Tag: verës

  • Tek Arsenal të bindur, mesfushori spanjoll do të jetë blerja e parë e merkatos së verës

    Tek Arsenal të bindur, mesfushori spanjoll do të jetë blerja e parë e merkatos së verës

    28 Prill 2025

    12:18

    Telesport

    Tek Arsenal janë të bindur se Martin Zubimendi do të transferohet këtë verë në “Emirates”, duke u larguar nga Real Sociedad. “Topçinjtë” synojnë ta bëjnë mesfushorin spanjoll nënshkrimin e parë të verës.
    Për 26-vjeçarin ka mjaft kërkesa, si në Spanjë ashtu dhe në Angli, por Arsenal duket në “pole position” sipas “The Sun”.
    Gjatë merkstos së dimrit u raportua shpesh se “topçinjtë” ishin afër përfundimit të një marrëveshjeje me lojtarin spanjoll, por që atëherë nuk ka pasur shumë përditësime.
    Zubimendi ka një klauzolë lirimi që besohet të jetë rreth 51 milionë euro, shumë që Arsenal apo çdo skuadër tjetër duhet të paguajë te Real Sociedad. Kjo do të thotë që për sa kohë që mesfushori ende dëshiron të transferohet tek Arsenal, një marrëveshje duhet të jetë relativisht e thjeshtë.

  • Zbulohet lista, këta janë lojtarët që Bayern nuk i shet as për 200 mln euro

    Zbulohet lista, këta janë lojtarët që Bayern nuk i shet as për 200 mln euro

    23 Prill 2025

    17:51

    Telesport

    Bayern ka nisur punën për merkaton e verës. Do të ketë minimalisht tri afrime, por më shumë largime.
    Gazeta e Mynihut, TZ, ka raportuar se cilët janë lojtarët e konsideruar të pashitshëm nga klubi. Pra, ata që klubi nuk do t’i shiste as për oferta marramendëse.
    Lista nis me veteranin Manuel Neuer, ndjekur nga yjet të cilët kanë rinovuar së fundmi me paga të majme, Joshua Kimmich, Alphonso Davies dhe Jamal Musiala.
    Lista vijon me blerjen më efikase të verës së kaluar, Michael Olise, kryegolashënuesin Harry Kane dhe talentin premtues të mesfushës, Aleksandar Pavlovic.
    Në këtë listë përfshihej edhe Upamecano, por situata ka ndryshuar në javët e fundit. Bayern po mendon shitjen e tij në Premier League.

  • Rama tregon në Berat planin që ka për promovimin e verës shqiptare

    Rama tregon në Berat planin që ka për promovimin e verës shqiptare

    Kryeministri Edi Rama zhvilloi takim elektoral sot në Berat. Ai deklaroi se pas anëtarësimit në BE, Shqipëria do marrë 300 milion Euro vetëm për bujqësinë, duke shtuar se deri më tani janë financuar mbi 70 tregje për produktet bujqësore.
    Në bashkëbisedim me fermerët, kreu i qeverisë foli edhe për planin që ka sa i takon promovimit të verës shqiptare. Duke ironizuar akuzat që ka hedhur Arben Ahmetaj dhe opozita ndaj tij pikërisht për konsumimin e kësaj pijeje, Rama tha se ka një progres të jashtëzakonshëm të vendit në këtë fushë.
     

    “Kemi një plan paksa s’po them të vjetër, por po e quaj të pjekur tanimë për të ndërtuar ose më saktë për të pasur këtu një Berat, Muzeun e Verës. U kemi vënë syrin disa pikave ku mund të krijohet kjo infrastrukturë që do ishte promovuese, pak histori të këtyre autoktoneve dhe natyrisht prër të mbështetur sektorin. Ndërkohë edhe në atë qendrën e re të panaireve në Tiranë kemi planifikuar një hoteleri verërash. Kemi parë edhe disa shembuj nga vendet e tjera që kanë bërë modele të ndryshme në këtë drejtim. Ajo që do të bëjmë konkretisht është se duhet të gjejmë një rrugë se si të stimulojmë agro-turizmin që të marrin dhe promovojnë verën shqiptare. Se ti e di sipas këtyre pi verë 33 mijë Euro, e njoh mirë. Kur vijnë miq e të huaj, unë gjithmonë verë shqiptare. Për hir të së vërtetës përmirësimi është i jashtëzakonshëm! Ka verëra shqiptare që kanë nisur të hyjnë në restorante jashtë, ka ardhur momenti që kemi çfarë themi”, tha kryeministri.

  • Revolucioni i verës në Madrid/ Xabi Alonso drejt pankinës së Realit, fundi i epokës Ancelotti

    Revolucioni i verës në Madrid/ Xabi Alonso drejt pankinës së Realit, fundi i epokës Ancelotti

    Real Madrid pritet të nisë një epokë të re në verë, teksa Carlo Ancelotti është drejt largimit nga stoli, pavarësisht ecurisë pozitive në La Liga. Eliminimi i fundit nga Liga e Kampioneve ka qenë vendimtar dhe, sipas mediave spanjolle, largimi i teknikut italian është tashmë i vendosur.
    Edhe pse titulli kampion në Spanjë duket i arritshëm, trofetë e brendshëm nuk mjaftojnë për të shpëtuar një sezon pa sukses në Europë. Ancelotti, i cili ka fituar gjithçka me madrilenët dhe mbetet një figurë historike për klubin, ka filluar të përgatitet për një tjetër destinacion.
    Në horizont, Xabi Alonso shihet si njeriu i duhur për të marrë drejtimin e Real Madridit. Ish-mesfushori i klubit, shumë i dashur nga tifozët dhe figura emblemë në dhomat e zhveshjes, ka bindur drejtuesit me punën e tij të jashtëzakonshme te Bayer Leverkusen.
    Sipas “Marca” dhe “AS”, një marrëveshje paraprake është arritur mes Alonso-s dhe klubit madrilen, dhe prezantimi zyrtar do të vijë në fund të sezonit, sapo ai të mbyllë angazhimet në Bundesligë dhe Europë.
    Filozofia moderne e lojës, menaxhimi i të rinjve dhe qetësia taktike, e kanë kthyer Alonso-n në një nga trajnerët më të kërkuar në Europë. Florentino Perez e sheh tek ai liderin e ri që do të ndërtojë projektin e radhës galaktik, me një skuadër që pritet të përforcohet ndjeshëm gjatë merkatos së verës.

  • VIDEO/ Rama: Vera e prodhuar në kantinën ”Arbëri” kalon kufijtë, çel dyert edhe bujtina

    VIDEO/ Rama: Vera e prodhuar në kantinën ”Arbëri” kalon kufijtë, çel dyert edhe bujtina

    Kantina e prodhimit të verës “Arbëri” një sipërmarrje e familjes Kaçorri, në zonën e Mirditës, ka rikthyer traditën e shijes së veçantë të verës Kallmet. Kjo kantinë i ka dhënë emër jo vetëm kësaj zone, por edhe Shqipërisë në botë, për cilësinë e veçantë të verës.
    Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministri i Drejtësisë, njëherësh drejtues politik i qarkut të Lezhës, Ulsi Manja, vizituan nga afër këtë kantinë, ku pranë saj po ngrihet edhe një bujtinë. Rama tha se vera e prodhuar në kantinën “Arbëri”, me vreshtat e mbjella në kodrat e larta të Bukmirës, i ka kaluar kufijtë e Shqipërisë dhe ka arritur deri në restorante prestigjioze të Francës.

    “Por risia është bujtina e bukur, e cila do të plotësojë krejt sistemin e prodhimeve bio për agroturizmin “Arbëri”, që hap dyert së shpejti mes vreshtave e natyrës së mrekullueshme”, theksoi Rama.
    Vera e kësaj kantine ka marrë jehonë tashmë edhe nga mediet prestigjioze të huaja të cilat e kanë vlerësuar kantinën “Arbëri” me pikët më të larta të cilësisë, duke i dhënë emër në botë jo vetëm kësaj sipërmarrje, por edhe Shqipërisë.

  • S’do ketë Haxh gjatë verës! Vendimi i Arabisë Saudite për shkak të rrezikut nga temperaturat ekstreme në Mekë

    S’do ketë Haxh gjatë verës! Vendimi i Arabisë Saudite për shkak të rrezikut nga temperaturat ekstreme në Mekë

    Haxhi 2025 do të shënojë herën e fundit kur pelegrinazhi vjetor mbahet gjatë sezonit të verës, e kjo për të paktën 16 vitet e ardhshme.

    Arsyeja përse autoritetet saudite kanë vendosur të ndërmarrin një hap të tillë, janë temperaturat e larta, që me kalimin e kohës gjithmonë e më shumë po mbërrijnë nivele ekstreme. Lajmin e konfirmoi Qendra Kombëtare e Meteorologjisë së Arabisë Saudite, NCM.
    Ndryshimi vjen nga kalendari hënor islamik, i cili lëviz rreth 10 ditë më herët çdo vit, e për rrjedhojë, Haxhi gradualisht do të kalojë në pranverë duke filluar nga viti 2026, dhe më pas në dimër. Vitin që shkoi, termometri në Mekë arriti të shënonte deri në 51 gradë Celsius, duke shkaktuar mbi 2700 raste goditjeje nga i nxehti brenda vetëm një dite, me disa vdekje të raportuara.
    Nga viti 2026 deri në vitin 2033, Haxhi do të jetë gjatë muajve të pranverës, e më pas, nga viti 2034 deri në vitin 2041, do të mbahet në dimër. Dhe pelegrinët nuk do të përballen më me kushtet e verës deri në vitin 2042, kur cikli do të përsëritet.
    Këtë vit, Haxhit pritet t`i bashkohen rreth 1.8 milionë vetë. Zyrtarët sauditë po përgatiten praktikisht për një pelegrinazh të fundit veror përpara se Haxhi të nisë të organizohet gjatë ditëve më të freskëta.

    Top Channel

  • Shqipëria, destinacioni i ri i verës që po fiton vëmendjen botërore

    Shqipëria, destinacioni i ri i verës që po fiton vëmendjen botërore

    Varietetet vendase të rrushit si Shesh, Vlosh dhe Puls, dikur të panjohura për shumicën e adhuruesve të verës, po fitojnë gjithnjë e më shumë vëmendje në arenën ndërkombëtare. Sipas TIME.com, Shqipëria, me një histori vreshtarie mbi 3000-vjeçare, po përjeton një rigjallërim falë një kombinimi të fuqishëm të trashëgimisë, klimës dhe inovacionit.Një nga emrat që po ndikon në këtë fushe është Alpeta Agrotourism & Winery, e drejtuar nga familja Fiska në fshatin Roshnik. Për më shumë se tre dekada, kjo kantinë ka kultivuar vreshta dhe ka eksperimentuar me varietetet vendase si Pules dhe Shesh, duke i kombinuar ato me rrush ndërkombëtar si Cabernet dhe Merlot. Rezultati? Verëra të cilat kanë fituar vlerësime prestigjioze, përfshirë medalje në Decanter World Wine Awards.Ky sukses po ndihmon gjithashtu në njohjen më të gjerë të industrisë shqiptare të verës. Në vitin 2023, Shqipëria u bë anëtarja e 50-të e Organizatës Ndërkombëtare të Vreshtarisë dhe Verës (OIV), një hap i rëndësishëm për promovimin e verërave të saj në tregjet globale.Por Alpeta nuk ofron vetëm verë cilësore. Në zemër të natyrës, ajo është gjithashtu një destinacion për turizmin rural, ku vizitorët mund të eksplorojnë peizazhin mahnitës të pyllit të Lepijës dhe ujëvarës së Sotirës, me malin e shenjtë Tomorr që shfaqet në horizont.Restoranti i kantinës bashkëpunon me fermerët vendas për të ofruar një përvojë të vërtetë kulinare, ku mysafirët mund të shijojnë gatime tradicionale si byrekët e sapopjekur dhe rakinë aromatike. Pas një dreke të qetë mes vreshtave dhe pemëve të ullirit, një gotë verë e kuqe e pasur ose e bardhë e freskët e Alpeta-s bëhet shoqëruesi ideal për një pasdite relaksuese nën rrezet e diellit shqiptar.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Varietetet vendase të rrushit si Shesh, Vlosh dhe Puls, dikur të panjohura për shumicën e adhuruesve të verës, po fitojnë gjithnjë e më shumë vëmendje në arenën ndërkombëtare. Sipas TIME.com, Shqipëria, me një histori vreshtarie mbi 3000-vjeçare, po përjeton një rigjallërim falë një kombinimi të fuqishëm të trashëgimisë, klimës dhe inovacionit.Një nga emrat që po ndikon në këtë fushe është Alpeta Agrotourism & Winery, e drejtuar nga familja Fiska në fshatin Roshnik. Për më shumë se tre dekada, kjo kantinë ka kultivuar vreshta dhe ka eksperimentuar me varietetet vendase si Pules dhe Shesh, duke i kombinuar ato me rrush ndërkombëtar si Cabernet dhe Merlot. Rezultati? Verëra të cilat kanë fituar vlerësime prestigjioze, përfshirë medalje në Decanter World Wine Awards.Ky sukses po ndihmon gjithashtu në njohjen më të gjerë të industrisë shqiptare të verës. Në vitin 2023, Shqipëria u bë anëtarja e 50-të e Organizatës Ndërkombëtare të Vreshtarisë dhe Verës (OIV), një hap i rëndësishëm për promovimin e verërave të saj në tregjet globale.Por Alpeta nuk ofron vetëm verë cilësore. Në zemër të natyrës, ajo është gjithashtu një destinacion për turizmin rural, ku vizitorët mund të eksplorojnë peizazhin mahnitës të pyllit të Lepijës dhe ujëvarës së Sotirës, me malin e shenjtë Tomorr që shfaqet në horizont.Restoranti i kantinës bashkëpunon me fermerët vendas për të ofruar një përvojë të vërtetë kulinare, ku mysafirët mund të shijojnë gatime tradicionale si byrekët e sapopjekur dhe rakinë aromatike. Pas një dreke të qetë mes vreshtave dhe pemëve të ullirit, një gotë verë e kuqe e pasur ose e bardhë e freskët e Alpeta-s bëhet shoqëruesi ideal për një pasdite relaksuese nën rrezet e diellit shqiptar.