Tag: verës

  • “Një aktivitet çdo ditë”/ Qendra e Artit në Elbasan kishte një program të ngjeshur gjatë verës

    “Një aktivitet çdo ditë”/ Qendra e Artit në Elbasan kishte një program të ngjeshur gjatë verës

    Me synimin për të shtuar atraksionet gjatë stinës së verës, por edhe për t’u dhënë mundësi artistëve të rinj të promovohen, pranë Muzeut Etnografik në Elbasan është hapur ekspozita me piktura, skulptura dhe instalacione të cilat kanë tërhequr vëmendjen e qytetarëve.

    Me moton “Një aktivitet çdo ditë” Qendra e Artit në Elbasan gjatë gjithë verës është përpjekur të sjellë një larmi programesh duke përfshirë të gjitha moshat.
    Ekspozita, koncerte, lojëra për fëmijë e lexime në natyrë i ka dhënë gjallëri qytetit duke argëtuar jo vetëm qytetarë por edhe turistë.

    Top Channel

  • SYRI TV/Shërbimet e verës tenderohen në vjeshtë, ilaçet blihen në shtator, koshat për plazhet e Lezhës, ende pa u blerë

    SYRI TV/Shërbimet e verës tenderohen në vjeshtë, ilaçet blihen në shtator, koshat për plazhet e Lezhës, ende pa u blerë

    Qeveria është bërë sërish protagoniste me shpenzime absurde ku shërbimet e verës tenderohen në vjeshtë.  Në nisje të sezonit turistik bashkia Lezhë shpalli tenderin për koshat e mbeturinave por procedura ende nuk është mbyllur dhe koshat do të vendosen në dimër. Po kështu në fund të qershorit u shpall tenderi për blerjen e ilaçeve për qendrat shëndetësore të zonave turistike por fituesi u shpall më 18 gusht dhe ilaçet pritet të vijnë në vjeshtë kur në plazhet tona nuk do ketë më pushues.     

    Syri tv

    Në një takim të zhvilluar në mesjavë për Strategjinë e Re të Mbetjeve, ku kryeministri tentoi të zhdukë historinë korruptive të inceneratorëve dhe vendosi t’i rikthehet landfilleve, Edi Rama gjeti kohën që të shprehte vlerësime për bashkinë e Lezhës, si një lider në pastrimin e qytetit.

    “Bashkia e Lezhës vazhdon të prijë me forcën e shembullit në pastërti”, deklaroi Rama. Është e paqartë se cilat janë raportet që mbërrijnë në zyrën e kreut të qeverisë, por raportimet mediatike dhe fotot e videot në rrjete sociale janë mbushur edhe këtë verë me pamje nga vija e ndotur bregdetare e qytetit.

    Malet me mbeturina që gjendeshin rëndom përgjatë bregdetit të Shëngjinit duket se e kanë një shpjegim shumë të thjeshtë. Mungesën e koshave.

    “Lezha Invest”, një shoqëri publikë në varësi të bashkisë së drejtuar nga Pjerin Ndreu, shpalli një tender në fillim të qershorit 2025, për “Blerje kosh mbeturinash për nevoja të stacioneve të plazhit”, me fond limit rreth 13 milionë lekë të vjetra.

    Tenderi u shpall në një kohë të papërshtatshme, kur sezoni veror kishte nisur. Por, procedura, për shkak të problematikave, vijon të mos jetë e mbyllur, megjithëse tashmë po troket shtatori dhe sezoni i plazhit thuajse ka përfunduar.

    Në 25 Gusht 2025, Komisioni i Prokurimit Publik ka vendosur të mos pranojë ankesën e një operatori ekonomik, duke lejuar shoqërinë publike “Lezha Invest” që të vijojë me procedurat e tenderit. Shumë shpejt pritet të shpallet fituesi, por tashmë, koshat e mbeturinave për stacionet e plazhit, të cilët ishin shumë të domosdoshëm gjatë verës, tashmë do të vendosen në dimër.

    Një tjetër procedurë, e cila synonte sigurimin e shërbimeve për sezonin veror, u shty për në vjeshtë.

    Në fund të qershorit 2025, Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor shpalli tenderin “Blerje materiale mjekimi për qendrat shëndetësore që mbulojnë me shërbim zonat turistike verore gjatë sezonit të verës dhe qendrat shëndetësore dimërore gjatë sezonit të dimrit”.

    Fondi limit për këtë tender ishte rreth 600 mijë euro, ndërsa koha e zgjedhur për zhvillimin e tij ishte tërësisht e papërshtatshme, pasi u shpall në mesin e sezonit veror.

    Procedura u përfundua në mes të muajit gusht dhe fituesi u shpall në Buletinin e Agjencisë së Prokurimeve Publike në 18 Gusht 2025. Pas shpalljes së fituesit, vijohet me procedurën administrative të nënshkrimit të kontratës, gjë që do të thotë se medikamentet që duhet të ishin në qendrat shëndetësore gjatë verës, do të mbërrijnë pranë tyre në vjeshtë, ku në plazhe nuk mbetet këmbë pushuesi.

  • 11 herët kur Lady Diana ishte muza e bukurisë së verës (FOTO)

    11 herët kur Lady Diana ishte muza e bukurisë së verës (FOTO)

    Fotografitë: Tim Graham

    Prirja e saj për vijë blu mbi sy dhe hijet e krijuara nga dielli tregojnë se Diana, princesha e Uellsit e donte verën po aq sa ne të tjerët. Veshjet e saj të pushimeve u bënë ikonike, si rrobat e banjos me imazhe kafshësh ku ajo paraqitet duke u zhytur nga një jaht, meten të paharrueshme. Ajo gjithashtu vazhdon të mbetet një frymëzim për paraqitjet plot stil në një mot të nxehtë.

    Flokët e theksuara në mënyrë të patëmetë, në ngjyrë të artë, ishin një nga pamjet më dashura për t’u parë në verë (dhe dimër). Ajo gjithashtu dinte t’i jepte shkëlqim dhe një pamje natyrale buzëve, vijë mbi sy në ngjyrë kafe dhe lëkurë të freskët, transmeton KultPlus.

    Diana ishte modeste, por rrezatuese, me një shkëlqim nga i cili të gjithë mund të merrnim disa mësime bukurie. Më poshtë mund të shihni 11 herët kur ajo ishte muza e fundit e verës. / KultPlus.com

  • Tirana, e radhës sërish jashtë, Vora e pret në Laç

    Abissnet Superore ecën sot me dy sfida të tjera të raundit të dytë sezonal. Pas tre barazimëve në po aq takime zhvilluar dje; Flamurtari- Bylis 3-3, Partizani- Teuta 0-0 dhe Egnatia -AF Elbasani 1-1 kjo e diel e ditës së fundit të muajt gusht përball Vorën me Tiranën në Laç (17:00) dhe supersfidën e mbrëmjes në “Elbasan Arena” Dinamo Siti- Vllaznia (20:00).

    Në Vora-Tirana gjithëçka mund të ngjasë. Fakti që skuadra e Arjan Bellait vjen në Superiore me shumë përforcime por dhe performanca e mirë në debutimin absolut në nivelin më të lartë të futbollit shqiptar ndaj Partizanit (java e parë humbur 1-0), rrit premisat për një tjetër shfaqje sportive me nivel. Sulmuesi kryesor Ruzgis do t’i mungojë gjatë mirpo afrimet e verës Luis Felipe, Bernard Karrica, Serjan Repaj e ndonjë tjetër janë aty.

    Në kahun tjetër Tirana e re me Vangjel Milen në timon. Klubi më i titulluar në vend ka operuar ndjeshëm në merkao dhe ka kryer fazën përgatitore në Turqi për të konsoliduar elementin e ri me atë ekzistues. Në xhiron e parë bardheblutë barazuan në Ballsh 0-0 me Bylis ndërsa sot pritet që grupi me risitë e verës Tafas në portë, Valerianos, Tabeku, Patsatsia si dhe të rekuperuarin Emanuel Ernest të bëjnë rezultat pozitiv.

    Vazhdo leximin

  • Si të kujdeseni për lëkurën dhe flokët pas pushimeve

    Si të kujdeseni për lëkurën dhe flokët pas pushimeve

    Ditëve të gjata në plazh, shumë shpejt u vjen fundi dhe sapo i rikthehemi rutinës sonë të përditshme, vëmë re se pamja jonë ka nevojë për një shndërrim total.

    Flokët dhe lëkura janë gjëja e parë për të cilën duhet të shqetësohemi kur kthehemi nga pushimet.
    -Eksfoljoni

    Hapi i parë i kujdesit të lëkurës post-pushimeve është pastrimi i thellë i lëkurës, me qëllim largimin e qelizave të vdekura. Eksfoljoni lëkurën e fytyrës me një eksfoliues jo shumë agresiv, për të larguar qelizat e vdekura dhe për t’i rikthyer asaj shkëlqimin dhe butësinë. Edhe lëkura e trupit ka po aq nevojë për rigjenerim, sa dhe fytyra. Përdorni një krem ose maskë eksfoljuese, një herë në javë, në lëkurën e trupit.
    -Hidratoni lëkurën
    Edhe nëse nuk kuptohet menjëherë, lëkura e humbet në mënyrë të vazhdueshme lagështinë gjatë muajve të ngrohtë dhe me diell. Sidoqoftë, mos ndiqni parimin “më shumë është më mirë”, duke përdorur produkte të papërshtatshme për lëkurën tuaj (më shumë yndyrore ose përtharëse). Përkundrazi përdorni produkte që mbajnë ujin në lëkurë dhe ndihmojnë në hidratimin e saj.
    -Anti-oksidantët
    Në formë kremi apo serumi, ampulash apo maskash, anti-oksidantët nuk duhet të mungojnë në përkujdesjen pas plazhit. Kështu që, aplikimi i ankti-oksidantëve në mënyrë natyrale në lëkurë dhe flokë, mund të ndihmojë që qelizat tona të rikuperohen më shpejt nga dëmtimet e diellit. Disa nga anti-oksidantët më të këshilluar në këtë periudhë : Vitamina C, Vitamina A(Retinol), Vitamina E, etj.
    -Zbusni dhe ushqeni buzët
    Buzët mund të dëmtohen lehtësisht nga dielli, kështu që shpresojmë të keni aplikuar një balsam buzësh me SPF gjatë verës. Megjithatë buzët sërish mund të thahen. Fillimisht ju sugjerojmë një eksfolim të lehtë të buzëve dhe më pas, përdorim të rregullt të një balsami hidratues ose ushqyes, për të rikuperuar ujin e humbur gjatë verës, por edhe për të parandaluar dëmtimin e buzëve gjatë dimrit.
    -Kujdesi ndaj flokëve
    Fundi i verës është koha ideale për t’u drejtuar në parukeri për trajtimet mbrojtëse të flokëve. Shtresat e jashtme të flokëve mund të dëmtohen gjatë verës, duke i lënë flokët të thatë dhe pa jetë. Për t’u kujdesur sa më mirë për to, sugjerojmë të përdorni produkte hidratuese apo dhe mbrojtëse si, maska, locione, dhe spray të cilat e mbrojnë dhe ushqejnë flokun.

  • Si të kujdeseni për lëkurën dhe flokët, pas pushimeve

    Si të kujdeseni për lëkurën dhe flokët, pas pushimeve

    Ditëve të gjata në plazh, shumë shpejt u vjen fundi dhe sapo i rikthehemi rutinës sonë të përditshme, vëmë re se pamja jonë ka nevojë për një shndërrim total.
    Flokët dhe lëkura janë gjëja e parë për të cilën duhet të shqetësohemi kur kthehemi nga pushimet.
    -Eksfoljoni
    Hapi i parë i kujdesit të lëkurës post-pushimeve është pastrimi i thellë i lëkurës, me qëllim largimin e qelizave të vdekura. Eksfoljoni lëkurën e fytyrës me një eksfoliues jo shumë agresiv, për të larguar qelizat e vdekura dhe për t’i rikthyer asaj shkëlqimin dhe butësinë. Edhe lëkura e trupit ka po aq nevojë për rigjenerim, sa dhe fytyra. Përdorni një krem ose maskë eksfoljuese, një herë në javë, në lëkurën e trupit.
    -Hidratoni lëkurën
    Edhe nëse nuk kuptohet menjëherë, lëkura e humbet në mënyrë të vazhdueshme lagështinë gjatë muajve të ngrohtë dhe me diell. Sidoqoftë, mos ndiqni parimin “më shumë është më mirë”, duke përdorur produkte të papërshtatshme për lëkurën tuaj (më shumë yndyrore ose përtharëse). Përkundrazi përdorni produkte që mbajnë ujin në lëkurë dhe ndihmojnë në hidratimin e saj.
    -Anti-oksidantët
    Në formë kremi apo serumi, ampulash apo maskash, anti-oksidantët nuk duhet të mungojnë në përkujdesjen pas plazhit. Kështu që, aplikimi i ankti-oksidantëve në mënyrë natyrale në lëkurë dhe flokë, mund të ndihmojë që qelizat tona të rikuperohen më shpejt nga dëmtimet e diellit. Disa nga anti-oksidantët më të këshilluar në këtë periudhë : Vitamina C, Vitamina A(Retinol), Vitamina E, etj.
    -Zbusni dhe ushqeni buzët
    Buzët mund të dëmtohen lehtësisht nga dielli, kështu që shpresojmë të keni aplikuar një balsam buzësh me SPF gjatë verës. Megjithatë buzët sërish mund të thahen. Fillimisht ju sugjerojmë një eksfolim të lehtë të buzëve dhe më pas, përdorim të rregullt të një balsami hidratues ose ushqyes, për të rikuperuar ujin e humbur gjatë verës, por edhe për të parandaluar dëmtimin e buzëve gjatë dimrit.
    -Kujdesi ndaj flokëve
    Fundi i verës është koha ideale për t’u drejtuar në parukeri për trajtimet mbrojtëse të flokëve. Shtresat e jashtme të flokëve mund të dëmtohen gjatë verës, duke i lënë flokët të thatë dhe pa jetë. Për t’u kujdesur sa më mirë për to, sugjerojmë të përdorni produkte hidratuese apo dhe mbrojtëse si, maska, locione, dhe spray të cilat e mbrojnë dhe ushqejnë flokun.

  • Viti më i mirë i dekadës së prodhimit të rrushit, turizmi nuk ndihmon sa duhet konsumin e verës

    Viti më i mirë i dekadës së prodhimit të rrushit, turizmi nuk ndihmon sa duhet konsumin e verës

    Anna dhe Albert, dy turistë të rinj gjermanë, që kanë vizituar pjesën më të madhe të Shqipërisë këtë verë më së shumti janë mahnitur nga cilësia e mirë e verës vendase.Ndalesa e e radhës është Gjirokastra. Gjatë itinerarit të tyre nga Veriu në Jug, ata janë përpjekur të konsumojnë verë nga kantinat shqiptare dhe kanë mbetur të mahnitur nga cilësia e saj dhe çmimi i lirë.Ata po e vizitojnë Shqipërinë përveç të tjerash edhe për shijet autentike të pijeve dhe ushqimeve. Si të rinjtë gjermanë ka edhe shumë vizitorë të huaj, por në shumë bare dhe restorante mungojnë pijet vendase si alternativa duke ndikuar kështu negativisht në të ardhurat dhe fitimet e prodhuesve të rrushit.“Ky sezon do të jetë më i miri i prodhimit të rrushit në dekadën e fundit, pasi klima e ngrohtë e ditës me freski gjatë natës dhe era ka shërbyer si një ventilim duke rritur edhe sasinë e prodhimit të rrushit, por edhe cilësinë e tij”, pohon Altin Prenga  nga njësia e Agroturizmit Mrizi i Zanave.Mirëpo ai tha se superprodhimi mund të përkthehet në humbje për fermerët, pasi njësitë akomoduese, baret dhe restorantet në bregdet nuk promovojnë dhe nuk ofrojnë për konsum pijet vendase.Në rreshtin e barë të bareve dhe restoranteve në qytetin e Shëngjinit, aktualisht plot e përplot me turistë nga trevat shqiptare, por edhe të huaj është e vështirë të gjesh pije vendase, qoftë birrë apo verë. Realisht nuk ka asnjë të tillë në shumicën e tyre. E vetmja pije në një nga restorantet me të frekuentuara ishte birra “Peja” e Kosovës dhe asnjë pije tjetër.Mungesa e lidhjes së prodhimit me konsumin në restorante e bare është duke zbehur përfitimet e bujqësisë prej turizmit.Sipas të dhënave të INSTAT në 6-mujorin e parë 2025, importet e pijeve u rriten me mbi 8% në sasin krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2024.Me shtimin e flukseve turistike janë zgjeruar ndjeshëm edhe importet e ushqimeve edhe për artikuj që prodhohen në vend, të tillea si birra, vera, zarzavatet etj.Shqipëria po shënon një superprodhim të rrushit, që teorikisht do të duhej të nxiste sektorin e verës dhe pijes tradicionale, por prodhuesit, thotë zoti Prenga, do të përballen me çmime të ulëta për faktin se shumë restorante në vend nuk përfshijnë në menu pijet vendase, si vera apo rrushi lokal, duke preferuar produktet import nga jashtë.Kjo është një sfidë e madhe për prodhuesit që kërkojnë të rrisin prezencën e produkteve vendase dhe të fuqizojnë ekonominë e zonave prodhuese.Në vitet e fundit, industria e kantinave në Shqipëri ka shënuar një zhvillim të dukshëm, me një rritje të investimeve dhe një përmirësim të cilësisë së prodhimit të verës. Kantinat tradicionale po modernizohen duke adoptuar teknologji të reja dhe standarde evropiane, ndërsa disa prej tyre po arrijnë të prodhojnë vera që konkurrojnë edhe në tregjet ndërkombëtare.Zona si Berat, Skrapar, Kavajë, Fieri dhe Kruja janë ndër qendrat kryesore të prodhimit të verës, me një fokus të veçantë në ruajtjen e shijeve autentike dhe përdorimin e varieteteve vendase të rrushit.Sa i përket turistëve, vera shqiptare po fiton vlerësime pozitive. Një pjesë e mirë e turistëve e perceptojnë verën shqiptare si një produkt autentik dhe kanë vlerësime për origjinalitetin e saj. Me gjithë rritjen e viteve të fundit, prodhuesit dhe kantinat shqiptare sërish nuk përfitojnë sa duhet nga mungesa e marketimit dhe bashkëpunimit me restorantet./B.HoxhaKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Tommy Cash në Hardh Fest: Festa e Rrushit merr shije ndërkombëtare

    Tommy Cash në Hardh Fest: Festa e Rrushit merr shije ndërkombëtare

    Hardh Fest është një festival agro-kulturor i themeluar për promovimin e trashëgimisë vreshtare dhe verëtare të Rahovecit dhe Kosovës, që kombinon festimin e korrjes së rrushit me muzikë, art dhe aktivitete për familje. Nga themelimi i tij në fillim të viteve 2000, festivali është rritur dhe bërë një nga ngjarjet më të njohura dhe të dashura në fund të verës.

    Përmes panaireve të verës, kostumeve tradicionale, aktiviteteve si gara e shkeljes së rrushit, mini-maratonat për fëmijët, punëtoritë, dhe bujtësit me gotë verë në duar, vizitorët jetojnë festën e rrushit në një mjedis unikal nën shkëlqimin e skenës së natyrës, transmeton KultPlus.

    Me moton “Për kokërr të qejfit”, edicionet jubilarë si ai i 10‑të (2024) janë organizuar në “Konakun e Rahovecit” dhe kanë përfshirë paradë traktorrësh, aktivitete tradicionale dhe panairin vjetor të verës, nën kujdesin e komunitetit lokal.

    Edicioni i vitit 2025 me moton “Veç raki e dashni”, që do të mbahet më 5, 6 dhe 7 shtator, do të mirëpres pos të tjerave edhe figura ndërkombëtare.

    Një nga surprizat më të përfolura të edicionit të sivjetmë është pjesëmarrja e artistit Tommy Cash, i njohur për këngën virale “Espresso Macchiato” dhe prezencën unike në Eurovision. Organizatorët e kanë konfirmuar se performanca e tij do të ngrejë nivelin dhe prestigjin e festivalit./KultPlus.com

  • Itali/ Tragjedi në Koloseum, vdes ciceroni 56-vjeçar

    Itali/ Tragjedi në Koloseum, vdes ciceroni 56-vjeçar

    Roma është tronditur nga vdekja e papritur e një guide turistike 56-vjeçare brenda Koloseut, ndërsa shoqëronte turistët në vapën përvëluese.

    Incidenti ka rigjallëruar thirrjet nga profesionistët e industrisë për të rishqyrtuar orarin e hapjes së monumenteve më të rëndësishme të kryeqytetit italian gjatë verës.
    Pavarësisht përpjekjeve të turistëve dhe ekipeve të shpëtimit për ta ringjallur, gruaja nuk mundi të mbijetonte dhe vdiq në vendngjarje.
    Pas incidentit tragjik, Shoqata e Guidave Turistike Italiane të Çertifikuara (AGTA) përsëriti nevojën për të ndryshuar orarin e vizitave gjatë verës në Kolose dhe në Zonën Arkeologjike që përfshin Forumin Romak dhe Kodrën Palatine. Siç thekson në një deklaratë, puna jashtë nga ora 10:00 deri në orën 16:30 është bërë e padurueshme për shkak të krizës klimatike.
    Zona aktualisht operon nga ora 8:30 deri në orën 19:15 nga fundi i marsit deri në fund të shtatorit. Megjithatë, AGTA kërkon që orari të zhvendoset nga ora 7:00 në orën 20:15 të paktën gjatë periudhës qershor-gusht, në mënyrë që të shmanget ekspozimi i punëtorëve dhe turistëve ndaj vapës së mesditës.

    Top Channel

  • Denaj: Rritje me 82% e eksporteve të verës shqiptare

    Denaj: Rritje me 82% e eksporteve të verës shqiptare

    Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, bëri të ditur se gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2025, eksportet e verës shqiptare arritën në 17,785 ton, duke shënuar një rritje prej 82% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. “Vreshtaria dhe prodhimi i verërave cilësore shqiptare janë kthyer në një sektor kyç për zhvillimin ekonomik rural dhe në një simbol të brandit ‘Made in Albania’”, u shpreh ministrja Denaj.
    Verërat shqiptare po fitojnë gjithnjë e më shumë pranueshmëri në tregjet elitare ndërkombëtare, duke marrë çmime dhe vlerësime prestigjioze, dhe duke afirmuar vendin e tyre mes markave të njohura globale. Ky zhvillim dëshmon për një transformim cilësor në sektorin e bujqësisë dhe agropërpunimit, i cili po reflekton gjithnjë e më shumë potencialin eksportues të produkteve shqiptare në tregjet evropiane dhe botërore.