Tag: veronese

  • Vritet brutalisht në orët e para të mëngjesit me dhjetë thika biznesmeni 39 vjeçar

    Vritet brutalisht në orët e para të mëngjesit me dhjetë thika biznesmeni 39 vjeçar

    Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Romë, ku një biznesmen italian është vrarë brutalisht me thikë në mes të rrugës.
    Viktima është identifikuar si Marco Veronese, 39 vjeç, babai i tre fëmijëve dhe pronar i kompanisë “M & M Service”, e specializuar në instalimin e sistemeve të mbikëqyrjes me kamera dhe interfonë.
    Sipas mediave italiane, ngjarja u regjistrua rreth orës 01:30 të mëngjesit, në kryqëzimin mes Via Sobotino dhe Corso Francia, ku Veronese u gjet i plagosur rëndë me dhjetë goditje thike në trup. Dëshmitarët tregojnë se një burrë me kapuç iu afrua viktimës dhe e qëlloi disa herë, përpara se të largoheshte me shpejtësi nga vendngjarja.
    Një banor i zonës njoftoi menjëherë ambulancën, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, 39-vjeçari ndërroi jetë për shkak të plagëve të rënda.
    “Dëgjova dikë që thërriste ‘ndihmë, ndihmë’, por mendova se ishin fëmijët që bënin zhurmë si zakonisht. Fatkeqësisht, nuk zbrita poshtë. Jam mësuar me zhurmat e natës,” – rrëfeu një prej banorëve të zonës për mediat italiane.

  • Bordin te Tirana, bardheblutë investojnë në drejtimin teknik

    Bordin te Tirana, bardheblutë investojnë në drejtimin teknik

    Tirana kryen revolucion në pankinë. Tashmë Roberto Bordin ish trajneri i AF Elbasanit ka marrë zyrtarisht punën e trajnerit të parë te Tirana.

    Njoftimi i Tiranës:

    Klubi i Futbollit Tirana njofton arritjen e marrëveshjes me trajnerin Roberto Bordin.

    Pas bisedimeve mes palëve, është vendosur që të nisë një bashkëpunim i ri.

    Bordin është një emër i njohur në futbollin italian dhe ndërkombëtar, me përvojë të gjerë si trajner. Ai ka drejtuar ekipe si Sheriff Tiraspol, Neftçi Baku, Triestina, si dhe Kombëtaren e Moldavisë.

    I urojmë trajnerit mirëseardhje dhe suksese në vazhdimësinë e punës së tij nën stemën bardheblu.

    KF Tirana njofton gjithashtu arritjen e marrëveshjes me zëvendës trajnerin Marco Veronese.

    Pas bisedimeve mes palëve, është vendosur që ai të bëhet pjesë e stafit teknik të drejtuar nga trajneri Roberto Bordin.

    Veronese sjell me vete një përvojë të gjatë si lojtar dhe trajner. Në karrierën e tij si trajner, ka qenë pjesë e projekteve serioze në Itali, ndërsa në nivel ndërkombëtar ka shërbyer edhe si zëvendës trajner i Kombëtares shqiptare gjatë periudhës së suksesshme nën drejtimin e Gianni De Biasi, çka e bën njohës të mirë të realitetit të futbollit shqiptar.

    E mirëpresim Veronese dhe i urojmë suksese në punën e tij me ekipin bardheblu!

    Vazhdo leximin