Tag: verës

  • Rreziku nga helmimi me akullore në sezonin e verës, mjekja ngre alarmin: Simptomat që nuk duhet të injoroni

    Rreziku nga helmimi me akullore në sezonin e verës, mjekja ngre alarmin: Simptomat që nuk duhet të injoroni

    Me nisjen e sezonit të verës dhe rritjen e konsumit të akullores, ekspertët e shëndetit publik po ngrenë alarmin për një rrezik serioz që lidhet me këtë produkt: helmimi nga akullorja. Një ushqim i dashur për të rritur e sidomos për fëmijë, po shihet gjithnjë e më tepër si një potencial burim toksik nëse nuk ruhet dhe prodhohet sipas standardeve higjieno-sanitare.

    E ftuar në emisionin “7pa5” në Vizion Plus, mjekja Ilirana Agolli paralajmëroi për përmbajtjen e kimikateve të dëmshme në akullore, të cilat përdoren për qëndrueshmëri, ngjyrë dhe shije. Ajo përmendi komponentë si magnezium sulfat, potasium sorbat dhe polisorbat 80, që ndodhen në shumë produkte akulloreje industriale.
    “Akullorja, ndonëse ruhet në temperatura të ulëta, mund të kontaminohet shumë lehtë nëse ka pasur ndërprerje në zinxhirin e ftohjes. Ky proces, shkrirja dhe ringrirja e produktit , e bën atë veçanërisht të rrezikshëm për konsum,” tha Agolli.

    Mjekja theksoi se prindërit duhet të jenë shumë të kujdesshëm me akulloret që u japin fëmijëve, pasi organizmat e vegjël janë më të ndjeshëm ndaj ekspozimit kimik dhe bakterial, për shkak të sistemit imunitar ende të zhvilluar.
    Simptomat që mund të tregojnë helmim nga akullorja përfshijnë:
    -të vjella,
    -diarre,
    -dhimbje barku,
    -marrje mendsh,
    -lodhje dhe në raste më të rënda, edhe humbje ndjenjash.
    “Ajo që nuk dimë, na dëmton më shumë. Sa më shumë informacion të kemi për produktet që konsumojmë, aq më mirë do ta mbrojmë shëndetin tonë dhe të fëmijëve tanë,” theksoi mjekja.
    Ajo u bëri thirrje konsumatorëve të:
    -shmangin akulloret që shiten në rrugë apo në ambiente me pluhur,
    -lexojnë me kujdes etiketat dhe datat e skadencës,
    -preferojnë shijet klasike si çokollatë dhe vanilje, të cilat zakonisht përmbajnë më pak ngjyrues artificialë.
    Gjithashtu, ruajtja e akullores në shtëpi duhet të bëhet me kujdes. “Nëse merret akullore për ta konsumuar më vonë, nuk duhet mbajtur më shumë se një apo dy orë në frigorifer. Edhe në ngrirje, koha e ruajtjes duhet të jetë sa më e shkurtër,” rekomandon mjekja.
    Për çdo shenjë helmimi, prindërit këshillohen të kontaktojnë menjëherë mjekun dhe të sigurojnë lëngje dhe ushqime të lehta për fëmijët.
    /vizionplus.tv

  • Qato: Rrugët e reja kanë lehtësuar trafikun

    Qato: Rrugët e reja kanë lehtësuar trafikun

    Rritja e numrit të turistëve në vendin tonë, veçanërisht gjatë muajve të verës, ka nxjerrë në pah nevojën për një menaxhim të mirë të qarkullimit të mjeteve.
    Me nisjen e sezonit veror, policia rrugore ka hartuar një plan masash për të monitoruar të gjitha akset rrugore.
    “Kemi planifikuar masa me shërbime shtesë, kemi planifikuar përcaktimin e punonjësve nga struktrura vendore që janë më pak të përfshira në sezon, të cilët ngarkohen me shërbim në ato drejtori vendore ku sezoni turistik përkon me ngarkesën më të madhe të fluksit të turistëve. Detyrimi kryesor i Policisë Rrugore ka të bëjë me sigurinë e një trafiku mëse normal për të gjithë përdoruesit, turistët, por dhe turistët vendas e kryesisht ata të huaj. Kemi dalë në konkluzion që janë rreth 200-300 mijë mjete në ditë shtesë, përveç atyre që janë të regjistruar në vend, që qarkullojnë në ditë në territorin e vendit”, thotë Drejtori i Policisë Rrugore, Altin Qato.
    Qato renditi disa prej akseve që mund të ketë ngarkesë gjatë verës.
    “Me ngarkesë më të madhe është aksi duke filluar nga Muriqani në Shkodër, që është dhe porta hyrëse kryesore e mjeteve pas Durrësit, e autoveturave. Kemi kryesisht gjithë aksin e Lezhës, Shkodër, por ngarkesa më e madhe fillon në rrethrrotullimin e qytetit të daljes nga Shëngjini deri në kryqëzimin e Milotit; kryqëzimi i Bradasheshit kryesisht në fundjavë; kemi dhe Unazën e Durrësit”.
    Megjithatë, sipas kryepolicit të rrugores, projektet infrastrukturore të viteve të fundit kanë lehtësuar punën e efektivëve.
    Tashmë e kthyer në traditë, gjatë muajve të verës, përveç Policisë Shqiptare, në rrugë të shohim edhe efektivë nga Kosova.
    Me qëllim lehtësimin e lëvizjeve të automjeteve gjatë sezonit turistik, nga data 15 Qershor deri më 15 Shtator, do të ketë kufizime të lëvizjes nga ora 7 e mëngjesit deri në mesnatë të mjeteve të tonazhit të rëndë.
    Klan News

  • Merkatoja ende nuk ka nisur, por Liverpool mund të quhet ekipi më perfekt i 2025

    Merkatoja ende nuk ka nisur, por Liverpool mund të quhet ekipi më perfekt i 2025

    29 Maj 2025

    16:03

    Telesport

    Arne Slot sot ka të gjitha argumentet për të kërkuar revolucion në merkato. Po e bën. Arsyeja është e thjeshtë. Ai trashëgoi një grup lojtarësh nga Jurgen Klopp dhe nuk kërkoi qiqra në hell në merkaton e verës së shkuar.
    Trajneri holandez pranoi të përballojë një sezon të plotë me lojtarët e Klopp. Fitoi. Ia doli. Ai sot është kampion Anglie.
    Liverpool i ka dëgjuar kërkesat e tij dhe po ia plotëson dëshirat. Florian Wirtz është blerja spektakolare e vitit për 120-150 mln euro. Skuadra e kuqe do të rindërtohet rreth tij.
    Slot gjithashtu po rifreskon krahët e mbrojtjes me dy lojtarë klasi si Milos Kerkez dhe Jeremie Frimpong. Ai tashmë ka thuajse një skuadër të përkryer.
    Liverpool pritet të transferojë edhe dy lojtarë të tjerë: një qendërmbrojtës dhe një sulmues qendre. Mesfusha është e kompletuar tashmë me yje si Gravenberch, Mac Allister dhe Szoboszlai.
    Merkatoja e verës nuk ka filluar ende (zyrtarisht), por që tani kuptohet se Liverpool mund të mposhtet vetëm nga Real Madrid. Asnjë klub tjetër nuk i afrohet asaj që po bën klubi anglez në merkato.

  • Shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ndryshime drastike përgjatë verës 2025

    Shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ndryshime drastike përgjatë verës 2025

    Dashi
    Kjo verë do të sjellë zhvillime të rëndësishme profesionale për Dashin. Një mundësi e papritur profesionale mund t’ju bëjë të rivlerësoni ambiciet tuaja.
    Nëse keni kohë që mendoni të ndryshoni punë ose të filloni biznesin tuaj, tani do të keni mbështetjen që ju nevojitet për të ndërmarrë këtë hap.

    Binjakët
    Binjakët do të përjetojnë një verë me transformim intensiv të brendshëm.
    Do të jetë një periudhë vetëzbulimi, ku do të rishqyrtoni vlerat tuaja dhe do ta shihni jetën nga perspektiva të reja dhe çliruese.
    Gaforrja
    Ndryshime të mëdha po vijnë për Gaforret në jetën e tyre personale. Nga mesi i verës e tutje, mund të detyroheni t’i shikoni detyrimet familjare ndryshe ose edhe të ndryshoni vendbanimin.
    Në të njëjtën kohë, financat tuaja do të përmirësohen.
    Do të lindin mundësi për të ardhura të qëndrueshme ose burime të reja financimi, gjë që do t’ju bëjë të ndiheni më të pavarur.
    Akrepi
    Për Akrepët, vera e vitit 2025 do të sjellë ndryshime vendimtare në sektorin profesional. Do të ndjeni se ka ardhur koha për të bërë hapin e madh dhe për të ndryshuar drejtim. Qoftë nëpërmjet një pune të re, një projekti personal apo një startup-i, do të hapen dyert për të arritur qëllimet tuaja.
    Në jetën tuaj personale, ose do të rilidheni me dikë nga e kaluara ose do të hiqni dorë nga marrëdhëniet që nuk po ju bëjnë mirë.

  • Shqipëria e varur nga turizmi i Verës, Eurostat: Në 5 vendet me sezonalitetin më të fortë në Europë

    Shqipëria e varur nga turizmi i Verës, Eurostat: Në 5 vendet me sezonalitetin më të fortë në Europë

    Pavarësisht se vizitorët e huaj në Shqipëri po vijnë përgjatë gjithë vitit, turizmi ashtu si në shumë vende europiane mbetet sezonal.

    Sipas një publikimi të fundit të Eurostat, sezonaliteti më i fortë i turizmit në vitin 2024 u vu re në Kroaci, Greqi, Bullgari, Shqipëri dhe Mal të Zi.

    Korriku dhe Gushti janë dy muajt dominues sa i përket numrit të netëve të kaluara nga turistët vjet.

    Konkretisht 41.3% e netëve turistike janë përqëndruar vetëm në muajt Korrik dhe Gusht, duke dëshmuar kështu varësinë nga sezoni i Verës.

    Sa i përket situatës në BE, Korriku dhe Gushti përbënin 31% të të gjitha netëve të kaluara vjetore në akomodimet turistike.

    Arsyet kryesore që rendit Eurostat janë faktorët mjedisorë, si për shembull kushtet klimatike ose vendndodhja gjeografike, së bashku me faktorët socialë dhe kulturorë.

    Për vitin 2024, Shqipëria është vendi i parë në Europë me rritjen më të madhe të netëqëndrimeve nga turistët.

    Sipas të dhënave zyrtare, vendi ynë numëroi mbi 7.4 milionë netëqëndrime.

  • Shqipëria, e varur nga turizmi i Verës

    Shqipëria, e varur nga turizmi i Verës

    Pavarësisht se vizitorët e huaj në Shqipëri po vijnë përgjatë gjithë vitit, turizmi ashtu si në shumë vende europiane mbetet sezonal. Sipas një publikimi të fundit të Eurostat, sezonaliteti më i fortë i turizmit në vitin 2024 u vu re në Kroaci, Greqi, Bullgari, Shqipëri dhe Mal të Zi.
    Korriku dhe Gushti janë dy muajt dominues sa i përket numrit të netëve të kaluara nga turistët vjet. Konkretisht 41.3% e netëve turistike janë përqëndruar vetëm në muajt Korrik dhe Gusht, duke dëshmuar kështu varësinë nga sezoni i Verës.
    Sa i përket situatës në BE, Korriku dhe Gushti përbënin 31% të të gjitha netëve të kaluara vjetore në akomodimet turistike. Arsyet kryesore që rendit Eurostat janë faktorët mjedisorë, si për shembull kushtet klimatike ose vendndodhja gjeografike, së bashku me faktorët socialë dhe kulturorë.
    Për vitin 2024, Shqipëria është vendi i parë në Europë me rritjen më të madhe të netëqëndrimeve nga turistët. Sipas të dhënave zyrtare, vendi ynë numëroi mbi 7.4 milionë netëqëndrime.

  • 7 largime në merkaton e verës, Bayern po zbrazet!

    7 largime në merkaton e verës, Bayern po zbrazet!

    27 Maj 2025

    16:21

    Telesport

    Abendzeitung ka raportuar planet aktuale të Bayern për merkaton e verës. Duket se klubi bavarez do të largojë shumë lojtarë.
    Bordi pret oferta për tre mbrojtës: Minjae Kim, Raphael Guerreiro dhe Sacha Boey. Ata respektivisht kushtojnë 35 mln euro, 10 mln euro dhe 20 mln euro. Eric Dier do të largohet me parametra zero më 1 korrik.
    Në mesfushë nuk priten blerje, kështu që ndërhyrjet mund të ndodhin nëse shitet João Palhinha. Portugezi deri tani nuk ka oferta, por Bayern e vlerëson rreth 35 mln euro.
    Me refuzimin e Florian Wirtz, Bayern do të blejë një sulmues të majtë. Alternativat janë Rafael Leão (Milan ), Eberechi Eze (Crystal Palace), Kaoru Mitoma (Brighton & Hove Albion) dhe Nico Williams (Athletic Bilbao)
    Pritet që Kingsley Coman të shitet për 30 mln euro në Arabinë Saudite. Leroy Sane ende nuk e ka pranuar ofertën e rinovimit dhe gjasat janë që të largohet me parametra zero. Ndërkohë, për herë të parë Bayern po mendon një zëvendësues për Harry Kane. Emri që po studiohet për momentin është Patrik Schick.

  • Me zor u kualifikua në Champions, Newcastle bën gati 200 mln euro për merkaton e verës

    Me zor u kualifikua në Champions, Newcastle bën gati 200 mln euro për merkaton e verës

    Newcastle arriti të siguronte një biletë për në Champions League sezonin e ardhshëm, duke u renditur në vend të pestë në Premier League dhe duhet të “falënderojë” Man. United që fitoi ndaj Aston Villa-s, duke qenë se vetë u mposht në shtëpi 0-1 nga Everton.
    “Qymyrxhinjtë” nuk duan të mjaftohen vetëm me pjesëmarrjen në Champions League, por duan që të jenë edhe një ekip konkurrues dhe për ta bërë të mundur këtë gjë, jani gati të shpenzojnë 200 milionë euro gjatë merkatos së verës.
    Një nga objektivat kryesor është sulmuesi i Real Madridit, Rodrygo Goes. Edhe pse klauzola e tij e lirimit është 1 miliard euro, Real Madridi thuhet se është i gatshëm të negociojë lirimin e tij për një shifër rreth 80 milionë eurosh, duke parë formën jo të mirë që braziliani ka treguar këtë sezon.
    Në portë, Newcastle i ka vënë syrin portierit të Espanyol, Joan García. Marrëveshja me klubin katalanas mund të mbyllet për shifrën 25-30 milionë euro.
    Për të forcuar mbrojtjen, “Qymyrxhinjtë” po ndjekin mbrojtësin e djathtë të Real Sociedad, Jon Aramburu. Edhe pse klauzola e tij e lirimit është 60 milionë euro, Newcastle shpreson se një ofertë prej 40 milionë eurosh do të jetë e mjaftueshme për të siguruar transferimin e tij.
    Gjithashtu, Newcastle interesohet edhe për sulmuesin e Barcelonës, Ferran Torres, i cili është i hapur për një rikthim në Premier League. Për një ofertë rreth 50 milionë euro, klubi katalanas do ishte i kënaqur dhe do lejonte largimin e sulmuesit.

  • Flick është i bindur, Barcelonës i mungon ky lojtar për të fituar Champions League

    Flick është i bindur, Barcelonës i mungon ky lojtar për të fituar Champions League

    26 Maj 2025

    20:32

    Telesport

    Prej kohësh, Barcelona po ndjek Luis Diaz dhe do të tentojë transferimin e tij gjatë merkatos së verës. Hansi Flick beson se profili i kolumbianit do të përshtatej në mënyrë të përkryer me planin e tij të lojës, dhe për këtë arsye i ka kërkuar bordit të bëjë një përpjekje për të nënshkruar me të gjatë verës. Trajneri katalanas beson se ardhja e Luis Diaz do e ndihmojë shumë Barcelonën për të tentuar suksesin në Champions League sezonin e ardhshëm.
    Luis Diaz i shpallur kampion me Liverpool, ka qenë i jashtëzakonshëm këtë sezon, duke demonstruar edhe një herë ekuilibrin, shpejtësinë dhe aftësinë e tij për të bërë diferencën në situatat një-me-një. Edhe pse Liverpool e vlerëson shumë lojtarin, klubi anglez është në dijeni të interesit të Barçës dhe nuk e ka përjashtuar largimin e tij nëse oferta financiare është mjaft bindëse.
    Në këtë kuptim, tarifa e transferimit nuk do të jetë më pak se 70 milionë euro, një shifër që do të kërkonte që klubi katalanas të bënte lëvizje strategjike për t’u përputhur me situatën e tyre financiare, që nuk është në ditët e saj më të mira.

  • Zjarret masive në verë, zjarrfikësit në Gjirokastër marrin masa shtesë

    Zjarret masive në verë, zjarrfikësit në Gjirokastër marrin masa shtesë

    Shërbimi për Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shpëtimi në Gjirokastër ka nisur zbatimin e masave për parandalimin dhe ndërhyrjen në kohë në situatat e zjarreve të verës. Specialistët zjarrfikës po zhvillojnë takime sensibilizuese me pjesëmarrjen e pushtetit vendor, blegtorëve dhe komunitetit.
    Përgjatë tyre apelohet për parandalimin dhe evitimin në kohë të zjarreve të verës në pyje-kullota dhe mospërsëritjen e situatave të rënda të vitit të kaluar.
    “Vjet patëm një problematikë në njësinë administrative Cepo por edhe në njësitë e tjera ku zjarret ishin masive dhe u angazhuan përveç forcave zjarrfikëse, forcat vullnetare dhe ushtria që na erdhi në ndihmë, për këtë arsye kemi filluar takimet në të gjitha njësitë administrative për sensibilizimin e të gjithë qytetarëve dhe kryesisht të blegtorëve që për ne janë një shqetësim për shkak se zjarret e vendosura në kullota kryesisht janë të blegtorëve dhe janë zjarre të qëllimshme”,tha Gramoz llapi, drejtues i shërbimit zjarrfikës për Euronews Albania.
    Nëpërmjet zbatimit të masave shtesë synohet evitimi i situatave të rënda si ato të verës së vitit të kaluar kur flakët e zjarreve rrezikuan fshatrat dhe jetën e banorëve në zonën e Gjirokastrës.
    “Kemi bërë një plan masash ku do të ketë një pjesë të Shërbimit Zjarrfikës që do të merren me kontratat e përkohshme, të cilët do të jenë në terren, do të jenë sinjalizues por do të marrin pjesë edhe në shuarjen e zjarrit do të trajnohen nga ana jonë po kështu kemi edhe shërbimin vullnetar”,-tha drejtuesi i shërbimit zjarrfikës
    Në bashkëpunim me strukturat ligjzbatuese do të ketë zero tolerancë për zjarret e qëllimshme në pyje-kullota ndërsa autorët e tyre do të përballen me ndëshkime të ashpra ligjore.
    “Me Policinë e Shtetit kemi një bashkëpunim shumë të mirë gjë të cilën ja bëmë të qartë edhe sot blegtorëve dhe kryetarëve të fshatrave që në rast zjarri me Policinë e Shtetit kemi një akt marrëveshje që do të na mbështesin në çdo vepër penale që do të ketë për zjarrvënie të qëllimshme”.
    Gatishmëria e Shërbimit Zjarrfikës do të shtrihet gjatë gjithë sezonit të verës, për të shmangur situatat e rrezikshme që krijojnë zjarret për jetën dhe pronën e qytetarëve.