Tag: verës

  • Koncert për Diasporën në Shkodër, mbrëmjet e verës kalohen me muzikë, duartrokitet fort Luiz Ejlli

    Koncert për Diasporën në Shkodër, mbrëmjet e verës kalohen me muzikë, duartrokitet fort Luiz Ejlli

    Mbrëmja kushtuar Diasporës, e mbushi plot pedonalen përpara bashkisë Shkodër. 

    Këngëtari Luiz Ejlli u prit me duartrokitje nga qindra qytetarë dhe vizitorë. Ata shprehen se  atmosfera është e veçantë dhe se koncerti është një surprizë e bukur për të gjithë.
    “Kjo është shumë fantastike, dola për xhiro me biçikletë, pashë që kishte koncert dhe u ndala. Më duket se do e ndjek… po emocionuese”, tha një turiste.
    Emocione mbrëmjes i dha edhe performanca e grupit “Burn” ndërsa mbrëmja u mbyll mes muzikës e ritmeve verore.
    Atmosfere festive që përsëritet thuajse çdo nate ne kuadër te koncerteve të verës qe po organizon bashkia.
     
     

    Top Channel

  • Lodhja nga vapa e verës/ Ja 4 mënyra të thjeshta për të rimarrë energjinë

    Lodhja nga vapa e verës/ Ja 4 mënyra të thjeshta për të rimarrë energjinë

    Me verën që arrin kulmin në temperatura, shpesh pyesim veten pse ndihemi jashtëzakonisht të lodhur dhe na mungon energjia edhe pas një aktiviteti të thjeshtë ose edhe nëse kemi fjetur mjaftueshëm. Përgjigja qëndron në temperaturat e larta dhe reagimin natyror të trupit tonë ndaj tyre. Por si ta përballojmë në mënyrë efektive lodhjen e verës?
    Hidratimi: Një zakon dhe përparësi e nevojshme
    Hidratimi është hapi më i rëndësishëm në luftimin e lodhjes së verës. Uji është thelbësor për të gjitha funksionet normale të trupit, dhe në verë nevoja për hidratim rritet për shkak të djersitjes. Gratë duhet të konsumojnë rreth 11.5 gota ujë në ditë dhe burrat 15.5 gota, duke përfshirë lëngjet nga ushqimi. Mos harroni se uji i kokosit ose frutat me përmbajtje të lartë uji, si shalqiri dhe pjepri, gjithashtu mund të rrisin hidratimin tonë.
    Zgjidhni rrobat e duhura
    Zgjidhni rroba të rehatshme dhe të freskëta të bëra nga pëlhura natyrale, si pambuku dhe liri, dhe preferoni rroba me ngjyra të çelëta që reflektojnë nxehtësinë. Shmangni rrobat e ngushta dhe të errëta që mbajnë nxehtësinë dhe rëndojnë trupin tuaj. Investoni në rroba që mund ta bëjnë jetën tuaj të përditshme më të mirë dhe madje do shihni humorin tuaj të ndryshojë për mirë.
    Kufizoni ekspozimin në diell
    Orari nga ora 10 e mëngjesit deri në orën 3 të pasdites është më i nxehti i ditës. Nëse na duhet të dalim, sigurohemi të qëndrojmë në hije sa më shumë që të jetë e mundur dhe të përdorim gjithmonë krem mbrojtës nga dielli. Aksesorët e nevojshëm janë sigurisht një kapelë me strehë të gjerë, syze dielli dhe veshje të lehta për t’u mbrojtur nga rrezet e tepërta të diellit. Përveç kësaj, është e rëndësishme të bëjmë pushime të rregullta në vende të freskëta.
    Shmangni alkoolin para gjumit
    Alkooli mund të rrisë temperaturën e trupit dhe të prishë gjumin tonë, gjë që do të na bëjë të ndihemi edhe më të lodhur të nesërmen. Prandaj, për të siguruar një gjumë të qetë dhe freskues, ne e kufizojmë konsumin e alkoolit, veçanërisht natën.
    Lodhja e verës është një reagim natyror i trupit tonë ndaj temperaturave të larta, por me pak vëmendje dhe zakonet e duhura, ne mund ta ruajmë energjinë tonë dhe ta shijojmë verën pa u ndjerë të rraskapitur.

  • Vala e të nxehtit shkakton mbi 1,100 humbje jete në Spanjë

    Vala e të nxehtit shkakton mbi 1,100 humbje jete në Spanjë

    Bota E Martë, 19 Gusht 2025 20:52
    Spanja është goditur nga një valë ekstreme të nxehti, e cila ka rezultuar më vdekjeprurësja deri më tani, me 1,149 viktima të lidhura me temperaturat që në jug arritën deri në 45 gradë celsius.
    Që nga fillimi i verës janë regjistruar gjithsej 2,635 vdekje të lidhura me të nxehtin, një rritje 40% krahasuar me verën e kaluar. Më të prekurit janë të moshuarit, veçanërisht ata mbi 75 vjeç me sëmundje kronike.

    Përveç vdekjeve të lidhura me përkeqësimin e gjendjes shëndetësore, të paktën 23 persona kanë humbur jetën nga goditja direkte e të nxehtit, duke e ka tejkaluar numrin e vdekjeve të drejtpërdrejta gjatë verës të regjistruara gjatë dy viteve të fundit.

  • Fundverë, fillim ankthi? Ja si ndikon ndryshimi i stinës në shëndetin mendor

    Fundverë, fillim ankthi? Ja si ndikon ndryshimi i stinës në shëndetin mendor

    Ndërsa vera i afrohet fundit dhe freskia e parë e vjeshtës ndjehet në mëngjeset e gushtit, për shumë njerëz ky kalim i stinës nuk është vetëm meteorologjik – por emocional. Largimi nga ditët e gjata të verës dhe rifillimi i shkollës, punës apo rutinës së zakonshme po sjell me vete stres, lodhje mendore dhe një ndjesi të quajtur gjithnjë e më shpesh: “ankthi i fundverës”.

    Pse largimi i verës na trishton?

    Sipas specialistëve të shëndetit mendor, ndërrimi i stinëve ndikon direkt në trurin tonë. Më pak dritë natyrale sjell ulje të nivelit të serotoninës – hormon që ndikon në disponimin tonë – dhe rritje të melatoninës, që na bën të ndihemi më të përgjumur dhe më pak energjikë.

    Psikologët e përshkruajnë këtë si një “mini-shok emocional”, sidomos te fëmijët dhe adoleshentët që përballen me presionin e kthimit në shkollë dhe të rriturit që ndjejnë rikthimin e përgjegjësive pas një vere më të lehtë.

    “Truri ynë është i lidhur ngushtë me ritmet natyrore – më pak dritë, më pak liri, më shumë ankth. Vjeshta është bukur, por për shumëkënd është një fillim sfidues emocionalisht,” – thotë neuropsikologia amerikane dr. Kendra Phelps për Time Health.

    Efekte që mund të përjetoni këtë periudhë:

    Lodhje dhe përgjumje të shtuar

    Rënie të motivimit

    Ndjenja të nostalgjisë dhe mërzisë

    Vështirësi në përqendrim

    Ankth për rikthimin në rutinë (shkollë/punë)

    Disa madje përjetojnë simptoma të një çrregullimi të quajtur SAD (Seasonal Affective Disorder) – një formë depresioni sezonal që shfaqet në fund të verës apo në fillim të dimrit.

    Si ta menaxhojmë më mirë këtë kalim?

    Ekspertët këshillojnë disa hapa të thjeshtë por efikas për të përballuar ndryshimin e stinës dhe rikthimin në rutinë pa shumë tronditje emocionale:

    Filloni herët përgatitjen për shkollë/punë: Rregulloni orarin e gjumit që tani, organizoni hapësirat e punës, filloni aktivitetet me ritme të ngadalta.

    Merrni dritë dielli sa më shumë të mundni: Një shëtitje e shkurtër çdo mëngjes ndihmon në përmirësimin e humorit.

    Ruani rutinën fizike dhe ushqimore: Aktiviteti fizik, ushqimi i shëndetshëm dhe hidratimi janë aleatë të mirë kundër stresit sezonal.

    Vendosni qëllime të reja për vjeshtën: Kjo stinë është gjithashtu një mundësi për “rinisje” — qoftë për ndonjë projekt personal, zhvillim profesional apo kohë për veten.

    Kërkoni ndihmë profesionale nëse ndiheni të mbingarkuar: Psikologët dhe terapistët janë gjithmonë të gatshëm për t’ju mbështetur në këtë periudhë kalimtare.

    Vjeshta: Jo fundi i lirisë, por fillimi i ritmit të ri

    Edhe pse vera është sinonim i pushimit, diellit dhe lirive, vjeshta mund të sjellë qetësi, reflektim dhe qëndrueshmëri.

    Ajo është një ftesë për të rimenduar prioritetet, për të ndërtuar rutinën me qëllim dhe për të rritur mirëqenien mendore përmes stabilitetit.

    Përshtati: Syri.Net

     

  • E premtja e “Fjetjes së Hyjlindjes”, kryepeshkopi Joan lutet të shuhen zjarret: Nuk bëjmë dot pa Perëndinë!

    E premtja e “Fjetjes së Hyjlindjes”, kryepeshkopi Joan lutet të shuhen zjarret: Nuk bëjmë dot pa Perëndinë!

    Çdo 15 gusht, e kremtja e madhe e “Fjetjes së Hyjlindëses” është një ditë e shënuar për të krishterët ortodoksë në mbarë botën.
    Liturgjinë Hyjnore me rastin e Pashkës së verës siç njihet kjo ditë në gjuhë popullore, e drejtoi Fortlumturia e Tij Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Joani.
    Të shumtë ishin besimtarët të cilët që prej mëngjesit morën pjesë në meshën e ‘Pashkës së verës’ sepse Maria i shpëtoi vdekjes dhe kjo konsiderohet si fitore për gjithë njerëzimin. Lutjet e sotme të kryepeshkopit drejtuar Hyjlindëses përfshinë edhe situatën aktuale.
    Kryepeshkopi Joan kërkoi ndihmën e saj përballë situatës së krijuar në vend nga zjarret: “Kisha i kërkon të shenjtës që të ndërmjetësojë pranë Perëndisë për të na ndihmuar nga rreziku i madh që kanë ardhur nga zjarret sot. Kisha lutet se ka besim Ne shumë gjëra nuk mund t’i bëjmë dot pa ndihmën e perëndisë”.
    Pashka e verës paraprihet nga dy javë kreshmë, që kulmojnë në kremtime mbarëpopullore. Pranë kishave e manastireve që mbajnë këtë emër, pas Liturgjisë Hyjnore, bëhen panaire festive, që mbledhin besimtarë si rrallëherë gjatë vitit.
    gijotina.com/

  • Infeksionet ORL gjatë verës: Fëmijët janë grupmosha më e prekur

    Infeksionet ORL gjatë verës: Fëmijët janë grupmosha më e prekur

    Mjekja Otorinolaringologe, Klodiana Zaharia në një intervistë në Ora News u shpreh se fëmijët janë grupmosha më e prekur nga infeksionet ORL gjatë verës.
    Zaharia: Nuk është se kemi ndonjë ndryshim të madh por si çdo verë mjekët specialistë ORL përballen gjithmonë me problematika të veshit, hundës dhe gojës.
    Familja mbetet në qiell të hapur, shkrumbohet banesa në LushnjePër shkak të ekspozimit të tyre gjerësisht ndaj ujit të detit, të pishinës, të lumenjve por edhe për shkak të ekspozimit të mukozave të organeve ORL ndaj ndryshimeve të mëdhaja të temperaturës.
    Pra ndryshimi në gradë i temperaturës nga ambienti ku punojmë, ku jetojmë pra ne tani përdorim gjerësisht ajrin e kondicionuar dhe ndryshimi i kësaj temperature, ekspozimi menjëherë kur dalim në rrugë në temperatura të larta çon shumë herë prekshmërinë e mukozës, pra tharje të saj, skuqje, irritim.
    Për rrjedhojë mund të kemi hundë të bllokuara me sekrecione të ujshme.
    Fëmijët janë grup mosha më e prekur pasi rrinë më shumë në ujë, notojnë më shumë.

  • Çaj të nxehtë në verë? Ekspertët thonë po dhe këto 5 arsye do t’ju bindin

    Çaj të nxehtë në verë? Ekspertët thonë po dhe këto 5 arsye do t’ju bindin

    Ndonëse mund të duket e çuditshme që dikush të pijë çaj të nxehtë në vapën përvëluese të verës, ekspertët e shëndetit dhe nutricionit tregojnë se kjo zgjedhje ka përfitime të shumta. Në shumë kultura, veçanërisht në vendet e nxehta si India apo Maroku, çaji i nxehtë është pjesë e përditshmërisë, edhe në ditët më të nxehta të vitit. Por pse ndodh kjo? Ja pesë arsye pse çaji i nxehtë mund të jetë aleati juaj më i mirë në ditët e verës:

    Ndihmon në rregullimin e temperaturës trupore
    Kur pini çaj të nxehtë, trupi reagon duke prodhuar djersë. Kjo djersitje shtesë ndihmon në uljen e temperaturës trupore në mënyrë natyrale, duke ju bërë të ndiheni më freskët në të vërtetë, pavarësisht nxehtësisë së pijeve që konsumoni.

    Përmirëson tretjen
    Çaji i nxehtë, sidomos ai bimor si mente, xhinxher apo kamomil, ndihmon në qetësimin e sistemit tretës, veçanërisht pas vakteve të rënda verore. Ai stimulon prodhimin e lëngjeve tretëse dhe lehtëson fryrjet apo shqetësimet në stomak.

    Largon lodhjen dhe stresin
    Nxehtësia gjatë verës shpesh shoqërohet me ndjesi lodhjeje, dehidrimi dhe nervozizmi. Një filxhan çaj i ngrohtë, sidomos në orët e pasdites, ndihmon në relaksimin e trupit dhe mendjes falë përbërësve qetësues që shumë çaje përmbajnë.

    Mban trupin të hidratuar
    Pavarësisht se është i nxehtë, çaji përbëhet kryesisht nga ujë dhe është një mënyrë shumë efektive për të qëndruar i hidratuar. Ndryshe nga pijet me sheqer ose kafeina e lartë, çaji bimor mund të pihet në sasi të mëdha pa efekte anësore.

    Ka efekte detoksifikuese
    Shumë lloje çaji, si ai jeshil, i bardhë apo ai me limon, ndihmojnë në pastrimin e organizmit nga toksinat. Gjatë verës, kur konsumohet më shumë ushqim i përpunuar dhe pije të gazuara, çaji i ngrohtë mund të ndihmojë në balancimin e trupit.

    A duhet ta shmangim çajin e ftohtë?

    Jo domosdoshmërisht. Çaji i ftohtë është freskues, por shpesh shoqërohet me sheqer të shtuar dhe aditivë që mund ta kthejnë atë në një pije më pak të shëndetshme. Nëse preferoni çaj të ftohtë, përpiquni ta përgatisni vetë në shtëpi dhe të kufizoni ëmbëlsuesit.

  • Çaji i nxehtë në verë? Ja 5 përfitimet surprizuese që nuk i dinit më parë

    Çaji i nxehtë në verë? Ja 5 përfitimet surprizuese që nuk i dinit më parë

    Ndonëse mund të duket e çuditshme që dikush të pijë çaj të nxehtë në vapën përvëluese të verës, ekspertët e shëndetit dhe nutricionit tregojnë se kjo zgjedhje ka përfitime të shumta. Në shumë kultura, veçanërisht në vendet e nxehta si India apo Maroku, çaji i nxehtë është pjesë e përditshmërisë, edhe në ditët më të nxehta të vitit. Por pse ndodh kjo? Ja pesë arsye pse çaji i nxehtë mund të jetë aleati juaj më i mirë në ditët e verës:
    Ndihmon në rregullimin e temperaturës truporeKur pini çaj të nxehtë, trupi reagon duke prodhuar djersë. Kjo djersitje shtesë ndihmon në uljen e temperaturës trupore në mënyrë natyrale, duke ju bërë të ndiheni më freskët në të vërtetë, pavarësisht nxehtësisë së pijeve që konsumoni.
    Përmirëson tretjenÇaji i nxehtë, sidomos ai bimor si mente, xhinxher apo kamomil, ndihmon në qetësimin e sistemit tretës, veçanërisht pas vakteve të rënda verore. Ai stimulon prodhimin e lëngjeve tretëse dhe lehtëson fryrjet apo shqetësimet në stomak.
    Largon lodhjen dhe stresinNxehtësia gjatë verës shpesh shoqërohet me ndjesi lodhjeje, dehidrimi dhe nervozizmi. Një filxhan çaj i ngrohtë, sidomos në orët e pasdites, ndihmon në relaksimin e trupit dhe mendjes falë përbërësve qetësues që shumë çaje përmbajnë.
    Mban trupin të hidratuarPavarësisht se është i nxehtë, çaji përbëhet kryesisht nga ujë dhe është një mënyrë shumë efektive për të qëndruar i hidratuar. Ndryshe nga pijet me sheqer ose kafeina e lartë, çaji bimor mund të pihet në sasi të mëdha pa efekte anësore.
    Ka efekte detoksifikueseShumë lloje çaji, si ai jeshil, i bardhë apo ai me limon, ndihmojnë në pastrimin e organizmit nga toksinat. Gjatë verës, kur konsumohet më shumë ushqim i përpunuar dhe pije të gazuara, çaji i ngrohtë mund të ndihmojë në balancimin e trupit.
    A duhet ta shmangim çajin e ftohtë?
    Jo domosdoshmërisht. Çaji i ftohtë është freskues, por shpesh shoqërohet me sheqer të shtuar dhe aditivë që mund ta kthejnë atë në një pije më pak të shëndetshme. Nëse preferoni çaj të ftohtë, përpiquni ta përgatisni vetë në shtëpi dhe të kufizoni ëmbëlsuesit.

  • Çaj të nxehtë në verë? Ekspertët thonë po, këto 5 arsye do t’ju bindin

    Çaj të nxehtë në verë? Ekspertët thonë po, këto 5 arsye do t’ju bindin

    Ndonëse mund të duket e çuditshme që dikush të pijë çaj të nxehtë në vapën përvëluese të verës, ekspertët e shëndetit dhe nutricionit tregojnë se kjo zgjedhje ka përfitime të shumta. Në shumë kultura, veçanërisht në vendet e nxehta si India apo Maroku, çaji i nxehtë është pjesë e përditshmërisë, edhe në ditët më të nxehta të vitit. Por pse ndodh kjo? Ja pesë arsye pse çaji i nxehtë mund të jetë aleati juaj më i mirë në ditët e verës:

    1. Ndihmon në rregullimin e temperaturës trupore
    Kur pini çaj të nxehtë, trupi reagon duke prodhuar djersë. Kjo djersitje shtesë ndihmon në uljen e temperaturës trupore në mënyrë natyrale, duke ju bërë të ndiheni më freskët në të vërtetë — pavarësisht nxehtësisë së pijeve që konsumoni.

    2. Përmirëson tretjen
    Çaji i nxehtë, sidomos ai bimor si mente, xhinxher apo kamomil, ndihmon në qetësimin e sistemit tretës, veçanërisht pas vakteve të rënda verore. Ai stimulon prodhimin e lëngjeve tretëse dhe lehtëson fryrjet apo shqetësimet në stomak.
    3. Largon lodhjen dhe stresin
    Nxehtësia verore shpesh shoqërohet me ndjesi lodhjeje, dehidrimi dhe nervozizmi. Një filxhan çaj i ngrohtë, sidomos në orët e pasdites, ndihmon në relaksimin e trupit dhe mendjes falë përbërësve qetësues që shumë çaje përmbajnë.
    4. Mban trupin të hidratuar
    Pavarësisht se është i nxehtë, çaji përbëhet kryesisht nga ujë dhe është një mënyrë shumë efektive për të qëndruar i hidratuar. Ndryshe nga pijet me sheqer ose kafeina e lartë, çaji bimor mund të pihet në sasi të mëdha pa efekte anësore.
    5. Ka efekte detoksifikuese
    Shumë lloje çaji, si ai jeshil, i bardhë apo ai me limon, ndihmojnë në pastrimin e organizmit nga toksinat. Gjatë verës, kur konsumohet më shumë ushqim i përpunuar dhe pije të gazuara, çaji i ngrohtë mund të ndihmojë në balancimin e trupit.
    A duhet ta shmangim çajin e ftohtë?Jo domosdoshmërisht. Çaji i ftohtë është i këndshëm dhe freskues, por shpesh shoqërohet me sheqer të shtuar dhe aditivë që mund ta kthejnë atë në një pije më pak të shëndetshme. Nëse preferoni çaj të ftohtë, përpiquni ta përgatisni vetë në shtëpi dhe të kufizoni ëmbëlsuesit.
    /vizionplus.tv

  • Barcelona shikon që tani drejt verës 2026. Bastoni, objektivi kryesor për mbrojtjen

    Barcelona shikon që tani drejt verës 2026. Bastoni, objektivi kryesor për mbrojtjen

    Edhe pse merkatoja verore ende nuk është mbyllur, me disa afrime që duhet të regjistrohen për shkak të problemeve të zakonshme, dhe tashmë të njohura, financiare, në shtëpinë e Barcelonës po mendojnë që tani për sezonin e ardhshëm me një objektiv të madh për të forcuar mbrojtjen në dispozicion të trajnerit Hansi Flick. Sipas “El Nacional”, prioriteti për verën 2026 është të marrin Alessandro Bastoni e Interit.
    Për Flick, mbrojtësi italian është partneri perfekt për të riun Pau Cubarsí. Trajneri beson se talenti katalanas ka nevojë për një lojtar me përvojë në elitë, me prani të fortë në dhomat e zhveshjes dhe aftësinë për ta udhëhequr mbrojtjen në ndeshjet e rëndësishme. Bastoni i mishëron të gjitha këto cilësi.
    Futbollisti i lindur në vitin 1999 ka ende tri vite kontratë me klubin zikaltër, por Barcelona synon të lëvizë shumë kohë përpara. Pra, e ka nisur tashmë punën për të përgatitur “sulmin” e verës së ardhshme (2026), edhe për t’i parakaluar klubet e tjera të mëdha europiane që mund të interesohen për mbrojtësin italian.
    Nuk do të jetë e lehtë ta shkëpusin Bastoni nga Interi, pasi zikaltërit e konsiderojnë të pashitshëm, përveçse nëse vjen ndonjë ofertë e çmendur. Megjithatë, Barcelona është e bindur se koha, dëshira e lojtarit dhe tërheqja e projektit blaugrana do të luajnë në favor të saj.