Tag: verifikimi

  • 6 muaj pas përfundimit të zgjedhjeve, hapen sërish kutitë!

    6 muaj pas përfundimit të zgjedhjeve, hapen sërish kutitë!

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Teksa kanë kaluar rreth 6 muaj nga përfunimi i zgjedhjeve të 11 Majit, kutitë e votimit do të hapen sërish. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ditën e nesërme 2 dhjetor do të fillojë verifikimi paszgjedhor, për të kontrolluar nëse ka pasur shkelje të numëruesve gjatë zgjedhjeve të 11 majit. Bëhet fjalë 210 kuti votim të përzgjedhura në mënyrë rastësore, duke përfshirë votat brenda vendit dhe ato të emigrantëve.
    Njoftimi:
    Ditën e Martë, datë 2.12.2015, në orën 10:00, fillon verifikimi paszgjedhor. Hapja e mëpasshme e kutive të votimit dhe materialeve zgjedhore do të kryhet në sallën e mbledhjeve të KQZ.
    Nuk do të rihapen kuti në qarqet Tiranë, Fier dhe Durrës, ku rinumërim u bë nga KAS menjëherë pas zgjedhjeve me kërkesë të opozitës. Po ashtu nuk do të përfshihen as kutitë e diasporës së qarkut Durrës. Ky proces verifikimi nuk prek rezultatin e zgjjedhjeve, por synon te nxjerr zbuluar numëruesit apo komisonerët të cilët mund kenë shkelur ligjin. /ZËRI

  • Vetëvrasja e adoleshentit pas bisedës me Inteligjencën Artificiale, OpenAI merr masa: Do të nisë verifikimi i moshës

    Vetëvrasja e adoleshentit pas bisedës me Inteligjencën Artificiale, OpenAI merr masa: Do të nisë verifikimi i moshës

    Vetëvrasja e një adoleshenti në Kaliforni pasi kishte përdorur ChatGPT-në, u bë shkak që OpenAI të sjelli një modalitet të ri i cili do të njoh automatikisht përdoruesit dhe do të përshtatë përgjigjet me moshën e tyre.

    Udhëheqësi i kompanisë, Sam Altman ka deklaruar se qëllimi kryesor është parandalimi i përballjes së adoleshentëve me përmbajtje të papërshtatshme të tilla si tema mbi vetëvrasjen ose ato seksuale.
    “Kjo është një teknologji e re dhe e fuqishme dhe në besojmë se të miturit kanë nevojë për mbrojtje kuptimplote. Ne besojmë se kjo është zgjidhja më e mirë dhe duam të jemi transparent në lidhje me qëllimet tona”, është shprehur në një postim zyrtar udhëheqësi i OpenAI.
    Ndërkohë të rriturit do të kenë një sistem verifikimi  të moshës që do t’ju lejojë atyre të kenë akses në të gjitha veçoritë e chatbot-it. Gjithashtu ata do të jenë në gjendje të caktojnë intervale kohore për t’u përdorur nga fëmijët e tyre, një ndryshim që është ende në pritje për të ndodhur

    Top Channel

  • Bizneset në Vlorë në alarm/ Nis verifikimi i detyrimeve për ujin e pijshëm

    Bizneset në Vlorë në alarm/ Nis verifikimi i detyrimeve për ujin e pijshëm

    Në Vlorë një Task-Forcë e  posaçme është ngritur për të  verifikuar bizneset që kanë detyrime të pashlyera ndaj ujësjellësit.
    Grupet e punës kanë nisur aksionin  përgjatë bregdetit për të vijuar më pas dhe në lagjet e tjera të qytetit.
    Debitorëve do t’u jepet mundësia  të paguajnë  detyrimet  me këste pas nënshkrimit  të marrëveshjes  me  ujësjellës kanalizimet.
    Autoritetet  ftojnë  konsumatorët të mos rrisin debinë pasi pagesat sipas tyre ndikojnë  në  investime dhe përmirësim të shërbimit.
    Taks forca do të vijojë verifikimet në terren  përgjatë të gjithë gushtit, pas bizneseve dhe tek familjet.