E ardhmja e Kristjan Asllanit te Interi mbetet e pasigurt, teksa merkatoja e verës po hyn në fazën e saj vendimtare.
Pas refuzimit nga Real Betis dhe Sassuolo, një tjetër klub i Serie A ka bërë lëvizjen e radhës për mesfushorin shqiptar.
Bëhet fjalë për Torinon, që sipas raportimeve nga Italia ka kontaktuar së fundmi për të marrë informacione mbi situatën e lojtarit. Granatat po kërkojnë të përforcojnë repartin e mesfushës për t’i dhënë më shumë opsione trajnerit Baroni, dhe Asllani shihet si një profil i përshtatshëm për projektin e tyre.
23-vjeçari, i cili është pjesë e Interit prej verës së vitit 2022, ka pasur hapësira të kufizuara në formacionin e Simone Inzaghit, ndërsa me Chivun në stol, i është bërë e qartë që nuk është më pjesë e ideve të klubit.
Torino ende nuk ka bërë një ofertë zyrtare, por sinjalet nga “Olimpico Grande Torino” tregojnë se interesimi është serioz, ndërsa merkatoja mbyllet më 31 gusht.
Tag: verës
-

Interi nuk e do më Asllanin, klubi i Serie A kërkon të transferojë shqiptarin
-

A e dinit se në vapë trupi humb më shumë magnez? Ja si ta zëvendësojmë natyrshëm!
Pse ndiheni të lodhur në vapë? Faji mund të jetë mungesa e magnezit?
Një nga arsyet pse gjatë ditëve të nxehta të verës ndiejmë më shumë dhimbje muskujsh, tension, ngërçe, dhimbje koke apo kemi vështirësi në gjumë, lidhet drejtpërdrejt me mungesën e magnezit në organizëm.
Mungesa e magnezit zakonisht lidhet me inflamacionet muskulore, ngërçet, dhembjet apo migrenën – veçanërisht tek ata që stërviten rregullisht. Por mungesa e këtij minerali të rëndësishëm mund të ndodhë edhe te personat joaktivë fizikisht, dhe gjatë verës ajo bëhet më e theksuar për shkak të djersitjes së shtuar.
Çfarë është magnezi dhe pse është thelbësor për shëndetin?
Magnezi është minerali i katërt më i pranishëm në trupin e njeriut dhe është i përfshirë në mbi 300 procese jetësore përmes enzimave. Ai është jetik për funksionimin e muskujve, sistemit nervor dhe shëndetin e kockave. Gjithashtu ndihmon në:
▪ Rregullimin e sheqerit në gjak
▪ Mbajtjen e tensionit normal të gjakut
▪ Përforcimin e sistemit imunitar
▪ Prodhimin e energjisë
▪ Cilësinë e gjumit
▪ Relaksimin e muskujve dhe të nervavePse trupi humb më shumë magnez gjatë verës?
Magnezi humbet përmes urinës, stresit, aktivitetit fizik dhe në mënyrë të veçantë përmes djersitjes – ndaj gjatë verës kjo humbje bëhet më intensive. Nëse jeni aktiv, vallëzoni, konsumoni alkool apo ekspozoheni gjatë në diell, rrezikoni të zbrazni rezervat e magnezit më shpejt se zakonisht, transmeton Telegrafi.
Simptomat më të zakonshme të mungesës përfshijnë:
▪ Ngërçe muskulore
▪ Lodhje e pazakontë
▪ Dhimbje koke
▪ Tension i shtuar
▪ Vështirësi në gjumëUshqimet më të pasura me magnez janë:
▪ Avokado
▪ Çokollata e zezë
▪ Hurmat
▪ Frutat e thata (bajamet, arrat braziliane dhe indiane)
▪ Peshku salmon
▪ Perimet me gjethe jeshile
▪ Kinoa
▪ Spelt (një lloj gruri i lashtë)A është e nevojshme të merrni suplemente?
Sipas ekspertëve, vetëm djersitja nuk është arsye e mjaftueshme për të filluar menjëherë me suplemente të magnezit. Fatmirësisht, magnezi mund të merret edhe përmes lëkurës, në mënyrë natyrale dhe efektive.
Transdermalja (përmes lëkurës) është një mënyrë shumë efikase për rritjen e nivelit të magnezit, duke përdorur:
▪ Sprej me vaj magnezi, i cili aplikohet gjatë ose pas masazheve për të qetësuar muskujt dhe përshpejtuar rikuperimin
▪ Banjo me kripë magnezi (kripë Epsom) që ndihmojnë në relaksim të thellë të trupit, reduktim të stresit dhe përmirësim të gjumit
Kur është koha më e mirë për ta përdorur magnezin si shtesë?
▪ Pas masazhit, për të rritur efektin kundër inflamacionit dhe për ta mbajtur muskulaturën të relaksuar më gjatë
▪ 30 minuta para gjumit, për të ndihmuar në qetësimin e sistemit nervor dhe për të përmirësuar cilësinë e gjumit
Në verë, më shumë se kurrë, dëgjoni sinjalet e trupit tuaj. Magnezi nuk është thjesht një mineral, është aleati juaj për qetësi, energji dhe ekuilibër trupor.
-

Kënga e Naim Krasniqit kushtuar Vaçe Zelës: Ndonëse në pranga, kënga prapë jehonte
Muzika: Naim KrasniqiTeksti: Ekrem Kryeziu
Flatrat mbi krahë, shqipet në ballë i patënIshin zogj të diellit, por e puthën natënKu u lindën, jetuan pa fluturuarPrandaj jeta u shkoi pa e shijuar
Ndonëse në pranga, kënga prapë jehonteSe shpirti e lypte, që dikush të këndonteO robit për liri t’ja ngallte mallinMe kënge zemre t’ja qante hallin
Na fale shpirtin e njomë, këngën na faleNga skena jehonte aj’ zá në fush’ e maleO Vaçe Zela k’saj toke të plaguarJetë i dhurove, e mbajte të zgjuar
Ndonëse moj motër ty të lindi nataZërin nuk ta ndali stuhia dhe dallgaNë kafaz e mbyllur na këndoveDhe shpresën ndër ne e gjallërove
Kënga jote në çdo anë jehoiTë bukurën tek ne ajo e shpëtoiO të duan në Kosovë si ujt e DrinitO ushëtimë malesh, valë e Shkumbinit.
ObserverKult
Lexo edhe:
NAIM KRASNIQI: SHIU I VERËS,SHI I NGROHTË I DASHURISË… (TEKSTI DHE KËNGA)
Dyzet gërsheta t’i numrova,dhe të ngroha n’gjirin tim,kur si pëllumba nga shiu i verës,u strehuam nën çati.
Shiu i verës floktë m’i lagu,vetëm buztë m’i lage ti,sa shumë të doja,vetëm kur thoshe…
Këngën e plotë e gjeni KËTU
-

Kalaja Belaj, Istria, Kroaci!
Jahja Drancolli
Treva e kësaj kalaje ka qenë e njohur për prodhimin e verës që në fillimet e saj. Historia e gjatë e prodhimit të verës në Istria që nga koha ilire afirmoi trevën dhe kështjellën e Belajt, e cila me kalimin e kohës luajti një rol të rëndësishëm në prosperitetin e të gjithë rajonit!
-

Vllaznia zyrtarizon bjerjen e madhe të verës
Konsiderohet si blerja më e madhe e stinës së verës. Lirim Kastrati, 26 vjeçari kosovar është bashkuar me skuadrën e Edi Martinit për një edicion me të drejtë zgjatje dhe për një vit tjetër.
Takimin e parë me fushën, në një ndeshje me kuqeblutë, Kastrati do ta ketë të shtunën ndërsa Vllaznia luan një miqësore me Laçin në Laç.
Njoftimi:
KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se që nga dita e sotme, Lirim Kastrati është zyrtarisht futbollist kuqeblu. Sulmuesi 26 vjeçar që ka luajtur 17 ndeshje me kombëtaren e Kosovës, pas eksperiencës me ekipe të tilla si Dinamo Zagreb, Legia Varshavë, Lokomotiva Zagreb, Fehervar e Videoton, tashmë do të jetë pjesë e skuadrës tonë. Kastrati ka firmosur me Vllazninë kontratë njëvjeçare, me të drejtë zgjatje edhe një vit tjetër. Mirë se erdhe në familjen kuqeblu Lirim!
Vazhdo leximin
-

Vera dhe sfidat që mbart: Si ta shfrytëzoni stinën për një mirëqenie fizike dhe mendore
Stina e verës është një periudhë që sjell me vete ditë të gjata, diell dhe një ndjesi të përgjithshme të lehtësisë dhe lirisë.
Në përgjithësi, pushimet i bëjne njerëzit të ndihen më pak të lodhur dhe më energjikë, e përmirësonin disponimin e tyre dhe ndjehen më të kënaqur me ditët e tyre. Mungesa e kërkesave të punës e largon stresin, por psikologët mendojnë se mund të ketë disa mënyra të tjera ku pushimet e përmirësojnë “mirëqenien” e njeriut.
Vera është stina që na ofron ngrohtësi dhe mundësi që të jemi më aktivë në ambientet e hapura, të përfshihemi më shumë në aktivitete sociale dhe të pushojmë pranë bregdetit. Edhe pse vera mund të konsiderohet një stinë festive dhe argëtuese, për shumë njerëz aktivitetet e mësipërme mund të sjellin stres dhe ankth.
Mungesa e kërkesave të punës e largon stresin, por psikologët mendojnë se mund të ketë disa mënyra të tjera ku pushimet e përmirësojnë “mirëqenien” e njeriut.
Kujdesi për veten është një mënyrë thelbësore për të mbrojtur shëndetin tonë mendor dhe për të përmirësuar mirëqenien.
Kujdesi për veten na ofron përfitime, si:
Ndërtimin/krijimin e lidhjeve të forta shoqërore dhe marrëdhënieve të shëndetshme..
Kujdesi për veten gjatë verës kërkon një qasje të balancuar dhe të qëndrueshme. Studime të shumta tregojnë se koha e kaluar larg punës së përditshme me të dashurit tuaj,i bën shumë mirë shëndetin tonë fizik dhe mendor. “Cilësia e pushimeve, kohëzgjatja e tyre, vendi ku shkojnë dhe me kë shkojnë njerëzit, marrëdhënia që kanë me ta, që të gjitha ato janë të ndryshueshme”
Koha e kaluar larg tryezës së punës ndryshon gjithashtu edhe rutinat tona, dhe mund t’i ndihmojë njerëzit të heqin dorë nga zakonet e këqija, apo të kenë kthjelltësi mendore për aspektet e tjera të jetës së tyre. Prandaj një pushim mund të ndihmojë në ndërtimin e burimeve personale të qëndrueshme, të cilat mund të funksionojnë si mbrojtëse ndaj kërcënimeve të ardhshme”.
Hartimi I nje plani veror dhe kalendari vetjak na ben mire se si te programohet mire nje dite pushimi per te qene active;
Aktiviteti fizik; Notoni rregullisht, merrni një biçikletë, bëni ecje në mal, ose merrni pjesë në kampe pushimi verore në mënyrë që të çlironi endorfinat dhe të merrni vitaminën D.
Edhe pse mund të duket e vështirë, një regjim i caktuar fizik mund të rrisë vetëbesimin dhe kënaqësinë në përmbushjen e një objektivi të caktuar. Mos i shmangni sfidat gjatë verës.
Ndryshimi i ambientit; Qëndrimi në një ambient të ri, përfshirja në aktivitete aventureske, shpenzimi i kohës me të dashurit tuaj, shkëputja nga rutina dhe streset e përditshme, do t’ju bëjnë të ndiheni energjikë.
Marrëdhëniet shoqërore
Vera është një kohë e shkëlqyer për të forcuar lidhjet me miqtë dhe familjen. Marrëdhëniet e shëndetshme sociale janë të rëndësishme për mirëqenien tonë emocionale. Organizoni takime, piknikë, ose thjesht kaloni kohë të cilësisë me njerëzit që i doni.
Aktivitetet shtepiake; Në verë zhvilloni aktivitete rutinore jashtë, si për shembull kopshtari. Kjo gjë do t’ju nxisë që të shpenzoni më shumë kohë jashtë dhe do t’ju ndihmojë që të ndiheni të realizuar në një punë që ju ka dhënë fryte.
Perqendrimi ne natyre; Përqendrimi në ndjesitë, përjetimet që ju jep dëgjimi i tingujve që ofron natyra apo valët e detit përjetimet ndjesore të prekjes së barit në natyrë dhe rërës në plazh, ndjesia e rrezeve të ngrohta të diellit në lëkurë apo flladi, ju bëjnë që të ndiheni njësh me realitetin dhe ju ndihmon të ndërprisni mendimet reuminative
Zakonisht ndodh që kohën e pushimeve ta përdorim për të bërë disa detyra të pambaruara, apo të lëna pezull, punë shtëpie, etj. Gjatë verës lejen shpenzojeni për t’u kujdesur për veten. Përzgjidhni një libër që keni dashur të lexoni, shkoni në pishina, takoni një mik të vjetër të cilin keni kohë pa e takuar. Shpenzimi i kohës për t’u qetësuar dhe për t’u kënaqur me miqtë do t’ju japë energji, do t’ju ulë stresin dhe do të ndiheni të rigjeneruar.
Një dietë e balancuar dhe konsumimi i mjaftueshëm i ujit janë thelbësore për funksionimin optimal të trurit dhe trupit tonë. Frutat dhe perimet e freskëta janë të pasura me vitamina dhe minerale që përmirësojnë gjendjen shpirtërore dhe energjinë.
Stina e verës është një periudhë që sjell me vete ditë të gjata, diell dhe një ndjesi të përgjithshme të lehtësisë dhe lirisë. Megjithatë, kjo periudhë mund të jetë gjithashtu sfiduese për shëndetin psikoemocional dhe psikologjik. Kujdesi për veten gjatë verës kërkon një qasje të balancuar dhe të qëndrueshme. Më poshtë janë disa këshilla praktike se si të kujdesemi sa më mirë për veten në këtë stinë të ngrohtë.
Rutinat janë të rëndësishme për mirëqenien tonë mendore. Edhe pse verës mund t’i mungojë struktura për shkak të pushimeve dhe aktiviteteve të ndryshme, përpiquni të ruani një rutinë të qëndrueshme të përditshme. Kjo mund të përfshijë kohën për zgjim dhe gjumë, ushqimet, aktivitetet fizike dhe kohën për veten.
Nëse punoni gjatë verës, është e rëndësishme të gjeni një balancë ndërmjet angazhimeve profesionale dhe kohës për pushim. Përdorni pushimet dhe fundjavat për t’u rilidhur me veten dhe për të rigjeneruar energjitë.
Kujdesi për shëndetin psikoemocional dhe psikologjik gjatë stinës së verës është një proces që kërkon vëmendje dhe angazhim. Duke ndjekur këto këshilla, mund të krijoni një verë të qetë dhe të balancuar, duke ndihmuar në përmirësimin e përgjithshëm të mirëqenies.
-

Udhëzuesi i verës për të mbrojtur fitimet
Këtë verë, drejtuesit e korporatave po përgatiten për pushime… nga puna, shkruan The Economist Mesi i korrikut është koha kur gjithçka zbulohet. Në plazh, kjo nënkupton veshje gjithnjë e më të lehta. Në zyrat e bordit, kjo merr formën e një rituali të “zhveshjes” së korporatave të quajtur “sezoni i fitimeve verore”.Rezultatet për tremujorin e dytë të vitit do të dalin në javët e ardhshm…
-

Mrekullia e gushtit: Pjeshka, një ëmbëlsi që është e mira për shëndetin tuaj
Gushti është muaji kur natyra na dhuron një nga frutat më të dashura e më të shëndetshme të verës: pjeshkën. Me lëkurën e butë, aromën e freskët dhe shijen e ëmbël, pjeshka është jo vetëm një kënaqësi për shijen, por edhe një aleat i fuqishëm i shëndetit. Ky frut i stinës jo vetëm që freskon në vapën e verës, por edhe pasuron organizmin me vlera të çmuara ushqyese.
Një pasuri vitaminash dhe mineralesh
Pjeshka është e pasur me vitaminë C, vitaminë A, vitaminë E dhe antioksidantë që ndihmojnë trupin të përballojë më lehtë rrezet e forta të diellit dhe ndotjen. Ajo përmban gjithashtu kalium, i cili ndihmon në mbajtjen e tensionit të gjakut nën kontroll dhe është e dobishme për funksionin e zemrës.Pse është ideale për organizmin gjatë verës?
Falë përmbajtjes së lartë të ujit dhe fibrave, pjeshka ndihmon në hidratim, parandalon kapsllëkun dhe lehtëson tretjen. Është një zgjedhje perfekte për mëngjes, si snack mes vakteve apo si përbërës në sallata të freskëta verore. Pjeshka gjithashtu ka shumë pak kalori, prandaj është mikja më e mirë e atyre që duan të ruajnë linjat gjatë sezonit të plazhit.Pjeshka dhe bukuria e lëkurës
Falë vitaminës C dhe antioksidantëve, pjeshka kontribuon në rigjenerimin e lëkurës, parandalimin e plakjes së parakohshme dhe rrit prodhimin e kolagjenit. Jo më kot përdoret edhe në maska natyrale për fytyrën dhe flokët. Ajo i jep lëkurës shkëlqim, e mban të hidratuar dhe e mbron nga faktorët e jashtëm.Si ta shijosh pjeshkën në mënyrë kreative?
Përveçse e freskët, pjeshka është perfekte edhe në:
Smoothie me kos apo qumësht bajameje
Sallata me rukola, djathë të bardhë dhe arra
Tarta të lehta apo komposto të bëra vetë në shtëpi
Akullore shtëpie me pjeshkë dhe mjaltë -

Mes valës së të nxehtit-Mbi 110 mijë thirrje për ndihmë mjekësore gjatë verës
FOTO ILUSTRUESE
TIRANË-Vala e të nxehtit përpos zjarreve në vend, ka shkaktuar dhe një rritje të përkeqësimit shëndetësor, ku mbi 110 mijë thirrje telefonike për ndihmë mjekësore i janë drejtuar Urgjencës Kombëtare gjatë muajve të verës. Kështu bëri të ditur ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale njoftoi se gjatë muajve të verës shërbimi i urgjencës ka qenë në vijën e parë të ndihmës mjekësore për qytetarët dhe turistët.
POSTIMI;
“Urgjenca Kombëtare, në gatishmëri për çdo qytetar, në të gjithë vendin. Gjatë muajve të verës shërbimi i urgjencës ka qenë në vijën e parë të ndihmës mjekësore për qytetarët dhe turistët:
110,367 thirrje për ndihmë mjekësore
34,660 vizita në banesë
12,000 këshillime mjekësore.
Shërbimi i Urgjencës është çdo ditë më pranë qytetarëve, duke garantuar kujdes të shpejtë dhe të sigurt shëndetësor, aty ku ka më shumë nevojë”, shkruan Koçiu. -

A do të preken verërat dhe pijet alkoolike?/ BE-ja ende në negociata me SHBA-në, pak orë para hyrjes në fuqi të tarifave të reja
Me më pak se një ditë të mbetur para se regjimi i ri tarifor BE-SHBA të hyjë në fuqi, Komisioni Evropian mbetet ende në pasiguri lidhur me fatin e verës dhe pijeve alkoolike evropiane. Marrëveshja e re, e konsideruar si “asimetrike” nga Brukseli, u njoftua të dielën pas bisedimeve mes Presidentes së Komisionit Ursula von der Leyen dhe Presidentit amerikan Donald Trump, por ende mungon një deklaratë e përbashkët që të sqarojë detajet.
Tarifa të reja deri në 15% për mallrat industriale të BE-së pritet të nisin të premten, ndërkohë që zyrtarët evropianë nuk janë në gjendje të konfirmojnë nëse sektori i verës dhe pijeve do të përjashtohet. Një zëdhënës i Komisionit tha të enjten se nuk pritet që këto produkte të përfshihen në grupin e parë të përjashtimeve që do të shpallen nga SHBA-të. “Ne jemi ende duke negociuar”, shtoi ai.
Industria e verës, që mbështet mbi 550 mijë vende pune vetëm në Francë, shihet si strategjike për shumë vende anëtare, veçanërisht Francën, Italinë, Spanjën dhe Irlandën, të cilat po lobojnë fuqishëm për përjashtimin e këtyre produkteve nga tarifat. Ministri francez i Ekonomisë, Éric Lombard, theksoi se negociatat me amerikanët janë ende në zhvillim dhe se mbrojtja e verës dhe pijeve alkoolike mbetet një prioritet.
Sidoqoftë, pozicioni negociues i BE-së është dobësuar ndjeshëm. Marrëveshja e fundit e arritur në Skoci, e cila eliminon mundësinë e tarifave hakmarrëse mbi produktet ikonike amerikane si burboni, e ka lënë Brukselin me më pak leva presioni. Kjo rrit rrezikun që sektori i verës të preket rëndë, në një kohë kur edhe tarifat kineze po ndikojnë ndjeshëm në eksportet evropiane.
Ndërsa pritet zbatimi i mundshëm i tarifave përmes një urdhri ekzekutiv nga Shtëpia e Bardhë brenda natës, industria dhe autoritetet evropiane qëndrojnë në pritje, me shpresën për një kompromis të minutës së fundit.