçantë do t’i kushtohet monitorimit të hapësirës detare.
    Jet Ski-të dhe skafet janë mjetet më problematike, që pavarësisht monitorimit të uniformave blu, shpesh herë bëhen protagonistë me manovrat e rrezikshme, duke vënë në rrezik jetën dhe sigurinë e pushuesve.
    Pikat kufitare janë gjithashtu pjesë e planit të masave për sezonin veror, ku shtimi i lëvizjes së qytetarëve detyron rritjen e kapaciteteve në njerëz, por edhe shtimin e sporteleve me qëllim përballimin e fluksit.
    Për të garantuar zbatimin e të gjithë këtyre masave, policia thotë se do të ketë edhe grupe monitorimi në terren për efektivët.

  • Sezoni veror 2025, kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda

    Sezoni veror 2025, kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda

    Nga data 16 qershor deri më 15 shtator 2025, në të gjithë vendin do të ndalohet qarkullimi i automjeteve të tonazhit të rëndë, në fundjavë dhe ditët e pushimit zyrtar.
    Është kjo një nga masat e marra nga Policia e Shtetit në kuadër të sezonit veror, ku pritet të ketë shtim të qarkullimit të automjeteve, kryesisht në zonat bregdetare.
    E pikërisht në këto qytete, ku fluksi i turistëve vendas dhe të huaj do të jetë më i lartë, uniformat blu pritet të shtojnë kapacitetet me rreth 350 efektivë policie nga drejtoritë e tjera vendore.
    Gjatë kësaj kohe, punonjësit e policisë, të cilët do të shërbejnë në zonat bregdetare, do të kryejnë çdo ditë 12 orë shërbim.
    Nisur nga incidentet e regjistruara në ditët e fundit me mjetet lundruese, ku për fat të keq ka humbur jetën 1 turist anglez dhe janë plagosur 3 të tjerë, fokus i veçantë do t’i kushtohet monitorimit të hapësirës detare.
    Jet Ski-të dhe skafet janë mjetet më problematike, që pavarësisht monitorimit të uniformave blu, shpesh herë bëhen protagonistë me manovrat e rrezikshme, duke vënë në rrezik jetën dhe sigurinë e pushuesve.
    Pikat kufitare janë gjithashtu pjesë e planit të masave për sezonin veror, ku shtimi i lëvizjes së qytetarëve detyron rritjen e kapaciteteve në njerëz, por edhe shtimin e sporteleve me qëllim përballimin e fluksit.
    Për të garantuar zbatimin e të gjithë këtyre masave, policia thotë se do të ketë edhe grupe monitorimi në terren për efektivët./tvklan

  • Bashkia cakton plazhet publike në Durrës

    Bashkia cakton plazhet publike në Durrës

    Pas një rritjeje të dukshme të frekuentimit të bregdetit nga turistët, autoritetet vendore kanë ndërmarrë hapa konkretë për përgatitjen e sezonit veror 2025.
    Në mbledhjen e fundit, Këshilli Bashkiak miratoi hartën e përgjithshme të plazheve të lejuara për këtë sezon.
    Harta përcakton qartë zonat ku do të ushtrohet aktiviteti si stacione plazhi, përfshirë edhe hapësirat publike që do të jenë në dispozicion të pushuesve.
    Sipas ndarjes së re, 30% e vijës bregdetare është rezervuar për plazhe publike, ndërsa pjesa tjetër prej 70% i është dhënë përdorimit privat përmes operatorëve turistikë dhe subjekteve të licencuara.
    Kjo ndarje synon të ruajë një balancë ndërmjet aksesit të lirë për qytetarët dhe zhvillimit të ofertës turistike nga sektori privat përgjatë sezonit veror.
    Tv Klan

  • Koncerti në Butrint/ Gonxhja: Ermal Meta çeli sezonin veror me një koncert të jashtëzakonshëm

    Koncerti në Butrint/ Gonxhja: Ermal Meta çeli sezonin veror me një koncert të jashtëzakonshëm

    “Në ambientin magjepsës të Teatrit Antik të Butrintit, Ermal Meta çeli sezonin veror me një koncert të jashtëzakonshëm si pjesë e turneut të tij “LIVE 2025”.
    Nën dritën e historisë dhe frymën e artit, ai solli një performancë plot ndjenjë dhe elegancë, të shoqëruar nga pianisti Davide Antonio Pio dhe një trio harkore që i dha ngjyrë çdo tingulli.
    Publiku përjetoi një mbrëmje ku muzika u bë urë mes kohërave, dhe emocionet përfshin të gjithë nën yjet e Butrintit.
    Një natë që do të kujtohet gjatë!
    Ky event u organizua në bashkëpunim me Ambasadën Italiane në Shqipëri, Institutin Italian të Kulturës, mbështetur nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit në kuadër të Javës Kulturore italiane!”, shkruan Gonxhja.

  • Nisja e sezonit veror, Rama njofton hapjen e 36 qendrave shëndetësore në të gjithë vendin

    Nisja e sezonit veror, Rama njofton hapjen e 36 qendrave shëndetësore në të gjithë vendin

    Në nisje të sezonit veror, janë hapur 36 qendra shëndetësore verore në të gjithë vendin. Lajmin e bën të ditur vetë kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, krahas videos së Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
    “Mirëmëngjes, me njoftimin se, në nisje të sezonit veror, janë hapur 36 qendra shëndetësore verore në të gjithë vendin – të kompletuara me pajisje, sinjalistikë dhe staf mjekësor të specializuar, të cilët do të jenë në shërbim të qytetarëve 24/7 – ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kreu i qeverisë.

    Në këto qendra shëndetësore, do të jenë 227 mjekë dhe infermierë, ndërsa në Laç, Berat dhe Gjirokastër do të ndërtohen tre qendra të reja shëndetësore.
    Për një sezon turistik sa më të sigurt, do të ketë po ashtu 20 vendqëndrime fikse me autoambulanca dhe ku nuk do të mungojë shërbimi me motoambulanca.