Tag: verifikimet

  • Të shtëna me armë në një banesë në Elbasan, policia nis verifikimet

    Të shtëna me armë në një banesë në Elbasan, policia nis verifikimet

    Mbrëmjen e sotme, në një prej lagjeve të qytetit të Elbasanit është raportuar për të shtëna me armë zjarri në një banesë.
    Sipas informacioneve paraprake, njoftimi është bërë nga qytetarë të zonës në sallën operative, e cila menjëherë ka vënë në lëvizje shërbimet policore.
    Forcat e Policisë së Elbasanit ndodhen aktualisht në terren dhe po kryejnë verifikimet e nevojshme për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
    gijotina.com/

  • ILD nis verifikimet për ndalimin e avokatit Ulian Barjami, inspektorët mbërrijnë në Elbasan

    ILD nis verifikimet për ndalimin e avokatit Ulian Barjami, inspektorët mbërrijnë në Elbasan

    Ulian Barjami

    ELBASAN- Inspektorati i Lartë i Drejtësisë ka nisur verifikimet për rastin e ndalimit të avokatit Ulian Barjami, i cili u lirua nga qelia pasditen e djeshme, pas tre ditësh ndalim.
    Burime zyrtare bëjnë me dije se inspektorë të ILD-së kanë mbërritur sot në Elbasan për të administruar dokumentacionin dhe për të shqyrtuar rrethanat procedurale që çuan në ndalimin e avokatit. Hetimi i ILD ka si qëllim të verifikojë nëse janë respektuar të gjitha standardet ligjore dhe procedurale gjatë veprimeve të kryera nga strukturat e drejtësisë.
    Avokati Barjami u ndalua me kërkesë të Prokurorisë pas një padie të ngritur nga prokurori Gjergji Ceka, i cili pretendon se është kërcënuar nga avokati gjatë një seance gjyqësore në Gjykatën e Elbasanit. ILD pritet të përfundojë fazën fillestare të verifikimeve në ditët në vijim./ZËRI

  • Arrestimi i avokatit Ulian Barjami, inspektorët e ILD shkojnë në Elbasan dhe nisin verifikimet

    Arrestimi i avokatit Ulian Barjami, inspektorët e ILD shkojnë në Elbasan dhe nisin verifikimet

    Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, ka nisur verifikimet me iniciativë për rastin e ndalimit të avokatit Ulian Barjami.
    Avokati u lirua nga qelia pasditen e djeshme pasi u ndalua tre ditë më parë nga Oficerët e Policisë Gjyqësore pas një padie të ngritur nga prokurori Gjergji Nika, me pretendimin se ishte kërcënuar nga avokati gjatë seancës gjyqësore në Gjykatën e Elbasanit.
    Inspektorë të ILD-së kanë shkuar sot në Elbasan për të administruar praktikën dhe rrethanat proceduriale të ndalimit të avokatit.

  • Në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania, kapet në Morinë 55-vjeçari serb

    Në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania, kapet në Morinë 55-vjeçari serb

    Policia ka ndaluar një 55-vjeçar serb pasi tentoi të hynte në Republikën e Shqipërisë, ndërkohë që kërkohej nga autoritetet gjermane, për krime ekonomike.
    Sipas policisë, nga verifikimet e kryera dhe nga informacioni i shkëmbyer me partnerët gjermanë, nëpërmjet Interpol Tiranës, rezultoi se shtetasi serb “ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me masë sigurie “Arrest në burg” nga Gjykata e Mainzit, për evazion fiskal dhe përfitim të kundërligjshëm të pagave/shpërblimeve të të tjerëve”.
    “Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve të imtësishme në hyrje/dalje, me objektiva goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilët tentojnë të lëvizin ilegalisht, për t’iu shmangur përgjegjësisë penale, shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës, ndaluan në hyrje, shtetasin serb G. S., 55 vjeç.
    Nga verifikimet e kryera dhe nga informacioni i shkëmbyer me partnerët gjermanë, nëpërmjet Interpol Tiranës, rezultoi se ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me masë sigurie “Arrest në burg” nga Gjykata e Mainz, për evazion fiskal dhe përfitim të kundërligjshëm të pagave/shpërblimeve të të tjerëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

  • “Rezultojnë 109 fletë votimi ekstra, po bëjmë verifikimet”, zgjedhjet e 11 majit, Celibashi: 9 kuti kanë rezultuar të parregullta

    “Rezultojnë 109 fletë votimi ekstra, po bëjmë verifikimet”, zgjedhjet e 11 majit, Celibashi: 9 kuti kanë rezultuar të parregullta

    Kreu i KQZ, Ilirian Celibashi, në një konferencë për mediat është shprehur se nga numërimi i votave në rang vendi, kanë rezultuar 109 fletë votimi më shumë se numri qytetarëve që kanë votuar.
    Ilrian Celibashi: Janë 1 462 352 fletë votimi të gjetura në kuti, janë 1 462 461 numërimi votuesve të shënuar në proces verbale që komisionerët e qendrave të votimin kanë përpiluar, ka një diferencë me 109 fletë mes tyre. Mes numrit të zgjedhësve dhe numrit të fletëve të votimit. Jemi duke bërë verifikimet se ku është gabimi në të gjithë territorin. Është i atyre që kanë mbyllur procesverbalin apo të atyre të numëruesit kur kanë hedhur të dhënat.
    Nga 1 462 352 fletë votimit të gjendura në kuti, 1 460 833 janë vota vë vlefshme dhe 55 519 janë të pavlefshme. Janë vetëm 9 kuti të parregullta që ka rezultuar nga procesi i vlerësimit, 7 të tilla janë shpallur që në momentin e dorëzimit, ndërsa 2 janë kontestuar të tilla, nga KZAZ pas marrjes së kutive në dorëzim. Nga votat e diasporës, deri tani 159 921 vota të vlefshme, ndërsa 1666 vota të pavlefshme deri më tani. Jemi në shqyrtimin e zarfeve të ardhura nga Greqia, besoj do të përfundoj sot dhe më pas do ketë numërimin e votave për kandidatët.

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • “Donacionet të kalojnë në filtra verifikimi”, Daci: SPAK ka të drejtë funksionale të nisë verifikimet pa kërkuar leje

    “Donacionet të kalojnë në filtra verifikimi”, Daci: SPAK ka të drejtë funksionale të nisë verifikimet pa kërkuar leje

    Avokati Jordan Daci komentoi në studion e ‘Real Story’ kontratën 6 milionë dollarëshe të Berishës. Sipas tij, SPAK ka të drejtë të nis verifikimet pa pasur nevojë për leje dhe në rast se gjen elementë, bën regjistrimin.
    “SPAK ka të drejtë funksionale të verifikojë, nëse gjen element bën regjistrim.
    Ky transaksion i nën shtrohet hetimeve të tjera për terrorizëm, pastrim parash etj dhe sa herë ka qarkullim mjetesh monetare, këto verifikime nuk ka nevojë të merret leje.”
    Përfaqësuesi i koalicionit Djathas për Zhvillim, Rezart Kthupi tha se çdo transaksion duhet të kalojë në filtra kontrolli, sidomos për persona që janë të ekspozuar politikisht.
    “Në sistemin transaksional quhet PEP- person i ekspozuar politikisht që i nënshtrohet një hetimi 2-3 herë. Në këto kushte çdo transaksion duhet të kalojë filtra kontrolli, duhet t’i shkojë prokurorisë.”

  • SPAK nisi verifikimet për kontratën e lobimit në SHBA, reagon PD: Jemi transparentë

    SPAK nisi verifikimet për kontratën e lobimit në SHBA, reagon PD: Jemi transparentë

    Pasi SPAK nisi verifikimet në lidhje me kontratën e lobimit të PD në SHBA, ka reaguar selia blu.
    PD deklaron se kontrata ka respektuar çdo ligj dhe financimi i lobimit është transparent. Më tej, PD falenderon për shumën e madhe të parave, që sipas saj janë dhënë nga “bujaria” e shqiptaro-amerikanëve.
    Në këtë reagim nuk kanë munguar edhe akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama dhe përdorimin e SPAK për të goditur opozitën.
    DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE
    Pasi e përdori SPAK për vite me radhë si kapak për pusetën e skandalit të tij me McGonigal, sot Rama ka zgjuar sërish nga gjumi ata që kanë mbyllur sytë teksa kartelët e drogës në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Shkodër janë përfshirë më fort se kurrë për të deformuar vullnetin e zgjedhësve, njëlloj siç mbyllën veshët para audiove të dosjeve 339 dhe 184! Njëlloj siç kanë mbyllur sytë para 150 milionë eurove të vjedhura të inceneratorëve, nga të cilat SPAK jo vetëm nuk ka rekuperuar asnjë qindarkë, por hesht si fija e barit se ku kanë përfunduar 150 milionë euro për një vepër që nuk ekziston. Mesa duket kontrata e PD me avokatin e Presidentit Trump nuk ka trembur vetëm Ramën, por dhe veglat e tij. Në fakt, jo pa të drejtë! Pasi sot denoncimet e saj për McGonigal, përzierjen e karteleve të drogës të mbështetur nga Edi Rama dhe narkopolicia në procesin zgjedhor, përfshirë bashkëpunimin e heshtur të organeve të drejtësisë, kanë veshin e administratës dhe Kongresit të SHBA!
    Partia Demokratike është transparente për kontratën me avokatin e Presidentit Trump, e cila është nënshkruar në përputhje të plotë me ligjet e të dyja vendeve dhe depozituar në FARA sipas çdo rregulli! Partia Demokratike gjen dhe njëherë rastin të falënderojë patriotët e komunitetit shqiptaro-amerikan për bujarinë dhe ndihmën e pakursyer për çmontimin e regjimit të Edi Ramës!
    Sot Partia Demokratike, falë diasporës, është më e fortë se kurrë! Ditët e Ramës janë të numëruara! Fitorja është afër dhe i bëjmë thirrje të gjithë demokratëve brenda dhe jashtë Shqipërisë të angazhohen fuqimisht në dy javët e mbetura të kësaj fushate për të realizuar qëllimin tonë final që është Shqipëria Madhështore!

  • Kontrata e lobimit të PD në SHBA/ SPAK nis verifikimet

    Kontrata e lobimit të PD në SHBA/ SPAK nis verifikimet

    Prokuroria e Posaçme ka nisur verifikimet për kontratën e lobimit të Partisë Demokratike në SHBA.
    “Ju informojmë si vijon: Prokuroria e Posaçme ka nisur verifikimet në lidhje me kontratën e lobimit të subjektit politik Partia Demokratike”, thuhet në njoftimin e zyrës të SPAK.
    Partia Demokratike njoftoi një ditë më parë ka nënshkruar një kontratë lobimi 6 milionë dollarëshe për dy vjet me një firmë në Uashington DC.
    Në reagimin e saj, PD-ja theksoi se ka qenë komuniteti shqiptaro-amerikan që përmes fondacionit “Make Albania Great Again” ka kontraktuar kompaninë “Continental” për të ndihmuar në konsolidimin e mardhënieve miqësore të PD-së me Kongresin dhe Qeverinë e SHBA-së.
    PD-ja thekson se kontributi financiar për realizimin e këtij qëllimi është marrë përsipër 100% nga patriotë shqiptarë që jetojnë në SHBA. Në fund PD shton se edhe pse ka dhënë dakordësinë, nuk ka asnjë barrë financiare apo detyrim kontraktual nga marrëveshja.

  • SPAK nis verifikimet për kontratën e lobimit të Partisë Demokratike

    SPAK nis verifikimet për kontratën e lobimit të Partisë Demokratike

    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka konfirmuar se ka nisur verifikimet në lidhje me një kontratë lobimi të nënshkruar nga Partia Demokratike.
    Në një njoftim për mediat, zyra e shtypit e SPAK bën me dije:“Ju informojmë si vijon: Prokuroria e Posaçme ka nisur verifikimet në lidhje me kontratën e lobimit të subjektit politik Partia Demokratike.”
    Reagimi i institucionit vjen një ditë pas publikimit të lajmit për një kontratë lobimi me vlerë 6 milionë dollarë, të firmosur nga PD me një kompani në Uashington DC, me afat dyvjeçar.

    Sipas dokumentacionit, kontrata është nënshkruar më 4 prill nga sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, ndërsa si garant në SHBA figuron një shtetas me emrin Nuredin Seçi.
    Kjo është kontrata e dytë e këtij lloji që PD firmos brenda pak muajsh me persona të lidhur me rrethin e Presidentit amerikan Donald Trump. Kujtojmë se më herët, në Shqipëri ka qëndruar edhe një nga strategët kryesorë të Trump, Chris Lacivita.
    /vizionplus.tv