Adriatik Balla
Largimi i një portieri si Xhixhi Donaruma ka sjellë shqetësim tek kampionët e Francës. Janë vetë mediat që shkruajnë se situata me klubin s’është aq e mirë. Në fakt, shtypi francez ka qenë kritik ndaj Paris San Zhermen dhe trajnerit Luis Enrike për vendimin e tyre për t’u ndarë gjatë verës me portierin italian Gianluigji Donaruma, pasi zëvendësuesi i tij, Lucas Chevalier, po has vështirësi për të përmbushur pritshmëritë. Donaruma kaloi katër vite në Paris dhe ishte një pjesë thelbësore e skuadrës që fitoi titullin e parë në histori të Ligës së Kampionëve në fund të sezonit 2024-25. Ai hyri në vitin e fundit të kontratës me PSG-në gjatë verës dhe, meqë nuk kishte arritur një marrëveshje për rinovim, klubi vendosi ta linte të largohej drejt Mançester Sitit për një shumë të ulët prej 27 milionë eurosh, ndërsa në vend të tij solli Chevalier për një kosto totale prej 55 milionë eurosh. Që atëherë, Donaruma është përshtatur në mënyrë të përkryer me skuadrën e Pep Guardiolës në Manchester, pavarësisht faktit që Siti kishte marrë më herët gjatë merkatos së verës një portier tjetër, James Traford. Ndërkohë, tifozët e PSG-së janë më pak të kënaqur me zgjedhjen e tyre të parë në portë, edhe pse skuadra ndodhet në krye të renditjes së Ligës së Kampionëve pas tre ndeshjeve të para të sezonit. Edhe shtypi francez ka qenë kritik ndaj PSG-së dhe vendimit për të shitur Donarumën për t’i hapur vend Chevalierit, me “L’Équipe” dhe “Le Parisien” që e kanë dënuar ashpër vendimin e klubit gjatë verës. Një raportim madje pretendon se Donaruma është aktualisht portieri më i mirë në botë dhe se PSG nuk do ta kishte fituar Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar pa të. Luis Enrike është kritikuar edhe individualisht, pasi mediat franceze pretendojnë se ai kishte “miratuar” nënshkrimin e Chevalier gjatë pjesës më të madhe të sezonit 2024-25 dhe se në fakt e kishte shtyrë Donaruman drejt largimit nga skuadra, duke bërë që italiani të mbetej jashtë listës së Superkupës përpara se të bashkohej me Mançester Sitin. Aktualisht, Chevalier po pëson më shumë se dyfishin e golave që pëson Donaruma në nivel klubi. Francezi ka pësuar 13 gola në 12 ndeshje zyrtare këtë sezon, ndërsa italiani ka pranuar vetëm 4 gola në 8 ndeshjet e para me klubin e tij të ri. Paris San Zhermen është kampione në fuqi e Ligës së Kampioneve dhe shihet si një nga skuadrat pretendente edhe për sezonin e ri. Në gjirin e saj ka edhe lojtarë të nivelit të lartë që bëjnë diferencë.
Tag: verës
-

Paris SG merr kritika pse largoi Donarumën, portieri i ri s’i ka përmbushur pritshmëritë
-
Festa më e lashtë tradicionale Shqiptare
Origjina e Ditës së Verës
Dita e Verës është festa më e lashtë pagane shqiptare, me rrënjë që shkojnë deri në kohët ilire. Ajo ka lindur si një kremtim i rilindjes së natyrës, fundit të dimrit dhe fillimit të stinës së ngrohtë. Në besimet e lashta, kjo ditë i kushtohej Zanës së Pyjeve, diellit dhe forcave të jetës që ringjallen çdo pranverë. Kjo festë ka qenë një mënyrë për të nderuar lidhjen e ngushtë të njeriut me natyrën dhe për të falënderuar për pjellorinë e tokës, bimëve e kafshëve.
Dita dhe kuptimi simbolik
Dita e Verës festohet më 14 mars sipas kalendarit gregorian. Kjo datë përkon me fillimin e verës sipas kalendarit të vjetër diellor, i cili e ndante vitin vetëm në dy stinë: dimër dhe verë. Në thelb, festa simbolizon fitoren e ngrohtësisë mbi të ftohtin, dritës mbi errësirën dhe jetës mbi vdekjen. Për shqiptarët e lashtë, kjo ishte dita kur Zoti i Diellit ngrihej mbi horizont, duke sjellë dritë, ngrohtësi dhe bereqet.Qendra e festës: Elbasani
Elbasani është zemra e Ditës së Verës. Në këtë qytet, festa është ruajtur brez pas brezi dhe është kthyer në një simbol kombëtar. Qysh në shekuj, elbasanasit e kanë shoqëruar këtë ditë me muzikë, valle, zjarre rituale dhe ushqime tradicionale. Prej andej, zakoni është përhapur në të gjithë Shqipërinë. Sot, Elbasani shndërrohet në një qendër të madhe festimi, ku mblidhen mijëra vizitorë nga gjithë vendi për të ndarë gëzimin dhe për të ndjerë aromën e ballokumeve që mbushin çdo rrugicë.
Traditat dhe ritualet populloreNë Ditën e Verës, shqiptarët ndjekin disa zakone që janë trashëguar nga të parët: Ndezja e zjarreve: Në mbrëmjen e 13 marsit, ndizet një zjarr i madh për të përzënë të keqen dhe për të pastruar shtëpitë nga dimri. Fëmijët kërcenin mbi zjarr si simbol i fatit dhe shëndetit. Vendosja e veroreve: Në mëngjes, fëmijëve dhe të rriturve u lidhet në dorë një fije e hollë me ngjyrë të kuqe e të bardhë, që quhet verore. Ajo simbolizon jetën, dashurinë dhe pastërtinë. Përgatitja e ballokumeve: Ëmbëlsira tradicionale e kësaj feste është ballokumja elbasanase, e bërë me miell misri, gjalpë, sheqer dhe vezë. Thuhet se “nuk ka Ditë Vere pa ballokume”. Vizita dhe shëtitjet në natyrë: Familjet dalin në piknikë, shkojnë në male apo fusha për të “pritur verën”, duke sjellë me vete ushqime dhe duke kaluar kohë me miqtë e të afërmit.
Elementet simbolike të festësZjarri: pastron dhe sjell fat.
Dielli: përfaqëson jetën dhe rigjallërimin.
Lulëzimi i luleve: simbolizon pjellorinë dhe bukurinë.
Ngjyrat e verores: e kuqja përfaqëson jetën dhe dashurinë, e bardha pastërtinë dhe dritën.
Rëndësia kulturore dhe shpirtërore
Dita e Verës nuk është thjesht një festë sezonale; ajo është shprehje e identitetit kulturor shqiptar, që dëshmon për vazhdimësinë e traditave ilire. Në këtë ditë, njerëzit ndihen më afër natyrës, më të bashkuar dhe më mirënjohës për gjithçka që i rrethon. Në vitin 2004, Dita e Verës u shpall festë kombëtare zyrtare në Shqipëri dhe pushim shtetëror, duke njohur zyrtarisht vlerën e saj të trashëguar ndër shekuj.
Dita e Verës sot
Sot kjo festë është kthyer në një ngjarje të madhe kombëtare, që bashkon shqiptarë nga të gjitha trevat. Ajo festohet me muzikë, parada kulturore, panaire artizanale dhe aktivitete të shumta për fëmijë e familje. Pavarësisht ndryshimeve të kohës, mesazhi i saj mbetet i njëjtë: gëzimi, shpresa, bashkimi dhe dashuria për jetën.
-

Zjarret gjatë verës, Rama: Qeveria do dëmshpërblejë banesat dhe bagëtitë e humbura
Kryeministri Edi Rama së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu dhe ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu dhe Ervin Demo, ministër Shteti për Pushtetin Vendor, morën pjesë sot në aktivitetin për kapitullin e ri të mbrojtjes civile nëpërmjet transformitit të Forcës zjarrfikëse dhe inovacionit.
Në fjalën e tij, Rama tha se të gjithë qytetarët të cilët kanë pësuar dëme në banesa dhe bagëtitë nga zjarret e muajve të verës, do të dëmshpërblehen tërësisht.
Dëmshpërblimi i qytetarëve, thekson kryeministri, do të bëhet përmes një akti normativ të qeverisë që do të dalë së shpejti.Rama: Ashtu sikundër e bëmë të qartë që në momentin e vetë përballjes me zjarret, angazhimi moral dhe ligjor lidhur me banesat dhe krerët e humbur të bagëtive do të mbahet pikë për pikë. Tanimë është inventari i plotë dhe të gjithë ata që kanë humbur banesat apo krerë bagëtish duhet të jenë të qetë për faktin që me kalimin e aktit normativ të qeverisë, së shpejti, do të dëmshpërblehen qindarkë për qindarkë. Të gjithë të mendojnë dhe të marrin masa për përfshirje në skemën e sigurimit të shtëpive për fatkeqësitë natyrore, do ta sanksionojmë edhe me ligj këtë.
Kemi mbetur i vetmi vend në Evropë që nuk e ka një ligj të tillë. Ka ardhur koha t’i bashkohemi vendeve të tjera duke u dhënë mundësi të gjithëve të jenë të siguruar nga fatkeqësitë. Këtu nuk është fjala vetëm për shtëpitë, por edhe për sipërmarrjet, njësitë e bizneset që duhet të sigurohen edhe nga përmbytjet. Koha në të cilën jetojmë, në mbarë botën, në çdo pjesë të Evropës, është një kohë ku ndryshimet e klimës po sjellin gjithmonë e më shumë sfida të fatkeqësive natyrore dhe emergjencave civile, ku përfshihen përmbytjet dhe zjarret.
/vizionplus.tv -

Ëndrra e madhe e Pep Guardiolës për mesfushën, por e paarritshme… Vetëm 21 vjeç
29 Shtator 2025
19:39
Telesport
Pavarësisht se Manchester City ka shpenzuar shuma të mëdha në merkaton e këtij viti, si në atë të janarit dhe të verës, sërish Pep Guardiola është i pakënaqur me mesfushën.
“Football Insider” raporton se ëndrra e madhe e Guardiolës për mesin e fushës është Joao Neves, 21-vjeçari i PSG-së. Portugezi është një nga mesfushorët më të mirë në qarkullim edhe pse në një moshë të re.
Largimi i tij nga PSG gjatë verës së ardhshme është i pamundur dhe Pep Guardiola është i vetëdijshëm për këtë gjë. Në këtë situatë, tekniku spanjoll po shqyrton edhe emra të tjerë, një ndër ta është edhe mesfushori brazilian i Newcastle, Bruno Guimaraes, një njohës i mirë i Premier League. -

Keni dhimbje koke pasi konsumoni verë të kuqe? Shkenca ka një shpjegim për këtë
Për të kuptuar pse vera e kuqe provokon dhimbje koke, studiuesit analizuan rolin e kvercetinës…
ipas një studimi të ri të botuar në revistën Scientific Reports, shkaku se pse vera e kuq ju jep dhimbje koke mund të jetë një antioksidant natyral, i cili ndërhyn në procesin normal të metabolizmit të alkoolit në trup.
Kërkimet e mëparshme kanë treguar se vera e kuqe ka më shumë gjasa të shkaktojë dhimbje koke te njerëzit që janë të ndjeshëm ndaj alkoolit. Krahasuar me pijet e forta, verën e bardhë ose verën e gazuar, ajo është deri në tre herë më problematike se birra. Madje nuk është e nevojshme të pini shumë, dhimbjet e kokës mund të shfaqen brenda 30 minutash pas vetëm një ose dy gotash.Për të kuptuar pse vera e kuqe provokon dhimbje koke, studiuesit analizuan rolin e kvercetinës, një flavanol që gjendet natyrshëm në shumë fruta dhe perime, përfshirë rrushin.
Flavonoidet sjellin përfitime për shëndetin e zemrës dhe të trurit. Kvercetina është e njohur si antioksidant i shëndetshëm dhe madje shitet si suplement, por kur kombinohet me alkoolin mund të bëhet problematike. “Kur hyn në qarkullimin e gjakut, trupi e shndërron atë në një formë tjetër të quajtur kvercetin glukuronid,” shpjegon bashkëautori i studimit, Dr. Andrew Waterhouse, profesor në Universitetin e Kalifornisë, San Diego.
Në këtë formë, kvercetina bllokon metabolizmin e alkoolit, duke shkaktuar grumbullimin e një toksine të quajtur acetaldehid. Autorja kryesore e studimit, Dr. Apramita Devi, shpjegon: “Acetaldehidi është një toksinë e njohur, irritues që mund të shkaktojë inflamacion. Nivelet e larta të tij lidhen me skuqje, dhimbje koke dhe nauze”. Autorët dyshojnë se te disa individë kvercetina inhibon më lehtë enzimat që shpërbëjnë alkoolin, ose trupi i tyre reagon më fuqishëm ndaj akumulimit të acetaldehidit.“Kvercetina është një antioksidant i fuqishëm dhe zakonisht konsiderohet si përbërës i dobishëm ushqimor i verës së kuqe, por ky studim sugjeron se nuk është gjithmonë kështu,” thotë dietologia e regjistruar Catherine Donelan. Ajo shton se nevojiten studime të tjera për ta konfirmuar këtë, por zbulimet janë me rëndësi të veçantë për adhuruesit e verës që shpesh vuajnë nga dhimbje koke. Studiuesit planifikojnë të testojnë teorinë e tyre tek njerëzit që zakonisht marrin dhimbje koke pas pirjes së alkoolit. “Nëse hipoteza jonë del e saktë, atëherë do të kemi mjete të reja për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve,” thotë Waterhouse, duke shtuar se një provë klinike është tashmë në proces.
Sasia e kvercentinës ndryshon shumë midis varieteteve të verës së kuqe, sepse ajo ndikohet nga drita e diellit. “Nëse rrushi rritet në diell të plotë, përmbajtja e kvercetinës mund të jetë katër deri në pesë herë më e lartë,” shpjegon Waterhouse. Edhe mënyra e prodhimit ndikon; koha e kontaktit me lëkurën e rrushit gjatë fermentimit, procesi i bistrimit dhe periudha e plakjes së verës. Ajo shton se edhe vetë alkooli kontribuon në dehidratim dhe dëmton sistemin tretës, kardiovaskular, imunitar dhe nervor qendror. Për më tepër, është i klasifikuar si kancerogjen, prandaj sa më pak të konsumoni, aq më i vogël është rreziku. Për të reduktuar rrezikun, Donelan sugjeron të zgjidhni verëra me përmbajtje më të ulët alkooli. Gjithashtu, pini shumë ujë dhe konsumoni një vakt të pasur me proteina dhe fibra përpara ose gjatë pirjes së verës. -

Donnarumma donte më shumë të transferohej te Man. United sesa te City, problem ishte paga e italianit
23 Shtator 2025
16:29
Telesport
“Daily Mirror” ka zbuluar një nga prapaskenat më të bujshme të merkatos së verës së fundit, me protagonist Gigio Donnarumma-n. Italiani kishte vendosur për t’u larguar nga PSG që pas finales së humbur 3-0 ndaj Chelsea-s në Kupën e Botës për Klube.
Dëshira parësore e italianit ishte të transferohej te Man. United, klub që kërkoi gjatë gjithë verës një portier ideal për të zëvendësuar Andre Onana-n, i cili pas formës së dobët në sezonin e kaluar u huazua te Trabzonspor. Arsyeja pse dështoi transferimi i Donnarumma-s te Man. United ishte për shkak të pagës së madhe të italianit.
Donnarumma kërkonte 20 milionë euro në sezon, që do ta bënte atë futbollistin më të paguar te “Djajtë e Kuq” dhe drejtuesit kishin frikë se kjo mund të sillte përçarje apo kundërshtim nga yjet e tjerë të ekipit.
Në këtë situatë, Donnaruma zgjodhi transferimin te Man. City, që pranoi direkt kërkesën e tij për 20 milionë euro në sezon, ndërsa Man. United zgjodhi një portier me kosto të ulët si belgu Senne Lammens. -

Nuk mjaftuan 12 largime? United i thotë ‘mirupafshim’ një tjetër lojtari pas verës
14 Shtator 2025
15:20
Telesport
Manchester United largoi 12 lojtarë në merkaton e verës (huazime ose shitje përfundimtare), por duket se ende po largon të tjerë.
I radhës pritet të jetë Sam Mather, 21 vjeç, i cili ishte thuajse i transferuar te Kayserispor në Turqi, por për probleme burokratike nuk arriti ta finalizonte kalimin.
Sipas Manchester Evening News, ai pritet të stërvitet me ekipin e parë dhe të luajë në disa ndeshje të akademisë, derisa të gjejë një skuadër tjetër.
Opsionet janë kampionate si në Izrael, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katar, ku lejohen ende transferimet.


